20.5 C
Tirana
E enjte, 14 Gusht, 2025

Shehaj: Rama i kontrollon oligarkët! Kompania offshore për të transferuar paratë lehtësisht

Deputeti i PD, Agron Shehaj ka qenë një ndër të parët që ka denoncuar skandalin me tenderin e Unazës dhënë një kompanie të regjistruar offshore në Delaware por që rezultoi me dokumente të falsifikuara. Nga studio e emisionit “Të paekspozuarit” në News24, Shehaj deklaroi se fakti që kompania ka qenë offshore është bërë për të transferuar paratë lehtësisht.
I pyetur nëse opozita ka folur mjaftueshëm për këtë aferë, Shehaj dha se edhe denoncimi i tij është denoncimi i PD. “Unë jam deputet i PD. Në momentin që bëj një denoncim e bëj si deputet i PD. Denoncimi është bërë nga PD dhe PD nuk ka absolutisht asnjë siklet për këtë. Prania ime dhe qëndrimet e mia e tregojnë këtë gjë.
Nuk është e vërtetë që ata kanë shpëtuar nga goditjet e opozitës. Rama mund të jetë përpjekur ta fitojë këtë, mund të ketë pasur synimin për të bashkëpunuar me sipërmarrës afër PD-së që të mos goditet por nuk ia ka dalë qëllimit. PD ka bërë denoncime të vazhdueshme për çdo aferë korruptive që ka ndodhur. Nuk ka asnjë dyshim. Kryetari i PD-së Lulzim Basha e ka përmendur disa herë emrin e Bashkim Ulajt e megjithatë nuk është ky thelbi.
Nuk janë oligarkët që kontrollojnë Edi Ramën. Unë mendoj se Rama i kontrollon oligarkët. Ai ka ngritur një model që po vjedh shqiptarët.

Nuk ka sipërmarrës që mund të punojë në Shqipëri pa u bërë palë me Edi Ramën. Mua si biznesmen më vjen keq. Problemi është politik”, deklaroi Shehaj.
Ai tha se Rama po kalon çdo kufi dhe nivelet e korrupsionit kanë kaluar çdo kufi. “Janë fenomene që nuk i solli Edi Rama dhe është e vërtetë. Edi Rama po kalon çdo kufi. Unë po them diferencën midis qeverisë së mëparshme me këtë qeveri. Por nivelet e këtij korrupsioni kanë kaluar çdo kufi.
Nuk jam këtu për të mbrojtur ata që kanë qenë përpara. Unë jam këtu për të denoncuar aktualitetin, korrupsionin e kësaj kohe. Edi Rama po bashkëpunon me një grup njerëzish duke fituar shumë para me qëllim që pastaj të blejë vota, të blejë drejtësinë e çdo pushtet me qëllim për të mbajtur pushtetin me çdo kusht.
Unë dyshoj sepse iu duheshin lekët në SHBA. Ju thatë se kompania nuk ekziston. Kompania në fakt ekziston dhe lekët do të shkonin tek kjo kompani që ne nuk e dimë e kujt është.
Të transferosh lekët është shumë e vështirë dhe kjo është arsyeja që kanë krijuar këtë kompani offshore për të bërë të mundur kalimin e lekëve pa problem”, tha deputeti i PD.

Rama: Nuk ka përgjysmim të tarifave për studentët, ishte premtim elektoral! Përplasja me gazetarët

Kryeministri Edi Rama është shprehur në studion e “Opinion” në tv Klan se nuk do të ketë përgjysmim të tarifave për studentët. Ai tha më tej se, nuk do të negociohet rritja e buxhetit me 5 % e GDP, pasi sipas tij kjo është e pamudur për vendin tonë. Sipas tij do të diskutohet pë rrritje të buxhetit por jo për rritjen deri në 5% të buxhetit.
Kjo ka shkaktuar përplasje midis tij dhe gazetarëve pasi ato i kanë kujtuar se e ka pasur si premtim elektoral në vitin 2013.
Bejtja: Ke premtuar në vitin 2013 se do të rrisësh buxhetin për arsimin 5 % të GDP-së?
Rama: Bëhet në një afat shumë të gjatë duhet të diskutohet. Nuk është ai thelbi! Në parim jam dakord!
Bejtja: Kur e premtove a kishe parasysh ta realizoje?
Rama: Kisha parasysh ta realizoja por përballimi me realitein na tregoi që është e pamundur për një vend si i joni. Dhe nuk e ka asnjë vend të Rajonit. Në përqindjen e buxhetit, është në nivelet më të larta në Rajon. Dakord në parim përgjysmimin e tarifës, por jo në mënyrë të unifikuar. Nuk negociojmë për këtë as me ty as më studentët! Do të diskutojmë për rritjen e buxhetit në arsim!

Pedagogu i thotë troç Ramës: Studentët nuk negociojnë me ju se jeni mashtrues!

Kryeministri Edi Rama ka qenë sonte përballë një paneli gazetarësh e analistësh, ku temë e debatit ka qenë protesta dhe kërkesat e studentëve.
“Studentët nuk negociojnë me ju se jeni mashtrues”, ju drejtua që në fillim të ndërhyrjes së tij, analisti dhe pedagogu Mark Marku.
Kjo irritoi kryeministrin Edi Rama, i cili pas minutash monologu, brenda skemës së tij, për të mos lënë të vazhdonte më tej pedagogun, bënte zhurmuesin, duke deklaruar, në mënyrë të përsëritur, “,os më thuaj mua mashtrues…”.
Debati
Mark Marku: Studentët nuk negociojnë me ju se jeni mashtrues!
Edi Rama: Mos më thuaj mua mashtrues.
Mark Marku: Po të them, ti dhe qeveria ime jeni mashtrues. Keni hequr fondet e pagave për petagogët, keni 9 muaj pa na kaluar pagat. Keni deklaruar sedo e bëni buxhetin e arsimit 5 për qind, Karta jeshile e studentit, e premtuar, nuk përmendet më.
Rama humb toruan, nuk di ç’flet para gazetarëve
Kryeministeri Rama po përballet mbrëmjen e sotme me një panel gazetarësh e panelistësh, ndërsa studentët vijojnë protestën e tyre maratonë, për plotësimin e 8 kërkesave të tyre.
Ndonëse një grup studentësh vijon prej ditësh ta gëdhijë në shesh para Kryeministrisë, sërish për kreun e qeverisë kjo nuk ka rëndësi, ndërsa shprehet krenar për atë që sipas tij është arritur gjatë qeverisjes së tij.

“Ata që janë para Kryeministrisë te zjarri, mund të rrinë atje 10 vjet. Në cilen familje, në cilën shpi, u thuhet prindërve unë kam këto kërkesa dhe do mi plotësosh, nuk diskutoj. Në cilën qeveri një qeveri i thotë dikujt hajde bisedojmë e ata ngulin këmbë, nuk negocioj dhe pikë”, tha Rama.
Më tej ai u shpreh: “Ju mund të thoni ça të doni, por unë jam krenar që për herë të parë qoftë një djalë ministri, qoftë një djalë bariu, merr atë që meriton. Nuk mund të shkosh në universitet sot pse je djalë ministri”.
Ndërkohë që gazetarët i thanë se, kjo është arritur që gjatë qeverisjes “Berisha”, ai u shpreh:
“Unë ju u kam lënë Zotin dhe popullin shqiptar. Populli shqitar u rregullon juve. Si mund të thuhet se në kohën e Saliut futeshin në universitet sipas meritës?”
Më tej ai e ka humbur sërish fillin ku u “përplas” edhe me gazetarin Blendi Fevziu, i cili i kërkoi që të lejonte panelistët të bënin pyetje e të mos i intimidonte.
Rama: Mos më ndërprit fjalinë. Më lë ta çoj një fjali 30 sekonda deri në fund. Si ka mundësinë o Fevzi që ndërpret.
Fevziu: Ore vazhdo, nuk po të ndërpret njeri, mos më shih gishtat.

Skema si burri i parë i Lindës gjobit studentët në universitet deri 1 mijë euro, denoncimi

Thanas Xhillari ish burri i Linda Ramës është pedagog në Fakultetin e Shkencave të Natyrës Tiranë. Një nga pedagogët më të urryer i cili i mban peng studentët duke i kërcënuar se do ti ngel, nuk kani për ta marr provimin etj. Ka një strategji të pastër si ti eleminoj studentët.
Ju bën provim pa sistem pikësh, jep në provim ushtrime që nuk ka trajtuar në orët e leksionit. Nxjerr rezultatet e provimeve me 1 muaj vonesë duke thyer çdo rregullore. Nuk pranon ballafaqim, nuk pranon komision për rikorigjimin e provimit duke e kërcënuar studentin.
Presioni psikologjik që ju shkakton studentëve është i zgjatur në kohë ku më pas i detyron ta ndjekin nga pas për vite dhe të paguajn 500 deri në 1000 € dhe për këtë duhet të kenë mik. Dëmi nuk është vetëm psikologjik por edhe dëm shoqëror ku të detyron të bëhesh palë e korrupsionit. Ky duhet qerruar i pari siç dhe ishte i pari në listën e denoncimeve të studentëve.
Studentët janë bashkuar të gjithë duke e shpërngulur protestën nga Parlamenti përpara Kryeministrisë. Studentët janë shprehur se nuk ka asnjë përçarje mes tyre dhe se janë të bashkuar në qëllimin për të arritur të gjitha kërkesat.
Studentët janë nërgjegjësuar se zgjidhja për kërkesat e tyre nuk mund të vijë më nga ministria e Arsimit ku po qëndronin një pjesë e tyre deri mbrëmjen e djeshme, por vetëm përpara Kryeministrisë.

“Brryli Broadway”

Megaskandali/ Rakipi thirrje kryeministrit: Don Rama përgjigju këtyre pyetjeve!

Gazetari Ylli Rakipi i ka drejtuar disa pyetje kryeministrit Edi Rama sonte nga studio e emisionit “Të paekspozuarit” në News24. Ai tha se Rama ka për detyrë t’iu përgjigjet shqiptarëve në lidhje me tenderin e Unazës së Re të dhënë një kompanie që nuk ekziston, me letra false.
“Kam disa pyetje për Don Ramën që të kuptojnë shqiptarët çfarë ështëk jo aferë…Zoti Don Rama pse ju keni vrapuar për t’i dhënë zotit Ulaj dy tendera duke i veshur një fytyrë ‘offshore’? Ndërkohë i keni dhënë një tender tjetër me kompaninë që ka, Gener 2, tenderin për Thumanë-Kashar. A mundet që ju kryeministri ynë të jeni kaq i paaftë sa të kaloni në një kompani offshore që nuk ekziston plot 30 mln euro?
Mua më mjaftuan 24 orë që të komunikoja me autoritetet e shtetit Delaware që të kuptoja se nuk ekziston. Si ka mundësi që kjo kompani ka fituar dy tendera?
Rama mund t’ju shpjegosh shqiptarëve kush do i merrte këto 30 mln euro, kur ato të niseshin në një adresë në një kompani që nuk ekziston me letra false?
Në letrat tuaja rezulton që të ketë firmosur një ish-sportelist hoteli me emrin Avdiol Dobi?
Ke ndonjë gjë për të thënë. Tek mua mos hajde asnjëherë por shqiptarëve ke detyrim t’iu shpjegosh ç’është ky sportelist që merr këtë shumë të madhe parash. Si mund të mashtrojë ty një sportelist 26-vjeçar.
Pyetja tjetër është pse jeta jote politike është e lidhur me 4-5 njerëz? Të më falë zoti Ulaj është viktima e radhës.

Këto ishin pyetjet që unë mendoj se shqiptarët duhet t’i dinë përgjigjet e tyre”, tha Rakipi.
Në emisionin Të paekspozuarit, analisti Lubonja, thotë se ajo që ne kemi quajtur deri tani Oligarki, ka shkuar një hap më përpara duke u kthyer në regjim fashistoid.
Këtë kalim sipas Lubonjës, vjen për shkak edhe të përdorimit të dhunës.
“Regjimi perdoret ateherë kur në një farë mënyrë ai që mund të quhet sistem, degjeneron në dhunë dhe autoritarizëm dhe atëherë themi regjim në një sens pezhorativ, sic e themi regjimi komunist, fashist etj. Artikulli synon të sqarojë ccfarë është ky sistem, demokratik apo është një regjim?
A po shkon drejt një regjimi? Ajo që ne e kemi quajtur oligarki, degjeneron kur shkon në hapa të mëtejshëm kur fillon të përdorë dhunën, degjeneron në një regjim fashistoid, është një kombinim i pushtetit financiar plus forca shtrënguese të pushtetit.
Tek kombinimi Rama Ulaj unë shoh pikërisht këtë regjim.
Referuar të gjitha përfitimeve që ka marrë Ulaj, është rasti tipik, dhe nuk është vetëm ai, ku ne shohim një dejgenerim të sistemit, në fashistoid”, thotë Lubonja.
Analisti thekson se këto probleme të oligarkisë kanë ekzistuar edhe në qeverisjet e mëparshme por në qeverisjen aktuale të Ramës është bërë akute më e rrezikshme sepse gjithçka është përqëndruar në pak duar. Duke komentuar rastin e fundit të aferës korruptive me unazën e re, Lubonja i bën thirrje prokurorsë të hetojë me urgjencë këtë cështje.

Gazetarja holandeze raporton protestën nga Tirana: “Ata duhet ta bëjnë për të ardhmen”

Një gazetare nga Holanda, që rastisi për një vizitë pune në kryeqytetin shqiptar, ka reaguar në lidhje me protestën e studentëve në Tiranë.
Ajo shkruan se si shoferi i kërkoi falje për trafikun pasi në qytet kishte protestë.
Përgjigja e saj është epike.
“Sapo mbërrita në Tiranë. Shoferi i taksisë më kërkon falje për trafikun ‘Do vonohemi pak, më vjen keq’. E nget makinën ngadalë. ‘Janë studentët që protestojnë’, vazhdon ai. Ai duhet të jetë rreth të 60-ave. Një buzëqeshje e madhe i shfaqet në fytyrë.
‘Nuk e kam problem trafikun. Ata duhet ta bëjnë për të ardhmen’”, shkruan Mitra Nazar, gazetare e NOS.

Studentët vijojnë protestën para Kryeministrisë duke sfiduar temperaturat nën zero gradë

Studentët vijojnë protestën para kryeministrisë duke sfiduar temperaturat e ulëta nën zero grandë duke kërkuar me ngulm plotësimin e 8 kërkesave të tyre. Studentët në mënyrë individuale morën disa fuçi dhe dru për t’u ngrohur, por policia tentoi t’i pengonte. Kjo nuk është ndaluar dot. Studentët ia dolën që lëndën drusore ta sillnin në rrethin e tyre. Ata kanë marrë edhe ushqim dhe ujë.
Studentët shprehen se do të vijojnë të rrinë para kryeministrisë deri në përmbushjen e kushteve.
“Tarifat në shkollën tonë janë shumë të larta rreth 400 mijë lekë dhe duhej paguar në këto kohë. Një kredit tarifohej në 6700 lekë të vjetra. Kam dhjetë ditë që rri në këmbë këtu. Do të vazhdoj të rri këtu. Nuk dua të përballem me padrejtësitë. Familja ime sakrifikon shumë për studimet e mia. Kam patur një mbështetje nga prindërit, familjarët. Por edhe një zonjë na ka sjellë petulla të vogla dhe më kujtoi mamin tim. Nuk do shkoj të dialogoj me të. Ka tetë kërkesa, janë të thjeshta. Kërkesat tona mund t’i bëj me një firmë”, tha një studente e Arkitekturës.
Ndërsa një student tjetër deklaroi se sfidë për ta janë temperaturat e ulëta, ndërsa shtoi se rreziku më i madh është se mund të pësojnë të ftohur.
“Sot është dita e dhjetë që rri këtu. Edhe sot një pjesë e protestuesve do ta gdhijë para kryeminstrisë. Nuk mund t’i vëmë fajin policëve sepse marrin urdhrat. Të gjithë na mbështesin, duke filluar nga fëmijët e deri tek pleqtë”, shtoi ai.
Studentët me këmbëngulje po zhvillojnë protestën e tyre më të fuqishme që nga viti 1990, që nuk ka shënuar asnjë xham të thyer dhe ka përfunduar gjithmonë me pastrimin e sheshit të protestës.

Revolta/ Shpërthejnë protestat në të gjithë vendin!

Prej disa ditësh Shqipëria është e gjitha në protestë, kundër rritjes së taksave, varfërisë, çmimit të naftës, mungesës së drejtësisë, krimit dhe korrupsionit në vend.
Qytetarët e Durrësit kanë dalë sërish ditën e sotme në protestë ku kërkojnë uljen e çmimit të naftës si dhe kundër thellimit të varfërisë në vend.
‘E duam Shqipërinë si gjithë Europa’, kjo është motoja e protestës së të gjithë shqiptarëve sot. Ashtu si para 30 viteve, edhe sot studentët dhe shqiptarët protestojnë për një Shqipëri të lirë dhe Europiane…

Shkdodra në portestpër uljen e çmimit të karburantit
Banoret e Shkodrës, njërit nga qarqet më të varfër të Shqipërisë, të rrënuar ekonomikisht me papunesinë më të lartë në vend dhe me një nivel shumë të lartë emigrimi kanë hyrë në ditën e 4-të të protestës së tyre.
Ata po protestojnë në hyrje të qytetit.
Protestuesit kerkojnë jetesë më të mirë, rritjen e pagave, uljen e çmimit të karburantit, punësim dhe taksa më të ulëta.

Protestë edhe në Lezhë
Sot qytetarët e Lezhës protestuan për çmimin e naftës, për mungesën e investimeve por sigurisht edhe për studentët.

Fier, banorët në protestyë për dëmshpërblimet e By-pass-it
Bllokohen punimet e By-pass-it të Fierit. Banorë të zonës dhe përfaqësues të firmave nënkontraktore kanë protestuar sërish sot duke kërkuar dëmshpërblimet e tokës se prekur nga ndërtimi.
Fillimisht protestuesit kanë bllokuar aksin rrugor, Fier- Seman, nga ku kanë kërkuar nga qeveria marrjen e masave për zgjidhjen e kësaj situate e cila po zgjat prej kohësh.
Më pas, së bashku ata kanë shkuar në zonën ku aktualisht është duke u punuar nga kontraktorët e ri të këtij by-passi. Me thirrjet “Duam paratë tona”, protestuesit kanë bllokuar për rreth një orë punimet, duke thënë se protesta e tyre nuk është politike.
Në mbështetje të protestuese ka qenë edhe deputeti i partisë demokratike, njëherësh kryetar i PD në Fier Luan Baçi i cili ka theksuar se kjo nuk është një protestë e organizuar nga PD, si përgjigje për kryeministrin Rama.
Banorët, tokat e të cilëve janë prekur nga ndërtimi i by-passit kanë protestuar edhe më parë, ndërkohë që për të disatën herë janë rikthyer në protesta edhe firmat nënkontraktore të italianes Serenissima, e cila la në mes punimet, duke u lënë një barrë të konsiderueshme financiare firmave që punuan për të.

Minatorët e Bulqizës
Minatorët e Bulqizës janë ngritur sot sërish në protestë. Ata i kanë dërguar një letër kryeministrit Edi Rama, kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi dhe Presidentit të Republikës Ilir Meta, si dhe për dijeni kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha, me anë të së cilës kërkojnë plotëismin e kërkesave të tyre.
Prej ditësh në protesta, minatorët në kufijtë e dëshpërimit, shprehen se sot më tepër se kurrë e jeta dhe shëndeti i tyre është në rrezik, ndërsa paraqesin një listë me 6 kërkesa për t’u plotësuar. “Ne, Përfaqësia e Protestuesve Minatorë, të zhytur në zgafelle ferri, ku jeta e minatorit nuk vlen asgjë, të zhytur në mjerim dhe pa asnjë perspektivë, ku shpesh herë na është premtuar nga të gjitha qeveritë që kushtet tona të punës do të ndryshojnë, ku gjendja jone ekonomike do të përmirësohet, sot më tepër se kurrë e shikojmë se jeta dhe shëndeti ynë është në rrezik”, thuhet në letrën e tyre.
“Të detyruar të ngremë zërin për të siguruar një jetë më të mirë për veten tonë dhe familjet tona, parashtrojmë kërkesat tona si më poshtë:
1. Të miratohet statusi i minatorit;
2. Të rriten pagat dhe të jepet leje vjetore me të drejtë page;
3. Renta minerale t’i kthehet si e ardhur Bashkisë dhe të përdoret në Bulqizë;
4. Të sigurohen kontrolle shëndetësore dy here ne vit dhe pa pagesë, duke pasur parasysh se minatorët vuajnë nga sëmundje profesionale. Gjithashtu minatorëve tu rimburohen ilaçet 100%;
5. Paga minimale e punëtorëve të cilët punojnë në minierat e nëntokës të mos jetë më poshtë se shuma 70 mijë lek të reja;
6. Të përmirësohen kushtet e punës”.