“Jam i gatshëm të takohem ku të doni. Madje edhe te Blendi Fevziu”. Me këto fjalë drejtuar studentëve e mbylli monologun e tij maratonë që zgjati gati 2 orë në ERTV kryeministri Edi Rama mesditën e së hënës.
Në mbrëmje pati një moment kur u duk se ky takim edhe mund të realizohej kur njëri nga studentët në studion e “Opinion” tha se nëse Rama do të futej në bisedë ata do të dilnin jashtë. Kjo u hodh poshtë nga drejtuesi i emisionit Blendi Fevziu, ndërsa nuk u kuptua qartë nëse pas kësaj kishte diçka të vërtetë.
Ajo që dihet me siguri është se Rama e ka pranuar “të ballafaqohet” me studentët në një tjetër ekran. Kreu i qeverisë ka rënë dakord që të dalë përballë një grupi studentësh në emisionin “Top Show” të gazetarit Alban Dudushi në Top Channel.
Por kjo lëvizje nuk është pranuar nga masa e studentëve. Ata e kanë refuzuar në mënyrë kategorike negocimin. Mes protestuesve qarkullonte këtë të martë edhe një sms ku thuhej se duhet “të ndërgjegjësohen të gjithë se ata që do të shkojnë në ballafaqimin me Ramën në emisionin e Dudushit nuk përfaqësojnë studentët”.
/Lapsi.al/
Studentët shpërndajnë SMS-në: Kush del përballë Ramës në TCH nuk është me ne!
Mbërrijnë studentët nga Elbasani, shpërthejnë ovacionet! (Foto)
Studentët e Elbasanit kanë mbërritur në Tiranë dhe I janë bashkuar protestës madhështore para Ministrisë së Arsimit. Mbërritja e tyre është pritur me ovacione të shumta nga mijëra e mijëra studentë që kanë rrethuar Ministrinë e Arsimit.
Studentët e Elbasanit kanë ardhur në këmbë në Tiranë pasi policia ka bllokuar autobusët e linjës .
Por kjo duket se nuk i ka ndaluar studentët. Ata kanë marrë vendim për t’u nisur në këmbë drejt kryeqytetit për t’ju bashkuar protestës së madhe para Ministrisë së Arsimit. Për shkak të thirrjeve të studentëve dhe bllokimit të trafikut janë sjellë dy autobusë për të marrë studentët. Por numri i studentëve që duan ti bashkohen Tiranës është më i madh.
Kanë qenë me mijra që kanë pushtuar rrugët e Tiranës që në orët e para të mëngjesit dhe me pas janë mbledhur para godinës së Ministrisë së Arsimit. Ata janë mbështetur në këtë proteëstë të tyre edhe nga gjimnazistët e kryeqytetit por edhe nga banorë.
Studentët paralajmërojnë zhvendosjen e protestës para Kryeministrisë!
Studentët kanë paralajmëruar zhvendosjen e protestës së tyre para kryeministrisë. Ata kanë bërë tëe qartë që nëse deri në orën 16:00, kërkesat e tyre nuk janë plotësuar, që ditën e sotme protesta do zhvendoset para institucionit të kryeministrisë.
“Nuk ka negociata as dialog, nëse deri në 16:00 nuk plotësohen kërkesat tona do të marshojmë para kryeministrisë, që sot pas orës katër”, u shpreh njëri nga studentët për ‘Fax News’.
Një tjetër studente paralajmëroi gjithashtu se nëse kërkesat nuk merren parasysh ata nesër do të dalin edhe më shumë në protestë.
Zgërlaqja e Ramës
Të dashur protestues,
Kjo s’është një lojë force, as një lojë kungulleshkash dhe as një lojë e ka kush e ka. Vazhdojeni protestën sa të doni, po ngrini urën e komunikimit me qeverinë. Unë ju pres në çdo orë që të doni dhe jam gati të punoj me ju, jo për t’i dhënë përgjigje pozitive 8 pikave po e po, por për ta kthyer këtë moment, në çeljen e një faze të re transformimesh për universitetin.
Do të ishte hera e parë në historinë e protestave në botë, që protestuesit kërkojnë nga qeveria plotësimin e disa kërkesave dhe s’duan të ulen në tryezë me qeverinë që u thotë hajdeni t’i plotësojmë! (Mbase “tryeza e qeverisë” është një term që e kufizon imagjinatën, po fare mirë mund të takohemi në sallën e parlamentit në sytë e gjithë popullit shqiptar. Ju 140 plus tërë karriget e ministrave me 8 pikat tuaja dhe unë përballë jush, me 8+ pikat e mia:-)
Kujdes nga kushdo ju mëson t’u jepni ultimatume atyre që ju shtrijnë dorën e bashkëpunimit, sepse ju mëson si të bëheni humbës në jetë! Ndërsa kush kujton se një qeveri mund të kuptojë gjuhën e ultimatumeve, ndërkohë që vetë qeveria flet me gjuhën e Dialogut, e ka gabim. Nëse ju keni lënë mësimin për ta bërë universitetin më të mirë, bujrum të ulemi dhe të fillojmë punën bashkarisht për këtë qëllim pa humbur kohë. Çfarë presim?
Ju jeni 10 mijë, studentët në Shqipëri janë 140 mijë. Ju flisni dhe s’doni të dëgjoni, unë i dëgjoj të gjithë dhe dua të flas edhe me ju. Ju keni 1 pikë pastaj bëhen 4 pika dhe më pas shkojnë 8 pika, ndërsa unë kam më shumë se 8 pika. Në parim jam dakord me pikat tuaja, por secila prej tyre duhet zbërthyer dhe kthyer në një politikë financimi, investimi apo administrimi. E kjo nuk bëhet si gjëagjëzë në distancë, po si produkt i punës së përbashkët me laps e me letër.
Ju e dini vetë, po unë jam me ju jo me Ariun dhe Ariun se keni në qeveri po brenda e rrotull jush;-)
Unioni Studentor Evropian mbështet protestën e studentëve shqiptarë
Unioni Studentor Evropian qëndron në krah të studentëve shqiptarë. Në një deklaratë të publikuar sot, ky Union thekson se mbështet protestën paqesore të të rinjve shqiptarë dhe përpjekjet e tyre.
“Unioni Studentor Evropian mbështet studentët shqiptarë, thuhet në deklaratë. Vendimi nr.288 i Këshillit të Ministrave të Shqipërisë ka krijuar pakënaqësi të madhe në mesin e studentëve shqiptarë, të cilët kanë evoluar në protesta masive të studentëve. Vendimi nënvizon dyfishimin e tarifave për provimet e mbartura.
Që nga fillimi i protestave më 5 dhjetor, ata kanë zhvilluar protestat më të mëdha studentore që nga viti 1990.
Ndërsa qeveria ka vendosur të heqë këtë masë, studentët po kërkojnë cilësi më të lartë të sistemit arsimor.
ESU mbështet me studentët shqiptarë dhe për këtë arsye mbështet synimet e vazhdueshme të protestave studentore paqesore.
Unioni Studentor Europian është një organizatë ombrellë që funksionon pavarësisht bindjes politike, besimit, përkatësisë etnike apo kulturore, orientimit seksual ose gjendjes shoqërore.
ESU vlerëson shumë përfshirjen dhe përpjekjet për solidaritet brenda lëvizjes së studentëve, duke dënuar çdo veprim të dhunshëm”.
Studentët shpërthejnë ndaj Ramës: Kryelesh! U solle si çoban, na trajtove si dele, tani…
Studentët i janë kundërpërgjigjur kryeministrit Rama njëzëri se ata kërkojnë vetëm plotësim të kërkesave të tyre dhe aspak dialog apo negociata.
Ata janë të pakënaqur edhe për mënyrën e trajtimit nga ana e kryeministrit, që sipas tyre është sjellë si ‘çoban’ duke i trajtuar studentët si ‘dele’.
Njëra nga studentet, u shpreh se kryeministri duhet të ketë frikë nga zemërimi i njerëzve të duruar dhe studentët mund të kthehen nesër edhe më shumë nëse nuk plotësohen kërkesat dhe protesta mund të përshkallëzohet.
‘Nuk ka negociata. Pikë. Pikë! Vetëm plotësim kërkesash. Ai duhet të ketë frikë nga zemërimi i njerëzve të duruar. Nëse nuk i plotëson kërkesat nesër do jemi këtu edhe më shumë.
U soll si çoban, trajtoi si dele, por ne kemi një luan që quhet: Student. Është një kryelesh, më falni për shprehjen por nuk u soll si kryeministër’, u shpreh studentja për ‘Fax News’.
Vijon që prej orës 10:00 të paradites së sotme protesta madhështore e studentëve para Ministrisë së Arsimit.
Sot në orën 16:00 është afati i fundit që studentët i kanë lënë qeverisë për plotësimin e kërkesave të tyre. Protestës i janë bashkuar, jo vetëm studentë e gjimnazistë, por edhe qytetarë e madje edhe të moshuar.
Të moshuarit i bashkohen protestës: “Edhe ne jemi studentë”!
Vijon që prej orës 10:00 të paradites së sotme protesta madhështore e studentëve para Ministrisë së Arsimit.
Disa të moshuar me pankarta “Edhe ne jemi student” i janë bashkuar protestës.
Sot në orën 16:00 është afati i fundit që studentët i kanë lënë qeverisë për plotësimin e kërkesave të tyre. Protestës i janë bashkuar, jo vetëm studentë e gjimnazistë, por edhe qytetarë e madje edhe të moshuar.
Washington Post: Studentët paralajmërojnë grevë nëse nuk u plotësohen kërkesat
Protesta e mijëra studentëve shqiptarë ka bërë jehonë edhe në mediat më të rëndësishme ndërkombëtare. Pas agjencive AP, ANSA edhe gazetat amerikane si New York Times dhe “Washington Post” kanë shkruar për atë që po ndodh në Tiranë.
Prestigjiozja “Ëashington Post” shkruan se kryeministri shqiptar Edi Rama nuk arriti të bindë studentët protestues të universiteteve publike që të shkojnë të takohen me të dhe të bisedojnë për kërkesat e tyre.
“Duke mbajtur protestën para ministrisë së Arsimit, ata kanë kërkuar që të përmbushen kërkesat e tyre, janë 8 pika për të cilat kryeministri i sqaroi dje në një dalje Live në Facebook dhe ofroi zgjidhje duke ftuar studentët të shkojnë e të bisedojnë.
Washington Post shkruan se kërkesat e tyre janë: Përgjysmimi i tarifave, dyfishim i buxhetit për arsimin dhe prani më e madhe e studentëve në bordet vendimmarrëse.
Rama tha se qeveria është gati për dialog, por shtoi se bordet autonome të universitetit kanë autoritetin për të përmbushur ose refuzuar shumicën e kërkesave, duke përfshirë vendosjen e tarifës. Studentët u bëjnë thirrje partive politike të qëndrojnë larg protestës pasi ata kanë kauzën e tyre. Ata paralajmërojnë se do mbajnë grevë nëse u plotësohen kushtet.
Mediat botërore zbarkojnë në Tiranë!
Protesta madhështore e studentëve shqiptarë ka tërhequr vëmendjen e mediave më të mëdha botërore.
Përveç shkrimeve të botuara në to, mediat kanë vendosur të sjellin ekipet e tyre në Tiranë për të ndjekur protestës. Kështu agjencia Reuters, Associated Press dhe mediat e tjera kanë sjellë gazetarët e tyre në kryeqytetin shqiptar.
Mijëra e mijëra studentë, gjimnazistë por dhe qytetarë ndodhen para ministrise se Arsimit dhe therrasin: E duam Arsimin si gjithe Europa.
Studentët kanë qenë të qartë se ata nuk kërkojnë që protesta e tyre të politizohet dhe ata do të tërhiqen vetëm kur kreu i qeverisë të plotësojë listën e kërkesave të tyre.
Afati i fundit përpara se protesta të përshkallëzohet është ora 16:00 e padites së sotme. Ndërkohë që kreu i qeverisë Edi Rama i ka ftuar sërish para pak minutash studentët në dialog, duke thënë se kjo është e vetmja rrugë që çështja të zgjidhet.
Kjo është dita e 8 e rezistencës studentore.
Protestuesit kanë dhënë afat orën 16:00 për plotësimin e kërkesave.
Basha: Po vjedh 30 milionë euro me kompaninë false, të investohen në arsim
Kryetari i PD, Lulzim Basha ka reaguar përmes postimeve në tëitter lidhur me protestën e studentëve.
“Ndryshimi në arsimin e lartë fillon me shfuqizimin e ligjit të arsimit të lartë dhe dyfishimin e buxhetit të arsimit. Të hiqen paratë e qytetarëve nga koncesionet plaçkitëse të check-up-it, të incineratorëve me pronarë të fshehur, të rrugëve me kosto 10 fish sa në SHBA”.
“Paratë e projekteve fasadë që pasurojnë Edi Ramën dhe klientët e tij të investohen në arsim. Vetëm 30 milionë euro që Edi Rama tenton të vjedhë me kompanitë guackë mjatojnë për të ndërtuar një kampus modern për Universitetin e Tiranës, të cilin e studentët e kërkojnë prej vitesh”, shkruan Basha.
Janë me mijëra studentë, gjimnazistë por dhe qytetarë që janë solidarizuar dhe vijojnë rezistencë para ministrisë së Arsimit.
Mesazhit në facebook të kryeministrit Rama për tu ulur të dialogojnë për 8 kërkesat studetntë
“Nuk ka negociata!” i përgjigjen studentët dhe vijojnë ti bien vuvuzelave dhe thërrasin: E duam Arsimin si gjithe Europa.
Mijera ndodhen para ministrise se Arsimit dhe shumë të tjerë po vijnë nga qytetet e tjera.
Kjo është dita e 6 e rezistencës para ministrisë së Arsimit, dhe e 8-ta si protestë. Gazetarët e Ora Neës raportojnë se studentë nga Korça dhe Elbasani janë nisur drejt Tiranës për tu bashkuar protestës para MAS.
Protesta të studentëve dhe në Vlorë, Sarandë dhe Gjirokastër dhe Shkodër, Korçë dhe Elbasan.
Protestuesit kanë dhënë afat orën 16:00 për plotësimin e kërkesave.
Policia bllokon autobusët, studentët e Elbasanit nisen në këmbë drejt Tiranës
Studentët e Elbasanit janë bllokuar të nisen drejt Tiranës pasi policia ka bllokuar autobusët e linjës .
Por kjo duket se nuk i ka ndaluar studentët. Ata kanë marrë vendim për t’u nisur në këmbë drejt kryeqytetit për t’ju bashkuar protestës së madhe para Ministrisë së Arsimit. Për shkak të thirrjeve të studentëve dhe bllokimit të trafikut janë sjellë dy autobusë për të marrë studentët. Por numri i studentëve që duan ti bashkohen Tiranës është më i madh.
Ndërkohë student nga Korça më herët por edhe nga Durrësi janë nisur drejt Tiranës për t’ju bashkangjitur protestës.
Gjithashtu edhe studentët e Universitetit Bujqësor janë nisur në këmbë drejt Ministrisë së Arsimit.Protesta e studentëve ka nisur dhe në Vlorë e Gjirokstër.
Ata kanë marrë vendim për t’u nisur në këmbë drejt kryeqytetit për t’ju bashkuar protestës së madhe para Ministrisë së Arsimit. Për shkak të thirrjeve të studentëve dhe bllokimit të trafikut janë sjellë dy autobusë për të marrë studentët. Por numri i studentëve që duan ti bashkohen Tiranës është më i madh.
Studentet kerkojne ndihme nga kushdo qe ka mundesi per transport ti ndihmoje per te shkuar ne Tirane.