28.5 C
Tirana
E martë, 12 Gusht, 2025

PD dhe Lulzim Basha, shpresa e vetme e shpëtimit të Shqipërisë

Nga Naim Hasani

Partia Demokratike e Shqipërisë mblodhi Kuvendin Kombëtar, në një kohe shume të rëndësishme për Shqipërinë dhe shqiptarët. Sot më shume se kurrë vendi ka nevoje për shprese dhe alternative qeverisëse, qe jo thjesht te këtë një ndërrim pushtetesh, por një alternative emergjente, shpëtimtare, patriotike dhe kombëtare, për një Shqipëri të re, për një Shqipëri vërtetë Europiane. Thirrja e studentëve sot pas 28 vitesh “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, është simboli i katastrofës ku e ka çuar vendin “Rilindja” dhe qeverisja nëpërmjet drogës, krimit dhe oligarkisë në Shqipëri.
Partia Demokratike dhe lideri i saj z. Lulzim Basha, ju shpalosin sot shqiptarëve, siç kane bere vazhdimisht këto 5 vite, alternativen qeverisëse, si shpresën e vetme të shpëtimit të Shqipërisë nga situata ku ndodhet sot, në mënyrë qe nesër ata studentë qe protestojnë dhe qe duhet të përkrahen nga të gjithë, të mos bëhen kontingjent i pashprese qe kërkon ti shtohet “diasporës” bashke me mbi 340,000 shqiptare të larguar 5 vitet e fundit, por të jene pararoje e një qeverisje model për SHUMICËN e ndershme dhe JO për PAKICËN qe nuk përfaqëson vullnetin e lire të tyre.
Sot ky Kuvend përcjell shpresën, ringritjen dhe alternativen për atdheun tone. Ne, diaspora shqiptare, ne Britani e kudo ndodhemi, po ndjekim më shume shqetësim dhe shprese situatën në Shqipëri.
Socialiste, demokrate, me dhe pa parti, por qe në zemër kemi interesin Kombëtar, jemi aksionere të drejtpërdrejtë të Shqipërisë duke kontribuar në përmirësimin e jetesës se familjareve, fqinjëve, bashkëfshatarëve, bashkëqytetarëve, vendit dhe kombit tone. Koha e ringritjes kombëtare po afron dhe Partia Demokratike e Shqipërisë dhe Kryeministrin e ardhshëm z. Lulzim Basha dhe të gjithë ata qe në shpirt e zemër kane interesin dhe fatet e kombit tone, do ti prijnë një ndryshimi vërtet historik qe do të filloje nga zgjedhje të lira dhe të ndershme, pa “Rilindjen”, ku çdo qytetar i lire të shprehe vullnetin e tij të lire, ku vota e tyre të mos behet objekt i “tregtisë makabre” me shitje e blerje të dinjitetit në demokraci.
Në këtë kuadër edhe vota e shqiptarëve në diaspore do të kontribuonte direkt në një ndryshim rrënjësor të demokracisë ne Shqipëri, sepse ajo as nuk mund të blihet e as nuk mund të shitet. Vendi ku jetojmë na dha neve, atë qe kurrë nuk na e beri të mundur vendi ynë i origjinës, edhe pse jemi të njëjtët njerëz dhe për këtë neve qe jetojmë këtu jemi krenar dhe i jemi mirënjohës qeverive Britanike të çdo krahu, qe na hapen dyert dhe u inkuadruam si qytetare më të drejta te plota, në një shoqëri model dhe multietnike. Është koha qe të gjithë se bashku më kontributin e çdo shqiptari të ndershëm, të bëjmë realitet me në fund enderren e studentëve të 90-se dhe atyre qe protestojnë sot “E DUAM SHQIPËRINË SI GJITHË EUROPA”! Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe Shqiptarët.!
Autori është me profesion avokat dhe kreu i degës së PD, Britani e Madhe

Rama nis provokimet ndaj studentëve

Mijëra e mijë studentë po protestojnë para kryeministrisë për plotësimin e 8 kërkesave të tyre, ndërsa kryeministri Rama ka provokuar dhe ironizuar protestën e tyre.
Ende pa u grumbulluar të gjithë studentët përpara kryeministrisë Edi Rama ka nisur me fotot e tij nga ajri, për të treguar se në protestë marrin pjesë pak persona. Rama thotë se Basha dhe Kryemadhi e kanë gjymtuar protestën.
“Sharrat e Doktorreshës dhe britmat në gjumë të Artistit, e gjymtuan si s’ka më keq protestën tuaj! Por unë dhe ju që s’jeni më aty, jo vetëm që s’do t’i lemë pa adresuar ato 8 pika, po do të bëjmë shumë më shumë se aq SE BASHKU.
Ditët po na ikin shpejt e festat po vijnë, prandaj mos rrini po dukuni dhe t’ia nisim punës me #Dialog#Bashkëpunim #Këmbëngulje për Universitetin”, shkruan Rama në Instagram.

Gjuaj në shenjë!

Nga Erl KODRA

Protesta e studentëve të Universiteteve Publike mund të përkufizohet me termin juridik si ‘vrasje në kushtet e mbrojtjes ekstreme’.
Po, kjo është një ‘vrasje frike’ në kushtet e mbrojtjes ekstreme. Sepse mbijetesa e tyre, dhe jo vetëm, është katandisur në një aritmetikë elementare. Paratë kurrë nuk mjaftojnë, por kur ato nuk mjaftojnë për të mbajtur frymën gjallë, si i bëhet?!
Çdo interpretim tjetër, sipas meje është i pasaktë. Cila është pjesa që nuk u kuptuaka, ose që nuk shkon? Pse mediat dhe gazetarët, në dukje opozitë e qeverisë, po përdorin të gjitha mënyrat për ta demotivuar protestën e tyre, për ta shuar atë, për ta copëtuar?!
Kërkesat e studentëve në thelb janë politike, madje asnjëherë më parë nuk ka patur një artikulim më të qartë politik se sa ato 8 pika, që studentët i kanë shpallur të panegociueshme. Por le të shohim konkretisht.
Studentët janë pjesë e shoqërisë tonë; ata nuk janë një etnitet tjetër, ose minoritet kulturor, ose më keq akoma, ato nuk janë minoritet etnik. Ata janë shqiptar, si të gjithë shqiptarët, dhe vijnë nga të katër anët e Shqipërisë. Gjendja e tyre ekonomike është pasqyra e saktë ku reflektohet gjendja reale e kombit shqiptar. Me sa duket, ne jemi një popull në emergjencë ekzistenciale, që nuk po vetpërmbushet. Ekonomistët e kuptojnë mirë se çfarë do të thotë fjala ‘vetpërmbushje e nevojave’.
Që ta vizatoj më qartë, do më duhet të gërryej ndryshe arsyen tuaj.
A e dini se sa njerëz vuajnë nga uria, në kuptimin e parë të kësaj fjale? A e dini se sa kalori ka nevojë trupi i njeriut në një ditë?
Ose sa kalori i duhen që të mbijetojë në kushte ekstreme banimi, në lagështi, pa ujë, drita dhe pa kushtet minimale të higjienës?

A e dini se sa të ekspozuar janë ata nga sëmundje që lidhen drejt për drejtë me ushqimin?
A e dini se sa sëmundje të tmerrshme mbartin ata, saktësisht për këto arsye, sepse trupi i tyre nuk ka marrë kurrë vitaminat e nevojshme?!
E keni idenë se sa është realisht ky numër njerëzish?
A e keni parë Elvis Naçin dhe Sindrit Bejlerin sa qindra mijëra pako me ushqime bazë shpërndajnë çdo javë për banorët e fshatrave të Tiranës?
A i keni parë fëmijët me ato qese plastike me ushqime, teksa rendin të ngazëllyer drejt shtëpive të tyre, sepse e gjetën ushqimin e përditshëm; edhe për disa ditë?
Ata fëmijë janë të uritur, hanë vetëm një vakt ose më keq akoma, hanë vetëm bukë thatë pa proteina, sepse për ushqime me vitamina as që bëhet fjalë.
Këta janë fëmijët e së nesërmes, që kanë vetëm dy alternativa para vetes: të largohen nga Shqipëria, ose të shesin dinjitetin duke pranuar thesin e miellit çdo katër vjet.
500.000 të uritur në një popull prej 2.5 milion banorësh janë shumë. Në të vertet kjo është tragjedi kombëtare.
E të mendosh se përballë këtij mjerimi, Vlima Nushi gllabron nëpërmjet Edi Ramës dhe Ilir Beqes 120 milion euro për check up mjekësor ‘falas’ me para gjaku dhe jete, ky është një tmerr. Po sa miliona euro të tjera, që deri tani janë bërë disa miliarda euro kanë avulluar nëpër llogari ofshore, në parajsa fiskale, nëpërmjet bankave fantazma dhe valixheve diplomatike?
A ju ka shkuar ndonjëherë ndërmend, se nëse keto miliarda euro do të shpërndaheshin për 500.000 të uriturit e Shqipërisë, ato para do të mbeteshin në Shqipëri, dhe do të kishte shumë më tepër konsum dhe prodhim të brendshëm, dhe vendi nuk do të braktisej masivisht?

A e kuptoni se po shkojmë me shpejtësi skëterre drejt fundit, ku nuk do të jemi në gjendje të vetëmjaftohemi?
Ku është Banka e Shqipërisë dhe makro-ekonomistët e shquar që heshtin si fija e barit?!
Këtu nuk është fjala sepse njerëzia kërkon ‘nivel më të mirë’ jetese, por kërkon të shkëputet nga kthetrat e mizerjes ekzistenciale. Ndaj studentët, thelbin e kërkesave të tyre e kanë thellësisht ekonomike, por njëkohësisht edhe thellësisht politike.
A i keni dëgjuar në çdo prononcim publik kur thonë troç; nuk mundemi më! Nuk na del hesapi, duam ndryshim!
Unë nuk do të zgjatem shumë për të shpjeguar se ky ndryshim vjen vetëm nëse të gjithë ngrihen në këmbë, dhe rrëzojmë Edi Ramën. Kjo sigurisht nuk mjafton. Por kjo është e vetmja mënyrë, e vetmja rrugë për një fillim tjetër.
Fillimi tjetër, reformimi politik dhe reformimi ekonomik i vendit realizohet kur të lexohet me lupë programi i partive dhe të bëhet zgjedhja e duhur. Rrugë tjetër nuk ka.
Siç e shikoni, unë sot nuk kam përmendur në asnjë rresht Partinë Demokratike, përveçse tani. Megjithëse unë e di se e vetmja alternativë politike serioze për shqiptarët është Partia Demokratike, sot emergjenca është të rrëzohet Edi Rama sa nuk e ka vdekur krejt Shqipërinë.
Sot është në pyetje Shqipëria, jo partia.

Pedagogët bojkot mësimit: Mbështesim studentët!

Pedagogët e Fakultetit të Filologjisë kanë zhvilluar një mbledhje në orët e para të ditës dhe kanë marrë vendim që të bojkotojnë mësimin bashkë me studentët.
Pedagogët kanë rënë dakord të mbështesin të rinjtë në çdo pikë të kerkesave të tyre drejtuar qeverisë.
Sot në Tiranës zhvillohet protesta më e madhe qytetare, e cila ka në bazë të saj studentët dhe kërkesat e tyre.
Studentët nga e gjithë Shqipëria janë thirrur sot në Tiranë në grumbullimin më të madh përpara Kryeministrisë bashkë me prindërit e tij dhe qytetarët, të mbështetur nga partitë opozitare.

Studentët thirrje Ramës me megafon, kryeministri ngujohet në zyrë!

Studentët me megafon janë duke I bërë thirrje Ramës përpara zyrës së tij në Kryeministri për plotësimin e 8 kërkesave të tyre. Rama është ngujuar në zyrë dhe nuk ka bërë asnjë mesazh në faqet e tij Facebook dhe Tëiter.
Njeri pas tjetrit ata marrin fjalën ndërkohë që kanë hedhur tymuese në ngjyrë të gjelbër.
Policia është bërë gardh përpara godinës së qeverisë dhe vëzhgon ën qetësi, protestën, e cila po ndizet minutë pas minute me thirrje, por në çdo moment paqesore.
Bottom of Form
Studentët nuk heqin dorë nga protestat deri në plotësimin e 8 kërkesave. Ndërkohë që kryeministri Rama i kërkon dialog, ditën e sotme ata kanë thirrur një protestë kombëtare.
Ata kanë njoftuar se nga ora 9-11 do të mblidhen dhe do të protestojnë para fakulteteve dhe më pas në orën 11:30 deri në orën 14:30 do të jenë para kryeministrisë.
Protesta e sotme është mbarë kombëtare dhe pritet të këtë mbështeteje edhe nga qytetarët.

Studentët “pushtojnë” Bulevardin, qytetarë nga e gjithë Shqipëria në protestë

Studentët pushtojnë bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, bashkohen në protestë qytetarë nga e gjithë Shqipëria.
Studentët nuk heqin dorë nga protestat deri në plotësimin e 8 kërkesave. Ndërkohë që kryeministri Rama i kërkon dialog, ditën e sotme ata kanë thirrur një protestë kombëtare.
Ata kanë njoftuar se nga ora 9-11 do të mblidhen dhe do të protestojnë para fakulteteve dhe më pas në orën 11:30 deri në orën 14:30 do të jenë para kryeministrisë.
Protesta e sotme është mbarë kombëtare dhe pritet të këtë mbështeteje edhe nga qytetarët.

Rama tmerrohet nga protesta masive e studentëve, blindon kryeministrinë!

Të gjithë fakuletet në universitetin e Tiranës, kanë bojkotuar mësimin prej 13 ditësh, pasi po protestojnë për plotësimin e kërkesave të tyre.
Studentët të cilët fillimisht i nisën protestat e tyre para ministrisë së Arsimit, tashmë prej ditësh janë pozicionuar para kryeministrisë, ndërkohë që kanë protestuar paqësisht duke mos krijuar incidente. 
Por së fundmi kryeministri Edi Rama ka shtuar forcat e sigurisë, ku siç shihet dhe nga fotot ka një numër të madh policësh.
Megjithëse kryeministri Edi Rama ka kërkuar dialog për plotësimin e 8 pikave të vendosur prej tyre, studentët në mënyrë të vendosru refuzojnë të negociojnë me qeverinë.
Kërkesat e studentëve:
1-Rritja e buxhetit me 5 % e GDP me qëllim mundësimin e përgjysmimit të tarifës së studimit për çdo nivel studimi, përmirësimin e mësimdhënies dhe infrastrukturës, Universitet/konvikt.

2-Transparencë me buxhetin nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë dhe IAL-ve, publikimi i të gjitha shpenzimeve online.
3-Rritja nga 10 % në 50 % e peshës totale të votës së studentëve për të zgjedhur kandidatët për dekan, rektor dhe çdo fakultet të ketë një përfaqësues të studentëve në senatin akademik.
4-Rishikim i titujve akademikë dhe verifikimi i plagjiaturave të doktoraturave dhe teksteve mësimore.
5-Mbështetur në nenin 99 mbi Këshillet e Studentëve, Ligji i Arsimit të lartë, pika 2 kërkojmë që Bordi i Administrimit të IAL-ve të ketë numër të barabartë votash si nga MASR dhe IAL-të si dhe të shtohen një përfaqësues në këtë bord nga studentët.
6- Pajisja e të gjithë studentëve me Kartën e Studentit brenda vitit akademik 2018-2019 (të ndiqen nga bashkitë përkatëse)
7-Ndërtimi i një biblioteke me standarde Europiane dhe me libër universitar online, falas për studentët në gjuhën shqipe.
8-Vlerësim i perfomancës në mësimdhënie dhe kërkim shkencor i pedagogut, publikim i tij, online dhe regjistrimi i leksioneve.

Protesta/ Universiteti i Mjekësisë: Mbështesim kërkesën për përgjysmimin e tarifave

Universiteti i Mjekësisë në Tiranë ka marrë një vendim lidhur me kërkesat e studentëve protestues, duke nisur nga përgjysmimi i tarifave. Në deklaratën e tij datë dhjetor 2018 thuhet:
DEKLARATË E PËRBASHKËT E SENATIT AKADEMIK DHE BORDIT TË ADMINISTRIMIT TË UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË
Senati Akademik i UMT-së në mbledhjen e përbashkët me Bordin e Administrimit, Administratorin, Rektoratin, Dekanet dhe Drejtorët përkatës të Rektoratit, në datat 11.12.2018 dhe 14.12.2018, shqyrtoi me përgjegjësi të lartë kërkesat e paraqitura nga Këshillat Studentore të UMT-së dhe vendosi:
Të mbështesë kërkesën e studentëve për përgjysmimin e tarifave te studimit. Senati Akademik pasi vlerësoi treguesit e buxhetit të vitit akademik 2018-2019 kërkon që efekti financiar që vjen nga ky reduktim të mbulohet nga granti i buxhetit të shtetit, pasi në të kundërt përgjysmimi i tarifave të studimeve, përballuar vetëm nga fondet e Universitetit do të rrezikonte qëndrueshmërinë financiare të institucionit dhe do të ndikonte negativisht në cilësinë akademike.
Bazuar në analizën financiare, Senati Akademik vendosi heqjen e gjithë tarifave të shërbimeve për studentët.
Senati Akademik dhe Bordi i Administrimit i kërkoi çdo fakulteti të bëjë një analizë të plotë të kostove financare për çdo program studimi dhe t’i paraqesë ato për vlerësim në Senatin Akademik dhe Bordin e Administrimit.

Përsa i përket kërkesave të tjera, krahas mbështetjes për plotësimin e menjëhershëm të shumë prej tyre, i kërkoi Rektoratit, Dekanateve dhe Departamenteve të ngrenë grupe të përbashkëta pune me Keshillat Studentore përkatëse, për të analizuar dhe adresuar problematikat e ngritura në këto ditë proteste dhe në vazhdim, në mënyrë që ato të gjejnë zgjidhje dhe të reflektohen në dokumentet zyrtare të universitetit.
Senati Akademik dhe Bordi i Administrimit vendosi të realizojë një audit të gjërë të aktivitetit akademik dhe financiar të Fakulteteve përkatëse për 10 vitet e fundit dhe UMT-së prej ditës të konstituimit të tij me synim evidentimin e problematikave dhe korrigjimin apo përmirësimin e tyre.
Senati Akademik, në vlerësim edhe të kërkesave të studentëve vendosi të përmiresojë trasparencen duke pasqyruar në faqen zyrtare të tij aktivitetin financiar të universitetit.
Senati Akademik duke vlerësuar kontributin e pedagogëve të UMT-së në formimin ndër vite të profesionistëve të shëndetit, i fton ata, në respektim të lirisë së tyre akademike, të marrin pjesë së bashku me studentët në një diskutim të gjërë për përmirësimin e cilësisë akademike dhe shkencore të arsimit mjekësor, pasi studentët dhe pegagogët përbëjnë dy kolonat bazë në të cilat mbështetet formimi universitar.
Senati Akademik dhe Bordi i Administrimit përshëndesin çdo lëvizje studentore që i shërben përpjekjeve tona të vazhdueshme për rritjen e cilësisë së arsimit të lartë mjekësor.

Vendimi
Senati Akademik i UMT-së në mbledhjen e përbashkët me Bordin e Administrimit, Administratorin, Rektoratin, Dekanet dhe Drejtorët përkatës të Rektoratit, në datat 11.12.2018 dhe 14.12.2018, shqyrtoi me përgjegjësi të lartë kërkesat e paraqitura nga Këshillat Studentore të UMT-së dhe vendosi:
1. Të mbështesë kërkesën e studentëve për përgjysmimin e tarifave te studimit. Senati Akademik pasi vlerësoi treguesit e buxhetit të vitit akademik 2018-2019 kërkon që efekti financiar që vjen nga ky reduktim të mbulohet nga granti i buxhetit të shtetit, pasi në të kundërt përgjysmimi i tarifave të studimeve, përballuar vetëm nga fondet e Universitetit do të rrezikonte qëndrueshmërinë financiare të institucionit dhe do të ndikonte negativisht në cilësinë akademike.
2. Bazuar në analizën financiare, Senati Akademik vendosi heqjen e gjithë tarifave të shërbimeve për studentët.
3. Senati Akademik dhe Bordi i Administrimit i kërkoi çdo fakulteti të bëjë një analizë të plotë të kostove financare për çdo program studimi dhe t’i paraqesë ato për vlerësim në Senatin Akademik dhe Bordin e Administrimit.
4. Përsa i përket kërkesave të tjera, krahas mbështetjes për plotësimin e menjëhershëm të shumë prej tyre, i kërkoi Rektoratit, Dekanateve dhe Departamenteve të ngrenë grupe të përbashkëta pune me Keshillat Studentore përkatëse, për të analizuar dhe adresuar problematikat e ngritura në këto ditë proteste dhe në vazhdim, në mënyrë që ato të gjejnë zgjidhje dhe të reflektohen në dokumentet zyrtare të universitetit.

5. Senati Akademik dhe Bordi i Administrimit vendosi të realizojë një audit të gjërë të aktivitetit akademik dhe financiar të Fakulteteve përkatëse për 10 vitet e fundit dhe UMT-së prej ditës të konstituimit të tij me synim evidentimin e problematikave dhe korrigjimin apo përmirësimin e tyre.
6. Senati Akademik, në vlerësim edhe të kërkesave të studentëve vendosi të përmiresojë trasparencen duke pasqyruar në faqen zyrtare të tij aktivitetin financiar të universitetit.
7. Senati Akademik duke vlerësuar kontributin e pedagogëve të UMT-së në formimin ndër vite të profesionistëve të shëndetit, i fton ata, në respektim të lirisë së tyre akademike, të marrin pjesë së bashku me studentët në një diskutim të gjërë për përmirësimin e cilësisë akademike dhe shkencore të arsimit mjekësor, pasi studentët dhe pegagogët përbëjnë dy kolonat bazë në të cilat mbështetet formimi universitar.
8. Senati Akademik dhe Bordi i Administrimit përshëndesin çdo lëvizje studentore që i shërben përpjekjeve tona të vazhdueshme për rritjen e cilësisë së arsimit të lartë mjekësor.

Studentët paralajmërojnë Ramën: Grevë urie nëse nuk plotëson 8 kërkesat!

Studentët e universiteteve publike në vend kanë paralajmëruar sot një protestë masive përpara Kryeministrisë. Ashtu sikur edhe dje, ata i bënë thirrje qytetarëve shqiptarë që të jenë të pranishëm në këtë protestë paqësore. Rreth orës 09:00 studentët nisën të mblidhen nëpër fakultetet e tyre, ndërsa kanë gjetur forma të veçanta, duke vendosur shirita apo dhe zinxhirë nëpër dyert e këtyre institucioneve, për të pezulluar kështu mësimin.
Pavarësisht thirrjeve, ata kanë nënvizuar faktin se kauza e tyre nuk është politike, ndërsa shtojnë se do vazhdojnë protestat deri në plotësimin e 8 kërkesave pa dialog.
Studentët kanë pohuar se tubimi nuk do të marrë ngjyrime politike.
Ditën e sotme po ashtu është paralajmëruar edhe një takim në Rektorat me studentët, ndërsa nuk dihet nëse këta të fundit do të shkojnë. Ndonëse prej 13 ditësh të rinjtë që vazhdojnë arsimin e lartë në Tiranë, dhe jo vetëm, protestojnë, kryeministri Edi Rama nëpërmjet deklaratave për mediat apo dhe postimeve në rrjetet sociale nuk lëshon pe, duke i bërë të ditur të rinjve se kërkesat e tyre do të zgjidhen vetëm përmes dialogut.
Ora 10:20 Studentët e Arkitekturës bllokojnë ’21 Dhjetorin’
Studentët e Arkitekturës dhe Urbanistikës pasi u mblodhën tek fakulteti, nisën marshimin e tyre, ndërsa në shenjë proteste bllokuan kryqëzimin e ‘21 dhjetorit’. Studentët do të qëndrojnë aty për gati 30 minuta. Gjatë qëndrimit në këtë pikë strategjike, për lëvizjen dhe qarkullimit të mjeteve, studentët këndojnë në kor himnin kombëtar.
Ora 10: 00 Ndërsa pritet të nisë protesta e studentëve e cila sot hyn në ditën e 13 të saj, forca të shumta policie kanë rrethuar kryeministrinë.

Ora: 09:45 Studentët paralajmërojnë grevë urie
Teksa pohojnë se do të ketë përshkallëzim të protestës, studentët kanë paralajmëruar grevë urie. Një prej studentëve të Politeknikut tha për gazetarin Erjon Skëndaj se nëse sot nuk plotësohen kërkesat e tyre, ata do të ngujohen brenda Politeknikut dhe më pas do të hyjnë në grevë urie.
Ora 09: 43 Studentet: Përshkallëzim 
Nga ambientet e Universitetit Politeknik një prej studenteve tha për gazetarin Erjon Skëndaj se ditën e sotme do të ketë përshkallëzim të protestës. “Ne kemi vendosur që të mblidhemi tek fakultetet tona dhe të bllokojmë ato. Më pas do të nisemi drejt Kryeministrisë. Nuk e di se çfarë do të ndodhë sot, por di të them se turma vendos. Nuk duhet të ngatërrohen me rininë, ne jemi e ardhmja e këtij vendi. Kërkesat tona janë elementare”, tha studentja.
Ora 09:20: Studentët bllokojnë hyrjet e fakulteteve
Rreth orës 09:00 studentët kanë nisur të mblidhen nëpër fakultetet e tyre, ndërsa kanë gjetur forma të veçanta sipas tyre, duke vendosur shirita apo dhe zinxhirë nëpër dyert e këtyre institucioneve.

Protesta kombëtare, studentët e rretheve nisen drejt Tiranës

Studentëve të Tiranës do t’i bashkohen edhe kolegët e tyre nga rrethet. Rreth 200 studentë janë mbledhur Universitetit ‘Aleksandër Xhuvani’ ndërsa do të nisen drejt Tiranës.
Ndërkohë, nga Shkodra drejt kryeqytetit janë nisur rreth 100 studentë. Po ashtu, e njëjta situatë paraqitet edhe në Korçë. Grupe studentësh janë nisur me autobusë drejt Tiranës.

Elbasan
Studentë e Universitetit Aleksandër Xhuvani bojktot auditoreve. Studentët u mblodhën para hyrjes kryesore të Universitetit. Pasi u mblodhën aty, ata marshuan rrugëve të qytetit ku iu bashkuan edhe maturantët për t’u silidarizuar me protestën e tyre. Më pas ata udhëtuan drejt Tiranës për t’u bërë pjesë e protestës para Kryeministrisë.

Shkodër
Studentët e Shkodrës janë nisur drejt Tiranës. Rreth 100 studentë vazhdojnë bojkotin e procesit mësimor për t’iu bashkuar protestës tek Kryeministria. Një student ka paguar një autobus për të gjithë studentë.

Korçë
Është një organizim i pavarur, studentët që kanë zgjedhur të shkojnë në Tiranë përdorin mjetet e tyre. Nuk kemi një numër të caktuar, pasi studentët nuk janë organizuar.

Gjirokastër
Studentëve të Gjirokastrës u janë plotësuar disa pika nga kërkesat e tyre. Përgjysmimi i tarifës nuk është pikë e kërkesave të studentëve të këtij qyteti, pasi aty çmimet janë më të ulëta. Ata kanë kërkuar kushte më të mira mësimdhënie. Studentëve u është premtuar që do rishikohen dhe kërkesa të tjera. Ndërkohë asnjë student nga Gjirokastra nuk do udhëtojnë drejt Tiranës, por mbështesin kauzën nga ky qytet.