37.5 C
Tirana
E martë, 12 Gusht, 2025

Genocidi ukrainas: Një histori e tmerrshme dhe e panjohur

Zija vrastare e bukës që goditi Ukrainën në periudhën 1932 – 1933 merr emrin Holodomor. Jo vetëm që Stalini ishte në dijeni, por edhe e ashpërsoi qëllimisht. Një histori e mbajtur e fshehur gjatë nga autoritetet sovjetike. Për këtë kemi biseduar me historianen Anne Applebaum

Nga fundi i vitit 1932 në mesin e 1933 Bashkimi Sovjetik, i udhëhequr nga Josif Stalini, përjetoi një zi të tmerrshme buke, që i detyrohej parasëgjithash politikës katastrofike që i detyronte fshatarët të punonin në ferma kolektive. Në Ukrainën sovjetike situate u ashpërsua qëllimisht nga aktivistë që merrnin ushqimin nga shtëpitë me qëllim që të dobësonin lëvizjen separatiste ukrainase dhe një gjë e tillë shkaktoi miliona të vdekur. E njohur në Ukrainë si Holodomor, zija e bukës qe një prej mizorive më të mëdha të shekullit të XX-të, por falë punës së kujdesshme të errësimit nga ana e qeverisë sovjetike, në dekadat e mëvonshme u fol shumë pak për të. Për këtë arësye kemi intervistuar historianen Anne Applebaum, e cila ba botuar edhe një libër lidhur me këtë temë, të titulluar “Red Famine: Stalin’s War on Ukraine”.

Cili ishte pozicioni i Ukrainës në Bashkimin Sovjetik përpara zisë së bukës?
Për nga përmasat, Ukraina ishte republika e dytë brenda Bashkimit Sovjetik dhe e kishte pasur revolucionin e saj kombëtar në vitin 1917: në luftën civile që ka pasuar, forcat republikane antibolshevike kishin luftuar me një frymë të tillë sat ë zmbrapsnin ushtrinë e Kuqe dy herë të mira, përpara se të nënshtroheshin përfundimisht. Më pas, në vitet ’20, si lëshim ndaj kulturës ukrainase, Lenini dhe më pas Stalini u lanë shkrimtarëve, artistëve, politikanëve dhe historianëve ukrainas një liri më të madhe karshi homologëve respektivë rusë. Por në vitin 1932, teksa zija e bukës përhapej në Bashkimin Sovjetik, Stalini e kapi rastin në ajër dhe miratoi një seri dekretesh që synonin t’i thellonin vështirësitë në Ukrainë, duke lëshuar njëkohësisht një sulm kundër elitës së vendit. Qëllimi i përdorimit të zisë së bukës ishte edhe që të nënshtrohej nëpërmjet terrorit klasa fshatare, për ta çrrënjosur një herë e mirë çdo shans për sovranitet kombëtar.

Po thoni se zija e bukës në Ukrainë qe në çdo aspekt dhe në gjithçka rezultat zgjedhjesh të qëllimshme?
Saktë. Nuk pati shkaqe natyrale: në atë pjesë të botës klima është gjithmonë e paqëndrueshme, por në periudhën 1932 – 1933 nuk pati asnjë variacion të denjë për t’u nënvizuar, pikërisht asgjë që të mund të justifikonte një zi buke që vrau rreth 4 milion njerëz. Ajo që e provokoi qe një seri vendimesh të qëllimshme, që përfshinin detyrimin për të dorëzuar sasi të paarësyeshme gruri dhe ndëshkime pë rata që nuk qenë në gjendje të bindeshin. Për t’i vënë në jetë këto masa, grupe aktivistësh të mbledhur si nga Rusia, ashtu edhe nga Ukraina, shkonin fshat më fshat duke u futur me dhunë nëpër shtëpitë e fshatarëve për të kontrolluar dhe marrë me vete të gjithë ushqimin që arrinin të gjenin. Dhe nuk merrnin vetëm grurin, por edhe farën e vënë menjanë për ta mbjellë vitin e ardhshëm, bukën që piqej në furrë dhe supën që ziente mbi zjarr, karrotat, bizelet, kungujt. Qëllimi i tyre ishte që të veprohej në mënyrë të atillë që njerëzve të mos u mbetej absolutisht asgjë. Pastaj, shteti mbylli edhe kufijtë e vendit, në mënyrë që popullsia të mos mund të shkonte e të kërkonte ushqim tjetërkund. Të izoluar nëpër fshatrat e tyre, fshatarët ukrainas humbën jetën me miliona.

Po Stalini ishte i vetëdijshëm për pasojat mizore e politikës së tij?
Natyrisht. Teksti i një letre dërguar Stalinit në vitin 1933 nga shkrimtari i famshëm sovjetik Mikhail Sholokhov, që jetonte pak përtej kufirit ukrainas, në rajonin e Kubanit, një pjesë tjetër e Bashkimit Sovjetik, që kishte vuajtur jashtëzakonisht shumë dhe që kishte një përqindje të lartë ukrainasish në popullsinë e tij, e përshkroi me saktësi situatën e tmerrshme. Stalini ju përgjigj se njerëzit që po vdisnin e meritonin një gjë të tillë, pasi pengonin realizimin e projektit të madh sovjetik dhe, për pasojë, duhej eliminuar. Nga fjalët e zgjedhura kuptohet në mënyrë të paekuivok se Stalini dinte për zinë e bukës dhe se i dukej e justifikuar.

Keni thënë se të vdekurit qenë 4 milion: nga buron kjo shifër?
Deri kohët e fundit, numri i viktimave ishte mjaft i diskutuar, pjesërish edhe për shkak të okultimit të zbatuar nga autoritetet: Bashkimi Sovjetik jo vetëm e mohoi ekzistencën e zisë së bukës teksa ishte në zhvillim (për shembull duke i penguar gazetarët që të shkonin në zonat e goditura), por e fshehu edhe më pas. Në vitin 1937 Stalini ndaloi botimin e rezultateve të një censimenti kombëtar, pasi numrat rezultonin shumë më të ulët nga parashikimi, dhe dokumentat zyrtarë vazhduan që të ndryshoheshin për vite të tëra, me qëllimin e saktë që të okultonin impaktin e zisë së bukës mbi popullsinë. Për të vlerësuar shifra të diskutueshme, demografët ukrainas janë detyruar që të rrëmojnë nëpër arkiva për lindjet dhe vdekjet, të vetmet të mbetura të paprekura nga censura, dhe t’i krahasojnë këto të dhëna me mesataret që do të priteshin për vendin. Kështu ka dalë një numër “vdekjes për shkaqe jonatyrore” që vërtitet rreth 3.9 milion personave.

Si arritën t’ia dalin të mbijetuarit?
Disa në më të keqen e mënyrave: duke hyrë në grupet e aktivistëve, duke ndihmuar që t’u konfiskohej ushqimi vetë fqinjëve të tyre të shtëpisë dhe duke marrë në shkëmbim racione nga qeveria. Të tjerë mbijetuan duke ngrënë gjërat më të paimagjinueshme: bar, kërcej, insekte, bretkoca, qenër, mace, deri edhe këpucë lëkure. Çdo gjë që ndoshta edhe për më së largu dukej organike zihej dhe hahej. Në pjesët më të pyllëzuara të vendit njerëzit mund të arrinin të fusnin në dorë kafshë të vogla të egra, kërpudha dhe gjëra të tjera të kësaj natyre. Të tjerë akoma ia dolën duke u arratisur nga Ukraina përpara se të mbylleshin kufijtë dhe disa të tjerë ia dolën të arratiseshin edhe më pas. Pati edhe njerëz që nga fshati u spostuan në qytetet kryesore.
Gjithësesi, sistemi më i zakonshëm për të mbijetuar ishte pasja e kontakteve me ndonjë institucion sovjetik, në përgjithësi spitale apo shkolla: të parët, të paktën teorikisht, duhet të vazhdonin të merreshin me të sëmurët; të dytët mbetën gjithmonë të hapura. Kush kishte akses në këto vende apo mund të mbështetej tek ndonjë familjar apo i afërt që punonte aty mund të arrinte të siguronte racione qeveritare. Paradoksalisht, ata që mund t’i ndihmonin njerëzit të mbijetonin qenë pikërisht burokratët shtetërorë. Qeveria krijoi edhe dyqane të shpërndara në të gjithë Ukrainën, ku njerëzit mund të shkëmbenin valutë të huaj, ar apo argjend me mallra ushqimore. Kështu, fshatarët u çveshën nga thesaret familjare, duke dorëzuar kryqe, orë dorë floriri, medalje ushtarake dhe çfarëdolloj objekti tjetër me vlerë që ruanin në shtëpitë e tyre. Edhe ky qe një sistem për ta plaçkitur popullin ukrainas nga kultura dhe nga historia e tij: t’i detyronte njerëzit që të privoheshin nga gjithçka kishin përfituar në trashëgimi vetëm që të mund të shpëtonin kokën.

A pati raste kanibalizmi?
Është një pikë e vështirë për t’u përcaktuar: njerëzit nuk flasin me dëshirë për këtë argument, nuk duhej as të rimendohej. Por nga arkivat del megjithatë një dokumentacion i pasur i përbërë nga prova rrethanore, që përmendin raste si kanibalizmi, ashtu edhe nekrofagie (konsumimi ushqimor i kufomave). Deri në zemrën e zisë së bukës, ideja e kanibalizmit shkaktonte tmerr dhe kush asistonte në ndonjë ngjarje të kësaj natyre e denonconte në polici: kemi dëshmi kanibalësh të arrestuar dhe të burgosur në të gjithë territorin kombëtar. Megjithatë, nga dokumentat duket se bëhet fjalë sidomos për persona të çmendur prej urisë.

Si përfundoi zija e bukës?
Holodomori përfundoi atëhere kur qeveria sovjetike vendosi që t’i japë fund. Në verën e vitit 1933 autoritetet e ndërprenë mbledhjen e detyruar të grurit dhe bastisjet, kështu që zija e bukës dora dorës u zgjidh. Nuk pati kurrë ndonjë përpjekje zyrtare për të mbështetur viktimat, asnjë program furnizimi public, as kërkesa për ndihma nga vende të tjera, siç kishte ndodhur në fakt gjatë një zije tjetër të rëndë buke në periudhën 1920 – 1921.

A do të ishte korrekt të quhej zija e bukës ukrainase e asaj periudhe si genocid?
Termi genocid u krijua nga nje hebre polak, avokati Raphael Lemkin, që – e dhënë interesante – vinte nga Ukraina perëndimore. Në kuptimin fillestar të dëshiruar nga krijuesi i saj, fjala itregonte shkatërrimin masiv (të tentuar apo të arritur) të një kombi të tërë jo vetëm me shtypjen fizike të popullsisë, por edhe me eliminimin e elementëve të tilla si kultura, gjuha dhe vendet e kultit të tij. Në këtë kuptim, zija e bukës në Ukraina kualifikohet padyshim si genocid. Por nëqoftëse konsiderohet domethënia më e ngushtë e fjalës, ashtu siç përdoret në të drejtën ndërkombëtare, atëhere Holodomori nuk futet në këtë kategori. Në bazë të Konventës së Kombeve të Bashkuara lidhur me Genocidin, termi duket se i zbatohet ekskluzivisht ngjarjeve si holokausti: shfarosja e gjerë dhe sistematike e një grupi të tërë etnik. Unë do të isha mjaft e lumtur që të mund të përdorja një fjalë më pak të “ngarkuar” nëse do të kishin mundur të shpiknim një të re, një që përshkruan dhunën massive apo shkatërrimin e përgatitur nga shteti. Shekulli i XX-të është i mbushur plot me evenimente që nuk futen në përkufizimin teknik të genocidit të Kombeve të Bashkuara, por sigurisht në atë të shfarosjes në masë. Dhe zija e bukës në Ukrainë është patjetër njëra prej tyre.

Sot shumë rusë vazhdojnë ta shohin figurën e Stalinit në një dritë pozitive: si pajtohet kjo me përgjegjësinë e tij të drejtpërdrejtë në këto fakte mizore?
Admirimi për Stalinin është pasojë e një politike historike të qeverisë aktuale ruse. Kremlini ka marrë vendimin e qëllimshëm që të fokalizojë festimet e “madhështisë ruse” mbi përfundimin e Luftës së Dytë Botërore në vitin 1945, kur trupat e Stalinit kishin pushtuar gjysmën e Europës. Kështu që ai kujtohet zyrtarisht si një pushtues dhe një “çlirimtar” i madh, jo si njeriu që nxiti zinë e bukës apo që mbylli nëpër gulagë miliona bashkëqytetarë të tij. Por qeveria ruse do të kishte mundur të zgjidhte momente të tjera të historisë dhe heronj të tjerë të cilëve t’u ekzaltonte ndërmarrjet. Në thelb, regjimi i Putinit ka vendosur që të mos shkëputet nga tradita sovjetike: roli dhe kujtimi i Stalinit vlerësohen dhe ndodhia e zisë së bukës në Ukrainë mbetet pothuajse e harruar. Në Rusi, Holodomori është pak i njohur: shumë e konsiderojnë deri një falsitet historik.

Në ditët tona raportet midis Rusisë dhe Ukrainës nuk janë më të mirat. Kjo ka të bëjë edhe me ngjarjen për të cilën po flasim?
Po. Historia e zisë së bukës shpjegon shumë gjëra lidhur me Ukrainën moderne: motivin e mosbesimit të përgjithësuar ndaj institucioneve, korrupsionin e përhapur dhe dobësinë e klasës politike. Siç e thashë më parë, zija e bukës e periudhës 1932 – 1933 shoqëroi një sulm ndaj klasave drejtuese politike dhe intelektuale, që qysh atëhere nuk janë zëvendësuar kurrë. Fakti që kujtimi i zisë së bukës është përgatitur dhe përkujtuar në Ukrainë, por mohohet krejtësisht në Rusi është një simptomë tjetër e konfliktit në zhvillim. Rusët kanë vështirësi që të kuptojnë se historia e Ukrainës është e ndryshme dhe e shkëputur nga ajo e tyre. Deri kur nuk do ta kenë metabolizuar këtë vetëdije – pse jo edhe atë të së drejtës ukrainase për sovranitet kombëtar – raportet midis dy vendeve do të vazhdojnë të jenë mjaft të vështira.
(Anne Applebaum është gazetare, historian dhe autore e specializuar në historinë e Bashkimit Sovjetik dhe të Europës Lindore. Midis librave të saj përmendim “Gulag. Historia e kampeve të përqëndrimit sovjetike” dhe “Perdja e Hekurt. Disfata e Europës Lindore 1944 – 1956”)

Përgatiti
ARMIN TIRANA

Apeli i studentëve drejtuar popullit: “O shqiptar, jemi shqiptarë, eja të zgjidhim hallet bashkë”

Studentët i kanë bërë thirrje sot të gjithë shqiptarëve që ti bashkohen kauzës së tyre dhe ti mbështesin.
Në redaksinë e syri.net, një student ka dërguar një mesazh prekës, ku apelon për bashkim të shqiptarëve që të ndalin të keqen e ku është zhytur vendi.
Ja mesazhi i studentit:
Per ty shqiptar qe ke nje hall!!!!
Po te lutem me perulesine me te madhe te na bashkohesh. Jo vetem per studentet por edhe per ty qe ke qene emigrant vite me pare. Jo vetem per studentet por edhe per ty qe iken nga Shqiperia per ne Gjermani, per ty qe vuan per nje cope buke. edhe per ty qe ske pension, per ty qe qan cdo nate se ske ca te hash cdo dite. Eja me ne edhe ti qe sheh korrupsion cdo dite e ke frike te cosh zerin per drejtesi. Eja mblidhu me ne. Te bej thirrje edhe ty banor i Astirit, edhe ty i Shkozes edhe ty i Durresit, banor i Shkodres dhe i Kukesit, shqiptar i Elbasanit e shqiptar i Vlores, shqiptar i Dibres e Shqiptar i Vores.
O SHQIPTAR , JEMI SHQIPTAR, EJA TE ZGJIDHIM HALLET BASHKE.
Nuk ka me besim ne qeveri, nuk ka me besim as ne parti. Une nuk jam vetem student, jam femije,jam qytetar, jam njeri. Une nuk blihem nga askush dhe as nuk kam nje cmim. Po te lutem, eja sa me shpejte te shpetojme veten nga ky llum ku jemi futur. Pa parti, pa forum , pa interesa personale. NE DUAM DREJTESI.
O POPULL SHQIPTAR O POPULL I VUAJTUR DHE I LENDUAR. BASHKOHU SOT ME NE QE TE MOS NA VIJ TURP NESER PER VENDIN TONE. TE MOS NA VIJ TURP NGA BREZI I RI.
O qytetar Tropoje, o qytetar i Gramshit hajde me ne studentet te nxjerrim te drejtat tona.
Te luftojme jo vetem per arsim, jo vetem per tarifa po per buke e shtepi per pune e jetese me te mire. BASHKE SHQIPTARET PER SHQIPTARET!!!! NUK KA ME DURIM !!! NUK KA ME TOLERANCE !!!!
Une jam student por jam edhe njeri. Eja bashkohu edhe ti . PER MUA PER TY PER TE BUKUREN SHQIPERI.
Nje student me endrra te medha, por me durim te sosur.
Te lutem bashkohu edhe ti.

Senati i UPT dhe i Bujqësorit mbështesin protestën e studentëve

Senati Akademik i Universitetit Politeknik të Tiranës, ka dalë në mbështetje të studentëve. Me anë të një deklarate për mediat Senati Akademik bën me dije se mbështet kërkesat e protestës së studentëve.
Gjithashtu Universiteti Politeknik i Tiranës propozon krijimin e një axhende politike dhe akademike për reformimin e sistemit të arsimit të lartë.
“Universiteti Politeknik i Tiranës propozon: 1. Krijimin e një axhende politike dhe akademike për reformimin e sistemit të arsimit të lartë, ku: – Parimet kryesore të jenë transparenca dhe gjithëpërfshirja; – Cilësia akademike të jetë kryefjala e reformës dhe finaliteti i kësaj axhende; – Arsimi i lartë të shpallet prioritet kombëtar me buxhet solid dhe një plan investimesh madhore në 5 vitet e ardhshme; – Studentët, pedagogët dhe politika të ngrenë një komitet shtetëror me status të veçantë deri në realizimin e plotë të axhendës; – Në qendër të axhendës të jetë studenti dhe pedagogu, hallkat më të rëndësishme të sistemit. Me besim tek e ardhmja dhe të vendosur për cilësinë e universiteteve.”- thuhet në deklaratë.
Deklarata e plotë e Senatit Akademik të UPT:
Senati Akademik i Universitetit Politeknik të Tiranës, i mbledhur sot në datë 14.12.2018, në mbështetje të studentëve dhe të protestës së tyre civile, krenarë për studentët tanë, për forcën dhe ndërgjegjen e tyre, mirënjohës për kontributin, vlerat dhe sakrificat e brezave të pedagogëve, të ndërgjegjshëm për vështirësitë që ka sistemi shoqëror, ai politik dhe vetë universiteti, larg politikës dhe qëndrimeve emocionale dhe individuale, me vullnetin e plotë për të nisur një ndryshim të madh që bazohet te cilësia e sistemit universitar, vendosi unanimisht të shprehet me këtë deklaratë:

1. Universiteti Politeknik i Tiranës mbështet kërkesat e protestës së studentëve që po zhvillohet në Tiranë dhe në qytete të tjera të vendit.
Universiteti Politeknik i Tiranës mbështet kërkesën për rritjen e financimit nga buxheti i shtetit me qëllim përmirësimin e mësimdhënies, infrastrukturës dhe mundësinë e rishikimit të tarifave të studimit.
3. Universiteti Politeknik i Tiranës merr përsipër përgjegjësitë e tij dhe shpreh angazhimin gjithëpërfshirës të stafit akademik dhe studentëve për evidentimin dhe zgjidhjen e të gjitha problematikave që i takojnë Universitetit Politeknik të Tiranës.
4. Universiteti Politeknik i Tiranës merr përsipër që nëpërmjet akteve të brendshme të mundësojë institucionalizimin e dialogut pedagogstudent si mekanizmin real dhe transparent për zgjidhjen e problemeve në Universitetin Politeknik të Tiranës.
5. Universiteti Politeknik i Tiranës distancohet nga të gjitha qëndrimet dhe aktet, të çfarëdolloj natyre, që cënojnë figurën e pedagogut, studentit apo Institucionit dhe shpreh vullnetin e plotë për të vënë në funksion të gjithë mekanizmat e vet për të nxjerrë jashtë mjediseve universitare pjesëtarët e stafit të vet që thyejnë etikën akademike.
6. Universiteti Politeknik i Tiranës angazhohet të vijojë të bëjë transparencën e buxhetit dhe shpenzimeve të kryera për çdo vit kalendarik.
Universiteti Politeknik i Tiranës propozon: 1. Krijimin e një axhende politike dhe akademike për reformimin e sistemit të arsimit të lartë, ku: – Parimet kryesore të jenë transparenca dhe gjithëpërfshirja; – Cilësia akademike të jetë kryefjala e reformës dhe finaliteti i kësaj axhende; – Arsimi i lartë të shpallet prioritet kombëtar me buxhet solid dhe një plan investimesh madhore në 5 vitet e ardhshme; – Studentët, pedagogët dhe politika të ngrenë një komitet shtetëror me status të veçantë deri në realizimin e plotë të axhendës; – Në qendër të axhendës të jetë studenti dhe pedagogu, hallkat më të rëndësishme të sistemit. Me besim tek e ardhmja dhe të vendosur për cilësinë e universiteteve.

Senati i “Bujqësorit” mbështet kërkesat e studentëve
Senati Akademik në “Universitetin Bujqësor të Tiranës” ka marrë sot një vendim në lidhje me kërkesat e studenteve, të cilët vijojnë për dhjetë ditë me radhë protestën duke kërkuar plotësimin e 8 pikave nga kryeministri Edi Rama.
Sipas një dokumenti të shpërndarë për mediat nga zyra e Marrëdhënieve me jashtë dhe Publikun të Universitetit Bujqësor të Tiranës, thuhet qartë se senati është i vendosur për të kërkuar përmirësimin e kushteve, të kërkuara nga vetë studentët.
Në pikat e renditura cilësohet se studentët duhet të kenë gjithë përfshirje në vendimmarrje, në transparencën financiare, deri tek kushteve mësimore dhe literaturat.

Tronditet Vlora, shpërthim tritoli në banesën e biznesmenit

Një shpërthim me lëndë eksplozive është regjistruar mbrëmjen e sotme në një banesë në lagjen ‘Çole’ të Vlorës. Mësohet se shpërthimi ka ndodhur në katin e dytë të një apartamenti duke shkaktuar dëme materiale.
Bëhet e ditur se shpërthimi ka ndodhur në banesën e bashkëshortes së Hyqmet Nexhipit, ky i fundit i vrarë në janar të vitit 2016 në lagjien “24 maji” në rrugën Transballkanike. Nexhipi ishte pronar i anijes së pëshkimit “Drita”.
Njoftimi nga policia:
Në lagjen “1 Maji” Vlorë, në sheshpushimin e katit të dytë të një pallati, në afërsi të derës së jashtme të banesës së shtetases T.P, ka shpërthyer një sasi lënde plasëse. Si pasojë e shpërthimit janë evidentuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Banorët e Unazës së Re i përgjigjen studentëve: Nesër të bashkuar! E duam Shqipërinë pa Edi Ramën

Ka nisur edhe sot protesta e banorëve së Unazës së Re. Prej rreth 2 muajsh banorët mblidhen çdo darkë për të ngritur zërin kundër projektit të Unazës së Madhe, ndërsa sot kanë zbuluar se do t’i bashkohen protestës së studentëve, pas apelit të tyre për përfshirje mbarëkombëtare.
“E duam Shqipërinë pa Edi Ramën, sepse ai është një kriminel, hajdut dhe mashtrues. Jemi me studentët. Studentët janë bijtë tanë. Nesër në orën 9 të gjithë bashkuar, të gjithë të bashkuar jemi të fituar”, tha një nga banorët gjatë protestës, duke zbuluar se do t’i bashkohen kauzës së studenteve.
Nga ana tjetër, avokati Artan Manushaqe u shpreh i bindur se banorët e Unazës së Re dhe shumë qytetarë të tjerë do t’i bashkojnë kauzat në një me studentët.
“Sot është dita e 41- të e protestës. Banorët shprehin edhe pakënaqësitë për arrestimet që kanë bërë për protestat.
Thirrja e banorëve të Unazës së re dhe qytetarëve është që nesër t’i bashkohen studentët, sepse kauzat shkrihen në një. Tashmë nuk është më kauzë e Unazës së Re, por e gjithë Shqipërisë. Ju e shikoni si i denigron studentët nga mëngjesi deri në darkë. Kauzat janë bashkuar në një, dhe ne do të kemi vetëm parullën “Rama ik”.
Të gjithë banorët nesër të Unazës së Re, Bregut të Lumit, naftëtarë, minatorë, infermierë, intelektualë, mjekë të bashkohen me kauzën e studenteve dhe t’i mbështetin studentëve jo thjesht si e ardhmja e këtij vendi, por si e ardhmja dhe e tashmja”, u shpreh avokati, Artan Manushaqe.
Edhe në ditën e 41-të të protestës banorët e Unazës së Re vazhdojnë të kenë mbështetjen e deputetëve të opozitës.

Studentët sfidojnë shiun para kryeministrisë, ja plani për nesër

Studentët vijojnë të sfidojnë reshjet e shiut para godinës së kryeministrisë. Ata sot kanë hyrë në ditën e dhjetë me radhë duke kërkuar me ngulm plotësimin e pikave të adresuara me shkresë zyrtare tek kryeministria, ndërsa siç shprehen vetë studentët, nuk do të ketë asnjë dialog dhe negociata me shefin e ekzekutivit pa i plotësuar më parë të 8 pikat.
Siç shprehen vetë studentët, nuk do të ketë asnjë dialog dhe negociata me shefin e ekzekutivit pa i plotësuar më parë të 8 pikat.
Gjatë ditës së nesërme është theksuar se protesta e studentëve do të jetë mbarëkombëtare dhe për këtë, mësohen disa skenarë të mundshëm se ku mund të protestohet dhe si do të jetë numri i tyre.
Mësohet se studentët do mblidhen nga të gjitha fakultetet dhe më pas do marshojnë në drejtim të Kryeministrisë. Protestës në Bulevardin qendror të kryeqytetit, krahas studentëve, pritet t’i bashkohen mijëra qytetarë.

Studentët: Rama nuk na ndal dot, ne do të luftojmë deri në fund

Studentët janë shprehur të vendosur për të çuar deri në fund kauzën e tryre. Ata shprehen se nuk do të ketë dialog me kryeministrin Rama pa u plotësuar 8 kërkesat më parë.
‘Ditën e nesërme ju kemi bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që të na bashkohen që zëri jonë të dëgjohet fort. Kryeministri po e tregon qartë talljen që ka për studentët. Ai mund të tallet me ne që rrimë këtu në shesh para kryeministrisë. Këtu nuk po rrimë për qejf, por po rrimë që e gjithë kjo fuqi e madhe për të realizuar kërkesat tona të mos shuhet. Ata që vijnë me misionin të shkatërrojnë protestën po dalin si delet e zeza. 8 kërkesat do të plotësohen dhe dialog nuk do të ketë. Zoti Rama unë dua të studioj më shumë se sa do ti për mua. Nuk futem në auditor pa u plotësuar kërkesat’, tha një studente e pranishme në shesh para kryeministrisë.
Ndërkohë që një tjetër student deklaroi se studentët nuk do të ndalen nga Rama.
‘Protesta varet nga Rama, pritet si do reagojë Rama. Pa diskutim që ai kërkon protestë që të dalë një përfaqësi dhe ai të dialogojë. Ne do të luftojmë deri në fund, nuk ka asgjë që të na ndalojë. Të drejtat tona do të miratohen. Ne nuk e dimë si do të shkojë, ne dimë të luajmë më mirë se ai. Ju them gjithë familjeve shqiptare, hajdeni këtu ju lutem. Ja themi edhe Ramës, neve s’na ndalon shiu, jo ti’, deklaroi studenti.

Maskat/ Si u grabitën paratë e një banke që po transferoheshin me makinë në Durrës

Dy persona të armatosur dhe të maskuar kanë grabitur rreth 75 milionë lekë nga një makinë e cila po transportonte paratë e Drejtorisë së Patentave.
Mësohet se grabitja ka ndodhur rreth orës 16:45 në zonën e Shkozetit, 100 metra para mbikalimit të Unazës së plazhit.
Autorët kanë shfrytëzuar kohën e keqe me shi në një moment kur nuk ka pasur qarkullim rrugor të dendur dhe i kanë ngritur pritë makinës për t’i grabitur paratë.
Mësohet se makina ishte e blinduar dhe pronë e një firme private sigurimi.
Burimet bëjnë të ditur se autorët neutralizuan rojet private dhe pasi morën sasinë e parave u larguan në drejtim të Shijakut.
Policia është vënë në ndjekje të autorëve.
Informacion paraprak
Sot rreth orës 16:50, në lagjen nr. 14 Shkozet, dyshohet se 3 persona me një mjet, nën kërcënimin e armës dhe të maskuar i kanë dalë përpara një mjeti (shoqëri private sigurimi) që po trasportonte lekët e Ndërmarrjes së Drejtorisë Rajonale të Transportit Durrës në një bankë të nivelit të dytë dhe i kanë marrë një shumë parash.
Efektivet e Policisë po punojnë për kapjen e autorëve të dyshuar dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Nuk jepen të dhëna të tjera për arsye hetimi.

Rektori i Universitetit injoron Ramën: Nuk gjunjëzohem nga presioni, protesta, fitore e studentëve

Pas mbledhjes së ditës së djeshme mes kryeministrit me rektorë e dekanë, si dhe pas akuzave që Rama hodhi ndaj rektorit të Universitetit të Tiranës, ky i fundit ka reaguar përmes një postimi në faqen zyrtare të Facebook, të UT.
Në këtë deklaratë, Mynyr Koni shkruan se “i detyruar nga akuzat tepër të rënda dhe sjellja e Kryeministrit ndaj personit tim në takimin e ditës së enjte, datë 13 Dhjetor 2018, të mbajtur me autoritetet drejtuese të fakulteteve dhe universiteteve publike ne vend, ju bëj me dije se:
Në fakt është shumë e kuptueshme arsyeja dhe qëllimi i gjithë çfarë është bërë gjatë këtyre ditëve në adresën time dhe që në fakt ka filluar shumë kohë më parë. Këtë e kam ndjerë dhe e kam kuptuar shumë qartë.
Të mundohesh të ndryshosh rrjedhën e gjërave, të mundohesh të gjesh dhe të bësh “fajtor” pa faj, nuk është gjë tjetër veçse një përpjekje e dështuar që tregon vetëm frikë dhe asgjë tjetër.
Deklarata e plotë e rektorit të UT Mynyr Koni:
Të nderuar kolegë,
Studentë të Universitetit të Tiranës,
I detyruar nga akuzat tepër të rënda dhe sjellja e Kryeministrit ndaj personit tim në takimin e ditës së enjte, datë 13 Dhjetor 2018, të mbajtur me autoritetet drejtuese të fakulteteve dhe universiteteve publike ne vend, ju bëj me dije se;
Në fakt është shumë e kuptueshme arsyeja dhe qëllimi i gjithë çfarë është bërë gjatë këtyre ditëve në adresën time dhe që në fakt ka filluar shumë kohë më parë. Këtë e kam ndjerë dhe e kam kuptuar shumë qartë.
Të mundohesh të ndryshosh rrjedhën e gjërave, të mundohesh të gjesh dhe të bësh “fajtor” pa faj, nuk është gjë tjetër veçse një përpjekje e dështuar që tregon vetëm frikë dhe asgjë tjetër.

Zoti Kryeministër,
Në asnjë ditë të punës time si Rektor i Universitetit të Tiranës nuk jam “arratisur” nga përgjegjësia, por përkundrazi. Në mënyrë të vazhdueshme, kam paraqitur problematikat (që Ju vetëm tani po i pranoni se eksiztojnë) në të gjitha institucionet e Shtetit Shqiptar, përfshirë edhe Ju.
Akuzat që ju bëni, tregojnë shumë qartë se Ju nuk e njihni ligjin e arsimit të lartë 80/2015.
Të njëjtën gjë bëni edhe me çështjen e tarifës së provimeve të mbartuara të studentëve, për të cilën, Senati Akademik i UT, ka deklaruar se nuk ka bërë asnjë kërkesë për vendosjen e saj.
Në çdo rast, Ju ushtroni presion, intimidoni, ironizoni dhe shantazhoni, jo vetëm në mënyrë të drejtëpërdrejtë por edhe nëpërmjet mediave që janë pranë qeverisë, duke mos i dhënë mundësinë askujt, në rastin konkret mua, të shprehem dhe të them të vërtetën se çfarë realisht po ndodh në Universitetin e Tiranës.
Është e vërtetë që në Universitetin e Tiranës, ka patur probleme të brendshme, të inskenuara nga kasta drejtuese e vjetër e universitetit, për qëllime të caktuara, që fatkeqësisht kanë gjetur mbështetjen nga institucionet më të larta të Shtetit Shqiptar.
Në Universitetin e Tiranës në asnjë rast nuk ka patur bllokim, sikurse mundoheni ta paraqesni Ju, në mënyrë që të justifikoni dhe të shtrembëroni arsyet e vërteta të protestës së studentëve.

Ju po deklaroni sot, se duhet të shkarkohen anëtarët e Bordit të Administrimit, kurse unë, në mënyrë të vazhdueshme i kam kërkuar Ministres së Arsimit, Sportit dhe Rinisë të marrë masat e nevojshme për çfarë Ju keni konstatuar sot, si një dështim të funksionimit edhe të Bordit të Aministrimit të Universitetit të Tiranës.
Bordi i Administrimit të Universitetit të Tiranës, nëpërmjet Administratorit të UT (aktivist në fushatat elektorale të Partisë tuaj), është përpjekur sistematikisht të pengojë zhvillimin normal të punës.
Në fakt arsyeja që unë luftohem është pikërisht njohja shumë e mirë e ligjit të arsimit të lartë, dhe jo vetëm, është përgjegjshmëria e lartë dhe përkushtimi në punë që më karakterizon, dhe mosbërja palë në interesa të caktuara.
Të nderuar kolegë dhe studentë të UT!
Ju siguroj se në çdo ditë të punës time si Rektor i Universitetit të Tiranës, do të vazhdoj të udhëhiqem nga morali dhe integriteti i lartë personal dhe profesional dhe nuk do t’i gjunjëzohem askujt dhe për asnjë arsye, sikurse kam vepruar deri më sot.
Nëse për Kryeministrin dhe qeverinë që ai drejton, protesta e studentëve ështe një shuplakë, për mua është një shprehje e lirisë dhe demokracisë, dhe si e tillë është një fitore.

I Çmenduri ka dalë nga faza, kërcënon Rektorin e Universitetit: Je i pafytyrë, do të…

Kryeministri Edi Rama ka kërcënuar hapur rektorin e UT-së Mynyr Koni, duke deklaruar se do vij vetë në auditor dhe shpresoj të keni kurajo të mi thoni në sy ato që keni shkruar në facebook.
Gjithçka ka marrë shkas nga protesta e studentëve që prej 11 ditësh protestojnë për uljen e tarifave, dhe për 7 kërkesa të tjera që lidhen me rritjen e cilësisë në universitete.
Ditën e djeshme, Rama mblodhi rektorë dhe dekanë dhe i bëri përgjegjës për gjendjen e universiteteve që kanë çuar studentët në protestë.
“Nëse ka ardhur dita që ju të fshiheni kur duhet ti dilni ju përballë studentëve, nëse ka ardhur dita që trupat brenda ndahen të partive dhe nëse ka ardhur dita që tja lini rrugës fatin e studentëve atëherë po më falni po duhet ta rishikojmë autonominë se mbase ka qënë e parakohëshme”.
“Unë jam i mendimit që bordi i administrimit duhet të shkarkohet i gjithi dhe të zëvëndësohet nga një person publik. Kur mendoj që rektori është i arratisur nga përgjigjësia dhe që ka bllokuar disa dekanate për arsye të mosarsyres, them: Ku po jetojmë?”, deklaroi dje Rama.

Sot reagoi rektori i UT-së, Mynyr Koni me një status në facebook, ku tha se Rama ka ushtruar presion dhe shantazh ndaj tij. Sipas Konit, në krye të bordit të UT-së është nje funksionar i PS-së.
“Në çdo rast, Ju ushtroni presion, intimidoni, ironizoni dhe shantazhoni, jo vetëm në mënyrë të drejtëpërdrejtë por edhe nëpërmjet mediave që janë pranë qeverisë.
Është e vërtetë që në Universitetin e Tiranës, ka patur probleme të brendshme, të inskenuara nga kasta drejtuese e vjetër e universitetit, për qëllime të caktuara, që fatkeqësisht kanë gjetur mbështetjen nga institucionet më të larta të Shtetit Shqiptar.
Bordi i Administrimit të Universitetit të Tiranës, nëpërmjet Administratorit të UT (aktivist në fushatat elektorale të Partisë tuaj), është përpjekur sistematikisht të pengojë zhvillimin normal të punës”.
Përmes një statusi në Twitter, Rama e quan rektorin të pafytyrë dhe e kërcënon se do shkojë vetë në universitet. “Zoti Rektor i UT, unë e mëshiroj pafytyrësinë Tuaj të dyfytyrtë dhe reagimin Tuaj tipik për burrat rrëshqanorë! Sidoqoftë,unë shumë shpejt do të jem auditor më auditor,ku shpresoj të keni kurajon të m’i thoni në sy veshëgjatësitë e shkruara në reagimin Tuaj që flet vetë për Ju”, shkruan Rama.