26.5 C
Tirana
E shtunë, 16 Gusht, 2025

Revolta në Shqipëri, numri dy i NATO-s anulon takimin me Ramën

Zëvendësekretarja e Përgjithshme e NATO-s, zonja Rose Gottemoeller e ka anulluar vizitën e saj zyrtare në Tiranë për shkak të protestave të fuqishme që po zhvillohen prej 10 ditësh.
Ishte parashikuar që zyrtarja e lartë e NATO-s do të udhëtonte drejt Tiranës të enjten, më 13 dhjetor 2018 dhe do të qëndronte edhe të premten, 14 dhjetor 2018.
Gottemoeller do të takohej me Presidentin Ilir Meta, kryeministrin Edi Rama, Ministrin për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati si dhe Ministren e Mbrojtjes, Olta Xhaçka. Më pas, do të mbante dy konferenca shtypi të përbashkëta : një me ministrin Bushati dhe një me ministren Xhaçka.
Por, sipas burimeve nga Ministria e Mbrojtjes, numri dy i NATO-s ka njoftuar sot institucionet shqiptare se e ka anuluar vizitën për shkak të situatës së krijuar në vendin tonë.
NJOFTIMI ZYRTAR I VIZITES:

Denoncimi i Kryemadhit: Rama, aferë 60 milionë euro në evazionin fiskal të një kompanie nafte

Monika Kryemadhi në fjalën e saj në konferencën urgjente nga selia e LSI, denoncoi një tjetër aferë të kryeministrit Rama. Edhe pse nuk u ndal gjatë, pasi paralajmëroi skandale të radhës ditët në vijim, Kryemadhi denoncoi evazionin fiskal të një kompanie nafte, në shifrat e 60 milionë eurove.
“Pres me padurim të hetojnë aferën tënde të fundit, Se nuk është kjo më korruptivja por ke edhe të tjera. Se si në xhep ke futur 30 milionë euro në një ditë. 18 milionë të Unazës së Re nën emrin e Bashkim Ulajt, 12 milionë euro me OST. Dhe po të them se do ketë prapë e prapë dokumenta, se si ti bën evazionin fiskal, vetëm në një kompani nafte 60 milionë euro, në 6 vjet kryeministër 360 milionë euro. Dhe ja ku i ke ato ara që jo 5 %, por 10 % të buxhetit t’i mund t’ua japësh studentëve”, u shpreh Kryemadhi, ndërsa theksoi se me zor pret që byroja të nisë punën.
“Me zi pres që Byroja të nisë punën me aferën tënde, lista të nisë me emrin tënd të Damian Gjiknurit dhe Afrim Qendros”, përfundoi Kryemadhi fjalën e saj.

Kryemadhi ashpërson sulmin ndaj Ramës: Do të ikësh si kufomë politike, ti je armiku i popullit!

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka reaguar me ashpërsi nga selia e partisë kundër kryeministrit Rama pas rrëzimit me vota nga mazhoranca, të dy amendamenteve të propozuara nga LSI-ja për t’i dhënë zgjidhje protestës së studentëve.
Kryemadhi i ka bërë të ditur Ramës se, mezi pret që SPAK-u dhe Byroja e Hetimit të nisin menjëhërë punën për të hetuar 30 milionë eurot që Rama ka futur në xhep nga afera e Unazës së Re.
“Ty, Kryeministër, nuk do të falin nënat e atyre djemve dhe vajzave që presin t’u plotësosh kërkesat, nuk do të falin ato nëna që mezi e mbajnë gjallë veten me një sanduiç gjithë jetën, nuk do të falin ty Edi Rama dhe ty mazhorancë për këtë masakër që po bëni, për detyrimin që po u bëni të rinjve nga Shqipëria, nuk do t’u falin ata që blejnë libra, sepse paratë shkojnë për të blerë verërat e shtrenjta të Edi Rama.
Nuk do t’u falë shpirti i atyre të rinjve, se tregove që sot nuk ke shpirt, nuk je burrë, nuk je baba.
Ti tregove se sot urren shqiptarët.
Të gjithë ne po kuptojmë se paske qënë armiku i këtij populli, paske qënë ti që u ke grabitur bukën.
Ti nuk paske qënë rilindje e shpresës, por rilindje e fatkeqësisë.
Të them diçka si Monikë: Do të ikësh si kufomë politike. Do të ngrihet SPAK-u dhe Byroja e Hetimit e do të hetojë se si ke futur në xhep 30 milionë euro nga Unaza e Re dhe sesi bën evazion nafte”.

Shenjat që tregojnë se keni mungesë të vitaminës B12

Vitamina B12 është vitaminë e rëndësishme për trupin – mungesa e kësaj vitamine ka ndikim të dukshëm në trup.
Kjo vitaminë e ndihmon trupin t’i krijojë qelizat e kuqe të gjakut, ndërkaq mungesa e vitaminës B12 rezulton në dështimin e trupit për të krijuar mjaftueshëm vitamina të tilla.
Furnizimi i shkurtë me qeliza të kuqe të gjakut mund t’i shkaktojë indet dhe organet në trup të kenë mungesë oksigjeni, gjë e cila shkakton anemi.
Anemia mund të shpijë në probleme të zemrës dhe mushkërive.
Ka shumë simptoma të ndryshme të cilat tregojnë se keni mungesë të kësaj vitamine – duke filluar nga zverdhja e lëkurës e deri te të dridhurat e zemrës.
Megjithatë, një shenjë tjetër e cila tregon qartë se keni mungesë të vitaminës B12 është era e keqe e gojës.
Kjo për shkak se mungesa e vitaminës shkakton që një numër i enzimave të cilat ndihmojnë në sistemin e tretjes të zvogëlohen në enë të gjakut.
Kjo pastaj e rritë sasinë e toksinave në gjak, e cila ka potencial të shkaktojë erë të keqe të gojës.
Normalisht se në raste të tilla kura më e mirë natyrale është konsumimi i ushqimeve të duhura që përmbajnë sasi të mjaftueshme të vitaminës B12.
Ushqimet që përmbajnë vitaminën e tillë janë pemët, perimet, produktet arrore, farat, mishi, vezët dhe yndyrat e shëndetshme si vaji i kokosit, avokado dhe vaji i ullirit.
Përndryshe, simptomat tjera të mungesës së vitaminës B12 janë këto:
– Lodhja e tepërt
– Problemet me frymëmarrje pas aktiviteteve të pakta fizike
– Të rrahurat ndryshe të zemrës
– Dhimbjet e kokës
– Apetiti i vogël
– Gjuha apo goja e tharë.

Receta magjike që pastron enët e gjakut nga kolesteroli

Konsumoni këtë tinkturë gjatë 40 ditëve dhe me themel do të pastroni enët e gjakut nga kolesterina!
Për të eliminuar helmet në gjak, për të shtuar elasticitetin e enëve të gjakut dhe pastrimin e tyre nga shtresat e yndyrë, sugjerohet ky pastrim radikal.
Përbërësit:
– 4 hudhra,
– 4 limonë të madhësisë mesatare,
– rreth 3 litra ujë të vluar.
Përgatitja:
Hudhrat ndani në thelpinj dhe pastroni. Limonët qitni në ujë të vluar, pritni në rriska.
Të gjitha përbërësit bluani në makinën e bluarjes së mishit.
Përbërjen e bluar qiteni në një kavanoz të pastër qelqi prej 3 litrash dhe qitni sipër ujin e nxehtë të vluar, deri në fund të kavanozit.
Mbulojeni dhe futeni në frigorifer 3 ditë. Pastaj, kullojeni dhe ruajeni në frigorifer, transmeton Telegrafi.
Mënyra e aplikimit:
Doza maksimale e pijes është 50 ml 3 herë në ditë, para racionit. Megjithatë, pastrimi i enëve të gjakut duhet të fillojë me doza më të vogla (1 -2 lugë supe).
Nëse nuk ekzistojnë telashe (probleme), dozën ngadalë shtojeni deri te doza e domosdoshme.
Kura zgjatë 40 ditë.
Pastrimi i enëve të gjakut në këtë mënyrë rekomandohet të aplikohet një herë në vit, pas konsultimit me mjekun.

Manipulim në zgjedhjet e KLP! Si u shpall fitues “besniku” i Arta Markut

Një ditë pas zgjedhjeve të anëtarëve prokurorë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, kanë nisur të hidhen dyshimet e para për manipulimin e procesit të votimit. Gara më e fortë, për të cilën u investua personalisht dhe nëpërmjet stafit të saj edhe Kryeprokurorja Arta Marku, ishte ajo ndërmjet 6 kandidatëve në prokuroritë e shkallës së parë për 3 vende në KLP.
Në këtë raund gare, u shpallën fitues me Gentian Osmani me 182 vota, Antoneta Sevdari me 163 vota dhe Besnik Cani me 148 vota.
Pas kësaj tresheje fituese, vinte emri i prokurorit të Krimeve të Rënda, Dritan Prençi, i cili mori 129 vota, të cilat rezultuan të pamjaftueshme për t’u shpallur fitues. Por, burime nga mbledhja e përgjithshme e prokurorëve, e cila u zhvillua për 10 orë gjatë ditës së Martë, flasin për mundësinë e një manipulimi të procesit, sidomos për votat që ndanë fituesin Besnik Cani që është edhe Këshilltar i Arta Markut dhe prokurorit Dritan Prençi.
Në përfundim të procesit të zgjedhjeve, Komisioni i Votimit deklaroi se të paktën 25 vota, të cilat ishin në favor të prokurorit Prençi konsiderohen “të pavlefshme”. Nëse këto vota do të ishin konsideruar të rregullta, atëherë rezultati do të ishte në favor të prokurorit Prençi, i cili do të linte jashtë Këshillit të Lartë të Prokurorisë Besnik Canin. Rezultati do të ishte 150-155 vota për Dritan Prençin dhe 148 vota për Besnik Canin.

Pikërisht, për këtë fazë të procesit të votimit, prokurorë të ndryshëm ngrenë dyshimet se “votat e pavlefshme” në favor të prokurorit Prençi ishin një manipulim për të zgjedhur fitues këshilltarin e Arta Markut, Besnik Cani.
Gjithësesi, deri në momentin e shkrimit të këtij artikulli, prokurori Prençi nuk kishte depozituar ende asnjë ankim për këto dyshime për manipulim të procesit të votimit.
“Boldnews.al” paralajmëroi emrat fitues të prokurorëve, disa ditë para procesit të votimit për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Të dhënat e siguruara më parë nga redaksia, krijonin dyshimet e forta se i gjithë procesi po kontrollohej në mënyrë abuzive nga Kryeprokurorja e Përkohshme, Arta Marku.
Në një artikull të publikuar të dielën e kaluar, “Boldnews.al” raportoi se prokurorët që do të fitonin në garën për anëtar të Këshillit të Lartë të Prokurorisë ishin: Kosta Beluri nga Prokuroria e Përgjithshme; Bujar Sheshi e Arben Dollapaj nga prokuroritë e Apelit; si edhe Gentian Osmani, Antoneta Sevdari e Besnik Cani nga prokuroritë e shkallës së parë. Për tre emrat e fundit, burimet deklaronin se kishte nisur një proces shantazhi dhe premtim favoresh nga Arta Marku.
Në përfundim të votimit, të zhvilluar dy ditë pas publikimit të këtij shkrimi, në përfundim të mbledhjes së përgjithshme e prokurorëve, u shpallën fitues saktësisht të gjithë emrat që ishin paralajmëruar nga “Boldnews.al”.

Dieta detoks, humbni kilogramët dhe pastroni trupin tuaj për 10 ditë

Një rrugë për të detoksifikuar dhe tjetërsuar organizmin tuaj, duke humbur deri në 5 kg në vetëm 10 ditë.
Ky është programi i krijuar nga nutricionisti Mark Hyman, drejtor i Qendrës Klinike Cleveland për Mjekësi Funksionale, i njohur në Shtetet e Bashkuara kryesisht për qasjen e saj funksionale, e cila synon në shërimin jo të simptomave të thjeshta, por të të gjithë trupit.
Tani, pas librit të tij të fundit “Dieta e ekuilibrit glicemik”, ai kthehet me “Dieta detox në 10 ditë” (Mondadori), duke na mësuar sesi të rivendosim bilancin glikemik dhe të djegim dhjamin. Duke filluar pikërisht nga mënyra jonë e të ngrënit (dhe madje edhe gatimi).
Ushqimet e ndaluara
Nëse është e vërtetë që ne jemi ajo që hamë, atëherë duhet të pyesim veten se çfarë është me të vërtetë e mirë për ne dhe çfarë jo. Në këtë program, të hartuar dhe testuar shkencërisht nga Hyman, hapi i parë është detoksifikimi i kuzhinës suaj. Eliminimi, domethënë, i të gjithë atyre ushqimeve që na dëmtojnë.
Harrojeni sheqerin dhe kripën dhe në vend të kësaj përqendrohuni te frutat dhe perimet e freskëta (më mirë nëse blini direkt në treg). Me pak fjalë, këshilla e tij e parë është që të përqendroheni te produktet më të natyrshme të mundshme.

Furnizimi
Pasi ta kuptojmë se çfarë është më e mira për të shmangur, atëherë duhet të mësojmë se ku duhet t’i blejmë ato që na nevojiten. Në libër, Dr. Hyman ndihmon ata që dëshirojnë të ndjekin rrugën e tij me një listë shumë të detajuar pazaresh që ndjek produktet natyrore dhe, për rrjedhojë, edhe stinët dhe këshillon të blejë direkt nga tregu.
Çfarë duhet të zvogëloni
Nëse ushqimet me sheqer duhen shmangur tërësisht, është e qartë se edhe doza e sheqerit që është e pranishme në ushqime duhet të reduktohet nëse nuk eliminohet përfundimisht. Por, edhe kafja dhe alkooli nuk janë dy aleatë për të riprogramuar trupin tuaj dhe për të humbur peshë. Rruga e Hyman do t’ju mësojë megjithatë se ka mjete të shkëlqyeshme për një mëngjes të mirë.
Si të revolucionarizoni kuzhinën tuaj
Nëse nuk keni dëshirë apo kohë për të gatuar, ky rrugëtim nuk është për ju. Nuk ka ushqime apo ushqim të përgatitur dhe pastaj në mënyrë të pashmangshme ju duhet të kaloni, të paktën për ato dhjetë ditë, disa kohë në kuzhinë. Por mos u shqetësoni, nuk ka përgatitje shumë të gjata ose të ndërlikuara.
Hyman shkruan: “Nëse dini të lexoni, ju gjithashtu dini edhe të gatuani”. Atëherë kaloni disa orë (ose edhe gjysmë ore) të ditës tuaj në sobë. Libri, në fakt, ofron të gjitha recetat e nevojshme për të ndërmarrë këtë rrugë duke u dhënë mundësinë atyre që kanë më shumë përvojë për të përgatitur pjatat ideale (sidomos në mbrëmje) dhe atyre që, nuk janë shumë të dhënë pas gatimit, pjata më të thjeshta.
Lista e blerjeve ideale
Nëse vendosni të merrni këtë rrugë, gjithmonë keni në dorë listën e blerjeve të identifikuar nga Hyman të të gjithë atyre përbërësve bazë që janë esenciale për të përgatitur çdo gjellë. Nëse mendoni se kjo është edhe një dietë pa shije, e keni gabim. Erëzat janë më se të mirëpritura, sidomos ato detoksifikuese, të tilla si shafran i egër, trumbi ose piper i kuq. Por, edhe salcat për të cilat mund të keni qenë në dyshim. Dhe pastaj farat dhe vajrat bimore do të bëhen një domosdoshmëri.

Por, a do të keni uri?
Makthi me të cilin duhet të përballen të gjithë është: “A do të më sulmojë uria?” Megjithatë, Hyman siguron që në dhjetë ditë askush nuk do të duhet të vuajë, sepse është një dietë që në vend të heqjes dëshiron të riekuilibrojë sasitë dhe sidomos të rivendosë një marrëdhënie të shëndetshme me ato ushqime që na bëjnë vërtet të mirë. Atëherë ja çfarë duhet të hani gjatë një dite.
Mëngjesi
Nëse sipas Hyman kafe dhe prodhimet e qumështit janë shkaku i parë i inflamacionit për trupin tonë, ditën e parë të detoks filloni me një përzierje frutash dhe perimesh. Nga ai me xhenxhefil dhe kastravec deri tek ai gojëmjaltë me luleshtrydhe dhe bajame, duke kaluar te proteinat (por natyrale, në sajë të arrave, fara të kungujve dhe kërpit) dhe drithërat e kivit.
Dreka
Për pushimin e drekës, nga ana tjetër, ka dy opsione. Ose një supë e nxehtë, por gjithmonë e shijshme, ose ajo që Dr .Hyman e quan një super sallatë, ose një zgjedhje të bollshme të perimeve pa niseshte (si shpargu, lulelakra ose lakra e kuqe). Në çdo rast është e rëndësishme të shtoni, në mënyrë që të keni energji të nevojshme për të arritur fundin e ditës, gjithmonë disa proteina, si pulë, gjeldeti ose salmon.
Darka
Në këtë rast ju mund të zgjidhni nëse do të angazhoheni në përgatitjet shumë interesante, por sigurisht më të shtrenjta në aspektin e përpjekjeve dhe kohës, si kerri i kokosit me salmon ose recetave bazë që variojnë nga gjoks pule deri në salmon aziatik të salmonit i pjekur në skarë me qepë. Gjëja e rëndësishme, si për drekë, është të konsumoni proteina të shoqëruara me shumë perime (gjithmonë ato pa niseshte). Dhe për ata që nuk duan të hanë mish, ka edhe propozime vegjetariane që përfshijnë djathëra dhe rizoto në vend të proteinave të kafshëve të zakonshme.

Deklarata e fortë e studentëve te Parlamenti: “Të gjejnë rrugë nëntokësore, se ndryshe nuk dalin dot nga aty”

Studentët janë të qartë dhe të prerë: Nuk ka dialog me qeevrinë, të zgjidhen 8 kërkesat. Ndërkohë ata e kanë ashpërsuar revoltën e tyre edhe ndaj deputetëve në Parlament. Një prej studentëve që gjendet sot në protestë duke folur për gazetaren e Fax Neës Mirilda Tili, tha se deputetët e Kuvendit nuk do të lejohen që të dalin nga salla, pa u pranuar tetë kërkesat e tyre që tashmë janë mëse të qarta.
“Të gjejnë rrugë nëntokësore, se ndryshe nuk dalin dot nga aty”, ishte deklarata e fortë e bërë nga studenti.
Ashtu si më parë, studentët janë shprehur të vendosur se nuk ka dialog pa plotësuar kërkesat e tyre dhe për këtë janë të prerë deri në fund.
“Nuk ka dialog dhe nuk ka negociata, ne jemi të qartë dhe të prerë, duhet të plotësohen kërkesat tona”, u shpreh njëra nga studentet për ‘Fax News’ që u pasua me brohoritje të të tjerëve.
Nga ana tjetër kreu i qeverisë ka këmbëngulur dhe sot se dialogu është e vetmja rrugë për të zgjidhur çështjen e studentëve, dhe se ai është i gatshëm që ti presë ata që sot në sallën e Kuvendit.

Jep dorëheqjen diktator!

Nga Agim Hushi

Letër e Hapur
Zotit Edi Rama!
Zoti Kryeministër!
Po ju shkruaj nga larg me te drejtën e nje qytetari shqiptar qe dikur i shërbeu PS dhe me vetëdije te plote ju suportoi bile dhe ju admiroi!
Nuk jam penduar aspak për asnjë veprim qe e kam bere me bindje ne përputhje te plote me vullnetin tim te lire.
I kuptoj shume mire edhe disa nga punët e tua te mira për te cilat ju paguheni dhe gëzoni te gjitha privilegjet e pushtetit me votat dhe parat e taksapaguesve shqiptare!
Por duke e ndjere se puthadorasit dhe këshilltaret qe gjithashtu si shoku Enver dikur s’keni ngurruar ti merrni nga fshati edhe me 7 klase shkolle ju konsiderojnë si Zeusi!
Por me lejoni t’ju kujtoj me bindje se megjithe zgjuarsinë tuaj te rralle batutore ju nuk po arrini dot ne nivelin e një burri shteti!
Bulizmi juaj shpesh je le “doën”ne nivelin e nje “cool”-i te një lagje tirane!
S’lini njeri pa share e damkosur!
Quani kazan median qe me se shumti e keni blere dhe gazetare qe dikur ju kane plagosur me shpifjet si prind ua pranoni shërbimet me pagese mjafton te shajnë dhe tu nxijnë jetën kundërshtareve dhe kritikeve tuaj!
Është me te vërtet tragjik transformimi juaj kur kujtoj refleksionet tuaja dikur kur une si ish student i arteve ju ndiqja si nje idhull!
Ju armiku dhe çjerrësi i maskës se diktatorit jeni bere vete si ai!
Nuk e prisja kurre ti drejtoheshit Taulant Mukes si “larve”!

Por fatkeqesisht ju mu duket me i vogel se larva vete!
Ju qe duhej te ngriheshit mbi mllefin e nje sedervrari e te nje namuzliu tekanjoz!
Ju duhet te tregoheshit burre shteti; ta falenderoje kete djalosh trim, te mencur e te zot qe po te afrohet si meteor dhe po ta djeg pushtetin dhe marketingun qeverises ne duar!
Kerkoji falje Taulantit me kurajo burri dhe Taulanteve te tjere qe ti i ke perzene nga atdheu!
Lere arrogancen e pushtetit dhe dil mbi guasken e mendjemadhsise e te gjithpushtetshmit
Ndalo bulizmin dhe falendero popullin tend qe po te mbane mbi krye te cilin ti po e varferon me shume me sjelljen tende ne krye te tespsise!
Mos degjo keshillat e servileve qe te rrethojne dhe te nje qeverie te nenshtruarish qe ke pereth!
Beje zemren e madhe dhe ler flladin popullor te te vije ne zyren e luksit me te cilin je rrethuar !
Lere teatrin fushator dhe merru me pune te verteta!
Njerzit sjane aq budallenj sa ci mendon ti te te gjykojne me spektaklet ne Face book, me Rita Oren ne shesh apo me dritat e vitit te Ri ne bulevard!
Shqiperia eshte ajo qe te zbuloi Taulanti me nje jave pune, dhe me nje prani te vetme ne mbledhjet e tua qesharake qeveritare!
Behu serioz dhe mos e ler vehten te biesh me poshte nga ce ke cuar Shqiperine ekonomikisht dhe emocionalisht!
Kupto qe ke vrare shpresen, ke nxjerre rinine ne rruge!

Ti e di mire se zemrimi i rinise dhe studenteve ska te beje me tarifat dhe pedagoget e padenje!
Ka te beje me zhgenjimin qe solle ti me politikat e tua!
Behu burre shteti dhe mos na shih si armiq qe po te kerkojme pushtetin por na gjyko si shqiptare qe e duam atdheun tone te denje, qe te na siguroi te ardhmen e femijeve, mirqenien me punen dhe vlerat tona, te na vlersoje sic na vlerson bota!
Ndalo teatrin qeveritar si forma me e shpifur e qeverisjes !
Merr kurajon dhe kerkoi falje te gjithe atyre qe perzure nga Shqiperia me padrejtesite dhe ligesit qe prodhove ti dhe pushteti yt medioker!
Si ish admiruesi yt te lutem qe qofte dhe per nje cast te vetem te marresh statujen e nje burri shteti qe se realizove dot prej vitesh ne krye te qeverise!
Beje me dorheqjen tende ne keto dite protestash masive qe kane ne qender deshtimin tend ne fushen e arsimit qe eshte e ardhmja reale e Shqiperise qe duam!

Studentët i përgjigjen Ramës: “Nuk ka dialog, ne jemi të qartë dhe të prerë, të plotësohen kërkesat tona”!

Pas fjalës së kryeministrit Rama në Kuvend i cili u shpreh se është gati të plotësojë 8 kërkesat e studentëve por ato duhet të ulen në dialog, ka ardhur përgjigjia e menjëhershme e këtyre të fundit, të cilët protestojnë para Kuvendit.
Ashtu si më parë, ata janë shprehur të vendosur se nuk ka dialog pa plotësuar kërkesat e tyre dhe për këtë janë të prerë deri në fund.
“Nuk ka dialog dhe nuk ka negociata, ne jemi të qartë dhe të prerë, duhet të plotësohen kërkesat tona”, u shpreh njëra nga studentet për ‘Fax News’ që u pasua me brohoritje të të tjerëve.
Pjesë nga fjala e Ramës në Kuvend:
Dua që ndërkohë që Kuvendi vazhdon sipas axhendës së parashikuar, të gjithë ata që janë të interesuar në mënyrë të sinqertë për ti dhënë zgjidhje një situate krejt absurde, ku njëra parë ka shtruar disa kërkesa dhe tjera jo vetëm nuk i ka refuzua por është e gatshme ti zgjidhë një për një janë të ftuar në çdo moment edhe në këtë sallë nëse duan të diskutojnë hapur në sytë e të gjithë opinionit publik lidhur me të tete pikat por edhe më shumë.
Kjo sallë është në dispozicion dhe faktikisht opozita reale e vendit sot janë ata studentë që kanë vendosur të ngrenë kartë kundër një sistemi brenda universitetit që i ka marrë ata peng dhe në të njëjtën koha na kanë dhënë një shuplakë, për të na shkundur dhe për të na bërë që ti hapim sytë më shumë e ti fokusojmë te ajo që ndodh brenda mureve të universitetit.
Ky parlament dhe çdo sallë në këtë qytet, janë hapësira jo për t’i futur në një rrugë. Kjo protestë, që afishon 8 pika, i ka rrënjët shumë thellë. Është e thjeshtë për mua, ta trajtoj si procedurë, si ofertë-kërkesë. Nuk bëhet fjalë për arka me mollë, por për të hapur një proces që nis nga këto pika. Pikat jemi gati t’i plotësojmë një për një.