19.5 C
Tirana
E shtunë, 16 Gusht, 2025

Telefonata rrënqethëse: “Ndiiihmë, ndiiihmë! Po më vdesin fëmijët për bukë”

Mëngjesin e sotëm, në emisioni “Koha për t’u zgjuar” një zonjë që ka telefonuar e ka thyer monotoninë ku përgjithësisht njerëzit kontaktojnë duke shprehur mendime, këndvështrime, herë-herë duke mbajtur edhe qëndrime politike ku nuk mungojnë as sharjet apo lavdërimet e partive politike.
Thirrja e saj ishte e jashtëzakonshme në dukje por krejtësisht e zakonshme në sofrat dhe shtëpitë e dhjetra-mijërave familjeve shqiptare, ku të harruar në skamjen dhe varfërinë e pajustifikueshme për kohën, rropatën skutave të mjerimit për të siguruar kafshatën e gojës dhe mbijetesën e fëmijëve të mitur e shpresë-vrarë.
Ajo nuk kërkonte asgjë më tepër veçse bukë për fëmijët e saj dhe jehona kombuese e zërit të saj përgjërues teksa shqipton fjalën “Ndihmë” është një thirrje për të gjithë ne që t’i gjendemi pranë kësaj zonje dhe fëmijëve të saj, por edhe një këmbanë alarmi që na fton për t’u zgjuar e shkundur nga një realitet i tillë ku mbijetesa bashkë me dinjitetin njerëzor vihen jo rrallë në rrezik.
Për të gjithë ata që duan t’i gjenden pranë zonjës duke i ofruar ndihmë me aq sa munden dhe si të mundën, ky është numri i saj i kontaktit: 0684154423.
Shpresoj t’i përgjigjemi të gjithë thirrjes së saj të dëshpëruar. Edhe pse kundër mjerimit duhet ngritur zërin fort dhe në mënyra të ndryshme.

Gazetari Ilir Kadia, i cili përmes një statusi në rrjetin social facebook, bën apel për t’a ndihmuar këtë zonjë dhe fëmijët e saj, shkruan se klithma e saj përmes telefonit ishte diçka e pazakontë.
Ai thotë se ktlithma e e zonjës ishte si një thikë në zemër e cila kërkonte bukë për fëmijët.
Statusi i Plotë i Ilir Kadias:
Klithja e një nëne zemërvrarë!
Ndihmë!Ndihmë!-klithi një grua në tv këtë mëngjes. Ishte diçka e pazakontë! Tek “Koha për tu zgjuar” përgjithësisht marrin ankimtarë “profesionistë” që qajnë hallet e Shqipërisë duke sharë a mbrojtur partitë. Pandeha se gruaja klithi se sapo e kishin grabitur, a se e kishin përplasur me makinë në trotuar, a se i kish plasur zjarri në shtëpi e desh të shpëtonte fëmijët mes flakëve…
Po më vdesin fëmijët! Ndihmë! I kam pa bukë! Nuk kam çfarë tu jap! Ndiiiihmë!
Ajo dha numrin e saj të telefonit dhe u largua!
Nuk arrita dot ta fiksoj! Por klithma e saj mu ngul si thikë në zemër!
Ajo kërkoi bukë për fëmijët o njerëz!

Deutsche Welle: Studentët rrethojnë Parlamentin, nuk pranojnë dialog me qeverinë!

Studentët shqiptarë protestojnë jo vetëm për kushtet e jetës studentore, por edhe për rikthimin e vlerave universitare. Gjermania jep ndërkohë 3 milion euro për ristrukturimin e konvikteve në Tiranë.
Nga Deutsche Welle
Protesta e studentëve të Universitetit të Tiranës hyri të enjten (13.12.2018) në javën e dytë. Të mërkurën studentët protestues kaluan për herë të dytë natën jashtë, përballë kryeministrisë. Kjo është protesta spontane, paqësore, civile më e gjatë e viteve të fundit në Shqipëri, që nuk drejtohet nga partitë politike fondacione apo shoqata.
Studentët paralajmëruan të martën ( 11.12) shkallëzimin e protestës në grevë urie, nëse qeveria nuk plotësonte kërkesat e saj për uljen e tarifave të studimit dhe përmirësimin e kushteve të studimit dhe jetesës. Por duket se greva e urisë është shtyrë si një mjet ekstrem për më vonë. Në vend të saj studentët po kalojnë natën jashtë, përballë ndërtesës së kryemnistrisë, të mbështjellë me batanije që ua sjellin qytetarët e Tiranës, bashkë me ushqime, në shenjë solidariteti me protestën e tyre. Kryeministri Rama vazhdon me këmbëngulje, përmes medias sociale, t’i ftojë të bisedojnë dhe dialogojnë, kudo dhe ku duan ata. Por studentët kanë refuzuar, deri tani, ftesën e tij me të njëjtën këmbëngulje.

Studentët nuk duan ndërhyrje të politikës
Fabio Dukagjini, student në vitin e tretë të Inxhinjerisë Elektrike, në Universitetin Politeknik të Tiranës, thotë për DW, arsyet e refuzimit të dialogut: Le të na plotësojë kërkesat, pastaj bisedojmë. Nuk besojmë, deri tani nuk ka bërë asgjë për ne. Përballë tij mund të për?ahemi. Mund të ndërhyjë politika. Protestën tonë nuk e drejton askush, komunikojmë me njëri-tjetrin me whatsapp dhe rrjetet sociale, kemi dëbuar të rinj dhe të reja nga forumet rinore të partive që vijnë në protestë duke u hequr si studentë, ” thotë Fabio Dukagjini.
Ai thotë se studentët janë të shqetësuar për ndërhyrjen e politikës. “Nuk pranojmë të na përdorin për qëllimet e tyre politike. Të gjitha qeveritë dhe partitë, edhe këto që janë sot në opozitë dhe duan të jenë pjesë e protestës sonë, i kanë harruar krejt studentët, për breza me radhë, na kanë lënë në mjerim, nuk kanë bërë asgje për studim dhe jetese normale. Jemi të vendosur të vazhdojmë protestën pa u drejtuar prej askujt”. thekson Fabio Dukagjini.
Në kërkesat e studentëve protestues përfshihet dyfishim i fondeve për universitetet publike, mundësi më të mira financiare për kërkim dhe eksperimentim, përfaqësim më i mirë i studentëve në bordet administrative.

Gjermania – 3 milionë euro për ristrukturimin e qytetit “Studenti”
Qeveria miratoi të mërkurën, (12.12) një marrëveshje financimi me qeverinë gjermane, përmes Bankës gjermane KfW për programin e rehabilitimit të konvikteve të Universitetit të Tiranës, qytetit „Studenti”me një grant prej 3 milion eurosh.
Por përtej kushteve të jetesës dhe studinit studentët protestojnë për rikthimin e vlerave universitare, përjashtimin nga sistemi i lartë arsimor i pedagogëve të korruptuar, abuzues, të paaftë, militantë të partive që bëjnë rotacionin e pushtetit. Në thelb të kërkesave të tyre është ndërtim i një arsimi të lartë që t’u japë dije për të konkurruar në tregun e punës dhe siguruar punësim dhe të ardhme, gjë që sistemi aktual ka dështuar ta bëjë.

Shkaqet e revoltës
Një nga shkaqet kryesore të largimit masiv të rinisë nga Shqipëria është pakënaqësia nga arsimi i lartë, ku kombinimi i korrupsionit, nepotizmit, mungesës së meritokracisë prioritetit të përkatësive partiake dhe jo profesionalizmit ne stafet pedagogjike me neglizhencën e qeverive për të ndryshuar situatën, kanë shkaktuar shpërthimin e tanishëm të revoltës dhe zemërimit të studentëve dhe kërkesës së tyre për ndryshim.
Kryeministri Rama pranon situatën e rëndë, ku është katandisur arsimi i lartë në Shqipëri dhe kërkon të dialogojë me studentët që lëvizja e tyre të mos mbetet në plotësim kërkesash për përmirësim infrastrukture, por të shndrrohet në një katalizator ndryshimesh në përmbajtjen e arsimit të lartë dhe vlerave universitare.

Shpërfytyrohet Rama, deputeti i PD ia përplas në fytyrë: “Ti je ngelës, s’ka më sezon për ty”!

Situata në Parlament u tensonua pasi deputetë të PD dhe LSI u përplasën me kryeministrin Rama për çështjen e studentëve. Sapo ky i fundit doli në foltoren e Kuvend, shumë pranë tij shkoi edhe deputeti i PD-së Ervin Salianji, ndërsa kolegët e tij të opozitës protestuan në këmbë.
Sapo Rama nisi të fliste Salianji iu drejtua kryeministrit me fjalët; “Ti je ngelës”, “Ska më sezon për ty”, ndërsa hedh në drejtim të tij disa fletë nga ligji i Arsimit.
Për të parandaluar precipitimin e situatës, ndërhyri edhe Garda, ndërsa kryeministri kërkoi që ata të largoheshin.
Ndërkohë herë pas here ndërhynte edhe kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, ku kërkoi që deputetët opozitare të uleshin në vendet e tyre.
Rama theksoi edhe njëherë nga foltorja e Kuvendit se 8 kërkesat e studentëve janë të realizueshme.
Ai i bëri thirrje studentëve që të gjejë mundësinë për të dialogur qoftë edhe në sallën e parlamentit dhe të mos dëgjojnë më propagandën e opozitës për t’i thënë jo negociatave.

 

Rama u ndërpret zërin studentëve, ndërpret energjinë elektrike

Rama ka urdhëruar ndërprerjen e energjisë eklektrike para Parlamentit në mënyrë që studentët të mos flasin gjatë protestës së tyre. Protesta e studentëve është në ditën e 9-të të saj dhe këtë herë mijëra studentë janë mbledhur para parlamentit për të protestuar.
Por ka ndodhur ajo që nuk pritej, studentëve u është ndërprerë energjia elektrike duke u nxjerrë nga përdorimi foninë me të cilën flasin studentët.

 

Boçi në Kuvend: “Shqiptarët janë kundër kësaj qeverisje”, Ruçi i pret fjalën

Katër deputetë të PD-së dhe katër të LSI-së janë të pranishëm në seancën e sotme të Kuvendit. Prania e tyre aty lidhet vetëm me mbështetjen e studentëve dhe të amendamenteve të paraqitura nga Lëvizja Socialiste për Integrim një ditë më parë.
Deputeti i PD, Luçiano Boçi nga foltorja e Kuvendit bëri të ditur se studentët janë kundër kësaj qeverie kukull. Gjatë fjalës së mbajtur në Kuvend, deputeti i PD-së Luçiano Boçi ka akuzuar qeverinë për mashtrime. Në fund të fjalës së tij, deputeti Luçiano Boçi i ka hedhur në fytyrë Edi Ramës, Ligjin e Arsimit të lartë.
Ai tha se PD përfaqësohet në Kuvend për shkak të kauzës së studentëve. Ne emer te PD Boçi bëri thirrje për abrogomin e ligjit për arsimin. “Shprehim mbështetjen tonë për protestën e studentëve, që janë ngritur kundër sistemit dhe oligarkisë. janë ngritur kundër zhvatjes ndaj tyre dhe ndaj familjes së tyre. I ka hedhur kjo qeveri kundër, ndaj jemi sot këtu. Abrogoni ligjin për arsimin. Shqiptarët janë kundër kësaj qeverisje”, tha Boçi.
Boçit iu ndërpre fjala nga kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, në emër të rregullores. Madje, indinjatës së Boçit iu përgjigj me ironi: Nga qetësia e studentëve nuk paska përfituar as profesori i tyre!
Protesta e mbarë kombëtare e studentëve duket se ka berë që opozita të shkoje gjatë ditës së stome në seanven e Kuvendit për të kërkuar qeverisë të realizojë kërkesat e rinisë studentore.
Do të jenë 4 deputetë të PD dhe 4 deputetë të LSI do të shkojnë në seancën plenare sot në Kuvend duke thyer kështu bojkotin pas 5 muajsh.

Nga PD mësohet se do te jenë Luçiano Boçi, Valentina Duka, (dy pedagogë) Izmira Ulqinaku, Ervin Salianji (2 te rinj).
Nga LSI deputetët Petrit Vasili, Luan Rama, Floida Kerpaci dhe Kejdi mehmetaj.
Ndëkrohë mesohet se deputetët demokratë dhe ata të LSI do të mbështesin amenndamentet e propozuara nga ane e tyre për probelemien e studentëve dhe protesten e tyre të madhe.
Fjala e plotë e deputetit Luçiano Boçi
Të nderuar deputetë,
Ne jemi sot këtu në Parlamentin e rrethuar nga zemërimi studentor, së pari për të shprehur mbështetjen tonë për protestën e studentëve, të cilët janë ngritur kundër sistemit, janë ngritur jo kundër demokracisë, por sistemit oligarkik qeverisës, janë ngritur kundër grabitjes së zhvatjes së tyre dhe familjeve të tyre, janë ngritur kundër kësaj bande babëzie, i kanë hedhur ata sot në rrugë dhe nuk u jep përgjigje prandaj jemi këtu sot, për t’i dhënë mbështetje për ta por njëkohësisht jemi për të dhënë mbështetje për dhënien e amendimeve që ka ndërmarrë aleatja jonë LSI, megjithatë jemi të mendimit që të gjitha llojet e amendimeve mund të shërojnë “gripin” dhe propozimet e tyre për rritjen e buxhetit të tyre, do t’i dëgjoni shumë mirë z. Braçe.
Propozimet e tyre ne i dimë, por ju dëgjojini, por ato mund të shërojnë “gripin” e stinës, “gripin” e dimrit, janë propozime që vijnë nga një parti, nga opozita dhe dëgjojini me vëmendje dhenuk mund të shërojnë dimrin kanceroz që ka pushtuar sot

universitetet shqiptare, që ka pushtuar sot arsimihn e lartë, që ka pushtuar sot atmosferën e studentëve dhe pedagogëve, prandaj dëgjojini me vëmendje.
Unë e përsëris qëndrimin e përbashkët, atë që ka shprehur edhe kryetari i PD. Ne jemi për abrogimin e Ligjit të Arsimit të Lartë.
E kemi thënë që në vigjilje të miratimit të tij, sepse nga këtu nis e keqja. Jemi për zëvendësimin e tij me një ligj që i përshtatet studentëve, që i jep zhvillim arsimit, që garanton me ligj shkurtimin e tarifave, që garanton me ligj autonominë reale universitare, që garanton me ligj rolin thelbësor që kërkojnë sot studentët dhe ju nuk ia jepni, dhe nuk doni t’ia jepni.
Ky është qëndrimi ynë dhe është i saktë dhe i prerë.
Nuk mund të vazhdohet. Qytetarët janë kundër kësaj qeverisje, janë kundër këtij kryeministri sharlatan, janë kundër këtij parlamenti kukull, dhe do të vazhdojnë sepse gjithçka nis me qëndrimet nga ky parlament, me qëndrimet nga kjo qeverisje dhe bëj thirrje që së bashku ta abrogojmë dhe nqse kemi dëshirë dhe vullnet ligjin e arsimit të lartë… (mbyllet mikrofoni dhe deputeti Luçiano Boçi ia hedh në fytyrë Edi Ramës Ligjin e Arsimit të Lartë)

Rama frikë nga studentët, hyn fshehurazi nga dera e pasme e Parlamentit

I gjendur i rrethuar nga studentët që mprotestojnë në ditën e tyre të nëntë, kryeministri Edi Rama ka preferuar që të hyjë në Kuvend nga dera e pasme, duke shmangur incidentet.
Ndërkohë sot pritet që të kthehen në Kuvend 6 deputetë të opozitës,të cilët do të shtrojnë çështjet e studentëve.
Deputetët nga PD që janë rikthyer në Kuvend; Luçiano Boçi, Ervin Salianji, Izmira Ulqinaku dhe Valentina Duka
Deputetët e LSI që janë rikthyer në Kuvend: Petrit Vasili, Luan Rama, Kejdi Mehmetaj dhe Floida Kërpaçi
LSI ka propozuar dje disa amendime të ligjit për Arsimin e Lartë, që sipas kësaj force politike do ti jepnin zgjidhje kërkesave të studentëve.
Në marrjen e fjalës së tij deputeti demokrat Boçi u shpreh që situata zgjidhet vetëm me largimin e Edi Ramës nga qeverisja e vendit.
‘’Studentët janë ngritur kundër zhvatjes që iu bëhet, propozimet tona duhet që ti dëgjoni me vëmendje”, u shpreh Boçi.
Ndërkohë që lidhur me një nga kërkesat e LSI-së që është ndryshimi i buxhetit, Balla tha se kjo është e pamundur sa kohë që Buxheti ndodhet tashmë në zyrën e presidentit Meta.

Studentët e Shkodrës nisen drejt Tiranës, Rektori Bekteshi tenton t’i pengojë!

Ndërsa studentët e Tiranës do të protestojnë sot para Kuvendit, ata të rretheve do të mblidhen sërish sot para Universiteteve të veta për të njëjtën kauzë: Plotësimin e 8 kërkesave të parashtruara për arsim cilësor.
Protesta e studentëve ka nisur edhe në Shkodër. Studentët e Shkodrës kanë ehdhur akuza rektorit Adem Bekteshi për pengim të protestës.
Ndërkohë që ka folur edhe studentja e proceduar Kristina Tonaj, e cila ka thënë se, “Rektori ka dalë nëpër klasa duke kontrolluar nëse janë studentët apo jo, duke bërë presion për të hyrë në mësim. Por ne jemi në protestë i dashur Rektor dhe nuk ka shanse me u prish protesta këtu. Jemi për protestë dhe nuk ke të drejtë ti të na ndalosh të drejtat tona nëse ty të prishen punët e tua. I dërgojmë një përshendetje nga sheshi “2 Prilli”.
Protesta ka nusra edhe në Gjirokastrës. Ata po protestojnë para Universitetit “Eqrem Çabej”.
Ndërkohë që sisa studentë nga Korça janë nisur drejt Tiranës, ndërsa pjesa tjetër vijion protestën në qendër të Korçës. Nuk do të ketë bllokime rrugësh sot si ditët e tjera. Studentëve u bashkohen edhe gjimnazistë. Studentët do të marshojnë në qytet, ku edhe do të mbajnë një minutë heshtje për arsimin e dështuar.
Edhe në Elbasan protesta ka nisur para Universitetit.

Lumë studentësh para Parlamentit: “Gjithë Shqipëria është me ne”!

Mijëra student kanë rrethuar Parlamentin, ndërsa me qindra forca policore kanë krijuar kordone sigurie. Në brendsi të territorit të kuvendit janë stacionuar edhe furgonë të forcave të ndërhyrjes së shpejtë
“Gjithë Shqipëria është me ne, ulini tarifat, nuk e ndalni dot protestën e studentëve”, këto janë thirrjet kryesore që po buçasin nga protesta e studentëve përpara parlamentit.
Këngë në kor, shoqëruar nga fishkëllima bilbilësh dhe trumpeta mbërrijnë deri në sallën e Kuvendit, ku kryeparlamenti Gramoz Ruçi dhe kryeministri Edi Rama priten të nisin seancën parlamentare.

“Vatra” mbështet studentët, VOA: Studentët nuk janë të përçarë

Federata Panshqiptare e Amerikës Vatra dhe Organizata Rinore Rrënjët Shqiptare thanë në një deklaratë se mbështesin pa rezerva protestat studentore në Shqipëri.
Studentët, thotë deklarata, janë viktimat e para të mungesës së shpresës për një të ardhme në Shqipëri dhe kjo protestë është këmbana më e fortë për krizën e përgjithshme shoqërore, gjendjen e mjeruar ekonomike dhe situatën e pashpresë ku ndodhet vendi.
Në deklaratë, Federata Panshqiptare e Amerikës Vatra dhe Organizata Rinore Rrënjët Shqiptare i bëjnë thirrje Qeverisë Shqiptare të plotësojë menjëherë kërkesat legjitime të studentëve.
Sot është dita e tetë e protestave studentore në Tiranë për 8 kërkesat e tyre.
Ata kërkojnë uljen e tarifave dhe plotësimin e të drejtave dhe jetesës si studentë.
Kryeministri Edi Rama po këmbëngul në një dialog me ta, por studentët thonë se kërkesat janë minimale dhe se nuk do të dialogojnë me të.
Protesta po zhvillohet para ministrisë së arsimit dhe përpara kryeministrisë, por studentët thonë se fakti që gjenden në dy sheshe nuk do të thotë asgjë, ata janë po aq të vendosur, nuk janë të përçarë, nuk kanë kryesi, nuk kanë përfaqësi dhe se nuk ka bisedime me qeverinë.

Studentja e Inxhinierisë së ndërtimit, Rosela Marku, iu bashkua protestës qysh ditën e parë, sepse beson te kauza dhe uniteti studentor.
Ajo thotë se “mungesat në universitet janë të shumta sapo hyn në derë, por këmbëngulin që qeveria të plotësojë fillimisht kërkesat e tyre bazike, sepse nuk kanë besim te kryeministri Rama”.
Studentët janë të shqetësuar edhe për ndërprerjen e studimeve, sepse kanë 8 ditë që janë larguar nga auditoret.
Studentja Rajmonda Peposhi tha se “ata kërkojnë që sa më parë t’u plotësohen ato kërkesa minimale dhe të kthehen në mësim, por kanë frikë, që autoritetet do t’i lënë në baltë”.
Protesta e studentëve është krejt paqësore, nuk është regjistruar asnjë akt dhune dhe asnjë dëmtim në mjedis, ndaj ka gjetur mbështetje edhe nga qytetarët edhe nga pedagogët.
Qeveria miratoi sot një projekt për rikonstruksion konviktesh në vlerë 3 milionë euro, i mbështetur nga qeveria gjermane, dhe ngriti grupe pune për të shqyrtuar kërkesat e studentëve.
Gjatë gjithë ditës së sotme, kryeministri Edi Rama ka publikuar mesazhe të ndryshme në rrjetet sociale, ku i fton studentët në dialog për ndryshime të mëdha në universitetet shqiptare, por edhe ka shprehur dyshimet e tij se prapa refuzimit të tyre për dialog mund të qëndrojnë partitë e opozitës.
Por studentët janë distancuar nga të gjitha partitë, sepse thonë janë zhgënjyer prej tyre, dhe komentet nëse ata i nxit ndonjë parti politike i quajnë spekullime, që synojnë të ulin rëndësinë e protestës së tyre.