13.5 C
Tirana
E shtunë, 3 Maj, 2025

Zidane trajner i Bayern?

Bayern nuk po kalon një moment shumë të mirë. Humbja e shëmtuar e pësuar kundër Borussia Dortmund i ka çuar kampionët në fuqi të Bundesliga-s shtatë pikë larg vendit të parë.
Një situatë me të cilën bavarezët nuk janë mësuar pas dominimit të viteve të fundit dhe që mund të sjellë një revolucion në stol. Po, sepse zërat për një shkarkim të mundshëm të Niko Kovac po shtohen, veçanërisht në Spanjë, ku flitet se vendin e tij do ta marrë Zidane.
Sipas “OK Diario”, drejtuesit e Bayern janë vënë në lëvizje për të gjetur një zëvendësues. Mes emrave të preferuar është ai i trajnerit francez, i cili ka fituar 3 edicionet e fundit të Champions League.
“Zizou”, gjithmonë sipas portalit spanjoll, është kontaktuar nga bavarezët, të cilët besojnë se do ta bindin falë marrëdhënieve të mira që kanë me ish-yllin e Real Madrid dhe Juventus.

Neuer: Jam mësuar me kritikat, duam ta mbyllim vitin me rezultat pozitiv
Manuel Neuer insiston se mbetet me vetëbesim megjithëse po kalon një periudhë të vështirë te Bayern.
Paraqitjet e Neuer te Bayern janë kritikuar së fundmi teksa portieri ka pësuar tetë gola nga tetë goditje në portë gjatë ndeshjeve të fundit.
Gjithsesi, ai nuk shqetësohet nga kritikat, duke u shprehur në konferencën për shtyp: “Këto janë gjëra të vjetra, jam mësuar tashmë.
“Jam në formë të mirë. ndaj Dortmund bëra një ndeshje të mirë. Kam besim. Duam ta mbyllim vitin me një rezultat pozitiv këtu te Gjermania.
“Jemi optimistë se mund të paraqitemi mirë në ndeshjet e mëdha. Ndaj Holandës, duam të fitojmë, patjetër.
“Shumë lojtarë të rinj te Gjermania? Edhe përpara botërorit ka pasur shumë. Jogi Low gjithmonë e ka bërë këtë gjë, duke përfshirë të rinjtë. Ndaj Rusisë, jemi gati të tregojmë se sa vlejmë për të hequr pak presion nga vetja”.

Rrëfimi tronditës i vrasësit të ish-drejtuesit të PD në Selenicë: E vrava për PS-në

Një debat politik ka sjellë vrasjen e ish-drejtuesit demokrat të pushtetit vendor në Selenicë.
Ditën e djeshme në gjykatën e Vlorës, ka dalë përpara togave të zeza, Admir Delaj 44 vjeç nga Selenica për vrasjen e ndodhur 2 ditë më parë në fshatin Selenicë të Vlorës. Ai ka pranuar ekzekutimin me çifte të Fatmir Hodos, i cili ka pasur më herët detyrën e kreut të Njësisë Administrative Kote, si përfaqësues i Partisë Demokratike.
Në seancën e djeshme, Admir Delaj ka shfaqur pendesë të thellë për ngjarjen e ndodhur; “Kam qenë në gjendje të dehur. Jam penduar për atë që kam bërë. Gjithçka ka ndodhur pas një konflikti të çastit që kemi pasur me njëri-tjetrin. Jam shumë i penduar”, është shprehur autori.
Në rrëfimin e tij, Delaj, ka pranuar se gjakrat janë nxehur dhe për shkak të një debatit politik që kanë pasur. 44-vjeçari, i njohur si simpatizant i PS-së me aktivistin e Partisë Demokratike që mbeti i vrarë. Sipas dëshmisë autori ka debatuar me përfaqësuesin e PD-së në Bashkinë Selenicë për faktin, se përse fshati Gumenicë, ku ai jeton, nuk është përfshirë në projektin e qeverisë “100 fshatrat”.
Admir Delaj akuzohet për veprën penale “Vrasje me dashje”, por nuk është ngritur akuzë për armëmbajtje pa leje, pasi ka rezultuar se armët e gjahut të sekuestruara kanë qenë me leje. Pasi është dëgjuar prokurori dhe avokati mbrojtës, gjyqtari vendosi masën e sigurisë “arrest në burg” për 44-vjeçarin.

Trump sulmon Macron: Franca nisi të mësojë Gjermanisht para mbërritjes amerikane

Presidenti amerikan Donald Trump sulmoi të martën, me një seri postimesh në tëitter Francën dhe presidentin e saj Emmanuel Macron, duke përmendur sondazhet që flasin për mbështetje të ulët ndaj tij si dhe kritikuar ashpër tarifat franceze ndaj eksportit të verës amerikane apo faktin që Franca nuk e ka plotësuar objektivin për shpenzimet e mbrojtjes në kuadër të NATO-s.
“Emmanuel Macron-i sugjeron ndërtimin e një ushtrie të vet për të mbrojtur Evropën nga Shtetet e Bashkuara, Kina dhe Rusia”, shkruante Presidenti Trump në Tëitter. “Por në Luftën e Parë dhe të Dytë Botërore ishte Gjermania, – si funksionoi kjo për Francën? Ata kishin nisur të mësonin gjermanisht në Paris, përpara se të mbrinin amerikanët. Paguaj ose jo për NATO-n!”, shkruante më tej ai.
Zoti Trump i ka sulmuar vazhdimisht aleatët e Amerikës në NATO, aleanca kryesore që Perëndimi ka krijuar pas Luftës së Dytë Botërore, për arsye që lidhen me mos plotësimin e objektivit për të shpenzuar 2 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto për mbrojtjen, kryesisht për armatime dhe ushtrinë.
Tetë nga 29 vende të NATO-s e kanë përmbushur aktualisht objektivin e vendosur prej 2 për qindësh. Shpenzimet e Francës për mbrojtjen janë 1.82 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto, por Parisi ka bërë të ditura planet për t’i rritur gradualisht fondet ushtarake për të arritur objektivin e NATO-s deri në vitin 2025. Në krahasim, shpenzimet amerikane për mbrojtjen llogariten në 3.1 për qind të një ekonomie udhëheqëse në botë prej 19.4 miliardë dollarësh.
Presidenti Trump e ka shpallur veten një “nacionalist” bazuar tek një filozofi që e konsideron Amerikën të parën në marrëdhëniet ndërkombëtare.

Por zoti Macron shprehu keqardhjen mbi nacionalizmin në rritje në të gjithë botën, duke e cilësuar atë si “tradhti ndaj patriotizmit”.
Të martën zoti Trump shkruante në tëitter: “problemi është se Emmanuel-i gëzon një nivel shumë të ulët mbështetjeje në Francë, 26 për qind dhe vendi vuan nga një shkallë papunësie prej pothuajse 10 për qindësh. Meqe ra fjala, nuk ka vend më nacionalist se Franca, njerëz shumë krenarë dhe me të drejtë! Ta bëjmë Francën sërisht madhështore”, shkruate më tej zoti Trump.
Presidenti Trump, perandoria e biznesit e të cilit përfshin dhe një kantinë verërash në shtetin e Virxhinias, u ankua edhe për tarifat franceze mbi eksportet e verës amerikane.
Franca ka vendosur tarifa më të larta për verërat amerikane, por dallimi monetar është relativisht i vogël. Shtetet e Bashkuara i kanë vendosur tarifa ndaj verës franceze që variojnë nga 5 deri në 14 cent për shishe, kundrejt 11 deri në 29 cent për shishe që Franca u ka vendosur verërave të importuara nga Shtetet e Bashkuara.
Kritikët e zotit Trump bënë ironi me të në median sociale, pasi presidenti nuk shkoi për një vizite të shtunën në një varrezë të amerikanëve të rënë gjatë Luftës së Parë Botërore, për shkak se po binte shi. Udhëheqës të tjerë botërorë në Paris vizituan varrezat e tyre kombëtare në të njëjtën ditë dhe shefi i stafit të zotit Trump John Kelly, shoqëruar nga zyrtarë të tjerë amerikane e vizituan varrezën amerikane dhe vendosën kurora për të nderuar të rënët në luftë.
Si sqarim zoti Trump shkruante: “meqë ra fjala, kur helikopteri nuk mund të fluturojë në varrezën e parë në Francë, për shkak se nuk dukej asgjë, unë sugjerova të shkojmë me makinë. Shërbimi Sekret ka thënë jo, është shumë larg aeroportit si dhe për shkak të bllokimit të të gjithë Parisit. Fjalimi do jetë nesër në varrezat amerikane dhe nën shiun që derdhet rrëke. Pak njoftime janë bërë nga mediat e rreme! “, shkruate ai.

Çmenduaria “rilindase” s’ka të sosur! Edhe Drejtoria e Kufirit do të jepet me PPP!

Drejtoria e Kufirit dhe Emigracionit ka bërë të ditur para Komisionit parlamentar të Sigurisë Kombëtare se është në diskutime me kontraktues privat për të mbuluar të gjitha shërbimet në pikat kufitare në vendin tonë.
Në këtë mënyrë, duket se as doganat shqiptare nuk do t’i shpëtojnë koncesionit me formulën e Partneritetit Publik Privat.
“Kemi parashikuar që në bashkëpunim me doganat të krijojmë një njësi shërbimi me kontraktues. Jemi në tratativa të mbyllim marrëveshjen dhe të vendosim pjesën që do të financojmë ne, ose mund ti ndajmë me pika ose pjesë buxheti. Ta bëjmë tenderin”, sqaron Pëllumb Aliaj.
Për ti dhënë fund problemeve në kontrollet e pasaportave të personave që hyjnë dhe dalin në territorin shqiptar, është kërkuar të vendosen 200 lexues optikë. Ndërkohë 3 milionë euro janë kërkuar për monitorimin e hapësirës në betejën me trafikun e lëndëve narkotike.
“Të sigurojmë një fond që të arrijmë në kufirin 20% të vlerës totale të projektit, që të mund të bëjmë procedurën e prokurimit. 50-80 milion lekë sa të bëjmë procedurën. Të punojmë në dy pikat që i kemi më problematike, në Himarë”, shton Pëllumb Aliaj.
Rreth 25% e armatimit të policisë, e cila pritet të zëvendësohet vitin e ardhshëm, do ti kushtojë shtetit rreth 100 milion lekë.

Epidemia e vjedhjes së votave edhe në SHBA, Trump denoncon: Fletë shtesë në rinumërimin në Florida

Në Shtetet e Bashkuara, partia demokrate siguroi një vend tjetër në Senat, të hënën në mbrëmje, pasi përfundoi numërimi i votave në Arizona, që zgjati thuajse një javë që nga data e zgjedhjeve më 6 nëntor.
Kyrsten Sinema fitoi garën ndaj kadidates republikane, Martha McSally me një epërsi prej afro dy për qind të votave, Ajo e uroi zonjën Sinema me një videomesazh në Tëitter.
Demokratja Sinema u shpall fituese, gjashtë ditë pas zgjedhjeve.
“Arizona hodhi poshtë atë që është bërë normë në vend: sharjet, sulmet personale dhe bërjen e gjithçkaje vetëm e vetëm për t’u zgjedhur. Është e rrezikshme dhe na ul si vend. Por Arizona provoi se ja një mënyrë më të mirë për të ecur përpara”, tha ajo.
Zonja Sinena do të jetë senatorja e parë grua e Arizonës dhe do të zëvendësojë senatorin republikan Jeff Flake që po del në pension.
Gara e Arizonës ishte njëra nga dy garat për Senatin, rezultatet e së cilave nuk ishin shpallur pas zgjedhjeve për Kongresin të së martës së kaluar.
Një garë në Misisipi po shkon drejt një raoundi të dytë më 27 nëntor.
Ndërkohë autoritetet amerikane të zgjedhjeve vazhuan të numëronin dhe rinumëronin të hënën numrin e përgjithshëm të votave në disa zgjedhje rezultati i të cilave nuk është shpallur, afro një javë pas votimeve për kongresin.

Debate për rinumërimin në Florida
Vëmendja më e madhe është përqendruar në shtetin e Floridës, ku rezultati është në dyshim në dy gara ku republikanët kanë një epërsi të lehtë.
Në një garë për senatin, guvernatori i Floridës, Rick Scott po ruan një epërsi prej 12 mijë e 500 votash ndaj senatorit aktual demokrat, Bill Nelson, ndërsa në garën për postin e guvernatorit për të zëvendësuar zotin Scott, Kongresmeni Ron DeSantis ka një epërsi prej 34 mijë votash ndaj kryebashkiakut demokrat të kryeqytetit të shtetit, Andreë Gillum.
Presidenti Donald Trump, që bëri fushatë disa herë për kandidatët Scott dhe DeSantis, tha në Tëitter se rinumërimi i votave në Florida është i manipuluar dhe duhet të ndërpritet, duke deklaruar fitues dy republikanët pasi kishin epërsi, kur u shpallën rezultatet të martën e kaluar.
“Rezultatet e zgjedhjeve në Florida duhet të shpallen në favor të kandidatëve Rick Scott dhe Ron DeSantis, pasi një numër i madh fletësh të reja votimi u shfaqën papritur dhe shumë fletë votimi nuk gjenden ose janë manipuluar. Një numërim i drejtë votash nuk është më i mundur. Duhet të pranohen rezultatet e natës së zgjedhjeve”, shkruante Presidenti në Tëitter.
Demokrati Gillum, me mesazhin e tij në Tëitter, reagoi ndaj zotit Trump për zgjedhjet e Floridës, duke iu përgjigjur “Dukesh nervoz”.
Zyrtarët e zgjedhjeve po numërojnë vota edhe në disa gara të tjera, përfshirë për disa vende të Dhomës së Përfaqësuesve dhe postin e guvernatorit në shtetin e Xhorxhas.
Në Xhorxha, kandidati republikan Brian Kemp, ka një epërsi prej 58 mijë votash ndaj rivales së tij demokrate, Stacey Abrams, një ligjvënëse e legjislaturës së shtetit, që po kërkon të bëhet e para guvernatore afrikano-amerikane e shtetit.

Protestuesit-Veliajt: “Do të veshim me fustan siç bëmë me Damian Gjiknurin”!

Banorët e zonës së “Astirit” te Unaza e Re vijojnë protestën kundër prishjes së banesave dhe bizneseve të tyre.
Protestën e sotme, u provokua edhe nga një “argument” më shumë, nga deklaratat fyese e kryebashkiakut ët Tiranës Erion Veliajt, ku i etiketoi protestuesit si “shpellarë”.
Gjatë protestës së sotme, një protestuese ka djegur fotografinë e kryebashkiakut, ndërsa paralajmëroi se, “Fotografinë e Erionit e dogja, nuk e dua më për kryetar bashkie, çe do, 5 vota nga shtëpia ime, dhe na nxjerr rrugëve. Do të protestojmë deri në vdekje, atje brenda le të më zërë, deri në fund”.
Një tjetër protestues i irrituar ka “kërcënuar” dhe paralajmëruar kryebashkiakun, kur u shpreh se, “Do të veshim me fustan siç bëmë me Damian Gjiknurin mbrëmë… Eja, eja këtu bashkë me ne”.
Protesta e sotme e banorëve të zonës së “Astirit” te Unaza e Re ka përfunduar pas rreth dy orësh. Banorët kanë njoftuar se protesta e radhës do të mbahet nesër neser.
Protesta e radhës nesër në orën 17:00
Ka përfunduar pas 1 orë e 40 minutash, protesta e banorëve të zonës së “Astirit” në kryeqytet të cilët kundërshtojnë prishjen e banesave dhe bizneseve të tyre, për ndërtimin e “Unazës së Madhe” pa marrë 100% dëmshpërblim për pronën e tyre.
Ndryshe nga protestat e 10 ditëve të tjera, sot situata u agravua në djegie të gomave, hedhje shashkash, thirrje kundër kryebashkiakut, e djegie të flamurit të “RILINDJE-s”, kjo pasi u ndjenë të ofenduar nga etiketimi nga Veliaj si shpellarë.

Banorët kanë njoftuar se protesta e radhës do të mbahet nesër në orën 17:00.
Kujtojmë se protestuesit ndonëse kishin paralajmëruar se protesta do të zvillohej mbrëmjen e nesërme, deklaratat e Veliajt, ku u shpreh se, “shpellarët” nuk do të mund të pengonin “Unazën e madhe”, kanë bërë që banorët të dalin në rrugë, dhe ndryshe nga ditët e tjera, i kanë vënë flakën gomave e kanë gjuajtur shashka, për të bllokuar rrugën, në shenjë proteste kundër Veliajt.
Më herët një protestuese ka djegur fotografinë e kryebashkiakut, ndërsa tha: “Fotografinë e Erionit e dogja, nuk e dua më për kryetar bashkie, çe do, 5 vota nga shtëpia ime, dhe na nxjerr rrugëve. Do të protestojmë deri në vdekje, atje brenda le të më zërë, deri në fund”.
Ndërsa një tjetër protestues i irrituar ka paralajmëruar kryebashkiakun: “Do të veshim me fustan siç bëmë me Damian Gjiknurin mbrëmë te Eni Vasili. Eja se do të vdesësh këtu bashkë me ne”.
Kujtojmë se ndonëse Bashkia është shprehur se do të garantojë një bonus qiraje për 3 vjet për banorët që preken nga ky projekt, banorët shprehen të vendosur se nuk do të lejojnë shembjen e banesave dhe bizneseve të tyre nëse nuk do të dëmshpërblehen për 100% të vlerës.

Agron Shehaj: Rikthimi i eshtrave të Mid’hat Frashërit është rivënia e historisë në vendin e duhur

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj e ka cilësuar figurën e Mid’hat Frashërit, si një nga patriotët më të mëdhenj të vendit.
Ai tha se rikthimi i eshtrave të tij në vendin tonë është rivënia e historisë në vendin e duhur.
I ftuar në ‘Opinion në ‘News’ 24, Shehaj tha se Frashëri ka qenë figurë historike dhe jo tradhtar siç e ‘shiti’ diktatura për shqiptarët.
Pjesë nga intervista
-Rëndësia e Frashërit për shqiptarët?
“Jo të gjithë e dinë, por falë histografisë, Frashëri ka qenë një nga firmëtarët e aktit të pavarësisë. Në SHBA erdhën gjithë ato shqiptarë për ta nderuar Midhat Frashërin. Ai vdiq në Nju Jork, 1 muaj pasi kishte shkuar atje. Gjykatësi që mori vendimin për nxjerrjen e eshtrave të tij, nuk ishte shumë dakort, edhe vetë amerikanët e njohin si njeri të rëndësishëm. E shohin si aset për vendin e tyre
-Pse keni marrë këtë iniciativë?
“Ne kemi filluar botimin e veprës së Midhat Frashërit, kemi botuar 3 volumet e para, por do jenë 14 volume të tjera.

Përsa i takon kontributit të qeverisë, kjo ka qenë një nga nismat para tonat. Ishte e vetëdijshme se nuk mund ta bënim vetë, nga instituti Lumo Skëndo. Shteti shqiptar mund ta bënte këtë. Është bërë nga një qeveri e majtë, janë për t’u falënderuar për këtë që kanë bërë”.
-Çfarë qëndrimi ka mbajtur për pushtimin nga Italia e Gjermania?
“Historia e diktatorit donte që Frashëri të ishte tradhtar se kështu u trajtua historia përgjatë regjimit komunist. Nëse nuk ishe komunist ishe tradhtar. Nuk ka asnjë fakt që e tregon këtë, bazohen vetëm te propaganda komuniset. Midhat Frashëri ka qenë gjithnjë kundër pushtuesve. Mjafton të lexojmë se çfarë ka thënë deri ditën që ka vdekur është çdo gjë fals. Por kjo i ndan akoma shqiptarët në mes. Qëndrimin e tij e ka treguar me fakte, ai ka luftuar gjermanët e italianët. Është baltë e hedhur gjatë komunizmit”.
-Ka hasur në kundërshtinë e shumë historianëve…
“Po, sigurisht kanë qenë historianët e Enverit, kush guxonte në atë kohë të thoshte një gjë të tillë. Thuhej ajo që regjimi donte të thuhej. Akti i pavarësisë është falsifikuar gjatë regjimit komunist”
-Kur finalizohet ardhja e eshtrave të Frashërit?
“Nesër vijnë, do ketë një pritje, pastaj mbahen homazhet tek akademia e shkencave. I ftoj të gjithë të vijnë të nderojnë një nga njerëzit më të mëdhenj të historisë së Shqipërisë”.

 

Banorët duhet të dinë, çfarë uji po pijnë?!

Pasi u informova nga banoret e fshatrave te Librazhdit qe mbulohen nga rrjeti i ujesjellesit te ri se nuk furnizohen me uje te pishem 24 ore por me nderprerje tre here nga dy ore, vendosa qe me stafin tim te shkoj tek depo e ujesjellesit ne vendin e quajtur rrapi i taksimit.
Gjate rruges u takova me banore te rastesishem dhe e vertetova katerciperisht se ujesjellesi nuk funksiononte gjate gjithe kohes por tre here nga dy ore, ne ndonje dite edhe me pak.
Arrita tek depo e ujesjellesit (tek rrapi taksim) ne krye te detyres por ne gjendje te mjerueshme ishte roja i depos i cili me miresjlle me ftoj te pi nje kafe turke.
Kushtet e veshtira nuk na ndaluan te pime kafen dhe te bisedojme per situaten dhe konkretisht per mungesen e ujit dhe funizimin me orare per fshatrat Dorez, Gizavesh 1 dhe 2, librazhd katund e qender si dhe qytetin.
Roja i intimiduar per vendin e punes ishte mjaft i rezervuar por tha se jemi urdheruar qe rubinetat tek shperndaresit e ujit te hapen me grafik dhe popullata te furnizohet tre here nga dy ore sipas orarit te percaktuar.
Nga takimet e shumta me banoret u binda se mungesa e ujit ne tubin kryesor vinte si rezultat i pakesimit te prurjeve ne burim dhe ky fakt me indinjoi pa mase sepse ky ujesjelles qe ka kushtuar sa frengu pulen ska dy vjet qe eshte vene ne perdorim dhe fshatrat sapo kane filluar te marrin uje nga rrjeti shperndares qe dhe per kete rrjet jane shpenzuar shuma te medha.
U ktheva ne Librazhd dhe kontaktova me punonjes te ujesjellesit dhe i pyeta per situaten dhe mesova se ujesjellesi i ri nuk ka prurje per te mbuluar 24 ore kerkesat e qytetareve dhe qyteti ka tre jave qe furnizohet nga ujesjellesi i vjeter Spathar apo nga pompat e vendosura ne shkumbin.

Pershkak te situates se rende per ujin e pishem dhe mos iformimin e popullates;
KERKOJ SI ME POSHTE !
1-Te mblidhet urgjentisht Keshilli Bashkiak qe administron si pronesi ujesjellesin dhe te kerkoje si me poshte Bashkise apo Drejtorise se ijesjellesit..
a-Pse furnizohen me kohe te pjeseshme banoret e fshatrat qe mbulohen nga rrjeti shperndares i ujesjellesit te ri (Dorez, Gizavesh 1-2, librazhd katund dhe qender).
b-Qyteti sa kohe ka qe furnizohet nga ujesjellesi i vjeter Spathar apo pompat e vendosura ne shkumbin.
c-A eshte e vertete qe burimi i ujesjellesit te ri eshte ne rrezik pakesimi ne lirer per sekond apo me e keqja akoma ne rrezik zhdukje.
d-A duhet qe Bashkia apo Drejtoria e ujesjellesit te informonte Keshillin Bashkiak dhe qytetaret per kete situate te rende.
e-A duhet qe konsumatoret e ujit te pishem ne qytet te njoftoheshin se ne rubinetat e tyre kishin uje Spathari apo nga pompat e Shkumbinit.
g-Ne mbledhjen jasht radhe te keshillit te therriten per raportim personat pergjegjes.
Rilindja eshte e mbarsur dhe cdo dite atashon prane nesh nje negativitet te ri por situata e ujit te pishem eshte dramatike dhe koha nuk pret prandaj anetaret e keshillit si organi vendimmarres per pronen qe administron te veproje menjeher.
REALITETI ESHTE KY…
Kryetari PD Librazhd
Bujar Vreto
13-11-2018

Paralajmërimi i fortë i PD: Rama, Tahiri dhe Çyrbja në burg me Shullazin!

PD ka reaguar sot për dënimin e Emilajno Shullazit dhe bandës së tij. Në një deklaratë për emdiat, PD shprehet se, ky dënim është i vonuar, ndërsa Policia dhe Prokuroria kanë mbyllur sytë përballë akuzave edhe më të rënda.
Po ashtu PD deklaron se, Emiljano Shullazi është i plotpushtetshmi i Edi Ramës, që vendos edhe deputetët, ndërsa duhet të arrestohet edhe deputeti socialist Jurgis Çyrbja, për lidhje me këtë bandë.
Deklarata e plotë e PD
Sot gjykata dënoi bandën e Emiljano Shullazit, që u arrestua vetëm falë denoncimit dhe betejës së pandërprerë të PD, si dhe mbështetjes së SHBA.
Nëse Emiljano Shullazi dhe banda e tij, nuk do të kishin mbështetjen e Qeverisë së Edi Ramës, dënimi i bandës do të ishte sot shumë më i rëndë. Ata nuk do të ishin dënuar vetëm për gjobëvënie, por edhe për krime të tjera të rënda, që janë lënë pa zbuluar, pasi policia dhe drejtësia kanë mbyllur sytë.
Kjo bandë është autore e disa vrasjeve, e trafikut të drogës, shkatërrimit të pronës me eksploziv, grabitjes së pasurive të paluajtshme.

Në vend të dënimit të merituar, Edi Rama i ka dhënë pushtet edhe në burg Emilano Shullazit për të emëruar deputetë, drejtues të institucioneve vendore e qendrore.
Dënimi i bandës së Shullazit është një betejë ende e pafituar plotësisht
Prapa hekurave duhet të jenë edhe anëtari me pushtet politik i bandës, deputeti i PS Jurgis Çyrbja.
Përgjimet e prokurorisë faktojnë se deputeti Jurgis Çyrbja ishte një anëtar aktiv I bandës së Shullazit dhe informonte bandën për hetimet e prokurorisë.
Shqiptarët presin sot përgjigje nga prokuroria: kur do të arrestohet dhe të vihet përpara drejtësisë Jurgis Çyrbja, si anëtar i bandës së Emiljano Shullazit?
Po Edi Rama dhe Saimir Tahiri a do të hetohen dhe të vihen përpara përgjegjësisë për mbështetjen shtetërore që i kanë dhënë bandës së Emiljano Shullazit?
Drejtësia do të bëhet e plotë!
Edi Rama, Saimir Tahiri dhe Jurgis Çyrbja, shumë shpejt do të kenë fatin e Shullazit!

“Po po, shpellarë jemi të gjithë ne që e votuam këtë kryetar Bashkie”!, reagimi i fortë i ish-ministrit

Ish-ministri, Veliajt: Po shpellarë jemi ne që të votuam, nëse të votojmë sërish atëherë …
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar pas deklaratës së bërë nga kryetari i bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj, i cili i quajti shpellarë qytetarët që protestojnë për shtëpitë e tyre.
Me anë të një postimi në Facebook, Manjani shkruan se Veliaj ka të drejtë kur i quan shpellarë ata të cilët votuan që ai të shpallet kryetar bashkie, madje do të ketë edhe më shumë të drejtë nëse e votojnë sërish.
Postimi i Manjanit
Po po, shpellarë jemi të gjithë ne që e votuam këtë kryetar Bashkie!
Ka shumë të drejtë!
Do ketë të drejtë edhe më shumë po e votuam prap.
Vasili, Ramës dhe Veliajt: Jeni fryrë si gjela, por do përfundoni si …
Kreu i grupit parlamentar i Lëvizjes Socialiste për Integrim, ka reaguar ashpër pas deklaratave të bëra sot nga kryebashkiaku i Tiranës Erjon Veliaj, i cili i quajti protestuesit shpellarë.
Në postimin e tij në Facebook, Vasili e quan Ramën dhe Veliaj si gjela të fryrë të cilët do të përfundojnë si të gjithë hajdutët që kanë vjedhur shqiptarët.
Postimi i Vasilit
Jane fryre si gjela dhe kane perfunduar si jashteqitje.
Kafshet hajdute te pushtetit kane surrat dhe i quajne qytetaret shpellare,se kerkojne hakun e tyre demshperblimin pasi duan tju prishin shtepite djersen e gjakun e jetes se tyre.
Keto kafshe hajdute do te kene nje fund te hidhur si te gjithe legenat qe ka pare ky vend qe jane fryre si gjela dhe kane perfunduar si jashteqitje.