35.5 C
Tirana
E hënë, 11 Gusht, 2025

Zëri i Amerikës habitet si Rama po vjedh miliona euro nga shqiptarët: Si ka mundësi…?

Në Shqipëri, kompania amerikane Dunwell Haberman nuk ka fituar vetëm garën për ndërtimin e një pjese të Unazës së Re, për 18 milion euro pa TVSH, por më 31 Tetor të këtij viti, është shpallur fituese dhe e një tenderi tjetër, këtë herë për ndërtimin e një pjese të linjës 220 kv Burrel-Peshkopi, për një vlerë prej afro 11.7 milion eurosh.
E pranishme në Shqipëri vetëm prej muajit korrik të këtij viti, përmes degës së saj DH Albania, në mënyrë të habitshme, kompania arrin të sigurojë dy kontrata të majme, me një vlerë totale prej afër 30 milion eurosh. Dhe të gjitha këto, vetëm me anë të një 26 vjeçari, Avdjol Dobi, përfaqësuesi i saj në Shqipëri, i cili nga Vlora, ku kishte selinë e një biznesi të hapur në 2016, erdhi dhe mori zyra në Tiranë, duke u vendosur së fundmi, pasi fitoi tenderat, në një prej godinave më luksoze të Tiranës, në katin e 14-të, të “ABA Business Center”, në qendër të kryeqytetit. Dhe është po kaq e habitshme, se si një sipërmarrje e tillë e mbështetur në falsifikime, të mund të realizohet, pa patur pas një garanci se të paktën, askush nuk do të gërmonte mbi aktivitetin e saj real.
Si dhe në rastin e garës për Unazën e Re, kompania, rezulton të ketë përdorur sërish dokumenta të falsifikuara. Drejtori i Operatorit të Sistemit të Transmetimit (OST), Klodian Gradeci i tha “Zërit të Amerikës” se menjëherë pas emizionit “Të Paekspozuarit” në News 24, ka kërkuar verifikimet pranë autoriteteve amerikane, ku është zbuluar mes të tjerash se Vula Apostile e përdorur për të gjitha dokumentat, përfshirë dhe licensat, është e falsifikuar.

Zoti Gradeci shpjegoi se ka vendosur prishjen e kontratës me DH Albania dhe se ka bërë njëkohësisht dhe referimin në Prokurori. OST ka shpallur menjëherë garën e re për linjën Burrel-Peshkopi.
Ministri Damian Gjiknuri, u shpreh dy ditë më parë se pret një përgjigje të shpejtë nga autoritetet amerikane për të dhënat zyrtare mbi kompaninë Dunwell Haberman, për rastin e garës për Unazën e Re, ndërkohë që punimet janë pezulluar në pritje të kësaj përgjigjeje.
Sipas ministrit “nëse rezulton se dokumentat e paraqitura në garë nuk janë autentike, garancia e saj financiare do të sekuestrohet dhe rasti do t’i referohet organeve të Drejtësisë”.
Vlera e garancisë, sipas ministrisë, shkon në afro 2.2 milion euro.
Kompania Dunwell Haberman, është rregjistruar në Shtetin Delaware të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Emisioni “Të Paekspozuarit” zbuloi, pas bashkëpunimit me autoritetet e Shtetit të Delaware, se kompania ishte themeluar në Qershor të 2018 dhe jo 20 vjet më parë siç kishte deklaruar në Shqipëri, si dhe faktin e falsifikimit të një sërë dokumentave të tjerë. Ndërsa Zyra e Sekretarit të Shtetit në Delaware konfirmoi për Zërin e Amerikës se ka filluar hetimet për të përcaktuar nëse Dunwell Haberman, ose ndonjë prej zyrtarëve të saj, është përfshirë në aktivitete të paligjshme, mashtrime ose falsifikime.

Mrekullia e një proteste pa dialog

Ergys MËRTIRI

Ejani në dialog, thotë Kryeminnistri i habitur sesi një protestë mund të zhvillohet pa pranuar të hyjë në diskutime me qeverinë.
Kjo në fakt, duket se po e tërbon atë. Studentët nuk pranojnë t’ia shohin surratin, ndonëse ai po mudohet nga të katër anët të gjejë një mënyrë për të hyrë në komunikim me ta. Ai u mundua t’iu hyjë nga dera dhe nga dritarja, duke kërkuar edhe të futet në linjë direkte në emisionin e Fevziut, por ata duken të prerë të mos e qasin. Madje madje, nuk po kërkojnë as largimin e tij nga qeveria, pavarësisht se kjo protestë po e bën këtë të pashmangshme. Kjo është gjëja më fantastike, që në fakt është produkt i një cinizmi të madh që vetë propaganda e kësaj qeverie ka prodhuar në këto vite.
Në fakt protestat popullore, siç po shndërrohet gradualisht edhe kjo protestë, nuk hyjnë në bisedime me qeverinë. Populli rri në shesh dhe demonstron, qeveria dëgjon dhe reagon, ky është dialogu. Por Rama nuk e ka qef këtë lloj dialogu. Ai kërkon spektakle ku të jetë vetë protagonist, kurse kjo mënyrë dialogimi nxjerr protagonistë studentët, ndërsa atë të menderosur. Ai kërkon spektaklin e zakonshëm të protestave me karakter ngushtësisht ekonomik apo teknik, ku një përfaqësi protestuesish shkon në zyrën e Kryeministrit, diskuton me të ballë për ballë, merr lëvdatat e tij për kruajën e treguar, premtimet boshe mbi kërkesat e tyre dhe në fund, gjërat gjithmonë zvarriten dhe askush nuk mbetet i kënaqur. Ai do ti ftojë ata në zyrë, do bëjë sikur po i dëgjon, do ti mbështesë plotësisht duke u zotuar se ai do jetë i pari interesuar që gjërat të ndryshojë në vazhdën e shumë transformimeve të mëdha që ai po i bën vendit, pastaj do ta mbyllë me disa batuta e barcaleta që do gajasin miletin dhe në fund, asgjë.
Kjo protestë nuk është e tillë, pasi ajo nuk ka kërkesa që mund të realizohen nga ky Kryeministër. Ajo është më tepër shprehje e një revolte që zgjidhet vetëm me ikjen e tij.

Rama nuk ka asnjë gjasë të ndërtojë një dialog, pasi ai nuk ka veshë të dëgjojë. Ai nuk mund të dëgjojë arsyen përse njerëzit janë sot në shesh, që në thelb, nuk ka të bëjë më aspak me ato 4, 5 apo 8 pika kërkesash të studentëve, por ka të bëjë me akumulimin e madh të dëshpërimit masiv të popullit me qeverisjen e tij.
Studentët mund të jenë të pëçarë, mund të jenë pa përfaqësi, mund të jenë të paqartë, mund të jenë edhe ngelësa, por një gjë e kanë të gjithë të qartë dhe që i bashkon dhe përfaqëson të gjithë: Pakënaqësia, indinjata dhe revolta ndaj kësaj qeverisjeje. Kërkesat e tyre janë vërtetë pa kuptim, përballë solidaritetit mbarëpopullor që kjo protestë ka prodhuar. Ky solidaritet ka vetëm një burim, qeverisjen e Edi Ramës që ua ka mbledhur njerëzve lakun në fyt.
Paaftësia për të lexur këtë mesazh është treguesi i distancës së thellë që kjo qeveri ka krijuar nga problemet në vend. E mbyllur në kullën babelit të interesave të oligarkëve, kjo qeveri ka humbur çdo kontakt me realitetin. Kjo është arsyeja pse Edi Rama nuk mund të ketë dot dialog me studentët. Ata jetojnë në dy botë të ndryshme që flasin gjuhë të ndryshme.
Rama gjendet i mbyllur në bunkerin e propagandës së vet ku realiteti i vendit shkëlqen nga mrekullitë qeverisjes së tij, si sheshet e rilindjes urbane. Kazani i tij propagandistik, gatuan gjellën e një realiteti virtual që nuk e ha njeri, natyrisht as studentët. Ai është i destinuar të mbetet i kyçur brenda mureve të ERTV-së dhe ekraneve të oborrit të tij oligarkik, duke mos lejuar realitetin e vërtetë të shqetësojë botën e tij virtuale. Çdo rreze drite e një të një të vërtete që mund të hyjë nga të çarat e grilave nga bota e përtejme, jashtë imazhit të tij propagandistik, prodhon një reaksion që e djeg filmin e rilindjes.
Për këtë arsye, ftesa e Ramës për dialog, është një ftesë për ti sjellë studentët në furrën e tij mediatike, ku gatuhet tagjia e përditshme bajate për popullin dhe jo një përpjekje e Kryeministrit për të zbritur në realitetin e vërtetë. Ai nuk mund të zbresë atje, për shkak se me këtë do t’i duhet të nënshkruajë rrëzimin e perandorisë së tij virtuale, ndaj dhe dialog nuk mund të ketë. Ka vetëm një kanal komunikimi për dialog, të hapur tashmë nga protesta. Ai duhet të dëgjojë zërin e protestës, i cili po rrëfen se këtij pushteti i ka ardhur fundi. I mbetet vetëm të shijojë spektaklin e rrëzimit të vet me turp.

Studentët dhe gjimnazistët e Elbasanit nisen drejt Tiranës

Studentët e Elbasanit kanë mbushur rrugët e qytetit. Ata janë mbledhur para universitetit “Aleksandër Xhuvani” me pankarta të shumta në duar dhe thirrje për qeverinë.
“Koha e maskarenjve”; “Baba 90, çuni 2018”, “Jo po portofoli, jo po kompetenca, jo po tremujori, jo po s’punon leva” dhe meme të tjera të kthyera në parulla, studentët kanë marshuar për plotësimin e kërkesave të tyre si ekonomike ashtu edhe për cilësinë e mësimdhënies.
Ka një fluks të madh gjimnazistësh dhe studentesh drejt Tiranës, por mungojnë mjetet e transportit
Në të gjitha rrethet e vendit ku ka Universitete është bojkotuar mësimi dhe studentët janë bashkuar lëvizjes së madhe.

I ka mbushur poturet, prisni kur të dalë tek ERTV duke u qurravitur si legen…

Me anë të një statusi në rrjetin e tij social, Facebook, deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka shkruan se Rama i ka mbushur poturet, prisni kur të dalë tek ERTV duke u qurravitur si legen…
Po ashtu, Paloka denoncon një rast ku drejtuesi i një gjimnazi u dërgon mesazh prindërve dhe fëmijëve të tyre gjimanzistë duke ju kërkuar që të mos marrin pjesë në protestën e stome të studentëve.
Paloka shkruan se ai që do të donte të ishte në protestë me studentët ka angazhuar të gjithë plehrat militantë që ka vënë në drejtimin e shkollave që t’ju bëjnë presion nxënësve dhe prindërve të tyre.
Deputeti i Partisë Demokratike thotë se duhen hedhur nga shkallët kujdestarët që iu dalin përpara dhe që janë në shërbim të së keqës.
Ja statusi i plotë i Palokës:
Ja cfare ben ai qe “do donte te ishte me studentet ne proteste”. Ka angazhuar gjithe plehrat militante qe ka vene ne drejtimin e shkollave ( jo politike) qe t’ju bejne presion nxenesve dhe prinderve te tyre.
Hidhini nga shkallet po ju dolen perpara keta “kujdestare” qe jane ne sherbim te se keqes…

Gjimnazistët e Tiranës sfidojnë presionet e qeverisë, dalin në Bulevard me studentët

Edhe nxënësit e ‘Petro Ninit’, ‘Qemal Stafës’ dhe shkollës Profesionale u bashkohen studentëve
Gjimnazistët e Tiranës i bashkohen protestës së studentëve. Nxënsit e Petro Ninit kanë shkuar tek Juridiku, sepse në oborrin e shkollës së tyre u kanë bërë presion.
Ndërkohë që edhe shkolla Profesionale e Ekonomikut kanë vendusr qe ti bashkohen protestes se rinise studentore.
Gjimnazistet e Qemal Stafës kanë bërë thirrje për bojkot të mësimit.
Paralajmërimi për një protestë të madhe të studentëve ne Tiranë ka shtuar radhët e atyre që mbështesin kauzën e tyre.
Me here ishin gjimnazistët e Sami Frashërit në Tiranë të cilët kanë bojkotuar mesimin për t’ju bashkuar studentëve që pritet të jenë me mijra në rrugët e Tiranës gjatë ditës së sotme
Sot është dita e 8-të e protestës së tyre.

Studentët lidhen krah për krah dhe marshojnë para Kryeministrisë!

Studentët janë lidhur krah për krah në rreshta dhe po marshojnë përpara Kryeministrisë. “Studentët e bashkuar kanë për të fituar”, është thirrja më e fortë që dëgjohet.
Një pjesë e tyre në rreshtin e parë, studentët e gjeologji-minierave, kanë vendosur në kokë kaska të verdha minatorësh. Protestës i prijnë disa të rinj me flamur kombëtar.
Studentët e Universitetit të Tiranës sot janë në ditën e 8-të të protestës së tyre. Ata kërkojnë plotësimin e 8 kërkesave drejtuar Ministrisë së Arsimit dhe nuk kanë pranuar dialog me kryeministrin Rama I cili edhe dje disa herë u bëri thirrje për t’u ulur dhe biseduar.
Raportohet se në Elbasan me studentët është bashkuar edhe një pjesë e gjimnazistëve. Ndërkohë protesta ka nisur edhe në Korçë, madje një pjesë e madhe studentëve janë nisur që herët në mëngjes drejt Tiranës për t’ju bashkuar protestës së studentëve në kryeqytet.
Gjithashtu, protesta ka nisur edhe në Durrës. Studentët në mënyrë të organizuar me autobusë janë nisur drejt Tiranës.

Forumi për liritë Akademike thirrje pedagogëve: Bashkohuni në protestën e studentëve!

Forumi për liritë Akademike dhe Autonominë Universitare, fton pedagogët t’i bashkohen protestës së studentëve. “Të angazhuar prej vitesh në kundërshtimin e ligjit për arsimimin e lartë dhe reformimin e thellë të sistemit universitar edhe sot si përherë jemi me studentët”, thuhet në deklaratën e Forumit për liritë Akademike dhe Autonominë Universitare.
“Forumi për liritë Akademike dhe Autonominë Universitare në përgjigje të thirrjes së studentëve për t’iu bashkuar protestës së tyre fton pedagogët t’i bashkohen protestës së studentëve. Të angazhuar prej vitesh në kundershtimin e ligjit për arsimimin e lartë dhe reformimin e thellë të sistemit universitar edhe sot si përherë jemi me studentët”, citohet në deklaratë.
Edhe më herët forumi për liritë akademike është deklaruar gjithnjë në mbështetje të studentëve.

Studentët marshojnë në Bulevard, gjimnazistët e Tiranës bojkotojnë mësimin dhe dalin në protestë

Studentët kanë nisur marshimin e tyre në Bulevard për t’u stacionuar para Ministrisë së Arsimit ku do të mblidhen në një protestë masive sot. Gazetari Erjon Skëndaj raportoi për “BalkanËeb” se studentët e Politeknikut, Arteve dhe Gjeologji Minierave janë mbledhur tek Korpusi dhe më pas kanë parakaluar në Bulevard para kryeministrisë.
Ata e kanë nisur me këndimin e Himnit Kombëtar dhe më pas me parulla për plotësimin e kërkesave të tyre, kryesisht uljen e tarifave. Studentët e gjeologji minierave janë me kaska të verdha, ndërsa studentët e arteve kanë marrë veglat muzikore.
Ndërkohë ka nisur marshimi nga të gjitha fakultetet, drejt rrugëve që të shpien për në Ministrinë e Arsimit, atje ku është protestuar prej një jave.
Ora 16:00 e ditës së sotme është afati i fundit që studentët i kanë lënë qeverisë për të plotësuar 8 kërkesat e tyre. Në skadim të këtij afati, kanë paralajmëruar përshkallëzim, deri në grevë urie.

Gjimnazet e Tiranës bojkotojnë mësimin, maturantët me studentët
Gjimnazistët e Tiranës i bashkohen protestës së studentëve. Që në orët e para të mëngjesit të sotëm ata janë mbledhur fillimisht në shkollat e tyre dhe më pas për të marshuar bashkë me studentët drejt Ministrisë së Arsimit.
Gjimnazistët, kryesisht maturantët kanë bojkotuar mësimin sot për të protestuar bashkë me studentët për plotësimin e kërkesave të tyre nga qeveria. Thirrjet që gjimnazistët, nesër studentë t’i bashkohen protestës janë artikuluar prej ditësh, ndërsa ishte paralajmëruar e marta si pika kulmore e Lëvizjes Studentore të nisur prej disa ditësh.
Gjimnazi “Sami Frashëri”, “Petro Nini”, “Shkolla profesionale e Ekonomikut” dhe “Qemal Stafa” janë disa prej gjimnazeve që marrin pjesë sot në protestë. Po kështu studentët iu kanë bërë thirrje edhe pedagogëve t’i bashkohen kësaj proteste.

Studentët e Bujqësorit bllokojnë hyrjen e Tiranës
Ora 09:38/ Studentët e Universitetit Bujqësor në Kamzë kanë bllokuar rrugën tek mbikalimi. Për disa minuta ata kanë përsëritur thirrjet për një arsim më të mirë.
Studentët e Shkodrës mbushin rrugët
Ora 9:30- Ka nisur edhe në Shkodër protesta e studentëve të Universitetit “Luigj Gurakuqi”. Studentët kanë nisur të mblidhen bashkë për të kërkuar plotësimin e kërkesave të tyre.
Ata kanë ankesa të shumta për cilësinë e mësimit por edhe nga kërkesat minimale si për kushtet dhe literaturën që iu mungon. Me parulla të shumta në duar ata i janë bashkuar lëvizjes së madhe studentore në të gjithë vendin.

Gjimnazistë nga gjimnazi ‘Partizani’ i bashkohen protestës
09:19- Gjimnazistë nga gjimnazi ‘Partizani’ në kryeqytet i janë bashkuar protestës së studentëve. Me thirrjet “Studentët kanë të drejtë”, ata janë bashkuar te universiteti Politeknik, për të nisur më pas marshimin drejt MASR. Gjimnazistët në protestë u shprehën se disa nuk u lejuan të marrin pjesë nga mësues e drejtoresha e shkollës. “Kemi patur edhe forma presioni, na thanë se do vihen mungesat. Do jemi deri në fund të protestës”, tha një prej tyre.
Protesta e studentëve në Vlorë dhe Gjirokastër
09:15- Studentët kanë nisur protestën edhe në qytetin e Vlorës. Gazetari, Enrik Mehmeti raporton për “BalkanËeb” se janë mbledhur mbi 100 studentë të cilët janë vendosur në hyrje të universitetit “Ismail Qemali”.
Ndërkohë studentët kanë arritur të bojkotojnë të gjithë mësimet e parashikuar në oraret në një pjesë të madhe të fakulteteve.
“Ka bojkot të provimeve, ndërsa ata shprehen se do jenë në protestën e tyre. Protesta është përqendruar pranë rektoratit. Kjo është dita e tretë në Vlorë, por që do të vijojë si në Tiranë. Nxënësit nuk janë bashkuar me studentët”, raportoi gazetari, Enrik Mehmeti për “BalkanËeb”.
Ndërkohë edhe në Gjirokastër studentët janë tubuar para Universitetit “Eqrem Çabej”, të cilët kanë marrë sot leje nga autoritete vendore. Protesta në këtë qytet vijon për të tretën ditë radhazi.
“Kanë patur edhe kërcënime për studentët për të mos marrë pjesë në protestë. Dita e sotme është lajmëruar të jetë me përmasa më të mëdha. Ditën e sotme pritet të jetë më masive. Sot është marrë leje nga policia. I kanë lejuar, por me një orar të reduktuar. Policia ka qenë e pranishme rreth ambienteve ku po mbahet protesta. Ka nisur protesta, por pritet të rritet numri i tyre”, raportoi gazetarja, Brikena Metaj.

Studentët e Elbasanit
09:12- Dhjetëra gjimnazistë të Elbasanit i janë përgjigjur thirrjes së studentëve për t’iu bashkuar protestës se tyre.Përpara hyrjes së gjimnazeve në orën 08.00 qëndronin një numër i konsiderueshëm nxënësish, të cilët kanë refuzuar të marrin pjesë në mësim.
Ndërkohë mësuesit u kanë bërë thirrje të mos bojkotojnë mësimin maturantëve. Disa prej tyre janë futur në mësim, ndërsa një pjesë tjetër është nisur drejt sheshit kryesor të qytetit.
Gazetari Fatmir Popja tha për “BalkanËeb se studentët janë nisur nga Elbasani me mjete private për t’iu bashkuar protestës, e cila vijon për 7 ditë para ministrisë së Arsimit. “Kanë vendosur flamurin Kombëtar përpara Universitetit “Aleksandër Xhuvani”. Studentët janë nisur në grupe të vogla me makina private, por edhe me mjete të transportit drejt Tiranës”, theksoi Popja.
Me pankarta të ndryshme ”Koha e maskarenjve” si dhe “Dinjiteti nuk matet me pozitat që zotëron, por me vetëdijen që i meriton”, studentët e Elbasanit vijojnë të qëndrojnë stoikë në kërkesat e tyre.
Studentët e Politeknikut publikojnë fotot: Vetting për pedagogët
09:10- Studentët e Universitetit Politeknik të mbledhur para sheshit Nënë Tereza nga ku pritet të nisë më pas marshimi drejt Ministrisë së Arsimit, kanë publikuar sot me foto edhe emrat e pedagogëve të cilët sipas tyre duhet ti nënshtrohen vetingut.
Në foton e publikuar në kolonat e universitetit, studentët kërkojnë veting për pedagogët: Boris Cfarku, Ylli Gjanci, Enkelejd Caca, Bujar Dida, Bojken Shehu, Anila Peposhi, Endri Raco, Anita Caushi, Brikena Xhaja, Margarita Gjonaj, si edhe Xhameli Pejtamalli.

Fevziu vetëpropozohet si negociatori i Ramës: Vij t’u pyes në shesh për kërkesat që keni ndaj qeverisë

Fevziu është vetëpropozuar sonte si negociatori i Ramës me studentët. Ai u kërkoi atyre që të jetë ai ndërmjetësi që të shkojë në shesh për të marrë mendimin e studentëve për të gjitha kërkesat e studentëve. Studentët thanë se duhet të flasin vetëm studentët dhe jo pedagogët.
Fevziu u vetëpropozua si negociator i Ramës pasi studentët nuk pranuan që Rama të futet në studion e “Opinion” për të diskutuar me ta.
Studentët kanë reaguar me unitet edhe në studion e “Opinion” kur kanë mësaur se drejt asaj studio ishte nisur për të hyrë si hajdut, Edi Rama. “Mos të vijë, nuk duam ta shohim. Të vijë në shesh. Most ë përdorë këtë studio për negociata”, u shprehën studentët njëzëri.
Studentët pjesëmarrës në protestë kanë treguar në studion e emisionit “Opinion” mënyrën se si ka nisur protesta e tyre 1 javë më parë. Një student i arkitekturës ka thënë se pikërisht nga ky universitet nisi dhe protesta, kur ata u njohën në sekretari me VKM nr.288 që thoshte se një student përveç taksës është i detyruar të paguaje edhe për kreditet e provimeve të prapambetura. “Tarifa ka qenë 17.500 lekë të vjetra për një kredit, ndërkohë që tarifa e shkollimit është 400 mijë lekë në vit bachelori dhe 2 milion leke masteri total”, tha ai.
Një tjetër studente tha se sipas një përllogaritjeje të kryer nga lëvizja “Për Universitetin” një student i ardhur nga rrethet përgjatë një viti akademik në Tiranë, duke llogaritur tarifat e shkollimit, qeranë, transportin, librat, detyrat e kursit , veshmbathjet i duhet të shpenzojë 5 milion lekë të vjetra. Shumë nga studentët e pranishëm në studio kanë treguar se detyrohen që paralelisht të punojnë, ndërsa kryejnë studimet.

Rama tenton të futet si hajdut në studio, studentët e perzënë: Hajde në shesh

Studentët kanë reaguar me unitet edhe në studion e “Opinion” kur kanë mësaur se drejt asaj studio ishte nisur për të hyrë si hajdut, Edi Rama. “Mos të vijë, nuk duam ta shohim. Të vijë në shesh. Most ë përdorë këtë studio për negociata”, u shprehën studentët njëzëri.
Studentët pjesëmarrës në protestë kanë treguar në studion e emisionit “Opinion” mënyrën se si ka nisur protesta e tyre 1 javë më parë. Një student i arkitekturës ka thënë se pikërisht nga ky universitet nisi dhe protesta, kur ata u njohën në sekretari me VKM nr.288 që thoshte se një student përveç taksës është i detyruar të paguaje edhe për kreditet e provimeve të prapambetura. “Tarifa ka qenë 17.500 lekë të vjetra për një kredit, ndërkohë që tarifa e shkollimit është 400 mijë lekë në vit bachelori dhe 2 milion leke masteri total”, tha ai.
Një tjetër studente tha se sipas një përllogaritjeje të kryer nga lëvizja “Për Universitetin” një student i ardhur nga rrethet përgjatë një viti akademik në Tiranë, duke llogaritur tarifat e shkollimit, qeranë, transportin, librat, detyrat e kursit , veshmbathjet i duhet të shpenzojë 5 milion lekë të vjetra. Shumë nga studentët e pranishëm në studio kanë treguar se detyrohen që paralelisht të punojnë, ndërsa kryejnë studimet.