35.5 C
Tirana
E hënë, 11 Gusht, 2025

Nesër protestë e fuqishme në Tiranë, studentëve do t’u bashkohen edhe gjimnazistët

Studentët kanë paralajmëruar se nesër do të jetë një organizim më i madh dhe një protestë më gjithëpërfshirëse, ku parashikohet të ketë edhe gjimnazistë.
Studentët publikuan axhendën për protestën e ditësë së nesërme ku do të bllokojnë të gjitha rrugët e Tiranës në orën 9:00.
Studentët u shprehen se, deri në orën 16:00, do të jenë para godinës së Ministrisë së Arsimit, por nëse qeveria nuk nxjerr një VKM për plotësimin e kërkesave të tyre, më pas do ta kalojnë protestën para kryeministrisë.
“Ne e kemi me ministren e Arsimit. Nesër do vinë gjithë studentët, jemi shumë pak për të vendosur. Marshimi do jetë nga Politekniku, nesër në orën 10 do jemi këtu”, tha njëra nga studentet.
Sot ata i kanë ripërsëritur kryeministrit Rama pas deklaratës së tij nga Facebook-u, të cilën ai e quajti ‘Dialog me studentët’, se ka kohë deri nesër që të plotësojë kërkesat e shkruajtura dhe nisur Ministrisë.
Programi për nesër

“Nikolla është goditur nga punonjësit e Ujësjellësit Kamëz”, reagon Mziu: Kamza i është kthyer në makth Ramës

Edi Rama dhe anëtarët e organizatës “Rilindje” sa herë ndihen ngushtë, rreken të përmendin Kamzën. Kuptohet, kanë frikë, ndihen në panik dhe kërkojnë të aludojnë me faktin se veç Kamza proteston kundër tij. Por e vërteta është krejt ndryshe! Shqipëria sot është e gjitha në protestë. Janë qytetarët e Unazës së Re, të Shkodrës, Lezhës, Shkozës, janë minatorët, studentët etj., të gjithë nuk e duan më qeverinë dhe këtë Kryeministër. Kamza, Edi Ramës i del në ëndërr, i është kthyer në makth, nuk ka mundur kurrë t’i mashtrojë dhe të gjunjëzojë ata banorë dhe drejtuesit e zgjedhur prej tyre.
Fitorja në çdo palë zgjedhje në Kamëz për Ramën është një “mollë e ndalueme”, ai është dërrmuar nga vota e lirë, duke mos mundur që t’i bëjnë derman as paratë e krimit dhe korrupsionit, por as presioni i grupeve kriminale.
Të gjendur ngushtë nga revolta qytetare në disa drejtime, sikundër zari i tij, kampion i korrupsionit Damian Gjiknuri, akuzoi padrejtësisht banorët e Kamzës se na qenkan protestues tek Unaza e Re, sot të njëjtën gjë bëri edhe kreu i organizatës “Rilindje”, Rama, i cili duke mos ditur të japë asnjë zgjidhje për studentët, duke mos u pranuar prej tyre, sërish na nxori si shqetësim faktin se ministren më të paaftë dhe të korruptuar, Lindita Nikollën, na e paskan gjuajtur punonjësit e Ujësjellës-Kanalizimeve Kamëz.
Jo! Kjo nuk është aspak e vërtetë. Punonjësit e Ndërmarrjes Ujësjellës-Kanalizime, por edhe ata të Bashkisë Kamëz janë në krye të detyrave, madje edhe në gatishmëri për të qenë sa më pranë qytetarëve në këtë kohë shirash dhe prag festash, por dhe të gatshëm për ta rrëzuar një orë e më parë këtë qeveri kriminale dhe hakmarrëse për qytetarët e Kamzës.
Rama është verbuar. Nuk di çfarë flet më, e ka humbur toruan, duke qenë se ka protesta kudo dhe rezistente siç dinë ta bëjnë këtë banorët e Kamzës, Ramës i duken të gjithë nga Kamza.

Basha: Pasi të shembin shtëpitë në Unazë do të ndërtojnë kulla, paratë e krimit do t’i ndajnë me Ramën e Veliajn

Kreu i PD, Lulzim Basha ishte i pranishëm edhe sonte në ditën e 37 të protestës së banorëve të Unazës së Re kundër prishjes së banesave. Basha tha se, ministri Damian Gjiknuri dhe kreu i ARRSH, Afrim Qëndro janë përgjegjësit kryesorë të aferës së 40 milionë eurove. “Kjo aferë është bërë me Edi Ramën dhe ai ka marrë drejtëpërdrejtë përfitimet,” tha Basha.
“Kjo që po ndodh është pasojë e degjenerimit total të qeverisjes, shqiptarët s’po e mbajnë më dot keqqeverisjen. 40% e shqiptarëve nuk ngrohin dot shtëpitë e tyre. Pensioni nuk mjafton as për të blerë bukë
Për të mundësuar këtë vjedhje rekord 40 mln euro janë turrur mbi banorët, dhe po të mos ishte për qëndresën e banorëve dhe mbështetjen që i dha opozita e bashkuar, sot këto shtëpi do ishin shembur.
Nuk mjaftohen me vjedhje por do bëhet dhe për pastrim parash. Lëshojnë gojën me ofendime e kërcënime, duke i burgosur e joshur me të gjitha mënyrat.
Megjithatë duhet ta zgjidhë drejtësia këtë punë, po as drejtësi s’ka. A i ka marrë në pyetje Prokuroria të akuzuarit?
Kryeminsitri Edi Rama dhe kreu i ARRSH, Afrim Qendro janë përgjegjësit kryesorë për këtë vjedhje.
Kjo është radiografia si funksionon qeveria e Edi Ramës”, tha Basha.
Kreu i PD-së nga Unaza e Re, nuk kurseu akuzat edhe për ndërkombëtarët, sipas të cilit disa përfaqësues të lartë, janë blerë nga paratë e drogës.
“Bëhen për të grabitur paratë e taksapaguesve shqiptarë. Nuk ka para për të rritur cilësinë e mirëqenies së studenteve, se këto para vidhen grabiten. Në 5 vite është rritur çmimi i energjisë dhe taksave, por gjithë këto para nuk shkojnë për investime, por këto para zhduken duke shkuar për sheikët e Ballkanit, duke filluar nga sheiku i Surrelit. Kjo shpjegon pse studentët nuk tërhiqen.
Tani janë ngritur për të kundërshtuar edhe një tjetër projekt. Paratë e drogës janë bërë për të blerë shumë faktorë, edhe faktorë përfaqësues ndërkombëtarë.

Jemi në një situatë, ku i gjithë vendi është në kolaps. Ajo që mundëson vjedhjen është propaganda që mundësohet edhe nga disa media. Ne bëjmë politikë,kundër grabitjes, jemi këtu me qytetarët të ndërtojmë një alternativë. Alternativa nuk mund të jetë vetëm largimi i Edi Ramës.
Jemi krah qytetarëve që edhe dje janë dhunuar, kanë sjellur fadrimat. Jemi këtu për të sjellë një alternativë, Ramës ia ka zënë sytë karrikia, karrikia tepsia aty e ka mendjen.
Ashtu tani mendon se mund të kthejë lëvizjen studentore në një instrument për të kapur universitetin. Por, qytetarët e kanë kuptuar që ky sistem është i kalbur, shpëtimi do vijë vetëm përmes asaj që i bashkon, dëshirës për të pasur një Shqipëri si gjithë Europa.
Të funksiononte, drejtësia, sot duhet të ishin arrestuar zyrtarë të lartë të shtetit, duhet të bënin burg. Unë e di dhe ju e dini fare mirë, se ne Europë nuk shkohet duke vjedhur, apo duke mashtruar popullin. Këtu prishet ligji për të kapur ata para.
Ndaj mendoj se përtej shembjes së sistemit arsimor, është paraprije për të shembur sistemin e ngritur nga Edi Rama, një sistem oligarkik, që kanë vjedhur gjithçka. Kjo është domethënia e protestës së Unazës së Re, kudo që protestojnë qytetarët. Do vazhdojnë të kenë mbështetje tonë të plotë”, u shpreh Basha.
I pyetur nga gazetarët nëse do ketë denoncime të reja, Basha tha se afera e Unazës është mjaft e thellë, dhe hap pas hapi do zbulohen fakte tronditës. Kreu i PD-së, u shpreh i bindur se Rama po bën zhvendosjen masive të planit urbanistik, për të mundësuar investimin e parave të drogës.
“Unaza e Re është një aferë shumë thellë dhe hap pas hapi po zbulohen detaje tronditëse. Pasi t’i shemben shtëpitë, faktorët e krimit do të ndërtojnë pallate shumëkatëshe, paratë e të cilëve do t’i ndajnë me kupolën e krimit, Ramën dhe Veliaj.
Ata janë përfshirë në një zhvendosje masive të planit urbanistike, për t’i mundësuar investimin e parave të drogës”, u shpreh Basha.

Edhe Kavaja në revoltë, mijëra qytetarë bllokojnë rrugën: Ulni taksat

Mijëra qytetarë janë ngritur në një protest të fortë edhe në qytetin e Kavajës. Protestuesit janë bashkuar të thirruar nga biznese të ndryshme në qytete, të cilët janë të shqetësuar për nivelin e lartë të taksave. Ata po kërkojnë uljen e taksave. Protestuesit mbajnë në duar flamujt kombëtarë dhe kanë bllokuar aksin kryesor të rrugës Kavajë-Durrës.
Mijëra qytetarë janë ngritur në një protest t5ë fortë edhe në qytetin e Kavajës. Protestuesit janë bashkuar të thirruar nga biznese të ndryshme në qytete, të cilët janë të shqetësuar për nivelin e lartë të taksave. Ata po kërkojnë uljen e taksave. Protestuesit mbajnë në duar flamujt kombëtarë dhe kanë bllokuar aksin kryesor të rrugës Kavajë-Durrës.
Fermerët janë ngritur në protest edhe në Vaun e Dejës po protestojnë për çmimin e naftës dhe për shitjen e produkteve bujqësore. Të veshur me jelekë të verdhë, frymëzuar nga protestuesit në Francë të cilët kërkuan uljen e çmimit të naftës, fermerët e Vaut të Dejës kanë bllokuar rrugën.
Ato gjithashtu kanë kërkuar dhe një treg për shitjen e produketeve bujqësore. Me parrullat “Edi Rama o legen prite Shkodrën se po vjen”, “Qeveri hajdute”, “Poshtë Edi Rama – Poshtë Edi Rama”,”Ulni çmimin e naftës”, fermerët kërkojnë uljen e çmimin të naftës.
Po ashtu në qytetin e Shkodrës një grup protestuesish, pa jelekë, po ashtu protestojnë për çmimin e naftës. Gjithashtu në protestë ka dhe familje të dëmtuara nga përmbytjet e vitit të kaluar, të cilët nuk janë dëmshpërblyer.

Plas në Shkodër, fermerët bllokojnë rrugën në aksin Shkodër-Lezhë: Ulni çmimin e naftës!

Plas revolta qytetare edhe në Shkodër. Mijëra qytetarë kanë bllokuar aksin rrugos që lidh Shkodrën me Lezhen në shenjë proteste ndaj qeverisë dhe mungesës së subvencionimit të fermerëve. Fermerët po kërkojnë uljen e çmimit të naftës, i cili për shkak të taksave të Ramës ka sot çmimin më të lartë në rajon dhe një ndër çmimet më të larta në Europë dhe Botë.
Fermerët dhe protestuesit e tjerë po mbajnë të veshur jelekë të verdhë. Ata janë mbledhur në mënyrë spontane dhe kanë kërkuar që të hiqen detyrimet ndaj tyre, të anulohet tenderi i kasave dhe kërkesa të tjera.
Policia ka shkuar pranë tyre duke u kërkuar që të largoheshin nga rruga sepse sipas tyre, kjo protestë ishte e paligjshme.
Protestuesit nuk kanë dhënë një afat se sa do pritet të vazhdojë kjo protestë.
Edhe ne Kavaje po zhvillohet nje proteste e tille. Duket se qytetaret jane frymezuar nga studentet dhe kane vendosur te ngrihen ne protesta kunder qeverise.

Rama po na ofron Edin, si zgjidhje!

Çim PEKA
Opozitarë, politikanë, analistë, profesorë, znatçinjë të `shoqnisë` civile, mësues, mjekë, emigrantë, astiras, shkozarë e zharzarë, minatorë e tregtar të vegjël, të varfër e të `mesëm`…janë kthyer të gjithë përnjëherësh si Lulet e Diellit, nga dielli i protestës së studentëve.
Shihni çfarë po ndodh. Papritur të gjithë i kanë shpresat dhe sytë nga një lëvizje që nisi në auditoret e Arkitekturës, si një instikt vetëmbrojtës e mbijetues, pasi u zunë në befasi nga një gjobë e radhës e qeverisë Rama. Shumica e “mendimtarëve” publikë dhe mediatikë janë lëshuar të zbardhin konspiracionin, se kush e organizoi e kush është mbrapa kësaj lëvizje që po shkund shqiptarët.
Jo është Mona me “kamikazët” e saj rinorë, jo Luli me ca të huaj, Lali Eri me ish mjaftistët për t’i bërë presion Ramës, Qorri e Organizata Politike dhe më e bukura, si shkëndijë shitet edhe vetë kryeministri, që paska pasur hall të shmang vëmendjen nga skandali i pastrimit të parave në Unazën e Madhe.
Broçkulla me “brirë”!
Të gjithë këta që kemi rreshtuar më sipër, do të donin të ishin prapa protestës së studentëve dhe e vërteta është që po bëjnë çdo gjë, që të bëhen pjesë e saj. Dhe nuk ka asgjë të keqe, që kushdo të shfrytëzojë energjinë e studentëve kur bëhet fjalë për qëllime emergjente kombëtare, siç është rrëzimi kësaj organizate kleptokrate e kriminale në pushtet. Por meritë në startimin e saj, nuk kanë dhe pikë.
Lëvizja e këtij Dhjetori nisi thjesht, kur në xhepat e studentëve dhe të prindërve që i investojnë, u shtua edhe një vrimë më shumë nga rrjedhin para për qeverinë, rektoratin, profesorët e korruptuar, etj.
As vetë ata dhjetëra të rinjtë e parë që u nisën nga 21 Dhjetori drejt ministrisë së Arsimit nuk e dinin, që do të bëheshin kaq shumë.

Nuk e kishin parashikuar se do ta fitonin aq lehtë heqjen e 670 lekëshit gjobë, për çdo kredit provimi. Ditë pas dite janë përhapur në gjithë Universitetet e vendit dhe shtuan kërkesat, duke shkuar drejt rrëzimit të gjithë skemës koruptive të sistemit arsimor, të cilën Rama e ka shitur si “Reformë historike”.
Tani jemi në pikën që në mënyrë subkoshiente, ata po godasin në fakt gjithë sistemin politiko-shtetëror në Shqipëri. Shihni parullat e tyre; sa vijnë e bëhen më politike.
E duam Shqipërinë si gjithë Europa – është një dëshirë e ëndërr 28 vjeçare. Por a janë të përgatitur që këtë referim instiktiv, ta kalojnë në fazën e një lëvizjeje të mirë organizuar, politike e anti-estabilishment?!
Ata janë shpresa – thotë Luli dhe Mona. Na shpëtoni nga Edi Rama, rrëzojeni- bëjnë sikur përgjërohen Fatosi me Andin. Bashkëqeverisni me mua dhe hajdeni të luftojmë së bashku korrupsionin-tallet Edi Rama!
Luftoni edhe për Teatrin, Astirin, korrupsionin, koncesionarët, varfërinë, ata që ikin në emigrim, prindërit që nuk kanë punë, taksat, rrugët, çmimet, shkollat, spitalet, lotot…u bën thirrje studentëve, histeria kolektive. Tani na ka ngelur që atyre 18-20 vjeçarëve, t`ju kërkojmë që të detyrojnë edhe presidentin Macron, që të japë dorëheqjen meqenëse nuk po ju plotëson kërkesat “jelekverdhëve” në Francë!
Domethënë studentët u ngritën që u ngritën, duhet edhe të zgjidhin gjithë hallet e opozitës, grupeve të goditura të interesit e të gjithë shqiptarëve!
Vini re me vëmendje se çfarë po përpiqet që të bëjë Edi Rama sot, në monologun e tij të përçartur. Krahason këmbënguljen e studentëve për të mos negociuar dhe biseduar fare për kërkesat e tyre, me “Çadrën” e Bashës; Ultimatume, ultimatume!
Dhe në fakt ai pikërisht nga ultimatumet ka frikë, por vetëm nga ato që çohen deri në fund.

Dihet, si përfundoi historia e Çadrës. Edhe atëherë u ngrit deri në astrosferë shpresa e gjithë shqiptarëve, por të gjithë e pamë se fundi na zhyti edhe më thellë në pusin e Rilindjes. Rama me organizata e tij ecën përpara dhe “rilindën” sërish, edhe më të fuqishëm e arrogant.
Bisedoi me Lulin, negocioi me banorët e Zharzës dhe çfarë ishte përfundimi?!
Studentët e kanë kuptuar me kë kanë të bëjnë, prandaj janë të vendosur; Ose merri dhe zgjidhi, ose lëri. Me ty nuk ka rrugë të mesme-kurthe, siç je mësuar!
Kjo është situata, ku ka ngecur mes flutura të tij imagjinare Edi Rama. Frika e vërtetë që ka, nuk janë kërkesat e studentëve. Sepse përderisa e fut dorën në thesin e parave publike sa herë që i vijnë oferta miliardëshe “të pa kërkuara” nga biznesmenët e oborrit të Surelit dhe oazit të prapategut, nuk e ka problem që të lëshojë ca kocka, sa për të hedhur lumin sërish.
Ai ka frikë, nga fryma e kësaj proteste. Ka frikë se të gjithë shqiptarët e kuptuan përfundimisht, se mendon vetëm bizneset e veta, më saktë për skemën e ndërmarrjes korruptive e kriminale, që ka ndërtuar nëpërmjet pushtetit.
Dhe ja ku jemi përpara një gjysmë dejavu-je, të viteve 1990-1991. Themi gjysmë, sepse deri më tani studentët janë të vendosur dhe të pa negociueshëm vetëm për kërkesat ekonomike brenda “shtëpisë”. Brezi i baballarëve të tyre kuptoi, se “kushtet ekonomike” i ka në dorë vetëm skema politike. Prandaj avancuan për ta prishur atë, kërkuan “kokën” e Ramiz Alisë, pluralizëm dhe pollën parti.
Sot skema politike në Shqipëri, vetëm formalisht mund të quhet plurale. Me vota apo jo, dhunë apo para, Rama është mbret (pa thonjëza) njësoj siç ishte Ramiz Alia, deri në ditën kur studentët u nervozuan për “kushtet ekonomike”.

Prandaj ai po bën njësoj, si Alia atëherë. Ku të gjejë një Fatos Nano?! Gjithçka, që të ruajë skemën edhe nëse i duhet të presë koka brenda radhëve. Sepse `koka` e tij dhe skema janë baras.
Gjithçka, edhe duke mohuar e duke u shfaqur jashtë partisë dhe Rilindjen. E dëgjuat çfarë u tha studentëve-Hajdeni të luftojmë së bashku korrupsionin e Rilindjes!

Edhe 28 vite më parë kurthi për studentët u ngrit mbi skemën, se Partia e Punës kishte degraduar, Adil Çarçani ishte i paaftë dhe i keq, por shoku Ramiz është i mirë dhe nuk i dinte të gjitha.
Sot në vitin 2018: Rektorët, profesorët dhe vetë Lindita Nikolla është e keqe dhe fajtorë; por Edi Rama i mirë!
Atëherë për të shpëtuar Ramizin, e shndërruan në “bombë e flamur”, Zërin e Popullit të Kiço Blushit dhe RTSH-në.
Sot kanë prehur lapsin dhe kanë bërë top; Top Channel, Klan, Report tv, News 24, RTSH… dritare e frëngi.
E njëjta skemë me Temë; kur nuk shpëtojmë dot qeverinë dhe partinë, të shpëtojmë ram(izi)ën. Dikur me bashkimet profesionale e Hysni Milloshin, sot me OP e Qorrin. Atëherë mbroheshin duke sulmuar zogistë e ballistë, sot duke demonizuar PD-në, Berishën, Bashën dhe çdo media që pasqyron thelbin e shkaqeve të protestës së studentëve.
Me Lulin pa Lulin, me Monën apo pa Monën, Rama nuk shpëton dot. Është shumë e thjeshtë; ai i ka mbyllur orët e punës, nuk ju duhet më as atyre që e kurdisën, kur ju fut valles së politikës dhe pushtetit!
I ngujuar brënda zyrës, po bën çdo gjë që të bëjë shqiptarët të besojnë metafmorfozën; nga krimb mëndafshi, të shndërrohet në një flutur si ato që ka stamposur në mure! Nga Rama 6 vite kryepushtetar fuqiplotë, në Edi që do të donte të ishte student, e sot të protestonte edhe ai.
Por e ka prerë biletën, studentët janë thjesht faturino!

“S’doni dialog? Rrini aty”, revolta e studentëve ndaj deklaratës së Ramës

Kryeministri Rama u dha një përgjgije të prerë ditën e sotme studentëve, kur u shpreh se ai është gati t’i presë për të biseduar për kërkesat e tyre.
Kryeministri theksoi se zgjidhja do vinte përmes një dialogu, dhe paralajmëroi “ndonjë” siç e quajti ai që nëse e ka nisur këtë protestë për “revolucion”, le ta provojë.
Por përgjgijia e studentëve nuk ka vonuar.
Ata kanë deklaruar se nuk kanë se çfarë dialogojnë me kryeministrin, por ai duhet të plotësojë kërkesat e tyre.
“Këtu na ka, ai le të vijë këtu po të dojë, nuk shkojmë ne atje. Nëse nuk plotësohen kërkesat tona protesta do ketë dhe një kulminacion”, u shpreh njëri prej tyre.
Ndërkohë një tjetër theksoi se dialogu që kërkon kryeministri tashmë është duke ndodhur sepse çfarë flasin ata përmes medias i dëgjon kryeministri, dhe çfarë flet ky i fundit i dëgjojnë studentët, prandaj nuk i mbetet gjë tjetër veçse të deklarojë që i plotëson apo jo kërkesat e tyre.
“Ultimatumi ynë janë 8 kërkesat e parashtruara, ai do dialog, dialogun ai e ka, ne i kemi artikuluar kërkesat tona, media i ka transmetuar dhe ai i ka dëgjuar. Ai e ka dialogun”, deklaroi një student.
“Po do e vazhdojmë protestën, ne nuk duam fjalë, duam vepra, nuk duam të dalë aty në Facebook dhe të flasë, kryeministri duhet të vijë këtu. Ai është zgjedhur nga populli për të na shërbyer ne”, u shpreh njëra nga studentet e tjera.

Protestë ndaj dy burrave të Lindës, Edvinit dhe Thanasit…

Basir ÇOLLAKU

Po Thanasit te Lindes si t’i’a beje Rama..?! Antikorrupsioni ne Universitet Rama premton ta nise nga burri i gruas, babai i vajzes … ec e merre vesh ne çfare halli ka rene..
Ndoshta pergjysmon tarifen Thanasit, ish-burrit te Lindes, zonjes se tij te sotme..te marre 350 euro jo 700 per provim…
Se kjo mesele trazon emocione ne dy familjet e integruara akademike dhe kryeministrore. Protesta e studenteve ka kapur te dyja familjet. Te dy burrat e Lindes, Thanasin si ryshfetçi ndsj studenteve per provimet. Dhe Edvinin si marifetçi per te plaçkitur me çreforma e pa reforma. Tani KM po perpiqet te sillet bute pas kurrizit te Zuckerbergut. Lajkon studentet, harkon marksistet, perdor bashkiakrt, sulmon opoziten, genjen se do beje namin, hargaliset me Erdoganin, dhe ka vetem nje hall. Si te mbaje karriken dhe te vijoje megavjedhjet ne çdo qindarke. Halli me studenet eshte i madh. Ata jane bileta qe mund ta nxjerrin nga zyra brenda pak oreve. Kot perpiqet te sakrifikoje Linditen, Damianin, Veliajn apo Xhafen. Dermani eshte ende larg per te. Ai nuk mud te urdheroje mijera studente. Ndaj i mbushur me frike tenton te manipuloje tinezisht.
Studente nuk po i besojne aspak, sepse ata e dine magjisht mire, çfare i pret nga kurthet e Rames. Ata perballen me Thanasin e Lindes me te cilin duhet te marresh kredi, per te marre provimin pavaresisht sa di dhe meson ne lenden e tij. Aineshte denoncuar edhe me heret se kerdis dynjane duke marre para per nje note kaluese. Por dikush e ben jo te prekshem. Kete here eshte ndryshe. Burri i Lindes duhet ti beje dem ish-burrit te Lindes, Edvini duhet te ndeshkoje Thanasin, per hater te protestes. Ndonese ky nuk eshte problem si individ por fenomen. Studentet kete here jane ne proteste pa kthim ndaj te dy burrave te jetes se Lindes, ish-it dhe aktualit,per fenomenin dhe koston e prodhuar prej te dyve studenteve dhe vendit.
Ata, studentet, jane zoterit e zyres se Rames. Pa lejen e tyre Edi Rama nuk do te qendroje me ne zyren agresive te arrogances. Nese studentet takohen me Ramen, atehere marksistet kane blere porosine e qeverise. Kjo do te ishte neperkembje e studenteve. Nese neokomunistet u binden komunisteve ne pushtet, Protesta ka mijera studente nga o gjithe vendi, qe do te vijojne reagimin…

Kryetari urdhër “ushtrisë” së FRESSH: Këto janë komentet që duhen bërë kur të flasë Kryeministri

Në pëpjekje për të ‘mbytur’ protestën e studentëve me propagandë, duket se ushtria e FRESSH-istëve, ka marrë urdhra të qarta nga kryetari Eljo Hysko mbi komentet që duhen bërë në rrjetet sociale në mbështetje të qëndrimeve të kryeministrit Rama.
Në rrjetet sociale po qarkullojnë dhe mesazhet që kanë marrë FRESSH-istët, ku ndër 7 komentet që duhen bërë sipas urdhrave, është që protesta të paraqitet pa Ide të qarta, dhe se studentët nuk e dinë mirë se çfarë kërkojnë.
Ndërkohë njëri nga komentet është edhe ai që doli pak më parë në rrjetet sociale, ku dy komentues postojnë të njëjtin tekst sa i përket idesë për “universitetet falas”.
Për më tepër lexoni 7 komentet që duhej të postonin anëtarët e forumit rinor socialist sipas urdhrave

Trump reagon pas protestave në Francë:”Ulni taksat”, Parisi zemërohet

(L-R) French President Emmanuel Macron and US President Donald Trump talk after a family photo of the participants of the G20 summit in Hamburg, northern Germany on July 7, 2017. Leaders of the world's top economies gather from July 7 to 8, 2017 in Germany for likely the stormiest G20 summit in years, with disagreements ranging from wars to climate change and global trade. / AFP PHOTO / Tobias SCHWARZ (Photo credit should read TOBIAS SCHWARZ/AFP/Getty Images)

Ministri i Jashtëm i Francës i bëri thirrje Presidentit amerikan Donald Trump të dielën, që të mos ndërhyjë në politikën franceze, pas mesazheve të zotit Trump në Tëitter lidhur me protestat në Paris.
“Ne nuk merremi me politikën e brendshme amerikane dhe duam të njëjtën gjë në këmbim”, tha Ministri i Jashtëm, Jean-Yves Le Drian në televizionin LCI.
“Unë dhe presidenti francez i themi Donald Trumpit: mos u merr me vendin tonë”, tha ai.
Zoti Le Drian po reagonte ndaj mesazheve në Tëitter të Presidentit Trump të dielën, ku ai shkruante se ajo që po ndodhte në Francë ishte e trishtueshme.
“Ndoshta është koha që t’i jepet fund Marrëveshjes qesharake dhe jashtëzakonisht të shpenzueshme dhe t’u kthehen njerëzve paratë në formën e taksave më të ulëta? Shtetet e Bashkuara e ka bërë këtë me kohë dhe është i vetmi vend ku çlirimi i gazeve të dëmshme, ra vitin e kaluar”, shkruante presidenti.
Afro 2 mijë vetë u arrestuan të shtunën në gjithë Francën, në raundin e fundit të protestave të “jelekëve të verdhë”.