40.5 C
Tirana
E hënë, 11 Gusht, 2025

Rama ngujohet në zyrë, studentët: “Zoti Rama hapi pak dritaret, burrat e shtetit nuk janë meme!”

Vazhdon protesta madhështore e studentëve përpara kryeministrisë. Një prej studenteve që ka marrë fjalën i ka kërkuar Edi Ramës që të hapë dritaret e zyrës. Ajo u shpreh se tani e tutje Rama duhet të quhet kryememe dhe jo kryeministër dhe burrë shteti i një vendi.
‘Zoti Rama hapi pak dritaret mos ki frikë se nuk të gjuajmë. Zoti Rama këtu në shesh nuk është as Luli dhe as Monika, tani bëje foton që e ke sheshin plot.
Ne jemi student zotri Rama dhe nuk jemi as ngelës dhe as shpellarë. Nuk di zoti Rama nëse kemi folur me një kryeministër apo me një meme.
Do futesh në histori si një kryeministër instagrami, unë kam mësuar se diaologu bëhet me një burrë shteti dhe jo me një meme’, u shpreh një prej studenteve që mori fjalën në protestë.

Protesta e Francës nën shinjestrën e hakerve rusë, operacione dezinformuese

Robotë dezinformues rusë në internet janë përpjekur të ndezin më shumë lëvizjen e protestës „jelekët e verdhë” në Francë, raportuan në fillim të dhjetorit mediat amerikane dhe britanike. Në qarkullim janë sjellë edhe pamje të fallsifikuara të protestave. Si provë mediat sjellin informacione të iniciativës „Aleanca për Sigurinë Demokratike”, e organizatës joqeveritare amerikane, German Marshall Fund (GMF). Kjo iniciativë vëzhgon llogari në twitter, që përhapin ndikimin rus online. Në këto llogari protestat e (#giletsjaunes) – jelekëve të verdhë ka qenë tema kryesore për një javë. Se për cilat llogari bëhet fjalë kjo nuk bëhet publike.
Në faqen e internetit të këti projekit „Hamilton 68″ theksohet se ka tre grupe llogarisht të twitterit – ata që janë hapur pro-rusë, apo me lidhje me qeverinë ruse, të ashtuquajturat fabrikat e „Trollëve”- robotëve të internetit që janë në veprim brenda dhe jashtë Rusisë dhe të tjera që mbahen në aktivitet nga individë të ndryshëm në botë që të „përforcojnë” temat ruse. Ndër burimet që përhapin këto llogari gjenden gati gjithmonë media ruse jashtë vendit, RT apo Sputniknews.
Shpesh në këto mesazhe bëhet fjalë për politikën amerikane, sqaron Bret Schafer për Deutsche Wellen. Eksperti i mediave sociale thekson, se këto llogari postojnë për publikun anglishtfolës dhe ndikimi i tyre në protestat e Francës është i vogël. „Bëhet fjalë më shumë që tema të caktuara të mbeten qendrore në rrjet, të diskreditohet në tërësi perëndimi dhe demokracia liberale të paraqitet në një dritë jo të mirë.”

Synimi – përçarja
Maxime Audinet, eksperte për Rusinë në Institutin Francez për Marrëdhënie Ndërkombëtare, IRFI thekson se „aktivitetet ruse të informimit nuk duhen kuptuar si një instrument që të mobilizohen aktivistë të rinj për ‚jelekët e verdhë‘, apo të ndizet dhunë”, thotë Audinet. „Raportimi rus synon të forcojë polarizimin në debatin publik dhe të ndikojë kaq shumë në imazhin e kësaj lëvizjeje në Francë e jashtë, me qëllim që të krijohet imazhi i një vendi të përçarë në skaj të luftës civile.”
Macron në fokus
“Nuk janë ‚jelekët e verdhë‘ në fokus”, por presidenti Macron, thotë Ben Nimmo ekspert për sigurinë e informacionit në institutin Atlantic Counsil. Nimmo ka përshkruar me detaje një „operacion francez” të robotëve rusë të internetit në një raport të Digital Forensic Research Lab (DFRL), një projekt i institutit Atlantic Counsil. Disa detaje të llogarive të bllokura Nimmo dhe kolegët e tij arritën t’i shihnin. Ato kishin 76.000 ndjekës, shumica të krijuara në mesin e vitit 2017. „Disa llogari franceze paraqiteshin si kur ishin njerëz nga një spektër i gjerë. Njëri paraqitej si nacionalist, një tjetër si ultrakomunist. Disa të tjera paraqiteshin në llogari si gra afrikane.” Shumica e këtyre veprimeve „të padëmshme”, por 5 nga 12 llogari kishin në fokus presidentin Macron verbalisht dhe vizualisht. Fotomontazhe, ku Macron paraqitej si një nxitës i skllavërisë. Facebook nuk publikon se kush fshihet pas llogarisë. „Por pas kësaj mund të fshihen lidhje me një ‚Agjenci të Kërkimit në Internet‘, (një firmë ruse në Shën Peterburg që në mediat perëndimore paraqitet si fabrikë robotësh të internetit, shën.red.), por kjo nuk mund të pohohet plotësisht.”
Numrin e vogël të accounts (llogarive në rrjet), eksperti Ben Nimmo e lidh me mundësitë e kufizuara të robotëve rusë në frëngjisht dhe se operacioni ka qenë në fillimet e tij. Në SHBA, Rusia i forcoi aktivitetet online para dy vitesh e gjysmë në kuadër të zgjedhjeve presidenciale, kujton eksperti. Këto raste duhen parë në një kontekst më të gjerë. „Nuk bëhet fjalë për jelekët e verdhë, operacione të tilla kanë zakonisht një synim më afatgjatë.” Qëllimi është Emmanuel Macron.

Protesta të mëdha kundër Vuçiç

Mijëra demonstrues në Beograd dolën në rrugë, përkundër borës dhe të ftohtit. Në duar mbanin pankarta me mbishkrimet “Vuçiqi – hajdut”, “T’i jepet fund këmishave të përgjakura”, “Deri kur do ta durojmë të keqen?”. Demonstruesve u prinin ish-ministri i Jashtëm Vuk Jeremiq, ish – kryetari i Beogradit, tani një ndër liderët opozitarë, Dragan Gjillas, dhe krerët e disa partive më të vogla. Demonstruesit fishkëllonin me bilbilë, bori dhe brohorisnin kundër presidentit dhe qeverisë, që të kujtonte kohën e protestave të viteve 90-të, kur në krye të kolonave protestuese ishin ish-kryeministri Zoran Gjingjiq dhe lideri i opozitës Vuk Drashkoviq. Protestat kanë rezultuar në tetor të vitit 2000 me largimin e Sllobodan Millosheviqit nga pushteti, dërgimin e tij në Hagë, ku akuzohej për krime lufte, ku edhe vdiq në burg.
Protestat po zhvillohen nën moton “T’i japim fund këmishave të përgjakura” (me të cilën kërkohet fundi i dhunës ndaj politikanëve opozitarë, pas rrahjes së ish – drejtuesit të delegacionit serb në dialogun me Kosovën, Borko Stefanoviq – i cili tani është në opozitë. Ai është rrahur nga simpatizantët e qeverisë në qytetin Krushevac, në Serbi.

Opozita fajëson Vuçiqin
Persona të panjohur me këmisha të zeza kanë rrahur politikanin tani majtistin, Borko Stefanoviq në Krushevc. Por përfaqësuesit e opozitës fajësojnë presidentin Vuçiq dhe qeverinë për këto aksione të dhunshme. Më pas dhunuesit janë kapur, por opozita vazhdon të fajësojë Vuçiqin. Ata thonë se presidenti me retorikën e tij ka nxitur dhunën ndaj opozitarëve dhe ka krijuar një atmosferë për aksione të dhunshme në vend.
Aksionet e tanishme kundër qeverisë dhe Vuçiqit janë mbajtur para presidencës dhe televizionit shtetëror RTS. Demonstruesit po protestojnë edhe kundër kontrollit ndaj mediave dhe për liri të shtypit. Por ata fajësojnë Vuçiqin edhe për politikën e dështimeve në Kosovë.
Themelimi i ushtrisë së Kosovës shkak tjetër i tendosjeve
Në Serbi aktualisht po vazhdon një tendosje e thellë për shkak të krijimit të ushtrisë së Kosovës, respektivisht transformimit të FSK në ushtri. Parlamenti i Kosovës ka votuar të premten e kaluar tri ligje për transformimin e FSK në ushtri. Kjo është pritur me reagime të ashpra në Beogradl, ku thuhet se Serbia nuk do të lejojë aksionet e dhunshme ndaj serbëve në Kosovë. Presidentit Vuçiq ka kërkuar mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme të KS të OKB, të hënën në Nju Jork. Zhvillimet e fundit janë përdorur nga opozita për të kritikuar politikën e deritanishme të qeverisë serbe dhe presidentit Vuçiq ndaj Kosovës.

“Ngrehuni dhe bjerini, korrini dhe shtypni”…

Mijëra student dhe protestues të tjerë para Kryeministrisë recitojnë në kor Fan Nolin: Ngrehuni dhe bjerini, korrini dhe shtypni…
“Ngrehuni dhe bjeruni,
Korrini dhe shtypini,
Katundar’ e punëtorë,
Që nga Shkodra gjer në Vlorë!”
Këto qenë thirrjet e fundit që gjëmuan përpara Kryeministrisë nga mijëra të rinj protestues në qëndër të Tiranës. Si asnjëhërë më parë, studentët kanë recituar në një zë të përforcuar, vargjet e Fan Nolit, poezinë e tij “Anës lumenjve”.
Një i ri student tregoi se kishte 11 vjet në kurbet dhe kishte vendosur të kthehej në Shqipëri e me vendosmëri dhe me kurajo t’ iu bashkohet moshatarëve protestues. Pikërisht ai recitoi “Anës lumenjve”, që i shkonin për shtat sidomos rastit të tij dhe u ndoq në kor nga mijëra.

Këshilli i Europës, shuplakë Ramës: Korrupsioni dhe krimi i organizuar po pastrojnë paratë

Albanian Prime Minister Edi Rama attends a summit to support regional integration in the Western Balkans region in Sofia on December 7, 2017. / AFP PHOTO / Dimitar DILKOFF (Photo credit should read DIMITAR DILKOFF/AFP/Getty Images)

MONEYVAL, mekanizimi i Këshillit të Europës kundër pastrimit të parave, i ka bërë thirrje autoriteteve shqiptare të shtojnë përpjekjet e tyre në ndjekjen e pastruesve të parave dhe konfiskimin e aseteve të tyre, të lidhura me aktivitete që gjenerojnë të ardhura të konsiderueshme dhe në trajtimin e rreziqeve terroriste financimit të lidhura me to.
Në një raport që është shumë negativ për Shqipërinë vihet në dukje lidhja mes korrupsionit dhe organizatave kriminale për pastrimin e parave, ndërkohe që u tërhiqet vëmendja autoriteteve që ata nuk po marrin masat e duhura për të luftuar këtë fenomen. Kjo situatë ka bërë që Komisioni Europian të zgjerojë mekanizimin e saj mbikëqyrës për fenomenin e pastrimit të parave në Shqipëri.
Sipas konkluzioneve të raportit, “korrupsioni paraqet rreziqe të mëdha të pastrimit të parave në Shqipëri. I lidhur shpesh me aktivitetet e krimit të organizuar, ai gjeneron sasi të konsiderueshme të të ardhurave kriminale dhe seriozisht dëmton funksionimin efektiv të sistemit të drejtësisë penale. Autoritetet janë të vetëdijshëm për rreziqet nga korrupsioni, por zbatimi i ligjit deri më tani ka pasur një vëmendje të kufizuar për të shënjestruar korrupsionin e lidhura me pastrimin e parave. Një reformë e rëndësishme gjyqësore është duke u zbatuar për të adresuar më mirë rrezikun e korrupsionit që mbizotëron në vend”.

MONEYVAL pranon se autoritetet shqiptare kanë një kuptim të mirë të rreziqeve të pastrimit të parave të vendit në ekonominë formale dhe kanë mekanizma koordinues kombëtar për politikë-bërjen për të adresuar rreziqet. Megjithatë, këto mekanizma nuk kanë provuar të jetë plotësisht efektive dhe ka disa fusha ku mund të ishin arritur më shumë rezultate, thotë raporti.
Ai shton se dhe hetimet e Drejtorisë së Përgjithshme për Parandalimin rrallë rezultojnë në aktakuza dhe procedurat e pastrimit të parave të lidhura me vepra të rëndësishme shpesh janë pezulluar nga prokuroria.
Raporti nënvizon se Shqipëria ka një kornizë të fuqishme ligjore për konfiskimin e të ardhurave kriminale, por numri dhe vlera e pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara nuk duket të jetë proporcionale me nivelin e kriminalitetit në vend.
Në lidhje me financimin e terrorizmit, MONEYVAL vëren se perceptimi dhe të kuptuarit e rreziqeve të lidhura nuk duket se adreson në mënyrë të përshtatshme karakteristikat e veprimtarive të mundshme të financimit të terrorizmit në vend dhe në rajon. Nuk ka qasje sistematike për të identifikuar dhe për të hetuar aspekte të financimit të veprave të lidhura me terrorizmin.
/Monitor

Basha: PD mbështet me të gjitha format protestën, Rama të plotësojë 8 kërkesat e studentëve

Kreu i PD, Lulzim Basha në një deklaratë për gazetarët tek selia blu është shprehur se, opozita i mbështet protestat e studentëve.
Basha u shpreh se nuk i përgjigjet asnjë deklarate politike që bën Rama në lidhje me protestat e studentëve.
‘Partia Demokratike dhe unë e mbështesim në të gjitha format protestën e studentëve. Ne jemi aty me shpirt dhe me mendje.
Kundërshtari politik po mundohet ta politizojë, por nuk ka nevojë për të bërë politikën e kundërshtarit.
Studentët kanë një kërkesë të qartë prej 13 ditësh: Plotëso kërkesat’, u shpreh kreu i PD-së Lulzim Basha.
Fjala e kreut te PD, Lulzim Basha dhe pyetjet e gazetareve
Partia Demokratike dhe unë e mbështesim me të gjitha format dhe mënyrat dhe natyrisht që jemi atje me mish, me shpirt e me mendje. Njerëzit tanë, fëmijët tanë, i mbështesim me të gjitha format dhe mënyrat. Prindërit janë atje për t’i mbështetur.
Nuk ka nevojë të bëjmë akte protagonizmi, për t’i shërbyer pikërisht propagandës së ndyrë të Edi Ramës, i cili prej 13 ditësh po i torturon këta të rinj, të cilët kanë një kërkesë të thjeshtë:

Plotëso 8 kërkesat, plotëso 8 kërkesat një orë e më parë.
Edi Rama i ka kapur ekranet, i ka kapur mediat, e di që po përdor propagandën, përçarjen siç po e përdor kundër studentëve, është detyrë e të gjithë që të zgjohemi se ky është momenti. Ky është momenti që të jemi të gjithë bashkë, pavarësisht bindjeve politike.
Prononcimi kryetarit të PD, Lulzim Basha, pas mbledhjes së grupit Parlamentar
Pyetje: Zoti Basha, do jeni sot në protestën e studentëve?
Basha: Sot është protesta e studentëve. Partia Demokratike dhe unë e mbështesim me të gjitha format dhe mënyrat dhe natyrisht që jemi atje me mish, me shpirt e me mendje. Njerëzit tanë, fëmijët tanë, i mbështesim me të gjitha format dhe mënyrat. Prindërit janë atje për t’i mbështetur.
Jam i vetëdijshëm se nuk ka nevojë, përkundrazi, kundërshtari politik po mundohet ta instrumentalizojë politikisht këtë çështje. Nuk ka nevojë të bëjmë akte protagonizmi, për t’i shërbyer pikërisht propagandës së ndyrë të Edi Ramës, i cili prej 13 ditësh po i torturon këta të rinj, të cilët kanë një kërkesë të thjeshtë: Plotëso 8 kërkesat, plotëso 8 kërkesat një orë e më parë. Ne i mbështesim studentët dhe do të vazhdojmë t’i mbështesim me të gjitha format dhe mjetet.

7 metoda efikase për të luftuar stresin

511598076

Nëse mendoni se jeni të pafuqishëm në luftën kundër stresit, do të mashtroheni. Ekzistojnë metoda të cilat janë dëshmuar që e zvogëlojnë stresin dhe e përmirësojnë shëndetin, ndërkaq i kontribuojnë edhe humorit të mirë në përgjithësi. Ju mbetet juve që t’i provoni.
Është më se e sigurt që keni informacion për faktin që stresi është shkaktar i shumë problemeve në jetë. Sasia e stresit kushtëzon mënyrën se si sillen njerëzit dhe si veprojnë në jetë, mirëpo kushtëzon edhe zhvillimin e mundshëm të sëmundjeve të ndryshme.
Gjithnjë e më shumë studime konfirmojnë që pikërisht stresi i grumbulluar në organizëm është shkaktar i sëmundjeve të lehta siç janë ftohja dhe gripi, mirëpo edhe sëmundje të rënda, si p.sh. karcinoma të ndryshme. Këto fakte të njohura janë arsye e mjaftueshme që me stresin të merremi më seriozisht.
Po ju sjellin shtatë mënyra, me ndihmën e të cilave është dëshmuar që do të minimizoni ndikimin e stresit në shëndetin tuaj, por edhe në përgjithësi në jetën tuaj.
Aroaterapia
Është një term gjithëpërfshirës, që ka të bëjë me mënyrat çlodhëse dhe shëruese përmes aromave dhe vajrave. Vaji i livandës është vaji klasik që të sjell çlodhje dhe relaks. Të tjerë vajra shumë të përdorur janë ato të kamomilit e bergamonit. Nëpërmjet masazhit me vajra të ndryshëm, ruhet baraspesha psiko-fizike, rritet sistemi i imunologjisë, trupi çlirohet nga ngarkesat si dhe qetësohet nga emocionet e tij.
Akupunktura
Bazohet në filozofinë kineze, që energjia e trupit “qi” përbëhet nga “yin” dhe “yang”, rryma që ndodhen nën lëkurë. Nëse “yin” apo “yang” janë më dominuese, atëherë “qi” ka probleme dhe si pasojë vijnë sëmundjet. Një specialist akupunkture fillimisht merret me shëndetin tuaj në përgjithësi për të gjetur mungesën e ekuilibrit të “qi”-së. Pasi ta ketë bërë një identifikim të tillë, atëherë do të nisë injektimi i gjilpërave në zonat e fluksit dhe kanaleve të energjisë, në mënyrë që trupi të vijë në balancën e tij natyrore. Edhe pse nuk ka shumë kërkime të mirëfillta shkencore në lidhje me këtë teknikë, një numër i madh njerëzish e preferojnë dhe gjejnë tek ajo çlodhje e relaks.

Refleksologjia
Kjo teknikë përdor manipulimin e pikave të presionit trupor, zakonisht këmbët, por edhe duart e veshët, për t‘u dhënë impulse pjesëve të tjera të trupit. Sipas refleksologëve, në trup ka mbetje kripërash dhe kristalesh të tjera, apo edhe acidesh të cilat përqendrohen rreth fundit të nervave në këmbë, ndaj ato ndihen shpesh të rënduara. Sipas një sondazhi në Danimarkë, refleksologjia doli se kishte kuruar rreth 80% të personave me migrenë, të cilët e kishin aplikuar.
Masazhi me gurë të nxehtë
Është vendosja e gurëve të nxehtë dhe të ftohtë në disa pjesë të trupit. Gjatë terapisë së gurëve të nxehtë, gurët vihen zakonisht mbi shpinë dhe ngrohen në ujë. Ndërsa gurët e mermertë, të ftohtë, përdoren menjëherë pas tyre. Disa prej tyre vendosen edhe në pëllëmbën e duarve dhe të këmbëve. Kjo terapi përdoret për të vënë në lëvizje qarkullimin e gjithë sistemeve të trupit të njeriu, atë të gjakut dhe atë limfatik.
Notimi
Notimi pretendon që të reduktojë presionin e gjakut, të lehtësojë dhimbjen e kurrizit dhe stresin, si dhe të përmirësojë fuqitë krijuese.
Por, edhe pesë minuta nën dush është e mjaftueshme që ta lironi stresin e grumbulluar. Uji nga dushi relakson muskujt, nyejt dhe shpinën, ndërsa uji i ngrohtë ndikon në krijimin e hormonit të lumturisë i cili ju nxit disponimin.
Reiki
Është një fjalë që vjen nga japonishtja, e cila nënkupton “energjinë universale të jetës”. Praktikuesit e reikit “i shërojnë” pacientët e tyre përmes transferimit të energjisë me anë të pëllëmbëve të duarve. Zakonisht praktikanti nuk e prek pacientin, por i mban duart e tij në afërsi të trupit, duke bërë lëvizje të ndryshme rreth tij.
Meditimi
Qëllimi është qetësimi i mendjes dhe arritja e paqes së brendshme. Në meditimin transshendental, qëllimi është shndërrimi i procesit të të menduarit në një proces të qetë, në një gjendje ideale paqeje e përqendrimi të plotë. Për këtë rekomandohen 20 minuta meditim çdo ditë, për të reduktuar stresin dhe ankthin. Njerëzit mund të arrijnë një gjendje meditative vetë, duke u fokusuar në dritaren e autobusit, ose në një pikë në mur, apo edhe thjesht duke ecur. Meditimi mund të vetëmësohet, por edhe të instruktohet.

Si të rrisni imunitetin në vetëm 15 sekonda

Ky truk ndihmon kur ju bie viroza, ose gripi – shpejt do të shëroheni. Është shumë i thjeshtë dhe nuk kushton asgje, rekomandon profesori i njohur rus.
Profesor Sergey Bubnovsky, ekspert i njohur rus për kineziterapi (aktivizimin e organizmit dhe përmirësimin e funksioneve të dëmtuara) thotë se ekziston metoda shumë e thjeshtë për forcimin e imunitetit.
Ky është rekomandimi i tij:
Çdo ditë në legen vendosni ujë shumë të ftohtë, madje edhe të akullt dhe në të zhytni shputat 10 deri 15 sekonda. Pastaj shputat fshini me peshqir dhe mbi to vishni çorape të trasha leshi.
Përsëriteni këtë çdo mbrëmje para se të shkoni në gjumë – thotë profesori, në mënyrë që rezultatet shpejt të jenë të arritshme.
Ai ka shtuar që nëse tashmë keni virozë, ftohje apo ju mundon kolla, atëherë këtë metodë praktikoni më shpesh – çdo katër orë.
Bubnovsky thotë se nuk ekziston frika që gjendja shëndetësore të përkeqësohet për shkak të ujit të akullt, përkundrazi, do të ndiheni gjithnjë e më mirë, shkruan Home Helathy Recipes.
Pra, të sëmurit në çast i bie imuniteti.
Në të vërtetë, imuniteti i dobët ia pamundëson trupit që me sukses të luftojë kundër ftohjes, virozës dhe gripit dhe pikërisht për këtë është shumë me rëndësi të keni sistem imuniteti të fuqishëm, posaçërisht me ardhjen e ditëve të ftohta.

Mungesa e gjumit kërcënon seriozisht jetën tuaj

Mungesa e gjumit është problem serioz shëndetësor dhe ka nevojë për vëmendjen tuaj në shumë mënyra.
Sasia e gjumit që ju nevojitet varet shumë nga gjenetika që e keni. Disa njerëz mund të funksionojnë me më pak gjumë, e disa tjerë kanë nevojë për më shumë gjumë.
Sidoqoftë, mungesa adekuate e gjumit është një problem të cilin nuk e marrin seriozisht shumica e njerëzve.
Cilat janë pasojat që mund të shkaktohen si pasojë e mungesës së gjumit?
Mungesa e gjumit është ndërlidhur me një shumëllojshmëri të kacereve
ekspertët kanë zbuluar se mungesa e gjumit është e ndërlidhur ngushtë me një rrezik më të lartë të zhvillimit të disa llojeve të caktuara të kancerit, e në veçanti kancerit të gjirit dhe të zorrës.
Shpie në probleme kronike të lëkurës
Mungesa e gjumit mund të shpijë në probleme kronike të lëkurës. Lëkura dëmtohet në shumë mënyra, por shërohet vetëm gjatë kohës kur jeni duke fjetur. Nëse keni mungesë të gjumit, atëherë ka shumë shanse se lëkura nuk do të ketë mundësi të shërohet.
Është më vështirë t’i kontrolloni impulset
Pasi që mendja nuk mjaftohet me gjumë, e ka shumë të lehtë të joshet nga shprehitë e këqija. Kjo e bën më të vështirë për ju t’u rezistoni ushqimeve me shumë kalori dhe e bën thuajse të pamundur humbjen e peshës.
Mungesa e gjumit jua vështirëson procesin e mësimit
Mungesa e gjumit e dobëson aftësinë e individit për të mësuar dhe e vështirëson procesin e mbajtjes në mend.
E dëmton kujtesën afatgjatë
Te njerëzit më të moshuar, mungesa e gjumit shkakton ndryshime strukturore në tru dhe e redukton aftësinë e kujtesës afatgjatë
Përveç këtyre, mungesa e gjumit ndikon edhe në vendimmarrje, në sistem të imunitetit, në rrezik të diabetit, etj.

U merrnin para shitësve, në pranga 3 policë të Bashkisë së Tiranës

Tre policë bashkiakë të Bashkisë së Tiranës janë arrestuar në zonën e Laprakës. Bëhet e ditur sa ata u merrnin para shitësve ambulantë.
Ndalimi i 3 policëve të Bashkisë së kryeqytetit, është bërë me urdhër-arrest të Prokurorisë së Tiranës.
Emrat e policëve të arrestuar: Eduart Dafku, Hekuran Rrafmani dhe Nuredin Doçi.
Nga hetimet ka rezultuar se këta efektivë lejonin tregtarët ambulantë të zinin trotuaret duke u marrë nga 500 lekë çdo ditë. Hetimet e nisura pas kallëzimit të vetë tregtarëve.
Lufta kundër informalitetit që aq shumë u trumbetua nga ana e qeverisë Rama duket se është katandisur në gjoba 500 lekëshe për hallexhinjtë dhe të pamundurit.
Policët e Velliaj u merrnin para shitësve ambulantë dhe i kërcënonin aata se nuk do t’i lejonin të shisnin nëse nuk jepnin rushfet për çdo ditë.