11.5 C
Tirana
E diel, 4 Maj, 2025

Presidenti flet për dekretimin e Lleshit: Kam qenë kryeministër e kryetar Kuvendi dhe e di si funksionon procedura

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka qenë i pranishëm sot në konferencën ndërkombëtare të gazetarëve të Europës Juglindore “South East Europe Medi Forum”.
Gazetarët e pranishëm në aktivitet kanë pyetur sërish kreun e shtetit nëse do ta dekretojë apo jo Sandër Lleshin si MInistër të Brendshëm, pasi emri i tij është çuar për herë të duyytë në presidencë nga ana e kryeministrit Rama.
Pyetjes së gazetarëve Meta ju përgjigj se ai nuk do të përfshihet në debate, dhe se përgjigjen shqiptarët do të marrin në rrugë institucionale ditët e ardhshme.
“E di shumë mirë si funksionon procedura e emërimit të ministrit. Kam qenë kryeministër dhe kryetar Kuvendi dhe e di si funksionon. Në ditët e ardhshme do merrni përgjigje institucionale e korrekte dhe nuk kam ndërmend të përfshihem në debate”, deklaroi Presidenti Meta.

Kokaina në Ekuador, kush është shqiptari kreu i organizatës

Këta janë 11 personat e arrestuar pas operacionit ndërkombëtar anti-drogë që u shtri në Ekuador dhe Greqi.
Në sajë të këtij operacioni janë arrestuar 8 shtetas ne Ekuador dhe 3 në Greqi, mes të cilëve edhe një shqiptar që konsiderohet si kreu i organizatës bashkë me dy grekë.
Mësohet se shqiptari i arrestuar në Greqi është Ilia Petro Papa dhe ka lindur me 04.12.1977 ne Elbasan, ndërsa banon në Kolargou të Athinës.
Shqiptari rezulton person me precedent penale, pasi më herët ai është arrestuar në Itali për trafikim të 200 kg marijuanë. Operacioni është zhvilluar mbrëmjen e 13 nëntorit dhe orët e para të datës 14.
Nga aksioni janë sekuestruar rreth 300 kg kokainë në një veliere me destinacion Australinë. Thuhet se aty do të shkarkohej pjesa më e madhe e drogës, dhe pjesa tjetër do të shkonte në Greqi.
Ndërkohë mediat greke raportojnë se kokaina e sekuestruar gjatë operacionit ndërkombëtar në Ekuador ishte porositur nga mafia shqiptare.

Paralajmërimi i Kryemadhit: Do të publikojmë fakte me zë dhe figurë si tjetërsohet vota

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka zhvilluar një takim me strukturat e LSI në Dibër. Gjatë fjalës së saj, Kryemadhi u shpreh se LSI së bashku me partitë e tjera opozitare ka nisur konsultimet për zgjedhjen e kandidatëve për kryebashkiakë në kuadër të zgjedhjeve lokale në qershor të vitit të ardhshëm.
Kryetarja e LSI la të hapur mundësinë për zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare së bashku me ato vendore, ndërsa paralajmëroi se së shpejti do ketë fakte me zë dhe figurë se si tjetërsohet vota.
“Data e zgjedhjeve lokale është dekretuar dhe ne duhet të jemi të gatshëm për të përgatitur listën e këshilltarëve. Po përgatitemi dhe po konsultohemi dhe me partitë e opozitës për të zgjedhur kandidatët për kryebashkiakë. Strukturat tona të LSI duhet të fillojë rakordimin me PD dhe partitë e tjera të opozitës për listat e këshilltarëve. Unë nuk jam e bindur që do këtë vetëm zgjedhje vendore në qershor për shkak të situatës politike. Vendi është pushtuar nga kaosi dhe pasiguria. Ju keni parë se si kreu i bashkisë së Durrësit komunikonte me bandat për të tjetërsuar votën. Do ketë fakte të tjera me zë dhe figurë se si tjetërsohet vota. Njeriu që ja pin gjakun më shumë shqiptarëve është Edi Rama dhe sekti i rilindjes”- tha Kryemadhi.
Fjala e plotë e kryetares së LSI-së në takimin me strukturat në Dibër:
Në fakt anëtarët e LSI janë munduar, por nuk janë mundur kështu që për këtë, të jeni të bindur të gjithë që ata që kanë ndikuar për t`ua bërë pak të vështirë rrugën anëtarëve të LSI-së apo drejtuesve të LSI-së, me të vetmen mënyrë për t`i tjetërsuar, por edhe për t`i intimiduar. Megjithatë mua nuk më shqetëson, sepse pashë që doktori kishte pak problemin e mospjesëmarrjes në miting, ne nuk jemi në një miting sot. Ne jemi me strukturat drejtuese të qarkut të Dibrës. Pra, me drejtuesit tanë në kryesinë së Burrelit, Bulqizës, Dibrës dhe Klosit, ku kemi dhe pak më të zgjeruar për Bashkinë e Peshkopisë, për shkak të zonës që jemi. Por nesër jemi përsëri në takime të tjera si në Bashkinë e Bulqizës, ashtu dhe në Bashkinë e Klosit edhe në Burrel. Tashmë, data e zgjedhjeve është dekretuar. 30 qershori është data e zgjedhjeve vendore.

Ne duhet të jemi te gatshëm për tu përgatitur për përgatiten e listave të këshilltarëve, por në të njëjtën kohë jemi në përgatitjen, në bashkëbisedim por edhe në negociata me partitë opozitare. Pra me frontin opozitar për të zgjedhur dhe përzgjedhur kandidatët fitues për sa i përket Bashkive, të cilat do drejtohen në të ardhmen nga kandidatët fitues që do të zgjedhë opozita. Kështu që kjo është një mision, i cili duket në thelb dhe në aspektin e parë si pak teknik, por në fakt është shumë i domosdoshëm. Pavarësisht gjithë zgjidhjeve të tjera, tashmë strukturat tona të LSI në të gjithë qarkun, duhet të fillojnë rakordimin dhe organizimin me strukturat e Partisë Demokratike dhe partive të tjera opozitare.
Do përgatitemi për të përgatitur jo vetëm kandidatët që do të jenë për Kryetar Bashkie, por ajo që është më e rëndësishme, përgatitja e listave për këshilltarë, sepse është shumë e rëndësishme edhe pjesëmarrja. Ne jemi të detyruar që në listat për këshilltarë, pjesëmarrja duhet të jetë 50% duhet të jenë gra dhe vajza dhe 50% burra. Kështu që, na duhet të fillojmë punën që tashmë, në mënyrë për përgatitjen e këtyre listave të këshilltarëve që janë shumë të domosdoshëm sepse nuk do jenë më përfaqësues që do na duhen për të qenë të përfshirë, por do na duhen të jenë përfaqësues politik sepse pavarësisht se qarku i Dibrës nuk ka pasur lëvizje këshilltarësh, ajo që është më e rëndësishme është që përfaqësuesit e LSI-së në këshillat bashkiak do të jenë përfaqësues politik. Kryetari tha zgjedhje vendore, por unë nuk jam e bindur nëse do jenë vetëm zgjedhje vendore. Kjo vjen për shkak të situatës politike që është sot në Shqipëri, për shkak të politikës, të rendit, të pasigurisë, të korrupsionit, të varfërisë, të ekonomisë që ka sot Shqipëria. Jo më larg, por para disa kohësh, ju vetë keni parë në media se si Kryetari i Bashkisë së Durrësit komunikonte për shitblerjen e votës, pra ajo që është më e domosdoshme dhe ne e kemi thënë më përpara dhe kanë qenë kryetarët apo ndërmjetësuesit të bandave apo të grupeve kriminale që merren me trafikun e drogës për të tjetërsuar votën e shqiptarëve.

Në vazhdim do ketë dokumente dhe fakte të tjera me zë dhe me figurë se si drejtues të Partisë Socialiste në bashkëpunim me bandat kriminale në qytete të ndryshme, kanë tjetërsuar dhe kanë blerë votat. Ashtu sikurse kemi prezent raportin e OSBE-OHDIR-it,ashtu siç kemi deklaratat apo raportet e përgatitura nga Bashkimi Evropian, që 20% e votave të zgjedhjeve të 2017-ës kanë qenë vota të blera. Duke qenë në një situatë të tillë, tashmë ky parlament nuk ka më asnjë vlerë sepse morali i mandateve të mazhorancës është morali i mandateve të drogës, ku shqiptarët ndihen çdo ditë e më shumë të frustruar, të shqetësuar dhe të lodhur dhe kjo vjen për shkak të situatës, në të cilën është krijuar vendi. Po bisedoja pak më përpara me Përparim
Spahiun dhe ai më thoshte mua që mos thuaj që s`ka shpresë sepse njerëzve i është krijuar ideja që nuk ka shpresë. Po të shikojmë atë që ndodh, vërtetë është mungesa e shpresës. Njerëzit nuk kanë shpresë për çfarë do të ndodhë më vonë dhe në fakt kjo mungesë shprese është një instrument që qeveria po e përdor për t`i humbur shpresën shqiptarëve në mënyrë të tillë që gjithë shqiptarët të ngrenë plaçkat e tyre dhe të largohen nga Shqipëria në mënyrë të tillë që ta ketë më komode zotërimin e situatës. Ndërkohë nga ana tjetër, shikojmë se si dëgjuam dhe pamë apo po themi tepsinë që Rilindja e donte më vete, e mori tepsinë me vete, e ka tashmë më vete por nuk po i shohim shqiptarët që të jenë më të lumtur, të jenë më të begatë apo më të pasur. Pak më përpara ne po bënim një bilanc. Vetëm në rrethin e Dibrës, në kohën që Ministria e Bujqësisë drejtohej nga LSI, 800 fermerë kanë fituar projekte subvencioni fituese në pemtari. Sot në një vit qeverisje të Edi Ramës është vetëm një projekt për Dibrën. Pra, ky është elementi më i thjeshtë që ne mund ti themi dibranëve hapur. Në kohën e LSI-së, 800 fermerë kanë marrë subvencion nga LSI, në kohën e Edi Ramës që e mori tepsinë që e donte vetëm për vete, ka dhënë vetëm një projekt në pemtari për dibranët.

Ky njeri që donte ta shtrinte gjithë pushtetin e tij tek shqiptarët, ky qe fliste për shushunjat, ky që kishte hallin e pirjes së gjakut, doli që shushunja më e madhe dhe njeriu që ia pi gjakun më shumë shqiptarëve, qenka Edi Rama dhe sekti i tij kriminal i Rilindjes. Më lejoni që nëpërmjet takimit tuaj të flas edhe për banorët e Unazës së Re, që janë tek Astiri, një pjesë e tyre janë dhe dibranë, bashkëpatriotë tanët. Duke pasur parasysh që janë gati 370 familje, të cilët humbasin shtëpitë e tyre, humbasin pronat e tyre. Dhe arroganca e Edi Ramës kalon çdo lloj norme e kufiri. Jemi të gjithë dakord që rrugët në Tiranë duhen shtruar, zhvilluar. Jemi të gjithë dakord për infrastrukturën se ashtu siç po shtrohet rruga e Arbërit, edhe pse do të ketë një kosto shumë të madhe, për buxhetin e shtetit dhe për xhepat e shqiptarëve, ne jemi dakord edhe pse mund të kemi objeksionet tona përsa i përket momenteve korruptive që mund të ketë ajo rrugë. Ne themi që është një rrugë që në fund të fundit, nuk ka për ta fut në xhep as Edi Rama, as Monika as Rimi, por do jetë një rrugë që do ta përdorin dibranë, do ta përdorë biznesi për të zhvilluar ekonominë.
Ndërkohë në Tiranë kemi një gje tjetër, kemi spostimin e shtratit të Lanës, jo me qëllim për të bërë rrugë por kemi spostimin e shtratit të Lanës me një qëllim të vetëm, për të krijuar hapësirë për sipërfaqe ndërtimi, për kompani ndërtimi që duan të ndërtojnë pallate. Dhe ndërkohë të gjithë këta qytetarë, të gjithë këta njerëz të cilët kanë 22 vjet që paguajnë taksa, taksë gjelbërimi, pastrimi, televizoni, shkollash, energji, drita, pastrim rrugësh, të gjitha, këta njerëz prej 22 vitesh kanë paguar dhe legalizimet, dhe mbi 8 milionë lekë, edhe kur i kemi thënë do ti keni falas dhe kur do ju themi i kemi me pagesë.

Kanë paguar topografët, harta, dokumentacione, pra të cilat janë para pafund, sot ju thuhet që do të ikni dhe do të ngreni plaçkat. Do ti prishni dhe shtëpitë vetë. Pra të marrin dhe matrapikun për të prishur shtëpitë e tyre. Po nëse ne do ti shkonim Edi Ramës dhe do ti kërkonim që të prishte shtëpitë e tij apo të familjarëve të tij. Ça do të bënte Edi Rama? Gjëja e parë do ti rregullonte në këto apartamentet luksoze që ka bërë mes Tiranës. Pra siç kujdeset ai për familjarët e tij, për oligarkët e tij, ne mendojmë që qeveria ka të drejtë apo dhe Bashkia e Tiranës ka të drejtë që të kujdeset për qytetarët e tij. I njëjti koncept, i njëjti mentalitet, të njëjtën logjikë Edi Rama përdor kudo në të gjitha Bashkitë. Bashkitë të cilat ai i kontrollon, bën si të dojë vetë, pra i bën një vizatim hartës
së qytetit dhe prish pallate, prish shtëpi, prish biznese për të krijuar fasadat e veta të ekspozitave dhe skulpturave të tij të baltës, ndërkohë Bashki të cilat nuk drejtohen nga forca e tij politike, jo vetëm që i izolon,jo vetëm që i bllokon por ju heq shanset dhe mundësitë që të zhvillohen si qytete normale edhe pse mund të jenë nga Bashki të cilat i japin burime financiare shumë të mëdha buxhetit të shtetit. Mund të flasësh pafundësisht për qeverisjen e Ramës, për kapjen nga krimi, për gjëra njëra pas tjetrës dhe në fakt janë shumë të domosdoshme sepse njerëzit janë pak të verbuar apo dhe pak me veshë të mbyllur për shkak të makinerisë së propagandës së Edi Ramës. Kjo është dhe një nga arsyet që ne si opozitë në bashkëpunim dhe me PD, tashmë do të fillojmë një organizim komplet ndryshe nga herët e tjera. Nga eksperiencat tona që kemi pasur në fushatat e 2011 apo dhe në 2009, kam kandiduar vetë këtu në Dibër, eksperiencat janë të ndryshme por edhe kemi përfituar nga ato. Tashmë shtabet tona elektorale që do të ngremë në bazë Bashkish dhe më pas në bazë rajonesh apo komunash, do të bashkëpunojnë dhe do të rakordohen me shtabet elektorale të partive që janë të frontit opozitar. Këtë e quajmë konstituimin e ngritjes së shtabit elektoral të qarkut të Dibrës dhe më pas do të konstituojmë shtabet në bazë Bashkish. Ndërkohë Lëvizja Rinore për Integrim, do të ketë ngritjen e shtabeve të saj. Lëvizja e Gruas për Integrim do të ketë dhe ajo ngritjen e shtabeve të saj. Pse e themi që janë të domosdoshme dy shtabet e këtyre dy strukturave furnizuese të partisë.

Janë të domosdoshme sepse për vetë hartimin e listave të këshilltarëve që ne jemi të detyruar të kemi 50% gra dhe vajza, përveç përfshirjes së elementit të ri apo dhe votuesve për herë të parë do të jenë elemente të cilat janë të domosdoshme dhe që duhet punuar shumë derë më derë. Tashmë janë dhe rrjetet sociale, sot të gjithë njerëzit marrin informacionin nëpërmjet telefonit por nga ana tjetër jo të gjithë e kanë mundësinë, por nga ana tjetër krijimi i këtyre strukturave do të jetë i domosdoshëm për të punuar derë më derë me njerëzit. Përsa i përket aksionit politik, të jeni të bindur që pasi të mbyllim komunikimin mediatik, do të flas edhe për aksionin politik, do të kemi etapa të tjera, sepse përfshirja e strukturave të Lëvizjes Socialiste për Integrim nuk do të jetë thjesht në kuadrin e përfshirjes dhe angazhimit politik, por do të ketë edhe angazhime të tjera sepse tashmë detyra jonë do të jetë, të jemi instrumentët qe protestat popullore, do ta përdorin partinë tonë, por edhe partitë e tjera opozitare për të arritur qëllimin, të cilat kanë vetëm një qëllim, largimin e Edi Ramës nga drejtimi i qeverisë. Pse e themi këtë, e themi këtë se është e domosdoshme, sepse shpërngulja që po ndodh në masë e të rinjve shqiptarë është e jashtëzakonshme, e cila çdo ditë edhe më shumë, jo vetëm që po e rrudh Shqipërinë, por edhe vetë ju këtu e ndjeni sot që djemtë edhe vajzat po ngrihen dhe po ikin një orë e më përpara.
Kjo është një element, të cilin ne do ta diskutojmë edhe pak më vonë, sepse do të diskutojmë edhe për axhendën politike dhe organizative të partisë, por ajo që mendojmë dhe është shumë e domosdoshme, është që ndërmjet këtij takimi nga Dibra, ne nesër do të jemi në qytete të tjera, do të jemi në Shkodër, Sarandë, Gjirokastër dhe me radhë në të gjithë Shqipërinë. Janë elementët që ne duhet të zgjojmë të gjitha strukturat, jo vetëm në kuadrin e evidentimit të antarësisë, jo vetëm në kuadrin e evidentimit të shtabeve elektorale apo grupeve të punës që kanë punuar gjatë fushatës të zgjedhjeve të 2017, por edhe në hartimin e politikave tona, përsa i përket pushteti vendor, të cilat dashje pa dashje ne do të jemi të detyruar që të përballemi nesër me realitetin por edhe me qytetarët për të mbajtur premtimet që ne do t’ju japim njerëzve. Ajo që thamë edhe pak më përpara, edhe sot e kësaj dite Dibra që ka ujin e Korabit, ujin më të mirë në Shqipëri, sot ka ujë 1 herë në 72 orë, që është gjëja me e tmerrshme. Një nga vendet më të pasura me burime ujore është i tharë për ujë sepse vjen si rezultat i papërgjegjshmërisë apo ndoshta edhe si rezultat i urrejtjes që mund të ketë qeveria e Tiranës ndaj këtyre zonave. Unë ju falenderoj shumë dhe ju uroj gjithë të mirat, do doja që të thoshte edhe Rimi diçka që më pas të vazhdojmë me angazhimet e tjera.

PD: Skema e Ramës me arrestimin dhe lirimin e Ndokës e Çukos, si po mashtron partnerët

PD përmes një deklarate për shtyp ka reagur pas lirimit nga burgu të dy ish-deputetëve Ndoka e Çuko duke e konsideruar si arrestimin edhe lirimin e tyre, një skemë të Ramës për të mashtruar partnerët.
Deklarata
Lirimi nga burgu i dy ish deputetëve të PS, Arben Ndoka dhe Arben Çuko nuk është një vendim i drejtësisë së pavarur, por është vendim politik i Edi Ramës!
Kjo është e njëjta skemë që Edi Rama përdori me Saimir Tahirin për të mashtruar partnerët: i arreston me bujë dhe i liron e ju mbyll dosjet në heshtje.
Me lirimin nga burgu të numrit 1 të Partisë Socialiste në Lezhë, që sundon me dhunë, krim dhe korrupsion, u rikonfirmua bindja e opozitës dhe shumicës së shqiptarëve se Forca e Ligjit nuk ekziston në Shqipëri dhe se ata që blejnë vota për Edi Ramën, ata që vjedhin për pushtetin ilegjitim të Edi Ramës qëndrojnë mbi ligjin.
Kur të gjithë presin dhe kërkojnë arrestimin e Vangjush Dakos për blerjen e votave me bandat kriminale, Edi Rama urdhëron lirimin e Arben Ndokës, i kapur edhe ky në përgjimet e dosjes 339 duke blerë zgjedhjet e vitit 2017 në Lezhë.
Askush nuk ka më ndonjë dyshim se operacionet e bujshme përdoren nga qeveria për të mbytur me zhurmën e propagandës skandalet dhe krimet e qeverisë së Edi Ramës.
Ndryshe nga cfarë kërkojnë shqiptarët dhe bëjnë thirrje partnerët tanë strategjikë, realiteti flet qartë: Me Edi Ramën nuk ka luftë të vërtetë kundër krimit dhe korrupsionit, me Edi Ramën stabiliteti është vetëm një fasadë!
Për sa kohë vendi është nën sundimin e krimit, i cili qëndron bashkë me Edi Ramën në karrigen e kryeministrit, kriminelët dhe bashkëpunëtorët e tyre politikë presin rradhën e lirimit nga akuzat dhe mbylljes së dosjeve të krimit!

Pse Rama e liroi Ndokën, si e kërcënoi pesë ditë më parë se do të fliste, mesazhi

Vetëm pesë ditë më parë u bë public mesazhi kërcënues që Ndoka kishte dërguiar në adresë të Ramës. Mesazhi ishte i qartël në rast se ai nuk e lironte, atëhere ai do të fliste. Kjo e ka bërë Ramën dele përballë të fortëve që pasi arrestohen, menjëherë lirohen. Kjo ka nodhur edhe sot me ish deputetin e PS, Ndoka.
Lirohen nga burgu dy ish-deputetët e PS-së Arben Ndoka dhe Arben Cuko, të cilët u arrestuan në sajë të operacionit ‘Vol-Vo4’.
Mësohet se gjykata i ka caktuar atyre masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’. Ndërkohë që grupi i Avdylajve nga Shijaku është lënë në burg.
Njoftimi i Policisë për arrestimin e Arben Çukos në 22 tetor 2018:
Policia e Shtetit ka ekzekutuar urdhër arrestin e Gjykatës së Krimeve të Rënda për ish-Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve A. Ç. A. Ç. dyshohet se është i përfshirë në korrupsion pasiv, gjatë kohës që ushtronte detyrën e Drejtorit të Burgjeve. Urdhër arresti u ekzekutua të dielën pasdite dhe aktualisht A. Ç, është i ndaluar në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës.
Njoftimi i Policisë për arrestimin e Arben Ndokës:
Policia e Shtetit ka ekzekutuar urdhrin e arrestit për shtetasin A. N., 46 vjeç, nga Lezha, për të cilin Gjykata e Krimeve të Rënda ka caktuar masën “Arrest në burg”. Ai dyshohet për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve”, Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve”, “Shpërdorimi i tokës”, në kuadër të një grupi kriminal, të përfshirë në tjetërsim tokash. Hetimi disa mujor ka mbledhur prova dhe se ky grup kriminal dyshohet si i implikuar në abuzimet me troje shtetërore në zonën e Lezhës dhe Kurbinit, përmes falsifikimit të dokumenteve e vulave etj.

Në mars 2018, Policia e Lezhës hetoi një grup kriminal që dyshohej se ishte lidhur me abuzimet toka e troje në zonën e
Shëngjinit dhe ndaloi 12 persona, mes tyre edhe Kryetari i Bashkisë Lezhë, ndërsa 11 u shpallën në kërkim. Ata në bashkëpunim me njëri-tjetrin akuzohen se kanë falsifikuar, tjetërsuar dhe përvetësuar 234,548 m2 tokë shtetërore ranishte në zonën bregdetare Shëngjin, Lezhë.
Megjithë provat e forta të paraqitura nga Policia dhe Prokuroria, Gjykata e Shkallës së Parë Lezhë dhe Gjykata e Apelit Shkodër, ndryshuan masat për një numër të konsiderueshëm shtetasish, mes tyre edhe Kryetari i Bashkisë Lezhë, si dhe 2 shtetas të ri-shpallur në kërkim.
Gjithashtu disa ditë më parë, Policia e Lezhës goditi një tjetër grup prej 11 ish-zyrtarësh të Hipotekës, aktiviteti i të cilit dyshohet se lidhet me tjetërsimin e tokave në këtë qark.
Si Ndoka e kërcënoi Ramën
Paraditen e së Martës, Altin Avdyli, i konsideruar si një ndër drejtuesve të bandës kriminale të Shijakut, deklaroi para medias “Rroftë Partia Socialiste, rroftë Dako, aty i qaj hallet”.
Kjo thirrje, e realizuar pak para nisjes së seancës në Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda, nuk është thjesht një mesazh për konsum mediatik-ajo është më shumë një mesazh, drejtuar kryeministrit dhe bashkëpunëtorëve të tij të ngushtë që, nëse nuk i nxjerrin nga burgu, ata do të flasin për lidhjet e tyre me pushtetarë.

Në mënyrë të njëjtë, por pa bujë, mesazhe të ngjashme i ka dërguar nga burgu Edi Ramës edhe Arben Ndoka. Ish-deputeti i Lezhës, aktualisht i arrestuar në kuadër të hetimeve për grupin Avdulaj, e konsideron Edi Ramën si përgjegjësin për prangosjen e tij. Nëpërmjet kanaleve të ndryshme të komunikimit, Arben Ndoka ia ka bërë të qartë kryeministrit se, sa më shumë që ai do të qëndrojë në burg, aq më shumë do të shtohen shanset që ish-deputeti të tregojë për lidhjet e Edi Ramës me grupe kriminale.
Pak javë më parë, Rexhep Rraja, djali i deputeti socialist të Krujës, Rrahman Rraja, me pranga në duar i përcolli një mesazh publik kryetarit të opozitës, Lulzim Basha: “Do e shohi Basha se si do të dalë në zgjedhjet në Krujë”, deklaroi para medias djali dhunues i deputetit.
Por, më shumë se sa për Bashën, mesazhi ishte për Edi Ramën, për të cilin familja Rraja dhe vetë djali dhunues, janë angazhuar me të gjitha mjetet dhe mënyrat për të siguruar vota për Partinë Socialiste. Ndaj, nëse Rexhep Rraja do të qëndrojë gjatë në burg, Edi Rama do të ketë pasoja politike në zgjedhjet e ardhshme për drejtuesit vendorë.
Këto mesazhe që i mbërrijnë Edi Ramës nga ish-bashkëpunëtorët e tij, sot të burgosur, janë dëshmi e qartë e bashkëqeverisjes së Rilindjes me eksponentë të krimit të organizuar.
Tashmë që Edi Rama dhe qeveria e tij po tenton, pa shpresë, të shkëpusë lidhjet me krimin që ka marrë shumë pushtet, ai po përballet me reagimin e tyre.
Duket si konflikte mes ortakërive, të cilat në pjesën më të madhe të rasteve kanë pasoja të rënda për të dyja palët-si për pushtetarët që u mbështetën tek kriminelët për të siguruar vota, ashtu edhe tek grupet kriminale, të cilët, pasi siguruar vota për Rilindjen, tashmë kërkojnë dhe marrin haraçin e madh në tendera publikë.

Nepotizmi/ Vëllai i Vasilika Hysit emërohet drejtor burgu në Fushë-Krujë

Vëllai i deputetes së PS, nënkryetares së Parlamentit Vasilika Hysi është emëruar drejtori i Burgut të Fushës-Krujës. Bëhet e ditur se, Agron Hysi është emëruar në këtë post pa aptur asnjë meritë, porvetëm për faktin se është vëllai i nënkryetares së Parlamentit, Vasilika Hysi.
Pas ardhjes në pushgtet të “Rilindjes”e gjithë administrate është mbushur me njerëzit e afërt të zyrtarëve të lartë dhe militnatë të PS. Nepotizmii ka shtrirë kthetrat në të gjitha institucionet shtetërore.
Qytetarët përballen me një barrikadë të pakalueshme dhe në asnjë rast nuk arrijnë të zgjidhin hallet e tyre në zyrat shtetërore.

 

Reagon Berisha: Qytetarët para Bashkisë të gatshëm për ta tërhequr zvarrë si mi Lal Plehun

Qytetarët janë në protest para Bashkisë së Tiranës, të gatshëm për ta tërhequr zvarrë si mi Erjon Veliajn.
Kështu shkruan ish-Kryeministri Berisha në një koment në rrjetet sociale rreth protestës që po zhvillohet nga banorët e Unazës së Re, përpara zyrave të Erjon Veliajt.
Berisha ka shprehur nderimin dhe mbëshjtetjen e këta qytetarë trima, të cilët po mbrojnë dinjitetin, shtëpitë dhe bizneset nga mafia e qeveritarëve Rama – Veliaj.
Postimi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha
Qytetaret qe Lal Plehu i quajti shpellare, ne proteste para Bashkise te gatshem per ta terhequr si mi zvarre.
Nderim dhe mbeshtetje qytetareve trima qe mbrojne dinjitetin, shtepite dhe bizneset e tyre nga mafia e qeveritareve Rama-Veliaj! sb

Qytetaret qe Lal Plehu i quajti shpellare, ne proteste para Bashkise te gatshem per ta terhequr si mi zvarre.Nderim dhe mbeshtetje qytetareve trima qe mbrojne dinjitetin, shtepite dhe bizneset e tyre nga mafia e qeveritareve Rama-Veliaj! sb

Gepostet von Sali Berisha am Donnerstag, 15. November 2018

Sekretari Mattis viziton kufirin me Meksikën

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Jim Mattis vizitoi kufirin me Meksikën ku do të inspektojë një pjesë të mijëra trupave që janë mobilizuar për të ndihmuar në operacionet e sigurisë në kufi. Celia Mendoza e Zërit të Amerikës ishte në portën hyrëse Brownsville, që ndodhet nën njërën prej urave ndërkombëtare, e cila lidh Meksikën me shtetin e Teksasit.
Një pjesë e mirë e mijëra trupave të vendosura në kufi janë duke ndërtuar kazerma prej tendash, ose si këta ushtarë, duke vendosur barriera me tela me gjemba.
Xhenieri Jordan Wilson, shtrin telat nga ura ndërkombëtare në portën hyrëse Brownsville. Ai habitet edhe vetë që e kanë dislokuar këtu dhe jo jashtë Amerikës, siç ndodh zakonisht:
“Ishte një habi për mua. Ndodhi shumë shpejt, por është një mision me rëndësi. Puna ime është të shtrij telat me gjemba për të siguruar mbështetje.”
Shumica e trupave, si këto, janë vendosur në Teksas. Të tjerët, në Kaliforni dhe Arizona.
Një karvan prej disa mijëra emigrantësh nga Amerika Qendrore që udhëton nëpër Meksikë drejt SHBA, bëri që presidenti Trump të nxirrte urdhërin për dërgimin e trupave, dhe kjo u bë shkak për polemika.
Emigrantë si Herman Misael nga Hondurasi, janë të vendosur të hyjnë në Shtetet e Bashkuara:
“Ndihem shumë i gëzuar sepse jemi një hap më afër për të lejuar familjen tonë të ketë një të ardhme, në sajë të përpjekjes sonë”, thotë Misael.
Rreshteri Javone Somersall punon me policinë ushtarake. Misioni i tij është të mbrojë trupat që shtrijnë telat, por jo për të kapur emigrantë të paligjshëm:
“Nuk jemi këtu për të kryer misione ligjzbatuese. Jemi këtu vetëm për të forcuar partneritetin, për të punuar me ta për të ndihmuar që detyrat e tyre të kryhen sa më mirë.”
Misioni i trupave do të përfundojë në dhjetor, por mund të zgjatet. Rreshteri Somersall thotë se ndihet këtu si në shtëpinë e tij:
“Ata na presin mirë këtu prandaj jemi me shumë fat. Shumë njerëz që kalojnë këtej me makinë u bien borive ose na përshëndesin me dorë.”
Shifrat tregojnë se gjatë muajit shtator, përgjatë kufirit prej 3 mijë kilometrash u kapën rreth 1700 njerëz në ditë. Nëse trupat apo politikat e reja do të sjellin ndonjë ndryshim, kjo mbetet për t’u parë, por shpenzimet janë në rritje. Dislokimi i tanishëm vlerësohet se do të kushtojë rreth 200 milionë dollarë.

Makina me drogë bie në humnerë, vdes shoferi, policia fsheh ngjarjen

Një askident i rëndë mësohet të ketë ndodhur në rrugën e Kalivaçit në Lezhë, ku përpasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i automjetit Tonin Ndreca.
Burimet thanë se aksidenti ka ndodhur gjatë natës, pasi trejtuesi ka humbur kontrollin e makinës duke rënë në humnerë.
Të njëjtat burime bëjnë me dije, se makina e aksidentuar kishte brenda saj dorë, ndërsa policia ende nuk ka dhënë asnjë deklaratë zyrtare lidhur me këtë ngjarje.

Vrasjet mafioze, qytetarët e Shkodrës në panik: “Ishallah zoti ka me na rujt”!

Pas ngjarjes së rëndë që ndodhi dje ne qytetin e Shkodrës, ku nga një atentat mafioz mbeti i vrarë Fatos Ferracaku dhe i plagosur Fatmir Meaj, kanë ardhur dhe dëshmitë e para të qytetarëve nga vendi i ngjarjes.
Dëshmitarët kanë thënë jashtë kamerave se kanë parë dy persona të cilët kanë qenë të maskuar, dhe kanë qëlluar për vdekje në drejtim të 41 vjeçarit i cili po shiste peshk dhe kanë plagosur Fatmir Meajn, ndërkohë që më pas janë larguar me motorr.
Një zonjë e cila shet peshk afër vendit ku ndodhi krimi, shprehet se ndihet e pasigurtë dhe lutet që vetëm zoti mund ti ndihmojë.
“Unë sdi ça me fol, besa! Kemi shumë frikë. Si nuk kemi frikë moj nënë. Inshallah ka me na rujt zoti. Jo, jo, nuk jam dëshmitare, nuk kam qëllu këtu dje”.
“Mjerë atij që i ka ra. Situata është e tmerrshme. Jemi të pasigurtë”, shprehet një banorë tjetër i cili është i frikësuar nga ngjarja mafioze.
41-vjeçari Fatos Ferrcaku, babi i 4 fëmijve, u ekzekutua me breshëri plumbash në lagjen ‘Rus’ në Shkodër, një zonë të populluar teksa po shiste peshk, ndërkohë që Fatmri Meaj u plagos.
Identifikimi i autorëve të kësaj ngjarjeje duket të jetë i vështirë pasi ata kanë qenë me skafanda. Pasi janë larguar nga vendngjarja kanë djegur dhe motorin të cilin e kanë përdorur për të kryer aktin kriminal.