19.7 C
Tirana
E hënë, 12 Maj, 2025

Trump: Jam një ndër presidentët më të mirë amerikanë

Pothuajse në gjysmën e mandatit të tij katërvjeçar në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti Donald Trump thotë se e sheh veten në mesin e presidentëve më të mirë amerikanë.
“Do t’i jepja vetes një A +,” tha Trump në një intervistë me Fox News Sunday. “A mund të shkoj më lart se kaq?”
Por presidenti Trump, në një intervistë të regjistruar në Shtëpinë e Bardhë, të premten dhe të transmetuar të dielën, pranoi një gabim në gjykim, duke thënë se duhet të kishte shkuar të hënën e kaluar në Varrezat Kombëtare të Arlingtonit për të përkujtuar Ditën e Veteranëve duke nderuar ata që kanë shërbyer në forcat e armatosura amerikane ose që shërbejnë aktualisht në një nga degët e saj ushtarake.
“Në retrospektivë, duhet të kisha shkuar,” i tha presidenti Trump intervistuesit Chris Wallace. Udhëheqësi amerikan, i cili ende nuk ka vizituar trupat në ndonjë zonë lufte jashtë vendit, tha gjithashtu, “Ka gjëra që po planifikohen, do ta bëj këtë.” Ai nuk pranoi të komentonte se kur mund të ndodhte një vizitë e tillë për shkak të shqetësimeve të sigurisë.
Në zgjedhjet e 6 nëntorit për në kongres, demokratët e opozitës morën kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve për herë të parë në tetë vjet dhe fituan garat për guvernatorë në shtetet industriale që ishin të rëndësishme në zgjedhjet presidenciale në vitin 2016.
Por presidenti Trump nuk pranoi fajësinë për humbjet sepse emri i tij nuk ishte personalisht në fletëvotime, edhe pse ai tha në disa tubime politike përpara zgjedhjeve se votuesit duhet t’i vlerësonin zgjedhjet si një referendum për politikat dhe ecurinë e punës së tij gjatë 22 muajve të parë të presidencës.
“Fitova Senatin dhe kjo është historike,” tha Trumpi. “Kjo është një fitore e madhe.” Partia republikane e presidentit Trump mund të shtojë dy vende në bllokun e tanishëm 51-49 të shumicës në Senat, kur të vendosen dy gara të kontestuara.

Studimi, alkooli dhe duhani më të rrezikshëm se droga

Një studim britanik tregon se konsumimi i alkoolit dhe cigareve përbën rrezikun më të lartë për shëndetin e njeriut – madje edhe nga narkotikët.
Deri më sot, është konsideruar se narkotikët, dhe sidomos barnat “e rënda”, janë rreziku më i madh shëndetësor, si në aspektin e vdekshmërisë dhe në disa lloje të aftësisë së kufizuar.
Por sipas një studimi të ri, përdorimi i alkoolit dhe cigareve drejtpërdrejt ndikon në shëndetin e 250 milionë njerëzve në mbarë botën, në krahasim me drogat ilegale që ndikojnë drejtpërdrejt dhjetëra miliona.
Sipas të dhënave, çdo i shtati banor është një duhanpirës kudo në botë, dhe çdo i pesti është një herë në muaj në kushte alkoolike.
Evropa Perëndimore, Qendrore, Lindore dhe kanë konsumin më të lartë të alkoolit për person, si dhe numrin më të madh të alkoolistëve të regjistruara (50.5% Evropën Qendrore, 48% e Lindjes dhe 42% në Evropën Perëndimore).

Sa i përket konsumit të duhanit, prin Evropa Lindore me 24.2%, e ndjekur nga Evropa Qendrore me 23.7% dhe ajo Perëndimore me 21%.
Në përdorimin e drogave ilegale prin marihuana, e cila ndikon në shëndetin e çdo personi të njëzet, ndërsa shkalla e përdorimit të amfitamimave, opioideve dhe kokainës është ende më e ulët se marihuana, dhe ndikimi i tyre direkt në shëndet në kuptimin global është më i vogël.
Megjithatë, ka shtete ku përdorimi i drogës është dukshëm më i lartë se mesatarja. Prin SHBA ku të dhënat zyrtare të marihuanës tregojnë 749 raste në 100,000 njerëz, opioidet (650 për 100,000) dhe kokaina (301 raste për 100,000 njerëz).
Australia dhe Zelanda e Re kanë shkallën më të lartë të varësisë nga amfetamina (491 për 100,000 njerëz), por gjithashtu kanë norma të larta të drogave të tjera ilegale: marihuanë (694 për 100,000) opioide (510 për 100,000) dhe kokainë (160 në 100,000 njerëz).
Sipas analizës të studiuesve, është e qartë se alkooli dhe cigaret janë më masive dhe njëherësh veset më të rrezikshme për shëndetin e njeriut, por kjo nuk do të thotë se përdorimi i drogës është në rregull, por nevojitet që të gjitha varësitë negative të largohen nga jeta.

6 mënyra efektive për të larguar dhimbjen e kokës

Dhimbjet e kokës ndodhin. Lajmi i mirë është se ka disa gjëra të thjeshta që mund t’i bëni për të lehtësuar dhimbjen pa ndonjë recetë të doktorit ose tableta.
Provoni të vendosni diçka të ftohët në kokë
Nëse keni migrenë, vendosni një gjë të ftohët në ballin tuaj. Copëza akulli të mbështjella në një peshqir, ose një dush i ftohët mund t’ju lehtësoj dhembjet. Mbani atë të vendosur për 15 minuta, pastaj largojeni për 15 minuta.
Përdorni një jastëk të ngrohët ose kompresorë
Nëse keni dhembje nga tensioni, vendosni një jastëk të nxehtë në qafën ose mbrapa kokës. Nëse keni dhimbje nga sinuset, mbani një rrobë të ngrohtë në zonën që dhemb. Një dush i nxehët mund të ndihmojë gjithashtu.
Presionet e lehta në kokë
Nëse keni kapur flokët dhe i keni shtrënguar shumë, mund t’ju ketë shkaktuar dhimbje të kokës. Ato mund të vijnë edhe si pasojë e veshjes së një kapele, shiriti apo edhe syzeve të notit që janë shumë të ngushta. Në një studim, gratë që kishin lënë flokët e lira e panë që dhimbja e kokës u ishte zhdukur.

Dritat
Drita e madhe ose dritat lëvizëse, madje edhe nga ekrani i kompjuterit, mund të shkaktojnë migrenën. Nëse jeni të prirë t’i keni këto dhembje, mbuloni dritaret me perde që ndalojnë diellin. Vëni syze dielli kur jeni jashtë. Gjithashtu mund t’i shtoni ekranit të kompjuterit ndalues të ndriçimit dhe të përdorni llamba fluoreshente në instalimin e dritave.
Provoni mos të përtypni
Çamçakëzi jo vetëm që mund të lëndoj nofullën, por edhe kokën gjithashtu. E njëjta është e vërtetë për përtypjen e gishtërinjve, buzëve, dhe brendësinë e faqeve, ose ndonjë gjë që mbani në dorë siç janë lapsat. Sigurohuni që merrni kafshata të vogla gjatë ushqimit. Nëse kafshoni dhëmbët gjatë natës, pyesni doktorin tuaj për mbrojtëse të dhëmbëve. Kjo mund të lehtësojë dhembjet e hershme të kokës
Merrni kafeinë
Pini çaj, kafe, ose diçka me pak kafeinë. Nëse e merrni më herët mund të lehtësoj dhimbje e kokës. Ajo gjithashtu mund të ndihmojë lehtësuesit e dhimbjeve të punojnë më mirë. Vetëm mos pini shumë, sepse tërheqja nga kafeina mund të shkaktojë dhimbje koke gjithashtu.
Praktikoni relaksues
Edhe nëse bëni zgjatje, yoga, ose relaksime të muskujve, të mësuarit si të qetësoheni në mes dhimbjeve të mëdha të kokës mund të ndihmoj në lehtësim.
Provoni masazhe
Mund ta bëni edhe vet. Disa minuta masazh të qafës dhe mund të ndihmojë në lehtësimin tensionit në kokë, që mund jetë si shkak i stresit

Personat që shtyjnë alarmin janë më inteligjentë

Opsioni për shtyrjen e alarmit në përgjithësi ka një reputacion të keq.
Personat që e përdorin këtë opsion shpeshherë emërtohen si dembelë dhe të padisiplinuar, ndërkaq shumë njerëz besojnë se duke fjetur 10 minuta më shumë pasi të bie alarmi vetëm e dëmtoni ritmin tuaj circadian.
Nëse jeni në mesin e këtyre njerëzve, atëherë shkenca ka një lajm të mirë për ju: ju mund të jeni shumë më inteligjentë, më kreativë, madje edhe më të lumtur sesa ata që zgjohen menjëherë posa të bie alarmi.
Ky studim e ndërlidhë shtyrjen e alarmit me kreativitet, inteligjencë dhe me një shpirt të pavarur.
Autorët e këtij studimi, Satoshi Kanazawa dhe Kaja Perina argumentojnë se ne jemi të adaptuar të jetojmë (dhe të flemë) sikurse paraardhësit tanë – që nënkupton të flemë herët dhe të zgjohemi herët – ndërsa aftësia për t’u adaptuar me jetën moderne është shenjë e një inteligjence të jashtëzakonshme.

Veliaj nis prerjen e pemëve tek Unaza e Re, banorët ngihen në revoltë, inspektorët e AP në vendgjarje

Banorët e Unazës së Re e kanë nisur sot ditën e 16 të protestës së tyre jashtë radhe. Protestj ka nisur paradite, jo siç ishte parashikuar për pasdite, e provokuar nga punonjësit e firmës Sallilari, që po pret pemët në të dy krahët e rrugës ku do të zbatohet projekti i zgjerimit të rrugës.
Banorët i janë drejtuar në grup, punonjëve të firmës dhe i kanë detyruar të lënë punën, ndërsa një ekskavatori të largohet prej tyre.
Policia është e pranishme për të shmangur konfrontimet.
Po ashtu, një ekip nga Avokati Popullit po ndjek situatën nga afër.
Inspektori i AP tha se “po e mbikqyrim situatën dhe kemi ardhur për ta ndjekur në rrugë administrative.
Qëndrimin zyrtar e ka mbajtur vetë Avokatja e Popullit, dy ditë më parë. Ne po mbledhim informacion në terren por jemi dhe duke ndjekur rastin e zonjës, e cila kallëzoi dhunën që ushtroi mbi të Policia”.
Avokati i Popullit njoftoi dy ditë më parë se ka nisur hetimet për këto zhvillime tek Unaza e Re dhe solli në vëmendje të publikut se Bashkia e Tiranës nuk ka leje për kryerjen e punimeve.

Berisha publikon Videon: Kur i duheshin votat Ramës shtëpitë nuk u prishën, tani i duhen paratë e drogës, i rrafshon

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot, më zë dhe figurë, një nga premtimet më të forta të fushatës elektorale të Edi Ramës: Përfundimin e procesit të legalizimit dhe frazën e famshme të kryeministrit, “shtëpitë nuk prishen”.
“Dyfytyrësia është pafytyrësi! – e ka komentuar Berisha këtë video, ku dëgjohet qartësisht zëri i Ramës tek thotë, “shtëpitë nuk prishen” dhe shton: – Kur i duheshin votat, Kallam Dështakut, “shtëpitë nuk prishen”. Tani i duhen paratë e drogës, rrafshohen mbarë!” përfundon ai.
Në videon e mëposhtme, shfaqet Rama, duke folur me banorë të palegalizuar në Unazën e Re Tiranë, ku shprehimisht thotë: “Kjo çështje është njësoj si gjithë të tjerat. Ne e kemi marrë angazhimin, të bëjmë një proces serioz, ta mbyllim këtë histori, se nuk është vetëm puna e legalizimit në kuptimin që të mos prishen shtëpitë. Se shtëpitë nuk prishen, gjithsesi. Puna është se ato janë kapitale të vdekura, se janë investime të bëra me kursime me gjak!”

Dyfytyresia eshte pafytyresi!Kur i duheshin votat Kallam Deshtakut shtepite nuk prishen. Tani i duhen parate e droges rrafshohen mbare! sb

Gepostet von Sali Berisha am Montag, 19. November 2018

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, Arta Marku e para nga Prokuroria

Kryeprokurorja e Përkohshme, Arta Marku ka dorëzuar në Presidencë, dy lista për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi (KED). Fillimisht Arta Marku ka dërguar vetëm emrin e saj e ndjekur nga Fatjona Memçaj.
Më vonë, Marku ka dorëzuar edhe një listë të dytë me 37 prokurorë, të cilët sipas saj plotësojnë të gjitha kriteret, por nuk kanë shkollë magjistrature.
Nga Gjykata Kushtetuese janë depozituar dy emra, Bashkim Dedja dhe Vitore Tusha. Nga Gjykata e Lartë, Xhezair Zagnajori nuk ka dërguar emrin e tij, por vetëm Edmond Islamaj, Ardian Dvorani dhe Medi Bicin.
Siç raportojnë burime të Fax News, dy nga anëtarët e Gjykatës së Lartë, janë në konflikt interesi, sepse kanë kandiduar për në Gjykatën Kushtetuese. KLD nga ana tjetër nuk ka dërguar asnjë kandidat në Presidencë. Afati i Presidentit, Ilir Meta që të hedhë shortin për KED është më 5 dhjetor.
Por burime për Fax News shprehen se ndryshe nga 2017, këtë vit presidenca nuk do ta hedhë shortin për KED. Është vetë Presidenti, ai që refuzon shortin sepse nuk është ngritur ende KLGJ dhe KLP, shortin e të cilave pritet ta hedhë Kuvendi pas 5 dhjetorit. Puna e parë e KED së re, nëse funksionon, është plotësimi i 5 vakancave në Kushtetuese.
KANDIDATURAT
GJYKATA KUSHTETUESE
Bashkim Dedja Kryetar i Gjykatës Kushtetuese
Vitore Tusha Anëtare e Gjykatës Kushtetuese, e propozuar për Kryetare e KLSH
GJYKATA E LARTË
Edmond Islamaj Anëtar i Gjykatës së Lartë, në proces rigjykimi nga Kolegji i Pavarur i Apelimit
Ardian Dvorani Anëtar i Gjykatës së Lartë
Medi Bici Anëtar i Gjykatës së Lartë

PROKURORIA
Arta Marku Kryeprokurore e Përkohshme e Prokurorisë së Përgjithshme.
Fatjona Memcaj Prokurore në Prokurorinë e Apelit Tiranë
Adnand Kosova Prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme
Adnand Xholi Prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme
Alfred Progonati Prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme
Alma Muça Prokurore në Prokurorinë e Përgjithshme
Anila Leka Prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme
Arben Kraja Prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme
Arqile Koca Prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme
Artur Selmani Prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme
Bilbil Mete Prokuror në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë
Kostaq Beluri Prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme
Kujtim Luli Prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme
Petrit Fusha Prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme
Ramadan Troci Prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme, ngeli në Vetting
Sokol Stojani Prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme
Thoma Jano Prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme
Artan Bajrami Kryeprokurori i Prokurorisë së Apelit për Krime të Rënda
Bujar Sheshi Prokuror në Prokurorinë e Apelit për Krimet e Rënda
Altin Dumani Prokuroria e Apelit Tiranë
Arben Qosja Prokuroria e Apelit Tiranë
Dritan Peka Prokuror në Prokurorinë e Apelit Tiranë
Edmond Hyka Prokuror në Prokurorinë e Apelit Tiranë
Genti Xholi Prokuror në Prokurorinë e Apelit Tiranë
Nezir Gjoka Prokuror në Prokurorinë e Apelit Tiranë
Ferdinand Elezi Prokuror në Prokurorinë e Apelit Durrës
Ludovik Dodaj Prokuror në Prokurorinë e Apelit Durrës
Moisi Duda Prokuror në Prokurorinë e Apelit Durrës
Altin Binaj Kryeprokuror i Prokurorisë së Apelit Vlorë
Henrik Haxhiraj Prokuror në Prokurorinë e Apelit Vlorë
Kleanthi Zeka Prokuror në Prokurorinë e Apelit Vlorë
Pelivan Malaj Prokuror në Prokurorinë e Apelit Vlorë
Alfred Agolli Kryeprokuror i Prokurorisë së Apelit Gjirokastër
Gjon Fusha Prokuror në Prokurorinë e Apelit Gjirokastër
Irma Balili Prokuror në Prokurorinë e Apelit Korçë
Rozeta Qirjaqi Prokuror në Prokurorinë e Apelit Korçë
Arben Dollapaj Prokuror në Prokurorinë e Apelit Shkodër
Brahim Dragjoshi Kryeprokuror i Prokurorisë së Apelit Shkodër
Elvin Gjokaj Prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës

Miku “1 milionë euro” i Ramës falet nga Prokuroria!

Alfred Peza, ish-deputet dhe tashmë analisto-sekretaro mediatik i Partisë Socialiste shpallet përfundimisht i pafajshëm, në procesin gjyqësor në të cilin akuzohej për krijimin e 1 milion eurove në mënyrë të habitshme.
Në 14 shtator 2018, Gjykata e Tiranës e shpalli të pafajshëm Alfred Pezën ndaj akuzës së ngritur nga Prokuroria e Tiranës për “fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë”. Pas këtij vendimi, prokuroria, pavarësisht se ishte e bindur në fajësinë e tij, duke kërkuar edhe dënimin e ish-deputetit, vendos të mos e ankimojë në Gjykatën e Apelit.
Në bazë të Kodit të Procedurës Penale, vendimet e gjykatës ankimohen brenda 10 ditëve nga shpallja e tij. Kur kanë kaluar më shumë se dy muaj nga vendimi për pafajësinë e Alfred Pezës, Prokuroria e Tiranës nuk e ka ankimuar vendimin e pafajësisë. Burime të “Boldnews.al” në Gjykatën e Tiranës konfirmuan se prokuroria nuk ka dorëzuar ankim për vendimin e pafajësisë së Alfred Pezës, duke i dhënë kështu mundësi ish-deputetit socialist që të mos ketë më probleme me drejtësinë penale.
Hetimi për Alfred Pezën filloi në vitin 2017, kohë kur ai ishte deputet i Kuvendit të Shqipërisë. Prokuroria mori shkas për nisjen e hetimit ndaj tij, pasi në media u publikuan të dhëna, sipas të cilave, bashkëshortja e deputetit Peza bleu 1 përqind të aksioneve të një banke të nivelit të dytë, në vlerën e mbi 1 milion eurove.
Hetimet u kryen fillimisht nga Prokuroria e Përgjithshme, e cila në atë kohë ishte kompetente për ndjekjen penale të zyrtarëve me funksion deputet. Ai akuzohej nga institucioni qëndror i Akuzës për tre vepra penale:
“Fshehje e të ardhurave”, “Pastrim i produkteve të veprës penale” dhe “Fshehje dhe mosdeklarim i pasurisë”. Në kuadër të këtij hetimi, gjykata vendosi fillimisht edhe sekuestrimin e pasurisë së deputetit Peza dhe bashkëshortes së tij.

Ky hetim i nisur ndaj Pezës mendohet të jetë shkaku që ai nuk u përfshi në listën e kandidatëve për deputet në zgjedhjet e vitit 2017. Në vijim, për shkak të ndryshimeve ligjore, në kuadër të Reformës në Drejtësi, procesi gjyqësor ndaj Pezës kaloi në disa gjykata, të cilat shqyrtuan se cila do të ishte kompetente për të shqyrtuar akuzat e Prokurorisë.
Në përfundim, u vendos që kompetente për hetimin dhe gjykimin e Alfred Pezës do të ishin gjykata dhe Prokuroria e Tiranës. Në korrik 2018, në kohë kur prokuroria tashmë drejtohej nga Arta Marku, paraqitet në gjykatë vetëm me një akuzë ndaj ish-deputetit milioner-atë të “deklarimit të rremë të pasurisë”, duke rrëzuar hetimet e kryera nga Prokuroria e Përgjithshme për dy veprat e tjera-“Fshehje të të ardhurave” dhe “Pastrim të produkteve të veprës penale”.
Ky ishte tolerimi i parë që prokuroria e Arta Markut i bëri ish-deputetit, i cili, në verën e vitit 2018, kohë kur filloi procesi gjyqësor ndaj tij, po bënte përpjekjet për t’u rikthyer sërish në strukturat drejtuese të Partisë Socialiste.
Me akuza të reduktuara në minimum, prokuroria i dha mundësinë gjykatës që të shpallte të pafajshëm Alfred Pezën. Pas këtij vendimi, Prokuroria e Arta Markut nuk e konsideroi aspak të arsyeshme që të vijonte betejën ligjore në Gjykatën e Apelit kundër Alfred Pezës.
Pak ditë pasi u shpall i pafajshëm nga Gjykata e Tiranës, Alfred Peza zgjidhet Sekretar për Marrëdhëniet me Median në Partinë Socialiste. Me një vendim pafajësie në xhep, i cili tashmë është bërë përfundimtar për shkak të tolerancës së Prokurorisë që nuk e apeloi, Peza tashmë është i lirë që të shijojë 1 milion eurot, si edhe të japë mend në studio televizive për reformat madhore e për luftën kundër korrupsionit në Shqipëri.

“Boldnews.al”

Masakra/Kryebashkiaku i PS ngre guroren e tij, bën kërdinë në pyjet e Tërpanit

“Kryebashkiaku socialist i Policanit Adriatik Zotka ka mbyllur të gjitha guroret në malin e Tomorit në mënyrë që të punojë vetëm gurorja e tij dhe e ministrit Klosi. Ky monopolizim ka lënë pa punë dhe në varfëri ekstreme shumë familje.
Po kështu Zotka në bashkëpunim me kryetarin e Qarkut të Beratit po bëjnë kërdinë në pyjet e Terpanit”.
Faktet më lart janë denoncuar nga një qytetar i cili i ka shkruar ish-Kryeministrit Berisha. Vetë z. Berisha i cilëson këto akte si “forca e pushtetit mafioz”.
Forca e Pushtetit Mafioz!
-Adriatik Zotko, narkokryetar i narkobashise se Poliçanit, me mbeshtjetjen e Narkoqeverise, konkretisht Klosit, mbyll te gjitha guroret por hap guroren e tij
-Vellai i tij narkotrafikant denohet 7 vjet per trafik droge por qendron 4 muaj ne spital dhe del i lire kurse bashkepuntoret e tij vazhdojne te vuajne burgun.
-Zotko se bashku me kryetarin e Qarkut te Beratit po bejne kerdine ne pyjet e Terpanit.
Lexoni mesazhin dhe shikoni fotot e qytetarit dixhital. sb
Pershendetje z.Berisha!
Une qe po ju shkruaj jam nje qytetar i qytetit te varfer te Policanit. Them i “varfer” pasi u be gati nje vit qe kryetari i bashkise Adriatik Zotkaj ne bashkepunim me min.Blendi Klosi kane bllokuar punen ne guroret e malit Tomorr duke lene shume po shume familje ne varferi ekstreme. Ne ortakeri me njeri-tjetrin ata hapen nje tjeter gurore ne malin e Terpanit duke krijuar keshtu “nje monopol”.

E kishin shume te thjeshte ta ngrinin punen pasi duke qene njeri ligji e tjetri Maliqi punojne me mjetet e bashkise( skrep, kamiona, fuoristrada e vinç).Edhe fuqine punetore e kane miremenduar…
Punonjesit e bashkise detyrohen te punojne me force duke i shantazhuar se do te largohen nga puna ne rast se nuk punojne ne sharrat e gurit. Dmth keta te shkretet punetore kryejne edhe punen e shtetit edhe ate private duke u paguar vetem me ate rroge te vogel qe u ka caktuar bashkia. Po le te themi se keta punonjes jane me “fat” se ka dhe shume e shume te tjere qe kane 4-5 muaj qe nuk paguhen dhe se rroga me e afert do tu jepet ne janar(2019).
Si ka mundesi qe nje minister ka forcen te mbyll nje gurore ku ne te punojne firma te licensuara dhe qe paguajne detyrimet e taksat ketij “Shteti” dhe hap nje “Gurore Fantazme” pa asnje lloj dokumentacioni?! Po ketyre dy hajduteve (Zotkaj e Klosi) u eshte hapur edhe me shume oreksi per ???????? se ne bashkepunim me edhe me prefektin e Q.Berat po bejne kerdine ne pyjet e Terpanit. Duke prere e shkaterruar hektare te tere( pa asnje lloj leje apo liçense). Duke pasur mbeshtetjen dhe perkrahjen e ortakut min. Klosi, A. Zotkaj bashke me vellain e tij trafikant te lendeve narkotike( Vellai ia hodhi me 4 muaj qendrim ne spital nga 7 vjet qe u denua, ndersa bashkepunetoret e tij vuajne akoma denimin) u bejne presion e shantazh me nje fjalor rruge qytetareve te ndershem se duhet te votojne kete rrugaçin ne zgjedhjet e ardhshme per k.bashkie.
Se Adriatik Zotkaj e ka deklaruar hapur se edhe nese nuk rikandidon “Ai i gjati…” Zotkaj do ta hedhe kandidaturen si i pavarur. Duke u shprehur hapur se ai eshte zot i ketij vendi dhe se askush nuk ja merr bashkine.
Une duke qene i pashprese vendosa tju shkruaj juve i nderuar z.Berisha pasi besoj dhe shpresoj shume se ju do zbardhni cdo rresht te shkruar me siper. Vetem ju lutem shume te mbetet anonim se ndihem i kercenuar per jeten nga “keta te fortet” qe kane 16 vjet qe terrorizojne qytetaret e Policanit. Me respekt nga nje socialist i pashprese.

Veliaj nuk ndalet, nis prerja e pemëve tek Unaza e Re, gati shembja e banesave

Pas më shumë se dy javëve protesta, banorët e Astirit shprehen të vendosur deri në fund se do të mbrojnë me gjak banesat e tyre.
Ndërsa ata ishin duke depozituar sot një padi në prokurori kundër Erion Veliajt, INUK dhe ARRSH-së, në rrugën që kalon pranë banesave të tyre ka nisur prerja e pemëve, dhe duket se radha do t’iu vijë godinave.
Në videon e siguruar nga Faxëeb.al shihet qartë se ka nisur intesivisht puna për prerjen e pemëve, ndërsa në zonë ndodhen dhe punonjës të policisë.
Ministri Gjiknuri dhe kreu i Bashkisë së Tiranës Veliaj, kanë thënë se banorët që nuk kanë lejen e legalizimit të banesave të tyre, do tiu sigurohet tre vjet qera falas, ndërsa personat që kanë leje do të kompesohen sipas ligjit.
Ndërkohë që së fundi mësohet se ARRSH ka kërkuar një grup përfaqësues nga unaza e re për takim.