Ato fituan një titull kampioni dhe një Kupë Italie së bashku. Pastaj, rrugët e Szczesny dhe Higuain u ndanë. I pari u bë “pronar” i portës së Juventusit, pas lamtumirës pariziene të Buffon, ndërsa sulmuesi argjentinas u bë “princi” i Milanit, pas ardhjes së Cristiano Ronaldos në Torino. Ata u takuan përsëri në “San Siro”, të dielën në mbrëmje. Polaku e mundi 2-0 argjentinasin.
Dora e Benatia ishte penallti për kuqezinjtë. Në atë moment, Cristiano Ronaldo i shkon afër Szczesny për t’i thënë diçka në vesh. E cila, sipas portierit bardhezi, kishte të bënte me mënyrën si i gjuan penalltitë Higuain. Polaku e kuptoi krahun e goditjes së topit, e devijoi paksa atë, por e ndihmoi edhe shtylla për t’i thënë “jo” golit të barazimit.
“Ajo që më pëshpëriti në vesh Cristiano Ronaldo, para goditjes së penalltisë? Më tha se Higuain i godet tokazi dhe fort 11-metërshat. Këtë gjë e dija, sepse kemi luajtur bashkë për një vit te Juventusi, por ndoqa këshillën e Ronaldos për krahun, nga duhej të hidhesha”, rrëfeu Szczesny pas fitores kundër Milanit, i cili po shijon rolin e titullarit tashmë te bardhezinjtë.
Për këtë fakt, ai shton: “Është e rëndësishme për të pasur një marrëdhënie të mirë me mbrojtësit. Komunikimi në lojë më ndihmon shumë. Natyrisht, është e vështirë për ta zëvendësuar Buffonin, por ky mision më bëhet disi më i lehtë nga mbrojtja që kam përpara”.
Szczesny: Ja çfarë më tha në vesh Ronaldo, para penalltisë së Higuain
KLSH, 299 kallzime penale në 6 vite
Kryetari i KLSH-së zhvillon një vizitë zyrtare në Kroaci
Në datat 8-9 nëntor, Kryetari i KLSH-së, Z.Bujar Leskaj zhvilloi një vizitë zyrtare dy ditore në Kroaci me ftesë të Auditorit të Përgjithshëm të Zyrës Shtetërore të Auditimit të Kroacisë, z.Ivan Klesic, me rastin e përfundimit të mandatit 7 vjeçar të z.Leskaj në fund të këtij viti.
Takimi i mirëseardhjes u zhvillua në zyrat qendrore të SAI-t Kroat dhe më pas u zhvillua një takim i zgjeruar me drejtues dhe auditues të SAI-t të Kroacisë.
Auditori i Përgjithshëm i Zyrës Shtetërore të Auditimit të Kroacisë, z.Ivan Klesic bëri një prezantim lidhur me mënyrën e organizimit dhe të funksionit të SAI-t kroat. Kjo zyrë ka qendrën në Zagreb dhe ka 20 degë të shpërndara në rajonet kryesore të vendit. Departamentet e auditimit janë organizuar në funksion të subjekteve të audituara dhe llojeve të auditimit. Zyra drejtohet nga Auditori i Përgjithshëm, i cili zgjidhet nga Parlamenti i Kroacisë dhe propozohet nga komisioni për çështjet administrative, të zgjedhjeve dhe emërimeve.
Zyra Shtetërore e Auditimit të Kroacisë e zhvillon veprimtarinë e saj bazuar në ligjin për funksionimin e kësaj zyre dhe ka mandat për të audituar, të ardhurat dhe shpenzimet; pasqyrat financiare dhe transaksionet financiare; entitetet publike, kompanitë dhe personat legalë, në të cilët shteti ka shumicën e aksioneve; përdorimin e fondeve të BE-së dhe të organizatave të tjera ndërkombëtare lidhur me përdorimin e këtyre fondeve për nevoja publike. Zoti Klesic vijoi prezantimin e tij me mënyrën e raportimit të SAI-t në parlament, politikat e burimeve njerëzore, të komunikimit dhe transparencës, etj.
Më pas Kryetari i KLSH-së zhvilloi një leksion me drejtues dhe auditues të Zyrës Shtetërore të Auditimit të Kroacisë. Zoti Leskaj pasi bëri një prezantim të shkurtër të KLSH-së dhe më pas mbështetur dhe në moton e Kongresit të IX-të të EUROSAI-t, të zhvilluar në Holandë : “Kur është hera e fundit që keni bërë diçka për herë të parë ? ”, përcolli përpara audituesve kroatë 10 risitë që janë implementuar për herë të parë në KLSH këto shtatë vitet e fundit :
Miratimi i Ligjit të Ri të KLSH-së në nëntor të vitit 2014, i cili e solli veprimtarinë e KLSH-së në përputhje me standartet e I NTOSAI-t;
Zhvillimin e auditimeve të Performancës, duke filluar nga viti 2012 (deri tani janë realizuar 80 auditime performance);
Zhvillimin e auditimeve të IT, duke filluar nga viti 2015 (deri tani janë realizuar 15 auditime IT);
Kallëzimet penale, të cilat nuk kanë qenë qëllim në vetvete për KLSH-në por i kanë shërbyer luftës kundër korrupsionit. Që nga viti 2012 deri tani, KLSH ka bërë 299 kallëzime penale, që do të thotë një kallëzim penal në javë;
Botimet e KLSH-së, të cilat deri në fund të vitit 2018 do të jenë 101(në shtatë vjet), ndërkohë që në 20 vjet KLSH ka pasur vetëm 12 publikime (1991-2011);
KLSH ka botuar një revistë kërkimore shkencore, në gjuhën shqipe dhe angleze, në shtatë vjet 20 numra të kësaj reviste;
Muaji i Hapur, i cili në kuadër të transparencës së aktivitetit të institucionit është zhvilluar për disa vite radhazi dhe ka pasur një impakt të gjerë në publik;
Gjashtë Konferencat shkencore të KLSH-së, e para është zhvilluar në vitin 2012 dhe e shtata do të zhvillohet në datat 12-13 dhjetor 2018;
Marrëveshjet e bashkëpunimit me institucionet homologe, Universitetet dhe veçanërisht me OJF-të (në total 57 marrëveshje, 30 nga të cilat me OJF-të);
Vendosja e stafit të KLSH-së në godinën e re dhe zhvillimi i aktivitetit auditues në kushte komode.
Gjithashtu Kryetari i KLSH-së vlerësoi implementimin e projektit të binjakëzimit nga pala kroate dhe polake dhe u fokusua në komponentët dhe misionet e zhvilluara nga ekspertët kroatë, auditimet e performancës dhe kontrolli i cilësisë. Gjatë implementimit të projektit u realizuan 107 misione, 10 takime pune , mbi 100 drejtues dhe auditues morën pjesë në takime pune dhe në trajnime me ekspertët polakë dhe kroatë, etj.
Delegacioni zhvilloi edhe një vizitë në Bashkinë e qytetit të Vinodolit, në bibliotekën dhe në vendin e lindjes të piktorit Juraj Julije Kloviç (1498 – 5 janar 1578), i cili ishte një illuminator, miniaturist dhe piktor i lindur në Mbretërinë e Kroacisë, i cili ishte kryesisht aktiv në Italinë e Rilindjes. Ai konsiderohet si iluminatori më i madh i Rilindjes së Lartë Italiane, dhe me sa duket artisti i fundit shumë i njohur në traditën e gjatë të dorëshkrimit të ndriçuar, para disa risive moderne.
Kryetari i Bashkisë së Vinodolit, z. Marinko Karliç i rezervoi delegacionit të KLSH-së një pritje shumë të përzemërt dhe e nderoi Kryetarin e KLSH-së me titullin “Qytetar nderi” i Vinodolit, përmes një ceremonie të mirë-organizuar, me shumë të ftuar, duke përcjellë shumë emocione pozitive. Në ceremoni ishin ftuar edhe instrumentistë dhe grupe folklorike të zonës.
Biblioteka e vjetër në qendër të ishullit të Krk ishte shumë interesante dhe me libra që i kanë rezistuar kohës edhe gjatë luftërave (veçanërisht gjatë luftës së dytë botërore), falë përkushtimit të banorëve të qytezës. Biblioteka kishte në fondin e saj 10 000 libra të zhanreve të ndryshme që nga viti 1898.
Kryetari i KLSH-së shoqërohej në këtë vizitë nga z.Rinald Muça, Drejtor i Departamentit të Auditimit të Performancës, zj.Irena Islami, Drejtore e Drejtorisë së Komunikimit, Botimit dhe Marrëdhënieve me Jashtë dhe zj.Amantja Patozi, specialiste pranë kësaj Drejtorie.
Vizita e arriti qëllimin e saj dhe kaloi në një atmosferë shumë miqësore.
3 km 40 milionë euro! Tre kompanitë fantazmë e nën sekuestro pas projektit mafioz tek Unaze e re
Partia Demokratike ka publikuar emrat e firmave që përfitojnë milionat e eurove nga shkatërrimi i shtëpive në Unazën e Re.
Zëdhënesja Ina Zhupa deklaroi se, Edi Rama dhe Erion Veliaj heshtin për protestën e mbi 2 mijë banorëve, sepse ata kanë vënë në jetë një skemë korruptive me vlerë 40 milionë Euro për më pak se 3 kilometra tek Unaza e Re.
Zhupa tha se, “Skema korruptive është e qartë. Fituesit janë të 3 të paracaktuar. Nga dy pjesëmarrës në të 3 tenderat, kompania e dytë nuk ka bërë ofertë, duke legjitimuar tenderat. • Dokumentet provojnë se përfitues të 18 milionë euro janë një kompani fantazëm, DH Albania dhe Biba X, e cila kur ka hyrë në tender dhe deri kur është shpallur fituesi ka qenë nën sekestro”.
Deklarata e Zëdhënëses së Partisë Demokratike, Ina K. Zhupa
Prej 10 ditësh mbi 2 mijë banorë tek Unaza janë në protestë për të kërkuar të drejtën e dëmshpërblimit për shtëpitë që do të prishen nga projekti i Unazës së Re.
Prej 10 ditësh qeveria dhe bashkia heshtin, injorojnë mbi 300 familje, të cilëve u morën lekët për legalizimin e banesave dhe bashkë me lekët, edhe votat me premtimin për legalizim falas.
Edi Rama dhe Erion Veliaj po heshtin, sepse ata kanë vënë në jetë një skemë korruptive me vlerë 40 milionë Euro për më pak se 3 kilometra, duke ndërhyrë në rrugë nga Pallati me Shigjeta tëk sheshi “Shqiponja”, të cilit tani i ka mbetur që Edi Rama t’i heqë edhe emrin.
Skema korruptive është e qartë.
Fituesit janë të 3 të paracaktuar, sepse në tre tendera të ndryshëm ka qenë vetëm 1 ofertues i vlefshëm, ndërsa pjesëmarrësi i dytë, është futur për të legjitimuar tenderin dhe nuk ka bërë asnjë ofertë.
5 ditë më parë, Partia Demokratike renditi disa të dhëna që thellojnë sferën korruptive tek Unaza e re. Përfituesit kryesore nga projekti, bashkimi i kompanive DH Albania dhe Biba X janë të dyja me probleme.
1. Kompania DH Albania është krijuar në korrik të këtij viti, një muaj e gjysëm para hapjes së tenderit, nën emrin e kompanisë mëmë Dunëell Haberman ltd.
2. Kompania mëmë e saj është kompani offshore, me pronarë të panjohur, e rregjistruar në Delaëare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i cili njihet si parajsë fiskale. 3. Kompania tjetër, Biba X, ka nuk ka përvojë në ndërtim rrugësh, aktivitet të cilin e ka shtuar pak para se të shpallej fitues i tenderit prej 18 milionë euro.
3. Kompania Biba X, ka qenë nën sekuetsro edhe gjatë periudhës kur ka marrë pjesë në tenderin e Unazës së Re, në shkelje flagrante të ligjit të Prokurimeve Publike.
Partia Demokratike ju vë në dispozicion dokumentat që tregojnë se kompania Biba X ka qenë nën sekuestro në momentin e pjesëmarrjes në tender dhe në momentin e shpalljes fitues.
Gjithçka ka ndodhur në shkelje të ligjit të prokurimeve publike që, për të rritur sigurinë e realizimit në kohë të veprës, kërkon që kompanitë të kenë siguri financiare, të mos jenë në process falimentimi apo nën sekuestro.
Biba X ka urdhër sekuestro nga përmbaruesi më datë 3 Korrik. Tenderi është hapur në 10 shtator dhe fituesi është shpallur 5 javë më vonë. Gjatë kësaj kohe, përfituesi I 18 milionë eurove, bashkë me një kompani fantazëm, ka qenë nën sekestro, e cila i është hequr pas shpalljes fitues të tenderit, më 24 tetor.
Edi Rama dhe Erion Veliaj duhet t’u thonë sot shqiptarëve kush është pronari i vërtetë që fshihet pas kompanisë guaskës, dhe sa është përfitimi për të gjithë skemën korruptive me fitues të paracaktuar në tenderin fitktiv prej 40 milionë eurosh.
Edi Rama dhe Erion Veliaj duhet të dëmshpërblejnë pa vonesë të gjithë banorët, të cilëve u kanë marrë paratë dhe votat për të legalizuar shtëpitë, ndërsa tani i trajtojnë si qytetarë të paligjshëm.
Partia Demokratike gjen rastin të sigurojë shqiptarët se me “Ligjin Antimafia” askush nuk do të gëzojë pasurinë e grabitur, duke u fshehur në guaskën e parajsave fiskale.
“Dosja 339”, si stafi i Ramës komunikonte me bandën e Avdylajve për votat dhe tenderat
Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti Ilir Meta janë përfshirë në një debat, të cilin e konsiderojnë si një lojë shahu politik, lidhur me emrin e kandidatit për Ministër të Brendshëm, Sandër Lleshaj. Por, në të vërtetë shahu mat i vërtetë për Edi Ramën po i vjen nga njeriu që vendosi të “dorëhiqet” nga drejtimi i dikasterit të Rendit, Fatmir Xhafaj.
“Dosja 339” e Prokurorisë për Krime të Rënda ka në brendësi të saj fakte të shumta dhe tronditëse për lidhjet e ngushta të bashkëpunëtorëve të Edi Ramës me persona të krimit të organizuar.
Të dhënat janë në dispozicion të Fatmir Xhafaj, i cili i ka ndjekur dhe administruar të rezultatet hetimore në kohë reale, nëpërmjet informacioneve që i përcilleshin nga policët që po ndiqnin këtë hetim, si edhe nga njerëz të afërt me Kryeprokuroren e Përkohshme, Arta Marku.
Këto të dhëna pritet t’i shkaktojnë kokëçarje të mëdha shefit të tij formalisht, Edi Ramës. Burime për “Boldneës.al” shprehen në konfidencë se Vangjush Dako është vetëm një prej shumë politikanëve që janë “kapur” me audio në dosjen “339”. Madje, edhe ato përgjime që kanë dalë deri më tani, janë vetëm maja e ajsbergut për bashkëpunimin e kryebashkiakut të Durrësit me bandën kriminale të Avdulajve.
Dosja “339” pritet të zbulohet pjesë-pjesë, gjithnjë në varësi të humorit të Fatmir Xhafajt. Ndaj, Edi Rama, sot më shumë se sa të zbusë raportet me Ilir Metën për emrin e Sandër Lleshaj, po përpiqet të mbajë nën kontroll inatin e Xhafajt. Ky i fundit, sipas njerëzve të tij të afërt, pasi dorëzoi të vëllain në Itali, për të vuajtur dënimin për trafik narkotikësh, është betuar se “kur dorëzoi të vëllain, nuk do ia dijë për askënd tjetër”.
Ky mesazh, natyrisht që më së pari shkoi për Edi Ramën, vëllai i të cilit, Ols Rama dyshohet se ka bashkëpunuar me grupin e narko-trafikantëve të Xibrakës. Por lista që kanë marrë ose pritet të marrin mesazhin e Xhafajt, është shumë e gjatë. Fashikujt voluminozë të “dosjes 339” kanë në brendësi të tyre komunikimet që anëtarë të stafit të ngushtë të Edi Ramës kërkonin ndihmesën e Avdulajve dhe të tjerë bashkëpunëtorë të tyre në aktivitetin kriminal, për të zgjidhur çështje të ndryshe. Dhe, në të kundërt, u siguronin garanci politike se do të ishin të paprekshëm nga hetimet penale.
Dosja ka gjithashtu komunikime të shpeshta ndërmjet deputetëve të rëndësishëm socialistë të Komisionit të Ligjeve e Komisionit të Sigurisë Kombëtare që diskutojnë për përfitime tenderash me biznesmenë që kanë shërbyer si “kopertura” të Avdulajve. Bëhet fjalë për deputetë me peshë të rëndë, por edhe nga ata që zëri ka nisur t’u forcohet, sidomos gjatë mandatit të dytë qeverisës së Edi Ramës.
Bisedat e përgjuara përfshijnë tendera multimilionësh, por edhe procedura prokurorimi me vlera “absurde” për këtë rrjet të fuqishëm, si tendera ndriçimi rrugësh, hapje dhe rehabilimit kanalesh, leje për parkingje, etj.
Dhe, natyrisht, nuk mungojnë bisedat “e lirshme” ndërmjet politikanëve të rëndësishëm, qëndrorë e lokalë dhe anëtarëve të disa grupeve kriminale për sigurimin e votave për Partinë Socialiste.
Dosja “339” përfaqëson rastet më tipike të lidhjeve të qeverisjes së Edi Ramës me botën e krimit të organizuar. Këto të dhëna, me shumë mundësi, janë të gjitha në dispozicion të Fatmir Xhafajt dhe, mesa duket jo vetëm tek ai. Fatmir Xhafaj erdhi në krye të ministrisë së Brendshme, i etiketuar si “njeriu i ndërkombëtarëve”. Edhe pas largimit të tij, faktorët më të rëndësishëm ndërkombëtarë në Tiranë, megjithëse me gjuhë diplomatike, shprehën dyshimin dhe mos-dakordësinë për largimin e tij.
Kjo “aureolë” që qëndron mbi kokën e Fatmir Xhafajt, mund të nxisë këtë të fundit dhe bashkëpunëtorët e tij që të nxjerrin në publik disa prej të vërtetave të forta që gjenden në dosjen “339”. Ky do të jetë “shahu mat” për Edi Ramën dhe mesazhin e fortë politik pritet ta marrë së shpejti në rrugë diplomatike.
“Boldnews.al”
Revolta e banorit në protestë: Më kanë marrë nusen e djalit që të lindë në burg, ka burra ajo shtëpi…
Qindra banorë të ‘Astirit’ pas më shumë se dy orës proteste përpara Bashkisë së Tiranës, janë larguar pa mundur as që të takojnë Erion Veliajn apo një përfaqësues të pushtetit lokal dhe atij qendror. Por ata kanë dhënë ultimatum për një zgjidhje të përbashkët, deri nesër në orën 10.00 duke premtuar se edhe më të shumtë në numër do të bllokojnë sërish qendrën e Tiranës.
Sipas deklarimeve të tyre përpara kamerave, nëse takimi që kërkojnë nuk do të zhvillohet ata do të bllokojnë sërish rrugën dhe nuk do ta lirojnë më atë për një afat të pacaktuar.
Një prej banorëve i cili ka pranuar që të flasë për mediat shumë i revoltuar. Tregoi edhe historinë e tij personale gjatë këtyre ditëve protestë.
‘Më kanë marrë nusen e djalit që të lind në burg, ka burra ajo shtëpi nuk ka vetëm gra. Të gjithë këta njerëz nuk i shkelin dot. Turp, turp, turp, por pa marrë jetën e njerëzve nuk prishen ato shtëpi’, tha ai i vendosur.
Pas këtyre fjalëve qindra njerëz pas tij lëshonte thirrje kundër qeverisë dhe politikanëve: Pa marrë jetën e njerëzve nuk ke për t’i prishur ato shtëpi, shtëpitë tona janë me gjak!
Protesta e banorëve të Unazë së Re, ‘Astir’ ka disa ditë që po zhvillohet bllokuar rrugën kryesore, për tu zhvendosur që sot në qendër të Tiranës, përpara bashkisë. Banorët janë dakord me zhvillimin urban të zonës por kërkojnë transparencë, standard të njëjtë për prishjet dhe mbi të gjitha një zgjidhje logjike për kompensimin e shtëpive dhe bizneseve që priten të prishen duke hedhur në rrugë të madhe mijëra familjarë dhe të punësuar.
Krahu i djathtë i Veliajt vë në lojë Ramën: Ja si do të duket flamuri i ri pasi hoqëm vulgarin (Foto)
Ish-kryebashkiaku i natës në Tiranë, Briken Fejzullai dhe një nga miqtë e Erion Veliajt, ka vënë në lojë kryeministrin Edi Rama lidhur me heqjen e simbolit të Shqiponjës.
Fejzullai duke përdorur mirëmëngjesin e famshëm të Ramës, ironizon me kryeministrin duke e shndërruar simbolin e shqiponjës me simbolin e një gjethe kanabisi, duke qenë se kjo e fundit jo pak herë është parë si simbol i qeverisjes Rama, duke kujtuar këtu kanabizimin e vendit.
“Mirëmëngjes të dashur miq! Dhe me këtë imazh të ri të flamurit tonë kombëtar, i cili zëvendëson atë vulgarin që kishim, ju uroj një ditë të mbarë! ~ SKËNDERBEU II @edirama.al”, shkruan Fejzullai në reagimin e tij.
Rama është përballur më një sërë reagimesh të forta në rrjetet sociale gjatë ditëve të fundit, për shkak të thënies së tij se Shqiponja në hyrje të kryeqytetit ishte një simbol vulgar që duhej hequr njëherë e mirë.
Shqiptarët me të ardhurat më të ulta, paguajnë taksat më të larta në rajon! Rroftë Psikopati!
Vendet e rajonit po e orientojnë buxhetin bazuar në prioritetet strategjike të zhvillimit të qëndrueshëm, Shqipëria e ka mendjen tek koncesionet…
Shqipëria mbetet vendi me barrën më të lartë të taksave në rajon së bashku me Serbinë, por që nuk arrin ta justifikojë atë me të ardhura.
Vendi nuk ka arritur asnjëherë të ketë të ardhura më të larta se 28% të PBB-së, duke u renditur i fundit në rajon dhe ndër nivelet më të ulëta të Europës.
Ndërsa Serbia, me barrë të taksave të ngjashme me ne, është shteti që arrin të mbledhë të ardhura rekord në rajon, në nivelin e 41.8% të PBB-së të pritshme për 2019-n, sipas raportimeve zyrtare të Ministrisë së Financave Serbe në programin ekonomik të reformave 2018-2020. Mali i Zi pritet të mbledhë 40.1% të PBB-së në projektbuxhetin e vitit 2019. Maqedonia ka një rendiment fiskal prej 29% të PBB-së, që ka ardhur në rënie vitet e fundit, si rrjedhojë e taksës së sheshtë.
Taksa ku Shqipëria çalon dukshëm është ajo e kontributeve të sigurimeve shoqërore, që sjell vetëm 5.6% të PBB-së, ndërsa mesatarja e rajonit është midis 8-10% dhe arrin rekord në Serbi me 14.6%. Evazioni nga pagat konsiderohet i lartë në vendin tonë, me pjesën më të madhe të bizneseve që raportojnë paga më të ulëta sesa realja. Niveli i lartë i tatimit mbi të ardhurat, me 23% për pagat mbi 130 mijë lekë e nxiti dhe më tepër evazionin për pagat e larta, duke bërë që shumë individë të regjistroheshin si subjekte të vogla dhe të lëshonin fatura përkundrejt shërbimeve (qeveria po merr masa në Paketën Fiskale 2019 për të luftuar këtë fenomen).
Për TVSH-në, Shqipëria, në nivelin 8.8% të PBB-së është më mirë se Maqedonia, por më poshtë se Serbia dhe Mali i Zi. Ky i fundit, që mbështetet në industrinë e shërbimeve (turizmin) arrin të mbledhë një rekord prej 14.6% të PBB-së. Një tjetër taksë e nënmbledhur është akciza, me vetëm 2.8% të PBB-së në Shqipëri, sa gjysma e Serbisë, që ka dhe rendimentin më të mirë.
Tatimfitimi ka një rendiment të mirë fiskal në Shqipëri, me gati 2% të PBB-së, në nivele të ngjashme me vende të tjera të rajonit.
Shqipëria dhe Maqedonia kanë nivelin më të ulët të tatimit që mbledhin nga të ardhurat, me rreth 2.4% të PBB-së, nga 3.6% që është ky tregues për Serbinë. Ndryshe nga fqinjët, Shqipëria ka një nivel të lartë të taksave të tjera, që vijnë kryesisht nga renta minerale, teksa vendi ka dhënë një pjesë të konsiderueshme të pasurive të tij me koncesion.
SHQIPËRIA ME SHPENZIMET MË TË LARTA KAPITALE, PAGAT MË TË ULËTA
Niveli i ulët i të ardhurave nuk u lë shumë hapësira financave për të shpenzuar, teksa maksimumi i deficitit buxhetor që ata mund t’i lejojnë vetes është rreth 3% e PBB-së. Por, Shqipëria arrin të veçohet për nivelin e lartë të shpenzimeve kapitale, që për 2019-n parashikohet në 4.9% të PBB-së, duke ia kaluar vetëm Mali i Zi, me 6.3% të PBB-së. Shpenzimet e personelit në Shqipëri dhe Maqedoni janë më të ulëta në rajon, me 4.2 dhe 4.4% të PBB-së, ndërsa në Serbi e Mal të Zi, ato arrijnë në gati 10% të PBB-së.
Në Serbi, sipas të dhënave zyrtare të Institutit të Statistikave në gusht, paga mesatare në sektorin shtetëror në të gjitha nivelet ishte rreth 85 mijë dinarë, ose rreth 717 euro, nga rreth 420 euro në sektorin publik shqiptar.
I gjithë rajoni vuan nga zhbalancimi i skemës së pensioneve, që konsumon mesatarisht 10-15% të PBB-së si shpenzime për transferta sociale. Maqedonia, me borxh më të ulët, shpenzon 1.35% të PBB-së për pagimin e interesave, ndërsa në vendet e tjera,ky tregues luhatet mes 2.1-2.7%.
KRAHASIMI I TAKSAVE
Përpara vitit 2008, i gjithë rajoni u fut në një garë të ethshme se cili i ulte sa më shumë taksat dhe zbatonte një nivel të sheshtë afër 10% për tatimfitimin e dividendin. Pas krizës globale, që ngadalësoi gjithë rajonin, Shqipëria dhe Serbia kaluan drejt shtrëngimit fiskal, duke e rritur sërish tatimfitimin në 15%, duke pasur taksat më të larta në rajon, ndërsa Maqedonia e Mali i Zi nuk e ndoqën këtë praktikë.
Sot, sipërmarrjet shqiptare paguajnë në total taksa dhe kontribute që janë sa 37.3% e fitimeve të tyre, sipas raportit të fundit të Bankës Botërore “Të bësh biznes 2019”.
Ky nivel është më i larti në rajon, edhe në krahasim me Serbinë, që ka nivele taksash të ngjashme me ne. Bizneset serbe paguajnë taksa e kontribute sa 36.6% të fitimeve. Maqedonia është shteti me barrën më të ulët të taksave për bizneset, me vetëm 13.3% të fitimeve (bizneset në Maqedoni paguajnë vetëm tatimfitimin dhe taksat bashkiake). Më pas renditet Kosova, që e ka këtë tregues 15.2%, Mali i Zi 22% dhe Bosnja me 23.7%.
Bizneset shqiptare paguajnë më shumë taksa e kontribute në raport me fitimet, sesa mesatarja e Azisë dhe Europës Qendrore (32.3%) dhe në nivele të krahasueshme me vendet me të ardhura të larta të OECD (39.8%).
Shqipëria dhe Serbia kanë normën më të lartë të tatimfitimit në rajon me 15%. Maqedonia, Kosova dhe Bosnja e kanë tatimfitimin 10% dhe Mali i Zi, 9%. Shqipëria dhe Serbia kanë gjithashtu kontributet më të larta të sigurimeve shoqërore të paguara nga punëmarrësi, me përkatësisht 15 dhe 17.9%. Maqedonia dhe Mali i Zi nuk e rëndojnë punëmarrësin me kontribute, por ato paguhen tërësisht nga punëmarrësi dhe kjo është një nga arsyet pse bizneset e tyre rezultojnë që paguajnë pak taksa e kontribute në raport me fitimet. Ndërsa Kosova e ka të ndarë, por në nivele shumë të ulëta, 5% i paguan punëmarrësi dhe 5% punëdhënësi. TVSH, që është në fakt një taksë që nuk paguhet nga bizneset, por mblidhet përmes tyre nga konsumatorët, është sërish më e lartë në Shqipëri dhe Kosovë, me 20%.
RAJONI E ORIENTON BUXHETIN BAZUAR NË STRATEGJINË E ZHVILLIMIT EKONOMIK
Serbia, Maqedonia e Mali i Zi kanë një vizion të qartë se ku duan të shkojnë, teksa kanë hartuar strategji zhvillimi të bazuara mbi udhëzimet e Programit të Reformave Ekonomike, të publikuara nga Komisioni Europian në prill të vitit 2017. Në bazë të strategjive dhe objektivave që duan të arrijnë, ata po orientojnë dhe planet e investimeve publike dhe mbështetjeve buxhetore.
P.sh., Maqedonia ka si prioritet nxitjen e eksporteve; Mali i Zi, turizmin dhe teknologjinë e informacionit; Serbia ka nxitjen e teknologjisë dhe inovacionit, të kombinuar me edukimin, por nuk mbetet pas as bujqësia. Planet e tyre të infrastrukturës janë të përqendruara kryesisht në rrjetet e ndërlidhjes europiane të rrugëve, në funksion të projekteve për lehtësimin e eksporteve. Edukimi dhe orientimi drejt teknologjisë së informacionit janë prioritete të tjera të vendeve të rajonit.
Maqedonia
Maqedonia ka parë një ulje të ndjeshme të të ardhurave buxhetore, që në 2017-n arritën në 29% të PBB-së, nga 34-35% që ishin mesatarisht deri në 2010-n. Ekspertë të financave të Maqedonisë shpjeguan për “Monitor” se rënia e të ardhurave ka ardhur si rrjedhojë e zbatimit të taksës së sheshtë në 10%, duke ndikuar performancën buxhetore.
Në draftin e “Reformave strukturore 2018-2020”, të publikuar nga Ministria e Financave e Maqedonisë, parashikohet që vendi, teksa është i vogël dhe nuk mund të mbështetet vetëm nga tregu i brendshëm, të bazohet tek eksportet dhe të rrisë konkurrueshmërinë, në mënyrë që të përballet me sfidat afatgjata të rritjes. Raporti vlerëson që politikat kanë pasur njëfarë suksesi në tërheqjen e investimeve të huaja dhe sofistikimit të eksporteve, por sërish ka nevojë për përmirësime, pasi aftësia e SME-ve vendase për t’u integruar më tej në tregjet ndërkombëtare është e kufizuar, për shkak të nivelit të ulët të menaxhimit dhe kapaciteteve financiare dhe teknike.
“Megjithëse Maqedonia është një lider rajonal në politikën e tregtisë, ka vend për përmirësime në transport dhe logjistikë që mund të nxisë performancën e tregtisë, duke lehtësuar dorëzimin e produkteve. Duhet të zgjidhen pengesat e kalimit të kufirit, në mënyrë që të reduktohen kostot dhe koha e transportit, çka do të kontribuojë drejtpërdrejt në konkurrueshmërinë e kompanive. Maqedonia është një shtet i kufizuar me tokë dhe është kryesisht i varur në një rrjet transporti i zhvilluar mirë. Një nga sfidat kryesore të shtetit është të reduktojë distancën me tregjet e eksportit dhe kostot e transportit që vijnë nga kushtet e dobëta të korridoreve të transportit dhe vonesat e mëdha në kalimin e kufijve”, thuhet në raport.
Serbia
Pas një rënieje në periudhën 2008-2013, kur të ardhurat në raport me PBB-në zbritën në 40% të PBB-së, Serbia ka rikuperuar sërish vitet e fundit, në 44% të PBB-së. Në programin ekonomik të reformave 2018-2020, qeveria e Serbisë planifikon lehtësim fiskal, përmes uljes së taksës së pagave, teksa do të nxisë shpirtin e sipërmarrjes dhe novacionin, si dhe do të promovojë programin e bazuar te njohuritë dhe teknologjinë, që do të kontribuojë në krijimin e vendeve të punës dhe reduktimin e papunësisë. Një sfidë kyçe është ndalimi i emigrimit të trurit dhe kthimi i tij, si dhe tërheqja e talenteve vendas dhe ndërkombëtarë.
“Në mënyrë që Serbia të integrohet tërësisht në sistemin ekonomik ndërkombëtar, është e nevojshme, mes të tjerash, që të përcaktohen masat që synojnë nxitjen e proceseve teknologjike dhe të zbatohen rregullore teknike dhe standard, që do të lehtësojnë kalimin drejt rritjes së peshës së eksporteve të teknologjisë së lartë ndaj totalit të eksporteve”, thuhet në raport.
Krahas zhvillimit të teknologjisë, bujqësia mbetet një sektor prioritar i Serbisë.
Mali i Zi
Strategjia fiskale 2017-2020 e Malit të Zi parashikon që të ardhurat në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto të arrijnë në 40.1% të PBB-së në 2019-n. Sipas dokumentit publik të Ministrisë së Financave të Malit të Zi, “Drejtimet e Zhvillimit të Malit të Zi 2018-2021”, qeveria ka vendosur katër prioritete për arritjen e objektivave strategjikë, të cilët janë turizmi, energjia, bujqësia dhe zhvillimi rural dhe industria përpunuese.
Këto drejtime zhvillimi me projekte specifike dhe strukturë financiare janë baza për programimin e investimeve në nivel shtetëror, të cilat bëhen duke pasur parasysh prioritetet e zhvillimit të Bashkimit Europian, përmes rritjes së zgjuar (mjedisi i biznesit, SME-të, prodhimi, konkurrueshmëria, shkenca, edukimi i lartë, teknologjia e informacionit, turizmi), të qëndrueshme (bujqësia dhe zhvillimi rural, pylltaria, energjia, mjedisi, transporti, ndërtimi e strehimi) dhe rritja gjithëpërfshirëse. (tregu i punës, edukimi, sporti, mirëqenia sociale, kujdesi shëndetësor).
Në të njëjtën kohë, masat e identifikuara dhe angazhimi i burimeve reflektojnë politikën e qeverisë së Malit të Zi për të krijuar një mjedis të realizimit të projekteve, veçanërisht në fushën e turizmit dhe energjisë, sipas një modeli që nuk implikon pjesëmarrjen e shtetit në dhënien e fondeve, thuhet në dokument.
Për të arritur konsolidimin fiskal, qeveria e Malit të Zi ka rritur akcizat, në linjë me vendet e BE-së, TVSH-në me dy pikë përqindje, ka ulur pagat në sektorin publik, ndërsa nuk ka prekur taksat e tjera, në mënyrë që Mali i Zi të vijojë të mbetet një vend tërheqës për investime. Fokus të veçantë kanë arsimi dhe teknologjia e informacionit.
“Monitor”
Fort i çnderumi, zoti kryeministër, historia turpnohet me ty!
Nga Edona STAKA
A din si asht puna,mor mik?
Nuk asht me të ba përshtypje rrëzimi i simbolit kombëtar.Ky fosil komunist,ky kërmë që kena për kryeministër,ka rrëzu çdo kolonë të shtetit shqiptar,ka kput çdo fije të moralit publik,ka shkërmoq çdo centimetër të dinjitetit njerzor.Simboli asht vrima e fundit e kavallit,asht si pasthirrmë e zenitit të marrëzisë dhe ligësisë së tij.
Çka duhet me të ba përshtypje,që mu don me m’çmend,që me tmerron deri n’palcë,asht që ktu çdo gja varet prej shijeve personale të kryevulgarit.
Ne nuk kena ekspertë të fushës,ne nuk kena specialistë të mirëfilltë,të pavarun jo e jo,nuk kena kritikë e kuratorë.Kena vetëm nji kriminel,që ka hyp në majë të dengut të viktimave të tij,si shef i ekzekutivit,legjislativit dhe gjyqësorit,e gjykon në varësi të humorit të tij.Çka nuk i pëlqen synit të banditit,duhen rrafshu me topa e gjyle.
Nuk ka mbet shumë me shkatrru,jam e vetëdijshme,por kam frikë që nji ditë ka me u çu prej gjumit,me i vu flakën vendit,me marr nji stol,nji kanavacë e nji penel e me u ul me zhgarravit;Shqipnia ndër flakë,bash në vitin e Skenderbeut!Se kshtu i pëlqen..!Zotit mbi zota,Edi Ramës!
Ndoshta nji ditë,ka me m’pa në rrugë,e nuk kam me ju duk simpatike.Ka me pyt për mu,kanë me i than që “asht Edona Staka,të shan,të kritikon e të mallkon me tan të drejtën e ligjeve moderne,kanunore e shpirtnore…” e ka me m’marr në shënjestër…
Fort i çnderumi,zoti kryeministër,historia turpnohet me ty! Jo se rrëzove simbolin-statujë,por se ke rrëzu tana simbolet e nji shteti demokratik.
Postimi që Rama e fshiu nga faqja e tij, pasi iu përgjigj Presidentit për 14 pyetjet ndaj Lleshit
Pasi presidenti Ilir Meta bëri publike listën me 14 pyetje që i ka drejtuar Ministrisë së Mbrojtjes për çështjen që lidhet me dekretimin e Sandër Lleshajt në postin e ministrit të Brendshëm, vjen një reagim nga kryeministri Edi Rama.
Ky i fundit përmes një postimi në ‘Tëitter’ ka reaguar, duke publikuar një shkresë ku përgjigjet vet lidhur me pyetjet e Metës. Por vetëm pas disa sekondash Rama e fshihu postimin në fjalë. Shkresa në fjalë e Ramës mban datën e sotme.
Shkresa e Ramës për Metën mban datën e sotme, 12 nëntor 2018, ndërsa pyetjet e Metës i ishin dërguar Ministrisë së Mbrojtjes, kryeministrit dhe kryetarit të Kuvendit në datën 9 nëntor.
“Ekspertët tanë mbrojnë gjithashtu bindjen se edhe nëse ky do të ishte rasti, pra edhe nëse gjeneral Sandër Lleshaj do të ishte ushtarak në detyrë, çdekretimi i tij si i tillë nga Presidenti i Republikës, do të duhej bërë pas miratimit nga Kuvendi të dekretit tuaj për të si ministër.
Por, siç na mëson eksperienca jonë, e juaja dhe imja e kam fjalën, që fatmirësisht nuk jemi juristë, kurdoherë e kudo që ka një rast të tillë, ka gjithnjë juristë me opinione të ndryshme.
Kështu që, është e tëra e juaja zgjedhja e opinionit tonë të shprehur në përgjigjen e ministër apo e një opinioni të ndryshëm nga i yni dhe, në rast se ky i fundit do të jetë rasti, ju mund ta ç’dekretoni Sandër Lleshajn si gjeneral aktiv (bazuar në kërkesën e tij drejtuar jush) e pastaj ta dekretoni atë ministër të Brendshëm”, thuhet mes të tjerave në shkresën e Ramës drejtuar presidentit të vendit.
Reagimi i Ramës, që më pas e fshiu
Duke qenë se Presidenti ka publikuar shkresën me pyetjen e tij të ndarë në plot 14 pyetje, ja edhe shkresa ime lidhur me pyetjen e Tij. Kjo ka bashkëlidhur një kërkesë të gjeneral Sandër Lleshit për Presidentin, e cila e shterron fare këtë vorbull të panevojshme. Lexim të mbarë.
5 koncesionet 1.2 miliardë euro të Ramës që po fundosin shqiptarët me taksa
Kontratat koncesionare për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve do t’i kushtojnë buxhetit të shtetit 153.8 miliardë lekë ose mbi 1.2 miliardë euro duke përfshirë Tatimin mbi Vlerën e Shtuar.
Qeveria ka zbuluar për herë të parë faturën e 5 koncesioneve të mëdha që janë miratuar deri më tani në sektorin e infrastrukturës rrugore.
Paketa, e cila i është bashkangjitur listës së investimeve publike 2019-2021, përfshin ndërtimin e 4 rrugëve të reja dhe mirëmbajtjen e autostradës Durrës-Kukës.
Sipas dokumentit, për mirëmbajtjen e Rrugës së Kombit, buxheti i shtetit do të paguajë 9.4 miliardë lekë për të gjithë jetëgjatësinë e kontratës. Këto para’ përfshijnë subvencionin e parashikuar për trafikun minimal, pagesat për defektet e fshehura si dhe ato për supervizionin e kontratës.
Koncesioni i dytë është ai i rrugës Thumanë-Kashar. Ndërtimi i segmentit me gjatësi 20.8 kilometra do të kushtojë 54.4 miliardë lekë duke përfshirë Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, ndërsa nëse zhvishet nga kjo taksë, e cila i rikthehet sërish shtetit, fatura neto që do të paguajnë qytetarët është rreth 45.3 miliardë lekë.
Më pas, në listë vijnë me radhë Rruga e Arbrit me 40.3 miliardë lekë, Milot-Balldre me 36.5 miliardë lekë dhe Orikum-Dukat, që vlerësohet se do të ketë një kosto 11.8 miliardë lekë.
Për disa nga këto koncesione si Rruga e Arbrit apo Durrës-Kukës është nënshkruar sakaq kontrata dhe ka nisur puna, ndërsa të tjerat janë në fazë negocimi të kontratës. Por, burime nga qeveria thanë për Top Channel se shifrat e paraqitura në listën e investimeve publike janë ato të negociuara mes Ministrisë së Infrastrukturës dhe koncesionarëve privat.
Pra, në total 1.2 miliardë euro duke përfshirë TVSH-në ose mbi 1 miliard euro neto, të cilat do të paguhen për 13 vitet e ardhshme.