30.5 C
Tirana
E mërkurë, 13 Gusht, 2025

“Kryeministri më intimidoi në telefon”, flet pedagogia Ilirjana Kuçana

Pas denoncimit të bërë në “Faxweb.al” nga Ilirjana Kuçana, ku tha se është telefonuar dhe intimiduar nga Kryeministri Edi Rama, ajo ka vijuar mbështetjen e studentëve për plotësimin e kërkesave të tyre.
E ftuar në studion e televizionit “Fax News”, Ilirjana Kuçana u shpreh se për aq kohë sa nuk do të kemi arsim falas, vendi do të jetë në kaos.
Më tej ajo kërkoi që ministrja Nikolla duhet të japë dorëheqje.
Duke u ndalur tek telefonata me Kryeministrin, i cili i ka thënë se Rektorin Konin e keni zgjedhur vetë, u shpreh: “Ata u bënë bashkë dhe e shkelën ligjin me të dy këmbët. Vërtetë ne e kemi zgjedhur Rektorin, por nuk mbështetën paligjshmërinë, shkeljen e ligjit të Arsimit të Lartë”.
Në vijim pedagogia e Universitetit të Tiranës Kuçana, u shpreh, “jam në mbështetje të studentëve e jo vendimmarrësve”.
Duke u ndalur tek ndarja në dy grupe e studentëve, ajo tha se “Nuk janë, janë më të bashkuar se kurrë, por kanë vendosur që një pjesë të jetë tek Kryeministria e një pjesë tjetër tek Ministria e Arsimit”.
Pedagogia Kuçana u ndal tek telefonata intimiduese e Kryeministrit Rama, ku tha:
“Unë jam në mbështjetje të studentëve. E ndjej veten shumë të vogël para studentëve. Nuk kam pasur kërcënim, por kam pasur komunikim. Ai është përpjekur të më bindë, të më intimidojë që të jem pjesë e dialogut në Kryeministri.
Më kërkoi të jem pjesë e një dialogu, që unë t’i bind studentët që të jenë pjesë e dialogut. Por kjo nuk është në vendimarrjen time. Ata e kanë nisur vetë dhe vetë po e vijojnë”.
Ajo shtoi: “I nisa problemet që ka ligji, madje ia nisa edhe me shkrim dhe i thashë se e gjithë kjo e ka një përgjegjës, duke nisur nga Ministria”.

Studentët nxjerrin fotot: Personat e lidhur me qeverinë dhe PS-në marrin fondet e ekselencës

Studentët vijojnë protestën në ditën e 8 të tyre, ndërsa sa më shumë ditë kalojnë aq më shumë denoncime vihen re në duart e tyre.
Pas denoncimit me emra të pedagogëve që marrin ryshfet nga studentët për vendosjen e një note më të mirë apo një note kaluese, studentët sot kanë denoncuar me foto dhe emra, personat e lidhur me qeverinë që përfitojnë nga fondet e ekselencës.
Studentët në pankarta kanë publikuar foto dhe emrat e tyre ku shihet qartë lidhja me PS-në.
Studentët prej 8 ditësh protestojnë për përgjyshmimin e tarifës së studimit, heqjen e tarifës shtesë, përmirësimin e kushteve të konvikteve, fondin e ekselencës etj.

Revolta tek Unaza e Re, banorët-ARRSH-së: Mos u afroni, do ju djegim së gjalli

Banorët e zonës së “Unazës së Re” të cilët tashmë prej ditësh po protestojnë në mbrojtje të banesave të tyre, janë shprehur se do të viojnë rezistencën deri në fitimin e kauzës së tyre. Në ditën e 39-të të protestës, banorët me pankarta në duar kërkuan anulimin e projektit të “Unazës së Madhe”, i cili parashikon shembjen e shtëpive të tyre, ndërsa nuk kanë munguar edhe thirrjet kundër ARRSH-ës.
“I bëjmë thirrje ARRSH të mos afrohet, se do ta djegim për s’gjalli, mos guxojë të afrohet”, tha njëra nga banorët e Astirit.
“Projekti është shkatërrues i Unazës së Re”, por “Unaza e Re” do jetë model i zhvillimit të territorit dhe model zhvillimi ekonomiko-social, dhe kjo nuk është politike.
Dua një duartrokitje për artistët e Teatrit që na kanë ardhur për të na mbështetur. Dua një duartokritje për të gjithë deputetët e opozitës. Unaza e re i do gjërat hapur dhe nuk ka frikë për asgjë”, tha avokati, Artan Manushaqe.
Edhe sot, protestës së tyre u janë bashkuar edhe deputetët e opozitës.
“Kam 40 ditë që e denoncoj këtë aferë korruptive, paratë e këtyre banorëve po vidhen barbarisht. Përsa i përket dialogut, studentët janë në të drejtët e tyre, ftoj të gjithë qytetarët shqiptarë t’i mbështesin dhe t’i bashkohen”, u shpreh deputeti i PD-së, Klevis Balliu nga protesta.
Nga ana tjetër, edhe deputeti i LSI-së, Endrit Braimllari në të njëjtën linjë shprehu bindjen se do t’i shkojë aferës deri në fund.
“Është vërtetuar publikisht se është një aferë korruptive dhe ne do t’i shkojmë deri në fund për t’i përkrahur banorët”, tha Braimllari.

Studentët sfidojnë të ftohtin, ndezin zjarr para kryeministrisë, çfarë po ndodh me protestën

Studentët janë të vendosur për të vijuar protestën e tyre para kryeministrisë, duke kërkuar me ngulm plotësimin e kërkesave të tyre.
Një grup studentësh protestues të cilët janë para kryeministrisë për ti rezistuar temperaturave të ftohta, kanë vendsur të ndezin zjarr, ndërkohë që disa prej tyre janë mbuluar dhe me batanije.
Megjithëse kryeministri ka përsëritur kërkesën për dialog, studentët janë të vendosur për të mos negociar asnjë nga pikat që ato i kanë kërkuar që qeveria të plotësojë.
1-Rritja e buxhetit me 5 % e GDP me qëllim mundësimin e përgjysmimit të tarifës së studimit për çdo nivel studimi, përmirësimin e mësimdhënies dhe infrastrukturës, Universitet/konvikt.
2-Transparencë me buxhetin nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë dhe IAL-ve, publikimi i të gjitha shpenzimeve online.
3-Rritja nga 10 % në 50 % e peshës totale të votës së studentëve për të zgjedhur kandidatët për dekan, rektor dhe çdo fakultet të ketë një përfaqësues të studentëve në senatin akademik.
4-Rishikim i titujve akademikë dhe verifikimi i plagjiaturave të doktoraturave dhe teksteve mësimore.
5-Mbështetur në nenin 99 mbi Këshillet e Studentëve, Ligji i Arsimit të lartë, pika 2 kërkojmë që Bordi i Administrimit të IAL-ve të ketë numër të barabartë votash si nga MASR dhe IAL-të si dhe të shtohen një përfaqësues në këtë bord nga studentët.
6- Pajisja e të gjithë studentëve me Kartën e Studentit brenda vitit akademik 2018-2019 (të ndiqen nga bashkitë përkatëse)
7-Ndërtimi i një biblioteke me standarde Europiane dhe me libër universitar online, falas për studentët në gjuhën shqipe.
8-Vlerësim i perfomancës në mësimdhënie dhe kërkim shkencor i pedagogut, publikim i tij, online dhe regjistrimi i leksioneve.
Në letrën drejtuar institucioneve thuhet se studentët do të bojkotojnë mësimin deri kur 8 kërkesat e tyre të gjejnë zgjidhje. “Kushtet janë të panegociueshme”, shprehen studentët.

Studentët publikojnë axhendën: Nesër protestë madhështore tek Parlamenti

Studentët ndryshojnë vendin e protestave.
Ditën e nesërme ata do të bëhen bashkë dhe do të protestojnë tek Kuvendi i Shqipërisë në orën 10:00.
Deklarata është bërë nga Këshilli Studentor.
DEKLARATË E KËSHILLAVE STUDENTORE
Njoftohet se nesër Dt: 13/12 do bëhet mbledhja ne çdo universitet në orën 08:00-09:00
Marshimi do të bëhet drejt Parlamentit të Shqipërisë dhe në orën 10:00 fillon protesta për plotësimin e kërkesave të bëra me dije nga Këshillat Studentorë.
Faleminderit.

Pedagogia tregon si e kërcënoi Rama në telefon: “Me kë je, me Lulin”? Ja çfarë kërkoi

Duket se kryeministri Rama ka provuar të gjitha mënyrat për të ndalur protestën e studentëve, qoftë edhe duke marrë vetë personalisht pedagogët që kanë mbështetur protestën.
Është pedagogia Ilirjana Kuçana e cila ka bërë të ditur për ‘Faxweb.al’ se kryeministri e ka telefonuar para dy ditësh dhe është përpjekur ta intimidojë.
Kuçana tha se Rama e ka telefonuar për 10 minuta dhe e ka pyetur se me kë ishte “Me kë je, Lulin? Më kërkoi dialog. Por i them dialogu është në dy sheshe”, deklaroi ajo, t’i ketë thënë Rama.
“Nuk më intimidon dot as kryeministri as askush tjetër. Jam këtu për mrojtjen e Kauzës së studentëve që vajza ime të rritet në Shqipëri. Nuk vij për pushtet por shtet ligjor. Nese do kisha dashur do isha përfshirë me kohë por kam qëndruar mbrëme deri në 1”, u shpreh ajo.
Ndërsa theksoi se as kryeministri dhe askush tjetër nuk e intimidon atë, sipas saj nëse partitë politike duan të mbështesin protestën e studentëve, deputetët duhet të lënë mandatet e tyre.

Studentët ironi me Ramën: “O ba, mos i dërgo lekët për kokainë e klube nate…”

“Ja e zëmë qeveria është babai im, dhe unë i them: O ba mos i ço lekët për kokainë, për klube nate, por investo për të ardhmen, për dijen, për të ardhmen time dhe për të ardhmen e gjithë rinisë”, u shpreh me ironi njëri nga studentët për kryeministrin Rama.
Ata tashmë kanë shtuar edhe një kërkesë drejtuar qeverisë. Studentët kërkojnë që të hiqet procedimi penal për 25 personat që u njoftuan nga policia.
Duker iu referuar listës, ku figuron dhe Edmond Tupja dhe Robert Aliaj, ata u shprehën se kryeministri me këtë që po bën nuk po kërkon dialog por po i hedh benzin zjarrit.
Ata thonë se dy personazhet dhe të tjerë nuk e meritojnë të jenë në këtë listë. Sipas tyre janë të tjerë, edhe pedagogë që u kanë “nxirë jetën studentëve” që duhet të procedoheshin.
“ Në këtë listë është Edmond Tupja, po si nuk i doli emri njëherë për abuzime, si nuk I doli emri për favore seksuale…janë të tjerë që duhet të jenë në këtë listë.
Në këtë listë është dhe Robert Aliaj, një artist që na është bashkuar si qytetar, si mund të jetë ky në këtë listë…”, tha ndër të tjera studentja e cila vazhdoi me leximin e emrave të tjerë që ishin në listën e të proceduarve.
Ndërkohë një tjetër student që foli para mikrofonit të ‘Fax Neës’ theksoi se kryeministri nuk kërkon dialog, në një kohë kur procedon student e intelektual pse protestuan.
Ti nuk po kërkon dialog, ti po i hedh benzin zjarrit, si mund të kërkosh dialog kur procedion student e intelektual pse protestuan, ky është tregues se çfarë qeverie jeni”, u shpreh studenti.

Rama nis presionin ndaj studentëve, i shantazhon me prindërit që i kanë në administratë

Burime bëjnë me dije se ka nisur verifikimi i personave që janë pjesë e protestës tetëditore të studentëve, për të parë nëse të afërm të tyre janë punonjës të administratës.
Ky akt i paprecedentë duket se bie ndesh hapur me deklaratat euforike të kryeministrit Rama, i cili thotë se po më mos ishte për postin do t’iu bashkohej të rinjve.
Punonjësve të administratës iu kërkohet që të mbajnë larg protestës fëmijët e tyre, e po ashtu të komentojnë pozitivisht në statuset e kryeministrit Edi Rama.
E megjithatë, studentët shprehen se ata do të vijojnë protestën , pavarësisht presioneve që iu bëhen. Në protestë një prej qytetarëve që mori fjalën, iu doli në krah studentëve, duke thënë se ata duhet të mbajnë larg politikën.
“Kur po vija rrugës dëgjova se janë pushuar nga puna prindërit e disa prej studentëve që janë në krye të protestës, njësoj siç është bërë në diktaturë. Ju bëj thirrje që të rezistoni dhe të mos lejoni që asnjë politikan të mos iu përçajë, ka ardhur koha që të zhduken nga politika shqiptare të gjitha partite. Ju jeni një trup, keni të njëjtat kërkesa, kërkoni rrëzimin e të gjithë ligjit”, u shpreh qytetari në protestë.

Protesta madhështore e studentëve para kryeministrisë!

Me mijra studentë janë mbledhur tek Kryeministri për të protestuar kundër qeverisë dhe duke kërkuar realizimin e të gjithë pikave të kërkuara prej tyre tyre. Edhe gjatë ditës së sotme protestës I janë bashkuar edhe gjimnazistët e Tiranës.
Gjimnazistët e Tiranës kanë vërshuar me parulla dhe me vërshëllima bilbilash në këto momente drejt Kryeministrisë për t’u bashkuar me studentët.
Protesta e mijëra të rinjve vazhdon ndërkohë në dy sheshe: para Ministrisë së Arsimit dhe para Kryeministrisë nën sloaganin: 8 kërkesa, 2 sheshe, 1 kauzë. Po ashtu, protestohet në të gjitha universitetet e vendit.
Kryeministria njoftoi se kreu i qeverisë është gati të dialogojë me studentët para se të ndërmarrë hapa për të vepruar në plotësimin e kërkesave.

Memet dhe pankartat më pikante të studentëve që ‘dogjën’ rrjetin

?????????????????????????????????????????????????????????

Ndërkohë që protesta e studentëve ka hyrë në ditën e saj të 8-të, dhe vendimi i tyre për të mos dialoguar me kryeministrin pa plotësimin e kërkesave që kanë është i prerë, nuk kanë munguar aspak detajet pikante të kësaj proteste.
Studentët kanë shpalosur pankarta të ndryshme përmbajtja e të cilave është nga më të larmishmet ku nuk mungojnë thumbat, batutat, ironia por edhe serioziteti dhe vendosmëria e tyre për të mos e ndaluar protestën e tyre.
Më poshtë janë disa nga shprehjet dhe memet më pikante të shkëputura nga protesta e studentëve por edhe nga personazhe të ndryshme që e mbështesin kauzën e tyre: