15.5 C
Tirana
E hënë, 5 Maj, 2025

Konfirmohet blerja e votave/ “Rroftë Dako, rroftë PS, aty qaj hallet”, deklarata bombë e “Niçes” në gjyq

“Rroftë Dako, rroftë PS, aty i qaj hallet”. Kështu ka deklaruar nga salla e gjyqit sot Astrit Avdyli, një nga të arrestuarit si pjesë e bandës së ‘Avdylave’ në sajë të operacionit të “Vo-Vo 4”. Para togave të zeza Avdyli u shpreh se Ndokat i ka miq. i kam njohur në burg. Ndokat i ka miq, i kam njohur në burg”, tha ai.
Me deklaratën e tij të sotme, Astrit Avdyli konfirmoi lidhjet e ngushta me kreun e Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako dhe Partinë Socialiste për blerjen e votave.
Banda e Avdylajvve ka blerë votat për të bërë Vangjush Dakon kryertar Bashkie në Durrës. Mediat publikuan para disa ditësh telefonatat që Dako ka bërë me “Niçen” e Shijakut (tashmë i arrestuar) të cilit i kërkon takim.
Ne bisedën e datçs 27 qershor 2017 mes Dakos dhe njërit nga anëtarët e bandës së Avdylajve zbulohet bashkëpunimi në blerjen e votave.
Niçja: Hë kryetar, hë vllai.
Vangjush Dako: Niçe, ku je?
Niçja: Këtu vërdallë…
Vangjush: Ku është Astriti?
Niçja: Ka lëviz një çikë.
Vangjush Dako: Ku ka lëviz? Jashtë Durrësit?
Niçja: Eh… ça ka? Ka ndonjë gjë?
Vangjush Dako: Po jo mo, doja ta takojsha, ta falenderojsha, ta pyesja një çikë.
Niçja: Po, po ku je ti? Të vij të të takoj… Njësoj është, si ai si unë, e di që jemi një
Vangjush Dako: Po mirë mo mirë, por doja ta takoja…kanë pi ato.
Niçja: Po, e di po, kanë lëviz… Me të taku një çikë unë ty!
Vangjush Dako: Unë tani jam duke ardh nga… rrugës… rrugës…
Për këtë telefonatë Dako u justifikua se po e falënderonte për punën e bërë në zgjedhje dhe se nuk e kishte idenë për problemet e tij me ligjin.
“Niçja” është një qytetar i Durrësit me të cilin kam folur dhe që është një nga këta që është kapur. Kam folur me këtë pas zgjedhjeve. Për ta falënderuar. Ai lufton për mua më jep vota dhe unë të mos i bëj një telefon? Astriti është vëllai i Niçes. Ku e di unë se me ça merrej ai. Nëse ka info policia dhe le të merrej me të. Mua nuk më ka thënë njeri gjë që ky merrej me aktivitete të paligjshme”, u justifikua Dako, por që vetëm 1 minutë më pas “ra vetë brenda” pasi e pranoi që e dinte për problemet e tyre me drejtësinë, por tashmë i konsideron “qytetarë të rehabilituar”.

“E di që ka bërë burg. Tani është rikuperuar dhe është qytetar i mirë”, tha Dako duke lënë të gjithë me gojë hapur.
Së dyti del se Dako u ka kërkuar bashkëpunim personave me precedentë penalë dhe për këtë ka qenë në dijeni. Përgjimet kanë zbuluar që personat nën hetim bënin edhe pazare për vota duke i thënë njëri-tjetrit: “Thuaj Vangjushit t’i japim ndonjë lek, që të votojnë!”
Kryebashkiaku i Durrësit u mundua të gjejë një tjetër justifikim: “Ore dhe mua më marrin vetë dhe më thonë vetë: “A do na japësh ndonjë lek për votën?” Ky është muhabet kot. Pse për bisedat e këtyre do jap përgjigje unë? Atyre u duket vetja kushedi çfarë janë dhe mburren: “Flas unë me Vangjushin. Ta zgjidh unë”.
Poblemi i tretë kryebashkiakut të Durrësit është një tjetër dokument i publikuar mbrëmjen e kësaj të enjteje, pjesë e dosjes së Prokurorisë së Krimeve të Rënda ku zbardhet një përgjim telefonik mes njërit prej personave të arrestuar si pjesë e bandës së trafikut të drogës me qendër në Shijak dhe Vangjush Dakos.
“Jasin Kala alias “Cine” nga Shijaku i shkruan SMS- Dakos: “Shif se do vijnë FNSH, këtu te unë. Kështu më thanë. Cini jamë”. Dako i ka kthyer përgjigje se është në Itali.
Në këtë mënyrë u rërzua edhe alibia e tretë e Dakos se ai flet me qytetarët vetëm për zgjedhjet. Ky përgjim tregon se bashkëpunimi vazhdon dhe se si kryebashkiaku i Durrësit “u zgjidh hallet” votuesve të tij të ndershëm.

Protestuesit mësyjnë në Bashki, përplasen fizikisht me policinë e Veliajt

Protestuesit e Unazës së Re kanë mësyrë hyrjen e bashkisë së Tiranës, pasi asnjë përfaqësues nuk ka dalë prej saj të takojë me ta. Banorët janë përplasur me policinë bashkiake, që ka penguar hyrjen. Banorët janë përplasur fizikisht me policët bashkiakë, ndërsa Veliaj dhe zyrtarët e tjerrë të Bashkisë janë fshehur nëpër zyra.
Protestuesit e irrituart thërrisnin “O Erjon, o legen, prite prite se po vjen”…
Protestuesit kanë tentuar të hapin me forcë portën e madhe të bashkisë për të hyrë brenda, por më pas janë tërhequr sërish pas ndërhyrjes së policisë.
Banorët e Unazë së re janë mbledhur përpara bashkisë së Tiranës me thirrje të fuqishme dhe me fishkëllima bilbilësh për të tërhequr vëmendjen e qeverisë dhe të kryetarit të bashkisë së Tiranës.
“Ne nuk kemi ushtri, vetëm me trupat tona do t’i mbrojmë pronat tona”, tha një burrë.
“Na thanë se do të na paguajnë qera, por ne nuk jemi të punësuar që të paguajmë.”
“Këta e duan si ua bënë kuksianët në Kalimash, por ne nuk jemi vetëm kuksianë këtu, por jemi nga jugu dhe nga veriu”, tha një tjetër.

Protestuesit ultimatum Veliajt: “Ke 10 minuta kohë të vish tek ne, ndryshe do të vijmë ne tek ti”!

‘Erion Veliaj, ke 10 minuta kohë të vish tek ne të na japësh përgjigje, ndryshe do të vijmë ne tek ti!” Ky ishte ultimatumi që i dhanë para pak minutash, kryebashkiakut të Tiranës, qindra protestues, banorë të Unazës së Re që po u shemben shtëpitë nga shteti.
Ata kanë marrë megafonin dhe janë duke bërë thirrje të forta përpara zyrave të kryebashkiakut Erion Veliaj.
“Po qajmë hallin tonë, se po na prishin shtëpinë tonë. Po na prishin foletë si dallëndyshja. Prishja folenë para se ta ndërtojë, por jo pasi e ka ndërtuar.
Ne kemi 30 vjet në ato shtëpi. Ku ishte shteti?!
Banorët e Unazë së re janë mbledhur përpara bashkisë së Tiranës me thirrje të fuqishme dhe me fishkëllima bilbilësh për të tërhequr vëmendjen e qeverisë dhe të kryetarit të bashkisë së Tiranës.
“Ne nuk kemi ushtri, vetëm me trupat tona do t’i mbrojmë pronat tona”, tha një burrë.
“Na thanë se do të na paguajnë qera, por ne nuk jemi të punësuar që të paguajmë.”
“Këta e duan si ua bënë kuksianët në Kalimash, por ne nuk jemi vetëm kuksianë këtu, por jemi nga jugu dhe nga veriu”, tha një tjetër.

Veliaj fshihet/ Protestuesit rrethojnë Bashkinë, deputetët e opozitës mbështesin banorët

Banorët e Unazës së Re janë organizuar sërish sot në ditën e tyre të dhjetë të protestës, sërish përpara bashkisë së Tiranës.
Protestës së tyre i janë bashkuar sot edhe deputetët e të dy grupeve parlamentare të opozitës, të PD-së dhe të LSI-së. Protesta ka nisur në orën 10:00 dhe do të vazhdojë derisa banorët të marrin kompensimin 100% për banesat e tyre dhe bizneset që do t’u prishen.
Dje, banorët, pas tetë ditëve protestë tek aksi rrugor që do të zgjerohet nga Pallati me Shigjeta deri tek sheshi Shqiponja, u mblodhën përpara bashkisë së Tiranës dhe kërkuan, pa u konfrontuar me Policinë, takim me kryebashkiakun.
Për afro dy orë, ata qendruan duke lëshuar thirrje dhe tundur pankarta me thirrjet Kryeministër ku je? Lali Eri ku je fshehur? Fuqia e njerëzve është më e fortë se njerëzit në pushtet, Duam pronat tona, shtëpitë tona janë bërë me gjak etj.

1 vit nga përmbytjet, Mziu: 700 familjet e dëmtuara në Kamëz nuk kanë marrë ende dëmshpërblimin nga qeveria

Reshjet e vitit të kaluar sollën përmbytje në Kamëz dhe Paskuqan. Pavarësisht nga ndërhyrja e Bashkisë brenda kapaciteteve të saj, e gjendur përballë vetos së qeverisë për të pajisur Kamzën me ekskavatorët për pastrimin e kolektorëve si dhe dhënien e fondeve për ndërtimin e tyre, sërish me qindra familje u gjendën nën ujë. Reagimi i Bashkisë Kamëz për t’u ardhur në ndihmë ishte i shpejtë, ku në kohë rekord grupi i punës së Bashkisë ofroi ndihmën në terren dhe bëri evidentimin e çdo dëmi në secilën familje.
Kryetari i Bashkisë Kamëz, z. Xhelal Mziu, ka bërë thirrje dhe vijon t’i bëjë thirrje qeverisë për sjelljen e ekskavatorit, ndërtimin e tre kolektorëve problematikë që sjellin përmbytje – premtim i pambajtur nga Rama në Kamëz – si dhe dëmshpërblimin e familjeve të dëmtuara.
Kryebashkiaku Xhelal Mziu thotë: “Kur jemi një vit nga përmbytjet dhe familjet në Kamëz pësuan dëme, nuk kanë marrë ende asnjë lekë nga qeveria. Kujtojmë që si pasojë e reshjeve të dendura të shiut në territorin e Bashkisë Kamëz, qytetarët kanë pësuar dëme të konsiderueshme në orendi dhe pajisje elektroshtëpiake dhe materiale ndërtimore nga përmbytjet, me pasojë dëmtimin e banesave dhe objekteve të tjera të qytetarëve të Bashkisë. Bashkia Kamëz, nga ana e saj, ka ngritur grupet e punës me urdhrin nr. 385, datë 1.12.2017, për verifikimin dhe konstatimin e dëmeve të shkaktuara në gjithë territorin e saj. Nga verifikimet e kryera në zonat e përmbytura, nga grupet e punës u konstatuan rreth 700 familje të përmbytura, të cilat kanë pësuar dëme të mëdha ekonomike”.

Sipas z. Mziu, Bashkia Kamëz, në pamundësi financiare për përballimin me të ardhurat e saj të gjitha dëmet e shkaktuara nga përmbytjet e ndodhura në zonë dhe për t’u ardhur në ndihmë këtyre familjeve të dëmtuara nga reshjet e shumta të shiut të datës 30.11.2017, pas evidentimit ka bërë një përpilim të saktë të listës së familjeve dhe dëmeve dhe i ka kërkuar po në kohë rekord Këshillit Bashkiak që të miratojë shumën e dëmshpërblimit financiar sipas listës së familjeve në nevojë dhe dërgimin për financim pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Emergjencave Civile, procedurë tashmë e kryer.
“Bazuar në relacionin përcjellë nga Drejtoria e Shërbimeve Publike, Këshilli Bashkiak bëri “Miratimin e shumës së dëmshpërblimit me vlerë 276.051.865 (dyqind e shtatëdhjetë e gjashtë milion e pesëqind e një mijë e tetë qind e gjashtëdhjetë e pesë) lekë të 700 familjeve të përmbytura nga reshjet e shiut të datës 30.11.2017 dhe dërgimin për financim të kësaj shume pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Emergjencave Civile, për mungesë fondesh financiare të Bashkisë Kamëz”, thotë kryetari i Bashkisë Kamëz, Xhelal Mziu. Kur jemi një vit nga përmbytjet e vitit të kaluar, ende rreth 700 familjet nuk kanë marrë asnjë kacidhe nga qeveria “Rama”, e cila si gjithnjë Kamzën e diskriminon në çdo drejtim. Qytetarët, me shpresën që një ditë do të marrin dëmshpërblimin, luten që këtë vit të mos përmbyten sërish!

Njoftim

SHOQATA “NE DOBI TE GRUAS SHQIPTARE”
“ USEFUL TO ALBANIAN WOMEN” ASSOCIATION”

Tirane, 12 Nentor 2018 Nr. prot. 696
Subjekti: Njoftim: Mbledhje e asamblese
Date: 23 nentor 2018
Vendi: Zyra kryesore e Shoqates NDGSH
Rruga Naim Frasheri, Nr 8 Tirane
Ora: 6.30 p.m
Te nderuar anetare te asamblese!
Te nderuar anetare te Bordit!
Ne mbyllje te 2018 ju ftojme te merrni pjese ne Mbledhjen e Asamblese me 23 Nentor 6.30 p.m,
Tematika:
1. Nje minute heshtje per te nderuar ndarjen nga jeta te Mirela Berxolli Mero, nje nga anetaret themeluese te shoqates
2.Konfirmimi i anetareve te rinj, rregjistruar ne gjykate me date 05.07.2018, me nr vendimi 285/12; Drita Avdyli, Saimir Haxho, Marjeta Gaci, Tatjana Rexha, Anila Gaci.
Konfirmimi ne bord i anetareve; Drita Avdyli dhe Ajten Kertalli
3.Largimi i anetareve te vjeter, larguar qe ne 1995-1996-2013
4. Diskutim per kuotizacionin dhe vendosja e shumes qe do te paguaje cdo anetar
5.Muzike live ne ambjentet e reja te Klubit te Grave, Kabala Sallon

Ju lutem konfirmoni pjesemarrjen tuaj , permes emailit, what’s up, messenger, fb(faqja e shoqates
____________
Per NDGSH
Sevim Arbana/Presidente

Projekt-buxheti 2019/ Bashkitë e djathta paralajmërojnë Ramën!

Projektbuxheti i vitit 2019 nuk i përgjigjet nevojave të bashkive. Kështu kanë theksuar gjatë një takimi në Mallakastër kryetarë të Bashkive të djathta në vend.
Kryetarja e bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi, në cilësinë e kryetares së shoqatës tha se projektbuxheti mbetet sërish larg normave dhe raporteve mes pushtetit vendor dhe atij qendror.
“Ne kemi bërë një konsultim për projektbuxhetin e vitit 2019, por edhe për sfidat që kemi në menaxhim me të gjithë kryetarët e Bashkive, por sidomos me gjithë stafet. Për këtë kemi qenë shoqata e hapur e Bashkive të Shqipërisë, e cila ka pasur zërin e lartë dhe ka thënë atë çfarë është e vërteta kur bëhet fjalë për pushtetin vendor”, u shpreh Ademi.
Duke u ndalur edhe te zgjedhjet lokale të vitit të ardhshëm, Ademi tha se në këto zgjedhje duhet të shprehet vullneti i popullit dhe të mos përsëriten fenomene, të cilat kanë dëmtuar procesin zgjedhor. Drejtori i Fondacionit “Konrad Adenauer”, Valter Glos u shpreh se ka ardhur momenti që të realizohet reforma zgjedhore nga palët në politikë.
“Duke parë edhe situatën politike në vend, ka ardhur momenti për të diskutuar dhe për ta realizuar bashkë këtë objektivë”, u shpreh Glos.
Pas diskutimeve, Shoqata e Bashkive ka dalë edhe një deklaratë të përbashkët ku thuhet se nëse problematikat e vëna re në Projektbuxhetin e vitit 2019 nuk marrin një tjetër zgjidhje, zhvillimi ekonomik vendor do të mbetet pezull dhe kjo do të imponojë një qeverisje vendore jo të shëndetshme.

Revolta ndaj ministrit/ Berisha: Protestuesit gjuajnë me vezë Dam Hajdutin, policia e fut nga dera e halesë

Për protestën e mbrëmjes së sotme, të pronarëve të banesave të Unazës së Re para Top Channel, ka reaguar edhe ish-kryeministri Sali Berisha.
Sipas Berishës, protestuesit i kanë prerë rrugën dhe gjuajtën me vezë Dam Hajdutin, ndërsa policia e futi në studiot e Top Channel, nga dera e halesë.
Reagimi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha
Protestuesit i bllokojne hyrjen te Top Channel, Dam Hajdutit, policia e fut me makine te saj nga dera e pasme e nderteses pra nga dera e halese. Ata e perzene me bishte nen shale, e gjuajne me veze dhe domate.
Nderim qytetareve qe me guxim po mbrojne shtepite e tyre dhe i treguan banditit vendin.
Qindra qytetarë të Tiranës, i kishin zënë rrugën ministrit dhe me pankarta në duar, i prenë rrugën eskortës, duke hedhur parulla “qeveri hajdute”, për dëmshpërblimin e tyre.
Shoferi i Gjiknurit u kërkoi protestuesve të hapin rrugën, por ata, duke e futur në mes makinën e ministrit, nuk pranonin të lejonin qarkullimin, ndërsa qetësuan shoferin dhe shoqëruesin e tij duke i thënë: Rrini të qetë
Në këto rrethana, ministri Damian Gjiknuri detyrohet të futet nga mbrapa hyrjes fshehurazi, si “hajdut” me makinë policie.

Protestuesit i bllokojne hyrjen te Top Channel, Dam Hajdutit, policia e fut me makine te saj nga dera e pasme e nderteses pra nga dera e halese. Ata e perzene me bishte nen shale, e gjuajn me veze dhe domate.Nderim qytetareve qe me guxim po mbrojne shtepite e tyre dhe i treguan banditit vendin. sb

Gepostet von Sali Berisha am Montag, 12. November 2018

Basha: Po ndodh rënia e Ministrisë së Brendshme që Rama të mbrojë veten dhe bandën

Kryetari i PD, Lulzim Basha deklaroi në emisionin “360 gradë” se, figura e Sandër Lleshit është e papërshtatshme për postin e ministrit të Brendshëm. Sipas tij, një njeri që falënderon Tahirin dhe Xhafajn publikisht tregon se ka vetëm një qëllim, të mbyllë dosjet e Edi Ramës.
‘Sandër Lleshi ende pa marrë detyrën doli dhe falenderoi në televizion Saimir Tahirin dhe Fatmir Xhafajn, kjo tregon se ai do të vijojë të njëjtën rrugë. Si ka mundësi që ky nuk doli njëherë kundër kryeministrit për drogën dhe krimin. Arben Meron e kam patur unë këshilltar. Unë e kam marrë nga bota akademike, dhe ai ka dalë kundër meje. Një njeri që del dhe thotë bravo Tahiri, bravo Xhafa tregon se nuk jep asnjë garanci’, tha Basha.
Duke iu përgjigjur pyetjes së Artur Zhejit në emisionin “360 gradë”, se nga buron “mallkimi” i ministrave të Brendshëm të të majtëve, Basha u shpreh:
“E para është problemi institucional që i takon një institucioni, që është Gjykata Kushtetuese, që vendos për interpretimin e Kushtetutës, përcakton qëndrimet e kryeministrit dhe Presidentit. Ajo që është zbuluar në këtë episod një javor, është dimensioni institucional i krizës që përjetojnë shqiptarët, ky është dimensioni i krizës kushtetuese. Që prej një viti, shqiptarët nuk kanë Gjykatë Kushtetuese. Një vend pa Gjykatë Kushtetuese, është një vend që qeveriset në kushtet e paligjshmërisë.
Madje, dikush do të thoshte në kushte të ngjashme me grushtin e shtetit. Me zhdukjen e Gjykatës Kushtetuese, do të thotë që ky pushtet absorbohet nga një grusht njerëzish dhe këtë e shohim ditë për ditë, që nga ligji për teatrin e deri tek protesta e banorëve që shohim tek Unaza e Re.

Dimensioni institucional i krizës është i qartë edhe me rastin e konfliktit të Presidentit dhe kryeministrit për ministrin e Brendshëm”.
Sipas tij, “Nuk ka pikë rëndësie nëse në atë ministri shkon Lleshi si ministër apo shkon dikush tjetër. Ministria e Brendshme është kontrolluar drejtpërdrejt nga kryeministri dhe dërgimi i një vartësi, këshilltari pa profil politik është dëshmia e zbuluar që Rama kërkon të kontrollojë plotësisht Ministrinë e Brendshme, pa asnjë pengesë. Kjo që po ndodh është rënia e Ministrisë së Brendshme për të mbrojtur veten, familjarët, Tahirin, Dakon, Ballën dhe skandalet e mëdha politike dhe kriminale për të cilën kjo qeveri njihet edhe tek partnerët tanë ndërkombëtar”.
Basha u shpreh më tej se, dërgimi i një vartësi në krye të Ministrisë së Brendshme që nuk mbahet mend të ketë mbajtur një qëndrim për fikjen e radarëve, apo një qëndrim për kupolën e policisë, gjysma e së cilës tashmë është në kërkim, nuk do mend që nuk do të bëjë asgjë. S’ka thënë asgjë kur vendi është zhytur në krim dhe drogë.
Më tej ai u shpreh: “Dijeni se ajo që kam paralajmëruar unë deri më tani ka dalë. Ndaj, ajo që po paralajmëroj sot është se emrërimi apo jo i Sandër Lleshit, tregon kapjen në mënyrë të plotë të Ministrisë së Brendshme, dhe është në mënyrë të drejtëpërdrejtë ndërhyrje për kapjen e shtetit nga Edi Rama”.

Basha: Mungesa e Gjykatës Kushtetuese ka sjellë rënien e shtetit ligjor!
Kreu i PD, Lulzim Basha ka deklaruar se kryeministri Edi Rama ka asgjësuar Gjykatën Kushtetuese, dhe kjo është një nga arsyet që ai po vepron dhe bën si të dojë.
Sipas tij ligji për Teatrin, apo prishja e shtëpive tek Astiri, tregojnë se shteti ligjor në këtë vend ka rënë. Ai tha se ky dimension i krizës institucionale është shpalosur qartë edhe në raportin mes presidentit dhe kryeministrit.
Pjesë nga intervista në 360-gradë
Basha: Kemi të bëjmë me një problem institucional që është një problem që i takon një institucioni, dhe të tjerat janë spekulime, dhe ky institucion është Gjykata Kushtetuese. është ajo që vendos për intepretimin e Kushtetutës dhe qëndrimin e institucioneve kushtetuese, kryeministrit, presidentit dhe institucioneve të tjera, por ajo që është zbuluar në këtë episode 1 javor para syve të indiferentëve dhe atyre që nuk kanë dashur ta shohin këtë realitet, është dimensioni institucional i krizës së shumëfishtë që ka vendi dhe po përjetojnë shqiptarët. ky është dimensioni i krizës kushtetuese. Vendi ka një vit që nuk ka Gjykatë Kushtetuese.
-Pyetje: Keni edhe ju një dorë tek kjo?
Basha: Aboslutisht jo. Prej fillimit kemi kërkuar dhe PD ka insistuar që Gjykata Kushtetuese nuk mund të asgjësohet. Procesi i vetingut duhet të ecë përpara por Gjykata Kushtetuese i këtij vendi smund të asgjësohet. Një vend pa Gjykatë Kushtetuese është një vend që qeveriset në paligjshmëri të plotë dhe dikush mund të thoshte në kushte të ngjashme me grushtin e shtetit, i cili është një situatë kur një grusht njerëzish marrin pushtet që nuk i takojnë. Me zhdukjen e Gjykatës Kushtetuese, pushtetet që ka Gjykata Kushtetuese, pra kur vendos nëse një akt i qeverisë apo parlamentit janë të drejta apo jo, këto veprime nëse nuk gjykohet dot nga gjykata do të thotë se ky pushtet absorvohet nga qeveria. Këtë e shohim të ndodhë ditë për ditë që nga ligji për Teatrin që është antikushtetues e deri tek veprimet që ndodhin si me rastin e banorëve të Astirit ku po kërcënohen me shkatërrimin e shtëpive pa asnjë ligj dhe pa asnjë copë letër. Sepse në këtë vend ka pushuar se ekzistuar shteti ligjor.
Pra dimensioni institucional i krizës është shpalosur qartë edhe me rastin e konfliktit President-Kryeministër.