28.5 C
Tirana
E martë, 12 Gusht, 2025

Një thirrje për Unionin e Studentëve Mbarëshqiptarë!

Nga Enver BYTYÇI

Të dashur studentë, kudo që jeni, në Kosovë, në Maqedoni, në Mal të Zi, në Diasporë!
Studentët e Shqipërisë kanë nisur një protestë për një kauzë të madhe! Ata duan që Shqipëria dhe shqiptarët të fillojnë të jetojnë në epokën e tyre! Ata duan që brezi im dhe brezi akoma më i ri se unë të tërhiqen dhe fatet e kombit tonë t’i marrin të rinjtë! Ata duan të kthejnë shpresën te shqiptarët për këtë vend e të ardhmen e tij! Ata protestojnë për dinjitet dhe integritet njerëzor e nacional!
Kjo protëstë masive dhe kaq entusiazte ka bërë krenar çdo shqiptar! Kjo protëstë do t’i japë fund tranzicionit në Shqipëri, do t’i japë goditjen përfundimtare krimit dhe korrupsionit si dhe politikës e qeverisjes së kriminalizuar e të korruptuar! Me këtë goditja Shqipëria dhe kombi shqiptar asocohen përfundimisht në zonën e vlerave perendimore! Kjo do të jetë arritja më e madhe e kësaj lëvizjeje të fuqishme!
Por më lejoni ju lutem t’ju bëj një kërkesë: Studentët e Tiranës dhe të qyteteve të tjera të Shqipërisë kanë nevojë për përkrahjen tuaj! Derisa ne jemi të të njëjtit gjaku e gjuhe, ju lutem filloni lëvizjen tuaj në mbështetje të studentëve të Shqipërisë. Nesër këta do të jenë në mbështetjen totale tuajën, nëse do të jetë nevoja për këtë.
Paraprakisht shpallni një ditë në javën e ardhshme që të vini të gjithë në Tiranë e të solidarizoheni me studentët tanë. Le të ndjehet krenar me ju çdo shqiptar e çdo familje shqiptare! Le t’i tregoni botës së ne jemi bashkë kur është fjala për të ardhmen e kombit tonë! Le të japim mesazhin e fuqishëm se Europa është në trojet tona dhe ne jetojmë në trojet e Europës!
Vetëm të bashkuar ju rinia e vendit tim mund ta mundni dhe mposhtni tiraninë e krimit ordiner e të krimit politik! Vetëm të bashkuar mund t’ia ktheni dinjitetin vendit e kombit tonë! Jepni mbështetje praktike vëllezërve tuaj të një gjaku e gjuhe e të të njëjtit auditor universitetesh!

Protestat paralizojnë Shqipërinë nga Jugu në Veri: Ul naftën ose hap krahun!

Protesta e studentëve ka frymëzuar të gjithë Shqipërinë për t’u ngritur në protestë. Qytetarët kanë nisur protestat me karakter ekonomik, shumë prej tyre janë familjarë që kanë një biznes të vogël, të rrezikuar nga falimentimi për shkak të taksave të larta.
Ata kanë shtatë ditë që protestojë për të drejtat e tyre në arsimin e lartë ku kanë edhe disa pika që kërkojë që tu plotësohen, dhe pa u plotësuar pika ata kanë janë sghfaqur të bindur që nuk do të dorëzohen.
Pas Shkodrës, Elbasanit, Tiranës, Durrësit, Korçës dhe Devollit në protestë janë ngritur edhe banorët e Mallakastrës, të cilët bëjnë thirrje për uljen e taksave, dritave dhe karburantit.
Qytetarët marshuan nga qendra e qytetit të Ballshit dhe më pas bllokuan rrugën nacionale në hyrje të qytetit.

Mijëra qytetarë në Shkodër bllokojnë rrugët: Ulni çmimin e naftës dhe të dritave

Mijëra qytetarë në Shkodër kanë bllokuar rrugët sot pasdite duke kërkuar uljen e çmimit të krburanteve dhe të dritave. Qytetarët shprehen se kanë dalë në proteste për të kërkuar të drejtat e tyre dhe se ndjehen të grabitur nga rritja e taksave për qeverisë. Protestat kanë shpërthyer në të gjithë vendin kundër qeverisë dhe kanë përfshirë të gjitha shtresat. Shqipëroia po përjeton një Dhjetor të madh të protestave qytetare të cilët tani janë ngritur me kërkesa të qarta ndaj qeverisë.
I gjithë vendi është paralizuar si shkak i protestave antiqeveritare, me karakter ekonomiko-social, kryeministri Edi Rama, ka reaguar sërish në Tëitter.
Ndërsa pritej përmbushja e kërkesave të studentëve, Rama po tenton të zhvendosë vëmendjen, ndërsa i quan protestat në rrethe si të organizuara nga Partia Demokratike.
Para Ministrisë së Arsimit, studentët brohorasin ‘Jemi të bashkuar’, ndërsa një grup prej tyre janë drejtuar ashtu siç kishin paralajmëruar drejt ‘Zogut të Zi’. Një tjetër grup vazhdon protestat e përditshme përpara zonës së Astirit. Njoftohet se protesta dhe bllokim rrugësh k kudo nëpër qytete të ndryshme të vendit. PO sot pasdite është bllokuar edhe Rruga e Kombit.

Kazani po vlon në Shqipëri

Nga Berat Buzhala

Pas pesë vjetësh arrogancë, korrupsion, kapje të shoqërisë në secilin cep, Edi Rama po përballet me një situatë të papritur dhe të panjohur për të. Ai nuk e ka shumë të qartë se si duhet të sillet me mijëra studentë, që po protestojnë pa e pasur një lider. Rama dhe njerëzit e tij ka mundësi që po e shtrojnë një pyetje: A mund të korruptohen mijëra persona njëkohësisht, që ta shtypim protestën?
Në pesë a gjashtë vjetët e tij në pushtet, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, sa herë që e ka pasur punën pisk, qoftë me mediat, qoftë me opozitën, e ka futur dorën në xhep dhe u ka dhënë zgjidhje problemeve. Nëse nuk ka arritur ta zgjidhë një problem me lekë, e ka zgjidhur atë me më shumë lekë. Herë e ka blerë opozitën, herë e ka përçarë atë, por e rëndësishme për të ka qenë që e ka degraduar. Të njëjtën metodologji e ka përdorur edhe për televizionet. Tri a katër të mëdhatë i ka mbajtur nën kontroll, kurse me mediat e vogla është tallur.
Këto taktika, përpara tij, i ka aplikuar me plot sukses Recep Taip Erdogan, referenca kryesore politike e Ramës, ose edhe miku i tij në Beograd, Aleksandër Vuçiq. Në një formë ose në një tjetër, sipas të njëjtës logjikë po qëndron në pushtet edhe Viktor Orban në Hungari, me partinë e tij Fidesz, ose edhe pak më tutje Partia për Ligj dhe Drejtësi në Poloni.
Sigurisht që inspirim kryesor për të gjithë këta “dua-të-jemi-diktatorë” është udhëheqësi i rus Vladimir Putin. Rusia, sikur edhe Turqia, sikur edhe Hungaria, ose edhe Polonia, nominalisht janë shtete demokratike, por de fakto tashmë janë shtete njëpartiake. Çfarë është edhe më interesant, asnjë prej këtyre udhëheqësve, nuk kanë ardhur në pushtet me tanke dhe revolucione. Këta janë aty qe një dekadë e më tepër me anë të puçeve moderne, duke i kapur mediat dhe duke i përshtatur rregullat demokratike në favor të tyre. Secili prej këtyre i ka specifikat e veta. Nuk ka rregulla shabllon, por megjithatë nuk janë larg nga njëri-tjetri. Ajo që mund të thuhet me siguri të plotë është se kryeqyteti i kësaj shkolle të re të sundimit është Moska.
Te kthehemi tash te Shqipëria, republikë kjo që tash së voni i është bashkuar karvanit të shteteve me premisa autoritare.

Shqipëria nominalisht është shtet demokratik. Ka sistem shumëpartiak, por nuk ka parti opozitare. Teorikisht ka edhe parti opozitare për aq sa dëshiron ta lejojë ta ushtrojë aktivitetin opozitar kryeministri Edi Rama. Në momentin që ai e konsideron që një subjekt opozitar po i kalon limitet e lejuara, sikur që kishte ndodhur me çadrën e Lul Bashës, Rama, i asistuar nga oligarkët, i përkrahur edhe nga kuajt e tij të Trojës brenda partive opozitare, i përkrahur edhe nga mediat e mëdha, ai vendos ta mbyllë eksperimentin demokratik të tij.
Në këtë klimë, pra në klimën kur bartësit e opozitës në çdo rast i ulin brekët përpara udhëheqësit autoritar, Shqipëria shkon në zgjedhje, rezultatin e të cilave të gjithë e dinë në mënyrë paraprake. Shqiptarët mund të votojnë për secilën parti me të cilën ka marrëveshje Edi Rama, ose oligarkët e tij, kurse pjesa që kërkon ndryshim mbetet e papërfaqësuar. Ata nuk mund ta gjejnë subjektin e tyre brenda listave zgjedhore, sepse atë nuk e lejon Rama.
Në Shqipëri ka edhe media të lira. Gazetarët, nëse kanë ku, janë të lirë të raportojnë. Si kurrë më parë ka edhe platforma për t’i shprehur opinionet gjithsecili prej nesh. Mundësia për të kritikuar pushtetin kurrë nuk ka qenë më e madhe, mirëpo në të njëjtën kohë edhe mundësia për të bërë propagandë kurrë nuk ka qenë më e madhe. Pushteti, respektivisht Rama, duke i pasur prapa vetes njerëzit më të pasur në Republikë, ka arritur t’i mbajë nën zap tri-katër televizionet kryesore në vend. Madje, edicionet qendrore të lajmeve redaktohen, editohen, nga ekipet e Ramës. Krejt çfarë u mbetet televizioneve është që t’ia huazojnë zërin e ndonjë gazetari stafit editorial të kryeministrit. Ta zëmë, muaj më parë e pamë një dëshirë për të bërë gazetari profesionale një televizion të fuqishëm në Shqipëri, Top Channel, por shumë shpejt u mbyll edhe ajo histori. Gjërat u kthyen në normalitet.

Në anën tjetër, të vetmit që po rezistojnë me vështirësi të mëdha, janë udhëheqësit e disa portaleve të vogla, që po mbahen me thërrime, e që po sulmohen e tallen në forma prej më mizoreve nga i pari i vendit. Për fatin e keq të gazetarisë shqiptare, në ndihmë të Ramës, kundër kolegëve të tyre, vazhdimisht dalin ca klounë të blerë e të korruptuar, që me paraqitjet e tyre publike e krijojnë në mënyrë të rrejshme përshtypjen e lirisë së shprehjes.
Për sistem të drejtësisë, besoj që edhe Rama pajtohet, as nuk ia vlen të flitet fare. Nuk ka drejtësi, e as nuk mund të ketë diçka të tillë, në një shtet i cili sundohet nga narkotrafikantët me të egër në Evropë. Gazetarët e pavarur në Shqipëri tregojnë se si në një ditë të bukur eskorta e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, vite më parë, ishte ndalur në rrugë nga eskorta e njërit nga banditët me në zë në Shqipëri, dhe me këtë rast kryebanditi ia kishte tërhequr vërejtjen ministrit të Brendshëm që t’i qëndronte sa më larg bizneseve të tij. Skena të tilla i kemi parë vetëm në Narcos. Nuk është kjo pika më e ulët e reputacionit të shtetit. Bandat luftojnë në qendër të Tiranës, kurse shteti dhe policia e kthejnë kokën në anën tjetër, kinse nuk panë dhe nuk dëgjuan gjë.
Pra, për dallim nga Hungaria, Polonia, Rusia dhe Turqia, ku së paku udhëheqësit e shtetit e kontrollojnë edhe botën e krimit, në Shqipëri kryeministri Rama, duket që të vetmen gjë që nuk e ka nën kontroll të plotë është nëntoka. Vetëm në nëntokën shqiptare, në botën e krimit, shteti i Ramës, ose le të themi nëntoka e Ramës, po konkurron në mënyrë të barabartë, sipas rregullave të tregut, me pjesën tjetër të nëntokës. Çfarë ironie!
Në këto kushte, dëshpërimi i shoqërisë shqiptare nuk ka se si të jetë më i madh.

Ajo, për shkak të kapjes në të gjitha nivelet, përveç një pjese të nëntokës, është shoqëri që mbetet e padëgjuar. Për shkak të mënyrës se si është trajtuar dhe po trajtohet nga Edi Rama, shoqëria është aq e frikësuar sa ka edhe frikë t’i adresojë problemet. E kemi parë me dhjetëra herë se me çfarë pasioni Rama tallet me secilin fshatar, me secilin student, me secilin njeri, që guxon t’i dalë përpara me një problem. E kemi parë Edin Ramën se si e përbuz, e nënçmon secilin fshatar, secilin të dëbuar të shoqërisë, që e ka emrin Tahir, Kadri, a ndonjë emër të tillë që i takon të kaluarës.
Rama, gjatë gjithë kësaj kohe, ka pasur respekt vetëm për ata emra që i kanë siguruar mirëqenie dhe qeverisje. Është treguar i sjellshëm me ta, madje servil, dhe i egër me Kadriun dhe Kadritë.
Por kur dukej që shoqëria shqiptare ishte e mbështetur me shpatulla për muri, kur çdo shpresë pothuajse kishte vdekur, studentët shqiptarë vendosën ta bëjnë edhe një përpjekje, ndoshta kjo ishte e fundit përpara nënshtrimit përfundimtar. E në këtë rast, lajmi i keq për Ramën është që nuk e ka përpara vetes një individ, të cilin pa hezitim do të arrinte ta korruptonte në një mënyrë ose në një tjetër, ashtu siç ka bërë vazhdimisht. Kjo çfarë po ndodh në rrugët e Shqipërisë shkon në kundërshtim me shkollën e Ramës. Ai nuk është i përgatitur aspak që të përballet me revolta popullore, në krye të të cilave nuk është një emër i përveçëm, kurse praktikat kanë treguar që është e pamundur të korruptohen në të njëjtën kohë mijëra persona, në këtë rast mijëra fshatarë, mijëra studentë, mijëra kazanë.
Botuar ne Gazeta Express

Studentët paralajmërojnë Ramën: Kështu fliste edhe Ramiz Alia!

Në të ashtuquajturën letër që kryeministri, Edi Rama, u dërgoi nëpërmjet Facebook paraditen e sotme studentëve në mënyrë djallëzore dilte në përfundimin se ata nuk ishin shumica. por një pakicë.
“Ju jeni 10 mijë, studentët në Shqipëri janë 140 mijë. Ju flisni dhe s’doni të dëgjoni, unë i dëgjoj të gjithë dhe dua të flas edhe me ju”, shkrunate Rama.
Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i studentëve pas kësaj deklarate që është jo vetëm mashtrim, por edhe injoruese pasi tashmë auditor në gjithë vendin janë zhvendosur në rrugë dhe sheshe.
Nëpërmjet një pankarte ata i kanë kujtuar Edi Ramës, se çfarë thoshte Ramiz Alia për të njëjtën situatë në Dhjetor 1990.
“Janë thjeshtë një tufë me studentë të pakënaqur. Çështë më e keqja që mund të ndodhë?”, citojnë Alinë e 28 viteve më parë studentët e vitit 2018.
Mesazhi është i qartë; Po flet dhe po vepron si Ramiz Alia në vitin 1990, por tashmë dihet se cili ishte fundi…

“Ata e jo “koburen” time, se unë nuk e ndyj me… **vin…!!”, Strazimiri i përgjigjet Ramës

Deputeti i PD-së Gent Strazimiri, ka reaguar dhe i ka bërë një apel kryeministrit Edi Rama.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ndërsa i shkruan Ramës se nuk do të shpëtojë dot as videot e “fuqisë” që prodhon nga zyra e blinduar. Ai shtoi se Rama duhet të ketë frikë studentët, dhe jo “koburen e tij”.
Reagimi i ploti Gent Strazimirit
Me PD mbase nuk janë të gjithë, por e sigurt është se të gjithë janë kundër teje, “pa dallim feje, krahine e ideje”!
Janë të vjedhurit prej teje, të mashtruarit prej teje, të zbuarit nga Atdheu prej teje, të përbuzurit prej teje, të tallurit prej teje!
Janë ata që prej 5 vitesh u thua T. Q. R., që sot po të kthejnë xhevapin: R. K. T. K!
Dridhu prej tyre, se nuk të shpëtojnë dot as videot e “fuqisë” që prodhon nga zyra e blinduar e as kraharori yt azmatik që nxjerr nga këmisha e zbërthyer për… disinvolturë ????!!!!
Ata ki frikë!
Ata e jo “koburen” time, se unë nuk e ndyj me… **vin…!!

Rama i rrethuar nga protestat në të gjithë vendin

I gjithë vendi është paralizuar si shkak i protestave antiqeveritare, me karakter ekonomiko-social, kryeministri Edi Rama, ka reaguar sërish në Tëitter.
Ndërsa pritej përmbushja e kërkesave të studentëve, Rama po tenton të zhvendosë vëmendjen, ndërsa i quan protestat në rrethe si të organizuara nga Partia Demokratike.
‘Eh Artist si e katandise opozitën! Të rinjtë e PD maskohen si studentë se ndryshe i përzënë; dega e Fierit zë rrugën me jelekë të verdhë sikur i merr porositë nga Parisi; bashkia e Kukësit shfaqet si grup biznesmenësh të vegjël që duan dyqan pa kasë; ndërsa ti vetë të Astir Boja’.
Por para Ministrisë së Arsimit, studentët brohorasin ‘Jemi të bashkuar’, ndërsa një grup prej tyre janë drejtuar ashtu siç kishin paralajmëruar drejt ‘Zogut të Zi’.
Ende nuk dihet nëse ata do të marshojnë drejt Kryeministrisë, apo do të bllokojnë qarkullimin në të gjithë pikat kyçe të Tiranës.

Studentët bllokojnë rrugën tek Zogu i Zi

Mijëra studentë kanë pushuar zonën e Zogut të Zi, duke e bllokuar lëvizjen e makinave.
Studentët tashmë kanë marrë kontrollin e gjithë rrugës së Durrësit, nga fillimi i saj deri në sheshin Skëndërbej.
Ka përfunduar ultimatumi i studentëve për kryeministrin Rama. Prej këtij të fundit nuk ka asnjë përgjigje për kërkesat e tyre. Një pjesë e studentëve janë zhvendosur drejt rrethrrotullimit të Zogut të Zi, ndërsa pjesa tjetër vazhdon të qëndrojë përballë Ministrisë së Arsimit. Bllokimi i Zogut të Zi, një pikë nevralgjike e Tiranës, pritet të sjell kaos me trafikun.

Studentët vendosin në shesh: Kush shkon tek Rama në Top Show janë të shitur, këtu na ka!

Studentët njoftuan nga proteasta që pozhvillohet para Ministrisë së Arsimit se distancohen nga të dërguarit e Ramës në Top Show-n e Topa Channel.
Rama parlajmëroi se ka pranuar “të ballafaqohet” me studentët në një tjetër ekran. Kreu i qeverisë ka rënë dakord që të dalë përballë një grupi studentësh në emisionin “Top Show” të gazetarit Alban Dudushi në Top Channel.
Por kjo lëvizje nuk është pranuar nga masa e studentëve. Ata e kanë refuzuar në mënyrë kategorike negocimin. Mes protestuesve qarkullonte këtë të martë edhe një sms ku thuhej se duhet “të ndërgjegjësohen të gjithë se ata që do të shkojnë në ballafaqimin me Ramën në emisionin e Dudushit nuk përfaqësojnë studentët”. Por studentët nëprotestë njoftuan se asnjë student nuk do të shkojnë të përballet me Ramën në Top Show.

Deutche Welle: Studentët ultimatum për grevë urie

Protestës së studentëve në Shqipëri për kushte më të mira në arsimi e lartë i janë bashkuar edhe bashkohen mijëra gjimnazistë. Studentët paralajmërojnë për grevë urie.
Protesta e studentëve për ndryshimin e sistemit të arsimit të lartë hyn të martën(11.12.) në një fazë të re për nga masiviteti dhe mjetet për realizimin e kërkesave të saj. Maturantët e gjimnazeve të Tiranës dhe qyteteve të tjera janë bashkuar protestës, duke e bërë atë më masiven e viteve të fundit. Mjeti i realizimit të kërkesave të tyre sot mund të ndryshojë: nga protesta paqësore, duke u kthyer në grevë urie si pasojë e ultimatumit dhënë qeverisë, nëse deri të martën pasdite nuk plotësohen kërkesat. Ultimatumi vjen pas refuzimit që studentët protestues i bënë të hënën (10.12) ftesës së kryemnistrit Edi Rama për të zhvilluar një takim dhe biseduar me ta për zgjidhjen e situatës. Studentët kërkojnë që të shkojnë në bisedime pasi kërkesat e tyre kryesore të jenë plotësuar: ulja 50% të tarifës së studimit, dyfishimi i buxhetit për arsimin e lartë, rritja e pranisë së studentëve në bordet vendimmarrëse të universiteteve publike.

Çfarë zgjidhjesh jep paraprakisht qeveria?
Kryemnistri Rama në një bashkëbisedim publik, në video në median sociale, tejkaloi të hënën (10.12) edhe vetë kërkesat e studentëve. Ai tha se: “jemi gati që të investojmë nga taksat për të mbështetur studentët në pagesën e tarifave“. Kryeministri Rama pranoi kërkesën për përmirësimin e kushteve në konvikte dhe kampuse, ristrukturimin e godinave egzistuese, ndërtimin e kampusit të ri universitar me financim të plotë nga buxheti i shtetit, rishikim të tarifave për t’u strehuar në konvikt, shkarkim të të gjithë përfaqësuesve të qeverisë në bordet e administrimit të universitete, punësim të studentëve të shkëlqyer në institucione publike. Por studentët i kanë pritur me mosbesim këto masa. Në vend të bisedimeve ata dhanë ultimatumin për fillimin, të martën pasdite, të grevës së urisë nëse kërkesat e tyre nuk plotësohen menjëherë.
Ekspertë të financave publike e shohin të vështirë zbatimin e menjehërshëm të këtyre masave. Në Shqipëri mbështetja buxhetore për arsimin është 2.9 % e Prodhimit të Brendshëm Brutto, (PBB) dhe vështirë se janë mundësitë për rritjen e saj menjëherë në 5%, në kushtet kur 2,1 % e PBB mbështet 75% të investimeve publike në një vit buxhetor.

Politika po korr atë që ka mbjellë
Protesta e studentëve hyri sot në ditën e saj të 7-të. Në thelb kërkesat e studentëve janë më shumë se financiare dhe përmirësim kushtesh studimi dhe jetese. Studentët kërkojnë ndryshim të sistemit të lartë arsimor publik, ndryshim të ligjit përkatës, kërkojnë vlerat universitare të papërfilluara nga politika për një kohë të gjatë. Ata këmbëngulin që politika t’i qëndrojë larg protestës së tyre. Kjo lë të kuptojhet qartë se janë të pakënaqur jo vetëm nga qeveria por edhe opozita dhe politikat e saj ndaj arsimit të lartë kur ishte në pushtet.
Politika nuk ia ka ndalë mbanë të luftojë dhe ҫrrënjosë korrupsionin dhe nepotizmin në stafet e pedagogëve. Ajo ka lejuar blerjen e notës dhe diplomës edhe në universitetet publike duke zhvlerësuar dijen dhe mundin e studentëve të pakorruptar. Fabrikimi i diplomave që u shfaq në kohën e boom-it të universiteteve private, 2005-2013 dhe u lejua nga politika pati pasoja të rënda që ndihen edhe sot. Studentët protestojnë që politika të transformojë sistemin arsimor dhe të rikthejë vlerat universitare që u sigurojnë atyre punë dhe të ardhme. Largimi masiv i rinisë nga Shqipëria ka në thelb zhvlerësimin e arsimit të lartë, pamundësinë që diploma t’u jape një vend pune dhe t’u sigurojë të ardhmen.
Liderë të opozitës janë shprehur publikisht se mund t’i bashkohen protestës nëse studentët e kërkojnë. Por studentët vazhdojnë të kundërshtojnë ardhjen në rradhët e tyre të përfaqësuesve dhe militantëve të partive politike opozitare. /DW