23.5 C
Tirana
E shtunë, 16 Gusht, 2025

Protesta te Unaza e Re, banorët: Drejtësia e varur nga qeveria la në burg Danielin, në qeli duhet të jetë Gjiknuri

Banorët e Unazës së Re kanë protestuar edhe mbrëmjen e sotme në mbrojtje të banesave të tyre nga shembja. Prej rreth 2 muajsh banorët mblidhen çdo darkë duke deklaruar se, nuk do të lejojnë prishjen e banesave të tyre. Tashmë banorët nuk kërkojnë më dëmshpërblim por anulim të projektit pas skandalit me firmën që kishte fituar tenderin.
“Kjo protestë çoi në zbulimin e një skandali. Anulo projektin. Këtu vendosim ne”, deklaruan banorët.
Gjithashtu protestuesit kërkuan lirimin e Daniel Drobajt, 18-vjeçarit të arrestuar e të akuzuar për plagosjen e polices Ina Nuka. Ata kanë kërkuar lirimin e banorëve që mbahen ende në burg padrejtësisht sipas tyre dhe çuarjen pas hekurave të ministrit Gjiknuri dhe kreut të ARRSH Afrim Qendro.
“Përshëndesim protestat kundër çmimit të lartë të naftës. Stop atij tenderi sepse nuk mund të kaloni në Unazën e Re pa kaluar mbi trupat tanë. Ju bëj thirrje banorëve mos i prishni shtëpitë tuaja. Mos i prishni, mos u bëni bashkëfajtorë me kriminelët. Sot drejtësia e varur nga qeveria la në burg Danielin, atë studentin që duhet të ishte sot para kryeministrisë që të protestonte. Prapa hekurave duhet të jetë Damian Gjiknuri, Afrim Qendro, të gjithë ata që kanë abuzuar me fondet e shtetit. Prandaj tregojnë se sa të pavarur janë gjykatat në Shqipëri. Padrejtësisht rri në burg edhe Iliri edhe Dorjani. Prandaj lironi ata që janë të pafajshëm dhe fusni kriminelët në burg, ata që organizojnë vjedhje të tillë. Jemi të vendosur dhe do të sulmojmë çdo fadromë, çdo punonjës të ARRSH-së e Bashkisë. Do i sulmojmë tani sepse mbrojmë shtëpitë tona. Nuk duam më dëmshpërblime por pezullimin e këtij projekti korruptiv”, deklaruan banorët me thirrjet “Poshtë projekti”.

Rama nis makinacionet për të shuar protestën/ Studenti: Na janë ofruar ‘iPhone X’ për t’u tërhequr

Një student protestues ka denoncuar për Ora Neës, presionet e ndryshme ndaj tyre për t’u tërhequr nga protesta. Ai tregoi se një nga format është edhe dhurimi i një telefoni celular i markës së fundit, iPhone X.
“Forma të tilla blerja, shantazhe apo FRESSH. Sigurisht që kemi pasur presione. Po të pyesësh studentët thonë se u janë ofruar Iphone x dhe forma të tjera shantazhi. Telefona, para. U janë kërcënuar me heqje të prindërve nga puna”, tha studenti.
Sipas tij, kësaj radhe i ka ardhur fundit, pasi në 30 vjet kjo është protesta më e rrallë në Shqipëri.
“Ne durojmë. I ftohti nuk na bën gjë. Kryeministri po flet në Surrel. Ne jemi këtu në minus 2 gradë. Ata që janë më rezistentë dhe nuk kanë punë do të qëndrojnë këtu. Ka 30 vjet që Shqipëria lëngon”, tha studenti.
Ai mendon se jo vetëm kryeministri, por e gjithë klasa politike e ka kuptuar se i ka ardhur fundi.
“Nuk mund të vazhdojmë më. Nesër do të jemi përsëri këtu në orën 10. I bëjmë thirrje edhe të gjithë shqiptarëve që të bashkohen këtu. Kjo është detyrë t’i bashkohesh kauzës tonë, jo vetëm për studentët por për të gjitha kauzat e shoqërisë”, u shpreh ai.

Protesta në Shkodër, policia tenton të arrestojë qytetarët, ndërhyn deputeti i PD

Protesta e sotme në Shkodër është shoqëruar me tensione mes policisë dhe qytetarëve, ndërsa këta të fundit shprehen se çdo ditë janë provokuarnga polica kur është bllokuar rruga hyrëse e qytetit.
Në përfundim të protestës mësohet se policia ka tentuar të shoqërojë disa protestues, por kane hasur në kundërshtinë e deputetit Bardh Spahia, i cili ka ndërhyrë duke mos lejuar që protestuesit të shoqërohen në polici.
Mësohet se deputeti ka zhvilluar një debat të ashpër edhe me drejtorin e policisë Vehbi Bushati duke i kërkuar të mos afrohet dhe të lërë të qetë protestuesit.
I kontaktuar deputeti Bardh Spahia është shprehur se këto janë provokime të qëllimta të Policisë së Shtetit që duan të intimidojnë protestuesit në Shkodër të cilët vijojnë protestën e tyre të lirë në ditën e katërt të saj.

Policia provokon studentët, tensionohet situata te Kryeministria

Tensionohet situata te Kryeministria. Policia dhe studentët janë përfshirë në konflikt pasi efektivët kanë tentuar të bllokojnë disa fuçi, të cilat u sollën nga studentët me lëndë drusore për t’u ngrohur. Pavarësisht tentativë për t’i bllokuar, studentët arritën të sillni ato pranë grupit ku janë edhe protestuesit e tjerë.
Studentët protestues janë të vendosur për të vijuar të qëndrojnë përpara Kryeministrisë edhe në orët e mbrëmjes.
Ata kanë denoncuar, se një natë më parë, pas kërkesave për dru, për ngrohje, dhe përgjigjes së qytetarëve, policia nuk i ka lejuar për t’i ndezur.
Studentët janë të vendosur për të vijuar të qëndrojnë përpara Kryeministrisë edhe në orët e mbrëmjes. Për këtë, ata u bëjnë thirrje qytetarëve që t’u çojnë çadra, ndërsa një ditë më parë denoncojnë faktin se policia nuk i la të ndiznin zjarr në bulevard.
“Mbrëmë bëmë kërkesa për dru, sepse kishim ftohtë ndërsa një pjesë e qytetarëve u sensibilizuan për të na sjellë, por policia nuk ka lejuar për t’i ndezur. Çdo qeveri dhe çdo sistem ka barinjtë e tij, por nga ana e tjetër ka edhe kasapët e tij”, tha një studente.

“Ik, ik, ik”! Studentët përzënë Top Channel nga protesta

Studentët nuk ë kanë përtyrpyr dot teatrin e shëmtuar që u bë në Top Channel, dy ditë më parë, ku Rama dhe FRESSH-istët, kërkuan që tu hedhin hi syve.
Për këtë arsye ata kanë larguar mbrëmjen e sotme nga protesta grupin e xhirimit të Top Channel, media e cila është vënë që prej ditës së parë në shërbim të Ramës dhe Rilindjes.
Prej më shumë se një jave studentët kanë braktisur Universitetet dhe janë ngritur në protestë, kundër ligjit për Arsimin e Lartë.
Ndërkohë që prej tri ditësh ata janë vendosur para ambienteve të Kryeministrisë, të shoqëruar edhe nga mediat.
Por ajo që u vu re ditën e sotme nga kamera e JOQ është fakti se ata nuk kanë pranuar të japin intervistë për televizionin kombëtar Top Channel.
Me thirrjet “ ik, ik, ik”, operatorja dhe gazetarja e këtij televizioni janë larguar.
Ende nuk dihet arsyesja e reagimit të studentëve përballë Top Channel, por dyshohet se ka lidhje me dialogun që Kryeministri Rama bëri me disa studentë, në studion e “Top Show”.

Edhe avokati i Ramës e pranon: Ai do të ikë, nuk ka më asnjë shpresë

Spartak NGJELA

Cila është e vërteta e kësaj kohe?
E ardhmja është ngritur në revoltë kundër të tashmes së shëmtuar.
l.
Pse dje kryeministri shqiptar i tregoi shqiptarëve që ai është në gjendje të vështirësisë së tij psikike?
Sepse ai nuk e kupton dot forcën e shtresës shoqërore që është ngritur kundër tij. Ramës sot i është ngritur në protestë e ardhmja e Shqipërisë.
Studentët janë e ardhmja. Kjo është aksiomë.
Por, e ardhmja e Shqipërisë është ngritur kundër kryeministrit të paaftë që studentët e dinë që është i lidhur edhe me korrupsionin.
Kjo është thirrja morale e së ardhmes, dhe vetë e ardhmja është kundër kryeministrit Edi Rama.
Ky duhet të ikë. Nuk ka asnjë shpresë. Kur e ardhmja e kap nga gryka një kryeministër të paaftë e të korruptuar, ai nuk ka më asnjë shpresë.
ll.
Si mund t’i flitet popullit që të ka zgjedhur si kryetari i një bandë të armatosur?
Cili është halli i këtij kryeministri – është pushteti që ky po humbet, apo degradimi i psikikes për të kaluar në një akt skizofrenik?

Po, nëse është pushteti i humbur, pse e do një pushtet që po varfëron dita ditës shqiptarët?
Politikani që në një situatë si kjo nuk bën dot politikë me dorëheqje, po qëndron në kokëngjeshje, përfundon te bunkeri i Hitlerit.
Studentët në protestë të përditshme janë e vetmja zgjidhje për shpëtimin e Shqipërisë nga qeverisjet e korruptuara. Studentët e kanë kuptuar me arsye të shëndoshë se e gjithë kjo gjendje varfërie është rrjedhojë e qeverisjeve të korruptuara që kanë drejtuar Shqipërinë, njëra pas tjetrës, në mbi 20 vjet. Pankartat që shpalosin studentët përditë tregojnë që ata e njohin mirë shkakun e varfërisë së tyre.
Kjo është arsyeja që studentët nuk do ta ndërpresin protestën e nisur.
lll.
Çfarë po kërkojnë studentët që nuk ua zbaton kjo qeveri e ky kryeministër?
Ata kanë tetë pika. Të tetë pikat janë të lidhura, dhe në këtë lidhje ato shkallmojnë korrupsionin e rektorateve dhe abuzimin me pseudoakademizmin banal që nuk jep dije.
Studentët dhe prindërit e tyre janë vjedhur.
Ata kërkojnë të ndalojnë vjedhjen.
Por, edhe qeveria bën të njëjtën gjë, pse e ka lejuar ajo këtë gjendje abuzive?
Sepse është dhe vetë e tillë. Falsiteti akademik është i lidhur ne falsitetitn qeveritar: ky është thelbi i tetë pikave të studentëve. Prandaj ata janë vërtet e ardhmja morale e Shqipërisë, dhe këtë e dinë tani të gjithë shqiptarët në Shqipëri dhe jashtë saj.
Korrupsioni shqiptar po dridhet. Studentët shqiptarë po i dalin zot Shqipërisë. Kjo është e vërteta absolute e kësaj kohe.

Pse Presidenti e ktheu mbrapsht Ramën për buxhetin?

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka vendosur që të mos dekretojë ligjin e ‘Buxhetit të vitit 2019’. Arsyeja ka të bëjë me reflektimin që i kërkohet qeverisë për kërkesat e studentëve.
Me një njoftim për mediat, presidenca thotë se duke ndjekur me shumë vëmendje situatën politike më të fundit në vend, si dhe duke vlerësuar konsensusin e gjerë publik mbi kërkesat e studentëve, presidenti ka vendosur të kthejë ligjin për buxhetin edhe njëherë në Kuvend.
Njoftimi i plotë i Presidencës:
Presidenti Shqipërisë Ilir Meta, duke ndjekur me shumë vëmendje situatën politike më të fundit në vend, si dhe duke vlerësuar konsensusin e gjerë publik mbi kërkesat e studentëve, të cilat janë konsideruar nga të gjithë aktorët politikë si, të drejta, legjitime dhe të realizueshme, duke synuar interesin më të mirë në përmbushjen e objektivave sociale të parashikuara në nenin 59 të Kushtetutës, si dhe në garantimin e stabilitetit në vend, me dekretin nr. 10997, datë 13.12.2018 ka vendosur “Kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr.99/2018 “Për buxhetin e vitit 2019”, me qëllim rishqyrtimin e tij.
Presidenti i Republikës, ka besimin e plotë se Kuvendi i Shqipërisë do të reflektojë një bashkëpunim gjithëpërfshirës me qëllim plotësimin e kërkesave të studentëve dhe interesit publik.
Pasi presidenti Ilir Meta riktheu serish në Kuvend ligjin për buxhetin 2019, me qëllim që t’u jepet mundësi plotësimit të kërkesave të studentëve, kryeministri Edi Rama shkruan me ironi në Tëitter se ky hap i Presidentit vjen pas prezantimit të kërkesave të LSI.

Teksa e quan të gjithën ‘presion mbi studentët’ Rama iu bën thirrje të rinjve që të dalin nga kurthi dhe të flasin në emër të vetes.
“Interesant! Presidenti kthen buxhetin e Shqipërisë pas prezantimit të kërkesave të LSI-së. Asnjë çudi!Vazhdon papushim e në çdo formë,presioni mbi studentët për të qëndruar në kor kundër Dialogut. Miq!Dilni nga kurthi i atij kori dhe bëhuni individë që flasin në emër të vetes”, shkruan Rama.
Duke marrë shkasë edhe nga kërkesat e studentëve, Presidenti Meta kthyer ligjin për buxhetin e 2019 serish në Kuvend. Kjo lëvizje e Metës vjen si një mundësi për plotësimit të kërkesave që kanë studentët e që lidhen direkt me buxhetin adresuar për ta.
Presidenca ka reguar pas deklaratës së Ramës se presidenti e ktheu buxhetin për arsimin pas kërkesës së LSI-së.
Është zëdhënësi i Presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi, i cili shkruan në ‘Facebook’ se reagimi i Metës për të kthyer Buxhetin erdhi pasi kanë dëgjuar deklrata e kreut te Grupit Parlamentarët të PS, në Kuvend.
Ja postimi i plote i Blushit në facebook:
Ja kur erdhi reagimi i Presidentit Meta për çështjen e Buxhetit. Pjesë nga deklarata e sotme në Kuvend e kryetarit të grupit parlamentar të PS, z.Taulant Balla:
Si ta ndryshoj unë buxhetin Petrit, kur buxheti është te Ilir Meta?
Buxheti sot është te Ilir Meta, nuk është në Kuvend. Është te Presidenti i Republikës. Të gjithë e dini që procedura e ndryshimit të buxhetit është një procedurë që nuk bëhet me dy gisht letër, po kjo është tallje.
28 vjet tallje dhe doni të bëni edhe 28 minuta tallje me studentët këtu në sallën e Parlamentit.

Deutsche Welle: Studentët në Shqipëri duan ndryshim, revolta nga korrupsioni e nepotizmi

Protesta e studentëve të Universitetit të Tiranës hyri të enjten (13.12.2018) në javën e dytë. Të mërkurën studentët protestues kaluan për herë të dytë natën jashtë, përballë kryeministrisë. Kjo është protesta spontane, paqësore, civile më e gjatë e viteve të fundit në Shqipëri, që nuk drejtohet nga partitë politike fondacione apo shoqata.
Studentët paralajmëruan të martën ( 11.12) shkallëzimin e protestës në grevë urie, nëse qeveria nuk plotësonte kërkesat e saj për uljen e tarifave të studimit dhe përmirësimin e kushteve të studimit dhe jetesës. Por duket se greva e urisë është shtyrë si një mjet ekstrem për më vonë. Në vend të saj studentët po kalojnë natën jashtë, përballë ndërtesës së kryemnistrisë, të mbështjellë me batanije që ua sjellin qytetarët e Tiranës, bashkë me ushqime, në shenjë solidariteti me protestën e tyre. Kryeministri Rama vazhdon me këmbëngulje, përmes medias sociale, t’i ftojë të bisedojnë dhe dialogojnë, kudo dhe ku duan ata. Por studentët kanë refuzuar, deri tani, ftesën e tij me të njëjtën këmbëngulje. Kryeministri Rama tha të enjten në parlament se studentët me protestën e tyre„ i dhanë një shuplakë qeverisë, një grusht opozitës dhe shpresë shoqërisë.“
Studentët nuk duan ndërhyrje të politikës
Fabio Dukagjini, student në vitin e tretë të Inxhinjerisë Elektrike, në Universitetin Politeknik të Tiranës, thotë për DW, arsyet e refuzimit të dialogut: „Le të na plotësojë kërkesat, pastaj bisedojmë. Nuk besojmë, deri tani nuk ka bërë asgjë për ne. Përballë tij mund të përҫahemi. Mund të ndërhyjë politika. Protestën tonë nuk e drejton askush, komunikojmë me njëri-tjetrin me whatsapp dhe rrjetet sociale, kemi dëbuar të rinj dhe të reja nga forumet rinore të partive që vijnë në protestë duke u hequr si studentë, ” thotë Fabio Dukagjini.
Ai thotë se studentët janë të shqetësuar për ndërhyrjen e politikës.

“Nuk pranojmë të na përdorin për qëllimet e tyre politike. Të gjitha qeveritë dhe partitë, edhe këto që janë sot në opozitë dhe duan të jenë pjesë e protestës sonë, i kanë harruar krejt studentët, për breza me radhë, na kanë lënë në mjerim, nuk kanë bërë asgje për studim dhe jetese normale. Jemi të vendosur të vazhdojmë protestën pa u drejtuar prej askujt”. thekson Fabio Dukagjini.
Në kërkesat e studentëve protestues përfshihet dyfishim i fondeve për universitetet publike, mundësi më të mira financiare për kërkim dhe eksperimentim, përfaqësim më i mirë i studentëve në bordet administrative.
Gjermania – 3 milionë euro për ristrukturimin e qytetit “Studenti”
Qeveria miratoi të mërkurën,( 12.12) një marrëveshje financimi me qeverinë gjermane, përmes Bankës gjermane KfW për programin e rehabilitimit të konvikteve të Universitetit të Tiranës, qytetit „Studenti”me një grant prej 3 milion eurosh.
Por përtej kushteve të jetesës dhe studinit studentët protestojnë për rikthimin e vlerave universitare, përjashtimin nga sistemi i lartë arsimor i pedagogëve të korruptuar, abuzues, të paaftë, militantë të partive që bëjnë rotacionin e pushtetit. Në thelb të kërkesave të tyre është ndërtim i një arsimi të lartë që t’u japë dije për të konkurruar në tregun e punës dhe siguruar punësim dhe të ardhme, gjë që sistemi aktual ka dështuar ta bëjë.
Shkaqet e revoltës
Një nga shkaqet kryesore të largimit masiv të rinisë nga Shqipëria është pakënaqësia nga arsimi i lartë, ku kombinimi i korrupsionit, nepotizmit, mungesës së meritokracisë prioritetit të përkatësive partiake dhe jo profesionalizmit ne stafet pedagogjike me neglizhencën e qeverive për të ndryshuar situatën, kanë shkaktuar shpërthimin e tanishëm të revoltës dhe zemërimit të studentëve dhe kërkesës së tyre për ndryshim.
Kryeministri Rama pranon situatën e rëndë, ku është katandisur arsimi i lartë në Shqipëri dhe kërkon të dialogojë me studentët që lëvizja e tyre të mos mbetet në plotësim kërkesash për përmirësim infrastrukture, por të shndrrohet në një katalizator ndryshimesh në përmbajtjen e arsimit të lartë dhe vlerave universitare.

Studentët bashkohen në protestën para Kryeministrisë, s’kanë asnjë përçarje

Studentët janë bashkuar të gjithë duke e shpërngulur protestën nga Parlamenti përpara Kryeministrisë. Studentët janë shprehur se nuk ka asnjë përçarje mes tyre dhe se janë të bashkuar në qëllimin për të arritur të gjitha kërkesat.
Studentët janë nërgjegjësuar se zgjidhja për kërkesat e tyre nuk mund të vijë më nga ministria e Arsimit ku po qëndronin një pjesë e tyre deri mbrëmjen e djeshme, por vetëm përpara Kryeministrisë.
Tani studentët po bëjnë thirrje që protestës së tyre ti bashkohen edhe qytetarët duke e bërë një protestë akoma më madhështore dhe gjithëpërfshirëse.
Pas përfundimit të seancës plenare në Kuvend, studentët po e zhvendosin protestën e tyre drejt Kryeministrisë.
Ndërkohë studentët për Neës 24 shprehen se do vazhdojnë të jenë të bashkuar, pavarësisht zërave për përçarje.
“Kjo nuk është përçarje, do jemi të gjithë bashkë. Vendimi u mor shumë spontanisht, nuk ka përçarje mes studenteve. Do kthehemi nga Kryeministria”, tha një nga studentët.
Një tjetër student tha se do të qëndrojnë edhe gjatë natës para kryeministrisë, nëse është e nevojshme.

Eurostat: Shqiptarët më të varfrit në Europë në tre vitet e fundit, më pak të ardhura edhe se Bosnja

Shqiptarët kishin të ardhura sa 30 për qind e mesatares së Bashkimit Europian në vitin 2017, sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Eurostat. Kjo shifër ka mbetur e pandryshuar për tre vjet radhazi, si një indikator që vendi nuk ka mundur të beje përpara në procesin e konvergjencës (rritjen me ritme më të shpejta se vendet e zhvilluara të Europës, me synim për të kapur gradualisht standardin e tyre.
Në raport me vendet e tjera, Shqipëria ka të ardhurat më të ulëta për frymë. Na e ka kaluar edhe shteti problematik, Bosnjë Hercegovina, që në 2017 kishte 32% të të ardhurave mesatare të BE.
Në rajon, më mirë paraqitet Mali i Zi, që ka arritur në 46% të mesatares së BE, nga 42% dy vjet më parë. Serbia dhe Maqedonia e kanë nivelin sa 36% të mesatares së BE, me një rënie të lehtë nga nje vit më parë.
Edhe në treguesin tjetër, atë të konsumit individual për frymë, Shqipëria rezulton e fundit, me 39% të mesatares europiane, nga 37% vitin e mëparshëm. Bosnja e ka këtë tregues në 41%, Serbia 45%, Mali i Zi 56%, Maqedonia 41%.
Në Europë, të ardhurat më të larta për frymë i ka Luksemburgu me 253% të mesatares së BE.

Ndërmjet shteteve anëtare në vitin 2017, konsumi për frymë për frymë shprehur në Standardet e Fuqisë Blerëse (PPS) ndryshonte nga 54% e mesatares së Bashkimit Evropian (BE) në Bullgari në 132% në Luksemburg.
Tetëmbëdhjetë shtete anëtare kishin konsum për frymë nën mesataren e BE-së, ndërsa dhjetë shtete anëtare regjistruan konsum mbi mesataren e BE-së në vitin 2017.
Niveli më i lartë në BE u regjistrua në Luksemburg, 32% mbi mesataren e BE-së, përpara Gjermanisë (22% më shumë). Ato u pasuan nga Austria, Danimarka dhe Mbretëria e Bashkuar, të cilat regjistrojnë nivele rreth 15% dhe 20% mbi mesataren e BE-së, dhe Belgjika, Finlanda, Hollanda, Suedia dhe Franca me nivele rreth 10% mbi mesataren e BE.
Konsumi për banorë në Itali, Irlande dhe Qipro, nivelet ishin më pak se 10% nën mesataren e BE-së, ndërsa Spanja, Lituania, Çekia dhe Portugalia ishin midis 10% dhe 20% më poshtë. Malta, Sllovenia, Greqia, Polonia, Sllovakia dhe Estonia ishin midis 20% dhe 30% nën mesataren.
Pesë shtetet anëtare regjistruan AIC për frymë më shumë se 30% nën mesataren e BE. Letonia, Rumania, Kroacia dhe Hungaria ishin midis 30% dhe 40% më poshtë, ndërsa Bullgaria kishte AIC për frymë më shumë se 40% nën mesataren e BE.