Situatë kaotike te Bayern Munchen, që po përjeton një sezon skandaloz, jo thjesht për rezultatet dhe lojën aspak të mirë, por edhe për problemet jashtë fushe, ku duket qartë se skuadra ka dalë jashtë kontrolli.
Dëshmitarë të ndryshëm kanë raportuar një grindje të egër mes mesfushorit Franck Ribery dhe një gazetari francez pas ndeshjes luajtur të shtunën në Dortmund.
Bold raporton se Ribery u takua me Patrick Guillou, i cili punon si analist për beIN Sports, duke dalë nga dhomat e zhveshjes, në rrugën drejt autobusit në Signal Iduna Park.
Guillou, një ish-futbollist dhe në një periudhë të shkurtër edhe ndihmëstrajner i Willy Sagnol, kërkoi një deklaratë nga Ribery në lidhje me ndeshjen. Ribery nisi të ofendonte gazetarin dhe më pas e goditi me shpulla tre herë, para se ta shtynte dhunshëm, në një kohë që Guillou ishte me duar në xhepa dhe u kap në befasi nga sulmi.
Guillou në komentin direkt në beIn fajësoi pjesërisht Ribery-në për dy nga golat e Dortmundit, ndaj me sa duket Ribery e kishte marrë vesh. Rafinha dhe ish-ylli i futbollit francez Jean-Pierre Papin vrapuan për të ndalur sherrin, ndërsa Ribery hipi në autobus.
Më pas, mesfushori francez informoi klubin për incidentin, ndërsa drejtori sportiv i Bayern-it, Hasan Salihamidzic, ishte i vetmi që lëshoi një koment për Bild: “Franck Ribery na informoi për një grindje me bashkëkombasin e vet Patrick Guillou, me të cilin njihet prej shumë vitesh. Ramë dakord me Patrick Guillou që të takohemi së shpejti për ta zgjidhur në mënyrë private këtë çështje. Edhe zoti Guillou na ka bërë të ditur se është në interesin e tij që çështja të mbyllet me një takim privat”.
Natyrisht, takimi privat mund të përfshijë ndonjë çek nga Bayern-i, për t’i kërkuar falje dhe për të evituar polemikat mediatike.
Cirku Bayern, Ribery dhunon gazetarin!
Panucci, çfarë kritike për Kamer Qakën: Nuk e dua, kam arsye të fortë!
Kamer Qaka dhe Shqipëria, një “martesë” e dështuar që në start, të paktën për sa kohë në drejtim është Christian Panucci.
Mesfushori i Poli Iasi-t në Rumani u grumbullua vjet nga Shqipëria dhe ka qenë pjesë e jona vetëm nëpër miqësore, por aty e ka zhgënjyer keqas trajnerin e kombëtares sonë, i cili në konferencën e sotme për shtyp shpjegoi pse Qaka nuk është grumbulluar, edhe pse pas aventurës së shkurtër e të shëmtuar te Steaua në verë, është kthyer dhe po shkëlqen në Iasi.
“Qaka duhet të rritet pak, për të luajtur në arenën ndërkombëtare, sepse aty duhet më shumë karakter. E kam hedhur në fushë tre herë, dy herë më ka kërkuar ndërrim pas 10 minutash. Uroj ta bëjë hapin e madh, sepse përndryshe nuk më shërben. Duhet të rritet shumë si personalitet”, tha Panucci, duke lëshuar një deklaratë të bujshme, për një futbollist që deri në vitin 2014 luante për moshat e Norvegjisë dhe tashmë është i djegur, sepse nuk lejohet të shkojë askund (Norvegjia apo Kosova), duke qenë se ka bërë një herë kërkesë për ndërrim kombësie.
I kuqi ndaj Higuain, zbulohet fjalia që arbitri nuk toleroi!
Ka kërkuar falje, zyrtarisht në faqen zyrtare në profilin Instagram, por sidomos menjëherë pas ndeshjes Milan-Juventus 0-2, në dhomat e zhveshjes, ku ka shkuar të takojë arbitrin e ndeshjes Mazzolleni. “Nuk i thashë asgjë të rëndë, ai e di mirë!”, u shpreh Pipita pas ndeshjes, ndërsa të njëjtën gjë konfirmoi edhe Cristiano Ronaldo, që ndodhej aty.
“Higuain nuk tha asgjë të rëndë ndaj nuk duhet të dënohet”. Një mendim që të gjitha kanë pasur, por deri tani ende nuk dihej se çfarë në të vërtetë ndikoi te i kuqi që arbitri nxorri nga xhepi.
Zbulimi bëhet vetëm sot nga mediet italiane. Pipita, i revoltuar për faullin e shkaktuar ndaj Benatias, që sipas tij mund edhe të kishte marrë të verdhën e dytë pas prekjes me dorë në rastin e penalltisë me VAR, ka reguar duke i thënë arbitrit “nuk është faull ky, nuk është faull”.
Më pas, ka vijuar duke i bërtitur në fytyrë: “T’i vetëm kundër meje vërshëllen, gjithmonë kështu është”. Pikërisht këto fjalë nuk janë toleruar nga Mazzolleni, që ka nxjerrë të kuqin.
VOA reagon për takimin e Thaçit me Putin: Rusia mbështet Serbinë kundër Kosovës
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, shkroi të hënën në rrjetet sociale se është takuar në Paris me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin. Të dy presidentët ishin në Paris për të marrë pjesë në ceremonitë qendrore më rastin e 100 vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore.
Në një postim në rrjetin tëiter ai shkroi se takimi u përqendrua në bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me qëllim të arritjes së një marrëveshjeje detyruese gjithëpërfshirëse.
“Për këtë çështje, Putin ishte i qartë: Nëse ju (Kosova dhe Serbia) arrini marrëveshje paqësore, Rusia do ta mbështesë atë”, shkroi ai.
Rusia e cila ka shtuar përpjekjet për të zgjeruar ndikimin e saj në Ballkan, vazhdon të mbështesë Serbinë, e cila po ecën nëpër vijën e ngushtë ndërmjet synimeve për t’i integruar në Bashkimin Evropian dhe ruajtjes së lidhjeve me Moskën.
Ajo mbështetë qëndrimin serb ndaj çështjes së Kosovës dhe nuk i sheh me sy të mirë proceset integruese të vendeve të Ballkanit, posaçërisht zgjerimin e NATO-s.
Kosova dhe Serbia janë përfshirë në një proces bisedimesh për normalizimin e marrëdhënieve dhe gjatë verës presidenti i Kosovës dhe ai Serbisë, kërkuan mbështetje ndërkombëtare për arritjen e një marrëveshjeje që do të mund të përfshinte edhe prekjen e kufijve.
Por, këto ide, që janë shmangur në ligjërimin politik të ditëve të fundit nga të dy presidentët, nxitën reagime të shumta në Kosovë dhe në Serbi, por edhe ndarje në skenën ndërkombëtare, ndërmjet atyre që do ta pranonin një marrëveshje që arrihet mes palëve dhe atyre që druajnë se prekja e kufijve, mund të nxisë lëvizje të ngjashme edhe në pjesët tjera të Ballkanit, që ende nuk është rimëkëmbur nga luftërat e përgjakshme të fundit të shekullit të kaluar.
“VOA”
Macron: Bota duhet të ngrihet në luftë për të arritur paqen
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka mirëpritur rreth 70 liderë botërorë në Paris, të cilët morën pjesë ceremoninë për të shënuar 100-vjetorin e përfundimit të Luftës së Parë Botërore.
Armëpushimi hyri në fuqi më 11 nëntor, 1918, duke i dhënë fund kështu luftës katërvjeçare, që la të vdekur të paktën 10 milionë ushtarë dhe miliona civilë.
Macron mbajti një fjalim te Harkun e Triumfit, ku është varrosur një ushtar i panjohur që është vrarë gjatë luftës.
Në këtë ceremoni, ku morën pjesë rreth 70 liderë botërorë ishin edhe presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ai rus, Vladimir Putin dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel.
Në fjalimin e tij, Macron u bëri thirrje liderëve botërorë që të bashkojnë forcat për të “luftuar për paqe”, duke thënë “le të ndërtojmë shpresat tona, në vend se të luajmë me frikë kundër njëri tjetrit”.
“Shkatërrimi i kësaj shprese me një magjepsje për tërheqje, dhunë apo dominim, do të ishte një gabnim për të cilin gjeneratat e ardhshme do të na bëjnë ne përgjegjës”, shtoi presidenti francez.
Macron e përshkroi nacionalizmin si një “tradhti të patriotizmit”.
Trump dhe Putin kanë shtrënguar duart kur lideri rus erdhi në ceremoni.
Më herët, teksa konvoji i Trumpit po udhëtonte nga Pallati Elize për në Harkun e Triumfit, një protestuese ka vrapuar drejt makinës me të cilën po udhëtonte Trump, përpara se të ndalohej nga policia.
Sipas fotografive, që kanë kapur momentin e këtij incidenti, protestuesja ka shkruar në trupin e saj “paqebërës i rremë”.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, kancelarja gjermane, Angela Merkel, presidenti rus, Vladimir Putin, ai i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, janë në mesin e udhëheqësve botërorë që pritet të marrin pjesë në drekën e shtruar nga presidenti francez në Pallatin Elize.
Në ceremonitë për shënimin e 100-vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore, me ftesë të Macronit, po merr pjesë edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologu i tij serb, Aleksandar Vuçiq.
Megjithatë, Thaçi në një konferencë për media nga Parisi një ditë më parë, ka thënë se nuk ka të planifikuar një takim me Vuçiqin në Paris.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është pritur sot në Pallatin Elize nga presidenti Macron.
Më 10 nëntor, gjatë një darke morën pjesë shumë liderë. Presidenti Macron paralajmëroi se paqja po merret si e mirëqenë.
“Disa nga ne kanë qenë në fronte të kundërta në atë kohë (gjatë Luftës së Parë Botërore) dhe ne jemi bashkuar sonte. Ky është homazhi më i madh që ne mund të bëjmë” për ushtarët e vrarë, tha ai.
Sot në Paris do të mbahet Forumi i Paqes, ku Macron ka thënë se dëshiron të promovojë një qasje multilaterale për sigurinë dhe qeverisjen.
Merkel tha se Forumi tregon se “sot ka vullnet, dhe këtë gjë unë e them në emër të Gjermanisë me bindje të plotë, se do të bëjmë gjithçka që të kemi një rend më paqësor në botë, megjithëse e dimë se ende kemi shumë punë për të bërë”.
Presidenti Trump nuk pritet që të marrë pjesë në ceremoninë e forumit, ndonëse homologu i tij rus, Putin do të jetë i pranishëm.
Trump ka thënë se nuk do të mbajë një samit dypalësh me Putinin në Paris, teksa Shtëpia e Bardhë ka thënë se nuk kanë dashur që një takim kokë më kokë Trump-Putin, të lë në hije ceremonitë për Luftën e Parë Botërore.
Dy liderët me gjasë do të takohen sërish në samitin e G-20, që do të mbahet në Buenos Aires të Argjentinës më vonë gjatë këtij muaji.
Thaçi në prehrin e Putin, bisedohet për ndarjen e Kosovës
Presidenti Thaçi përpiqet që të gjejë aleatë ndërkombëtarë për ta jetësuar idenë e tij për korrigjim kufijsh, të cilën opozita e quan ide ruso-serbe. Kjo ide kundërshtohet prej partnerëve historikë të Kosovës, por mbështetet fort nga Serbia dhe Rusia. Thaçi në Paris prezanton këtë ide dhe përfundon në prehrin e Vladimir Putinit
Presidenti Thaçi përpiqet që të gjejë aleatë ndërkombëtarë për ta jetësuar idenë e tij për korrigjim kufijsh, të cilën opozita e quan ide ruso-serbe.
Duke gjetur kundërshtim të ashpër nga kancelarja gjermane, Angela Merkel, rreth idesë së lëvizjes së kufijve, Thaçi është nisur drejt një adrese tjetër – te Vladimir Putin.
“Në Paris u takova më presidentin Putin, u fokusuam në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve të Kosovës dhe Serbisë për një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe të detyrueshme. Në këtë temë presidenti Putin ishte i qartë: Nëse Kosova dhe Serbia arrijnë një marrëveshje paqësore, Rusia do ta mbështesë atë”, shkruan Thaçi.
Kjo ide kundërshtohet prej partnerëve historikë të Kosovës, por mbështetet fort nga Serbia dhe Rusia, shkruan Gazeta Express.
Thaçin korrigjimi i kufijve duket se e ka çuar aty ku nuk imagjinohej – në prehrin e Putinit, njeriun që e lufton pavarësinë e Kosovës, kundërshtarit më të ashpër të Kosovës.
Thaçi, gjatë korrikut e kishte takuar shkurt në Ankara kryeministrit rus Dmitty Medvedev. Edhe me të presidenti thoshte se ka biseduar shkurt për dialogun.
Presidenti Thaçi i kishte treguar Medvedevit se është i interesuar t’i rregullojë raportet me Rusinë.
Shtetet e QUINT-it kanë qëndrime të ndryshme rreth idesë së Presidentit Thaçi, ndërsa më e zëshmja është Gjermania që e kundërshton në çdo formë lëvizjen e kufijve.
Kjo ka çuar edhe në ftohjen e raporteve mes shtetit gjerman e presidentit Thaçi.
Ndërsa, ndryshe nga Merkel, kancelari austriak, Sebastian Kurz, javën e kaluar në Prishtinë ka konfirmuar se shteti i tij e pranon pa kushte secilën marrëveshje që arrihet mes Kosovës e Serbisë.
Thaçi këtë fundjavë e kaloi në Paris, ku është festuar 100-vjetori i përfundimit të Luftës së Parë Botërore dhe kështu i erdhi edhe rasti të shihet me liderë botërorë.
Derisa takimin me Merkelin e ka ilustruar me një fotografi të vjetër, sot Thaçi i tregoi përmes fotografive se me Putinin ka pasur një bisedë me temë kryesore marrëveshjen me Serbinë.
“Express”
Vuçiç takohet me Merkelin në Paris, bisedime për çështjen e Kosovës

Në kuadër të ceremonive të shënimit të 100-vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore, në Paris të Francës, kancelarja gjermane Angela Merkel është takuar me kërkesë të saj, me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq. Nga kabineti i presidentit serb thuhet se ata kanë biseduar për raportet bilaterale mes Gjermanisë dhe Serbisë, për bashkëpunimin ekonomik, gjendjen në rajon dhe procesin e integrimeve evropiane. Presidenti i Serbisë pohon se ai e ka informuar kancelaren për rrjedhën e dialogut dhe hapat e fundit që ka marrë Prishtina kundër Serbisë – në radhë të parë ngritjen e taksave për mallrat serbe dhe ato nga Bosnjë-Hercegovina. Vuçiq tha se Kosova po e shkel marrëveshjen e nënshkruar për tregti të lirë dhe në këtë mënyrë po cënon bashkëpunimin dhe stabilitetin.
Pala serbe është shqetësuar edhe nga paralajmërimet në Prishtinë për krijimin e ushtrisë së Kosovës, nën emrin Forcat e Sigurisë. Sipas palës serbe, kjo rrezkon stabilitetin dhe sigurinë në rajon.
Bashkëpunimi i mirë ekonomik
Vuçiq thotë se ai e ka informuar kancelaren Merkel edhe për ecurinë e mirë të raporteve ekonomike mes këtyre dy vendeve. Kjo është e mundur në radhë të parë duke i falënderuar investimeve gjermane në Serbi, që ka mundësuar punësimin e më shumë se 52.000 punonjësve. Në kumtesën e kabinetit të presidentit serb thuhet se kancelarja Merkel ka përshëndetur sukseset ekonomike të Serbisë. Merkel ka theksuar gatishmërinë e Gjermanisë që të ndihmoj në ruajtjen e paqës dhe stabilitetit në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Kancelarja Merkel ka theksuar rëndësinë e normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë. Gjermania është një prej vendeve kryesore të cilat kanë kundërshtuar idetë e fundit për korrigjimin e kufirit mes Kosovës dhe Serbisë. Kancelarja Merkel nuk ka parashikuar ndonjë takim të ndarë me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi. Javën e kaluar ka dështuar në Bruksel edhe një takim mes presidentëve të Kosovës dhe Serbisë, për normalizimin e raporteve.
Presidenti serb është takuar në Paris edhe me presidentin e Francës Emmanuel Macron, shefin e diplomacisë ruse Lavrov, sekretarin e Përgjithshëm të OKB Antonio Guterres dhe liderë të tjerë.
Szczesny: Ja çfarë më tha në vesh Ronaldo, para penalltisë së Higuain
Ato fituan një titull kampioni dhe një Kupë Italie së bashku. Pastaj, rrugët e Szczesny dhe Higuain u ndanë. I pari u bë “pronar” i portës së Juventusit, pas lamtumirës pariziene të Buffon, ndërsa sulmuesi argjentinas u bë “princi” i Milanit, pas ardhjes së Cristiano Ronaldos në Torino. Ata u takuan përsëri në “San Siro”, të dielën në mbrëmje. Polaku e mundi 2-0 argjentinasin.
Dora e Benatia ishte penallti për kuqezinjtë. Në atë moment, Cristiano Ronaldo i shkon afër Szczesny për t’i thënë diçka në vesh. E cila, sipas portierit bardhezi, kishte të bënte me mënyrën si i gjuan penalltitë Higuain. Polaku e kuptoi krahun e goditjes së topit, e devijoi paksa atë, por e ndihmoi edhe shtylla për t’i thënë “jo” golit të barazimit.
“Ajo që më pëshpëriti në vesh Cristiano Ronaldo, para goditjes së penalltisë? Më tha se Higuain i godet tokazi dhe fort 11-metërshat. Këtë gjë e dija, sepse kemi luajtur bashkë për një vit te Juventusi, por ndoqa këshillën e Ronaldos për krahun, nga duhej të hidhesha”, rrëfeu Szczesny pas fitores kundër Milanit, i cili po shijon rolin e titullarit tashmë te bardhezinjtë.
Për këtë fakt, ai shton: “Është e rëndësishme për të pasur një marrëdhënie të mirë me mbrojtësit. Komunikimi në lojë më ndihmon shumë. Natyrisht, është e vështirë për ta zëvendësuar Buffonin, por ky mision më bëhet disi më i lehtë nga mbrojtja që kam përpara”.
KLSH, 299 kallzime penale në 6 vite
Kryetari i KLSH-së zhvillon një vizitë zyrtare në Kroaci
Në datat 8-9 nëntor, Kryetari i KLSH-së, Z.Bujar Leskaj zhvilloi një vizitë zyrtare dy ditore në Kroaci me ftesë të Auditorit të Përgjithshëm të Zyrës Shtetërore të Auditimit të Kroacisë, z.Ivan Klesic, me rastin e përfundimit të mandatit 7 vjeçar të z.Leskaj në fund të këtij viti.
Takimi i mirëseardhjes u zhvillua në zyrat qendrore të SAI-t Kroat dhe më pas u zhvillua një takim i zgjeruar me drejtues dhe auditues të SAI-t të Kroacisë.
Auditori i Përgjithshëm i Zyrës Shtetërore të Auditimit të Kroacisë, z.Ivan Klesic bëri një prezantim lidhur me mënyrën e organizimit dhe të funksionit të SAI-t kroat. Kjo zyrë ka qendrën në Zagreb dhe ka 20 degë të shpërndara në rajonet kryesore të vendit. Departamentet e auditimit janë organizuar në funksion të subjekteve të audituara dhe llojeve të auditimit. Zyra drejtohet nga Auditori i Përgjithshëm, i cili zgjidhet nga Parlamenti i Kroacisë dhe propozohet nga komisioni për çështjet administrative, të zgjedhjeve dhe emërimeve.
Zyra Shtetërore e Auditimit të Kroacisë e zhvillon veprimtarinë e saj bazuar në ligjin për funksionimin e kësaj zyre dhe ka mandat për të audituar, të ardhurat dhe shpenzimet; pasqyrat financiare dhe transaksionet financiare; entitetet publike, kompanitë dhe personat legalë, në të cilët shteti ka shumicën e aksioneve; përdorimin e fondeve të BE-së dhe të organizatave të tjera ndërkombëtare lidhur me përdorimin e këtyre fondeve për nevoja publike. Zoti Klesic vijoi prezantimin e tij me mënyrën e raportimit të SAI-t në parlament, politikat e burimeve njerëzore, të komunikimit dhe transparencës, etj.
Më pas Kryetari i KLSH-së zhvilloi një leksion me drejtues dhe auditues të Zyrës Shtetërore të Auditimit të Kroacisë. Zoti Leskaj pasi bëri një prezantim të shkurtër të KLSH-së dhe më pas mbështetur dhe në moton e Kongresit të IX-të të EUROSAI-t, të zhvilluar në Holandë : “Kur është hera e fundit që keni bërë diçka për herë të parë ? ”, përcolli përpara audituesve kroatë 10 risitë që janë implementuar për herë të parë në KLSH këto shtatë vitet e fundit :
Miratimi i Ligjit të Ri të KLSH-së në nëntor të vitit 2014, i cili e solli veprimtarinë e KLSH-së në përputhje me standartet e I NTOSAI-t;
Zhvillimin e auditimeve të Performancës, duke filluar nga viti 2012 (deri tani janë realizuar 80 auditime performance);
Zhvillimin e auditimeve të IT, duke filluar nga viti 2015 (deri tani janë realizuar 15 auditime IT);
Kallëzimet penale, të cilat nuk kanë qenë qëllim në vetvete për KLSH-në por i kanë shërbyer luftës kundër korrupsionit. Që nga viti 2012 deri tani, KLSH ka bërë 299 kallëzime penale, që do të thotë një kallëzim penal në javë;
Botimet e KLSH-së, të cilat deri në fund të vitit 2018 do të jenë 101(në shtatë vjet), ndërkohë që në 20 vjet KLSH ka pasur vetëm 12 publikime (1991-2011);
KLSH ka botuar një revistë kërkimore shkencore, në gjuhën shqipe dhe angleze, në shtatë vjet 20 numra të kësaj reviste;
Muaji i Hapur, i cili në kuadër të transparencës së aktivitetit të institucionit është zhvilluar për disa vite radhazi dhe ka pasur një impakt të gjerë në publik;
Gjashtë Konferencat shkencore të KLSH-së, e para është zhvilluar në vitin 2012 dhe e shtata do të zhvillohet në datat 12-13 dhjetor 2018;
Marrëveshjet e bashkëpunimit me institucionet homologe, Universitetet dhe veçanërisht me OJF-të (në total 57 marrëveshje, 30 nga të cilat me OJF-të);
Vendosja e stafit të KLSH-së në godinën e re dhe zhvillimi i aktivitetit auditues në kushte komode.
Gjithashtu Kryetari i KLSH-së vlerësoi implementimin e projektit të binjakëzimit nga pala kroate dhe polake dhe u fokusua në komponentët dhe misionet e zhvilluara nga ekspertët kroatë, auditimet e performancës dhe kontrolli i cilësisë. Gjatë implementimit të projektit u realizuan 107 misione, 10 takime pune , mbi 100 drejtues dhe auditues morën pjesë në takime pune dhe në trajnime me ekspertët polakë dhe kroatë, etj.
Delegacioni zhvilloi edhe një vizitë në Bashkinë e qytetit të Vinodolit, në bibliotekën dhe në vendin e lindjes të piktorit Juraj Julije Kloviç (1498 – 5 janar 1578), i cili ishte një illuminator, miniaturist dhe piktor i lindur në Mbretërinë e Kroacisë, i cili ishte kryesisht aktiv në Italinë e Rilindjes. Ai konsiderohet si iluminatori më i madh i Rilindjes së Lartë Italiane, dhe me sa duket artisti i fundit shumë i njohur në traditën e gjatë të dorëshkrimit të ndriçuar, para disa risive moderne.
Kryetari i Bashkisë së Vinodolit, z. Marinko Karliç i rezervoi delegacionit të KLSH-së një pritje shumë të përzemërt dhe e nderoi Kryetarin e KLSH-së me titullin “Qytetar nderi” i Vinodolit, përmes një ceremonie të mirë-organizuar, me shumë të ftuar, duke përcjellë shumë emocione pozitive. Në ceremoni ishin ftuar edhe instrumentistë dhe grupe folklorike të zonës.
Biblioteka e vjetër në qendër të ishullit të Krk ishte shumë interesante dhe me libra që i kanë rezistuar kohës edhe gjatë luftërave (veçanërisht gjatë luftës së dytë botërore), falë përkushtimit të banorëve të qytezës. Biblioteka kishte në fondin e saj 10 000 libra të zhanreve të ndryshme që nga viti 1898.
Kryetari i KLSH-së shoqërohej në këtë vizitë nga z.Rinald Muça, Drejtor i Departamentit të Auditimit të Performancës, zj.Irena Islami, Drejtore e Drejtorisë së Komunikimit, Botimit dhe Marrëdhënieve me Jashtë dhe zj.Amantja Patozi, specialiste pranë kësaj Drejtorie.
Vizita e arriti qëllimin e saj dhe kaloi në një atmosferë shumë miqësore.
3 km 40 milionë euro! Tre kompanitë fantazmë e nën sekuestro pas projektit mafioz tek Unaze e re
Partia Demokratike ka publikuar emrat e firmave që përfitojnë milionat e eurove nga shkatërrimi i shtëpive në Unazën e Re.
Zëdhënesja Ina Zhupa deklaroi se, Edi Rama dhe Erion Veliaj heshtin për protestën e mbi 2 mijë banorëve, sepse ata kanë vënë në jetë një skemë korruptive me vlerë 40 milionë Euro për më pak se 3 kilometra tek Unaza e Re.
Zhupa tha se, “Skema korruptive është e qartë. Fituesit janë të 3 të paracaktuar. Nga dy pjesëmarrës në të 3 tenderat, kompania e dytë nuk ka bërë ofertë, duke legjitimuar tenderat. • Dokumentet provojnë se përfitues të 18 milionë euro janë një kompani fantazëm, DH Albania dhe Biba X, e cila kur ka hyrë në tender dhe deri kur është shpallur fituesi ka qenë nën sekestro”.
Deklarata e Zëdhënëses së Partisë Demokratike, Ina K. Zhupa
Prej 10 ditësh mbi 2 mijë banorë tek Unaza janë në protestë për të kërkuar të drejtën e dëmshpërblimit për shtëpitë që do të prishen nga projekti i Unazës së Re.
Prej 10 ditësh qeveria dhe bashkia heshtin, injorojnë mbi 300 familje, të cilëve u morën lekët për legalizimin e banesave dhe bashkë me lekët, edhe votat me premtimin për legalizim falas.
Edi Rama dhe Erion Veliaj po heshtin, sepse ata kanë vënë në jetë një skemë korruptive me vlerë 40 milionë Euro për më pak se 3 kilometra, duke ndërhyrë në rrugë nga Pallati me Shigjeta tëk sheshi “Shqiponja”, të cilit tani i ka mbetur që Edi Rama t’i heqë edhe emrin.
Skema korruptive është e qartë.
Fituesit janë të 3 të paracaktuar, sepse në tre tendera të ndryshëm ka qenë vetëm 1 ofertues i vlefshëm, ndërsa pjesëmarrësi i dytë, është futur për të legjitimuar tenderin dhe nuk ka bërë asnjë ofertë.
5 ditë më parë, Partia Demokratike renditi disa të dhëna që thellojnë sferën korruptive tek Unaza e re. Përfituesit kryesore nga projekti, bashkimi i kompanive DH Albania dhe Biba X janë të dyja me probleme.
1. Kompania DH Albania është krijuar në korrik të këtij viti, një muaj e gjysëm para hapjes së tenderit, nën emrin e kompanisë mëmë Dunëell Haberman ltd.
2. Kompania mëmë e saj është kompani offshore, me pronarë të panjohur, e rregjistruar në Delaëare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i cili njihet si parajsë fiskale. 3. Kompania tjetër, Biba X, ka nuk ka përvojë në ndërtim rrugësh, aktivitet të cilin e ka shtuar pak para se të shpallej fitues i tenderit prej 18 milionë euro.
3. Kompania Biba X, ka qenë nën sekuetsro edhe gjatë periudhës kur ka marrë pjesë në tenderin e Unazës së Re, në shkelje flagrante të ligjit të Prokurimeve Publike.
Partia Demokratike ju vë në dispozicion dokumentat që tregojnë se kompania Biba X ka qenë nën sekuestro në momentin e pjesëmarrjes në tender dhe në momentin e shpalljes fitues.
Gjithçka ka ndodhur në shkelje të ligjit të prokurimeve publike që, për të rritur sigurinë e realizimit në kohë të veprës, kërkon që kompanitë të kenë siguri financiare, të mos jenë në process falimentimi apo nën sekuestro.
Biba X ka urdhër sekuestro nga përmbaruesi më datë 3 Korrik. Tenderi është hapur në 10 shtator dhe fituesi është shpallur 5 javë më vonë. Gjatë kësaj kohe, përfituesi I 18 milionë eurove, bashkë me një kompani fantazëm, ka qenë nën sekestro, e cila i është hequr pas shpalljes fitues të tenderit, më 24 tetor.
Edi Rama dhe Erion Veliaj duhet t’u thonë sot shqiptarëve kush është pronari i vërtetë që fshihet pas kompanisë guaskës, dhe sa është përfitimi për të gjithë skemën korruptive me fitues të paracaktuar në tenderin fitktiv prej 40 milionë eurosh.
Edi Rama dhe Erion Veliaj duhet të dëmshpërblejnë pa vonesë të gjithë banorët, të cilëve u kanë marrë paratë dhe votat për të legalizuar shtëpitë, ndërsa tani i trajtojnë si qytetarë të paligjshëm.
Partia Demokratike gjen rastin të sigurojë shqiptarët se me “Ligjin Antimafia” askush nuk do të gëzojë pasurinë e grabitur, duke u fshehur në guaskën e parajsave fiskale.