31.5 C
Tirana
E enjte, 14 Gusht, 2025

Të shtunën protestë e madhe në Tiranë!

Një tjetër protestë e madhe pritet që të përfshijë Shqipërinë. Këtë herë protesta po organizohet në rrjetet sociale dhe në krye të saj janë vetë qytetarët. Me thirrje nëpër Facebook, të shtunën pritet që të ketë një protestë për çmimin e karburanteve në vend.
Më poshtë thirrja e bërë nga Nisma Thurje
Të shtunën protestojmë kundër çmimit të lartë të naftës. Kundër taksës së qarkullimit.
Sot paguajmë çmimin më të lartë të naftës në rajon dhe një ndër më të lartët në Europë. Por nëse llogarisim dhe vjedhjet në sasi dhe ato në cilësi, çmimi që sot paguajmë është më i larti në Europë!
Kërkesat tona janë:
1. Heqja e taksës së qarkullimit dhe reflektimi i heqjes së saj në çmimin e naftës.
Nuk mund të paguajmë një taksë që e ka humbur funksionin. Në një moment kur për mirëmbajtjen e rrugëve ka një plan për dhënie me konçesion dhe bërje të kalimit me pagesë, si dhe kur ne paguajmë çdo vit taksën e rregjistrimit të automjeteve, atëherë ne kërkojmë heqjen e taksës së tretë, taksës së qarkullimit.
2. Sigurim i cilësisë së naftës dhe garantimi i mosvjedhjes në sasi. Të dyja këto janë detyra bazike të shtetit, të cilat ai s’i ka përmbushur deri më sot. Ne kërkojmë që shteti të bëjë detyrën dhe të mbrojë qytetarët nga këto vjedhje direkte dhe indirekte.
3. Publikimi i të gjitha kontrolleve të kryera nga institucionet e kontrollit të cilësisë së naftës dhe të sigurisë së pistoletave në karburante. Kërkojmë bërjen publike me emër dhe vendodhje të çdo karburanti që është gjetur në shkelje nga institucionet shtetërore. Është e papranueshme që shteti t’i kapë duke vjedhur dhe informacionin t’ua mbajë të fshehtë qytetarëve, dhe ata të vazhdojnë të vidhen.
Protesta do të jetë marshim që do të nisë nga Sheshi Shqiponja dhe do të përfundojë në një tubim përpara Kryeministrisë.
Studentët na e mësuan rrugën si bëhet. Ne na duhet thjesht të bëjmë të njëjtën gjë.
Të shtunën te sheshi Shqiponja!

Shehaj: Vjedhin në emër të Edi Ramës dhe tani hiqen si shpëtimtarë të parave publike

Deputeti i PD, Agron Shehaj ka hedhur të tjera akuza ndaj ministrit Damian Gjiknuri. Ky i fundit vazhdon të pretendojë se kanë marrë masat e duhura duke anuluar tenderin e Unazës së re, pas zbulimit të skandalit të falsifikimit të dokumenteve të njërës prej firmave, atë DH Albania.
Nga ana tjetër, deputeti i PD-së që zbuloi skandalin, është shprehur se ‘këta janë njerëz që tentuan të vjedhin në mënyrë të organizuar në emër të Edi Ramës dhe tani hiqen si shpëtimtarë të parave publike!’.
Reagimi i plotë i deputetit Agron Shehaj
Gjëja më e padurueshme në skandalin e projektit të Unazës është pafytyrësia dhe mungesa e çdo skrupulli e drejtuesve të ARRSH-së dhe Ministrit Gjiknuri.
Ministri lavdëroi veten se i kishte shpëtuar shqiptarëve 30 milionë euro duke prishur kontratat mashtruese, kurse sot ARRSH ka paditur kompaninë Dunwell Haberman.
Këta janë njerëz që tentuan të vjedhin në mënyrë të organizuar në emër të Edi Ramës dhe tani hiqen si shpëtimtarë të parave publike! Arrogancës me të cilën ata vjedhin ja kalon vetëm arroganca me të cilën ata përçmojnë shqiptarët, duke i trajtuar ata si budallenj që nuk kuptojnë.
Këta njerëz që nuk kanë asnjë fije morali njerëzor nuk mund të vazhdojnë të paguhen më asnjë ditë me paratë e popullit, duhen larguar si hajdutë dhe pastaj të dalin para drejtësisë.

Kush është ky “gjyshi” i FRESSH që u ftua nga Rama në Top Show

Shpëtim Hala, kryetari i FRESSH-it Elbasan, anëtar i Senatit të Universitetit, ishte një nga të ftuarit e Ramës në studion e Top-Channel në Top Show-n e Dudushit. Ky njeri ka një dekadë që qëndron në vit të parë Master për të shërbyer si student i Partisë. Është edhe kushëriri i Mariglen Dishës, drejtori i hipotekës Elbasan.
Në studion e Top Show ishin ftuar freshistë dhe miq të Ramës e Veliajt. Por pavarësisht se kryeministri brenda përbrenda studios ndihej mbase si në një takim të zakonshëm me strukturat rinore të partisë që drejton, jashtë asaj studioje mijëra studentë qëndronin në të ftohtë nëpër rrugët e krryqytetit duke protestuar për kauzat e tyre të drejta, dhe kjo natyrisht e shqetësonte Ramën.
Përgjatë rreth tre orëve ku pjesën më të madhe të saj e rezauroi ai duke folur, kryeministri herë pas here shpërfaqte tensionin dhe makthin e tij të brendshëm përmes gjesteve të pakontrolluara, mimikës së shpërfytyruar dhe fjalëve që stërpërsëriste sikur të ishte duke i thënë për herë të parë.

Shqiptarë, ju po paguani me taksat tuaja edhe shkollën e djalit të “Çorapes”

Bujar NISHANI

Mero Çorapja siç thirret në rrethet e bisnesmenëve të cilëve ju vihen gjoba pafund paska afishur gënjeshtrën i pisët të rradhës siç është dhe vetë çorapja.
Në fletushkën e tij gjobëvënëse shpif dhe gënjen opinionin publik sikur vëllai im paska privatizuar ish mencën e Qytetit Studenti.
Së pari e mbi të gjitha, vëllai im dhe askush nga rrethi im familjar nuk ka privatizuar kurrë këtë objekt dhe asnjë objekt tjetër shtetëror apo publik. Kurrë !
Për shkak të kësaj gënjeshtre të pisët sa është dhe vetë çorapja, u interesova për pronësinë e atij objekti.
Pronar i saj dhe me të drejtën e tyre qënkan familjet Sevim Peshkëpia, Tefik Çela, Mynyre Toptani.
Po pse gënjën Çorapja e qelbur shqiptarët sot ?
Fare e thjeshtë.
Sot studentët denoncuan djalin e Çorapes që merrka bursë ekselence disa dhjetra mijëra euro nga paratë që mblidhen nga tarifat e studentëve të mjerë që rropaten të punojnë nga 16-17 orë për të paguar vërdallisjen e pinjollit të Çorapes nëpër Europë.
Them vërdallisjen se ata që e njohin kapacitetin e pinjollit të Çorapes e dinë se si u përpëlit disa vite në Vienë e pastaj e përzunë se nuk kalonte dot as provimet e lëndëve bazë.
Tani Çorapka i paska rregulluar bursë ekselencë !!!!
Këtyre hajdutëve ordinerë ka filluar tu griset maska që kanë mbajtur mbi kokë si çorape për shumë vite.
Ndaj i janë vërsulur studentëve dhe çdo zëri qytetar që i mbështet ata me shpifje dhe sajime të tipit “Sigurim i Shtetit”, sepse vetëm aq e kanë kapacitetin të bëjnë.
Imagjinoni ; nga njëra anë Edin me Mero Çorapen e nga ana tjetër studentët me qytetarët.
Nuk ka dilemë se kush do të fitojë.
Solidaritet me studentët.

Thirrja e gazetarit: Rrëzojeni me dhunë, derri do plumb!

Adriatik DOSTI

…Nuk mund ti plotesoje dot kurre kerkesat tuaja te respektuar studente AI…qe procedon penalisht nje profesor e nje artist qe ju bashkuan protestes suaj…ne nje kohe qe AI vete i pari e pas tij ministri i tij Gjiknuri e kryebashkiaku i tij, Veliaj qe me nje firme mashtruese e te fallsifikuar qe u vidhte shqiptareve plot 18 milion euro … jane te lire e kur minimalisht duhet te jene ne burg …
Nuk mund te jete dot kurren e kurres as me ju e as prane jush e si cdonjeri prej jush AI ..qe pak kohe me pare ishte gati te pranonte ne Shqiperi Lendet e tmerreshme Luftarake kimike te Sirise te kriminelit Assad per ti helmuar e shfarosur njehere e mire te gjithe shqiptaret dhe vetem e vetem per nje grusht parash e per te qendruar me cdo kusht ne pushtet…
Nuk mund t’ju doje dot kurre juve AI..qe ne vend qe te gjeje kurajon e guximin te zgjidhe hallet e problemet tuaja te sotme..gjen kohe e tallet me prinderit e gjysherit tuaj tek ”ju dhuron pakon e vitit te ri”…me nje 50 dollaresh shtese poshterues… prej buxhetit te Arben Ahmetajt mashtrues e hajdut…
Nuk mundet dot kurre te jete me ju e krah jush Ai qe sot ”po shperblen” ne Shqiperi lindjen e cdo femije te pare me 400 dollare nderkohe qe vetem ne 5 vjecarin e qeverisjes se tij kriminale e antikombetare ka detyruar dhunshem te braktisin Atdheun e tyre permbi gjysem milioni shqiptare ….
Nuk mund te mendoje dot kurre per te nesermen tuaj AI..qe ka nen hyqmin e tij dhunshem te gjithe median e propaganden e felliqur shqipfolese e qe permes Shoë-ve te ndyre neper ekranet e Topit e te Opinionit te faqezinjve grevethyes e mercenare kerkon vetem percarjen e poshterimin tuaj …

Nuk mund te jete dot kurre pjese e familjes suaj Ai qe deri dje publikisht beri hasha, shau, ofendoi e degjeneroi nga themelet familjen e vet…duke mohuar deri edhe te Birin e tij…
Nuk mund te jete i te njejtit gjak me ju AI qe perpara se tu varferoje kesisoj duke ju vjedhur dite – nate.. ..perpara se tu fyeje, ofendoje, poshteroje e perdhose ju e prinderit tuaj pa reshtur me fjalorin e nje rrugaci e arroganti te pa skrupullt ..perpara se te kuptoje se c’eshte Atdheu dhe e ardhmja e tij…na e ka shitur te gjitheve NE e Kombin tone tek serbi e greku…
Ndaj asnje iluzion , shprese e besim ndaj ATIJ…qe mbi pushtetin e tij e mbi parate e tija …juve as qe ju llogarit kerkundi…
Ndaj AI ..nuk rrezohet as duke kenduar himnin kombetar, as duke recituar poezi te improvizuara, as duke hedhur e pritur parrulla e sllogane , as duke tundur ne ajer shenjen e bardhe paqesore , as duke u ndare e coptuar ne dy e tre grupe, as duke protestuar pa- mbarimisht me forma te tilla kaq demokratike e paqesore te cilat AI as i njeh e as i perfill kerkundi… e as duke u zene me njeri tjetrin ..perkundrazi…rrezimi e shporrja e tij dhe e bandes se tij nga ai vend e nga kryet e atij populli vjen vetem permes nje rruge te pa shmangeshme …
Rama largohet nga aty ku eshte …me te njejten rruge e me te njejttat forma me te cilen e me te cilat AI erdhi ne pushtet… me DHUNE…sepse Derri do plumb…
Sepse Liria fitohet ne barrikada…Liria fitohet e nuk dhurohet…Liria fitohet me Gjak.. dhe as dialogohet e as negociohet me kerkend…e Lirine nuk ta fal kush , ndaj dhe jo me kot ajo e ka cmimin kaq te shtrenjte…

Aty ku mbaron e nuk hyn me ne pune Llogjika e Aresyeja…hyn automatikisht ne perdorim gjuha e forces sepse Horrit i duhet pergjigjur si Horr ..banditit si bandit e tradhetarit me plumb…
Sepse Rama me shoke …e soji, geni e xhinsi i tyre e i baballareve te tyre te dhunshem e bastarde nuk njohin gjuhe tjeter komunikimi me popullin e vendin e tyre pervecse gjuhes se forces e te dhunes ..sepse me kete lloj gjuhe e komunikimi erdhen ne pushtet me 1944 e po me kete lloj gjuhe e komunikimi po vazhdojne edhe sot e pas 74 vjetesh te jene ende te plotfuqishem ne pushtet…dhe vetem me kete lloj gjuhe mund te largohen prej aty ku jane….
Tolerancen, mirekuptimin, sinqeritetin e njerzillikun tone, metodat e format tona paqesore te te protestuarit ne menyre te qyteteruar, te civilizuar e demokratike ai i merr per dobesi tonen ndaj dhe guxon e na quan fshatare, shpellare, katundare e ngelesa etj etj …e shkon deri aty sa me rrugacerine e tij te pa shoqe… te na tregoje publikisht permes Parlamentit tone kombetar se ..kur na ngrefet e kur na shkrefet ne shqiptareve….
Sepse ky zullumqar i madh e i pa udhe i sojit te tij edepsez ..nuk pyet me per askend tek ka edhe kurajon e cmendur te na thote po publikisht …se nga ketu ku jam do te iki vetem kur te dua une e jo kur te me thoni e te ma kerkoni ju…
Shqiperia eshte e jona dhe kurre nuk do te mund te jete dot e Maskarenjve…
Ndaj sot eshte Dita e Shqiperise …sot eshte dita Jone …
Jetojeni ate e jepini Jete asaj……futeni kete dite ne historine e kombit tuaj ..ne menyre qe neser te jeni krenare per ate c’ka do tu tregoni brezave te ardhshem …

“Jelekët e verdhë” në Francë valëvisin flamurin shqiptar

Në Francë vijojnë protestat e “Jelekëve të verdhë”, te cilet tashme synojne uljen e kostos së jetesës, pas tubimeve kundër rritjes së çmimit të naftës.
Në manifestimin e sotëm është valëvitur edhe flamuri shqiptar nga një protestues, i cili besohet se mund të jetë shqiptar.
‘Jelekët e verdhë’ kanë motivuar edhe banorët e ‘Unazës së Re’, të cilët protestojnë prej ditësh me ndryshimin se jelekët e tyre janë ngjurë portokalli.

Ndërkombëtarët mbështesin protestën e studentëve

Shumë shoqata kanë dalë në krah të tyre. Sot ata kanë marrë edh mbështetjen e Shoqata Erasmus Mundus.
Deklaratë Solidarizuese-Protesta e Studentëve Shqiptarë
Shoqata Erasmus Mundus (EMA) solidarizohet me studentët shqiptarë, të cilët po protestojnë ndaj tarifave të larta, që për rrjedhojë zvogëlojnë aksesin e studentëve në arsimin e lartë cilësor.
Programet e Erasmus-it bazohen në parimin e qasjes së barabartë nga studentët në Sistemet e Arsimit të Lartë pavarësisht përkatësisë së tyre. Ne synojmë krijimin e kushteve të barabarta për studentët pavarësisht origjinës së ndryshme sociale, financiare, kulturore dhe kombëtare, duke theksuar rëndësinë e një edukimi cilësor për këdo që e kërkon atë.
Shoqata Erasmus Mundus (EMA) solidarizohet me studentët shqiptarë, që po protestojnë kundër tarifave të larta, që kanë sjellë ulur aksesin e studentëve në arsimin e lartë cilësor.
Duke pasur parasysh efektet e tjera që sjell një vendim i tillë, EMA inkurajon cdo person që ndikon në marrjen e vendimeve pozitive në këtë drejtim. Kur zërat bëhen së bashku, ata mund të dëgjohen më shumë.
Jemi të keqardhur megjithatë që një ngjarje e tillë ndodh në kulmin e fushatës sonë #DoesItMatter, që bazohet pikërisht në mundësitë e barabarta për të gjithë, ndaj është e rëndësishme të kuptohet pse keni ndërmarrë një vendim të tillë.

Kreu i Bashkisë: Falë Ramës, Kukësi nuk ka më studentë sepse ikën nga Shqipëria

Bashkia e Kukësit iu përgjigj në mënyrë ironike, akuzave të kryeministrit Edi Rama dhe etiketimeve të tij ndaj bashkive të djathta, duke theksuar se po përpiqet të “sfumojë me çdo kusht protestën e studentëve”.
Sipas deklaratës, së kryebashkiakut Bashkim Shehu, qytetarët e Kukësit kanë vuajtur më shumë se çdo kush tjetër padrejtësisë e qeverisë.
“Kukësi nuk ka tashmë studentë, sepse ju zt. Kryeministër e mbyllët Filianin e UT-së, duke detyruar qindra të rinj të braktisin auditorët nga pamundësia ekonomike e të ikin jashtë vendit. Populli i Kukësit e ka dhuratë aeroportin dhe ju e gënjeni çdo ditë që do të hapet. Zoti Kryeministër merr shembull nga Bashkia e Kukësit, që megjithëse e varfër në maksimum, ka 3 vite që e trajton me bursë 100% të studentëve aplikonte të Kukësit”, thuhet në reagimin e kryabashkiakut.

Rama i tmerruar nga protesta, urdhëron bllokimin e studentëve nga Shkodra

Ndërkohë që studentët vazhdojnë protestën e tyre në kryeqytet, në ditën e 8-të të qëndresës para Ministrisë së Arsimit dhe kryeministrisë, ish-Kryeministri Sali Berisha ka denoncuar dhunën dhe terrorin ndaj studentëve të Shkodrës.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Berisha ka publikuar mesazhin e një studenti nga qyteti i Shkodrës, i cili shkruan se policia i ka dhunuar për të mos i lejuar t’i bashkohen protestës në kryeqytet.
Postimi i ish-Kryeministrit Berisha në Facebook
Rama i tmerruar urdheron te bllokohen studentet qe vijne nga Shkodra drejt Tiranes.
Lexoni denoncimin dhe shikoni fotot e studentit dixhital. sb
Nj grup studentash na ka ndalua policija dhe nuk na len qete vim ne tiran per te kerkuar te drejta tona bile nj oficer policije ka hypur ne atobuz e na ka ba persjon dhe na ka shty e na ka goditur dhe ofenduar shum rend.

 

Shkodra proteston: “Ulni çmimin e dritave ose do t’u ulim automatin”

Banorët e Shkodrës, njërit nga qarqet më të varfër të Shqipërisë, të rrënuar ekonomikisht me papunësinë më të lartë ne vend dhe me një nivel shumë të lartë emigrimi, po protestojnë për të treten ditë me radhë në hyrje të qytetit të tyre. Me parrulla në duar kundër rritjes së çmimeve, protestuesit kanë bllokuar rrugën për rerth një orë. Në një nga parrullat shkruhej: “Ulni çmimin e dritave ose do t’u ulim automatin”.
Ata kanë disa kërkesa, jetike, ekonomike.
Protestuesit kërkojnë jetesë më të mirë, rritjen e pagave, uljen e çmimit të karburantit, punësim dhe taksa më të ulta.