31.5 C
Tirana
E martë, 12 Gusht, 2025

Studentët e proceduar nga policia: S’kemi frikë, vazhdojmë protestën!

Dy nga studentët e proceduar penalisht nga policia nga 25 persona në total kanë marrë sërish protestë gjatë ditës së sotme dhe thonë se nuk tërhiqen. Në një prononcim nga protesta, studentët e proceduar Henri Fero dhe Estela Nazarko janë shprehur se ata nuk kanë shkelur asnjë rregull.
Studentja Estela Nazarko: Nuk është se u shqetësova, pasi është një lëvizje e radhës për të na trembur. Jam shumë mirë dhe do vazhdoj të protestoj. Këtu nuk ka asnjë organizator dhe protesta nuk është e përçarë. Ne jemi të gjithë studentë të hedhur në rrugë. Rama ka dalë në TV dhe ka bërë monolog me veten. Do jemi këtu deri në plotësimin e kërkesave tona.
Studenti Henri Fero: Në këtë protestë nuk kam hedhur një letër çamçakëzi në tokë dhe jo më objekte në drejtim të Ministrisë. Unë di 5 gjuhë të huaja dhe nuk jam figurë vandale. Unë nuk jam organizator dhe jam qytetar i thjeshtë që dua vendin tim.
Halla e studentit Henri Fero: Është nipi im dhe e kam sjellë nga Gjermania. Është djalë intelektual dhe është djalë që nuk merret me ato gjëra. Ti hiqet emri i tij nga procedimet dhe të mos terrorizojnë studentët.

Manipulim në zgjedhjet e KLP? Si u shpall fitues “besniku” i Arta Markut

Një ditë pas zgjedhjeve të anëtarëve prokurorë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, kanë nisur të hidhen dyshimet e para për manipulimin e procesit të votimit. Gara më e fortë, për të cilën u investua personalisht dhe nëpërmjet stafit të saj edhe Kryeprokurorja Arta Marku, ishte ajo ndërmjet 6 kandidatëve në prokuroritë e shkallës së parë për 3 vende në KLP.
Në këtë raund gare, u shpallën fitues me Gentian Osmani me 182 vota, Antoneta Sevdari me 163 vota dhe Besnik Cani me 148 vota.
Pas kësaj tresheje fituese, vinte emri i prokurorit të Krimeve të Rënda, Dritan Prençi, i cili mori 129 vota, të cilat rezultuan të pamjaftueshme për t’u shpallur fitues. Por, burime nga mbledhja e përgjithshme e prokurorëve, e cila u zhvillua për 10 orë gjatë ditës së Martë, flasin për mundësinë e një manipulimi të procesit, sidomos për votat që ndanë fituesin Besnik Cani që është edhe Këshilltar i Arta Markut dhe prokurorit Dritan Prençi.
Në përfundim të procesit të zgjedhjeve, Komisioni i Votimit deklaroi se të paktën 25 vota, të cilat ishin në favor të prokurorit Prençi konsiderohen “të pavlefshme”. Nëse këto vota do të ishin konsideruar të rregullta, atëherë rezultati do të ishte në favor të prokurorit Prençi, i cili do të linte jashtë Këshillit të Lartë të Prokurorisë Besnik Canin.

Rezultati do të ishte 150-155 vota për Dritan Prençin dhe 148 vota për Besnik Canin.
Pikërisht, për këtë fazë të procesit të votimit, prokurorë të ndryshëm ngrenë dyshimet se “votat e pavlefshme” në favor të prokurorit Prençi ishin një manipulim për të zgjedhur fitues këshilltarin e Arta Markut, Besnik Cani.
Gjithësesi, deri në momentin e shkrimit të këtij artikulli, prokurori Prençi nuk kishte depozituar ende asnjë ankim për këto dyshime për manipulim të procesit të votimit.
“Boldnews.al” paralajmëroi emrat fitues të prokurorëve, disa ditë para procesit të votimit për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Të dhënat e siguruara më parë nga redaksia, krijonin dyshimet e forta se i gjithë procesi po kontrollohej në mënyrë abuzive nga Kryeprokurorja e Përkohshme, Arta Marku.
Në një artikull të publikuar të dielën e kaluar, “Boldnews.al” raportoi se prokurorët që do të fitonin në garën për anëtar të Këshillit të Lartë të Prokurorisë ishin: Kosta Beluri nga Prokuroria e Përgjithshme; Bujar Sheshi e Arben Dollapaj nga prokuroritë e Apelit; si edhe Gentian Osmani, Antoneta Sevdari e Besnik Cani nga prokuroritë e shkallës së parë. Për tre emrat e fundit, burimet deklaronin se kishte nisur një proces shantazhi dhe premtim favoresh nga Arta Marku.
Në përfundim të votimit, të zhvilluar dy ditë pas publikimit të këtij shkrimi, në përfundim të mbledhjes së përgjithshme e prokurorëve, u shpallën fitues saktësisht të gjithë emrat që ishin paralajmëruar nga “Boldnews.al”.

“Boldnews.al

Horra të korruptuar bërtasin: Intelektualët në litar!

Nga Artan Fuga 

E bukur se lidhur me protestat e studentëve dëgjojmë “kinezërira” nga më absurdet.
Ka disa të “mëncur” – maskarenj të lindur, mashtruesa qysh në vezë, që thonë : Aman mo aman, plotësojua këto tetë pika studentëve që të na lënë rehat se përndryshe na prishet rehatia jonë! Dorëzo ca lekë të shpëtojmë të tjerat që i vjelim qetësisht në kohë paqeje!
Ata që deri sot na rrëfenin se sa i mirë është kuadri ligjor për arsimin e lartë!
Dhe si shpërblim kanë marrë tituj shkencorë në kundërshtim me ligjin. Pêr t’i rrasur brenda për mashtrim në bashkëpunim!
Plotësojua mo! Jo për të riparuar gjendjen, por : të na lënë rehat!
Ka të tjerë që shkojnë drejt kinezërirave të revolucionit kulturor kinez se kinezëve të sotëm u marrin të keqen ata, sipas të cilëve drejtimin e universiteteve duhet ta marrin studentët!!!
Ka pallaveshë të tjerë që thonë: Hiqu mo tarifat dhe të kenë një universitet të varfër se në fund të fundit universiteti është për t’u krijuar idenë se kanë diplomë, jo për t’u dhënë dije!
Idiotë të tjerë që nënkuptojnë që në universitet është studenti që duhet të mësojë pedagogun por jo pedagogu studentin!
Maskarenj të ndryshëm barazojnë disa pedagogë qelbësira dhe të korruptuar me të gjithë pedagogët dhe mësuesit duke harruar se poqese analizojmë mirë pedagogu i ndershëm është edhe më i varfër sesa studenti!
Dhe nuk bëjnë zë! Por deri kur?
Ka ca politikanë dembela që në vend të ulin bythën dhe të përpunojnë modele alternative për arsimin, vetëm bërtasin deklarata idiote dhe vdesin ta manipulojnë lëvizjen për të marrë vota politike.

Plot shejtan budallenj që e trajtojnë cështjen vetëm se studentët janë të varfër, por nuk shohin se kryesorja është se sa shoqëria kërkon cilësi në formimin shkencor të rinisë dhe cfarë vendi i jep të diplomuarit në tregun e punës.
Ca kolltukofagë bëjnë sikur nuk kuptojnë që universitetet publike janë vendosur në një gjendje që jo vetëm autonomi nuk kanë, por edhe qeverisen si burgje pîkërisht sepse ligji i ka lënë si subjekte të cmendura skizofrenike, as kështu as ashtu, as autonome, as të shtetëzuara.
Profesori i universitetit është
përdhosur,
dhunuar,
varfëruar,
turpëruar,
fyer,
nënshtruar,
izoluar,
alienuar,
keqpërdorur,
degraduar,
infantilizuar,
pikërisht sepse ligji e kërkon të tillë dhe unë jam gati ta provoj këtë.
Horra të korruptuar dhe të paaftë si pedagogë bërtasin: Studentët kanë të drejtë! – a thua se janë ata që studentët presin t’ua thonë! Dhe nuk mendojnë se nuk plotësojnë asnjë kriter cilësie për të qenë pedagogë, dhe në auditore tregojnë folklor dhe dije të dala boje!: Parazitë vemje!

Leshko që ca thonë sot nuk thonë nesër dhe nuk bëjnë veçse llomotisin budalliqe tavolinash.
Karrieristë që mëtojnë të kapin ndonjë kolltuk duke ja bërë sy sa qeverisë sa partive opozitare në funksion të gjendjes të rruga Muhamet Gjollesha!
O vdeksha!
Profesorin universitar e kanë shkelur me këmbë!
Sepse shoqëria nuk e do intelektualin,
politika nuk e do intelektualin,
cmira e masave nuk e do intelektualin,
injoranca nuk e do intelektualin,
burokracia nuk e intelektualin,
pijaneci në birrarinë përballë nuk e do intelektualin!
Intelektuali i fyen të gjithë këta edhe sikur të jetë më i edukuari në botë, më modesti, më i heshturi.
I fyen sepse ekziston!
Intelektualët në litar!
Gjendja e shoqërisë në kohë protestash prodhon dhe nxjerr në dritë llava të tëra cmendurish, budallalliqesh, shejtanlliqesh, poshtërsish, hipokrizish. Det, llavë, përmbytje!
Mejrë qytetari, mjerë studenti, mjerë prindi, mjerë kombi, mjerë Shqipëria!

‘’8 kërkesa, dy sheshe, një kauzë”, paralajmërimi i fortë i studentëve

Edhe pse sot po protestojnë të ndarë në dy sheshe, përpara ministrisë së Arsimit dhe përpara kryeministrisë, studentët thonë se 8 kërkesat janë njësoj për të gjithë dhe kauza është e njëjta.
Ata nuk pranojnë që të thonë se janë përçarë, pasi sipas tyre ky togfjalësh i shërben vetëm politikës. Gjatë ditës së nesërme një pjesë e studentëve pritet që të protesojnë në ambientet e jashtme të Kuvendit, gjatë seancës plenare që do të zhvillohet.
Nesër në Kuvend pritet të kthehet dhe një pjesë e opozitës, pasi LSI-ja dorëzoi sot një sërë amendimesh për ligjin për Arsimin e Lartë që iu jepnin përgjigje dhe kërkesave të studentëve.
Nuk dihet sesi do të vijojë protesta, ndërsa studentët shprehen edhe më të vendosur, veçanërisht pas procedimeve që iu është bërë një pjese të tyre nga ana e policisë.
Studentët nuk heqin dorë nga Lëvizja e tyre. Megjithëse ultimatumi i vënë ndaj qeverisë nuk funksionoi dhe nga ana e ministrisë nuk ka përgjigje pozitive për 8 kërkesat e tyre, studentët janë ngritur sërish sot në protesta. Ata janë mbledhur nga të gjitha fakultetet përpara Kryeministrisë dhe para Ministrisë së Arsimit, një objektiv i qëllimtë i tyre duke kërkuar plotësimin e 8 kërkesave.
Nisur nga procedimi penal i ndërmarrë nga policia për protestën e djeshme ndaj 25 personave, studentët kërkojnë heqjen e procedimeve penale. “Hiqni procedimet penale për studentët”, kanë bërë thirrje ata.

“Nuk keni lënë ligj korruptiv pa votuar, pse s’i miratoni amendamentet për dyfishimin e buxhetit për arsimin e lartë”

Në një deklaratë për mediat kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili u shpreh se përkundrejt një proteste të drejtë dhe të ndershme kemi një kryeministër që bën premtime boshe dhe mban ende gjallë premtime tashmë të vdekura për përmirësiminn e arsimit.
Vasili u shpreh se të ashtuquajturat dialogje të kryeministrit në skutat më të errëta të korrupsionit, shpëtimi është ligji i cili është një detyrim i papajtueshëm për t’u zbatuar.
“Amendamentet e dy deputeteve, Kejdi Mehmetaj dhe Floida Kerpaçi që konsistojnë në dyfishimin e buxhetit për arsimin e lartë, dhe dyfishim të shumës së fondeve për shkencën duhen përshëndetur dhe mbështetur. Këto ndryshime në buxhet, duhen ndjekur për të bërë ndryshimin dhe jo për të bërë mashtrimin e radhës. Propozimi për ndryshimin e ligjit në arsimin e lartë siguron kontributin e studentëve në bordet drejtuese sepse universitetet pa studentë nuk mund të ketë. Studentë të përjashtuar nga vendimarrja në universitete nuk mund të ketë”, tha Vasili gjatë fjalës së tij.
Sipas deputetit të LSI-së, votomi i ndryshimeve të parashikuara në amendamentet e dy deputeteve do të ishin gjëja më e natyrshme që mund të bënte një deputet.
“Është e paimagjinueshme se si do mund të refuzonte një deputet të votonte kundër një ligji të tillë i cili siguron përmirësimet në arsim në një kohë kur nuk kanë lënë ligj korruptiv pa votuar”, mbylli fjalën e tij Vasili.

RENEA në aksion për kapjen e shumë të kërkuarit Edmond Tupja, 1 milionë euro kush tregon

Policia ka nisur një aksion të gjerë në të gjithë vendin për kapjen e shumë të kërkuarit Edmond Tupja. Tupja me profesionin pedagog dhe akademik i njohur është shpallur në kërkim ditën e djeshme pasi dyshohet se ka kryer një krim mjaft të rëndë duke marrë pjesë në protestat e studentëve.
Urdhri i kreut të qeverisë dhe i ministrisë së Brendshme është që të kapet me çdo kusht Profesor Tupja. Ministria mësohet se ka vendosur edhe një çmim prej 1 milionë eurosh kush tregon vendndodhjen e Profesorit që është bashkuar me studentët.
Deri më tani po zhvillohen aksione të rrufeshme në të gjithë kryqëzimet e Tiranës. Janë shoqëruar 250 studentë që mendohet se kanë ndihmuar Tupen që të bashkohet me studentët.
Aksioni vazhdon. Ministri Leshi është angazhuar personalisht në këtë aksion dhe është shprehur se po bashkëpunon edhe me shërbimet partnere për të bërë të mundur arrestimin e këtij profesori të rrezikshëm. Vetë Rama thotë se arrestimi i Tupes është një nga kushtet e vendosura nga Mogerini për hapjen e Negociatave me BE-në.

Kush janë 25 personat e proceduar penalisht nga policia
Pas protestës së studentëve Policia ka proceduar penalisht 25 persona mes tyre këngëtari Robert Aliaj, profesori Edmond Tupe si edhe aktivistë të forumeve rinore të partive politike.
Zyrtarisht mësohet se më datë 11.12.2018 u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasit:
1. Edmond Tupe,
2. Robert Aliaj,
3. Altin Goxhaj,
4. Mirela Ruko,
5. Klodian Leka,
6. Estela Nazarko,
7. Xhuljano Bregasi,
8. Henri Fero,
9. Liri Guci,
10. Gentian Doci,
11. Malbor Duka,
12. Nehbi Bushaj,
13. Klajdi Bello,
14. Redi Muci,

15. Luan Myrtaj,
16. Erdi Bërxulli,
17. Agron Pepaj,
18. Migen Qiraxhi,
19. Bledar Hysa,
20. Adriatik Lapaj,
21. Nerid Shehu,
22. Bislim Lakna.
Po kështu gazetarja Dorjana Bezat raportoi për “BalkanËeb” se janë proceduar edhe aktivistët politikë:
23. Gaetano Doci (LSI)
24. Andrea Gjini (LSI)
25. Kristina Tonaj (FRPD)
Ata akuzohen se dje në orën 09:00, tek sheshi “Nënë Tereza”, në rrugën “Muhamed Gjollesha”, e më pas në rrugën e “Durrësit”, përpara Ministrisë së Arsimit, kanë protestuar në mënyrë të paligjshme, pa lejen e organeve kompetente duke prishur rendin e qetësinë publike, penguar qarkullimin e mjeteve të transportit, duke hedhur sende të forta në oborrin e institucionit.
Policia deklaron se pop punon për identifikimin e personave të tjerë që kanë bllokuar rrugën tek sheshi “Rilindja” pasi janë të fotografuar.

Përroi psiqik!

Lidhur me shfaqjen e kryeministrit Edi Rama mbrëmjen e djeshme në Top Channel ka pasur një sërë reagimesh, pasi përsonat që kishte përballë nuk ishin studentë, por përfaqësues të FRESSH.
Për analistin Andi Bejtja shfaqjen e mbrëmshme të kryeministrit do ta kishte zili dhe Sartri. Plot humor Bejtja shkruan se vetë Rama do t’i bashkohet studentëve në protestë me ndryshimin e vetëm se ai nuk do të procedohet njësoj si profesor Edmond Tupja.
Reagimi i Andi Bejtjes
Syrreale
Sartri do ta kishte zili… Procedohen mbi 20 protestues per bllokim rruge midis tyre profesor Edmon Tupja, artisti Robert Aliaj, si gjithmone Altin Goxhaj, e te tjere ….Kryeministri tha sikur donte te ishte student keto dite….U mor vesh si do perfundoje kjo pune: Kryeministri do dale do protestoje bashke me studentet dhe popullin dhe te gjithe do procedohen per proteste te paligjshme pervec tij…
Kadence totale…ligjore dhe morale Perroi psiqik.

Vendosin “tela me gjemba” nëpër gjimnaze, çmenduria e një regjimi në ditët e fundit

Nxënësit e gjimnazeve i janë bashkuar protestës së studentëve megjithë kërcënimet që po ushtrohen ndaj tyre. Ata nuk i kanë përfillur këto kërcënime dhe janë bashkuar me studentët në qytete të ndryshme. Një ngjarje e rrallë vjen nga Saranda dhe gjimnazi Hasan Tahsim. Në këtë shkollë studentët janë mbyllur brenda mureve dhe nuk u hapet porta e hekurit ndonëse ata kanë braktisur mësimin dhe solidarizohen me studentët. E njëjta situatë vijon kudo nëpër të gjitha shkollat. Eshtë çmenduria e një regjimi, i cili është në orët e fundit të tij dhe ka zgjedhur mënyra të tilla që të kujtojnë rrethimet me tela me gjemba ndaj armiqve të klasës. Megjithë këto presione, kërcënime dhe pengesa askush nuk mund ta ndalë uraganin studentor që tashmë ka përfshirë të gjithë vendin.

Kryeministri i dështuar përpëlitet më kot t’i mashtrojë dhe përçajë studentët

Bujar NISHANI

Kryeministri i dështuar përpëlitet më kot t’i mashtrojë, dekurajojë dhe përçajë studentët.
Kryeministri i tarifave skandaloze mbi studentët më të varfër të Europës, i taksave manipulative mbi familjet e studentëve ku 6 veta mbahen me rrogën qesharake vetëm të 1 familjari, kryeministri që dhuron miliona e miliona euro, pasuri e shqiptareve, 5-6 oligarkëve të tij, kryeministri që fyen, tall, poshtëron studentët në protestë, përpëlitet pa sukses ta ngjyrosë shpirtin e revoltës antiqeveritare rinore me ngjyrat e partive kundërshtare.
Kryeministri i dështuar as nuk i mposht dot studentët, as i përçan dot e as e shuan shpirtin e revoltës kundër sistemit më të korruptur, më të pa aftë dhe më shpellar që ngriti dhe tentoi t’jua shesi studentëve dhe shqiptarëve.
Kjo vetëm dhe vetëm për një fakt të thjeshtë.
Studentët sot përfaqësojnë 99% të shqiptarëve, kryeministri i dështuar vetëm 1% të tyre.
Kush kërkon ta vërtetojë këtë fakt të thjeshtë le të dalë e takojë shqiptarët sot në çdo rrugë, dyqan, kafene e kudo ku mund ti ndesh ata.
Shqiptarët sot kanë një detyrim dhe përgjegjësi.
Nëse nuk besojnë tek politika, të shkojnë tek studentët.
Ata kanë nevojë për ta, kanë nevojë edhe për një gotë çaj të ngrohtë, edhe për një batanije mbi supe, e mbi të gjitha për solidaritet kundër të keqes.
Kush mendon se rinia do pajtohet e do ti nënshtrohet të keqes e ka gabim dhe do të zhgënjehet.
Rinia nuk di të ndalet.
Energjia e saj gjeneron nga besimi dhe shpresa jo nga frika dhe tmerri i zullumeve të tmerrshme.
Ja pse ajo do të fitojë.
Solidaritet!

Rrjeti masakron televizionin që kepërdoret nga Rama: “Turp Channel”

Një revoltë ka shpërthyer tek studentët dhe në të gjithë opinionin ndaj televizionit “Top Channel” pas shfaqjes së turpshme me anëtarë të forumit rinor eurosocialist që Rama i paraqiti si studentë me të cilët po dialogonte për kërkesat e studentëve. Studentët e kanë ironizuar këtë takim dhe televizionin në fjalë duke i vendosur edhe emrin e ri “Turp Channel”.
Rama në një monolog të përsëritur pas atij të bërë përpara dy ditësh në Facebook, ka qenë mbrëmë i ftuar në emisionin Top Show ku ka përsëritur thirrjen ndaj studentëve për dialog.
Të pranishëm në studio kanë qenë edhe një grup studentësh, që pretendonin se vinin për të treguar vështirësitë e jetës studentore, por që në fakt një pjesë jo e vogël e tyre u dëshmua se ishin FRESH-istë apo persona të ekspozuar në rrjetet sociale përkrah politikanëve të majtë.
Por pavarësisht se kryeministri brenda përbrenda studios ndihej mbase si në një takim të zakonshëm me strukturat rinore të partisë që drejton, jashtë asaj studioje mijëra studentë qëndronin në të ftohtë nëpër rrugët e krryqytetit duke protestuar për kauzat e tyre të drejta, dhe kjo natyrisht e shqetësonte Ramën.
Përgjatë rreth tre orëve ku pjesën më të madhe të saj e rezauroi ai duke folur, kryeministri herë pas here shpërfaqte tensionin dhe makthin e tij të brendshëm përmes gjesteve të pakontrolluara, mimikës së shpërfytyruar dhe fjalëve që stërpërsëriste sikur të ishte duke i thënë për herë të parë.