31.5 C
Tirana
E martë, 12 Gusht, 2025

“Venecia”, lajm i mirë për shqiptarët dhe i keq për politikanët mafiozë

Oerd Bylykbashi

Komisioni i Venecias konfirmoi sot kauzen e drejte dhe legjitime te Partise Demokratike dhe Opozites shqiptare per vetingun politikaneve te lidhur me krimin e organizuar. ‎
Opinioni i miratuar sot nga Komisioni i Venecias percaktoi guiden e detajuar per miratimin perfundimtar nga Parlamenti te amendamenteve kushtetuese dhe ligjin e detajuar qe, ashtu si Dekriminalizimi, do te duhet te largoje politikanet e lidhur me Mafian.
Komisioni i Venecias i ben thirrje mazhorances te ulet ne dialog konstruktiv me Opoziten per miratimin e amendamenteve kushtetuese dhe ligjit sipas udhezimeve te Komisionit dhe shprehu gatishmerine per te asistuar me tej ne perfundimin e ketij procesi.‎

Tension te protesta, studentët nuk pranojnë ushtarin e Veliajt, ja si e përzunë

Ka pasur momente tensioni në protestën e studentëve që po zhvillohet përpara kryeministrisë.
Disa prej të rinjve kanë dashur që të largojnë prej aty studentin dhe aktivistin e Lëvizjes për Universitetin Klodi Leka.
Nuk dihet se çfarë i ka shtyrë të rinjtë drejt këtij veprimi, por situata është qetësuar në kohë.
Lëvizja për Universitetin është akuzuar nga një pjesë e studentëve se është e kapur nga parti të caktuara politike, akuza këto që janë hedhur me ngulm poshtë.
Megjithë dallimet dhe përçarjet rezistenca e studentëve vijon në ditën e 11-të.
Sot nuk ka pasur asnjë deklaratë nga ana e kryeministrit Rama, dhe as ndonjë ngacmim në Facebook për kërkesat e studentëve.

Një angleze në protestë: Forca studentë! Edhe ju duhet të keni të njëjtin shans për arsimim si e kam pasur unë

Një zonjë e re angleze, me çantat e mbushura plot me ushqime, ka shkuar sot tek studentët protestues në sheshin përpara Kryeministrisë për të mbështetur kauzën e tyre.
Zonja kishte një arsye të fortë: ajo kishte vendosur të jetonte në Shqipëri dhe të rriste këtu, fëmijët e saj dhe kjo ishte arsyeja e fortë që atë e kishte nxitur t’i jepte kurajo të rinjve në këtë ditë të ftohtë dhe me shi, e 11-ta ditë e protestës.
Studentët e kanë pritur me ngrohtësi dhe e kanë ngjitur në podiuminn e tyre, me qëllim që ajo të shpërndante mesazhin e saj.
“Përshëndetje! – tha zonja në megafon. – Unë nuk jam studente dhe nuk jam shqiptare, por dëshiroj t’ju mbështes juve. Për disa arsye; së pari, si qytetare që po kaloj jetën në këtë vend, unë dëshiroj që edhe njerëzit që jetojnë këtu të kenë të njëjtin shans për arsimim sikurse kam pasur unë. Dhe u lutem gjithë drejtuesve të këtij vendi të bëjnë çmos për këtë.
Së dyti, nëse unë do të kem fëmijë, ata do të arsimohen këtu dhe unë dua që ata të kenë të gjitha të drejtat për t’u arsimuar. Kështu, unë ju mbështes juve dhe dëshiroj t’ju mbështesë dhe komuniteti ndërkombëtar. Kështu që vazhdoni dhe mos e lejoni politikën t’ju ndalojë. /ar.sh/SYRI.NET

 

SHBA bën Kosovën me ushtri, Stoltenberg i NATO-s kundër, mirënjohje për Trump

Këmbënglja ameikane ka bërë Kosovën me ushri duke pasur kundër edhe Sekretarin e Përgiithshëm të TO-s, Stoltenberg. Mirënjohja shkon në këtë rast për Presidentin Trump dhe Shtetet e Bashkuara.
Me shumicë votash, parlamenti i Kosovës miratoi tri ligje: atë për ministrinë e Mbrojtjes, për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe ligjin për shërbimin në këtë forcë, duke i hapur rrugë procesit të themelimit të ushtrisë së saj.
Forca e Sigurisë së Kosovës e cila do të vazhdojë më emrin e njëjtë, pritet të ketë 5 mijë trupa aktiv dhe 3 mijë rezervë, të armatosur lehtë.
Votimi i sotëm u cilësua historik nga përfaqësuesit politik të Kosovës por edhe ambasadori amerikan, Philip Kosnett i cili pak para votimit tha se “se siguria e një vendi varet nga cilësia e marrëdhënieve të tij të sigurisë, marrëdhëniet paqësore dhe bashkërisht të dobishme me fqinjët e saj, por edhe nga forca dhe profesionalizmi i forcave të saj të armatosura.
Menjëherë pas votimit, ambasada amerikane lëshoi një komunikatë në të cilën theksohet se “Shtetet e Bashkuara të Amerikës ripohojnë mbështetjen e tyre për tranzicionin gradual të Forcës së Sigurisë së Kosovës në forcë me mandat mbrojtës territorial, siç është e drejta sovrane e Kosovës.
Votimi i sotëm në parlament është hapi i parë në zhvillimin e këtij kapaciteti. Këto ligje nuk sjellin asnjë ndryshim të menjëhershëm në strukturën, misionin apo operacionet e forcës, por, përfaqësojnë fillimin e punës praktike e të vazhdueshme për ndërtimin e një force transparente, shumetnike dhe të ndërveprueshme me NATO-n që iu shërben të gjitha komuniteteve të Kosovës, në pajtim me planin dhjetëvjeçar për tranzicion të qeverisë së Kosovës.
I bëjmë thirrje Qeverisë së Kosovës për të vazhduar bashkërenditjen e ngushtë me aleatët dhe partnerët e NATO-s dhe për tu angazhuar në punën afruese në terren me komunitetet pakicë tani dhe gjatë tërë procesit të gjatë shumëvjeçar. Presim që do të vazhdojnë aranzhimet ekzistuese me KFOR-in për lëvizjet dhe operacionet e forcave në Kosovë.

Të gjithë hisedarët brenda dhe jashtë Kosovës duhet t’i mbështesin dhe t’i nxisin qytetarët e komuniteteve pakicë të Kosovës për të marrë pjesë në forcat e saj të sigurisë, për dobinë e komuniteteve të tyre dhe të vendit. Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të zotuara për të punuar me FSK-në për promovimin e zhvillimit profesional dhe evolucionit organizativ, i cili do t’i kontribuojë paqes dhe stabilitetit në Kosovë dhe në rajon.
Stabiliteti rajonal kërkon që Kosova të bëjë përpjekje të njëmendta për normalizimin e marrëdhënieve me fqinjin e saj, Serbinë, dhe i nxisim të dy palët që të ndërmarrin hapa të menjëhershëm për të zbutur tensionet dhe për të krijuar kushte për përparim të shpejtë në dialog. Qëllimi për të arritur një marrëveshje të leverdishme për të dy palët që do të rrisë paqen, qëndrueshmërinë dhe përparimin në Kosovë dhe në rajon, gjithashtu paraqet përparësinë më të lartë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës. U bëjmë thirrje të gjithë hisedarëve që t’i ri-përqendrojnë energjitë e tyre dhe të angazhohen në mënyrë serioze dhe konstruktive për arritjen e këtij qëllimi”, thuhet në komunikatën e ambasadës amerikane.
Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe i dhanë mbështetje votimit të sotëm, ndërsa sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, shprehu keqardhjen për votimin e sotëm në parlamentin e Kosovës “me gjithë shqetësimet e shprehura nga NATO-ja”
“Ndonëse tranzicioni i Forcës së Sigurisë është në parim çështje e Kosovës që të vendosë, ne e kemi bërë të qartë se kjo po ndodhë në një kohë të papërshtatshme. NATO-ja e mbështetët zhvillimin e Forcës së Sigurisë në mandatin e saj aktual. Me ndryshimin e mandatit, Këshilli Veri-atlantik duhet të shqyrtojë shkallën e angazhimit të NATO-s me Forcën e Sigurisë së Kosovës”.
Ai tha se NATO-ja mbetet e përkushtuar nëpërmjet KFOR-it për një mjedis të sigurt në Kosovë dhe qëndrueshmërinë gjithandej Ballkanit Perëndimorë.

“Të gjitha palët duhet të sigurohen që vendimet e sotme të mos shtojnë më tej tensionet në rajon. Të gjithë përgjegjësit politik në rajon duhet të jenë të përqendruar në përparimin në reforma dhe në dialog. E ritheksoj thirrjen time për Prishtinën dhe Beogradin që të qëndrojnë të qetë dhe të përmbahen nga cdo veprim apo deklaratë që mund të çojë në përshkallëzim. NATO-ja vazhdon të mbështesë bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian, si zgjidhje e vetme afatgjate për rajonin”, thuhet në deklaratën e sekretarit Stoltenberg.
Votimi nxitit zemërimin e Beogradit, i cili shfaqë frikën se qëllim kryesor i ushtrisë së Kosovës është që “të marr veriun e Kosovës me shumicë serbe dhe të dëbojë serbët prej andej”.
Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, është zhvendosur në afërsi të kufirit me Kosovën për të ndjekur siç thuhet, zhvillimet në Kosovë.
Prishtina i ka siguruar serbët e Kosovës se ushtria nuk është e drejtuar kundër asnjë qytetari të saj dhe se pohimet tjera janë “propagandë e qëllimshme nga ana e Serbisë”.
Pak pas votimit presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se “Ushtria e Kosovës është nderi, siguria dhe mirëqenia e Republikës së Kosovës. Pas dy dekadash shumë të mundimshme, më në fund po e përmbyllim procesin e shtetndërtimit. Në Kuvendin e Kosovës, me shumicë absolute, përtej dallimeve politike, si rrallëherë të zgjedhurit e popullit miratuan pakon ligjore për themelimin e Ushtrisë së Kosovës. Si shoqëri dhe shtet e kemi dëshmuar se jemi të guximshëm, të përgjegjshëm dhe dimë të qëndrojmë të bashkuar për t’i mbrojtur interesat e popullit dhe shtetit tonë. Krijimi i Ushtrisë së Kosovës dhe Ministrisë së Mbrojtjes është dhurata më e mirë për festat e sivjetme të fundvitit”
Autoritetet në Kosovë pohojnë se krijimi i ushtrisë do të jetë një proces që do të zgjasë 10 vjet dhe nuk do të zëvendësojë forcat e NATO-s që vazhdojnë të kenë rreth mijë trupa, disa qindra prej të cilëve janë amerikanë.
NATO-ja u vendos në Kosovë në vitin 1999 në përfundim të ndërhyrjes së saj ajrore për t’u dhënë fund mizorive të forcave serbe në Kosovë.
Nëntë vjet pas ndërhyrjes, në shkurt të vitit 2008, Kosova shpalli pavarësinë e saj më mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe vendeve kryesore të Bashkimit Evropian.
Serbia vazhdon të kundërshtojë pavarësinë e saj por është përfshirë në një proces normalizimi marrëdhëniesh me Kosovës si kusht për integrimet evropiane. Por bisedimet për këtë normalizim kanë ngecur dhe një krizë e re i ka përfshirë ato pas vendimit të Kosovës për t’u vendosur një tarifë prej 100 për qind mallrave serbe si kundërpërgjigje ndaj siç thuhet, fushatës agresive të Serbisë kundër shtetësisë së Kosovës.

Brexit: BE nuk i plotëson kërkesat e May

Pak mbas orës nëntë, pas darkës njëorëshe të përbashkët, kryeministrja britanike me pardesynë blu dhe çantën e vogël të dorës, u largua nga vendi, ku u mbajt takimi i nivelit të lartë, në ndërtesën e lartë të Europës në Bruksel. Ajo nuk qeshi, nuk tha asnjë gjë, duke mbajtur vështrimin mbi tapetin e kuq hipi në limuzinën prodhim gjerman dhe u zhduk në drejtim të hotelit. Nga largimi i shpejtë i kryeministres së lodhur, që nuk ka shumicën e parlamentit britanik për marrëveshjen e Brexitit, nuk mund të dallohej nëse pjesa tjetër e 27 kryetarëve të shteteve dhe të qeverive do ta plotësojnë dëshirën e saj, për sqarim dhe siguri të marrëveshjes së Brexitit. Që me mbërritjen e saj në Bruksel, Theresa May-it iu bë e qartë se në këtë takim të ri të nivelit të lartë për Brexitin, duhet të ulte shpresat e mëdha, me të cilat kishte ardhur prej Londrës. Sepse marrëveshja e Brexitit, e arritur në takimin e nivelit të lartë dy javë më parë u quajt si “më e mira e mundshme”. Theresa May tha, se nuk pret ndonjë kthesë të madhe, pa e thënë tamam çfarë do të ishte kthesa e madhe.
BE nuk lëviz nga vendi
Ajo duhet të ketë pasur të drejtë. Takimi i nivelit të lartë të BE, përsëriti pak pas mesnate në një konkluzion me shkrim atë që ishte e qartë: Bisedime të reja nuk do të ketë. Nuk bëhet fjalë për ndonjë tekst të detyrueshëm për rregullat e interpretimit të kufirit irlandezo- irlandezoverior. Presidenti i BE, Dondald Tusk tha: “Ne duam të kemi partneritet sa më të ngushtë me Britaninë e Madhe. Bisedimet për një marrëveshje të re, duhet të fillojnë direkt mbas daljes nga BE”. Nuk është synim i BE që të shfrytëzojë “sigurimin” e “suportit”, që do të mbante Irlandën e Veriut dhe Britaninë e Madhe në një union doganor me BE. “Kjo do të ishte ajo ç’ka BE kërkon ta shmangë, në rast se nuk do të ekzistonte asnjë marrëveshje e re për të ardhmen e marrëdhënieve”, tha Tusk.
Presidenti i Komisionit të BE, Jean- Claude Juncker e lëvdoi Theresa May-in për forcën dhe guximin me të cilin lufton për marrëveshjen e daljes, por “ne nuk kemi parë ende asnjë rezultat deri tani.”
Dipomatë të BE thanë, se qëndrimi i ashpër i 27 kryetarëve të shteteve dhe të qeverive mund të jetë edhe pjesë e taktikës së bisedimeve. Nuk lejohet dhënia e parakohshme e drejtimit, në mënyrë që të mos vazhdojnë kërkesat e tjera nga Dhoma e Ulët britanike për të bërë ndryshime. “E gjitha është çështje kohe,” tha një diplomat i BE. E pavendosur, prandaj Theresa May ka mundësi të vijë edhe një herë për të folur në Bruksel në fillim të janarit. Votimi për marrëveshjen e Brexitit në parlamentin britanik është lënë për në fillim të janarit.

Jo bisedime të reja
Shumë kryetarë të shteteve dhe qeverive e patën bërë të qartë para darkës së përbashkët, se teksti i marrëveshjes së daljes së britanikëve nga BE nuk do të ndryshojë më. “Është e rëndësishme, të pengohet çdo lloj dykuptimësie. Nuk mund të ketë bisedime pas bisedimesh, sepse bisedimet kanë zgjatur muaj të tërë,” tha për shembull presidenti francez, Emmanuel Macron.
Kancelarja gjermane Angela Merkel tha, se marrëveshja e Brexitit është “vendosur dhe në fuqi”. Ajo donte një marrëveshje për marrëdhëniet e ardhshme, në mënyrë që të mos vendoset një kufi i ashpër midis Irlandës, anëtare e BE dhe Irlandës së Veriut, që i takon Mbretërisë së Bashkuar, mbas Brexitit dhe në fund të fazës kalimtare më 2021.
Britanikët duan të kufizojnë Backstop
Diplomatët britanikë patën shpresuar prej klimës së butë në takimin e nivelit të lartë që mbahej para Krishtlindjeve, BE do i përgjigjej kryeministres britanike me kërkesat e saj. Sepse, pa marrëveshjen e Brexitit me aprovimin e Dhomës së Ulët në Londër, më 29 mars 2019 do të vendoset automatikisht një kufi i ashpër për ishullin irlandez, gjë që BE kërkon ta shmangë me çdo kusht. Në sigurimin e kthimit mbrapsht të Irlandës së Veriut, BE nuk do të mos humbasë asgjë. Ajo thotë se e gjithë Mbretëria e Bashkuar do të mbetet në një bashkim doganor me BE dhe për Irlandën e Veriut, rregullat do vendosen vetë nga tregu i brendshëm i BE, për sa kohë që kjo marrëveshje nuk zëvendësohet nga një tjetër midis BE dhe shtetit të tretë, Mbretërisë së Bashkuar. Në këtë gjë këmbëngulin deputetët e Parlamentit Britanik, sepse britanikët do të vazhdonin të mbeteshin të lidhur ngushtë me BE, pa patur të drejtën e fjalës në bashkimin doganor dhe marrëveshjen e tregëtisë.
Fundi i durimit?
Presidentja lituaneze, Dalia Grybauskaite nuk është e vetmja në rrethin e 27 shteteve të BE, që po e humbet ngadalë durimin. Ajo lëshon twitter për takimin e nivelit të lartë me dëshirën e Krishtlindjeve: “Vendosni më në fund, çfarë doni. Kështu që Plaku i Vitit të Ri do ua sjellë atë që doni”.
Drama e vështirë për Brexitin dhe marrëveshjen e daljes nga BE do të ketë një episod tjetër javën e ardhshme në Londër. Aty kryeministrja britanikë do i raportojë deputetëve. Për Theresa May, takimi i nivelit të lartë në Bruksel ishte vetëm fillimi i bisedimeve. Deri për krishtlindje ka mbetur shumë pak kohë për ta shkruajtur edhe një herë nga e para letrën me dëshira dhe për ta nisur në Bruksel.
Përveç Brexitit…
Për dëshirat britanike u diskutua në fillim të takimit të nivelit të lartë. Menjëherë u morën edhe vendimet: BE dënoi ashpër agresionin e fundit të marinës ruse kundër Ukrainës dhe zgjati me një zë sanksionet ekonomike dhe sanksionet kundër qytetarëve rusë. Po ashtu u vendos programi për bisedimet e buxhetit për vitet 2021- 2027. Deri në vjeshtën tjetër do të jetë mbledhur kuadri afatmesëm financiar prej 1,3 bilionë eurosh. E diskutueshme është aktualisht kush do e mbyllë “boshllëkun e Brexitit”, pra kontributet që nuk do pagugen nga Britaina e Madhe. Shumë taksapagues refuzojnë rritjen e kontributeve, vetëm Gjermania është treguar e gatshme.

Rektori i UT mbështet studentët, Koni: Protesta demokratike, si më bëri presion dhe shantazhoi Rama

Rektori i Universitetit të Tiranës Mynyr Koni ka reaguar me një deklaratë pas protestave të studentëve të nisura prej 10 ditësh si dhe mbledhjen e djeshme me kryeministrin Edi Rama.
DEKLARATA E PLOTË
Të nderuar kolegë,
Studentë të Universitetit të Tiranës,
I detyruar nga akuzat tepër të rënda dhe sjellja e Kryeministrit ndaj personit tim në takimin e ditës së enjte, datë 13 Dhjetor 2018, të mbajtur me autoritetet drejtuese të fakulteteve dhe universiteteve publike ne vend, ju bëj me dije se;
Në fakt është shumë e kuptueshme arsyeja dhe qëllimi i gjithë çfarë është bërë gjatë këtyre ditëve në adresën time dhe që në fakt ka filluar shumë kohë më parë. Këtë e kam ndjerë dhe e kam kuptuar shumë qartë.
Të mundohesh të ndryshosh rrjedhën e gjërave, të mundohesh të gjesh dhe të bësh “fajtor” pa faj, nuk është gjë tjetër veçse një përpjekje e dështuar që tregon vetëm frikë dhe asgjë tjetër.
Zoti Kryeministër,
Në asnjë ditë të punës time si Rektor i Universitetit të Tiranës nuk jam “arratisur” nga përgjegjësia, por përkundrazi. Në mënyrë të vazhdueshme, kam paraqitur problematikat (që Ju vetëm tani po i pranoni se eksiztojnë) në të gjitha institucionet e Shtetit Shqiptar, përfshirë edhe Ju.
Akuzat që ju bëni, tregojnë shumë qartë se Ju nuk e njihni ligjin e arsimit të lartë 80/2015.
Të njëjtën gjë bëni edhe me çështjen e tarifës së provimeve të mbartuara të studentëve, për të cilën, Senati Akademik i UT, ka deklaruar se nuk ka bërë asnjë kërkesë për vendosjen e saj.

Në çdo rast, Ju ushtroni presion, intimidoni, ironizoni dhe shantazhoni, jo vetëm në mënyrë të drejtëpërdrejtë por edhe nëpërmjet mediave që janë pranë qeverisë, duke mos i dhënë mundësinë askujt, në rastin konkret mua, të shprehem dhe të them të vërtetën se çfarë realisht po ndodh në Universitetin e Tiranës.
Është e vërtetë që në Universitetin e Tiranës, ka patur probleme të brendshme, të inskenuara nga kasta drejtuese e vjetër e universitetit, për qëllime të caktuara, që fatkeqësisht kanë gjetur mbështetjen nga institucionet më të larta të Shtetit Shqiptar. Në Universitetin e Tiranës në asnjë rast nuk ka patur bllokim, sikurse mundoheni ta paraqesni Ju, në mënyrë që të justifikoni dhe të shtrembëroni arsyet e vërteta të protestës së studentëve.
Ju po deklaroni sot, se duhet të shkarkohen anëtarët e Bordit të Administrimit, kurse unë, në mënyrë të vazhdueshme i kam kërkuar Ministres së Arsimit, Sportit dhe Rinisë të marrë masat e nevojshme për çfarë Ju keni konstatuar sot, si një dështim të funksionimit edhe të Bordit të Aministrimit të Universitetit të Tiranës.
Bordi i Administrimit të Universitetit të Tiranës, nëpërmjet Administratorit të UT (aktivist në fushatat elektorale të Partisë tuaj), është përpjekur sistematikisht të pengojë zhvillimin normal të punës.
Në fakt arsyeja që unë luftohem është pikërisht njohja shumë e mirë e ligjit të arsimit të lartë, dhe jo vetëm, është përgjegjshmëria e lartë dhe përkushtimi në punë që më karakterizon, dhe mosbërja palë në interesa të caktuara.
Të nderuar kolegë dhe studentë të UT,
Ju siguroj se në çdo ditë të punës time si Rektor i Universitetit të Tiranës, do të vazhdoj të udhëhiqem nga morali dhe integriteti i lartë personal dhe profesional dhe nuk do t’i gjunjëzohem askujt dhe për asnjë arsye, sikurse kam vepruar deri më sot.
Nëse për Kryeministrin dhe qeverinë që ai drejton, protesta e studentëve ështe një shuplakë, për mua është një shprehje e lirisë dhe demokracisë, dhe si e tillë është një fitore.

Studentët e Vlorës protestë tek rektorati: Do të qëndrojmë deri sa të zgjidhen 8 kërkesat

Kanë vazhduar protestën e tyre studentët në qytetin e Vlorës. Në orën 10.00 ata u grumbulluan para Rektoratit dhe u bëjnë thirrje të gjithë studentëve të bashkohen me ta.
Protestuesit nuk mbajnë pankarta në duar, por vetëm brohorasin dhe kërkojnë bashkim edhe të qytetarëve.
Nuk kemi frikë, thonë ata, dhe do të qëndrojmë deri në fund, deri kur të plotësohen të gjitha kërkesat.
Ndërkohë ata kanë nisur një shkresë në Rektorat me pesë pika.
Në një prej pikave studentët kërkojnë të mos penalizohen me mungesa studentët që kanë protestuar.
Më pas ata paraqesin kërkesat për krijimin e senatit studentor, të ndalet diskriminimi i pedagogëve ndaj studentëve, pranimin e studentëve në Universitet me mesataren mbi 7, dhe krijimin e ambienteve laboratorike.

Spiunët e SHISH terrorizojnë studentët me urdhër të Ramës

Spiunët e SHISH me urdhër të Ramës terrorizojnë studentët që protestojnë para kryeministrisë Një prej studentëve që ka qëndruar mbrëmë te kryeministria ka treguar edhe episodin që ka pasur me punonjësit e SHISH.
“I falenderoj ato të dy të shërbimeve sekrete që më kanë ndaluar mbrëmë. I përshëndes nga sheshi për faktin se megjithëse u afruan në një mënyrë disi terrorizuese në fund pas bashkëbisedimit ja arrita ti bind se ne kishim të drejtë dhe kjo ishte e jashtëzakonshme.
Si përfundim u ndamë si miq, se miq ishim. Këtu jemi për kauzën e gjithë shqiptarëve. Të rrimë larg politikave, krahasimeve se do të na dëmtojnë.Ju bëj thirrje të rrini të bashkuar, larg interesave personale, partiake dhe interesave të çastit sepse ato nuk janë ideale”, u shpreh studenti.
Vijon edhe sot protesta e studentëve përpara kryeministrisë, pavarësisht kushteve të vështira të motit.
Me thirrjet: “Ejani mblidhuni këtu! Nuk na ndal bora, nuk na ndal shiu, jemi rracë e fortë jemi frymë veriu!” studentët shprehen të vendosur për të vijuar rezistencën e tyre për plotësimin e 8 kërkesave.

Problemet që tregojnë se keni mungesë vitaminash

Vitaminat janë minerale të domosdoshme për funksionimin normal të organizmit, mirëpo nëse ndonjëra mungon, trup juaj do të japë sinjal të qartë.
Shpesh është e mjaftueshme që vetëm të dëgjojmë organizmin tonë dhe të mësojmë se çfarë vërtet na mungon.
Është e nevojshme që të identifikoni problemin, dhe pastaj do të dini edhe cila është zgjidhja:
Nëse keni lëkurë të ndjeshme, ju mungon zinku
Shërimi i ngadalshëm i plagëve, pikla të bardha në thonj.
Burimet e mira: frutat arrore, farërat, drithërat e plota, sardelet dhe mishi i kuq.
Problemet me tretjen tregojnë mungesën e vitaminës B3
Simptomat e tjera: dobësim muskujsh, humbje e apetitit dhe probleme të ndryshme me lëkurën.
Burimet e mira: mish pa yndyrë, peshk dhe fruta arrore.
Ngërçet në duar dhe këmbë tregojnë mungesën e vitaminës B6
Simptoma të tjera: inflamacion lëkure, pezmatimet, pagjumësia dhe PMS-ja.
Burimet e mira: orizi i kafenjtë, avokadoja, bananet dhe misri.
Rënia e flokëve tregon mungesën e vitaminës B9
Simptomat e tjera: Qërimi i lëkurës, humbje e apetitit, zbehtësia dhe lodhja.
Burimet e mira: veshkat, mëlçia, bishtajore.

Gripi ngjitet tek djemtë nga djemtë dhe tek vajzat nga vajzat

Hulumtimi se si virusi ka kaluar nga një person në person në një shkollë fillore, ka treguar se si shkalla e bartjes së virusit nga djemtë në djem dhe vajzat në vajza ishte tri herë më e madhe se mes gjinive.
Shkalla po ashtu ishte pesë herë më e madhe në mes fëmijëve të klasës së njëjtë, se sa në mes atyre të cilët nuk shkojnë në klasën e njëjtë. Megjithatë, nëse fëmija vetëm ulet pranë fëmijës me grip, kjo nuk ia rrit në mënyrë të theksuar gjasat që edhe ai ta marrë gripin.
Rezultatet rrjedhin nga hulumtimi i përbashkët britanik dhe amerikan, për atë se si gripi i derrit është përhapur nëpër një shkollë fillore në Pennsylvania të SHBA-së.
Hulumtimi ka përfshirë 370 nxënës nga 295 shtëpi. Shkencëtarët kanë përdorur të dhëna të ndryshme, të tipit si skema e uljes së nxënësve, orari i orëve, skema e uljes së fëmijëve në autobus, ditarin e infermieres, ndjekjen e mësimit dhe anketat e ndryshme për të vlerësuar sa më mirë nivelin e bartjes së gripit në situata të ndryshme.
Dr. Simon Cauchemez, udhëheqës i hulumtimeve nga Imperial College në Londër, shpjegon hulumtimin: “Ky është një nga hulumtimet më të gjera deri tani mbi atë se si epidemia e gripit është përhapur në mesin e fëmijëve në shkollë dhe na flet shumë për atë se si ndikojnë rrjetet shoqërore në vetë bartjen.”
“Të dhënat nga ky hulumtim do të na ndihmojnë të bëjmë modele më të sakta, të cilat mund të ndihmojnë punonjësit e shëndetësisë që në mënyrë më efikase të luftojnë epideminë.”
“Për shembull, këto modele të reja mund të na ndihmojnë të kuptojmë më mirë kur dhe pse do të jetë më e përshtatshme të mbyllim një shkollë, apo se a do të ishte më mirë të mbyllen vetëm disa klasë të caktuara.”
Shkollën e cila ishte përcjellë, e kanë mbyllur 18 ditë pas shpërthimit të gripit të derrit, ndërsa në atë moment 27 për qind të nxënësve tashmë kishin pasur simptomat e gripit.
Sipas analizës më të re, shkalla e bartjes tashmë ishte në rënie në këtë fazë, prandaj mbyllja e shkollës nuk ka pasur kurrfarë ndikimi dhe as kuptimi.