Studentët janë të vendosur në protestën e tyre dhe nuk largohen nga parlamenti.
Ata nuk i janë përgjigjur pozitivisht kërkesës së përsëritur të Kryeministrit për dialog.
Plotëso 8 kërkesat, pastaj dialogojmë për të tjerat thanë studentët.
‘Edi Rama të lërë mallin, hajde këtu na qaj hallin’, janë thirrje në kor të studentëve para parlamentit.
Deputetët e mazhorancës janë larguar të gjithë nga dera e pasme, njësoj si Kryeministri Rama, në përpjekje për të shmangur përballjen me studentët protestues të cilët qëndrojnë prej disa orësh para Parlamentit.
Të njëjtën rrugëkalimi drejt sallës së Kuvendit përdori Rama dhe kur mbërriti për seancën e radhës, duke shmangur çdo kontakt me studentët, ndërsa në fjalën e tij u kërkonte dialog për të zgjidhur të 8 kërkesat e tyre (madje dhe më shumë).
Studentët vijojnë të protestojnë para Parlamentit, ndërsa burimet thonë se pritet që ata të nisen drejt Kryeministrisë.
Studentët thirrje në kor: “Edi Rama lëre mallin, eja këtu na qaj hallin”!
Ushtria e Kosovës, Serbia kërcënon me reagime ushtarake
Kosova që nga nëntori ka rritur me 100 përqind tarifat doganore për importet nga Serbia. Një reagim ky ndaj pengimit që i bëri Serbia antarësimit të Kosovës në Interpol pak më parë. Këto imponime reciproke krijojnë uverturën e një ashpërsimi kërcënues të krizës mes serbëve dhe kosovarëve. Ndërsa BE-ja shtyn sërish liberalizimin e dëshiruar prej kohësh të vizave për qytetarët e Kosovës, që gjë e ushqen edhe më shumë zhgënjimin prej BE-së. Etapa pasuese e përshkallëzimit kërcënon tani më 14 dhjetor. Parlamenti në Kosovë do të vendosë hapjen e procesit të themelimit të një ushtrie të vetën. Më keq nuk bëhet. Aktualisht, politikanët janë duke bërë fakt të kryer një zgjidhje afatgjatë të çështjes së Kosovës, po kjo është e ndryshme nga ajo që mendojnë ndërmjetësuesit europianë.
Çfarë ka ndodhur?
Pas vitesh të tëra bllokimi në një „konflikt të ngrirë,” për herë të parë më 2018 në arenën ndërkombëtare u diskutua dhe u bisedua hapur për këmbim territoresh dhe zhvendosje kufijsh midis Serbisë dhe Kosovës, – një thyerje e madhe tabush në sistemin europian të vlerave! Vetë presidenti serb Aleksandar Vuçiq dhe kolegu i tij kosovar Hashim Thaçi, e hapën këtë temë dhe biseduan për të. Ideja kryesore është, që territoret me shumicë popullsie serbe në Veri t’i (ri)jepen Serbisë, kurse territoret me shumicë shqiptare në Jug të Serbisë t’i jepen Kosovës.
Askush nuk flet më zyrtarisht për këtë lloj zgjidhjeje, pas një grindjeje të ndodhur gjatë një takimi të zhvilluar në Bruksel në verë, nga i cili presidenti serb u largua me zemërim, për të dalë disa ditë më vonë përpara popullsisë serbe në Veri të Kosovës, e për ta përbetuar atë ndaj kursi të njohur prej kohësh: Kosova është Serbi. Asnjë gjurmë për kompromis nuk duket. Ndërsa në Kosovë presidenti Thaçi, u kritikua ashpër nga qeveria për planet e tij të ndarjes. Kryeministri Ramush Haradinaj, me të cilin Thaçi ka qenë bashkëluftëtar në luftën e Kosovës, mobilizoi politikën dhe publikun kundër këmbimit të territoreve.
Por, megjithë paralajmërimet e shumta nga politika europiane, kryesisht nga Gjermania, për të mos vendosur kufij etnikë, tema nuk është hequr nga tavolina. Herë pas here thuhet se Vuçiq dhe Thaçi, vazhdojnë bisedimet. Ndërkohë ndikimi i BE-së, që drejtoi për vite me radhë dialogun midis vendeve, është duke rënë dukshëm: Për shtetet e Ballkanit nuk ekzistojnë më stimujt tërheqës dhe sigurisht as shumë potencial kërcënues: Perspektiva e pranimit të Serbisë, që në fillim të vitit u tha jo fort e qartë për vitin 2025, nuk përmendet sot prej askujt në Bruksel me ndonjë datë konkrete. Edhe në Kosovë, e cila nuk është njohur ende si shtet i pavarur nga pesë vende anëtare të BE-së, nuk ndihet më euforia e dikurshme për BE-në, pas shtyrjes për të disatën herë të liberalizimit të vizave, megjithëse vendi i ka plotësuar kushtet. Kështu popullsia kosovare mbetet e vetmja në rajon, që vazhdon të mos lejohet të udhëtojë e lirë “për në Europë”.
Zhgënjimi i kosovarëve
Zhgënjimi i kosovarëve është shumë i madh. Të gjithë kosovarët kanë familjarë në Gjermani, ose në ndonjë vend tjetër të BE-së. Kosova jeton prej lëvizjeve midis këtyre dy botëve. Rrugëzgjidhja e vetme është një pasaportë, që siguron lirinë e udhëtimit. Këtë pasaportë e ka fqinji jugor, Shqipëria. Kryeministri shqiptar Edi Rama, u pati premtuar hapur kosovarëve se do t’u japë pasaportën shqiptare, nëse BE refuzon sërish liberalizimin e sistemit të vizave. Koha për këtë ka ardhur.
Edhe diçka tjetër i ofron Shqipëria fqinjit verior: lidhjet ekonomike. Me këtë Shqipëria bëhet një alternativë e fortë ndaj Serbisë, prej së cilës Kosova ka qenë deri tani e varur ekonomikisht. Por, kur Serbia pengoi Kosovën të bëhet anëtare e Interpolit, Kosova menjëherë rriti tarifat doganore mbi mallrat serbe, duke paralizuar thuajse krejtësisht importet. Pavarësisht nga thirrjet dhe paralajmërimet e ndërmjetësuesve dhe ekspertëve ndërkombëtarë, qeveria kosovare vazhdon të këmbëngulë në vendimin e saj, duke prerë kështu linjat më të rëndësishme të tregtisë nga Serbia. Boshllëkun e krijuar e plotëson tani Shqipëria.
Pak ditë pas fillimit të konfliktit doganor, në qytetin kosovar të Pejës u zhvillua një takim që tërhoqi vëmendjen: Më 26 nëntor qeveria e Kosovës dhe e Shqipërisë u takuan nën moton: një popull, një gjuhë, një ëndërr. Të dy kabinetet qeveritare ranë dakord për synimet e përbashkëta dhe me ndikim të gjerë në fushën politike, ekonomike dhe kulturore: Së bashku në rajon dhe drejt Europës, me dy koka por me një zë, ishte mesazhi i qartë dhe patetik i takimit, që politikanët e manifestuan me një fotografi në grup, duke bërë simbolin e shqiponjës dykrenare shqiptare. Një simbol i urryer ky në Serbi.
Ky solidaritet me Shqipërinë do të thotë një dinamikë e re në rajon: Kosova tani do të bëhet e pavarur nga Serbia jo vetëm politikisht por edhe ekonomikisht. Ata që vuajnë janë serbët e Kosovës veriore, që janë shkëputur nga Serbia, por refuzojnë edhe futjen në strukturat kosovare. Kufijtë etnikë brenda Kosovës janë thelluar.
Interesat e rusëve dhe të amerikanëve
Nuk përjashtohet mundësia që zhvillimet e javëve të fundit të çojnë në ndarjen faktike të Kosovës, dhe në afat të gjatë krijimin e një federate të pjesës së mbetur të Kosovës, me Shqipërinë. Analistët dhe politikanët e rajonit janë duke luajtur tashmë me këtë skenar.
Një përfytyrim traumatik ky për serbët. “Shtëpia e varfër Kosovë” ndonëse ekonomikisht nuk ka ndonjë domethënie të madhe për Serbinë, rëndësia e saj është e argumentuar më shumë në mënyrë emotive se sa racionale, duke e ankoruar fort Fushë Kosovën në memorjen kolektive të serbëve si bërthamën historike të Serbisë.
Edhe vringëllimat e shpatave i përshtaten kësaj perspektive: Serbia kërcënon me luftë, nëse Kosova do të vendosë të premten krijimin e një ushtrie të vetën dhe do të dërgojë trupa në veri. Edhe nëse në Kosovë janë dislokuar katër mijë ushtarë ndërkombëtarë të KFOR-it, që duhet të sigurojnë kufijtë dhe paqen, nuk përjashtohet mundësia e një aksioni të Serbisë për mbrojtjen e popullsisë serbe në veri. Kështu të paktën kërcënon kryeministrja serbe, Ana Brnabic: “Unë shpresoj, që ne asnjëherë të mos na duhet të mobilizojmë ushtrinë”, formulon ajo me vetëdije në mënyrë evazive. Kështu do të realizohej faktikisht spostimi i kufijve, sikurse janë duke diskutuar politikisht Vuçiq dhe Thaçi.
Ndonjë përshkallëzim tjetër ushtarak i situatës ka pak gjasa që të ndodhë, sepse Kosova ndodhet nën mbrojtjen direkte të Amerikës, duke pasur me Bondsteel-in një nga bazat më të mëdha amerikane jashtë SHBA-së. Ambasadori i SHBA-së, ndryshe nga përfaqësuesit e tjerë të NATO-s, është shprehur tashmë pozitivisht për krijimin e ushtrisë. Një qendrim disi më të rezervuar ka shprehur Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg. Themelimin e ushtrisë ai do ta marrë si shkas për të rishqyrtuar angazhimin e NATO-s në këtë vend. Më alarmuese tingëllojnë tonet nga Moska, sipas së cilës: Krijimi i një ushtrie kosovare mund “të kishte pasoja të rënda jo vetëm për popullsinë serbe në rajon, por edhe për sigurinë në mbarë Ballkanin.”
Të qeverisesh nga një i Çmendur, Gallup: 1.7 milionë shqiptarë gati të ikin nga Shqipëria
60% e shqiptarëve kanë dëshirë të braktisnin Shqipërinë. Shifrat tronditëse është publikuar nga “Gallup”, kompani e njohur sondazhesh. Rezultatet e sondazhit janë publikuar përmes një postimi në Tëitter nga Ian Bremmer, Presidenti dhe themeluesi i Grupit Eurasia. Në renditjen e Gallup për numrin e qytetarëve që duan të largohen nga vendi i tyre, Shqipëria renditet në vendin e katërt.
Renditja e sondazhit kryesohet nga vende të Republikës Afrikane si Sierra Leone, në të cilën 71% e njerëzve duan të largohen nga vendi. Vendin e dytë e zë Liberia me 66 % e më pas, Haiti, në të cilin 63% e qytetarëve duan të largohen.
Ritmi i largimit të shqiptarëve nga vendi po rritet përsëri deri në nivelet rekord të vitit 2015.
E veçanta në këtë valë të re emigrimi është se tashmë qytetarët thjesht ikin heshturazi e nuk kthehen, por nuk kërkojnë azil.
Edhe gjatë vitit 2017 qytetarët shqiptarë vazhduan ta braktisin vendin në masë të konsiderueshme, duke kërkuar ta ndërtojnë jetën e tyre në shtete të tjerë.
Një pjesë kërkojnë azil, por një pjesë nuk kërkojnë azil, ata kërkojnë punë dhe jetesë jashtë vendit pa treguar asgjë rreth vetes, e duke humbur çdo gjurmë.
“Mendoj se u duhet rënë kambanave të alarmit, sepse Shqipëria po zbrazet edhe nga mjekët e profesorët edhe nga rinia e nga fuqia punëtore. Me këto ritme po plaket popullata dhe po nisin probleme të rënda sociale e ekonomike. Shqipëria nuk është vetëm e politikanëve, por është e të gjithëve” – tha sociologu Gëzim Tushi.
Lista
Sierra Leone 71%
Liberia 66%
Haiti 63%
Albania 60%
El Salvador 52%
Dem. Rep. of Congo 50%
Ghana 49%
Dominican Republic 49%
Nigeria 48%
Armenia 47%
9 të vdekur dhe 47 të plagosur në Ankara, përplaset treni i shpejtësisë së lartë
Autoritetet turke thanë se nje tren i shpejtë u përplas me një lokomotivë të enjten në Ankara, duke lënë pas vetes 9 të vdekur dhe 47 të plagosur.
Prefekti i Ankarasë, Vasip Sahin, u tha gazetarëve se treni që udhëton nga Ankaraja për në qytetin Konya në Turqinë qendrore, u përplas me lokomotivën në stacionin e vogël Marsandiz.
Televizioni privat NTV tha se të paktën dy vagonë dolën nga binarët.
Prefekti Sahin tha fillimisht se katër veta kanë humbur jetën. Zyra e tij më pas lëshoi një komunikatë në të cilën thuhet se 7 veta vdiqën përfshirë edhe drejtuesin e trenit dhe se tre nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë. Më pas numri i të vdekurve u rrit në 9 syresh.
Në pamjet televizive shihen punonjësit e shërbimeve të emergjencave duke bërë përpjekje të nxjerrin udhëtarët nga vagonët e shkatërruar.
“Shpresojmë të mos ketë viktima të tjera”, tha prefekti Sahin, sipas të cilit kanë filluar hetimet për shkaqet që çuan në këtë aksident.
Në Konya, rreth 260 kilometra në jugperëndim të Ankarasë është varri i poetit Jalaladdin Rumi, i cili tërheqë mijëra pelegrinë dhe turistë.
Rrezik i kuq për Juventusin në raundin e dytë të Champions
Juventusi u shfaq i hutuar mbrëmë në “Stade de Suisse”, ku kaloi përmes vështirësive dhe humbi. Megjithatë, bardhezinjtë do të vijojnë në raundin me eliminim direkt të Ligës së Kampionëve, ndërsa Yong Boys do të vazhdojnë rrugën europiane në “Europa League”.
Në kampin e “Zonjës së Vjetër” janë të sigurt se në raundin tjetër, ekipi i Massimiliano Allegri do të paraqitet në më të mirën të vet. Tashmë sytë janë drejtuar nga shorti i së hënës, që do të hidhet në Nyon të Zvicrës. Me fat për kampionët italianë ishte fakti se Manchester United nuk ka përfituar dot nga frenimi i Juventusit të mërkurën në mbrëmje, por e kanë mbyllur grupin në vendin e parë.
Kjo do të thotë se bardhezinjtë do të përballen në turin e radhës të Champions-it me një kundërshtar, që e ka mbyllur në vendin e dytë të një grupi tjetër. Grupi i gjashtë rivalëve të mundshëm të Juventusit paraqet jo pak vështirësi. Përplasja me Romën është e ndaluar nga rregullorja për momentin, megjithatë, ka emra të tjerë sugjestionues: Tottenham dhe Liverpool.
Rivalë shumë të rrezikshëm, sidomos të kuqtë e Jurgen Klopp, që po bëjnë paraqitje të mrekullueshme në Premier League dhe ishin finalistë të Champions-it, sezonin e kaluar. Dortmund parakaloi në vendin e parë Atletico Madrid në ndeshjen e fundit në grup. Më e rrezikshme në sulm dukej Borussia, ndërsa më e vështira në mbrojtje është skuadra e Diego Simeone.
Këta të tre, Liverpool, Tottenham dhe Atletico Madrid, janë ekipe për t’u shmangur, sepse mund të krijojnë probleme për çdo kundërshtar. Shumë më mirë, në qoftë se goglat e shortit do ta vendosin Juventusin përballë Schalke 04, Lyon apo Ajax, me opsionin ideal atë gjerman, sepse holandezët dhe francezët, megjithatë, kanë lojtarë të talentuar. Më shumë se kundërshtari që do të dalë nga shorti i së hënës, megjithatë, do të jetë e rëndësishme që Juventusi të hyjë në fushëjo si mbrëmë, ndaj Yong Boys.
Theresa May fiton votëbesimin, vazhdon të jetë kryeministre
Kryeministrja britanike Theresa May arriti të marrë votat e nevojshme për të përballuar mocionin e mosbesimit të partisë së saj. Kryetarja e partisë konservatore mori 200 nga 317 votat e konservatorëve në Dhomën e Ulët të parlamentit britanik. Kjo nuk do të thotë se May ka arsye për të festuar. Ajo duhet të ketë sukses me kalimin në parlament të marrëveshjes për Brexit. 117 deputetë të partisë së saj nuk do ta mbështesin atë, prandaj kalimi i marrëveshjes mbetet i pasigurtë. Pas mocionit të mosbesimit qëndronin përfaqësuesit e vijës së ashpër të Brexit. Në kërkesën për mocionin e mosbesimit rol kryesor luajti konservatori, Jacob-Rees-Mogg-in. Ai kishte shprehur dyshime për Kryeministren menjëherë pas publikimit të Marrëveshjes Brexit.
Theresa May disa orë përpara votëbesimit të planifikuar në partinë qeverisëse kishte paralajmëruar për pasojat për vendin në rastin e rënies së saj dhe njoftoi se ajo ishte e gatshme për të luftuar. “Ndryshimi i udhëheqjes së partisë konservatore do ta vinte në lojë të ardhmen e vendit në një kohë kritike”, tha May. May u mbrojt duke thënë, se ishte bërë përparim i mirë në çështjet e diskutueshme në bisedimet me krerët e BE dhe udhëheqësit evropianë.
Wenger këshillon Zidane: Nëse do të qëndrosh në majë, drejto në atë kampionat
Zinedine Zidane vazhdon të shkaktojë spekulime për një rol të mundshëm trajneri te Manchester United. Dhe francezi i tij i njohur, Arsene Wenger, beson se ai duhet të marrë një post në Premier League. Fituesi i Kupës së Botës është aktualisht pa punë, që kur u largua nga drejtimi i Real Madridit, pas triumfit të tretë radhazi në Ligën e Kampionëve.
Role të ndryshme janë diskutuar për Zidane, gjatë mungesës së tij në trajning, teksa kjo figurë ikonike ka ende kërkesa të larta. Është sugjeruar se ai mund të drejtojë në “Old Trafford”, nëse Manchester United e humbet durimin me Jose Mourinho.
Ish-trajneri i Arsenalit për 22 vite, Arsene Wenger, do të dëshironte ta shihte Zidane duke drejtuar në Angli. Ai tha për “beIN Sports”: “Po, pse jo? Nëse do të punojë në majë të futbollit, duhet të drejtojë në Angli ditët e sotme. Por, ka shumë pasiguri me “Brexit”. Ngrihen pikëpyetje nëse do të vazhdojë dominimi financiar i Premier League.
Ne do ta mësojmë këtë së shpejti. Anglia është vendi i vetëm me gjashtë klube, që mund të luftojnë për të fituar kampionatin. Në të gjitha vendet e tjera europiane, në fund të fundit mund të thuash në dhjetor se kush do ta fitojë titullin. Madje, ka disa vende, si Franca, ku mund të thuash që në shtator se cili do të shpallet kampion”.
Ndërsa i kërkoi Zidane që të merrte në konsideratë opsionet e drejtimit në Premier League, Wenger pranon se ish-lojtari i njohur ka një vendim të vështirë për të marrë. Duke u parë tashmë nën dritën më të ndritshme të asaj që bëri te Real Madridi, çdo rol tjetër në këtë pikë të karrierës do të shihej si një hap prapa.
“Ai është në një pozicion shumë të vështirë, ka qenë në klubin më të madh në botë. Pra, tani mund të shkojë vetëm në klubin e dytë më të madh në botë, – shtoi Wenger. – Kjo do të thotë se është përpara diçkaje të tillë: ose të shkojë diku për një projekt afatgjatë, të përfshihet në ndërtimin e një klubi; ose të shkojë menjëherë në një ekip, që mund të konkurrojë direkt, që mund të fitojë sërish Ligën e Kampionëve. Kjo zgjedhje nuk do të jetë e lehtë për të, personalisht. Në rastin e tij, unë do të shikoja një aspekt tjetër të punës”.
“Skuadër plehrash”, “Ekip pa të ardhme”, asnjë mëshirë për Real Madrid
Koha kur Real Madrid mrekullonte në fushën e lojës dhe dominonte në Cahmpions League duket shumë e largët. Bota, nga anët e “Bernabeut”, është përmbysur sa hap e mbyll sytë. Dorëheqja e trajnerit francez dhe largimi i Cristiano Ronaldo kanë çuar në depresion ambientin dhe ekipin.
Kura Lopetegui ka zgjatur shumë pak: pas një fillimi të mirë, skuadra ka pësuar një rënie dhe trajnerit është shkarkuar pas “shuplakës” së marrë kundër Barcelona-s. Atëherë, Florentino Perez ka provuar të realizojë një tjetër goditje “alla Zidane”. Ai ka vendosur t’ia besojë stolin Santiago Solari-t, trajneri i ekipit të moshave të Real Madrid.
Ndeshjet e para kanë qenë të mira dhe i kanë siguruar argjentinasit një kontratë deri në 2021-in. Një lëvizje e pamenduar mirë? Po, duke parë atë që po ndodh në rrjetet sociale.
Real u turpëruar në shtëpi nga CSKA-ja e Moskës në javën e fundit të fazës me grupe të Champions League dhe nuk ka aspak rëndësi që madrilenët e kishin siguruar kualifikimin dhe vendin e parë para këtij takimit. Veçanërisht pas Modric me shokë kishin dalë me kokën ulur nga “Luzhniki Arena” (1-0). Kështu, kampionët e Europës në fuqi janë mundur në vajtje dhe ardhje nga i njëjti kundërshtar, gjë që nuk ndodhte që nga 2009-a.
Nuk ka qenë hera e parë që Real-i i Solari-t ka humbur 3-0: ka ndodhur disa javë më parë në kampionat kundër Eibar. Dy rezultate shumë të bujshme për t’u anashkaluar. Në pritje të reagimit të Florentino Perez, kanë menduar tifozët të tregojnë atmosferën që është krijuar në Madrid.
“Ky Real është një skuadër plehrash”, ka qenë komenti i një tifozi. Të tjerë kanë shkuar më tej: “Një skuadër e re pa të ardhme”. Ka edhe nga ata që kanë publikuar reagimin e Zidane pas golit të CR7 në “Allianz Stadium” vitin e kaluar për të shprehur habinë e tyre para dështimit në “Bernabeu”.
Festa për Real duket se ka përfunduar me largimin e portugezit.
Spalletti rrezikon, zbulohet i preferuari i familjes Zhang
Eliminimi i Inter nga Champions League ka qenë një goditje e rëndë për klubin milanez. Shumë tifozë shikojnë trajnerin Luciano Spalletti si fajtorin kryesor, por edhe brenda klubit janë rritur dyshimet në lidhje me zgjedhjet e bëra nga tekniku.
Sipas “Corriere della Sera”, familja Zhang ka mbetur shumë e zhgënjyer nga mosarritja e kualifikimin në 1/8-at e Champions League, që i ka kushtuar klubit 17 milionë euro.
Nuk parashikohet një shkarkim i Spalletti-t në të ardhmen e afërt, por ai do të duhet të rifitojë besimin e drejtuesve dhe tifozëve në muajt në vazhdim.
Gjithmonë sipas “Corriere della Sera”, Antonio Conte dhe Diego Simeone janë dy trajnerët që mund të marrin drejtimin e zikaltërve në sezonin e ardhshëm. I pari është zgjedhja e preferuar e klubit dhe Beppe Marotta-s.
Viti i Ri nuk e zë “shëndoshë” kryeministrin tonë!
Nga Rugova Dunisha
Kalendari i Ramës ka filluar të heqë faqet e fundit. Mesa duket, Rama këtë vit do ta hajë gjelin të pazier, por të marinuar mirë me shuplakat e studentëve. Viti i Ri , nuk e zë “shëndoshë” kryeministrin tonë. Kështu do thoshte populli në këtë rast, kur qetësia prej “pashai” i është prishur.
Arroganca dhe ofendimin ndaj masës së gjërë ka arritur pikën kulmore. Vetëm delet mund të jenë indiferente ndaj retorikës së Ramës. Ai shan barinjtë, tall shoferët, ngacmon punëtorët , ofendon veriorët, ironizon studentët. Ka më keq se kaq? Një kryeministër vulgar dhe me një zhargon prej rrugaçi, tallet hapurazi me inteligjencën e shqiptarve. Skandaloze, por edhe më superskandal është SHOW i KM tek Dudushi. Nëse do ishte njeri me mend, nuk do luante kurrë me ndjenjat sublime të popullit. Instrumentet e propagadës së Ramës janë aq regjizorialë, sa që farsa bën “MU”, realiteti nuk është teatri që Rama na servir.
Kryeministri është mësuar të “batutizojë” çdo situatë, duke dashur të krijojë një lloj iluzioni “Hitlerian” tek masa, “shaj se të duan më shumë”. Kryeministi gabon rëndë nëse vazhdon e ëndërron të na iluminojë me retorikën e tij prej “Moisiu”. Vallë a e mendon seriozisht KM shembjen e teatrit, si rilindjen e teatrit të tij suprem, ku me regji të Fugës do të verë në skenë të gjitha shfaqet e realitet shqiptar të para me sytë e tij? Kjo do të ishte fatale, kompleksi i “shkurtabiqit” duhet ta vrasë pak ndërgjegjen e një “ vigani”. Fuga nuk sheh pertej brezit të Ramës, ndaj shfaqet e tilla janë skandaloze. FRESH-istat e gjorë , u bënë “kurban” memesh.
INTRIGA nuk të çon gjëkundi “ZOT”, ndaj zbrit me këmbë, në këtë “parajsën” që ke endur me mjeshtëri në tablonë tënde prej piktori, ku veprat do të kuptohen ndoshta pas 1000 vitesh. Zbrit e na trego se çfarë ke dashur të thuash me këtë amulli, që po na e merr frymën dita ditës. Zbrit e përgjigju realisht qytetarëve që po të thërrasin në shesh. Ju e dini mirë , ndoshta më mirë se shumëkush, që energjia e këtyre të rinjve në shesh, është eksploduese. Mos e katranos Shqipërinë pa ZOT, “O I MADHI ZOT”.
Ps: Ndjesë për fjalorin, unë nuk jam kryeministre…