Eksperti Selami Xhepa, ka dhënë një shifër tronditëse në emisionin “Të Paekspozuarit” ne News24 që lidhet me korrupsionin në proceset e tenderave publikë ashtu si rasti i Unazës së Re.
Ai i referohet një studimi të kohëve të fundit sipas të cilit, 70% e tenderave publikë, fitohen nga kompani të krijuar pak muaj apo javë para zhvillimit të tenderit. Sipas një studimi të ditëve të fundit, 70% e prokurime publike u janë dhënë firmave të reja të krijuara disa muaj para zhvillimit të tenderit. Analiza nis në vitin 2012, ka qenë 30% në vitin 2012 dhe ka shkuar në 70% në vitin 2017.
Kjo shifër është që vërteton lidhjet e këtyre kompanive me politikën, duket qartazi. Kjo gjë sipas Xhepës mund të ketë ndodhur edhe me rastin e tenderit të projektit të Unazës së Re ku qindra banorë do të nxirren nga banesat e tyre.
“Ky fenomen është social dhe dramatik. Protesta dhe kërkesat e banorëve është një çështje demokratike, kemi 30 vite dhe ende nuk kemi arritur të krijojmë një komunikim me njerëzit. Ne sillemi ende me qytetarët në këtë format. Kjo lloj vepre ka nevojë për t’u konsultuar me qytetarët, është detyrim ligjor. Se me këto kompani ofshore ndodh që individë shumë të rëndësishëm bëjnë atë gjë që mund të pasurohen.
Në rastin konkret Kontrolli i Lartë i Shtetit duhet të nis një hetim të thelluar, nëse këtu bëhet fjalë për procedura të kësaj natyre. të ndërtosh 2 km rrugë me 40 milionë euro, pasi fatura mund të rritet këtu problemi është shumë serioz pasi i gjithë projekti i PPP, i gjithë këtyre veprave të mëdha mendoj që çështja është shumë serioze,” tha Selami Xhepa.
Eksperti: 70% e tenderave fitohen nga kompani të sapokrijuara
Kush e ka rradhën? Rama po sfidon deklaratën e SHBA duke liruar dy ish-deputetët
Vetëm një ditë më parë ambasada e SHBA bëri një deklaratë në mbëhstetje të vendimit të Gjykatës që dënoi Shullazin dhe bandën e tij me disa dhjetra vite burg. Në fund të deklaratës së SHBA shtrohej pyetjal “Kush e ka rradhën?” duke e bërë të qartë se priste dënime të tjera të figurave kryesore të krimit të organizuar.
Vetëm një ditë pas kësaj deklarate të ambasadës amerikane , Rama ka sifiduar pyetjen që shtrohej prej tyre se kush e ka rradhën për tu dënuar, duke liruar dy ish-deputetë të arrestuar nga operacioni i policisë me shërbimet partnere në goditjen e një grupi të organizuar të trafikut të drogës që shtrihej sipas vetë policisë në të gjithë vendin.
Ishte pikërisht ky operacion që edhe u përshëndet nga ndërkombëtarët. Kur kanë kanë kaluar vetëm pak ditë pas këtyre arrestimeve, Rama ka liruar dy ish-deputetë e tij të arrestuar duke sfiduar kështu edhe përshëndetjet që ndërkombëtarët i bënë arrestimeve të operacionit anti-drogë të laboratorit të Hasit.
Ndryshe nga reagimi i një dite më parë ku ambasada e SHBA si dhe ato europiane vlerësuan vendimin e Gjykatës deri tani ato kanë heshtur dhe nuk kanë reaguar për lirimin e dy ish deputetëve të arrstuar për të cilët ka përgjime nga strukturat e hteimit që provojnë lidhjet e tyre me grupin e trafikimit të drogës.
Projekti për Unazën e Re për interesa të dyshimta, si e ndryshoi bashkia e Tiranës
Deputetja e PD, Jorida Tabaku ka thënë se bashkia e Tiranës ka ndryshuar projektin e ‘Unazës së Re’ pa u konsultuar më parë me banorët të cilët preken nga projekti dhe do u prishen shtëpitë e bizneset.
E ftuar në emisionin ‘Të Paekspozuarit’ në News24, Tabaku u shpreh se ka dyshime për pastrim parash me këtë rrugë pasi fituese janë kompanitë offshore. Tabaku akuzon qeverinë dhe bashkinë e Tiranës se po prish banesat e Unazës së Re për interesa të dyshimta projektesh ndërtimore që nuk janë bërë publike.
“Dua që të shpreh mbështetjen për protesatuesit sepse janë në një kauzë të drejtë por edhe të shokuar për fjalorin e kryebashkiakut, sepse është e papranueshme ky fjalor i tillë i kryetarit të Bashkisë. Sipas projektit të miratuar nga bashkia, kjo rrugë ka qënë 26 metra dhe përcaktohej si një rrugë urbane kryesore. Ndërkohë në dokumentat e tenderit kjo rrugë bëhet 60 metra. Unë për herë të parë e pashë në dokumentat e tenderit këtë ndryshim, 60 metra.
Pyetja është a ka interesa për ndërtime në këtë zonë?! Sipas të dhënave rruga po shkon në kufi të një prone e cila pritet të zhvillohet. Ka pasur një strategji për zgjerim rrugësh , por kjo rrugë nuk ka qënë prioritare për tu zhvilluar e për tu zgjeruar. Elementi i tretë lidhet me shpronësimin. Ligji thotë që banorët nuk mund të largohen nga banesat pa marrë shpërblimin. Ka ndodhur me segmentin nga shkolla teknlogjike dhe aty u vendos edhe standarti për dëmshpërblim edhe të atyre që nuk e kishin të legalizuar pronën e tyre. Kjo rrugë duhet të ishte konsultuar me banorët. Fakti që nga shtatori e deri sot, banorëve nuk ja shkluar asnjë shkresë, iu jepet e drejta që ata të mos lëvizin nga banesat e tyre. Ndërkohë ka një element tjetër dyshimet për pjesëmarrje të kompanive ofshore në këtë projekt. Kompanitë ofshore nuk duhet të lejohen të marrin pjesë në këto projekte”, tha Tabaku.
Dekretimi i Lleshit/ Meta: Askush s’mund të më bëjë presion, shkelja e Kushtetutës është përgjegjësi e Presidentit
Presidenti i Republikës, Ilir Meta është rikthyer të flasë sërish mbrëmjen e sotme për mosdekretimin e Sandër Lleshit në postin e Ministrit të Brendshëm.
I ftuar në ‘Open’ Meta tha se ai nuk do ja lejonte asnjëherë vetes shkeljen e Kushtetutës.
“Që ditën që kam pranuar këtë detyrë, e cila është detyra e lartë në vendin tonë dhe kam vënë dorë mbi Kushtetutë kam marrë përsipër të gjithë përgjegjësitë për të respektuar Kushtetutën. Për rastin konkret është krijuar një situatë, por jo nga mua. Jam i bindur që kam vepruar në inters të respektimit të Kushtetutës dhe interesit publik dhe kam për të gjitha përpjekjet e mia për të dhënë një zgjidhje të drejtë. Çështja e emërimit të një ministri, është një çështje që kërkon bashkëpunimin e tre institucioneve, Kryeministrit, Presidentit dhe Kuvendit”, tha Meta.
Pyetja: Arsyeja e rrëzimit të dekretit të parë?
“Çështja është më e qartë për opinionin pas iniciativës së dytë të Ramës për të propozuar sërish kandidaturën e zotit Lleshi. Pyetjet që unë bëra publike e sqarojnë. Kemi të bëjmë me sqarimin e situatës së ushtarakut dhe ministrit të cilat janë të papajtushme me Kushtetutë. Unë nuk kam marrë asnjë vendim. Unë po bashkëpunoj për të sqaruar. Ne po vazhdojmë diskutimet aktualisht. Një shkelje e qartë e kushtetutës është një përgjegjësi e madhe e presidentit”, tha Meta.
Presidenti u pyet nëse ka pasur presione nga ndërkombëtarët lidhur me këtë çështje për dekretimin e zotit Lleshi, por Meta u shpreh i prerë, duke thënë se askush nuk mund t’i bëjë presion dhe se asnjëherë nuk do të shkelte Kushtetutën edhe nëse do të ja kërkonin ndërkombëtarët.
Protesta e inicuar nga diaspora: Para Kryeministrisë me 28 Dhjetor, thirrje të gjithë qytetarëve
Genc Sejko ose i njohur ndryshe si ‘njeriu i memeve’, lajmëroi pak ditë më parë se ai dhe miqtë e tij do të ktheheshin në Shqipëri për të protestuar. Pak minuta më parë ai ka publikuar edhe datat e protestës organizuar nga shqiptarët e diasporës.
Me anë të një postimi në facebook, Sejko fton të gjithë shqiptarët që të bëhen pjesë e protestës në datat 28-29 dhe 30 Dhjetor ora 14:00.
Vetëm ka ditë më parë Sejko në një lidhje me ‘Skype’ me Syri.net tha se shqiptarët kanë me mijëra arsye për të protestuar, ndërsa theksoi se askush nuk duhet të largohet më nga vendi, por të bashkohen dhe të largojnë politikanët nga pushteti.
Iniciatori i kësaj proteste e paralajmëroi protestën tre ditë më parë përmes një postimi në facebook.
Postimi i plotë
Une dhe miqte e mi Leandër Prifti, Boda Ylber kemi vendosur qe pushimet e fundvitit t’i kalojme ne Shqiperi. Duke qene se vijme nga Britania e Madhe dhe duke qene se nuk kemi nevoje te martohemi (pasi kemi mbaruar pune) e as dhembe per te rregulluar, vendosem qe: pushimet t’i kalojme duke protesuar para kryeministrise. Ftojme bashkatdhetaret tane qe jetojne brenda dhe jashte Shqiperise qe te mbidhemi te gjithe e te protestojme kunder keq-qeverisjes, kriminalitetit, korrupsionit dhe arrogances.
Data dhe ora e protestes do te konfirmohet se shpejti. Te interesuarit te komentojne ketu jo ne inbox. Nese nuk ke guxim te komentosh nuk ke guxim te protestosh.
P.S Nese nuk del askush do dalim une e Landi. E nese nuk del Landi do dal vetem
Protesta tek Unaza e Re, deputeti i PD: Qeveria po kalon vijën e kuqe, do jemi me banorët
Deputetët e Partisë Demokratike vazhdojnë të mbështesin protestën e banorëve të Unazës së Re që do t’iu prishen banesat për shkak të projektit të Unazës së Madhe. Deputeti i PD, Klevis Balliu në një lidhje ‘live’ me emisionin “Të paekspozuarit” në News24 tha se qeveria ka kaluar vijën e kuqe dhe po iu futet qytetarëve në shtëpi por nëse vazhdohet me arrogancë, sipas tij protestat do përshkallëzohen.
“Qytetarët e kanë thënë dhe herë të tjera nëse qeveria vazhdon me arrogancën e vet protesta do përshkallëzohet. Gjithçka e ka një limit, qeveria po kalon vijën e kuqe po iu futet qytetarëve në shtëpi, çfarë iu mbetet tjetër.
Ju kanë marrë paratë, drejtësinë, gjykatat, gjithçka, çfarë ju mbetet. Nëse qeveria nuk i hap veshët do përshkallëzohet në protesta të ndryshme”, tha Balliu.
I pyetur se nëse qeveria do dërgojë fadromat a do jenë me banorët deputetët e PD, ai konfirmoi dhe tha se është sovrani ai që vendos.
“Patjetër që po, kemi qenë dhe do jemi me banorët. Koha e bandave ka mbaruar. Fuqia e njerëzve është më e madhe se sa njerëzit në fuqi. Janë këta që vendosin, është sovrani”, u shpreh deputeti i PD.
Basha: Spastrim etnik me Unazën e Re, njëlloj si serbët ndaj kosovarëve
Kreu i opozitës, Lulzim Basha, e ka cilësuar veprimin e qeverisë dhe të Bashkisë së Tiranës për tu prishur shtëpitë banorëve të ‘Unazës së Re’ pa i dëmshpërblyer, si spastrim etnik.
I ftuar në “Real story’, kreu i PD tha se, qeveria po sillet me shqiptarët njëlloj si serbët me kosovarët.
‘Çfarë është Tirana? Unë kam qenë kryetar i bashkisë, në radhë të parë për mua janë njerëzit. E drejta për pronën e drejta për biznesin mbrohet me ligj. Tirana janë njerëzit. Institucionet duhet të zbatojnë ligjin dhe të mbrojnë të drejtat e qytetarëve, të cilat sot po dhunohen. Imagjinoni sikur kjo që po ju ndodh atyre sot tu ndodhte juve, të vinin tu prishnin shtëpinë dhe tu thoshin këtu ka një projekt si do reagonit ju. Ndodhi në shkozë, ndodhi në Himarë, kërkojnë ta bëjnë me Teatrin Kombëtar, por kjo ëhstë antikushtetuese që tregon se ata do të prishin dhe shtëpitë e shqiptarëve.
Këta kanë shkuar në shtëpitë e mbi 1 mijë familjeje rreth 317 banesa. Ky është një produkt i pa një ligjshmërie barbare. Jo vetëm unë jo vetëm politikanët, por kjo është detyrë e çdo institucioni. Është fare e natyrshme që unë si kryetar i opozitës dhe politikanët e tjerë jemi aty për të kërkuar zbatimin e ligjit. Mesa duket projekti ka disa probleme serioze. Janë dhënë 20 milionë euro për 1.9 kilometra në një segment të Unazës. Afera e tenderimit është korruptive, ku janë 3 kompani e 4-ta është futur si bedel, për të përmbushur anën formale të ligjit ku thotë se të treja lotet janë fituar pa garë. E zëmë se projekti është në rregull, problemi elementar është zbatimi dhe respektimi i ligjit për pronën. Kjo që po bëjnë këta është skenar i spastrimit etnik, këtë bënë serbët ndaj kosovarëve. Pra këtu bëhet fjalë për të drejta të patjetërsueshme të banorëve që është shkelur me të dyja këmbët nga organet që duhet ti mbronin’, deklaroi Basha.
Basha: Ja çfarë do të kisha bërë unë nëse do të isha kryeministër
Kreu i opozitës Lulzim Basha, i ftuar në ‘Real Story’, ka folur mbi përplasjen mes banorëve të Unazës së Re të cilët protestojnë kundër qeverisë dhe bashkisë, të cilët duan tu prishin banesat pa i dëmshpërblyer.
Basha deklaroi se nëse ai do të ishte kryeministër do të zbatonte ligjin, dhe do të dëmshpërblinte 100 për qind banorët.
‘Çfarë do të bënim ne? Ne do të zbatonim ligjin. Do të bënim konsultimin publik dhe pas marrjes së mendimit të banorëve dhe do të bënim shpronësimet dhe kjo ka ndodhur, siç kemi bërë me një pjesë të projektit të Unazës së Madhe. Banorët nuk janë lajmëruar vetëm se një ditë kanë parë shenjat e ARRSH-së dhe u thonë që kjo banesë do prishet se e kap projekti’, u shpreh Basha.
Basha tha se, se projekti i Unazës së Re është një paligjshmëri barbare sepse 317 banesa rrezikohen të prishen. Basha theksoi se, detyra e çdo institucioni që të jetë në krah të njerëzve. Duke u ndalur tek prishja e banesave, Basha nuk nguroi ta cilësonte si një spastrim etnik. Ai tha se nuk mund të shkosh dhe tu thuash qytetarëve që kanë 24 orë për tu larguar. Ky është spastrim etnik. Janë shkelur të drejtat e banorëve.
“Thelbi është ky, që projekti është hartuar nga një komani që e ka sjellë pa propozuar projektin. Vjen i pa konsultuar me banorët. Është një shkelje e ligjit, që tani ka shkuar te pragu i 1 mijë familjeve shqiptare, që u thanë se do t’u prishin shtëpinë, pa u çuar asnjë copë letër”, është shprehur Basha.
Qeveria ka rënë, zv.ministri: Më lanë vetëm pultin e televizorit, kishin marrë edhe letrën higjenike
Zv/ ministri i Arsimit, Taulant Muka i ftuar në studion e “Ora Neës” ka zbuluar prapaskenat e dorëheqjes së tij. Muka tha se ka gjetur një zyrë bosh në Ministrinë e Arsimit dhe pa ujë madje edhe kafet për personat që i vinin në zyrë duhet t’i blinte me rrogën e tij. Ndër të tjera ai tha se nuk është ndierë si në shtëpinë e tij dhe kjo është një nga arsyet e dorëheqjes.
“Taulanti kur ka vajtur në punë ka gjetur një zyrë bosh në aspektin e dokumentave. Unë mbaj mend kryeministrin e vendit dhe zotin Braçe që thoshte që zyrat ishin bastisur. Unë kisha karrigen dhe tavolinat, por nuk kisha përmbajtjen brenda. Ka qenë një zyrë bosh dhe pulti i televizorit ishte marrë dhe letra higjenike ishte marrë.
Aty kuptova që unë nuk po ndihesha në shtëpinë time dhe pse aty informacioni nuk ishte, sepse pavarësisht kush vjen zv/ministër dokumenacioni duhet të qëndrojë. Nuk ka një protokoll, zv/ministri nuk është një person kushdo. Ai ka një detyrë të rëndësishme. Unë nuk jam mësuar me këtë model dhe vij nga një kulturë tjetër. Ka një mungesë menaxheriale. Në ministrinë e Arsimit nuk ka ujë të pish dhe kafet kushdo që do më vinte në zyrë do ti blija unë me rrogën time”, u shpreh ai.
Taulant Muka, studenti i ekselencës që pranoi postin e zv/ministrit të Arsimit u shndërrua në një personazh mjaft i komentuar në rrjetet sociale për faktin që zëvendësoi Ervin Demon, paraardhësin e tij të cilin e akuzoi për plagjiaturë. Por sot aventura e tij brenda institucionit të Ministrisë së Arsimit si reformator nuk zgjati më shumë se dy javë dhe shumë shpejt në media u përhap lajmi i dorëzimit të dorëheqjes kryeministrit Edi Rama.
“Per arsye etike, morale dhe profesionale, dhe te papajtueshmerise qe une kam me modelin e punes te aplikuar me Ministrine e Arsimit, ju paraqes dorheqjen time te parevokueshme nga posti i zv.ministrit”, thuhet në letrën e dorëheqjes, drejtuar Ramës.
Taulant Muka zv/ministri i Arsimit ka dhënë dorëheqjen. Mësohet se dorëheqjen ai ia ka dorëzuar ministres së Arsimit, Lindita Nikollës. Duhet të themi se ai u emërua në këtë post nga kryeministri Edi Rama dy javë më parë.
“I nderuar z. Kryeministër, për arsye etike, morale dhe profesionale, dhe të papajtueshmërisë që unë kam në modelin e punës të aplikuar në Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, ju paraqes dorëheqjen time të parevokueshme nga posti i zëvendës ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë.”, kështu është shprehur Muka në shkresën që i ka dërguar Ramës.
Muka mori këtë detyrë pas dorëheqjes së Ervin Demos. Muka e akuzoi Demon për plagjiaturë në doktoraturë, gjë që çoi në dorëheqjen e Demos.
Kujtojmë se ardhja në këtë detyrë e Mukës u shoqërua me debate të mëdha, pasi ishte ai që akuzoi Demon për plagjiaturë.
Studiuesi denoncoi plagjiaturën që sipas tij zv.ministri i Arsimit Ervin Demo kishte bërë në një artikull me titullin “Universitetet dhe transferimi i teknologjisë”, i botuar në vitin 2011.
Teksa dha dorëheqjen Demo u shpreh se sulmet ndaj tij ishin politike. “Çdo argumentim nga ana ime kundër baltosjes në pozicionin që jam sot, do të paragjykohej vetiu dhe do linte vend për keqinterpretime, nëse unë do të mbetesha në pozicionin tim”, u shpreh ai.
Ekspertët Stefa dhe Nazarko: Qeveria dyfishoi koston e ndërtimit të Unaza e Re, duhet projekt i ri
Lidhur me projektin e Unazës së Madhe në Tiranë kanë qenë të ftuar sot në studion e Fax Neës Romeo Nazarko, kryetar i shoqatës së gjeodeteve dhe Bledi Stefa ekspert i pasurive të paluajtshme.
Sipas Nazarkos në dosjen e ARRSH-së ka informacione të paplota dhe shtojnë dyshime se mund të ketë rritje të kostove të projektit. Nazarko shprehet se nuk është bërë një matje e plotë e largësisë së objekteve nga projekti i unazës.
“Kemi nisur kërkesë për indformacion në ARRSH para se banorët të nisnin protestat. Janë vendosur çmime fiktive ndërsa projekti është sponsorizuar nga një konsulent pranë ARRSH-së. Nuk ka pasur matje para projektit, ato pas projektit do të jenë joefektive, nuk ka rivelim topografik. Kostoja e këtij projekti është dyfishuar”, u shpreh Nazarko.
Nga ana tjetër eksperti i pasurive të paluajtshme Stefa u shpreh se banorët, qoftë edhe ata që nuk kanë legalizime për banesat e tyre, kanë çdo të drejtë në kërkesat e tyre ndaj shtetit, sa kohë që kanë 30 vite që jetojnë në ato ndërtesa dhe kanë paguar taksa dhe detyrime të tjera pranë pushtetit lokal.
‘’Ne kur mendojmë që të lyejmë shtëpinë mendojmë kush e kush t’i shmanget përgjegjësisë, imagjino nëse një ditë do të na vinte fadroma para portës së shtëpisë, dhe të na thoshte se do na e shembte. Pretendimet e banorëve qëndrojnë, pasi ata kanë shumë vite që janë shpërngulur aty, ata janë njohur si pronar sa kohë që kanë paguar detyrime. Qëndrimi i së majtës ka qenë urbanizim dhe më pas legalizim. Termat e përdorura nga Veliaj nuk janë teknike, këta nuk janë banorët e vetëm që kanë ndërtuar pa leje në Tiranë”, u shpreh Stefa.
Për Nazarkon në rast se 350 familjet hidhen në rrugë, qeveria dhe shteti është duke i shtyrë ata drejt emigrimit jashtë vendit.
‘’Zaptues dhe shpellarë janë fjalë antikombëtare. Do të prishen ndërtimet e 350 familjeve, këtyre familjeve që iu prishet banesa do t’iu hapet rruga që të largohen nga vendi, pasi nuk kanë më asnjë shpresë për të jetuar në këtë vend.
Janë veprime që bëhen për të larguar qytetarët nga Shqipëria. Pjesa e të ardhurve fillon që në vitet 1944 në kohën e diktaturës, ne paguajmë ende sot për ish-pronarët, me paratë e taksave tona. Shqipëria është një fshat i madh, nuk mund të ndahen më qytetarët në të ardhur dhe vendas”, u shpreh më tej Nazarko.
“Një tjetër rrethanë tjetër favorizuese është se banorët që nga momenti që kanë blerë tokën kanë paguar detyrimet dhe taksat përkatëse, që ia ka marrë pushteti vendor, që nga marrja e një certifikate pranë Bashkisë. Sa kohë që pushteti vendor iu është referuar atyre si banorë, ata kanë të drejtë të trajtohen si të tillë”, u shpreh Stefa.
Sa mund të jenë kostoja e dëmshpërbimit të tyre:
Nazarko: Vlera që ata të kompesohen në total nga një përllogaritje e jona është rreth 8 milionë euro.
Stefa: Unë gjykoj se do të ketë probleme dhe me masën e dëmshpërbimit, është një zonë e vështirë për të përcaktuar vlerën e truallit dhe banesave. Ne kemi bërë një propozim më herët që kompesimi dhe rivlerësimi i pronave të mos bëhet nga ana e shtetit, po të bëhet nga studio të pavarura. Shteti vendos një çmim mesatar, dhe nuk përputhet me secilin rast të banorëve.
Stefa ka dhënë projektin e tij për zgjidhjen e problemit të trafikut në Tiranë duke u shprehur:
Që të zbatosh sot një projekt të bërë 30 vite më përpara, është e pamundur. Tirana është bërë shumë herë më e madhe nevojitet një unazë më e madhe për kryeqytetin. Unë kam një punim timin, duke hedhur idenë e unazës së madhe të Tiranës në vitin 2050.
Është një projekt kurajoz, ku unë do të përmendja disa gjurmë kryesore të tij. Përfshin brenda unazës dhe Bashkinë e Kamzës, lidhet dhe me mbikalimin e Rinasit, Vaqarrin dhe fshatin Picallë, më pas me Surrelin dhe me zonën e TEG-ut. Dikush që do të dalë nga Tirana ka një mundësi shumë më komode.
Lirimi i dy ish-deputetëve të PS, reagon Berisha: Triumf i vërtetë i krimit. Rroftë krye, krye kreu Edvin Kristaq Rama
Ish-Kryeministri Berisha ka reaguar pas lirimit nga burgu të dy ish-deputetëve të PS, Arben Ndoka dhe Arben Çuko.
Në një postim në Facebook Berisha shkruan, rroftë krye krye kreu Edvin Kristaq Rama ushtojnë sot në të katër anët e vendit shpellat, bodrumet, suitat, vilat luksoze të mafies zyrtare dhe jozyrtare.
Postimi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha në Facebook
Nje sukses i ri i krye krye kreut Edvin Kristaq Rama!
Sot u liruan me urdher te krye krye kreut deputetet e tij te krimit, dy mafiozet Arben Çuko dhe Arben Ndoka. Fitore!!
Triumf i vertete i krimit. Rrofte krye krye kreu Edvin Kristaq Rama ushtojne sot ne te kater anet e vendit shpellat, bodrumet, suitat, vilat luksoze te mafies zyrtare dhe jozyrtare. sb