Kryeministri Edi Rama vijon të organizojë shfaqe teatrale me anëtarët e FRESSH dhe pedagogët e Rilindjes. Ditën e sotme studentët e Fakultetit të Gjeologji Minierës, të mbështetur edhe nga pedagogu Redi Muçi deklaruan se nuk do të shkojnë në takim me Ramën.
Ndërkohë që me skenarin Rilindas dhe regjinë e vetë Ramës, në orën 5 u zhvillua një takim mes kryeministrit dhe ‘studentëve e pedagogëve’, takim të cilin vetë kreu i qeverisë e ka cilësuar si mjaft të frytshëm.
Ja çfarë shkruan Rama në twitter:
Faleminderit për mikpritjen grupit të studentëve dhe pedagogëve të Gjeologjikut,me të cilët patëm një bashkëbisedim të dobishëm për Dialogun(e në fakt zhvilluam vetë Dialogun)????Mësova gjëra të reja prej tyre,mbase edhe ata e kuptuan mirë se ku e kam hallin unë????Nesër vazhdojmë????
Përfundon farsa e Ramës, kush ishin pedagogët dhe studentët në takim
Bora mbulon Kukësin, akset problematike në Veri
Që prej orës 14:00 të mesditës së sotme, i gjithë qarku i Kukësit është përfshirë nga reshjet e borës me intensitet të lartë. Lartësia e saj në qytetin Kukësit është 15 cm, në Krumë 12 cm ndërsa në Bajram Curri 30 cm. Valbone 45 cm. Edhe për shkak të temperaturave nën zero problemet e para janë shfaqur në qarkullimin e mjeteve.
Sipas informacionet e fundit nga Kryepleq të fshatrave të ndryshëm të qarkut të Kukësit këto janë akset problematike…
Kukës – Ura Topojanit e hapur vende-vende me vështirësi
Ura Topojanit – Shishtavec e bllokuar
Ura Topojanit – Novosej e bllokuar
Ura Topojanit – Kollovoz e bllokuar
Ura Topojanit- Shtreze e bllokuar
Ura Topojanit – Cernaleve e bllokuar
Ura Topojanit – Oreshke e bllokuar
Ura Topojanit- Brekij e bllokuar
Ura Topojanit – Turaj e Bllokuar
Ura e Topojanit – Nimçe e bllokuar
Ura Topojanit – Topojan e bllokuar
Fush-Dugagjin – Surroj e bllokuar
Kukes – Bushtrice e hapur, ende vende me vështirësi
Kukes – Diber me vështirësi dhe zinxhire
Kukes – Has e hapur
Has – Bajram Curr me vështirësi dhe Zinxhire
Rreshen – Morine ( rruga e Kombit) e hapur po punohet me 14 borpastruese dhe 40 punonjës ne gatishmëri .
Policia Rrugore këshillon të gjithë drejtuesit e mjeteve, të kenë goma dimërore dhe zinxhirë.
Rama tjetër skenar për të prishur protestën e studentëve
Pasi nuk arriti të bindë dot studentët për dialog, kryeministri Edi Rama ka mbledhur në një takim pedagogët, por që nuk ka lejuar mediat të jenë të pranishme. Takimi ka disa minuta që ka filluar.
Mesa duket Rama po përdor një tjetër strategji për të prishur protestën e studentëve, të cilët tashmë ja kanë bërë shumë të qartë se i vetmi dialog mes tyre dhe kryeministrit është plotësimi i 8 kërkesave.
Për takimin ka informuar vetë Rama në një postim në “Twitter” ku shkruan se pati dialog dhe falënderon studentët e pedagogët për mikpritjen.
“Faleminderit për mikpritjen grupit të studentëve dhe pedagogëve të Gjeologjikut, me të cilët patëm një bashkëbisedim të dobishëm për Dialogun (e në fakt zhvilluam vetë Dialogun) 😉Mësova gjëra të reja prej tyre, mbase edhe ata e kuptuan mirë se ku e kam hallin unë😁Nesër vazhdojmë🤗”, shkruan Rama
Më herët studentët e Fakultetit të Gjeologji Minierave, deklaruan se ata që shkojnë në takimin me Ramën nuk përfaqësojnë studentët.
Studentët mesazh Ramës: “Kemi vendosur të marrim situatën në dorë”!
Studentët janë shprehur sërish të vendosur për të çuar deri në fund kauzën e tyre. Ata u shprehën se nuk i besojnë kryeministrit Edi Rama, dhe nëse ai kërkon dialog atëherë le të dalë nga kryeministria.
Një prej studentëve ka deklaruar se, nëse kërkesat e tyre nuk plotësohen atëherë ditët e ardhshme protesta mund të agravojë në dhunë.
‘Kemi vendosur të marrim situatën në dorë, duke bllokuar rrugët dhe duke bërë mosbindje civile. Kemi vendosur që të mos bëhemi ende të dhunshëm pasi besojmë se kërkesat tona do të realizohen. P mundohemi akoma ta mbajmë protestën e qetë, por nuk ju garantojmë se do të jemi edhe në ditët në vijim. Nëse kërkesat tona nuk plotësohen do të ketë përshkallëzim të protestës e cila mund të shkojë edhe në dhunë. I themi Ramës mos ki frikë, hajde këtu. Nëse do dialog hajde këtu, pasi ne nuk shkojmë aty brenda, pasi kemi patur edhe kërcënime. I themi Ramës hajde bëje dialogun me kushtet tona, ne të vumë atje ne të heqim fare mirë’, tha një nga studentet.
Ndërkohë që një tjetër student u shpreh se kryeministri është treguar arrogant me ta, por as kjo arrogancë nuk do të mund ti përçajë studentët..
‘Studentët do të protestojnë për çdo të drejtë që do ju mohohet. Ne presim vendime zyrtare jo reagime në rrjete sociale. I themi Ramës që fëmijën e vet ta çojë në sistemin arsimor shqiptar. Deri tani ne nuk kemi besim tek Rama sepse ai është treguar arrogant për kauzën tonë, ne presim vendime’, u shpreh një tjetër student.
Protesta/ Banorët e Unazës së Re sulmojnë Ramën: Tërhiqu sa s’është vonë!
Banorët e Unazës së Re, janë mbledhur sërish ditën e sotme për të protestuar kundër projektit të “Unazës së Madhe”, projekt ky me një sërë problemesh ligjore.
Edhe në ditën e 45-ët, banorët i kanë bërë thirrje Ramës që të tërhiqet nga projekti pasi ata do të vijojnë me protesta deri në fund.
‘O Edvin diarre, këtu i thonë Unaza e Re’, ‘Qeveri hajdute’, ‘Edvin hajdut, kazan, legen’, ‘E duam Shqipërinë, pa Edi Ramën’, këto ishin disa nga thirrjet e protestuesve.
Në mbështetje të tyre kanë shkuar edhe deputetët e opozitës.
Kujtojmë se tashmë banorët nuk kërkojnë më vetëm dëmshpërblim, por anulim të plotë të projektit.
Një banor u shpreh se shembja e shtëpive të tyre nuk mund të ndodhë, ndërsa sipas tij këtë nuk e bën asnjë vend demokratike. Ai u shpreh se këto veprime janë nga “regjimi i Rusisë”.
Presidenti i kërkon Ramës të realizojë kërkesat e studentëve: “Të reflektohet me shpejtësi”
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ishte i pranishëm në ceremoninë e diplomimit të studentëve të Akademisë shqiptare të Studimeve Politike, ku ndër të tjera u ndal edhe tek protesta e studentëe, e cila sot u përshkallëzua në bllokim të pikave kyçe të qarkullimit në kryeqytet.
Ai i ka cilësuar kërkesat e studentëve të drejta ndërsa ka apeluar për një bashkëpunim gjithëpërfshirës, për realizmin e tyre.
“Nuk mund të shmang apelin e përsëritur për të reflektuar me shpejtësi, me përgjegjshmëri dhe maturi ndaj protestës së studentëve që po zhvillohet në disa qytete kryesore të vendit. Studentët prej ditësh janë hedhur në një protestë. Vërehet një konsensus i gjerë, se kërkesat e tyre janë të drejta, legjitime dhe të realizueshme. Duhet një bashkëpunim gjithëpërfshirës për realizimin e kërkesave të tyre të drejta në interes jo vetëm të tyre por në të mirë të vendit. Rinia është pasuria më e madhe që duhet ti kushtojmë vëmendje. Duhet të bëjmë ndryshim për investim tek të rinjtë. Kuvendi të reflektojë mbi kërkesat e tyre”, tha ndër të tjera Presidenti.
Media gjermane: Studentët drejt grevës së urisë
Mijëra studentë kanë protestuar të hënën (17.12) para kryeministrisë në Tiranë për 8 kërkesat e parashtruara për ndryshime në arsimin e lartë shqiptar. Madje ka pasur edhe tensione, kur studentët kanë tentuar të kalojnë në pjesën e pasme të kryeministrisë e janë penguar nga policia. Por një grup studentësh ka ndërhyrë për të qetësuar situatën.
Studentët thonë se do të hyjnë në grevë urie, nëse të hënën kryeministri, Edi Rama nuk jep përgjigje pozitive për kërkesat e tyre. Mbështetja e studentëve vjen ndërkohë edhe qytetarë, por nga studentët e rretheve, mjaft prej tyre janë nisur drejt Tiranës. “Protesta në ditën e 13 e ka dhënë efektin e vet, ujërat kanë filluar të lëvizin, të gjithë e kanë kuptuar se këtu diçka çalon. Kjo protestë e ka dhënë mesazhin e saj, që arsimi është në udhëkryq”, thotë një student për Deutsche Wellen. “Duhet të vazhdojmë e të këmbëngulim”, kërkon një studente tjetër. Ndërsa një studente e komunikimit thotë, se ne do ta vazhdojmë të bllokojmë shkollën e “do të vazhdojmë të qëndrojmë deri sa të marrim atë për të cilën kemi dalë.”
Refuzim i politikës
Ajo që bie në sy në këtë protestë është refuzimi i qartë që studentët i kanë bërë përzierjes së politikës në to. Sipas tyre, politika është përgjegjëse për krizën morale, shoqërore e ekonomike të vendit. Nga kryeministri Rama kanë ardhur këto ditë disa ftesa për dialog, por studentët nuk i kanë pranuar.
Refuzimin e ftesave për negociata, një student i gazetarisë, i pyetur nga Deutsche Welle e shpjegon kështu. “Kemi kuptuar se në këtë vend nuk ka fairplay, nuk ka lojë të drejtë”. Frika e studentëve duket se është “shitja”, siç thotë një student në protestë, shkon në dialog dhe protesta sfumohet. “Ne e kemi parë se ku kanë shkuar dialogjet e mëparshme, prandaj nuk e duam, atë e i themi jo negociatave.”
Ku do të punoj? Pyetja që i shqetëson studentët
Shumë studentë shqetësim kryesor kanë të ardhmen e tyre pas studimeve. “Jam student i gazetarisë, viti i tretë bachelor”, thotë një student, dhe nuk e di se çfarë do të bëhem nesër. Si unë janë 90% e studentëve në të gjithë Shqipërinë.” Shumë prej tyre janë të zhgënjyer edhe nga puna e pedagogëve. Para disa ditësh u publikua edhe një listë me emra pedagogësh të përmendur si ata që u kërkojnë studentëve para për provimet. Prandaj një ndër kërkesat e studentëve është edhe vetingu për pedagogët.
Protesta mbështetet edhe nga vetë pedagoët, që kërkesat e tyre i quajnë legjitime. Shkrimtari e pedagogu i letërsisë në Universitetin e Tiranës, Agron Tufa, thotë se për studentët tarifat janë të papërballueshme, kushtet e padurueshme që nga auditorët deri tek konviktet e sistemi korruptive e klientelist qeveritar. Por për pedagogun Agron Tufa më jetike mbetet e ardhmja e studentëve pas studimeve, “shumë prej tyre kanë një të ardhme të zymtë kur mbarojnë studimet, prandaj unë e lexoj atë si formë proteste për sistemin e dështuar politik”, thekson Agron Tufa.
Ndër kërkesat kryesore të studentëve janë ulja ose përgjysmimi i tarifave studentore, rritja e buxhetit shtetëror për investime në fakultete, përmirësim infrastrukturor të fakulteve, duke shtuar laboratorët e të tjera.
“Deutsche Welle”
Basha replikon me mediat: Pyesni Markun pse s’heton Ramën për vjedhjen e 40 milionë eurove?
PD dhe unë e mbështesim në të gjitha format protestën. Ne jemi aty me shpirt dhe me mendje. Studentët kanë një kërkesë të qartë prej 13 ditësh: Plotëso kërkesat.
Bijtë e shqiptarëve janë në protestë, studentët janë në protestë, ne jemi në mbështetje të tyre. Ne jemi kundër ligjit të arsimit të lartë.
Është momenti të jemi të gjithë bashkë. Të jemi kundër një grupi oligarkësh që kanë marrë peng këtë vend.
Deklarata e plotë e Bashës
Partia Demokratike dhe unë e mbështesim me të gjitha format dhe mënyrat dhe natyrisht që jemi atje me mish, me shpirt e me mendje. Njerëzit tanë, fëmijët tanë, i mbështesim me të gjitha format dhe mënyrat. Prindërit janë atje për t’i mbështetur
Nuk ka nevojë të bëjmë akte protagonizmi, për t’i shërbyer pikërisht propagandës së ndyrë të Edi Ramës, i cili prej 13 ditësh po i torturon këta të rinj, të cilët kanë një kërkesë të thjeshtë: Plotëso 8 kërkesat, plotëso 8 kërkesat një orë e më parë.
Edi Rama i ka kapur ekranet, i ka kapur mediat, e di që po përdor propagandën, përçarjen siç po e përdor kundër studentëve, është detyrë e të gjithë që të zgjohemi se ky është momenti. Ky është momenti që të jemi të gjithë bashkë, pavarësisht bindjeve politike.
Prononcimi kryetarit të PD, Lulzim Basha, pas mbledhjes së grupit Parlamentar
Pyetje: Zoti Basha, do jeni sot në protestën e studentëve?
Basha: Sot është protesta e studentëve. Partia Demokratike dhe unë e mbështesim me të gjitha format dhe mënyrat dhe natyrisht që jemi atje me mish, me shpirt e me mendje. Njerëzit tanë, fëmijët tanë, i mbështesim me të gjitha format dhe mënyrat. Prindërit janë atje për t’i mbështetur. Jam i vetëdijshëm se nuk ka nevojë, përkundrazi, kundërshtari politik po mundohet ta instrumentalizojë politikisht këtë çështje. Nuk ka nevojë të bëjmë akte protagonizmi, për t’i shërbyer pikërisht propagandës së ndyrë të Edi Ramës, i cili prej 13 ditësh po i torturon këta të rinj, të cilët kanë një kërkesë të thjeshtë: Plotëso 8 kërkesat, plotëso 8 kërkesat një orë e më parë. Ne i mbështesim studentët dhe do të vazhdojmë t’i mbështesim me të gjitha format dhe mjetet.
Pyetje: Kur do riktheheni në parlament, të enjten apo të premten?
Basha: Atë do t’jua bëjmë të ditur, pasi të kemi marrë një vendim politik, në konsultim me të gjithë aleatët.
Pyetje: Kur do merret ky vendim?
Basha: Do ta keni informacionin, pa merak.
Pyetje: Zoti Basha, në fakt studentët nuk kanë pranuar as përfaqësuesit e opozitës…
Basha: Jo, këto janë mashtrimet e televizioneve të blera nga qeveria me tendera korruptivë, televizioneve të krijuara me tendera korruptivë, të cilët mundohen ta paraqesin këtë si një protestë apolitikë. Kjo është një protestë thellësisht politike, natyrisht jo partiake. Kjo është një protestë kundër një ligji korruptiv për arsimin e lartë, që e ka sjellë këtu gjendjen. Ne kemi qenë kundër ligjit prej fillimit. Problemi është se mediat e korruptuara dhe të blera, në vend që të tregojnë të vërtetën, mundohen të sjellin shenjën e barazimit, përse?
Sepse Edi Rama u jep lek, dhe opozita u prish punë se i denoncon.
Denoncon pronarët e këtyre mediave që janë të përfshirë tek “Unaza”, denoncon pronarët e këtyre mediave që bën pazare natën me Edi Ramën.
Sa më keq është Edi Rama, aq më shumë tendera dhe koncesione përfitojnë pronarët e mediave.
Jeni live besoj, apo jo, se me siguri do e prisni në darkë, do i fusni gërshërën.
Është fare e qartë.
Bijtë e shqiptarëve janë në protestë.
Studentët janë në protestë, kanë kërkesa legjitime, ne i mbështesim, pikë!
Ne jemi kundër Ligjit për Arsimin e Lartë.
Ç’rëndësi ka përse nuk e çuam në Gjykatë Kushtetuese? Sepse Gjykata Kushtetuese ishte e kapur nga Edi Rama, jua kam thënë.
Dhe, do ta hidhte poshtë dheEdi Rama do të thoshtë “ E shikon, ishte edhe kushtetuese”.
Vjedhja që u bëhet prindërve të shqiptarëve një herë me taksa, pastaj me tarifa të shtrenjta.
Por nuk është kjo çështja.
Çështja sot është, do të vazhdoni të mbeteni peng i propagandës së një njeriu që ka blerë gjithçka, përfshirë pronarët e mediave tuaja, përfshirë ekranet tuaja.
Do të jeni peng të tyre? Apo do t’i shërbeni interesit publik?
Sepse keni edhe ju detyrën tuaj. T’i shërbeni interesit publik. Shkoni vendosjani këto kamera Arta Markut pyeteni, se përse nuk ka nisur hetimet për Edi Ramën i cili është planifikuesi, ideatori dhe përfituesi i vjedhjes 40 milionë euro tek “Unaza”.
E keni bërë këtë gjë?
Por nëse s’e keni bërë i thoni kryeredaktorit, më vjen keq, por po bëhemi qesharakë.
Ka plasur një aferë nga e cila duhej të kishin rënë 10 qeveri ndërkohë dhe ju duhet të bëni detyrën tuaj si gazetarë.
E di që jeni në kushte shumë të vështira, e di që Edi Rama i ka kapur ekranet, i ka kapur mediat, e di që po përdor propagandën, përçarjen siç po e përdor kundër studentëve, është detyrë e të gjithë që të zgjohemi se ky është momenti. Ky është momenti që të jemi të gjithë bashkë, pavarësisht bindjeve politike.
Po jua them, pavarësisht bindjeve politike, kundër një grushti politikanësh, kriminelësh, oligarkësh dhe pronarësh mediash, që e kanë sjellë Shqipërinë në këtë derexhe.
Të jemi bashkë dhe ne sot këtë thirrje kemi.
Të gjithë qytetarët të bashkohen me studentët, të bashkohen me protestën e tyre të drejtë, të mbështesin kushtet e tyre, njësoj siç i mbështesim ne.
Studentët nisin mosbindjen civile, bllokojnë 3 rrugët kryesore në Tiranë
Studentët përshkallëzojnë protestën me mosbindje civile. Pas protestës për disa orë para Kryeministrisë, studentët janë nisur drejt qendrës së Tiranës ku do të bllokojnë tre pika kyç të rrugëve për të paraliziar qarkullimin.
Studentët e universiteteve publike janë mbledhur para Kryeministrisë në një protestë kombëtare. Ashtu sikur edhe dje, ata i bënë thirrje qytetarëve shqiptarë që të jenë të pranishëm në këtë protestë paqësore. Rreth orës 09:00 studentët nisën të mblidhen nëpër fakultetet e tyre, ndërsa kanë gjetur forma të veçanta, duke vendosur shirita apo dhe zinxhirë nëpër dyert e këtyre institucioneve, për të pezulluar kështu mësimin.
Me thirrje në kor; ‘plotësoni kërkesat’, ‘I duam tarifat sa Erjon Braçe’ studentët u stacionuan para Kryeministrisë, në pritje që të tjerë t’i bashkohen protestës.
Pavarësisht thirrjeve, ata kanë nënvizuar faktin se kauza e tyre nuk është politike, ndërsa shtojnë se do vazhdojnë protestat deri në plotësimin e 8 kërkesave pa dialog.
Ndonëse partitë politike, si në rastin e LSI, u kanë bërë thirrje të rinjve të tyre që të lënë kartat e anëtarësimit dhe t’i bashkohen protestës, studentët kanë pohuar se tubimi nuk do të marrë ngjyrime politike.
Ditën e sotme po ashtu është paralajmëruar edhe një takim në Rektorat me studentët, ndërsa nuk dihet nëse këta të fundit do të shkojnë.
Ndonëse prej 13 ditësh të rinjtë që vazhdojnë arsimin e lartë në Tiranë, dhe jo vetëm, protestojnë, kryeministri Edi Rama nëpërmjet deklaratave për mediat apo dhe postimeve në rrjetet sociale nuk lëshon pe, duke i bërë të ditur të rinjve se kërkesat e tyre do të zgjidhen vetëm përmes dialogut.
Zëri i Amerikës jehonë protestës së studentëve: Rama flet pa lidhje…
Studentët e universiteteve publike po vazhdojnë sot për të 13-tën ditë, protestën e tyre me 8 kërkesa ekonomike dhe akademike.
Prej shumë ditësh është e njëjta gjendje; kryeministri kërkon dialog dhe shpreh dyshime se ata po i përdor opozita, ndërsa studentët thonë se duan kërkesat e tyre.
Ata kërkojnë të përgjysmohen tarifat universitare, të rritet buxheti për arsimin dhe të marrin pjesë në bordet e menaxhimit të fakulteteve dhe në zgjedhjen e drejtuesve të universiteteve.
Studentëve të universiteteve të Tiranës iu bashkuan edhe grupe studentësh nga universitetet e qyteteve të tjera, Durrësi, Elbasani, Shkodra.
Protestuesit kanë ndërprerë studimet qysh prej dy javësh dhe thonë se kërkesat e tyre janë të panegociueshme dhe se nuk do të bisedojnë me asnjë prej autoriteteve shtetërore dhe universitare.
Kryeministri Edi Rama edhe sot komentoi në rrjetet sociale se protestuesit para zyrave të tij ishin veprimtarë të opozitës dhe se ai priste të dialogonte me përfaqësues të studentëve.
Zoti Rama mori pjesë në një mbledhje rutinë me drejtues të institucioneve kryesore të shtetit lidhur me luftën ndaj krimit të organizuar, ku mbajti edhe një fjalë të shkurtër pa ndonjë lidhje me protestën e mijëra studentëve./VOA