40.5 C
Tirana
E hënë, 11 Gusht, 2025

Basha, pas Kuvendit, gati për zgjedhje të parakohshme?

Nga Artur Zheji
Në një periudhë të tensionuar sociale, Lulëzim Basha, thirri dhe mblodhi Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike, duke transmetuar nga ky forum, një mesazh të drejtëpërdrejtë: “Të bëhemi gati për zgjedhje të parakohshme!”
Kontestimet e forta dhe të ashpra, nuk munguan.
Jozefina Topalli, Astrit Patozi apo Arben Imami, u rrëfyen sërish të pamëshirshëm me Bashën, hapur dhe publikisht. Por si e komenton edhe Sali Berisha qëndrimin e tyre: “Edhe ata kanë arësyet e veta…”, që do të thotë se Partia ka dialektikën e vet dhe po vendose të jesh jashtë saj, mbetesh jashtë saj, në mënyrë po aq të pamëshirshme.
Gjithësesi, “kontestatorët” e Bashës, e bëjnë sot Partinë Demokratike, një parti më demokratike, se sa partia e madhe kundërshtare, Partia Socialiste, që nuk ka më, as edhe një zë të vetëm në opozitarizëm të brendshëm.
Në këtë optikë, Partia Demokratike e sotme, prodhon më shumë lajm dhe më shumë diversitet se kundërshtarja kryesore e saj, e bunkerizuar në një disiplinë gati ushtarake.

Përtej disidencës së lartpërmendur, ky forum partiak, shënoi një konsolidim të Bashës, që tani është në kushte shumë më të favorshme, qoftë në lidhjet ndërkombëtare e Partisë Popullore Europiane, dhe mbi të gjitha me sfondin shpërthyes të konfliktit social në Shqipëri.
Skandali i Projektit të Unazës së madhe, protesta e qindra familjeve që në palcë të dimrit hidhen qenërisht në rrugë dhe protesta shpërthyese dhe e pandalshme e studentëve, janë prova ilustruese, që e bëjnë dita ditës më të besueshme, frymën denoncuese të Bashës dhe të Opozitës së bashkuar në përgjithësi.
Por edhe në rrafshin politik të brendshëm, Basha ka lidhur një bashkëpunim gjithnjë e më të frutshëm me Lëvizjen Socialiste për Integrim, me Partinë Agrare e Ambientaliste dhe organizata të tjera me influencë politike, duke forcuar besimin te votuesit opozitarë, se përmbysja e kësaj qeverie, është sot, shumë më afër se sa dje.
Pra Lulëzim Basha, po jeton në këtë periudhë, një moment shumë të mirë dhe të shëndetshëm politik, duke forcuar kockën e tij politike dhe të partisë që drejton.
Makineria mediatike anti-Basha, është po aq e fuqishme edhe sot, porse volumi i politikëbërjes së tij është një vijë grafike në rritje dhe Rama, më shumë se kushdo, është i vetëdijshëm për këtë.

Djegie e mandateve apo kthim në Parlament, Basha paralajmëron vendimin

Babaramo: Ka që e akuzojnë Ramën se e ka blerë dhe opozitën?
Basha: Posi, ka para për të blerë edhe opozitën ai. Po po, po derdh para për të blerë edhe opozitën ashiqare.

Babaramo: Partinë më të madhe të opozitës…
Basha: Jo, partinë më të madhe të opozitës e kenë ballë të betejës. Atë e thotë vetë Edi Rama. Shpresa e tij e vetme është të vazhdojë atë që ka thënë prej ditës së parë që: ka një marrëveshje sekrete. Pse? Sepse në këtë mënyrë demotivon demokratët, në këtë mënyrë demotivon njerëziut që duan ndryshim e thonë që “këta janë të gjithë njësoj”. Por për fat të mirë, ata që kanë sy në ballë e veshë e mend në kokë, për të parë, dëgjuar dhe kuptuar, e kuptojnë se e vetmja pengesë në këto 5 vite për Edi Ramën, ka qënë Partia Demokratike e drejtuar nga unë.

Babaramo: E keni parë një nga posterat e studentëve që thotë: Nuk dialogojmë me Ramën se e pësojmë si Basha?
Basha: Po ti e ke parë që këtë e ka thënë Edi Rama para se ta nxirrte Freshistja me poster aty?!

Babaramo: Kthehemi tek e enjta. Pse duhet të ktheheni? Pse nuk veproni si studentët?
Basha: Nuk kemi marrë vendim. Sot kemi bërë një diskutim në grup. Ka patur deputetë të cilët kanë qënë për të mbajtur një qëndrim në Kuvend, me rastin e kthimit të buxhetit dhe në mbështetje të studentëve. Ka pasur deputetë që kanë thënë: Jo, të shkojmë vetëm seancën e vettingut, sepse ajo është beteja jonë kushtetuese. Sikundër ka pasur deputetë që ka thënë: as tek njëra as tek tjetra dhe të djegim mandatet. Është një diskutim i cili po zhvillohet, natyrisht një vendim do të merret këto ditë. Nesër do të mblidhet edhe tryeza e aleatëve dhe do të merret një vendim politik për këtë çeshtje.

Babaramo: Ju vetë jeni i gatshëm ti digjni mandatet?
Basha: Padyshim! A jam I gatshëm? Po, pa dyshim! A është kjo gjëja që duhet të bëjmë? Ti themi gjërat hapur; në këtë moment opozita nuk ka praktikisht asnjë instrument për të vepruar Brenda parlamentit, në kuptimin institucional. Pra, parlamenti është shndërruar thjeshtë në një tribunë politike ku edhe aty fjalën nuk na e japin, por kemi arritur me mjete të ndryshme që të bëjmë aktin tonë të vetdijësimit, pasi opozita ka detyrimin e vetëdijësimit të qytetarëve. Pra, tribunë politike mbetet. Instrument për të ndikuar në ndaljen e të keqes, për të ndalur ligje korruptive si ai i Teatrit, instrument për të përmirësuar jetën e qytetarëve…

Haradinaj në takimin e BE: Po na tradhëtoni, korrigjimi i kufijve sjell luftra e tragjedi

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka mbajtur një fjalim të ashpër në Bruksel, në takimin me përfaqësues të Bashkimit Evropian.
Në fjalën e tij, kryeministri i Kosovës është shprehur se ai është aty jo për të folur atë çfarë BE dëshiron të dëgjojë, por për të folur realitetin.
Ai ka thënë se Kosova është e zhgënjyer dhe ndihet e tradhëtuar pasi edhe pse i plotësoi 95 kriteret që iu kërkuan nuk iu dhanë vizat.
Më i ashpër kreu i qeverisë së Kosovës ishte kur foli për idenë e “korrigjimit të kufijve”. Sipas tij kush e diskuton këtë ide është armiku i Kosovës.
“Më lejoni të theksoj edhe një herë, unë si Kryeministër dhe Qeveria e Kosovës, kundërshtojmë fuqishëm dhe e refuzojmë këtë ide, e cila do të sjellë vetëm luftëra dhe tragjedi të reja në Ballkan. Kushdo që flet për kufijtë, territorin, apo çfarëdo korrigjimi tjetër për vendim tim, është armiku ynë”, ka thënë ai.
Fjala e plotë
Të nderuar qytetarë,
Kjo është fjala ime e plotë në Këshillin e Tretë të Stabilizim Asociimit ndërmjet Kosovës dhe BE-së, sot në Bruksel.
RH
E nderuar Përfaqësuese e Lartë Mogherini,
I nderuar z. Danielsson,
Të nderuar përfaqësues të shteteve anëtare të BE-së,
Republika e Kosovës mirëpret Këshillin e Tretë të Stabilizim Asociimit ndërmjet Kosovës dhe BE-së, me qëllim të rishikimit të progresit dhe sfidave në rrugën tonë europiane.

Përkundër neglizhencës dhe mungesës së qartësisë për perspektivën tonë europiane nga ana e BE-së, Republika e Kosovës është fuqimisht e vendosur për anëtarësimin në BE si prioritet i lartë i saj, gjersa vazhdon të punojë pandërprerë për të arritur zbatimin e plotë të MSA-së, dhe të respektojë obligimet e kontratës sonë të përbashkët.
Qëndroj këtu sot si kryeministër i një shteti sovran. Unë përfaqësoj popullin tim që ka vuajtur për besimin e tij në liri – dhe vazhdon të vuajë edhe sot.
Me bindje të plotë mund të them se nuk ka vend në Europë më të përkushtuar ndaj idealeve të Bashkimit Europian se sa Kosova. Vlerat tona janë vlerat tuaja, shpresat tona për fëmijët tanë janë të njëjta me shpresat tuaja për fëmijët tuaj.
Kosova është shoqëri dinamike, që ka rini edhe më dinamike. Ata nuk i gëzojnë liritë që për ju janë normale. Ata nuk mund të udhëtojnë lirshëm, nuk mund të tregtojnë lirshëm, nuk mund të luajnë lirshëm dhe nuk mund të jenë pjesëmarrës të plotë dhe të barabartë në komunitetin e kombeve të lira. Përkundër këtij fakti fatkeq, ata thyejnë barriera, edhe pa pasur viza, duke arritur rezultate të nivelit botëror në sport, muzikë, arsim, inovacion. Dhe kjo shumë lehtë mund të ketë qenë arritje e Europës.
Edhe pse Kosova zbatoi të gjitha 95 kriteret e paracaktuara, siç është konfirmuar nga Komisioni në muajin maj, përgjigja që marrim nga BE, është gjysmake dhe e pashpresë.
Edhe përkundër angazhimit të plotë në Agjendën e Reformës Europiane(ERA), dhe reformave të fuqishme të ndërmarra për të fuqizuar sundimin e ligjit dhe institucionet e tij, Kosova ndjehet e tradhtuar dhe e zhgënjyer nga BE. Njerëzit tanë sprovohen përtej asaj që është e arsyeshme dhe e drejtë. Koha nuk është miku ynë. Duhet të shohim progres konkret.
Të nderuara shtete anëtare të BE-së, kjo është thirrja ime për ju:

Duhet të përshpejtojmë dhe konkretizojmë proceset e integrimit. Caku përfundimtar i rrugëtimit është i qartë – por ende, nuk është i prekshëm për ne.
Kemi nevojë për një sinjal të qartë nga ju se i respektoni arritjet tona dhe se kemi mbështetjen tuaj, në mënyrë aktive, veçanërsiht në realizimin e lëvizjës së lirë për qytetarët e Kosovës.
Qeveria dhe unë, asnjëherë, nuk e kemi vënë në pikëpyetje rëndësinë e dialogut. Kjo është e vetmja rrugë përpara për Kosovën dhe Serbinë, që të bëhemi anëtarë të barabartë të familjes europiane.
Megjithatë, njëzet vjet pas luftës, dhjetë vjet pas pavarësisë, dhe pesë vjet pas Marrëveshjes së Brukselit, realiteti është se, përparimi drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka qenë minimal, dhe në fakt tani ka dalur krejtësisht nga binarët, veçanërisht me diskutimin publik mbi idenë fatale të korrigjimit të kufirit dhe shkëmbimit të territorit; Ka dëmtuar seriozisht kredibilitetin e ndërmjetësuesit, dhe ka dëmtuar arritjet që kemi bërë në dialogun e ndërmjetësuar nga BE për më shumë se 7 vjet.
Më lejoni të theksoj edhe një herë, unë si Kryeministër dhe Qeveria e Kosovës, kundërshtojmë fuqishëm dhe e refuzojmë këtë ide, e cila do të sjellë vetëm luftëra dhe tragjedi të reja në Ballkan. Kushdo që flet për kufijtë, territorin, apo çfarëdo korrigjimi tjetër për vendim tim, është armiku ynë.
Si Kryeministër, ndodhem këtu për t’iu ballafaquar me të vërtetën, realitetin dhe orientimin e vendit tim, jo çfarë doni ju të dëgjoni, ose për çka jeni njoftuar nga dikush tjetër. Realiteti është se ne jemi shtet sovran, demokratik dhe multi-etnik, dhe bazuar në këtë të vërtetë të padiskutueshme, ne duam të arrijmë një marrëveshje përfundimtare me Serbinë.

Prandaj, si Kryeministër, unë kam ecur përpara dhe kam paraqitur një draft Marrëveshje Gjithëpërfshirëse që e keni parë, si hap fillestar drejt arritjes së një marrëveshje përfundimtare ligjërisht të obligueshme midis Kosovës dhe Serbisë, në mënyrë që të ecim përpara.
Përveç kësaj, më 15 dhjetor Parlamenti i Kosovës votoi delegacionin e Kosovës për dialog. Delegacioni do të bashkëkryesohet nga Zëvendëskryeministri Limaj dhe kreu i Partisë Social Demokratike të partisë opozitare Shpend Ahmeti. Është delegacion gjithëpërfshirës me synimin që të përfshihen edhe palë të tjera. Ky është hap madhor në demokracinë tonë dhe i përgëzoj të gjithë deputetët e Kosovës që votuan delegacionin.
Marrëveshja përfundimtare synon të sjellë paqe afatgjatë dhe të sigurojë të ardhme prosperuese europiane për të dy shtetet. Përfshirja e Shteteve të Bashkuara në udhëheqjen e dialogut është kyç, përderisa BE-ja ofron garanci, për të mbushur hendekun e mundshëm midis dy vendeve. Le të jemi të sinqertë, të hapur dhe të drejtpërdrejt në këtë mision.
Të nderuara shtete anëtare,
Jemi shumë mirënjohës për ndihmën tuaj përgjatë dekadave. Ju erdhët për të na ndihmuar në kohë të vështira. Ju na ndihmuat të ndërtojmë atë që kemi sot.
Por tani ka ardhur koha për të ecur përpara me vendosmëri dhe me shpejtësi – si partnerë. Dhe ne duhet të veprojmë tani!
Ju faleminderit për organizimin e Këshillit të Tretë të MSA-së ndërmjet Bashkimit Europian dhe Kosovës. Kosova pret që në javët dhe muajt e ardhshëm të thellojmë dhe forcojmë marrëdhënien tonë kontraktuale.
Faleminderit!

Basha: Të gjithë oligarkët që kanë vjedhur do t’iu merret pasuria, Rama para drejtësisë!

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka deklaruar se të gjithë oligarkët që kanë vjedhur bashkë me Edi Ramën, do ju merret pasuria. Ai tha se do të përdoret ligji antimafia për oligarkët, asi që do të zhbëjë të gjitha konçensionet korruptive të kësaj qeverie.
‘Duke marrë shkak nga Unaza e Re, te Teatri, tek Stadiumi, nga Gener 2, tek Gjoka Contruction. Të gjithë oligarkët që kanë vjedhur me Edi Ramën, ne nuk do t’i falim. Ligji antimafia për oligarkinë do ju marrë psurinë atyre që kanë vjedhur. Nëse ata nuk justifikojnë pasurinë, atyre do ju konfiskohet’, tha Basha.

Rama para drejtësisë
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi mbrëmjen e sotme se sapo PD të vijë në pushtet do të çojë Edi Ramën para drejtësisë, që të japë llogari për të gjitha krimet.
Ai tha se qëllimi i PD nuk është marrje e pushtetit me dhunë apo me kufoma siç bëri Rama, por sjellja e ndryshimit.
‘Ka një presion të jashtëzakonshëm për të përmbysur me çdo mjet Edi Ramën, madje dhe me dhunë. Por unë ua kam bërë të qartë, se pikëpamja ime është që një parti politike ka që të mos bëhet pjesë e së keqes, ta denoncojë atë, të mbrojë jetën e qytetarëve të shpalosë alternativën e saj, si dhe të sjellë modernizim. Pikëpamja ime nuk është që ne të marrim pushtetin por që të sjellim ndryshimin. Nëse Rama është i obsesuar me karrigen dhe ishte i gatshëm të vinte në pushtet me kufoma, ne nuk mund ta bëjmë një gjë të tillë. Hapi i parë është largimi i Edi Ramës dhe çuarja e tij para drejtësisë’, u shpreh Basha.

Basha denoncon dy “librat” e vjedhjes 40 milionë euro dhe cili është plani i PD për studentët

Tarifat ne universitete janë reflektim i vjedhjes. Po heq dy paralele, sepse vjedhja me Ramën është ngritur në sistem dhe formulat janë njësoj. Po heq paralelen mes Unazës së re dhe univeristeteve. Tek Unaza e re vidhen në dy mënyra. Vidhet me paratë e taksapaguesve shqiptarë të buxhetit që janë hedhur atje me 40 milionë për 2 kilometra. Vjedhje ashiqare dhe nuk janë mjaftuar vetëm me atë, por kanë hapur edhe llogari bankare sektere në parajsa fiskale, për t’i transferuar direkt paratë me këtë vepër për pastrimin e parave. Pra ky është një bllok i vjedhjes dhe blloku tjetër i vjedhjes është se pasi tu prishin shtëpitë duan të ndërtojnë aty pallate shumëkatëshe për të pastruar aty paratë e drogës. Ne i kemi paralajmëruar dhe shumë shpejt do ti bëjmë publike që kjo ëhstë një skemë ku është përfshirë Edi Rama dhe Erion Veliaj. Kanë ndryshuar planin urbanistik.

Pyetje: kush do te ndërtojë aty pallate?
Basha: Eksponentë të krimit të organizuar të evidentuar sit ë lidhur me kupolën e rilindjes. Pyetje: Janë të identifikuar? Basha: Janë të identifikuar. Pyetje: Do ‘ti bëni publike emrat? Basha: Do t’i bëjmë publike me emër, mbiemër dhe dokumente sepse jemi në përfundim të procesit të evidentimit dhe analizimit të këtyre dokumentave Besoj se nesër ose maksimumi pasnesër. Nuk kanë nga të shkojnë dhe do te mundohen të falsifikojnë gjëra këto kohë ndërkohë që flasim, por nuk kanë nga të shkojnë. E vërteta para shqiptarëve do të dalë. Kjo është vjedhja e dytë që bëhet tek Unaza. E njëjta gjë edhe me arsimin. Marrin taksat e shqiptarëve dhe nuk i çojnë për konvikte, mësmdhënie, auditorë, por të vendosin edhe tarifë e cila po kështu nuk investohet me qëllim të përmirësojë cilësinë e arsimit por keqmenaxhohet.

A i ka Shqipëria të dyfishojë buxhetin e arsimit të lartë?
Absolutisht që po. Buxheti i arsimit të lartë pot ë marrim projeksionin për 2019 siç e kanë çuar në Parlament është 74 milionë dollarë. A ka mundësia që Shqipëria të investojë nga 74 në 150 milionë dollarë, për edukimin e fëmijëve, për përgatitjen e tyre, për tregun, ekonominë, vendet e punës, ku do të ketë impakt të drejpërdrejtë në shoqëri? Sigurisht që ka. Dhe brenda këtij dyfishimi mund të zgjidhet çështja e tarifave. Ne kemi plan të qartë. Për të gjitha familjet me të ardhura nën 640 mijë lekë të vjetra në muaj tarifa të jetë 0 dhe ato mbi këto të ardhura, përgjysmim tarifash. Ndryshimi mes nesh eshte si nata me ditën dhe prandaj refuzoj dhe hedh poshtë cdo shenjë barazie.

A kemi pasur mundësi t’i bëjmë gjërat më mirë?
Absolutisht po! A kemi bërë ne gabime apo a jemi përballur dhe ne shpesh herë kemi pasur edhe çedime në raport me atë që e quajtët lobi I klientelistëve? Absolutisht po! Por një gjë është të synosh të shkosh diku dhe rrugës të bësh gabime dhe gjë tjetër është të bësh me qëllim një ligj për të zhvatur prindërit e studentëve shqiptarë dhe për të shkatëruar arsimimin e studentëve shqiptarë. Kjo është diferenca. Dhe diferenca tjetër më e madhe është që midis këtij momenti ku ndodhemi sot dhe aty ku duhet të shkojmë nesër ne vijmë tek shqiptarët jo vetëm me një denoncim, por edhe me një plan të mirë, të menduar dhe të mirëllogaritur I cili është plotësisht I realizueshëm. 40 milionë euro bëri vetëm sheshi Skenderbej dhe harxhohen miliona euro në vit për të mirëmbajtur. 40 milionë tek Unaza, miliona euro te ministria e Lindita Nikollës, miliona euro shpërdorime, luks dhe qejfe për qeveritarët. Sikur një pjesë e këtyre shpenzimeve mos të shkojnë për fasada, mos të shkojnë për vjedhje si ajo tek unaza, absolutisht që shteti I ka mundësitë t’i drejtojë këto para tek arsimi I lartë. Të subvensionojë tarifat si pjesë e problemit, por mbi të gjitha të kryejë një reform të plotë të arsimit të lartë. Edhe njëherë: Nuk është çeshtje financimi, ne e kemi kaluar një model që është edhe më I keq se modeli sovjetik. Babaramo:

A do t’i financoni ju Universitetet private siç po bën zoti Rama?
Basha: Sigurisht që jo! Ne besojmë tek tregu. Kushdo të futet në treg, për të ofruar në treg një cilësi konkuruese të arsimit të lartë, duhet ti bindet rregullave të tregut. Kaq e thjeshtë është. Ndërsa Universitetet publike do të kenë mbështetje të plotë buxhetore

Qorri i Ramës dhe spiuni i Sigurimit tek studentët e Dhjetorit ’90 me parti të re

Arlind Qorri, një eksponent marksist i financuar nga fonde të dyshimta të Soros dhe që tentoi të monopolizojë protestën e studentëve për qëllime të vetat politike pritet të shpallë sot krijimin enjë force të re politike. Ajo që të habit është se bashkë me Qorrin është bashkuar edhe një person tjetër i njohur si spiuni i studentëve të Dhjetorit ’90. Ky është Shenasi rama, i cili ka një dosje të plotë si spiun i Sigurimit të Shtetit që ka marrë në qafë qyttetarë të shumtë gjatë diktaturës, një prej të cilëve edhe artist. “RD” ka pjesë të kësja dosje të këtij spiuni të sigurimit të shtetit që është thirrur nën armë tani nga Rama sëbashku me Qorrin e tij marksist.
RD ka denoncuar dhe paralajmëruar skenarin e Qorrit të Ramës dhe Veliajt për të kapur lëvizjen e studentëve për qëllime të tij politike, një javë më parë. Pas denoncimit të bërë në RD, Qorri dhe njerëzit e futur prej tij tek lëvizja studentore janë nxjerrë me forcë nga studentët duke mos lejuar që ta përdorin protestën.
Vetëm një ditë pas atij denoncimi studentët larguan me forcë nga protesta duke i ndërprerë fjalën një tjetër marksist, pedagogun me emrin Jani., ndërsa sot janë bërë dëshmitarë të një tjetër skene kur I kanë nëdrprerë fjalën po ashtu zv.ministrit të djeshëm të ramës, i cili është thirrur për ti shërbyer Ramës një herë duke qenë pjesë e qeverisë dhe tani si medemek kritik ndaj Ramës.

Shkrimi i botuar me 8 Dhjetor në RD
Bledi KASMI
Eshtë akoma më e paqartë për opinionin se cili është qëllimi final i manipulimit që po ndodh me uzurpimin e protestës së studentëve? Protesta rrezikon të jetë një dështim i madh pikërisht për shkak të këtij uzurpimi që po i bën asaj Qorri i Ramës dhe Veliajt, i cili arriti deri aty sot sa të kërcënojë qytetarët që kërkonin të bashkoheshin me protestën duke u shprehur se “duhet të largoheshin paqësisht” sepse nëse ata nuk do të largoheshin paqësisht, atëhere klyshët e Qorrit linin të kuptohej se mund të përdorte edhe forcën për ti larguar.
Ajo që duhet kuptuar është se protesta është e mbyllur për qytetarët dhe ajo po i shërben vetëm një grushti të vogël njerëzish që e kanë uzurpuar atë. Në mbrojtje të këtij grupi është vendosur policia, e cila është direkt nën urdhrat e kreut të qeverisë. Kjo është një provë tjetër e kontrollit qeveritar të kupolës që mban me dhunë protestën studentore.
Qorri i Ramës në fakt nuk po synon as përmirësimin e jetesës së studentëve, nuk po synon as konfrontimin me ministren apo aq më pak me qeverinë. Thjesht Qorri po kërkon të faktirzojë veten politikisht me këtë protestë duke gënjyer masën e studentëve dhe të gjithë opinionin që ende është i paqartë për atë që fshihet pas protestës.
Po synohet që pas faktorizimit të Qorrit politikisht të arrihet hap pas hapi drejt krijimit të një force të re politike, e cila do të jetë tërësisht marksiste dhe për këtë mjafton të shikohen foto e këtij grupimi të dala para shtëpisë ku u themelua Partia Komuniste në Tiranë.
Pra, nuk kemi të bëjmë aspak më një lëvizje studentore të ngjashme me atë të Dhjetorit ’90 sikurse shpresonte opinion publik, por kemi të bëjmë me një projekt politik jo vetëm personal të Qorrit, por të mbështetur nga Rama dhe Veliaj me ndihmën edhe të një grusht donacionesh të dyshimta parash që vijnë nga jashtë, nga OJQ të ndryshme.
Sipas këtij projekti kjo parti duke manipuluar studentët po synohet të shfaqet sikur është mbi palët e tjera politike, pra po kërkojnë që këtyre marksistëve ti jepet kopertura e një partie anti-establishment. Kjo është një lojë e ndyrë dhe njeriu që e financon atë kuptohet se kush është, por që do të bëhet më e qartë në ditët e ardhshme.
Që protesta e studentëve të mos dështojë ajo ka vetëm një rrugë; studentët duhet që të largojnë nga drejtimi i protestës grupin e marksistëve të Qorrit të Ramës. Nëse kjo nuk do të ndodhë, atëhere protesta mund të konsiderohet e dështuar dhe ajo që duhet bërë nga të gjithë është diskretimi i projektit për krijimin e një partie të re marksistësh.

Basha: Rama me guzhinier privat dhe palestër në Kryeministri

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, i ftuar në “5 pyetje me Babaramon” ka komentuar protestën e studentëve.
Ai tha se opozita është në krahë të studentëve dhe nuk do t’i brtaktisë ata. Sipas tij ligji për arsimin i Ramës është një ligj që Rama favorizon klientët e tij. Basha tha se, vetëm me lekët që Rama shpërdoron për luks dhe privilegje realizohen 8 kërkesat e studentëve. Ai tha se, Rama ka guzhinier privat dhe palestër në Kryeministri.
Basha theksoi se me ardhjen e PD-së, në pushtet, do të zerohet tarifa për arsimin e lartë për ata me të ardhura nën 640 mijë lekë.
‘Të kesh arsim të lartë privat nuk është mëkat. Edi Rama ka të tjera prioritete. Ai premtoi 5 % të buxhetit për arsimin. Ne kemi një vizion të qartë. Politika e hapjes së universiteteve private ëhstë standard Europian. Çfarë ndodhi me Ramën. Ai nuk pati si qëllim që atë që gjeti ta bënte më mirë, por kishte si qëllim grabitjen dhe zhvatjen. Ligji për arsimin e lartë ju jep para klientëve të Ramës.
Në mbështesim kërkesat e studentëve. Në planin tonë ne do të dyfishojmë buxhetin për arsimin e lartë, e cila do të sjellë një politikë në raport me tarifat. Ky ka vjedhur 4 miliardë euro në 4 vite dhe sot po kontrollon gjithçka, pra ky nuk është njëlloj me opozitën që lufton kundër qeverisë. Detyra jonë ka qenë të denoncojmë pasojat që ky ligj do të sillte. Tarfafat e vendosura nga Rama janë reflektim i vjedhjes.
Te Unaza e re vidhet me paratë e taksapaguesve shqiptarë, dhe me llogari të fshehta. Blloku tjetër i vjedhjes është që të ndërtojnë aty pallate për të pastruar paratë e drogës. E njëjta gjë dhe arsimin, marrin paratë e shqiptarëve dhe pastaj vendosin edhe tarifë, të cilat nuk shpenzohen për arsim, por keqmenaxhohen. Plani jonë është, për të gjitha familjet me të ardhura nën 640 mijë lekë, tarifa do të jetë zero, për ato mbi 640 mijë lekë përgjysmim tarife’, tha Basha.

Reagojnë studentët e Gjeologji Minierave: Asnjë prej nesh nuk ka marrë pjesë në takimin e turpshëm të Ramës

Studentët e fakultetit të Gjeologji Minierës, kanë reaguar menjëherë pas postimit të kryeministrit Edi Rama në tëitter. Në reagimin e tyre studentët bëjnë me dije se asnjë prej tyre nuk ka qenë në takim me Ramën.
Ata e kanë quajtur të turpshëm praninë e atyre pak studentëve dhe pedagogëve në takimin me kryeministrin.

Takimi sekret i Thaçit me Vuçiç në Romë

Pavarësisht nga deklaratat të presidentëve të Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçit dhe Aleksandër Vuçiç, se takimet e tyre kanë qenë vetëm në raste publike në Bruksel, janë zbuluar detaje që tregojnë të kundërtën.
Thaçi dhe Vuçiç të cilët janë angazhuar fortë në një plan për ndarje kufijsh mes dy vendeve, në mënyrë sistematike janë takuar dhe kanë biseduar në mënyrë të fshehtë, veçanërisht në një kryeqytet të Europës shumë afër dy vendeve.
Pak kohë më parë ish-ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremiq, deklaroi se sipas informacioneve të tij të sigurta, presidenti serbë dhe ai kosovar kanë pasur dhe kanë vazhduar edhe së fundmi, disa takime sekrete kokë më kokë.
Jeremiç në pozitën e një prej liderëve kryesorë të opozitës në Serbi, i ka bërë edhe një pyetje publike retorike, presidentit Vuçiç.
A je takuar me Hashim Thaçin, më 4 nëntor në kryeqytetin e Italisë në Romë?!
Ish ministri i Jashtëm serb ka qenë ndër të parët, që në fillim të këtij viti që ka denoncuar faktin, se mes Vuçiç dhe Thaçit po zhvillohen takime të fshehta, pa dijeninë e institucioneve të dy vendeve.
Burime të “Syri.net” në ambasadën e Kosovës në Romë na kanë konfirmuar, se Hashim Thaçi ka qenë në 4 Nëntor në Romë, ku ka fjetur një natë. Por gjatë kësaj periudhe që po diskutohet për një marrëveshje për ndarjen e kufijve, Thaçi ka qenë edhe të paktën dy herë të tjera në kryeqytetin e Italisë. Në të gjitha rastet thonë burimet e “Syri. net”, ai e ka trajtuar vizitën si personale dhe ambasadën e ka njoftuar, vetëm për të përdorur automjetin e saj për ta pritur dhe përcjellë në aeroport. Lëvizjet dhe takimet e Thaçit gjatë këtij qëndrimi në Romë, nuk i janë vënë në dijeni ambasadës.

Duket se Roma është përzgjedhur si “baza”, ku dy presidentët po shtjellojnë dhe po çojnë përpara planin e tyre për rikonfigurim kufijsh mes dy vendeve. I papritur ishte edhe shkarkimi pa asnjë motivacion prej Thaçit pak ditë më pare, i ambasadores së Kosovës në këtë vend, Alma Lama, dhe zëvendësimi i saj me një femër tjetër të besuar të presidentit prej shumë vitesh, Bukurie Gjonbalaj.
Në qarqet politike të Prishtinës, Gjonbalaj njihet si beniamine e Hashim Thaçit, për të cilin ka punuar si përkthyese shumë kohë më parë. Gjithashtu ajo ka qenë edhe më heret Ambasadore e Republikes së Kosovës në Romë.
Është logjike që nëse Roma është zgjedhur prej Thaçit dhe Vuçiç, si “baza sekrete” ku ata mund të bisedojnë për ndarjen e Kosovës, edhe ambasadori i Kosovës në këtë shtet duhet të jetë një njeri besnik, për të shmangur çdo rrjedhje informacioni në publik.
Nuk është hera e parë që Roma përzgjidhet, si vendi ku janë hedhur idetë për një plan të ndarjes së Kosovës. Gjithashtu burime të besueshme të “Syri.net” kanë thënë se në datat që Thaçi ka qëndruar aty privatisht, në kryeqytetin italian është parë edhe Aleks Soros, djali i spekulantit miliarder, që sipas të gjitha indiceve dhe gjasave qëndron prapa këtij plani.
Gjithashtu nëse bën një kërkim të thjeshtë në faqen e presidentit të Kosovës dhe në llogarinë e tij në Tëitter, rezulton se Hashim Thaçi dhe zyra e tij nuk ka bërë asnjë njoftim për aktivitete të Presidentit, nga data 31 tetor kur ai ishte në Bjellorusi dhe deri më 6 nëntor, kur ai takoi kancelarin austriak, Sebastian Kurz në Prishtinë.

“Syri.net”