40.5 C
Tirana
E hënë, 11 Gusht, 2025

Macron dorëzohet: Protestuesit kanë të drejtë, vendi në emergjencë ekonomike

Ndërsa qeveria e Francës po përpiqet të marrë kontrollin e situatës, pas protestave masive që kanë shpërthyer brenda vendit për javë të tëra, Presidenti Emmanuel Macron është dorëzuar përfundimisht mbrëmjen e sotme, duke pranuar se vendi është në një gjendje ‘të jashtëzakonshme ekonomike’.
‘Sot, ne jemi të detyruar ta pranojmë atë. Sot po shpall një emergjencë ekonomike në vendin tonë’, u shpreh Macron, duke iu drejtuar vendit e duke bërë thirrje për ‘mbështetje për ekonominë franceze’.
Ai u shpreh se nuk ka asnjë justifikim për atë që ka ndodhur.
‘Nuk ka asnjë justifikim për zemërimin dhe për të gjithë ato përplasje të dhunshme’, këmbënguli Macron në fjalimin e tij edhe pse pranoi se publiku ka ‘të drejtën e indinjatës’.
Presidenti më pas njoftoi se ‘pagat minimale do të rriten me 100 euro në muaj duke filluar nga 2019’. Ai gjithashtu u zotua të anulojë taksat mbi punën jashtë orarit dhe të vendosë përjashtime të veçanta tatimore për njerëzit që fitojnë më pak se 2 mijë euro për muaj.
Macron, i cili shpesh është kritikuar për dyshimin se po u shërbente vetëm interesave të të pasurve në Francë, tha gjithashtu se ai ka urdhëruar kryeministrin të zhvillonte propozime që do të lejonin ‘ndërmarrjet dhe anëtarët më të pasur të shoqërisë sonë të kontribuojnë’ në programin e kombëtar ekonomik, por ai nuk pranoi të përforconte të ashtuquajturin ‘taksë pasurie’.

12 milionë euro të tjera për firmën fantazmë, Basha: Vjedhje e Ramës!

Pas publikimit të një dokumenti ku OST i jepte tenderin prej 12 milionë eurosh DH Albania, ka reaguar edhe kreu i PD-së, Lulzim Basha.
Basha shkruan se, Edi Rama bashkë me firmën kanë vjedhur 30 milionë euro brenda një muaji.
Reagimi i kreut të PD, Lulzim Basha
30 milionë euro tendera brenda një muaji i ka dhënë Edi Rama kompanisë Dunwell Habberman, bashkëpronar i së cilës është vetë ai me ose pa letra, për t’i grabitur dhe pastruar në SHBA.
Imagjinoni sa qindra miliona euro ka vjedhur ky hajdut psikik në 5 vjet si kryeministër dhe 11 vjet si kryetar bashkie.
Por as paratë dhe asgjë nuk do ta shpëtojnë dot as Ramën dhe as klientët e tij nga drejtësia, për shkatërrimin që i kanë bërë Shqipërisë.

Skandal në Komisariatin e policisë! “Burri huj atje brenda do 2 milion e gjysmë lekë, 1 milion do t’i lesh sot”

‘Fiks Fare’ nisi mbrëmjen e së hënës denoncimin e një skandali që ndodh në Policinë e Shtetit. Sekserë, që tregojnë se kanë lidhje me punonjës të Komisariatit të Policisë së Kavajës, marrin përsipër që të shesin provat e vendngjarjes.
Bëhet fjalë për një grabitje të ndodhur një vit e gjysmë më parë, në fshatin Cikallesh të Kavajës, por Prokuroria e Kavajës mbylli hetimet pasi policia, edhe pse ka gjetur shenjat e gishtërinjve të hajdutëve, nuk i identifikon autorët.
Më shumë se një vit e gjysmë më parë, Shyqyri Xhafa, nga fshati Cikallesh i Kavajës, ra prè e vjedhjes së banesës së tij. Atij i vodhën nga çanta e gruas 6.5 milionë lekë dhe një celular.
Në vendin e ngjarjes, Policia e Shtetit ka gjetur gjurmë të gishtërinjve të vjedhjes, por ende deri më sot nuk ka asnjë të dyshuar apo të ndaluar prej saj.
Sikur të mos mjaftonte gjetja dhe arrestimi i vjedhësit të banesës së Xhafës, është Prokuroria e Kavajës, e cila ka njoftuar ‘viktimën’ e vjedhjes së ka pezulluar hetimet për autorët. Dosja e grabitjes është kthyer sërisht në Komisariatin e Policisë së Kavajës, e cila është ngarkuar me detyrën e identifikimit të autorëve të vjedhjes nëpërmjet shenjave të gishtave.
Pas këtij njoftimi, Shyqyri Xhafa ka shkuar disa herë në Komisariatin e Policisë së Kavajës për të marrë informacion, por edhe sot e kësaj dite asnjë nga drejtuesit e këtij komisariati nuk e ka takuar.
I vetmi që është kujtuar për të takuar Xhafën është sekseri Klodian Guga, nga qyteti i Kavajës, i cili i ka deklaruar Xhafës se, për zbulimin e autorit të vjedhjes duhet t’i japë atij 2.5 milionë lekë për t’ua dhënë drejtuesve të Policisë së Kavajës.

‘Me të konstatuar mungesën e lekëve kam njoftuar Policinë e Kavajës, ndërsa në banesë kanë ardhur 3 persona përfaqësues të Komisariatit të Policisë së Kavajës, por nuk erdhi as punonjësi i Policisë së Rendit, i zonës, dhe as oficeri i Krimeve që mbulonte zonën, të cilët i kam njoftuar të parët. Pas ekspertizës janë konstatuar 5 shenja gishtërinjsh të ndryshme; dy na përkisnin mua dhe bashkëshortes, ndërsa 3 shenjat e tjera u përkasin vjedhësve’, thotë qytetari Xhafa për ‘Fiks Fare’.
Ndërkohë që kanë kaluar një vit e gjysmë, edhe pse shenjat e gishtërinjve të vjedhësve kanë dalë, askush nuk është ndaluar apo shoqëruar nga policia.
Qytetari tregon sesi i është afruar vet sekseri Klodian Gagu për ta ndihmuar kundrejt pagesës, e cila do të shkonte për punonjësit e Komisariatit të Kavajës për t’i dhënë emrat e hajdutëve.
Në bisedë e sipër, e gjitha e transmetuar në ‘Fiks Fare’, sekseri Gagu shprehet se Prokuroria e Kavajës, por edhe policia e këtij rrethi nuk e arrestojnë autorin, pasi ai ka lidhje me punonjës të Policisë së Kavajës. Shumën prej 2.5 milionë lekësh, ai e kërkon për nxjerrjen e dokumentit nga Policia Shkencore, ku identifikohet autori i grabitjes. Sekseri, i cili ka njohuri për dosjen e grabitjes dhe mënyrën sesi është mbyllur në polici, i premton qytetarit kthimin e lekëve pas marrjes së dokumentit nga Policia Shkencore.
Për të nisur nga puna, sekseri i merr qytetarit një milionë lekë. Pagesa bëhet në makinën e sekserit.
Investigimi i ‘Fiks Fare’ do të vazhdojë edhe të martën. Pas kryerjes së plotë të pagesës, sekseri tregon emrat e bashkëpuntorëve të tij në Komisariatin e Policisë së Kavajës.
Bisedë me sekserin Kladia Gagu
Qytetari – Qysh do t’ia bëjmë ime për atë? Se unë fola me dajën, fola me ty.
Sekseri– Pse, kur gjërat kur bahen, bëhen, o bëhen o s’bëhen. Kupton? Tani sipas muhabetit që ka ba Hysa ( daja i qytetarit) më tha mua, do e lemë këtë muhabet, më tha. Dakord, tani unë kur bëj muhabetin i them që dua këtë me emër.

Qytetari – Po pra ja thashë dajës.
Sekseri– Me shenja gishtërinjsh.
Qytetari – A të folët ju?
Sekseri– Në rregull, dëgjo pra tani dhe dua shenjat e gishtërinjve të konfirmuar nga laboratori shkencor se këto kanë bërë. Këtë gjë e ka ba Hysa, o vëlla. Edhe mbaron loja, unë
Qytetari Po, po.
Sekseri– Këtu mbaron loja, unë tani unë me gjithë mënd do ta jap këtë letër po ti me atë, vetëm ti do ta dish që do jetë ky person. Edhe ke ai person që e ka bo, kushdo qoftë që e ka ba ti nuk ke për të bo asnjë lloje gjëje me atë person.
Qytetari – Po kush do e marrë atë?
Sekseri– Tani.
Qytetari – Fola me dajën, fola edhe me ty.
Sekseri– O zemra ime, problemi është t’i bimë shkurt e shkurt, ti ke ardhur për të nda një muhabet. Burri huj atje brenda do dy milion e gjysmë lekë, je në dijeni?
Qytetari – Më ka thënë daja.
Sekseri– Ok , tani një milion ti do t’i lesh sot ose 500 000 lekë ( të vjetra ). Se ai donë punë n e lekëve se ajo është më kryesorja apo jo? Burri i huaj është nip polici.
Qytetari – Kush?
Sekseri– Burri huj, është nip polici ai që të ka vjedh ty.
Qytetari – Nuk e di, ku e di unë kush është mo vlla
Sekseri– Tani nëse të qon çirak, për të shkuar deri në një farë vendi me u mbyll, do të thotë që është
Qytetari – U pezullua çështja.

Sekseri–Rrezikon me u mbyll, u mbyll pra. Po ta them unë tani, po të them drejtë, po të them nga brenda nuk po të them nga jashtë. A ba biseda brenda, a ba në Tiranë edhe doli në konkluzionin që …
Ore e do drejtë, shi tha ato lekët i keni marrë ju tha? Keni marrë lekët ju bashkë me shoferin ti, bashkë me dajën tat. Meqë u ba muhabet një çik rrëmujë, jo sot jo nesër , unë të prisja hajde e më tako ti më the jo të mërkurën në orën tetë nuk erdhe iku e mërkura erdhi e enjtja , e premtja e hëna, e diela shkoi gjatë ky muhabet dhe thashë lerë. Biles edhe shefi i komisariatit kur u taku me dajën tënd ky muhabet i ka thënë më duket si kot. A ta ka thënë kështu a s’ta ka thënë?
Daja i qytetarit – Po kështu
Sekseri–Unë skam qef t’i prezanto shumë njerëzit kush është ky, kush është ai
Qytetari – I thashë dajës, të them edhe ty personin ma bien mua përballë ai?
Sekseri–Pësoni përballë nuk vjen me ty ai. Ti ke akuzuar mbi tetë veta ti.
Qytetari – Jo, jo, jo
Sekseri–Po tetë veta pra janë të dyshuar aty.
Qytetari – Vetëm pesë, tre i ka marrë me qefin e vet ( inspektori i policisë), dëshirën e vet.
Sekseri– Unë po të them të sakët kanë qit tetë veta të dyshuar. Unë s’e di si ka ndodhur qysh tek, unë di se janë arrestua ose ndalu tetë veta për këtë gja. Nga këto të tetë ti ke dyshuar tek njëri më fort. Kë thënë e ka bo ky e ka bo ky., kupton dhe ka rezultuar se nuk ka qenë ai që ta ka ba. Kanë than, siç kanë fol ata mos u merr me këtë punë, mos hajde për këtë çështje. Ta kanë thënë?
Qytetari – Po se nuk është gjet.
Sekseri– Bardh Habili ta ka thënë?

Qytetari -Bardhi ka një vitë që është idhnu me mu.
Sekseri–Ore i kam marrë vesh të gjitha brenda, të kanë thënë për këtë gjë mos hajde ma.
Qytetari – Po ai mban idhni me mua ka një vit
Sekseri– Po idhni do mbaj, nuk është budalla ai. Tani që unë me të marrë përsipër me fut çunin e huj në burg, unë s’e fus dot atë. T’i them gjërat drejt. Unë të mësoj një rrugë tjetër ty, pa bërë zhurmë fare. Se po u nive nuk bëhet asnjë gjë. Atëherë në qoftëse do mbash gojën mbyllë deri në momentin që do marrësh letrat, fitove ti. Në qoftëse nuk do mbash gojën mbyllur, do humbësh një herë e përgjithmonë dhe nuk bahet ma ky muhabet
Qytetari – Po si të jetë rrisk, si ta ketë shkruar Zotin nalt.
Daja i qytetarit – E ke vetë në dorë
Sekseri–Tani ne do të marrim letrat që është personi, që është konfirmua shkencërisht, jo është konfirmua kot me gojë. Shkencërisht, me firmë e me vulë nga polica shkencore që është ën Tiranë.Ti do marrësh letrat t,i bësh një fotokopje dhe me këtë fotokopje do shkosh tek organet kompetente në Tiranë jo në Kavajë, se në Kavajë nuk bën anjë gjë. Do shkosh në prokurori në Tiranë
Qytetari – Kush më pret mua atje?
Sekseri–Atje do të ndihmoj ai që po të ndihmon tani, ai do të ndihmojë edhe atje. Po pa ba zhurmë. Më kupton pa ba zhurmë. Pa ba zhurmë jo ma bëni ky, jo ma dha ky se janë gjana që janë në dosjen, janë prova materiale, provë hetimore. Nuk është au iu, hajde se po e bëjmë. Atëherë në momentin që ajo dihet se bushe ka ba , këta nuk duan me ba se është tjetër kush në mes ka mbetur pezull. Tani në momentin që do marrësh këtë, burri huaj do të orientoi në Tiranë. Me atë shkresën shko atje ti, mbaroi loja. Ai i gjen vetë lekët, në burg do shkoj nuk diskutohet për burg, në qoftëse ka shpëtuar deri tani ka shpëtuar prej xhajës, a prej dajës a prej nuk e diel
Qytetari – Unë nuk e di se kush është, nuk më intereson fare.

Sekseri– Jo nuk të ineterson se ti pranoj po këmbëngul kush është personi, po në momentin që do marrësh shkresën do shkosh në Tiranë. Të orientoi burri huaj atje pastaj nuk ka në p… Nanes vetë se do arrestohet , Se po erdhe nga Tirana, nuk ka p… anën si bën llëk e llëk. Kur t’i shkojë ajo shkresa, as shefi i komisarit, as shefi i krimeve nuk e mbron dot ma atë. Edhe po të duash ai që e ka mbrojt deri tani, nuk e mbron dot. Po qe aij urdhër zbatimi, do bëhet.
Daja i qytetarit – Me fotokopje do shkoi ai?
Sekseri– Me fotokopjen se origjinalin do të thonë ku e ke gjetur?
Daja i qytetarit – Po këtë ku e ke gjet?
Sekseri– Po nejse atë e justifiko më ka ra në dorë kështu,m më ka ra në dorë ashtu se nuk është origjinale, fotokopje do jetë me firmë e me vulë. Hap dosjen më pas është në dosje s’është në dosje masanaj se ky s’ka ba ekspert shkencorë ky atje. Unë ta mbaroi punë dhejtë ditësh, pesëmbëdhjetë ditësh. Edhe unë të them po luajte si të them unë, po të them çunin e huj e ke në burg edhe do i marrësh një dëmshpërblim.
Daja i qytetarit – Do marrësh lekët thotë.
Sekseri– Do marrësh lekët. Do të thuash lekët, le ti ketë prishur lekët ai, i paguan shpia lekët. Ty të kanë marrë shtatë milion, shtatë milion do marrësh.
Daja i qytetarit – Sa të kanë humbur ty ore?

Sekseri– O shoku im unë do ta bi me letër, me letër dhe me fotografi e kupton ti me letër e me fotografi. Është formulari që ky është hajduti. Ti me atë formularin me atë fotokopje do shkosh në Tiranë për ta zgjidhur këtë problem se në Kavajë nuk e zgjidh ma. Pse, se edhe këto miqtë tonë i fut në siklet se thonë paskan hëngër në dy krahët po edhe me policin që është brenda përplasen.. Kështu që në Tiranë bukur fare, më bje një çik dosjen numër kaq, Tirana këtyre edhe shkon dosja aty e mbaroi loja. Ai shkon në kokërr të burgut e ti merr lekët e je në rregull. Polica e Kavajës këtu nuk bën asnjë lloje gjëje. Bje dosjen në Tiranë dhe në momentin e parë në krye të dy ditëve urdhër arresti për të. Të arrestohet nuk pret ma shkojnë në burg.
Për mua si ta ndijë zemra bane për mua s’ka asnjë lloje problemi. Ore mu turr edhe unë i them burrit huaj i mora kaq lekë se korrektësia është mbi të gjitha nuk hyn në punë lekë të q… lekun
Problemi është korrektësia. Nuk del tek fiksi se çështja është se ti ke përmendur emra.
Është e gjetme faktikisht po nuk duan. Troç muhabeti, nuk duan. E kanë mbyll zhulin me zhul dhe i kanë vënë kapak. Një milion do m’i lësh sot ose 500 000 sa të kesh mundësi. Që unë të shkoj kund të mos shkoj si klluf.
Që unë kur ti bi derës atij të mos i bi derës si klluf ore. Që unë kur të shkoj atje na më ka dhënë burri huj 500 000 lekë ( të vjetra ) dhe pjesën tjetër kur të marrim letrat. Tani unë kur të shkoj të bëj muhabetin me të i them ja ku i ke edhe tani mbaro këtë pjesë.
Hajde se ka ardhur ai. Sa lekë ke marrë me vete?
Qytetari – Një milion
Daja i qytetari – A? Po pra mirë ja ke ba. Kur të bjeri letrat, të japi letrat në dorë atëherë do japësh të tjerat
Qytetari – Kur të japë dorën e dytë, të jetë zbuluar personi
Daja i qytetari – Pse qysh kuti ti ore. Do marrësh atë letrën ti do i bësh një fotokopje origjinalen do e mbash ne xhep vetë, fotokopjen do shkoj ai personi ë është tek dega e brendshme shoferi do të qoj ty atje.
Qytetari – Mirë pra.

Daja i qytetari – Me emër e mbiemër. Unë do të marrë letrën e do ta jap ty origjinal. Ti do i bësh fotokopjen këtij, origjinalen do e ruash vetë. Me origjinale do të shkosh ku të çoj Festi, ai shoferi i kryetarit të degës. E quajnë Festim atë
Qytetari – Në Tiranë? Ai tha është një pullë polici, po kush do qenka ky?
Daja i qytetari – Ene atë muhabet po bajm shpar, më tha mua është brenda më tha. Ti në vetvete nuk dyshon pse nuk ka ardhur ai
Qytetari – Unë dyshoj tek ai 100 %
Daja i qytetari – Tek Bardhi ( inspektori i zonës) pra
Qytetari – Ai e ka Vasidin mik, mik shpie prandaj e mbron.Bardhin
Daja i qytetarit – Se i gjen Bardhi grabitësit. E din ai e din e the mirë ti
Qytetari – Po Rifati ( inspektori i krimeve të zonës ) kështu më thoshte Rifati, i dinë Bardhi më thoshte troç për atë dell. Më shote Rifat Tora.
Daja i qytetari – Kjo do të ndaj ballin kjo që do të them unë. Emri shkruhet në letër dajë, ky është
Qytetari – Po mirë pra.
Daja i qytetarit – Këto do përpunojnë tani do shkojnë atje do të lyj qerren, do të shkojë të punoj me ato atje. Gjurmë kanë gjet po nuk ti japin ato ty ore.
Qytetari –Tani unë e kam pru njëshen ( një milion lekë)
Sekseri– Ok, tani do dalim prej këtu tani. Personi do të tregohet para këstit dytë se unë
Sekseri– Dëgjo, dëgjo personi do të tregohet kur të dorëzohet letra në dorë
Qytetari – Po pra.

Sekseri– Me një dorë letrën me një dorë personin, pastaj unë me atë personin që i ka hyrë këtij muhabeti unë do të rekomandoj me këtë do shkosh në Tiranë me këtë dhe do kryesh veprimet atje. Në Kavajë po fole poshtë e përpjetë.
Daja i qytetari – Mos fol me kërkënd
Sekseri– Mos fol me asnjë se del llafi ne sekonda.
Qytetari – O Klodi 1,2,3,4,5,6,7,8,9,10,11,12,13,14,15,16,17,18,19,20 kështu do e lemë pa dal emri i përsosnit
Sekseri– Po pra
Sekseri– Formularin qa kanë ato aty, do të them ky është
Daja i qytetari – Personi
Sekseri– Po, origjinali. Po të them edhe një herë nëse ky muhabet i del era ne prishim çdo gja që ne ndërtojmë. 10 – 15 ditë vjen shkresa zyrtare. Problemi është që kjo gjë që është nis të bëhet të mbyllet goja të rrimë urtë. Vetëm mbyllni gojën.
Prokuroria e ka mbyllur çështjen ajo ka vdek, nuk kanë dashur me nxjerr se e kanë robin e vetë ata. Ai që do të dali do habitesh. Në momentin që do marrësh shkresën, në momentin që more shkresën del bomba vetë. Ai person do vij të kapi vetë, do të vij tek shtëpia ty për këtë të rrish i qetë ti. Unë thuaj do ta tërheq denoncimin thuaj se sa do ma marrin për bazë ato thuaj nuk e di, unë dua lekët e mia, unë do të përpiqem.
Sekseri– Mos u trego tolerantë
Qytetari – Kush unë mo?
Sekseri– Mos ju tremb presionit
Qytetari – Çfarë presioni unë kam ardhur dje kastile se më mori dje ky. Si e lamë nuk është ba apo jo?
Sekseri– Jo është ba, si s’është ba. Dëgjo tani në telefon nuk mundet të shpjegoja shumë gjatë, gjatë, gjatë se telefonat përgjohen, kuptove. Tani dje ai burri huj ka shkuar tek policia shkencore
Qytetari – Po.

Daja i qytetari – Me një fjalë ka kryer proceduar për nxjerrjen e asaj .tani për 2 – 3 ditë të vjen letra. Nuk ka me të zgjat më shumë se 2 – 3 ditë. Unë 500 00 lekë i kam fut unë i kam marrë unë
Daja i qytetari – ka marrë ky dje ja ka dhanë.
Sekseri– I kam kërkuar tjetrit 500 00 lekë ( të vjetra ) ka qenë daja jote prezentë dje ja kam kërkua tjetrit ja kamë dhanë për punën tënde. Unë nuk mundet ti thosha atij jo po nuk i ka
Daja i qytetari – Se bam muhabet një herë
Sekseri– Nuk shkonte ma ai muhabet
Qytetari – Se bamë
Sekseri– Në qoftese ti do e mbaru këtë punë, mbarohet bam, bam mbaroi loja. Ti të ndihmojmë matanë e je në rregull me mua. Kaq
Qytetari – kur të na kthej paret do të jap.
Sekseri– O zemra ime jo kur të kthej paret ty jo
Qytetari – Si bamë,
Sekseri– jo kur të kthej paret hajduti jo
Qytetari – Kush?
Daja i qytetari – Kur të kthej paret hajduti ty ore
Qytetari –Po kështu e bame ne
Sekseri– Po jo mo zemra ime se kena ba kështu ne unë të thashë në momentin që të jep burri huaj letrën në dorë, dum lekët more vëlla. Qa të pres unë të marrish lekët e hajdutit?
Qytetari – Po ja si dha ai?
Sekseri– Po ç’faj kam unë s’ti dha ai? Unë e kam fajin për çfarë i hymë kësaj pune ne. Jo zemra ime, nuk e kena ba kështu. Unë të thashë në momentin që do të marrësh letrat në tiranë në respekt të dajës do të ndihmojmë ne të mbarosh punë shpejtë. Po jo se do të pres ty kur të marrësh lekët në gjykatë more vëlla. Të thashë në momentin që do të marrësh letrën në dorë brenda 15 ditëve burri huaj donim kusurin. Po the, po me hajdutin, me hajdutin të thashë do të ndihmojmë ne atë mbrapa do të ndihmojmë prapë të marrësh dëmshpërblim. Jo se do të pres ty kur të marrësh lekët e tjera.

Daja i qytetari – Mua më ke thënë kështu, dua të gjej hajdutin, ça do tani
Qytetari – Po ku ti gjej unë që ti jap?
Daja i qytetari – Mos ti hysh muhabetit
Sekseri– Po mos ti hyje zemra ime, nuk të bani njeri me sot more shpirt
Daja i qytetari – Masanaj ai shoku që ikë poshtë e përpjetë me ça ikën ai me ujë.
Sekseri– Unë i kam marrë borxh se ai tjetri më tha mos më rruj k.. kështu më ka thënë mos më rruj k…
Daja i qytetari – Edhe është njeri kompetent atje. Ore a e do punën të mbarume? Qa më duhet qa bën ti ore? Se qa kam borxh japë llogari vetë do të mbaroj punë ai tjetri me këtë.
Sekseri– Ishim në kafe, më mori në telefon e më tha ai atje në Tiranë i do sot më tha, ti gjejë ku të duash më tha mu. I hynë këtij muhabeti hajde të mbarojmë më tha. Unë tha nuk bëj lojra me njerëzit në Tiranë tha.
Daja i qytetari – Ata janë burra.
Sekseri– Të kam thënë se do të ndihmoj edhe në Tiranë.
Qytetari – Një milion e gjysmë ikën
Sekseri– O zemra ime, ti në radhë të parë duhet të gjesh këtë kaushin që të ka vjedh. Që të ka ardh e të ka thënë që lekët janë filan vend dhe kanë shku e të kanë marrë lekët aty ku i ke pasur ti. Shtëpia nuk të është bërë rrëmujë ka hyrë direkt ën sirtar ka marrë lekët ka ik. Tani kaq po të them unë po ta them nga informacionet që kam deri tani.
Qytetari – Për sa ditë do të bëhen at?
Daja i qytetari – Puna nuk bëhet pa lekë
Sekseri– Se nuk ishte në Kavajë dhe hajd vari k… Është në policinë shkencore more burrë. Është në drejtori të përgjithshme. Ti e do këtë dosje nga e para, po prit një herë se nxirret nga arshiva, qysh dilka nga arshiva kështu dilka për qef. Unë nuk kisha interes ti hyja kësaj pune, si të pres ai tjetri dy muaj kur të mbarosh punë me gjykatat. Tre muaj apo kur të kthej lekët ty personi?

Rama tmerrohet nga protesta e studentëve, urdhëron bllokimin e gjimnazistëve!

Ish-Kryeministyri Berisha ka publikuar mesazhin e një mësuesi të gjimnazit “Qemal Stafa” në Tiranë, i cili shkruan se Rama ka yedhëruar inspektorët e Ministrisë dhe drejtorisë arsimore të jenë në mëngjes herët “për kontroll” në gjimnazet e Tiranës që të mos lenë gjimnazistët t’i bashkohen protestës së studentëve.
Posti i plotë i ish-Kryeministrit Berisha në Facebook
Rama i tmerruar urdheron bllokimin e gjimnazisteve!
Lexoni denoncimin e mesuesit dixhital. sb
Pershendetje dr., jam mesues ne gjimnazin Qemal Stafa na njoftuan se eshte dhene urdher direkt nga Rama qe inspektore te ministrise dhe drejtorise arsimore te jene ne mengjes heret per “per kontroll” ne gjimnazet e Tiranes. Misioni i tyre eshte per ti bere presion mesuesve dhe nxenesve per te penguar nexensit per te iu bashkuar protestes se studentve.
Te lutem njofto media qe te vijne neser ne mengjes tek gjimnazet e Tiranes per te filmuar xhandaret e Rames.

Çantat e Linditës!

Ndërsa studentët protestojnë prej gati një jave kundër tarifave të larta dhe kushtet e vështira në konvikte para Ministrisë së Arsimit, vetë drejtuesja e këtij dikasteri, Lindita Nikolla duket se nuk ia kursen vetes luksin dhe veshjet e shtrenjta.
Edhe pse larg realitetit të pagave dhe standardit të jetesës në Shqipëri, Lindita Nikolla vishet firmato në daljet e saj në publik.
Siç duket edhe nga fotot, vetëm një nga çantat e ministres e firmës ‘Dior’ kushton 5100 dollarë, ndërsa publikisht dihet që paga e një ministre është 170 mijë lekë të reja.
Megjithatë, në gardërobën e ministres nuk ka mjaftuar vetëm një çantë e tillë luksi. Ajo është parë edhe me një tjetër të llojit ‘Fendi Medium Flower’, e cila kushton jo pak por 3550 dollarë.

Presidenti Trump mbështet protestat në Francë për ulje taksash, revolta plas edhe në Shqipëri

Presidenti Trump ka mbëhstetur protestat në Francë duke i kërkuar publikisht qeverisë franceze uljen e taksave për qytetarët francezë. Duket se kemi të bëjmë me një linjë të qartë të politikës amerikane. Tani revolta kundrë taksave të larta që shkojnë në durt e oligarkëve ka shpërthyer edhe në Tiranë. Të gjitha akset rrugore në qytete të ndryshme të vendit janë bllokuar ditën e sotme për një orë nga qytetarët që kanë kërkuar uljen e çmimit të karburanteve të rritura për shkak të taksave të Ramës.
Reagimi i Presidentit Trump në mbështetje të protestave në Francë ka zemëruar Parisin zyrtar. Ministri i Jashtëm i Francës i bëri thirrje Presidentit amerikan Donald Trump të dielën, që të mos ndërhyjë në politikën franceze, pas mesazheve të zotit Trump në Tëitter lidhur me protestat në Paris.
“Ne nuk merremi me politikën e brendshme amerikane dhe duam të njëjtën gjë në këmbim”, tha Ministri i Jashtëm, Jean-Yves Le Drian në televizionin LCI.
“Unë dhe presidenti francez i themi Donald Trumpit: mos u merr me vendin tonë”, tha ai.
Zoti Le Drian po reagonte ndaj mesazheve në Tëitter të Presidentit Trump të dielën, ku ai shkruante se ajo që po ndodhte në Francë ishte e trishtueshme.
“Ndoshta është koha që t’i jepet fund Marrëveshjes qesharake dhe jashtëzakonisht të shpenzueshme dhe t’u kthehen njerëzve paratë në formën e taksave më të ulëta? Shtetet e Bashkuara e ka bërë këtë me kohë dhe është i vetmi vend ku çlirimi i gazeve të dëmshme, ra vitin e kaluar”, shkruante presidenti.
Afro 2 mijë vetë u arrestuan të shtunën në gjithë Francën, në raundin e fundit të protestave të “jelekëve të verdhë”.

Bllokohet autostrada Rrogozhinë-Durrës: Ulni çmimin e naftës!

Protestuesit e Kavajës kanë bllokuar autostradën Rrogozhinë-Durrës gjatë protestës së tyre kundër çmimit të lartë të karburantit.
Të gjithë protestuesit në Kavajë mbajnë veshur jelekët e verdhë.
Protesta e tyre vjen edhe në mbështetje të studentëve, të cilët prej disa ditësh po protestojnë para Ministrisë së Arsimit për plotësimin e kërkesave të tyre.
Protestuesit kanë bllokuar edhe rrugën nacionale Kavajë-Rrogozhinë, duke kërkuar uljen e çmimit të karburantit.
Po ashtu përfaqësuesit e biznesit të vogël dhe të Mesëm në Kavajë i kanë drejtuar qeverisë 4 kërkesa:
1. Të ndalet projekti korruptiv i zëvendësimit të kasave fiskale.
2. Të ulet çmimi i energjisë elektrike me 30%;
3. Të ulet çmimi i karburantit me 300 lekë për liter.
4. Të rritet pragu i TVSH-së për Biznesin e Vogel dhe të Mesëm nga 20 mln lekë në vit që është sot në 120 milionë lekë.
Përfaqësuesit e protestuesve të biznesit të vogël dhe të mesëm thonë se 4 pikat janë të panegociueshme.
Mosrealizimi i tyre do të sjellë reagimin e të gjitha bizneseve deri ne bllokim aktivitet.

Kavaja kunder qeverise bllokon autostraden per çmimin e larte te naftes. sb

Gepostet von Sali Berisha am Montag, 10. Dezember 2018

Firma inekzistente amerikane mori nga OSHEE 12 milionë euro

Skandali i kompanisë fantazmë Dunwell Haberman, e cila u shpall fituese në tenderin për Unazën e Re, merr përmasa edhe më të rënda, që implikojnë më thellë qeverinë shqiptare.
SYRI.net publikon dokumente zyrtare që tregojnë se vetëm një muaj më parë, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë i ka dhënë kompanisë offshore nga Delaware, përmes degës së saj në Tiranë ‘DH Albania’, një tender me vlerë 12 milionë euro.
Bëhet fjalë për ndërtimin e linjës 220 kilovolt Burrel-Peshkopi dhe traktin dalës të nënstacionit të Burrelit, një nga tenderat më të mëdhenj të zhvilluar nga OSHEE gjatë këtij viti.
Sipas dokumenteve të siguruar nga Agjencia e Prokurimeve Publike, tenderi është zhvilluar në nëntor dhe Dunëell Haberman Albania e ka fituar atë me 100 për qind të vlerës limit.
Më konkretisht, sipas dokumenteve të APP, fondi limit për ndërtimin e linjës Burrel-Peshkopi ishte përcaktuar 1 miliardë e 447 milionë lekë dhe po me këtë çmim është fituar nga DH Albania.
Ky është një sinjal shumë i fortë që ngre dyshime për tender të paracaktuar njësoj si në rastin e Unazës së Re.
Por ky nuk është dyshimi i vetëm.

Dunwell Haberman Albania është krijuar në fund të qershorit të këtij viti si degë e kompanisë Dunëell Haberman të regjistruar në Delaware të Shteteve të Bashkuara. Vetëm katër muaj më vonë, kjo kompani me administrator Avdjol Dobi, një 26 vjeçar ish recepsionist në një spital privat, merr dy tendera të mëdhenj për një vlerë totale 30 milionë euro, ndërtimin e unazës së Tiranës dhe atë të linjës elektrike Burrel-Peshkopi.
Skandali i Dunwell Haberman u shpërtheu kur emisioni “Të Paekspozuarit” publikoi dokumentet që faktonin se kompania guackë kishte falsifikuar dokumentet, përfshirë bilancet dhe firmën e Sekretarit të Shtetit në Delaëare për të fituar tenderin e Unazës së Tiranës me vlerë 18 milionë euro.
Kompania e cila pretendon se ka një eksperiencë 20 vjeçare në fushën e ndërtimit dhe energjisë, ishte krijuar vetëm në 25 qershor të këtij viti, kohë që përkon me vizitën e ministrit të energjisë Damian Gjiknuri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pas publikimit të skandalit qeveria u detyrua të anulonte tenderin e Unazës së Re deri në ardhjen e përgjigjeve zyrtare nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për aktivitetin e kompanisë. Por ndërsa tenderi i unazës është anuluar, pa zhurmë DH Albania ka marrë 12 milionë euro nga OSHEE po me dokumente të falsifikuara, çka e thellon edhe më shumë skandalin korruptiv të kësaj kompanie. Dyshimet janë se pas kompanisë qëndrojnë zyrtarë të lartë të qeverisë shqiptare, të cilët krijuan një shoqëri guackë në Delaëare për të marrë 30 milionë euro para publike vetëm në dy tendera, tek Unaza e Tiranës dhe Operatori i Shpërndarjes së Energjisë.

Bëj gati valixhet…

Nga Artur Zheji

Peri këputet kur hollohet, zu-llumi, kur trashet, ma thoshte shpesh gjyshja ime këtë fjalë të urtë, që vonë e kuptova, por ti kryeministër akoma jo!
Habitem Ramë, si munde të mbrrish deri këtu, të udhëhiqesh nga kafkat bosh nga trutë, vetëm sepse, marrin në gojë, fjalët e tua, i lëpijnë dhe i mbllaçisin dhe të kanë mbushur mendjen tënde të turbulluar, se ky popull është fare budalla dhe me nerv të vdekur!
Si beson kaq shumë se gënjeshtrat e tua, janë kaq trushplarëse dhe kaq magjike, madje që shërojnë dhimbjet dhe hutojnë turmat, sa herë që ti bën, nën efektin e traphanes që ke mbledhur rreth teje, përsëritjen e pafund të gënjeshtrave të tua, që kanë humbur art e finesë, e vijnë tashmë era qofte tymi, era hudhra e turshi buti.
Kujton ti, se multimilionerët me të cilët je rrethuar, që pas darkave mondane me verë e krudo, janë këshilltarë dhe koka të mençura të kombit?
Kujton se mjaftojnë paratë dhe llokmat që shpërndan si i dehur, të ngopin edhe ëndrat dhe nevojat e të gjithëve?
Po ecën si i marrë në një rrugë pa krye, rrethuar nga njerëz që në vend të kokave kanë kasaforta, të cilët kanë thikat e gjata të fshehura nën brez, në pritje të rrëshqitjes tënde, që ka filluar me tërsëllimë.
Tani do fillosh të korrësh pabesinë tënde që ke mbjellur ditë pas dite, ndaj shqiptarëve që shqepe me gënjeshtra dhe poshtrime.
Nuk kam aspak gëzim, që ti Ramë, rrezikon të paguash më shumë se kushdo tjetër, të gjitha faturat e pisllëkut shumëvjeçar korruptiv të këtij vendi, sepse në të vërtetë, ti re viktimë e talentit tënd prej perfeksionisti dhe pasionit për penelat e hollë.

Me ustallarët e kalemxhinjtë që ke në oborrin qeverisës, në vend që të pastroje pisllëkun, në të vërtetë e shndrrove në art edhe makinerinë e llumit dhe zhvatjes së ministrave, drejtorëve, apo shokëve të tavolinave të tua prej pijetari të rilindur.
Shkurtove asistencën e të varfërve, mblodhe paratë e energjisë së shpërdoruar me polici e burg, rrite taksat gjithkund, perfeksionove mekanizmin e zhvatjes së tyre në çdo qelizë të popullit, përjashtuar oligarkët që realisht paguajnë më pak se kushdo tjetër në raport me fitimet e tyre përrallore, dërgove policë e rrahës mbi popullin tënd që të votoi, burgose e dreqose dynjanë, pa mëshirë.
E bëre gjithë këtë me maskën gënjeshtare të reformatorit shtetformues e Rilindas, por e vërteta ishte se shushunjat që janë dhe kabineti yt qeverisës, të kërkonin gjithmonë e më shumë para në arkë, sepse oreksi i zhvatjes ka kapërcyer sot çdo përfytyrim.
Nuk pranojnë më zarfa, por duan çanta të rënda me para ministrat e tu, duan transferta bankare në parajsa fiskale, duan jahte dhe harem me putana të shtrenjta dhe vila në çdo cep lluksoz të globit… dhe të gjitha këto duan shumë para, që Cica e tharë e Shqipërisë, nuk i shtrydh dot më.
Sepse as ti e as unë, nuk mund ta përfytyrojmë se si mund të mbahet fryma dhe zotnillëku gjallë e robit që me 200-300 mijë lekë në muaj duhet të zgjidhë ekuacionin e tij egzistencial dhe njëkohësisht, ti thotë vetes njeri, me aq grosh në xhep dhe me atë errësirë në shpirt që krijon varfëria, në një vend dhe në një shtet që është plot kurthe grabiqare, te mjeku, në shkollë, te ushqimet e helmuara dhe te zyrtarët e korruptuar e tahmaqarë.
Por ja që nervi i shqiptarëve nuk paska vdekur akoma, apo ndoshta zullumi yt që kapi palcën e tyre, e rizgjoi!

Bëj valixhet kryeministër, sepse u shndrrove si budalla naiv, në një kokë turku, të të gjithë kastës politike dhe jo vetëm.
Ky pasioni yt maniakal për tu dukur dhe për tu shfaqur në çdo kohë, si politikan, si aktor, si piktor, si sportist e sportdashës, si i gjithëditur dhe si gjithëshkabërës, në të vërtetë të ka zhvleftësuar dhe të ka shndrruar në një target të parapëlqyer si koka e Oktapodit të Zullumit shqiptar.
Ndonëse nuk është krejt kështu e vërteta.
Mirëpo tani, falë këtij ekspozimi të skajshëm, dhe shushunjërisë së padëgjuar të ministrave tu, shumica injorantë në fushat që janë vendosur të drejtojnë, ti po del vullnetarisht si kampioni, i gjithë të këqiave të këtij Vendi.
Gjë që nuk është e vërtetë, janë të shumtë ata që kanë zhvatur në mënyrë trashanike, porse ata, kanë ndjekur të paktën instiktin e mosprekjes së palcës së varvanjakëve deri këtu, siç po bëjnë sot kasapët e qeverisë tënde në rrjepjen e çdo qindarke, që nuk rikthehet në shërbim, por në shpërdorim dhe grabitje.
Por ndoshta ky dhe paska qenë pasioni yt i vërtetë e i fshehur i fëmijërisë, gangsterllëku.
Por ti nuk bëhesh dot gangster, ndonëse ke rreth teje plot të tillë, andaj ndoshta më mirë për ty, t’ja mbathësh se ndoshta do të të harrojnë dhe kështu ja mbrrin të shpëtosh poshtërimin e burgut, ku do të të shërbejnë gardianët që ke emëruar vetë në ato detyra…