Sipas parashikimit të Meteoalb, ditët vijuese mbeten në ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme kontinentale duke diktuar mot të kthjellët, por të ftohte në të gjithë vendin.
Edhe fundjava parashikohet e kthjellët dhe e ftohtë, ndërsa dita e diel sjell reshje të dobëta shiu si edhe dëbore në zonat malore.
Temperaturat e ajrit sërish do të pësojnë rënie në orët e mëngjesit dhe të mesditës duke bërë që minimumi të ulet deri në -6 grade °C ne zonat malore dhe maksimalja të arrijë deri në 18 °C në zonat e ulëta dhe bregdetare.
Sipas Meteoalb, ditët më të ftohta të javës janë e premtja dhe e shtuna.
Ulje drastike e temperaturave, ja kur pritet të bjerë borë
Matja e numrit të rrahjeve të zemrës mund t’ju shpëtojë jetën
Matja e të rrahurave të zemrës gjatë pushimit mund të ndihmojë në parashikimin e problemeve me zemër te femrat, pavarësisht aktivitetit fizik dhe faktorëve të tjerë të rrezikut, pohon studimi i ri.
Në këtë studim kanë marrë pjesë 129.135 në postmenopauzë, të cilat deri atëherë nuk kishin pasur probleme me zemrën.
Këtyre femrave i është matur numri i të rrahurave të zemrës gjatë kohës kur ato kanë pushuar.
Para fillimit të studimit janë marrë parasysh edhe faktorët e rrezikut (shtypja e lartë e gjakut, niveli i lartë i kolesterolit në gjak, pirja e duhanit, konsumimi i alkoolit etj.) të cilët mund të ndikojnë në shëndetin e zemrës si dhe në numrin e të rrahurave të zemrës në minutë.
Këto femra janë përcjellë për tetë vite dhe janë shënuar të gjitha vizitat mjekësore dhe problemet me zemër. Gjatë kësaj periudhë nga numri i përgjithshëm (129.135), probleme me zemër kanë pasur 2.281 femra, ndërsa 1.877 prej tyre kishin pësuar infarkt të zemrës.
Shkencëtarët kanë zbuluar se femrat të cilat kishin numër më të madh të të rrahurave të zemrës në minutë (më shumë se 76 rrahje në minutë) gjatë kohës kur ato pushonin, ishin të prira që të zhvillonin probleme me zemrën, në krahasim me fermat të cilat kishin numrin më të ulët të rrahjeve në minutë (62 rrahje në minutë ose më pak) gjatë kohës kur pushonin.
Më tutje është treguar se lidhja ndërmjet numrit të të rrahurave të zemrës gjatë pushimit dhe problemet e zemrës nuk varen nga aktiviteti fizik, ndërsa këto probleme më shpesh shfaqen ndërmjet moshës 50 dhe 64 vjeçare.
Berisha zbulon simbolin të cilit i përulet Rama: Rrëzoi Shqiponjën për bunkerët e etërve të tij xhelatë!
Ish-Kryeministri Sali Berisha, i është rikthyer sërish rrëzimit të monumentit të Shqiponjës nga ana e qeverisë dhe ka zbuluar simbolin që i përulet Kryeministri Rama.
Përmes një postimi në facebook, Berisha thotë se Rama e urren shqiponjën e flamurit dhe simbol të tij ka bunkerin e etërve të tij xhelatë.
Ja postimi i ish-kryeministrit Berisha
Jo shqiponja e flamurit qe urren por bunkeri i eterve te tij xhelat eshte simboli i Zografit bis. sb
Haradinaj: Më ftuan të bëhem pjesë e skenarit për ndarjen e Kosovës, ai që firmos këtë marrëveshje do të vulosë fundin e vet
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, synon një pjesë të veriut të Kosovës, në shkëmbim të njohjes së pavarësisë së vendit.
Ai ka thënë në T7, se serbët po provojnë të marrin pjesët e veriut të Kosovës, me pasuri natyrore.
Ramush Haradinaj ka thënë se skenari për ndarjen e Kosovës është përgatitur nga Beogradi dhe presidenti Vuçiç dhe u është paraqitur ndërkombëtarëve duke u thënë se Serbia do të njihte Kosovën por duhet të merrte diçka për t’u justifikuar para serbëve.
Kryeministri ka thënë se, e di shumë mirë se prekja e kufijve të vendit është skenar i Beogradit.
Ai ka thënë se serbët e kanë ftuar edhe atë që të bëhet pjesë e këtij skenari për ndarjen e Kosovës.
Haradinaj njihet si kundërshtar i madh i idesë së korrigjimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë, për të cilën presidenti Thaçi thotë se nuk nënkupton në asnjë formë ndarje të Kosovës.
Për më tepër ai ishte i qartë në deklaratën e tij se, “ai që firmos një marrëveshje që cënon territorin e Kosovës do të vuloste fundin e vet”.
“Ata dëshirojnë të marrin rrugën që shkon prej Zveçanit deri në Jarinje dhe disa vendbanime Kushtovë, por janë rezervat më të madhe të xehjes dhe në atë pjesë e synon më së shumti Presidenti Serb, Vuçiç. Por unë nuk besoj se do të ndodhë këtë, kushdo që e bën këtë do të bën shkelje ligjore dhe duhet të ndjeket me ligj”, ka thënë Haradinaj.
Tabaku: Reforma territoriale ka dështuar totalisht! Bashkitë kanë para vetëm për rrogat
“Reforma territoriale ka dështuar totalisht”! Kështu deklaroi deputetja e PD, Jorida Tabaku në tryezën e organizuar në lidhje me Reformen Territoriale, e cila kryesohet nga Presidenti i Komitetit Europian të Rajoneve Franz Schausberger.
Në fjalën e saj, Tabaku tha se 3 vjet pas nisjes së zbatimit të saj, propaganda qeveritare për këtë reform ka rënë poshtë.
Zyrtarja demokrate tha se bashkitë tashmë nuk mund të bëjnë asnjë investim pasi fond ii tyre shkon vetëm për paga.
Po kështu Tabaku i’u referua edhe diskriminimit politik që u bëhët bashkive që drejtohen nga e djathta.
Ajo tha se 90 % e fondit të zhvillimit të rajoneve shkon për bashkitë e majta. Rasti më flagrant është a ii Lezhës por dhe mjaft bashkive të tjera të djathta të cilat pavarësisht projekteve të paraqitura, kanë mbetur në mes të 4 rrugëve nga diskriminimi financiar i qeverisë.
“Kjo reformë ka prodhuar dështim të madh. Ky process nuk u shoqërua nuk asnjë moment me buxhete të përshtatshme, transferim kompetencash etj. 3 vite pas nisjes së zbatimit, propaganda e tyre ka rënë poshtë.
Bashkitë shpenzojnë 116 milionë euro vetëm paga. Bashkitë nuk mund të bëjnë investime, pasi buxheti i tyre shkon vetëm për paga.
Taksat janë rritur dhe në funde të ditës qytetarët nuk e marrin shërbimin.
Bashkia e Lezhës psh, ka paraqitur me dhjetra projekte por ka mbetur në mes të 4 rrugëve.
90 përqind e fondit të zhvillimit të rajoneve shkon për bashkitë e majta dhe jo për të djathtat.
Kjo reformë pra nuk ishte territoriale por elektorale.
Aktualisht kemi lëvizur nga një demokraci lokale e zgjedhur në atë të emëruar.
67 % e shqiptarëve, sipas raporteve ndërkombëtare, nuk besojnë se administrate lokale e kryen punën e saj.
Reforma territoriale ka dështuar, është sakat, si cdo gjë që kjo qeveri ka prodhuar.
Ne kemi një ide të qartë që lidhet me rikonceptimin e pushtetit vendor dhe rikthimin e demokracisë locale.
Sot Qarqet janë jashtë loje.
Askujt nuk i duhen qëndrat bosh të qyteteve, apo platformat online që nuk i kryejnë punë kujt.
Njerëzit kanë nevojë shërbime, ujësjellësa.
Teatri Kombëtar është bërë një cështje europiane.
Dhe kjo cështje është shembulli sesi qeveria shkel kopetencat e qeverisjes lokale.
I janë marrë të gjitha kopetencat këshillit bashkiak. Teatri në fakt është dëshmi e dështimit të plotë të reformës territoriale”, tha Jorida Tabaku.
Konfirmohet blerja e votave/ “Rroftë Dako, rroftë PS, aty qaj hallet”, deklarata bombë e “Niçes” në gjyq
“Rroftë Dako, rroftë PS, aty i qaj hallet”. Kështu ka deklaruar nga salla e gjyqit sot Astrit Avdyli, një nga të arrestuarit si pjesë e bandës së ‘Avdylave’ në sajë të operacionit të “Vo-Vo 4”. Para togave të zeza Avdyli u shpreh se Ndokat i ka miq. i kam njohur në burg. Ndokat i ka miq, i kam njohur në burg”, tha ai.
Me deklaratën e tij të sotme, Astrit Avdyli konfirmoi lidhjet e ngushta me kreun e Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako dhe Partinë Socialiste për blerjen e votave.
Banda e Avdylajvve ka blerë votat për të bërë Vangjush Dakon kryertar Bashkie në Durrës. Mediat publikuan para disa ditësh telefonatat që Dako ka bërë me “Niçen” e Shijakut (tashmë i arrestuar) të cilit i kërkon takim.
Ne bisedën e datçs 27 qershor 2017 mes Dakos dhe njërit nga anëtarët e bandës së Avdylajve zbulohet bashkëpunimi në blerjen e votave.
Niçja: Hë kryetar, hë vllai.
Vangjush Dako: Niçe, ku je?
Niçja: Këtu vërdallë…
Vangjush: Ku është Astriti?
Niçja: Ka lëviz një çikë.
Vangjush Dako: Ku ka lëviz? Jashtë Durrësit?
Niçja: Eh… ça ka? Ka ndonjë gjë?
Vangjush Dako: Po jo mo, doja ta takojsha, ta falenderojsha, ta pyesja një çikë.
Niçja: Po, po ku je ti? Të vij të të takoj… Njësoj është, si ai si unë, e di që jemi një
Vangjush Dako: Po mirë mo mirë, por doja ta takoja…kanë pi ato.
Niçja: Po, e di po, kanë lëviz… Me të taku një çikë unë ty!
Vangjush Dako: Unë tani jam duke ardh nga… rrugës… rrugës…
Për këtë telefonatë Dako u justifikua se po e falënderonte për punën e bërë në zgjedhje dhe se nuk e kishte idenë për problemet e tij me ligjin.
“Niçja” është një qytetar i Durrësit me të cilin kam folur dhe që është një nga këta që është kapur. Kam folur me këtë pas zgjedhjeve. Për ta falënderuar. Ai lufton për mua më jep vota dhe unë të mos i bëj një telefon? Astriti është vëllai i Niçes. Ku e di unë se me ça merrej ai. Nëse ka info policia dhe le të merrej me të. Mua nuk më ka thënë njeri gjë që ky merrej me aktivitete të paligjshme”, u justifikua Dako, por që vetëm 1 minutë më pas “ra vetë brenda” pasi e pranoi që e dinte për problemet e tyre me drejtësinë, por tashmë i konsideron “qytetarë të rehabilituar”.
“E di që ka bërë burg. Tani është rikuperuar dhe është qytetar i mirë”, tha Dako duke lënë të gjithë me gojë hapur.
Së dyti del se Dako u ka kërkuar bashkëpunim personave me precedentë penalë dhe për këtë ka qenë në dijeni. Përgjimet kanë zbuluar që personat nën hetim bënin edhe pazare për vota duke i thënë njëri-tjetrit: “Thuaj Vangjushit t’i japim ndonjë lek, që të votojnë!”
Kryebashkiaku i Durrësit u mundua të gjejë një tjetër justifikim: “Ore dhe mua më marrin vetë dhe më thonë vetë: “A do na japësh ndonjë lek për votën?” Ky është muhabet kot. Pse për bisedat e këtyre do jap përgjigje unë? Atyre u duket vetja kushedi çfarë janë dhe mburren: “Flas unë me Vangjushin. Ta zgjidh unë”.
Poblemi i tretë kryebashkiakut të Durrësit është një tjetër dokument i publikuar mbrëmjen e kësaj të enjteje, pjesë e dosjes së Prokurorisë së Krimeve të Rënda ku zbardhet një përgjim telefonik mes njërit prej personave të arrestuar si pjesë e bandës së trafikut të drogës me qendër në Shijak dhe Vangjush Dakos.
“Jasin Kala alias “Cine” nga Shijaku i shkruan SMS- Dakos: “Shif se do vijnë FNSH, këtu te unë. Kështu më thanë. Cini jamë”. Dako i ka kthyer përgjigje se është në Itali.
Në këtë mënyrë u rërzua edhe alibia e tretë e Dakos se ai flet me qytetarët vetëm për zgjedhjet. Ky përgjim tregon se bashkëpunimi vazhdon dhe se si kryebashkiaku i Durrësit “u zgjidh hallet” votuesve të tij të ndershëm.
Protestuesit mësyjnë në Bashki, përplasen fizikisht me policinë e Veliajt
Protestuesit e Unazës së Re kanë mësyrë hyrjen e bashkisë së Tiranës, pasi asnjë përfaqësues nuk ka dalë prej saj të takojë me ta. Banorët janë përplasur me policinë bashkiake, që ka penguar hyrjen. Banorët janë përplasur fizikisht me policët bashkiakë, ndërsa Veliaj dhe zyrtarët e tjerrë të Bashkisë janë fshehur nëpër zyra.
Protestuesit e irrituart thërrisnin “O Erjon, o legen, prite prite se po vjen”…
Protestuesit kanë tentuar të hapin me forcë portën e madhe të bashkisë për të hyrë brenda, por më pas janë tërhequr sërish pas ndërhyrjes së policisë.
Banorët e Unazë së re janë mbledhur përpara bashkisë së Tiranës me thirrje të fuqishme dhe me fishkëllima bilbilësh për të tërhequr vëmendjen e qeverisë dhe të kryetarit të bashkisë së Tiranës.
“Ne nuk kemi ushtri, vetëm me trupat tona do t’i mbrojmë pronat tona”, tha një burrë.
“Na thanë se do të na paguajnë qera, por ne nuk jemi të punësuar që të paguajmë.”
“Këta e duan si ua bënë kuksianët në Kalimash, por ne nuk jemi vetëm kuksianë këtu, por jemi nga jugu dhe nga veriu”, tha një tjetër.
Protestuesit ultimatum Veliajt: “Ke 10 minuta kohë të vish tek ne, ndryshe do të vijmë ne tek ti”!
‘Erion Veliaj, ke 10 minuta kohë të vish tek ne të na japësh përgjigje, ndryshe do të vijmë ne tek ti!” Ky ishte ultimatumi që i dhanë para pak minutash, kryebashkiakut të Tiranës, qindra protestues, banorë të Unazës së Re që po u shemben shtëpitë nga shteti.
Ata kanë marrë megafonin dhe janë duke bërë thirrje të forta përpara zyrave të kryebashkiakut Erion Veliaj.
“Po qajmë hallin tonë, se po na prishin shtëpinë tonë. Po na prishin foletë si dallëndyshja. Prishja folenë para se ta ndërtojë, por jo pasi e ka ndërtuar.
Ne kemi 30 vjet në ato shtëpi. Ku ishte shteti?!
Banorët e Unazë së re janë mbledhur përpara bashkisë së Tiranës me thirrje të fuqishme dhe me fishkëllima bilbilësh për të tërhequr vëmendjen e qeverisë dhe të kryetarit të bashkisë së Tiranës.
“Ne nuk kemi ushtri, vetëm me trupat tona do t’i mbrojmë pronat tona”, tha një burrë.
“Na thanë se do të na paguajnë qera, por ne nuk jemi të punësuar që të paguajmë.”
“Këta e duan si ua bënë kuksianët në Kalimash, por ne nuk jemi vetëm kuksianë këtu, por jemi nga jugu dhe nga veriu”, tha një tjetër.
Veliaj fshihet/ Protestuesit rrethojnë Bashkinë, deputetët e opozitës mbështesin banorët
Banorët e Unazës së Re janë organizuar sërish sot në ditën e tyre të dhjetë të protestës, sërish përpara bashkisë së Tiranës.
Protestës së tyre i janë bashkuar sot edhe deputetët e të dy grupeve parlamentare të opozitës, të PD-së dhe të LSI-së. Protesta ka nisur në orën 10:00 dhe do të vazhdojë derisa banorët të marrin kompensimin 100% për banesat e tyre dhe bizneset që do t’u prishen.
Dje, banorët, pas tetë ditëve protestë tek aksi rrugor që do të zgjerohet nga Pallati me Shigjeta deri tek sheshi Shqiponja, u mblodhën përpara bashkisë së Tiranës dhe kërkuan, pa u konfrontuar me Policinë, takim me kryebashkiakun.
Për afro dy orë, ata qendruan duke lëshuar thirrje dhe tundur pankarta me thirrjet Kryeministër ku je? Lali Eri ku je fshehur? Fuqia e njerëzve është më e fortë se njerëzit në pushtet, Duam pronat tona, shtëpitë tona janë bërë me gjak etj.
1 vit nga përmbytjet, Mziu: 700 familjet e dëmtuara në Kamëz nuk kanë marrë ende dëmshpërblimin nga qeveria
Reshjet e vitit të kaluar sollën përmbytje në Kamëz dhe Paskuqan. Pavarësisht nga ndërhyrja e Bashkisë brenda kapaciteteve të saj, e gjendur përballë vetos së qeverisë për të pajisur Kamzën me ekskavatorët për pastrimin e kolektorëve si dhe dhënien e fondeve për ndërtimin e tyre, sërish me qindra familje u gjendën nën ujë. Reagimi i Bashkisë Kamëz për t’u ardhur në ndihmë ishte i shpejtë, ku në kohë rekord grupi i punës së Bashkisë ofroi ndihmën në terren dhe bëri evidentimin e çdo dëmi në secilën familje.
Kryetari i Bashkisë Kamëz, z. Xhelal Mziu, ka bërë thirrje dhe vijon t’i bëjë thirrje qeverisë për sjelljen e ekskavatorit, ndërtimin e tre kolektorëve problematikë që sjellin përmbytje – premtim i pambajtur nga Rama në Kamëz – si dhe dëmshpërblimin e familjeve të dëmtuara.
Kryebashkiaku Xhelal Mziu thotë: “Kur jemi një vit nga përmbytjet dhe familjet në Kamëz pësuan dëme, nuk kanë marrë ende asnjë lekë nga qeveria. Kujtojmë që si pasojë e reshjeve të dendura të shiut në territorin e Bashkisë Kamëz, qytetarët kanë pësuar dëme të konsiderueshme në orendi dhe pajisje elektroshtëpiake dhe materiale ndërtimore nga përmbytjet, me pasojë dëmtimin e banesave dhe objekteve të tjera të qytetarëve të Bashkisë. Bashkia Kamëz, nga ana e saj, ka ngritur grupet e punës me urdhrin nr. 385, datë 1.12.2017, për verifikimin dhe konstatimin e dëmeve të shkaktuara në gjithë territorin e saj. Nga verifikimet e kryera në zonat e përmbytura, nga grupet e punës u konstatuan rreth 700 familje të përmbytura, të cilat kanë pësuar dëme të mëdha ekonomike”.
Sipas z. Mziu, Bashkia Kamëz, në pamundësi financiare për përballimin me të ardhurat e saj të gjitha dëmet e shkaktuara nga përmbytjet e ndodhura në zonë dhe për t’u ardhur në ndihmë këtyre familjeve të dëmtuara nga reshjet e shumta të shiut të datës 30.11.2017, pas evidentimit ka bërë një përpilim të saktë të listës së familjeve dhe dëmeve dhe i ka kërkuar po në kohë rekord Këshillit Bashkiak që të miratojë shumën e dëmshpërblimit financiar sipas listës së familjeve në nevojë dhe dërgimin për financim pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Emergjencave Civile, procedurë tashmë e kryer.
“Bazuar në relacionin përcjellë nga Drejtoria e Shërbimeve Publike, Këshilli Bashkiak bëri “Miratimin e shumës së dëmshpërblimit me vlerë 276.051.865 (dyqind e shtatëdhjetë e gjashtë milion e pesëqind e një mijë e tetë qind e gjashtëdhjetë e pesë) lekë të 700 familjeve të përmbytura nga reshjet e shiut të datës 30.11.2017 dhe dërgimin për financim të kësaj shume pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Emergjencave Civile, për mungesë fondesh financiare të Bashkisë Kamëz”, thotë kryetari i Bashkisë Kamëz, Xhelal Mziu. Kur jemi një vit nga përmbytjet e vitit të kaluar, ende rreth 700 familjet nuk kanë marrë asnjë kacidhe nga qeveria “Rama”, e cila si gjithnjë Kamzën e diskriminon në çdo drejtim. Qytetarët, me shpresën që një ditë do të marrin dëmshpërblimin, luten që këtë vit të mos përmbyten sërish!