Kryetari i PD, Lulzim Basha ka reaguar pas njoftimit të policisë se janë proceduar penalisht 25 persona që morën pjesë në protestën studentore.
“Ky shtet po degradon përditë në një regjim hajdut dhe shtypës në duar të krimit, por që do të shembet përpara vullnetit të njerëzve”, thotë Basha.
Kreu i PD-së thotë se, edhe pse janë kapur duke vjedhur 30 milionë euro “as hajduti psiqik dhe asnjë nga vartësit e tij nuk është duke u hetuar penalisht”.
“Kapen duke vjedhur dhe pastruar 30 milionë euro, por as hajduti psiqik dhe asnjë nga vartësit e tij nuk është duke u hetuar penalisht. Ngritën zërin kundër qeverisë, të drejtë të cilën ja u ka dhënë Zoti dhe Kushtetuta dhe ka filluar procedimi penal për 25 qytetarë të lirë”, shkruan Basha në Twitter.
Procedimi i 25 studentëve, reagon Basha: Ky shtet po degradon përditë në një regjim hajdut dhe shtypës
Flet studentja që i hodhi salcën Nikollës: Qeveria është në krizë, po tentojnë të na përçajnë!
Studentja Mirela Ruko është një nga vajzat që është proceduar nga ana e policisë për shkak se ka protestuar përpara Ministrisë së Arsimit.
Ajo thotë se lajmin e ka mësuar nga mediat dhe nuk ka kryer asnjë veprim të paligjshëm. Ruko është vajza që pak muaj më parë i ka hedhur salëcë në kokë ministres Nikolla.
“Lajmin për procedimin e kam mësuar nga media, bëhet për të na frikësuar. Dje unë nuk kam qenë as te kryeministria dhe as te bllokimi i Zogut të Zi. Nuk e di se kush i ka dhënë arsyet, por di të them që unë nuk kam lëvizuar nga ana e Ministrisë së Arsimit.
Ne jemi këtu për kërkesa të përbashkëta dhe nuk ka përçarje. Ligji i Arsimit të Lartë është hartuar nga sipër dhe ne askush nuk na ka pyetur. Studentët janë të irrituar, qeveria është në krizë, nuk po e përballon dot lumin studentor.
Bojkotin e mësimit do ta vijojmë deri në realizimin e kërkesave tona. Ata që ishin dje me Ramën ishin të FRESSH, nuk jemi ne ata që do ti tregojmë qeverisë mënyrat sesi të plotësohen, ata për këtë paguhen nga taksat tona”, u shpreh Ruko.
Franca nuk i ndal protestat, premtimet e Macron-it nuk mjaftojnë
13 minuta e dëgjuan me vëmendje presidentin e tyre “jelekët e verdhë” dhe pastaj e kuptuan. Mesazhi i tyre në media direkt pas fjalimit të Macron: “Nuk mjafton”. Pas katër javësh protestash masive, shumë qytetarë të revoltuar panë që mund të arrijnë diçka me kërkesat e tyre dhe me sa duket u është hapur oreksi.
Presidenti vetë në fjalimin e tij bëri një përulje retorike para halleve dhe shqetësimeve të qytetarëve të vet. Ai tha se merrte përsipër “një pjesë të përgjegjësisë” dhe u kërkoi ndjesë francezëve për “fjalët lënduese”. Për të prezantuar më pas një listë me masa që kishin synim ta ulnin presionin e protestave, por që do t’i shkaktonin qeverisë vështirësi në nivel europian.
Parisi kishte lajmëruar që më parë në Bruksel për vitin 2019 një borxh të ri prej 2,8 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), por premtimet e bëra rishtazi ndaj protestuesve do ta ngarkojnë buxhetin e shtetit me nga dhjetë miliardë euro në vit. Deficiti kështu mund të rritet në 3,5 për qind, duke shkelur qartazi kriteret e Maastricht-it. Dhe pikërisht Macron, që e nisi detyrën me premtimin se më në fund do t’i respektonte rregullat e BE-së.
Dhurata të shtrenjta për qytetarët
Konkretisht, qeveria planifikon rritjen e pagës minimale me 100 Euro duke filluar që nga data 1 janar 2019. Me një pagë minimale neto prej 1185 euro në muaj shteti francez garanton që sot një nga pagat minimale më të larta në OECD. Shkencëtarët e kishin paralajmëruar më parë Macronin dhe kryeministrin e tij, Edouard Philippe, për pasojat negative që mund të kishte një rritje e mëtejshme e pagave. Presidenti tani premton se rritja e pagave për 1,6 milionë punëmarrës nuk do t’i rëndojë punëdhënësit dhe bën një llogari shumë të ndërlikuar.
Që para disa ditësh qeveria kishte premtuar një rritje të pagës minimale me 1,8 për qind, që do të thotë afro 20 euro. Nga ulja e tarifave të sigurimeve shoqërore dalin 20 euro të tjera. Një rritje e shtesave mbi pagën nga ana e shtetit që ishte planifikuar për t’u bërë në vitet e ardhshme me hapa graduale, tani do të vijë qysh në vitin 1.1.2019. Janë afro 60 euro për familjet me të ardhura të ulëta. Nuk dihet se a do të tregohen të kënaqur protestuesit me këtë rritje, sepse prej saj nuk do të përfitojnë të gjithë punëtorët me pagë minimale.
Mesazh për pensionistët
Shtresat e mesme do të përfitojnë nga një rregull i ri për orët e zgjatura. Në të ardhmen mbi to nuk do të ketë as kontribute për sigurimet shoqërore e as tatime. Këtë rregull e kishte vënë dikur edhe presidenti konservator Nicolas Sarkozy, por e kishte hequr pasardhësi i tij, François Hollande, në kabinetin e të cilit bënte pjesë edhe Macron.
Masa e tretë u drejtohet pensionistëve të indinjuar, të cilët prej muajsh ankohen për rritjen e tatimeve sociale (CSG). Kjo rritje do të hiqet sërish për pensionet që janë nën 2000 Euro (pensioni mesatar në Francë: afro 1400 Euro).
Elita politike e Francës ende nuk ka rënë dakord për këto plane. Ndërsa disa përfaqësues të opozitës bëjnë thirrje për mbylljen e protestave, kundërshtari kryesor i Macronit, ekstremisti i majtë, Jean-Luc Mélenchon, nuk sheh asnjë shkak. Ai beson se lëvizja sociale është shndërruar prej kohësh në një lëvizje politike që ka për synim vetë presidentin, të cilin ata e quajnë “presidenti i të pasurve”. Meqenëse “jelekët e verdhë” nuk kanë askënd në krye, por koordinohen vetëm nëpërmjet internetit, fundi i protestave nuk mund të bëhet që sot me nesër.
“Shpëtoni ushtarin Macron”
Por, në fjalimin e tij, Macron duhet të jepte përgjigje jo vetëm për shpërndarjen e të ardhurave, por edhe për stilin e drejtimit të tij. Lëvizja “jelekët e verdhë” kanë tematizuar edhe stilin e qeverisjes së tij, analizon Henrik Uterwedde, një ekspert për Francën. “Kjo është ana tjetër e medaljes së sistemit francez të qeverisjes dhe të presidentit, që pushteti është tepër i përqendruar, aq shumë saqë shumë shpesh krijohet përshtypja se presidentët janë të vetmit që e dinë se çfarë i bën mirë vendit. Presidentët përpiqen ta ndryshojnë këtë vend pastaj nga lart, pa u marrë vesh me shoqërinë dhe sindikatat, partitë dhe komunat.”
Macron tani premton se do t’i përfshijë ë shumë qytetarë në vendimmarrje. Për këtë ai do të kërkojë kontakt me kryetarët e bashkive në mbi 35 000 qytetet dhe komunat e vendit për të bërë me ta një “kontratë të re për kombin”. Këto janë tone të reja nga një president që tre javë më parë as që denjoi të shkonte në takimin e kryetarëve të bashkive.
Nuk dihet ende se sa thellë do të shkojë Macron me reformën e sistemit politik. Mbetet e hapur edhe se a do t’i qetësojë reforma konfliktet e rishpërndarjes që po bëhen gjithnjë e më të mëdha. Ndër publicistët francezë dëgjohet prej kohësh frika se një dështim i një presidenti social-liberal do t’ua sheshonte ekstremistëve rrugën drejt pushtetit. Se sa i madh është ky shqetësim, kjo doli në pah edhe nga apeli i flaktë i eseistit liberal Nicolas Baverez: “Shpëtojeni ushtarin Macron” ishte titulli i shkrimit të tij mbi presidentin që ndodhet në hall të madh.
Terroristi sulmon tregun e Krishtlindjeve në Strasburg
Një person i armatosur vrau të paktën tre vetë në tregun e krishtlindjeve në Strasburg. Këtë e konfirmoi ministri i Brendshëm francez, Christophe Castaner të mërkurën në orët e para të mëngjesit. Pas një shkëmbimi zjarri me policinë ai ndodhet në arrati. 29 vjeçari ishte në fokusin e policisë dhe konsiderohej si islamist i rrezikshëm edhe më parë, madje të martën në mëngjes ka pasur një urdhërarresti për të, por ai nuk u gjend në shtëpi, sipas televizionit, France Info. Ky person ka qenë i dënuar më parë edhe në Gjermani për vjedhje dhe është dëbuar në vitin 2017 në Francë. Sipas mediave franceze, personi, emri i të cilit nuk u bë publik, ka qenë radikalizar si islamist në burgjet franceze.
Presidenti francez, Macron thirri në Paris një mbledhje urgjente të kabinetit të sigurisë, ku morën pjesë si kryeministri Edouard Philipe edhe ministrja e Mbrojtjes, Florence Parly. Qeveria franceze ka shpallur shkallën më të lartë të rrezikut të terrorit në Francë.
Qeveria gjermane reagoi e tronditur pas aktit të terrorit në Francë. Zëdhënësi i qeverisë, Steffen Seibert shkroi në twitter se “jemi të tronditur nga lajmi i tmerrshëm. Ne mbajmë zi për të vrarët dhe jemi me mendimet e dëshirat për shërim tek të lënduarit.” Në kufirin gjermano-francez janë vendosur ndërkohë kontrolle.
Prishtina e vendosur, tarifa doganore ndaj Serbise nuk do të hiqet, priten masa të tjera
Qeveria e Kosovës nuk e ka ndërmend ta haqë tarifën doganore për mallrat e Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës, megjithë thirrjet e vazhdueshme të zyrtarëve të lartë të BE-së, që të hiqet kjo taksë. Shefja e diplomacisë evropiane, Federika Mogherini, tha pas takimit të ministrave të jashtëm të BE-së që u mbajt në Bruksel, se “bisedimet Kosovë-Serbi janë në vështirësi”, duke e vënë theksin tek tarifat doganore prej 100 për qind që qeveria e Kosovës u ka vënë mallrave nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina. Ajo i bëri thirrje Prishtinës që të heqë tarifat.
Edhe komisionari i BE-së për zgjerim Johanes Hahn, duke folur para gazetarëve në “Konferencën e Pranimit Ministror BE-Serbi”, tha se “taksa prej 100 % për mallrat e importuara nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina është kundër frymës së tregtisë së lirë të CEFTA-s dhe kundër frymës së bashkëpunimi rajonal, i cili mund të zhvillohet vetëm nëpërmjet tregtisë së lirë, lëvizjes së lirë të mallrave dhe lëvizjes së lirë të njerëzve”.
Po ashtu ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas, nga ana e tij tha të martën që “Kosova të anulojë ose të paktën të pezullojë tarifën prej 100 për qind ndaj mallrave serbe”. Duke folur në Paris në një takim për parandalimin e përhapjes së armëve të lehta nga Ballkani, Maas e vlerësoi për “keqardhje tërheqjen e përfaqësuesve të pakicës serbe nga institucionet e qeverisjes në veri të Kosovës”. Sipas tij, “përshkallëzimi i mëtejshëm duhet të parandalohet në mënyrë urgjente dhe duhet të ruhet suksesi i bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve”, tha shefi i diplomacisë gjermane.
Ndërkohë brenda qeverisë së Kosovës po diskutohet që të shkohet edhe më larg, (ndonëse akoma nuk ka vendime), të ndërmerren masa të tjera ndaj Serbisë, për shkak – siç thotë kryeministri Haradinaj – “të agresionit të Serbisë ndaj Kosovës”. Në mbledhjen qeverisë (11.12), Kryeministri Ramush Haradinaj tha, se “Serbia duhet të ndalë agresionin ndaj Kosovës dhe të hapet rruga për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve”.
“Edhe diskutimet për masat e reja, vijnë si pasojë e presionit që po vazhdon prej Serbisë. Serbia kish qenë mirë që të ndalë një agresion të tillë dhe t’i hapë rrugë një normalizimi. Unë kam deklaruar se taksa mund të hiqet me njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia, por taksa nuk hiqet përpara sepse nuk kemi sesi të veprojmë ndryshe. Taksa prej 100 për qind, nuk është bërë nga arroganca, por është bërë sepse jemi ndodhur përballë një agresioni”, tha kryeministri Haradinaj duke shtuar se “masa nuk i drejtohet qytetarëve serbë të Kosovës e as popullit serb, por është ndaj shtetit të Serbisë”.
Tash për tash, akoma nuk ka vendim të qeverisë për vendosjen e masave të tjera ndaj Serbisë, por, ato që janë paralajmëruar nga zyrtarët e qeverisë së Kosovës, janë: vendosja e ndalimit të hyrjeve të automjeteve me targa të Serbisë, procedura e njëjtë që Serbia aplikon për targat e Kosovës. Dhe paralajmërohet mosnjohja e dokumenteve të Serbisë për cilësinë e produkteve të tyre, ashtu siç Serbia nuk i pranon dokumentet e cilësisë së mallrave të Kosovës.
Reagimet e Beogradit zyrtarë dhe përfaqësuesve të serbëve të Kosovës kundër tarifës doganore të Kosovës ndaj mallrave serbe nuk kanë të ndalur. Deputeti nga radhët e listës Srpska, Igor Simiq thotë se “tarifat për mallrat serbe e kanë vështirësuar jetën e serbëve në Kosovë”, ndërsa “paralajmërimet e qeverisë së Kosovës për masa të tjera”, sipas tij, do të rrezikojnë në mënyrë të drejtpërdrejt mbijetesën e popullit serb”.
“Nuk mund ta merrni me mend se çfarë po ndodh në kokat e nxehta në Prishtinë, dhe cilat janë masat e ardhshme të cilat në mënyrë të drejtpërdrejt do të rrezikojnë paqen dhe sigurinë e të gjithëve në veçanti të serbëve. Ka paralajmërime që t’u ndalohet hyrja në Kosovë zyrtarëve nga Serbia. Kjo do të ishte edhe një goditje ndaj uljes së tensioneve, pasi të gjithë zyrtarët që e kanë vizituar Kosovën kanë bërë thirrje për paqe”, citojnë mediet lokale serbe deputetin Igor Smiq.
Ka reaguar edhe Ministri i Tregtisë së Jashtme dhe Marrëdhënieve Ekonomike të Bosnjë dhe Hercegovinës, Mirko Sharoviq. Ai ka thënë se vendi i tij, mund të kërkojë përjashtimin e Kosovës nga CEFTA, pas vendimit për taksë prej 100 ndaj mallrave të Bosnjës e Hercegovinës.
“Nëse vazhdohet me këto masa, një nga masat është që të kërkojmë suspendimin e Kosovës nga CEFTA, por do të kërkojmë edhe suspendimin e saj edhe nga marrëveshja e stabilizim asocimit (MSA). Ata do të takohen më 17 dhjetor, ndërsa ne do t’i njoftojmë për këtë komisionarin për zgjerim Johannes Hahn dhe përfaqësuesen e lartë të BE-së, Federica Mogherinin”, ka thënë Sharoviq, transmetojnë mediet në Bosje.
Qeveria e Kosovës me datën 21 nëntor, rriti taksën doganore për 100% për të gjitha produktet e Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës që importohen në Kosovë. Kjo taksë ka tensionuar raportet ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, gjë që e ka bllokuar edhe vazhdimin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve.
Tronditet Tirana nga shpërthimi me tritol i dy makinave, shpërthimi tek Kopshti Botanik
Shpërthim i fuqishem tek kopshti botanik. Dy makina kanë marrë flakë
Dyshohet se shperthimi dhe zjarri kanë ardhur si pasoje e një sasie ekspolizivi që mund tu jetë vendosur makinave
Nuk ka viktima nderkohë që policia po heton për ngjarjen
Informacion paraprak i policise:
Në rrugën dytësore pranë nënkalimit tek kopshti botanik ka marrë flakë dhe është djegur mjeti i parkuar, tip “Volksvagen” në pronësi të shtetasit S. S.
Gjithashtu ka pësuar dëmtime nga flakët mjeti tip “Ford” i cili ndodhej i parkuar afër mjetit tip “Voklsvagen”.
Po punohet për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.
Zgjidhja e fjalëkryqeve e bën trurin më të mprehtë
Zgjidhja e fjalëkryqeve apo enigmave Sudoku përgjatë jetës ndoshta nuk jua ngadalëson plakjen mendore, por këto aktivitete vërtet se e përmirësojnë aftësinë mendore në atë mënyrë që kur truri fillon të përkeqësohet, e fillon këtë proces nga një pikë më e lartë e aftësive kognitive.
Ekspertët për një kohë të gjatë kanë besuar në teorinë neurologjike “përdore ose humbe” – e cila sugjeron se njerëzit ë kanë puna komplekse ose zgjidhin enigma intelektuale që e ngacmojnë trurin janë të mbrojtur nga përkeqësimet mendore që vijnë me moshën.
Ata kanë besuar se ushtrimi i trurit përgjatë tërë jetës e zvogëlon shpejtësinë me të cilën truri përkeqësohet në moshë të shtyrë.
Por tani, shkencëtarët nga universiteti Aberdeen thonë se kjo nuk është e vërtetë.
Pas eksperimenteve me qindra persona për 15 vjet, të cilëve ua kishin testuar aftësitë mendore përgjatë kësaj periudhe, shkencëtarët kanë zbuluar se ata që ishin angazhuar në aktivitete stimuluese për trurin kishin pasur një aftësi më të lartë mendore në fillim të studimit – por nuk ka pasur dallim në shpejtësinë se sa shpejt është përkeqësuar truri përgjatë 15 vjetëve të ardhshme.
Pra, shkencëtarët, duke shkruar për ‘British Medical Journal’, kanë thënë se këto rezultate tregojnë se aktivitetet e tilla nuk e parandalojnë përkeqësimin e trurit, por thjesht e caktojnë një pikë më të lartë nga e cila truri fillon të përkeqësohet.
Si ndikon martesa në shëndetin e njerëzve
Shumica e njerëzve e kanë ëndërr të martohen me një person që e dashurojnë dhe ta kenë një dasmë e shtëpi të veçantë.
Ndonëse kjo mund të duket si përrallë e cila tingëllon tejet mirë, hulumtimet kanë treguar se në martesat afatgjate ndryshimet te meshkujt mund të shpijnë në probleme shëndetësore.
Hulumtuesit zviceranë kanë ekzaminuar 11,000 meshkuj të cilët që të gjithë kishin pasur probleme shëndetësore.
Por, që të gjithë ata kishin pasur diçka të përbashkët: kishin qenë të martuar për më gjatë se 10 vjet.
Studimi ka thënë se edhe rreziku i depresionit rritet te meshkujt që janë të martuar për kohë të gjatë.
Si shkak i këtyre problemeve shëndetësore, shkencëtarët thonë se janë grindjet e tepërta apo problemet e ndryshme në çift të cilat shkaktojnë nervozë.
Prandaj, shkencëtarët rekomandojnë që para se të martoheni, fillimisht t’i kaloni disa vite me partnerin/parteneren për t’u siguruar se është personi i duhur.
Inteligjenca artificiale mund të na mundësojë komunikimin me kafshët
Fantazitë mbi komunikimin me kafshët ekzistojnë kaherë, mirëpo më e hershme është kur ‘Doctor Dolittle’ para 50 vjetësh për herë të parë u shfaq në Hollywood.
Ekspertët tani besojnë që përfundimisht do të mund të bëhet realitet.
Kjo do të mund të arrihet me ndihmën e inteligjencës artificiale, e cila do të krijojë sisteme për përkthim.
Ato sisteme do të kuptonin se çfarë “flasin” kafshët dhe çfarë mendojnë për ne.
Sistemi i ka analizuar 70 gjuhë njerëzore për të përcaktuar modelin sipas të cilit kompjuteri do të mundë të përkthejë atë për të cilën flitet, por që të mos njohë gjuhën të cilën e interpreton.
Aza Raskin, kreator i opsioneve dhe i softuerit, i cili përdoret në gjithë botën, dhe Britt Selvitelle, njëri ndër themeluesit e Twitterit, tani po përpiqen që një model të tillë ta aplikojnë në interpretimin e gjuhës së kafshëve.
Ndër të parët që do t’i “nënshtrohen” modelit të tillë do të jenë balenat, majmunët dhe elefantët.
Sistemit do t’i nevojiteshin më shumë se 50.000 orë audio-shënime të komunikimit të cilat zhvillohen ndërmjet balenave me gunga, si edhe shënime të zërave nga njëri prej vendtakimeve të elefantëve në Kongo.
Kështu sistemi do të mund të krahasojë komunikimin midis kafshëve me komunikimin ndër njerëzit, si edhe me gjuhën e njerëzve, me çka do t’i afrohet komunikimit ndërmjet kafshëve me komunikimin midis njerëzve, si edhe me gjuhën e njerëzve, me çka do t’i afrohej versionit modern Al Rosetta Stone, i cili do të duhej të dekodonte se çfarë “flasin” kafshët.
Zbulohet ilaçi çudibërës, rikthen shikimin dhe parandalon verbërinë
Duke studiuar trurin, shkencëtarët kanë zbuluar që edhe sëmundjet e rralla të verbërisë mund të shërohen.
Atrofia spinocerebrale e tipit 7 është sëmundje shumë e rrallë e cila përfshin dhe degjeneron nervat në pjesë të ndryshme të trurit dhe për këtë shkak më së shpeshti humbet edhe të parët. Madje edhe njerëzit me këtë lloj verbërie tani kanë shansin të shërohen.
Atrofia spinocerebrale, pos verbërisë, mund të çojë edhe te ecja e vështirësuar, te vështirësia e të folurit dhe humbja e ekuilibrit.
Sëmundja shfaqet kur pjesa e shkurtër e ADN-së e cila bart ataksinën e gjenit 7, në mënyrë jo të barabartë përsëritet dhe kërcënon në masë të njëjtë edhe të rinjtë edhe të moshuarit.
Tani ekziston ilaçi i ri i cili shkatërron ADN-në informuese para se ajo të shndërrohet në proteinë dhe në atë mënyrë pengon që gjeni kontestues të përsëritet.
Kjo terapi gjenetike rezulton nga terapia antisensoligonukleodite e cila vepron në ADN në atë mënyrë që e shqep dhe mundëson që ADN-ja në mënyrën më precize të shkatërrohet.
Hulumtimi ka dhënë rezultate të jashtëzakonshme në studimin e minjve, si brejtës të vegjël që janë, me rastin e testimit të këtij ilaçi.
Minjve u është ndërtuar gjeni atrofisë spinocerebeale të tipit 7 dhe kanë qenë të verbër. U është dhenë injeksion antisensoligonukleod, përkatësisht ataksinë 7 në njërin sy dhe injeksioni kontrollues në syrin tjetër.
Është vërejtur që neuronet retinale të syrit të shëruar reagojnë ndaj rrezeve të dritës.
Është treguar që të parët është kthyer për shkak të akumulimit të vogël të gjenit kontestues.
Tretmani mund të pengojë verbërinë, madje edhe të çojë deri atje që njerëzit sërish të shikojnë.
Kjo tregon edhe atë që hulumtimet më të reja shkencore mjekësore çojnë në shërimin e sëmundjeve të tjera neurodegjenerative.