Studentët e Shqipërisë janë në ditën e 13-të të protestës së tyre.
Mijëra prej tyre janë mbledhur sot në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’. Studentët kanë mbërritur edhe nga rrethet që i janë bashkuar protestës.
Më poshtë keni pamjet e protestës me dron, që rrëzojnë propagandën e Edi Ramës që nxori një foto të vjetër të protestës studentore.
Protesta madhështore e studentëve!
Studenti denoncon dhunën e policisë: Më goditën, na trajtuan si kriminelë!
Një nga studentët shprehet se është goditur dhe provokuar nga policia, pasi ato po tentonin që të rrethonin në mënyrë simbolike kryeministrinë.
“Pasi fikëm mikrfonin vendosëm në mënyrë simbolike që të rrethonim kryeministruinë. Një polic me goditi mua i pari. Ta them dhe kush me provokoi. Sepse ne po ecnim kordon të gjithë bashkë për ti treguar gjithë popullit shqiptar që kryeministria është e shqiptarëve dhe jo e tyre.
Jam goditur. Nuk e kuptoj pse nuk lejohen studentët sepse kjo është një rrugë e lirë. Vendimi për të rrethuar kryeministrinë ishte momental. Më pas policët u sulën ti gjithë sikur të ishim bandit dhe krminelët e këtij vendi”, u shpreh ai.
Ka pasur tensione tek protesta që po zhvillohet tek kryeministria midis studentëve dhe policëve.
Atlético-Juventus, Cristiano Ronaldo është vrasësi i “rojiblancos”
Ronaldo ka shënuar katër gola në gjashtë ndeshje të Champions-it kundër Atlético (4 F, 1B, 1H) për ish-klubin e tij, Real Madrid, duke përfshirë një “hat-trick” në gjysmëfinalen e sezonit 2016-2017. Ndeshjet e vetme të Atletico dhe Juventus në garën madhore të UEFA-s u luajtën në fazën e grupeve (2014-2015). Në to, spanjollët regjistruan fitoren 1-0 në shtëpi dhe barazim pa gola në Itali.
Arda Turan shënoi golin e vetëm të ndeshjes, kur skuadrat u takuan në Madrid, në vitin 2014. Juventusi mundi Valencian 2-0, larg, dhe 1-0 në shtëpi, në fazën e grupeve të këtij edicioni, duke qenë fituese kundër klubeve spanjolle në tri ndeshje, edhe pse në dy Champions-it e fundit u mund nga kundërshtarët e La Liga-s, kundër Real Madridit, në sezonin e kaluar, në çerekfinale, dhe në finale e vitit 2017, në Cardiff.
Ronaldo shënoi kundër Atlético Madrid në finalen e Ligës së Kampionëve të vitit 2014. Asokohe, mbante veshur fanellën e Real Madridit. Sulmuesi i Juventusit, Mario Mandžukić, luajti për skuadrën spanjolle në sezonin 2014-2015, duke shënuar 12 gola në 28 ndeshje.
Studentët përleshen me policinë, tentojnë të hyjnë në zyrën e Ramës
Studentët përleshen me policinë në protestën para Kryeministrisë. Mijërat e studentëve të bashkuar dhe kapur përkrahësh kanë shkuar në drejtim të derës ssë Kryeministrisë. Studentët janë shprehur se kanë kërkuar që të shkojnë dhe të mbyllin dyert e Kryeministrisë në mënyrë paqësore. Kjo ka sjellë reagimin e forcave të shumta të policisë para Kryeministrisë.
Studentët kanë pasur një përplasje me policinë, pasi donin të rrethonin kryeministrinë, por uniformat blu nuk i kanë lejuar.
Policia ka ndaluar studentët që të kalojnë në rrugët e tjera.
Studentët e universiteteve publike janë mbledhur para Kryeministrisë në një protestë kombëtare. Ashtu sikur edhe dje, ata i bënë thirrje qytetarëve shqiptarë që të jenë të pranishëm në këtë protestë paqësore. Rreth orës 09:00 studentët nisën të mblidhen nëpër fakultetet e tyre, ndërsa kanë gjetur forma të veçanta, duke vendosur shirita apo dhe zinxhirë nëpër dyert e këtyre institucioneve, për të pezulluar kështu mësimin.
Me thirrje në kor; ‘plotësoni kërkesat’, ‘I duam tarifat sa Erjon Braçe’ studentët u stacionuan para Kryeministrisë, në pritje që të tjerë t’i bashkohen protestës.
Pavarësisht thirrjeve, ata kanë nënvizuar faktin se kauza e tyre nuk është politike, ndërsa shtojnë se do vazhdojnë protestat deri në plotësimin e 8 kërkesave pa dialog.
Ndonëse partitë politike, si në rastin e LSI, u kanë bërë thirrje të rinjve të tyre që të lënë kartat e anëtarësimit dhe t’i bashkohen protestës, studentët kanë pohuar se tubimi nuk do të marrë ngjyrime politike.
Ditën e sotme po ashtu është paralajmëruar edhe një takim në Rektorat me studentët, ndërsa nuk dihet nëse këta të fundit do të shkojnë.
Ndonëse prej 13 ditësh të rinjtë që vazhdojnë arsimin e lartë në Tiranë, dhe jo vetëm, protestojnë, kryeministri Edi Rama nëpërmjet deklaratave për mediat apo dhe postimeve në rrjetet sociale nuk lëshon pe, duke i bërë të ditur të rinjve se kërkesat e tyre do të zgjidhen vetëm përmes dialogut.
Ora 13:34 Tensione tek Kryeministria, përplasje mes protestuesve dhe policisë
Tensione tek Kryeministria, përplasje mes protestuesve dhe policisë. Gazetarja Dorjana Bezat raporton në një lidhje direkte për ‘News24’ se shkak i përplasjes është bërë fakti që protestuesit kanë kërkuar të bëjnë një kordon përkrah Kryeministrisë, gjë që është penguar nga policia. Këta të fundit e kanë cilësuar si cënim të sigurisë për këtë institucion të rëndësishëm. ‘T’i shtypim plehrat, turp të keni, për këtë flamur’, kështu shprehet një qytetar i irrituar me policinë. Për të shmangur tensionet dhe nje agravim te mundshem te situates, vete studentet protestues formuan vete nje kordon para policise, per te thene qe kjo eshte proteste paqesore, dhe askush nuk kerkon dhune. Pas tensionit, situata u normalizua.
Ora 13: 08 Studentët sfidojnë dhe shiun
Teksa qëndrojnë për disa orë poshtë zyrës së kryeministrit Edi Rama, studentët kanë sfiduar edhe motin e keq. Pavarësisht se kanë nisur reshjet, ata kanë hapur çadrat, ndërsa disa të tjerë qëndrojnë në shi.
Ora 11:54 Hidhen tymuese ne drejtim te Kryeministrise
Në një kohë kur para Kryeministrisë qëndrojnë mijëra studentë dhe qytetarë që i mbështesin, është parë prezenca e tymueseve. Gazetarja Dorjana Bezat raportoi për ‘BalkanWeb’ se 3 persona të maskuar me shall kanë hedhur mes turmës në drejtim të Kryeministrisë tymuese. Kaq mjaftoi që të reagonin protestuesit, të cilët kanë bërë thirrje që personat që hedhin tymuese të largohen, pasi nuk janë studentë. “Largohu ti aty, o zotëri largohu. Ik që këtej. Ska tymuese këtu”-tha studenti. Ndërkohë një tjetër shtoi: “Kemi ardhur këtu si studentë, kemi kulturë. Nuk protestojmë në mënyrë të turpshme. Nëse është dikush që do të përdorë dhunë në emrin tonë, turp, turp. Kemi ardhur këtu për kërkesa tona, për arsimin. Ne nuk ushtrojmë dhunë”.
Ora 10: 47 Studentët e Mjekësisë dhe Shkencat bllokojnë 9 Katëshet
Studentët e Mjekësisë pasi kanë nisur marshimin, janë takuar me kolegë të tyre të Shkencave të Natyrës, dhe në shenjë proteste kanë bllokuar kryqëzimin tek ‘9 Katëshet’.
Pasi do të qëndrojnë pak minuta në këtë aks, do të t’i drejtohen Kryeministrisë.
Ora 10:20 Studentët e Arkitekturës bllokojnë ’21 Dhjetorin’
Studentët e Arkitekturës dhe Urbanistikës pasi u mblodhën tek fakulteti, nisën marshimin e tyre, ndërsa në shenjë proteste bllokuan kryqëzimin e ‘21 dhjetorit’.
Studentët do të qëndrojnë aty për gati 30 minuta. Gjatë qëndrimit në këtë pikë strategjike, për lëvizjen dhe qarkullimit të mjeteve, studentët këndojnë në kor himnin kombëtar.
Ora 10: 00 Ndërsa pritet të nisë protesta e studentëve e cila sot hyn në ditën e 13 të saj, forca të shumta policie kanë rrethuar Kryeministrinë.
Taulant Balla pengon studentët e Librazhdit të marrin pjesë në protestë
Kryetari i Partisë Demokratike së Librazhdit, Bujar Vreto shprehet se, studentët e Librazhdit janë urdhëruar që të mos të marrin pjesë në protestë.
Në një prononsim për Fax News ai pretendon se deputeti i PS për zonën e Librazhdit, Taulant Balla, i ka pënguar që të jenë pjesë e protestën pasi, një pjesë e prindërve të tyre i kanë prindërit punonjës në administratë.
Kërkesat e studentëve:
1-Rritja e buxhetit me 5 % e GDP me qëllim mundësimin e përgjysmimit të tarifës së studimit për çdo nivel studimi, përmirësimin e mësimdhënies dhe infrastrukturës, Universitet/konvikt.
2-Transparencë me buxhetin nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë dhe IAL-ve, publikimi i të gjitha shpenzimeve online.
3-Rritja nga 10 % në 50 % e peshës totale të votës së studentëve për të zgjedhur kandidatët për dekan, rektor dhe çdo fakultet të ketë një përfaqësues të studentëve në senatin akademik.
4-Rishikim i titujve akademikë dhe verifikimi i plagjiaturave të doktoraturave dhe teksteve mësimore.
5-Mbështetur në nenin 99 mbi Këshillet e Studentëve, Ligji i Arsimit të lartë, pika 2 kërkojmë që Bordi i Administrimit të IAL-ve të ketë numër të barabartë votash si nga MASR dhe IAL-të si dhe të shtohen një përfaqësues në këtë bord nga studentët.
6- Pajisja e të gjithë studentëve me Kartën e Studentit brenda vitit akademik 2018-2019 (të ndiqen nga bashkitë përkatëse)
7-Ndërtimi i një biblioteke me standarde Europiane dhe me libër universitar online, falas për studentët në gjuhën shqipe.
8-Vlerësim i perfomancës në mësimdhënie dhe kërkim shkencor i pedagogut, publikim i tij, online dhe regjistrimi i leksioneve.
Kjo është këngëtarja që i bashkohet studentëve në protestën para Kryeministrisë
Këngëtarja Besa Kokëdhima i është bashkuar sot protestës së studentëve që vijon në ditën e saj të 13-të përpara kryeministrisë.
Në një prononcim për gazetaren e Fax Neës Mirilda Tili, Besa nuk e ka fshehur krenarinë që ndjen për të rinjtë shqiptarë duke thënë se kauza për të cilën ata protestojnë është shumë e drejtë.
Sipas saj kërkesat e tyre janë bazike, dhe kanë treguar se janë mjaft qytetarë në sjelljen e tyre, edhe pse durimi mund të përfundojë një ditë.
“Unë ndihem sot krenare për rininë e vendit tonë, studentët e kanë treguar që nuk duan dialog, nuk mund të them se jam krenare për politikanët që na drejtojnë. Nuk është koha më as për tallje dhe as për batuta virtuale, nevojat e tyre janë bazike.
Këta studentë kanë treguar që janë shumë më qytetarë se pjesa tjetër e shoqërisë, dhe shumë më artistë se vetë artistët. Kjo protestë është frytdhënëse pasi kauza për të cilën protestojnë sot studentët është e drejtë, ata janë të tmerruar sot nga politika, prandaj duan ti mbajnë larg dhe partitë”, u shpreh Kokëdhima.
PS kundërshton kandidaturën e Metës për kreun e KLSH
Maxhoranca ka paralajmëruar votën kundër zgjedhjes së presidentit Meta për kreun e Kontrollit të Lartë të Shtetit, Vitore Tusha.
Lajmin e ka bërë të ditur deputeti i PS-së, Taulant Balla, duke folur për median pas mbledhjes së grupit parlamentar të PS-së.
“E kemi vlerësuar personalitetin e Vitore Tushës, por vlerësojmë që prezenca e saj të jetë në Këshillin e Emërimeve të Drejtësi”, ka thënë Balla.
Ai ka njoftuar po ashtu edhe votën kundër të grupit që përfaqëson lidhur me dekretin e Presidentit Meta për “Buxhetin e vitit 2019”, duke thënë se: “Është e paparë dhe e padëgjuar që Presidenti të kthejë ligjin e buxhetit. Ligji i buxhetit nuk ka lidhje fare me kërkesat e studentëve”– ka thënë ai, ndërkohë që një nga kërkesat urgjente të studentëve është ajo e përgjysmimit të tarifave.
Sipas Ballës, “ndryshimi i buxhetit është një tentativë, është një lojë për të shpëtuar mandatet e opozitës”.
PS pritet të votojë të enjten kthimin e dekretit të Metës për Buxhetin.
Më i mirë Juventusi apo Reali? Ronaldo na befason me përgjigjen e tij
Cristiano Ronaldo është intervistuar nga e përditshmja italiane “La Gazzetta dello Sport”, aty ka zbuluar se në cilin drejtim Juventus-i është më i mirë se Real Madrid.
Gazetari që e ka intervistuar, Luca Bianchin, ka thënë:
“Cristiano hyri në dhomë dhe fitoi vëmendjen e të gjithëve falë prezencës së tij fizike. Ai kishte zgjedhur një bluzë të thjesht të bardhe dhe foli rreth futbollit, siç të gjithë në nga mëngjesi deri në darkë. Por personaliteti i tij ishte ndryshe. Trupi i tij ishte dizenjuar për të luajtur futboll dhe zërin e kishte plot siguri“.
Gazetari e ka pyetur Ronaldon se si i duket Juventusi si klub, Torino si qytet dhe Italia si shtet, pas 5 muajsh që nga lançimi i transferimit të tij, ndërsa ylli i Juventus-it ka thënë:
“Jam shumë i lumtur që gjendem këtu. Qyteti është mikpritës, mbështetësit janë të sjellshëm ndërsa klubi është fantastik dhe një strukturë organizimi e jashtëzakonshme. Për më tepër lojtarët janë modestë këtu”.
Ndërsa gazetari ka dashur të mësojë më tepër rreth kësaj deklaratës së fundit dhe ka thënë, a janë këta lojtarë më të mirë se të tjerët?
“Mund të them se ky është grupi më i mirë që kam luajtur ndonjëherë. Pasi këtu jemi një skuadër. Diku tjetër dikush mund të ndihet më i madh se të tjerët. Ndërsa këtu të gjithë jemi “në të njëjtën anije”, modestë dhe me dëshirë për të fituar.
Edhe nëse Dybala dhe Mandzukiç nuk shënojnë, vazhdon t’i shohësh të buzëqeshur. Për mua kjo është një gjë shumë e bukur dhe jam në gjendje të kuptoj diferencën. Edhe te Reali janë modestë, por këtu, e ndjej se janë më tepër modestë. Është shumë ndryshe nga Real Madrid. Këtu ngjan më shumë me një familje”, u shpreh Ronaldo.
Hidhet shorti i Champions, finalja e parakohshme, Liverpool-Bayern
Sot, në Nyon të Zvicrës, u hodh shorti për raundin e dytë të Ligës së Kampionëve, ose siç njihet ndryshe, raundi me eliminim direkt. Pas fazës së grupeve, tashmë janë 16 skuadra, që do të vijojnë betejën mes tyre për më të mirin e Europës. Lufta bëhet për kurorën, që e mban në tri sezonet e fundit radhazi Real Madridi. Natyrisht, edhe “Los Blancos” do të tentojnë të mos zbresin nga froni.
Fillimisht, para përfaqësuesve të klubeve është paraqitur procedura e shortit. Skuadrat janë ndarë në dy vazo. Nuk lejoheshin skuadra të së njëjtës federatë (vendi), sepse në këtë raund nuk mund të përballen me njëra-tjetrën. Goglat e shortit kanë përvijuar këto përplasje, ku spikat Liverpool-Bayern Munich, e cila fare mirë mund të konsiderohet një finale e parakohshme:
ATLÉTICO MADRID – JUVENTUS
SCHALKE 04 – MANCHESTER CITY
MANCHESTER UNITED – PSG
TOTTENHAM – BORUSSIA DORTMUND
OLYMPIQUE LYON – BARCELONA
ROMA – PORTO
AJAX – REAL MADRID
LIVERPOOL – BAYERN MÚNICH
Ndeshjet e para të këtij raundi do të luhen në katër ditë; më 12, 13, 19 dhe 20 shkurt; ndërsa ato të kthimit më 5, 6, 12 dhe 13 mars. Ja disa nga stastistikat dhe shifrat e përballjeve në histori mes skuadrave, që do të vendosen kundër njëra-tjetrës edhe në raundin e dytë të Champions-it, këtë edicion.
Atlético – Juventus
Ronaldo ka shënuar katër gola në gjashtë ndeshje të Champions-it kundër Atlético (4 F, 1B, 1H) për ish-klubin e tij, Real Madrid, duke përfshirë një “hat-trick” në gjysmëfinalen e sezonit 2016-2017. Ndeshjet e vetme të Atletico dhe Juventus në garën madhore të UEFA-s u luajtën në fazën e grupeve (2014-2015). Në to, spanjollët regjistruan fitoren 1-0 në shtëpi dhe barazim pa gola në Itali.
Ajax – Real Madrid
E fundit nga katër fitoret e Ajax kundër Real Madridit erdhi në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve (1995-1996). Flasim për suksesin 2-0 në “Santiago Bernabéu”. Kjo ishte fitorja e katërt e klubit të njohur holandez kundër rivalëve të ngjashëm spanjollë.
Real Madridi i ka fituar gjashtë ndeshjet e fundit kundër Ajax, duke shënuar 20 gola dhe pësuar vetëm 2 të tillë. “Los Blancos” triumfuan 4-1, si në Holandë, edhe Spanjë, në përplasjen më të fundit të këtij kompeticioni, në fazën e grupit (2012-2013).
Schalke – Manchester City
Sané erdhi nga të rinjtë e Schalke 04 dhe bëri 47 paraqitje me ekipin e parë gjerman, duke shënuar edhe 11 gola. Pastaj u transferua te “qytetarët” e Pep Guardiolës, me kërkesën e këtij të fundit.
Manchester City doli fitues 2-0 ndaj Schalke në fazën e grupeve (2008-2009). Klubi anglez, gjithashtu, triumfoi në gjysmëfinalen e Kupës së Kupave të Kupës Europiane (1969-1970), duke fituar 5-2 në total (0-1 larg, 5-1 në shtëpi).
Roma – Porto
Porto u paraqit më mirë se Roma në ndeshjet e sezonit 2016-2017, faza e grupit. Përplasja tjetër mes skuadrave ndodhi në raundin e dytë të Kupës Europiane, sot Champions (1981-1982), kur klubi portugez fitoi 2-0 në ndeshjen e parë dhe me të njëjtin rezultat total.
Lyon -Barcelona
E fundit e gjashtë ndeshjeve të Barcelonës dhe Lyonit erdhi në sezonin fitimtar të klubit spanjoll (2008-2009). Barcelona fitoi 6-3 në total (1-1 në transfertë, 5-2 në shtëpi). Pesë herë fituesit e Champions-it kanë fituar katër prej këtyre gjashtë ndeshjeve, duke barazuar dy të tjerat.
Tottenham – Borussia Dortmund
Tottenham e mundi në shtëpi Dortmundin (3-1) dhe në transfertë (2-1), në fazën e grupeve të sezonit të kaluar. Klubi gjerman, megjithatë, kishte dalë në krye, në raundin e “Europa League” të sezonit 2015-2016, me një fitore në total prej 5-1 (3-0 në shtëpi, 2-1 në transfertë).
Manchester United – PSG
Manchester United nuk ka luajtur kurrë kundër PSG.
Turqia pretendon se Trump po përgatitet të ekstradojë Gylenin
Presidenti amerikan, Donald Trump i ka thënë presidentit turk, Reccep Tayyip Erdogan, se Uashingtoni po punon në ekstradimin e klerikut mysliman Fetullah Gylen, pas akuzave se kishte organizuar grusht-shtetin e dështuar më 2016 në Turqi, tha ministri i Jashtëm turk të dielen, raporton Reuters.
“Në Argjentinë, Trump i tha Erdoganit se janë duke punuar në ekstradimin e Gylenit dhe disa personave tjerë”, tha Mevlut Cavusoglu, ministër i Jashtëm në Turqi, duke iu referuar samitit G20 në Argjentinë.
Turqia është në kërkim të ekstradimit të Gylenit, që jeton në Shtetet e Bashkuara për një kohë të gjatë, pasi Erdogan e ka akuzuar për organizimin e grusht-shtetit më 2016.
Gylen kishte mohuar të gjitha akuzat ndaj tij. Trump muajin e kaluar tha se nuk konsideron ekstradimin e tij vetëm për të minimizuar presionin e Turqisë ndaj Arabisë Saudite për vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi në Stamboll.
Erdogan, javën e kaluar tha se do të punojë edhe jasht vendit për të targetuar financimin e mbështetësve të Gylenit.