28.5 C
Tirana
E hënë, 11 Gusht, 2025

Kripa e tepërt shkakton hipertension dhe gërryen kockat

Një dietë me përbërje të të lartë kripe, e zakonshme në shumë vende të zhvilluara, jo vetëm shkakton hipertensionit dhe sëmundjeve kardiovaskulare, por ajo gërryen kockat nga brenda, duke krijuar vrima.
Ky është rezultati paraprak i një kërkimi të ri australian, i cili nëse konfirmohet, jep një prioritet edhe më të lartë në luftën kundër varësisë ndaj kripës.
Shkencëtarët e zemrës dhe diabetit në “Baker Heart and Diabetes Institute” në Sidnei kanë ushqyer minj laboratorikë për 12 javë me një dietë të lartë të kripës (ekuivalent për njerëzit në 12 gram kripë në ditë, e cila është ajo që shumë njerëz konsumojnë) për të shqyrtuar efektet, përveç hipertensionit.
Ata zbuluan se minjtë kishin sisteme imunitare jashtëzakonisht aktive dhe një numër të tepërt të qelizave të bardha të gjakut të prodhuara nga qelizave staminale “rebele” në shpretkë.
“Ne vazhduam të përpunonim të dhënat dhe dëshmitë u shumëzuan”, tha Murphy. Studiuesit shqyrtuan eshtrat, ku qëndronin qelizat burimore dhe i gjetën të mbushura me vrima.
Qelizat imune hiperaktive, të rritura tepër për ekspozim ndaj niveleve të larta të kripës, kishin gërryer indet e eshtrave. Studimi, ende në fazën paraprake, ende nuk është publikuar, por rezultatet janë prezantuar në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare.
“Kockat nuk janë të ngurta. Ato përbëhen nga një pllakë për qelizat kockore, me qelizat staminale që janë përgjegjëse për prodhimin e qelizave të reja të gjakut. Kur qelizat imune të fillojnë të gërryejnë kockat, staminalet shpërndarë lirisht”, shpjegon shkencëtari.
Ato pastaj fillojnë të prodhojnë shumë qeliza të bardha të gjakut, të cilat mund të bllokojnë enët e gjakut dhe të ngrenë presionin e gjakut.
Ky proces i injoruar deri më tani mund të shpjegojë pse dieta e kripës së lartë shkakton sulme në zemër, thotë Murphy.
Hulumtimi është pjesë e një iniciative më të gjerë të komunitetit shkencor botëror për të rishikuar sëmundjen kardiovaskulare, një term gjithëpërfshirës për të gjitha çrregullimet kardiake të shkaktuara nga presioni i lartë i gjakut dhe kolesteroli i lartë. Studimi i ri tregon se sistemi imunitar gjithashtu luan një rol të fortë.

Ambasadori i OSBE: Mbështes protestën e studentëve

Ambasadori i OSBE, Bernd Borchardt ka komentuar ditën e sotme protestat e studentëve, ndërsa tha se e mbështet atë për sa kohë është paqësore. Po ashtu ai u shpreh se është në mbështetje edhe të dialogut.
I pranishëm në ekspozitën “Krimi mjedisor” që u zhvillua në hollin e bashkisë së Shkodrës, ambasadori pohoi se krimi mjedisor është një shqetësim për Shqipërinë pavarësisht reformave që janë bërë. Ai tha se janë vetëm 32 raste që kanë shkuar në gjykatë.
E pranishme në çeljen e ekspozitës, e cila do të qëndrojë e hapur deri më 31 dhjetor, ishte edhe kryetarja e bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi.

Si të shpëtoni pa shtuar peshë gjatë festave

Festat dhe festimet sjellin një ‘mal’ me ushqime të ëmbla dhe të kripura, të cilat nuk mund t’i refuzojmë. Atëherë thjesht hamë dhe pimë pa menduar për pasojat.
E vërteta është jo e mirë – 1 kg e peshës së shtuar në kohën e festimeve nuk zhduket lehtë. Kjo kontribuon në një grumbull të kileve të tepërta, të cilat më vonë mund të kenë efekte negative shëndetësore.
Për njerëzit me probleme të kolesterolit ose presionit të gjakut, një tavolinë e pasur shumëditore mund të prishë shpejt ekuilibrin e balancuar të gjendjes shëndetësore.
Përmendim disa trika të dobishëm, në mënyrë që kaloritë e larta në organizëm gjatë festimeve të bëhen më të lehta, por njëherësh tërheqëse.
Para gjella në formën e proshutës dhe lakrave të vogla ose petulla ekzotike janë me plot yndyra të dëmshme dhe kalorike. Megjithëse në dukje miniaturë dhe të padëmshme, këto pjesë kurrë nuk shkojnë vetë, por në kompani me ushqime të tjera, kështu që sasia e kalorive që merrni duhet të kontrollohet.
Si një alternativë, ne rekomandojmë: peshk dhe perime të freskëta, fruta ose sallata, pasi ato janë më ushqyese dhe më të shëndetshme.
Ushqimi vegjetarian – në sasi të mëdha nuk kontribuon në shëndet, por na mbush me kalori njësoj sikurse ushqimet yndyrore, vetëm me kalori të një lloji tjetër. Edhe ushqimet vegjetarianë me shumë pije alkoolike shton peshë, edhe pse shumë mendojnë se është dietetike.

Torte dhe ëmbëlsira – plotësojnë nevojat e trupit tonë për karbohidratet. Karbohidratet stimulojnë sekretimin e serotoninës, e cila ndikon në përmirësimin e humorit. Serotonina gjithashtu ju ndihmon të luftoni mbipeshës.
Por shumë copa ëmbëlsire ose një numër i madh i ëmbëlsirave “të vogla” hyjnë në trupin tonë në shumë kalori dhe sheqer.
Ne rekomandojmë: ëmbëlsira që përmbajnë karbohidrate të misrit ose zvogëloni porcionin tuaj duke marrë pak copa ëmbëlsira ose një numër më të vogël të të ashtuquajturave ëmbëlsira të vogla.
Çokollatë me qumësht – përmban shumë sheqer dhe yndyrë, dhe një numër të vogël përbërësish të dobishëm.
Nëse bëni ëmbëlsira, përdorni çokollatën e zezë, dhe nëse i shërbeni ëmbëlsirat, zgjidhni ato me çokollatë të zezë.
Çokollata e zezë e vërtetë, me 60-70% kakao, por në sasi më të vogla – është e dobishme për trupin. Një-dy kube çokollatë të zezë të përditshme ndihmojnë në luftimin e sëmundjeve të zemrës, por mos e teproni, transmeton KosovaPress.
Pijet – nuk duhet të merren në sasi të mëdha. Pijet e forta, birrë dhe verë përmbajnë shumë kalori, dhe “rrisin” oreksin, kështu që shpesh humbasim kontrollin se sa hamë ushqim.
Ne ju këshillojmë që të merrni parasysh sa alkool pini gjatë një festë apo dreke solemne. Është mjaftueshëm një ose dy “të rënda” si një aperitiv, dhe dy ose tre gota verë apo birrë.
Kur jeni në një festë, një darkë gala, një ditëlindje apo të ngjashme, flisni gjithnjë e më shumë në mënyrë që të largoni vëmendjen nga ushqimi dhe nëse është një festë me një lojë, kaloni kohën duke luajtur.

Ushqimet që ju mbajnë ngrohtë gjatë ditëve më të ftohta

A e dini që me ndihmën e artikujve të caktuar mund të ngrini temperaturën e trupit, të përmirësoni imunitetin vetjak, aftësitë mendore, potencën madje edhe humorin?
Është treguar që ushqimi djegës, pos që ngroh trupin, nxit tajitje të bashkimit kimik të quajtur endorfinë, i cili shkakton humor të mirë. Hani supë të pasuruar me mëlmesa djegës, do të vëreni që do të djersiteni më shumë, gjë që do të thotë se lirohen helmet në trup. Gjithashtu, shikimi bëhet më i kthjellët dhe do të mendoni shumë më mirë.
E dhënë interesante është ajo që frutat të cilat rriten ngadalë, zakonisht janë më të ngrohta se ato të cilat rriten shpejt, kështu që në ushqimin dimëror mund të përfshini edhe frutat rrënjore (majdanozin, selinon, panxharin).
Frutat kokare, siç janë qepa dhe panxhari gjithashtu ndihmojnë në temperatura të ulëta, ndër ato bëjnë pjesë natyrisht edhe patatja, kërpudhat dhe fasulja.
Fasulja shumë gjatë mban ngrohtësinë dhe është e pasur e albumina, ndërsa kërpudhat nxisin prodhimin e rruazave të gjakut, prandaj janë treguar goxha shëruese.
Sipas taoistëve kinezë, dimri paraqet kalimin nga gjendja aktive në gjendje ruajtjeje, kompensimi dhe përtëritjeje. Prandaj, pos artikujve të cilët ngrohin, rekomandohet që të konsumohen edhe ata artikuj të cilët në mënyrë të shpejtë dhe adekuate do të mineralizojnë organizmin tonë dhe do t’i kthejnë forcën e humbur. Artikull ideal për këtë qëllim paraqesin absolutisht të gjitha frutat arrore.

Frutat arrore dhe farërat dhe çdo gjë që gatuhet nga to ngrenë temperaturën e trupit. Pos që përmbajnë sasi të mëdha energjie, gjithashtu janë të pasura me vitamina, minerale dhe thartira omega 3. Shtoni artikujt të cilët janë të ëmbël, të thartë dhe të njelmët, si për shembull lakra turshi apo perimet turshi, hudhra dhe xhenxhefili i freskët.
Lakra
Karakteristikë e mirë për lakrën është sasia e madhe e vitaminës C, të cilën e përmban dyfish më shumë sesa portokalli. Prandaj është ushqim i preferuar në supa, perime të ziera dhe në ushqimet e vitit të ri. Lakra turshi ndihmon në detoksimin e shpejtë të organizmit. Njëherësh është edhe preventivë e shkëlqyeshme gjatë sezonit të gripave, sepse është e pasur edhe me vitaminat C, K, B6 dhe A.
Hudhra
Me të drejtë është quajtur superartikull, sepse përmban më se dyqind materie aktive – hudhra është e pasur me vajra eterikë që përmbajnë sulfur, vitamina (A, B1, B2 dhe C), minerale (kalium, hekur, jod, kalcium, selen dhe fosfor), përmban amino-thartira, enzime, poliozë si p.sh. insulinë, adenozinë dhe alicinë.

Revolta kundër Ramës/ Studentët paralizojnë Tiranën, bllokohen rrugët kryesore

Protesta e studentëve ka hyrë sot në ditën e 15-të. Studentët kanë bllokuar disa prej rrugëve kryesore të Tiranës. Reporterët tanë njoftojnë se janë bllokuar rrugët tek Fakulteti Ekonomik, Unaza e Re, pranë Piramidës, 21 dhjetori, te 9 katëshet si dhe segmente të tjera, ndërkohë që më pas studentët do të bashkohen te Kryeministria. Ndërkohë, edhe tek Kryeministria janë rumbulluar qindra student duke vijuar protestën për plotësimin e 8 kërkesave nga qeveria.

Publikohet video, në takimin me Kryeministrin vetëm studentët nga lista e parapërgatitur

Kryeministri Rama, po zhvillon një takim me disa studentë të Universitetit Bujqësor, takim ky i organizuar nga Rektori.
Por në rrjetet sociale po qarkullon një video, në të cilën thuhet se studentët në takim kanë hyrë sipas një liste të parapërgatitur.
Pak më herët një studente u shpreh se ishin mashtruar nga Rektori i cili nuk u kishte treguar se do të kishin takim me Kryeministrin, pasi nuk do të kishin pranuar të hynin, për shkak studentët janë për plotësimin e kërkesave dhe kundër dialogut, pa u plotësuar ato.
“Unë jam e para që do ta braktis këtë mbledhje, pasi nuk na ishte njoftuar se do të kishim takim me ju por me rektorin. Rektori po na gënjen se po na rrit tarifat Rektori po na gënjen dhe po na rrit tarifa Kërkoj shpegim nga ju ose nga rektori. Po ashtu na kanë mashtruar sepse unë nuk e dija që ishit ju i ftuar sot, sepse nuk do vinim në takim me ju ashtu siç e kemi shprehur edhe në protestë që nuk jemi për dialog. Unë po lë mikrofonin dhe po e braktis këtë takim”, tha studentja, e cila u duartrokit nga kolegët në sallë.
Për më shumë shihni videon e mëposhtme:

Studentet qe nuk lejohen ne takim me Kallam Deshtakun! sb

Gepostet von Sali Berisha am Dienstag, 18. Dezember 2018

Policia, kontroll trupor pedagogëve që kanë hyrë në dialogun e detyruar me Ramën

“Kontroll trupor pedagogëve që kanë hyrë në dialogun e detyruar me Edi Ramën në ambientet e Universitetit Bujqësor”.
Skandali është denoncuar nga ish-Kryeministri Berisha.
Ai shkruan se sit ë gjithë pedagogët i janë nënshkruar një kontrolli trupor përpara se të hynin në sallën e takimit.
Ish-Kryeministri e cilëson të turpshme këtë ngjarje.
Postimi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha
Frika dhe tmerri i Edivinit!
Kontroll trupor pedagogeve te UBT qe do te hyne ne dialogun me detyrim me Ramen. Turp e me shume…! sb

Reagon ish-deputeti i PS: “Noizy i tallavasë me 5-vjeçare u jep mend studentëve! Emri jot në banjo”

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, i njohur ndryshe si “Deputeti kaubojs”, tashmë kryetar i Partisë Bashkimi Demokristian Shqiptar, Eduard Ndocaj, ka reaguar ashpër pas thirrjes së këngëtarit të muzikës rrep “Noizy” ndaj studentëve për të dialoguar me Kryeministrin.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ai ironizon me “Noizy-n, teksa i thotë se është shumë bamirës dhe emri i tij shkruhet edhe në banjo, ndërsa e cilëson si njeriu me 5-vjeçare që u jep mend studentëve.
“NOIZY I TALLAVASË ME 5 VJEÇARE U JEP MEND MBI 10 MIJË STUDENTËVE QË S’KANË LEKË PËR TË MBARUAR STUDIMET DHE I BASHKOHET VELINËS DHE BANDËS SË EDVINIT ME PATURPËSINË MË TË MADHE”, shkruan Ndocaj.

Avokati i Popullit mbështet protestën: Të zgjidhen kërkesat e studentëve!

Institucioni i Avokatit të Popullit bëri një deklaratë sot përmes së cilës i dha të drejtë kërkesave të studentëve protestues.
Në deklaratë thuhet se AP prej dy vjetësh kërkon që të përgjysmohen ose të hiqen tarifat e studimit për kategoritë e studentëve që vijnë nga shtresa sociale në nevojë, ata me aftësi të kufizuara dhe invalidët.
Qysh prej nisjes së zbatimit të ligjit të ri të arsimit, institucioni i Avokatit të Popullit ka marrë ankesa të shumta nga studentë e familjarë të cilët kërkojnë lehtësimin e barrës së pagesave që kategori vulnerabël studentësh duhet të përballojnë për arsimimin e tyre. Vlen të theksohet se ligji i ri nuk ka marrë në konsideratë zbatimin e atyre politikave në fuqi, të cilat shërbejnë për lehtësimin e këtyre kategorive nga pagesat e tarifave.
Për këtë arsye, rekomandime të njëpasnjëshme u janë dërguar institucioneve përgjegjëse arsimore nga ana e Avokatit të Popullit përgjatë gjithë viteve 2017 dhe 2018.
Ministria e Arsimit, Universiteti i Tiranës në pothuajse të gjithë fakultetet e tij, e po ashtu edhe Universiteti I Elbasanit kanë marrë në mënyrë të vazhdueshme rekomandime nga ana e Avokatit të Popullit me anë të të cilave është kërkuar zbatimi i politikave sociale që të bëjnë të mundur përjashtimin ose përgjysmimin e tarifave për këto kategori studentësh.
Pothuajse të gjitha kërkesat dhe rekomandimet që Avokati i Popullit ka dërguar pranë këtyre institucioneve gjatë dy viteve, kanë marrë përgjigje sipërfaqësore, të përgjithshme dhe pa asnjë angazhim konkret. Në disa raste, kërkesat tona janë injoruar plotësisht dhe vetëm në dy raste individuale është marrë në konsideratë ulja e tarifës për studentët ankues.

Nuk ka pasur një qëndrim pozitiv nga ana e institucioneve për të miratuar një politikë të qëndrueshme në lidhje me këto grupe vulnerabël të shoqërisë në linjë me të drejtat e tyre të miratuara në ligjet specifike që rregullojnë të drejtat e tyre.
Avokati i Popullit apelon që të marrë fund praktika e neglizhimit të rekomandimeve që ky institucion bën, pasi përvoja e viteve të fundit dëshmon se në çdo rast që ka pasur neglizhime të tilla nga ana e autoriteteve tona përgjegjëse, pakënaqësia e qytetarëve në një kohë të dytë u ka dhënë të drejtë pretendimeve tona.
Gjithashtu, institucioni i Avokatit të Popullit u kërkon autoriteteve arsimore që sa më parë të dëshmojnë me veprime konkrete vullnet për plotësimin e atyre rekomandimeve të dërguara nga Avokati i Popullit në lidhje me kategoritë e studentëve që vijnë nga shtresat sociale në nevojë.
Institucioni i Avokatit të Popullit i përkrah kërkesat e studentëve që kërkojnë akses dhe kushte më të mira për arsim, duke bërë thirrje që të rishikohet me përgjegjësi sociale i gjithë kuadri ligjor i sistemit tonë të edukimit, për të garantuar që e drejta për arsim cilësor për të gjithë qytetarët tanë pa asnjë dallim, të jetë përgjithmonë e garantuar.

Studentja ia përplas Ramës në fytyrë: Ky është një takim farsë, unë po e braktis

Mëngjesin e sotëm Rama është ndalur në Universitetin Bujqësor të Tiranës, duke përzgjedhur një audiencë që vetë ka preferuar, ndërsa studentët e tjerë nuk janë lejuar që të hyjnë në sallë.
Rama është kundërshtuar haptas nga një studente, e cila tha se, përkundër çfarë flitet tarifat janë rritur.
Më tej ajo u shpreh se do të braktiste këtë mbledhje, pasi nuk ishin njoftuar se do kishin një takim me Kryeministrin, duke lënë të kuptohet se, studentët janë mbledhur, por pa u treguar arsyen, kjo si duket për shkak të frikës se nuk do të merrnin pjesë.
“Unë jam e para që do ta braktis këtë mbledhje, pasi nuk na ishte njoftuar se do të kishim takim me ju por me rektorin”, tha studentja.
Nga ana tjetër, Rama u shpreh: “Nuk jeni të detyruar të rrini, nëse nuk doni të rrini, por një gjë po jua them, se nëse më ndihmon njeri që të gjejë në histori këtë që po bëni ju, unë do ju isha shumë mirënjoheës, pasi do kuptoja se nuk është hera e paraë që studentë që ngrihen në protestë, kundërshtojnë, ftohen për dialog, por frikësohen”.
Në një video ekskluzive për Fax neës studentët tregojnë se ata mbahen larg sallës me punonjës policie.
Studentët tregojnë se atyre u janë kontrolluar telefonat, ndërsa takimi ishte paralajmëruar se do të ishte me rektorin dhe jo me Ramën.