28.5 C
Tirana
E martë, 12 Gusht, 2025

Zëri i Amerikës ironizon Ramën: U mbajti një orë fjalim studentëve

Mijëra studentë rinisën sot për të gjashtën ditë tubimin e tyre të protestës para ministrisë së arsimit, duke kërkuar përgjysmim të tarifave dhe rregullime të tjera në jetën universitare.
Ata thanë se kërkesat e tyre janë të panegociueshme dhe askush nuk është ngarkuar të bisedojë me kryeministrin në emrin e tyre.
Por në të njëjtën kohë, kryeministri Edi Rama nisi një komunikim ne facebook, ku tha se dialogu është i nevojshëm dhe se priste prej 3 ditësh të dialogonte me ta.
“Nuk është Shqipëria e ultimatumeve dhe britmave, por e bisedave për të zgjidhur kërkesat. Jam dakord se ka probleme me tarifat, por qëllimi i përbashkët është ta zgjidhim” – tha zoti Rama.
Ai renditi një seri statistikash në dobi të arsimit, duke krahasuar me një mandat më parë, si e gjeti shumica e tij sistemin arsimor.
Edhe ambasadori i BE-së Luigi Soraca tha se po ndjek me vëmendje protestën e studentëve dhe beson se dialogu me qeverinë është i nevojshëm.

“VOA”

Rama kërcënon studentët: Provojeni po të doni të bëni revolucion

Pasi u refuzua sërish nga studentët, kryemninistri Rama ka ashpërsuar gjuhën me studentët. Rama ka thënë se ai është i gatshëm për t’i dëgjuar studentët dhe nga dialogu sipas tij mes palëve lind dhe zgjidhja.
Por kryeministri ka patur edhe një paralajëmrim të ashpër ndaj tyre. Rama ka thënë se kush synon që këtë protestë, apo nëse e ka nisur që në fillim me qëllimin për ta kthyer në një “revolucion të atyre pa popull”, le ta provojnë.
Në vend se të sqaronte studentët për problemet e tyre kryeministri edhe sot e shpenzoi një pjesë të madhe të kohës televizive duke përgojuar kundërshtarët, rivalët dhe kritikët e tij. Pasi si zakonisht u tall me diplomat e universiteteve të Saliut, me Lulin, me doktoraturën shkencore të Monikës ai e zgjeroi këtë herë rrethin.
Në krye të listës u vendos ish zv /ministri që e ka tallur me keq se kush do tjetër kur dha dorëheqjen pas du javësh në karrike, Taulant Muka.

Ai e quajti larvë politike duke treguar se ka akumuluar një mllef të papërshkrueshëm me të. I dyti në radhë megjithëse në fund të fjalimit ishte Ylli Rakipi. Pasi anatemoi gjithë analistët që i akuzoi se duan ti vënë flakën Shqipërisë për tu krehur në darkë në banaqe, ai tha se kur nuk do shkelte në studion e Ylli Kadriut.
Si me spond, kot më kot, e hëngri edhe Dash Shehi, i cili u rendit me ata që mbajnë peng protestën. Pa emër me një teori konspirative u fshikullua edhe dekani i ndërtimit që vuri një pankartë që nciti protestën. Arlind Qori dhe Organizata e tij politike u stigmatizuan si njerëz që nderojnë me grusht dhe nuk lënë studentët të dialogojnë qoftë në selinë e kryeministrisë, qoftë në sallonet e pranueshme të Blendi Fevziut dhe të Eni Vasilit.
Veshtirë të kuptohet se ç’i duhej kryeministrit gjith ky përgojim i kotë kur qëllimi i tij është të kanalizojë në rrugën e dialogut protestën. Dhe pas kësaj pyetje vjen një tjetër: a është racional në veprimet që bën?

Studentët i përgjigjen Ramës: S’ka negociata me ty!

Pas monolugut të Ramës prej rreth 2 orësh për të bindur studentët që të lenë protestën, klëta të fundit i janë përgjigjur prerë: S’ka negociata me ty!
Prej orës 11 deri në orën 12:45 minuta, kryeministri Edi Rama ka vazhduar të flasë pa pushim në një video live në Facebook pa u lodhur, pa reshtur, në një sfidë inatçore të ndërmarrë ndaj studentëve protestues.
Një gjë dihet; administrata shtetërore dhe anëtarë të PS-së i ka hedhur në sulm për të komentuar sa më shumë në adresën e tij kundër protestës.
Urdhri për të mos iu ndarë profilit të Ramës ka shkaktuar lodhje tek ndjekësit e tij servilë, që nuk e kanë pritur këtë maratonë të foluri të Ramës dhe kanë arritur deri aty sa të kopjojnë mesazhet e njeri-tjetrit dhe t’i publikojnë në profilin e tij.
Ja një nga mesazhët “copy paste”, që janë aq të shumë jo vetëm sot, por gjatë gjithë këtyre ditëve të protestës studentore në Shqipëri.

Revolta/ Banorët e Unazës së Re me hunj e lopata, ndërpriten punimet

Ndërpriten punimet në Unazën e Re. Ndërsa pranë qendrës së Tiranës tek “Rruga e Kavajës” zhvillohet protesta e studentëve në Unazën e Re banorët janë mbledhur afër kantierit të punës së Kompanisë me hunj e lopata në duar.
“Folëm me edukatë s’na dëgjoi njeri. Tani do përgjigjemi me drunj nëse vazhdojnë punimet pa iu dhënë zgjidhje problemeve ton”, deklaruan banorët.
Ata kanë deklaruar se nuk do të lejojnë kompaninë e cila ka fituar tenderin e Unazës së Re, të kryejë punime atje.
Banorët e Unazës së Re protestojnë prej ditësh për të mos lejuar prishjen e banesave të tyre në kuadër të projektit të Unazës së Madhe. Prej më shumë se një muaji, banorët mblidhen çdo ditë duke akuzuar qeverinë për vjedhje e paligjshmëri. Protesta e tyre është mbështetur nga PD dhe LSI.

Foli dy orë me veten, godiste tavolinën dhe bërtiste, është në gjendje të rënduar

Ka mëse një orë që flet i vetëm në televizione dhe në rrjetin social, pasi protestuesit tashmë e kanë dhënë verdiktin, nuk duan të dialogojnë me të, por vetëm të shohin sesi qeveria u plotëson kërkesat e ngritura.
Sjellja e protestuesve të rinj që tashmë e kanë dhënë të qartë pozicionin e tyre e ka acaruar dukshëm kryeministrin, i cili gjatë fjalës së tij është parë të godasë disa herë tavolinën në shenjë nervozizmi.
Dhjetëra herë Rama ka hedhur akuza kundër Lulzim Bashës e Monika Kryemadhit, më së shumti kur në fjalën e tij ka përmendur termin dialog dhe ka drejtuar gishin kah opozitës, si njëri ndër zhurmuesit që ka hyrë në protestën e studentëve për t’i ndaluar ata të flasin me qeverinë.
Rama krahason studentët me çadrën e opozitës: Kujtoj se i vetmi rast ku unë kam dëgjuar këtë lloj refuzimi ndaj dialogut është me opozitën e sotme. Me Lulzim Bashën që u fut në çadër dhe thoshte s’ka dialog, por plotëso kërkesat se do largohesh bashkë me qeverinë. Si shkuan punët më pas, s’ka nevojë se nuk jemi për këtë këtu.
Rama për bordet e administrimit: Do të shkarkojmë të gjithë përfaqësuesit e qeverisë në Bordin e Administrimit. Por unë nuk bëj asnjë lëvizje, po nuk erdhët këtu dhe po nuk folëm bashkë. Ji të rrini e të këndoni këngët e Monikës e të Lulit në Bulevard. Ju më sillni një emër të një studenti, që doni ju dhe do ta vendosim direkt, por jo të rrini aty”

Rama për titujt akademikë të Bashës e Monika Kryemadhi: Monika është Doktoreshë Shkencash, kurse unë s’jam Doktor Shkencash. Monika është kokë e madhe. Ai larva politike (Taulant Muka) ka thënë për mua që jam “Doktor Shkencash”, por unë s’kam Doktoraturë. Jam thjesht një piktor.
Në një moment nervozizmi Rama është shprehur se nëse studentët nuk duan dialog, atëherë le të rrinë në protestë, por më pas është shprehur se është i gatshëm që të ulë tarifat nga 50% deri në zero lekë. Për shkak të fjalimit të gjatë dhe plot tension edhe mesazhi i kryeministrit është kthyer në një kakofoni të madhe sinjalesh e mesazhesh.
Rama: Qëllimi i protestave demokratike është rruga për zgjidhje. S’doni të dialogoni, është e drejta juaj, rrini atje dhe mos ndaloni së protestuari, por mos mendoni se kërkesat që secili ka në kokë ne t’i përpunojmë dhe të bëjmë lojë kungulleshkash.
Rama: Tarifat jemi gati t’i rishikojmë, jo tarifat por ndihmën e shtetit dhe qeverisë për ju. Tarifa do jetë siç është, ndërsa ne do t’ju japim nga buxheti 50% të saj. Por atyre që janë me 9-a dhe 10-a pse të mos ua paguajmë tarifën të gjithë? Pse? Pse të mos ua heqim tarifën atyre që vijnë nga familje me ndihmë ekonomike? Pse vetëm 50%? Pse të jetë njësoj si për ata që rrinë natë e ditë mbi libra dhe me ata që rrinë në kafene? Unë nuk mendoj kështu. Por si ta zgjidhim, me TV? Dhe çfarë tju sugjerojë ju Luli, Monika, apo ai Qorri… Por ama duhet dialog, se nuk zgjidhen në leter.
Më pas kryeministri e ka ndërruar mesazhin se do të ulë tarifat, vetëm nëse ata vijnë të dialogojnë, përndryshe nuk do të bëjë asgjë. Jama gati për çdo gjë u shpreh Rama, vetëm që të ketë dialog.

Disa nga fyerjet më pikante të Ramës, përfshi edhe veten:
Rama për Taulant Mukën: Ai mund të jetë një studiues shumë i mirë por është një larvë politike. Ai larva politike tha që doktoratura ime paska qenë e dyshimtë… unë s’kam doktoraturë fare.
Rama për veten: Mund të dukem arrogant, shpërfillës… por skam ça të bëj unë, kështu jam…
Rama për Arlind Qorin: Ne duam dialog, jo Shqipërinë e qorrave kinez të revolucionit kulturor
Rama studentëve në një tjetër moment nervozizmi: Ju keni kërkesa por nuk doni të dialogoni… Qeveria nuk është daja që shpërndan qofte. Kemi patur një qeveri që shpërndante qofte tek daja, por shquiptarët mbetën në zgarë.
Pasi lexoi një koment të një qytetari në rrjetin social për investimet në konvikte dhe akuzën se ka vjedhur para: Kemi vjedhur sytë që të pëlcasin. Progami i investimit ka ardhur nga qeveria gjermane, vodhëm qeverinë gjermane ne? Konviktet ja kam kërkuan Angela Merkel kur ka ardhur në Tiranë.
Rama për vetë forumin rinor të PS, në përgjigje të akuzave se FRESSH po ndërhyn në protestë: Ju e dini që ata nuk bëjnë dot gjë, janë të mbaruar komplet.
Një “kërcënim” para batutës së mbylljes: Po qe për revolucion mua këtu do më keni edhe dhjetorin tjetër.
Rama u sugjeron studentëve në fund të fjalës takimin në emision televiziv: Doni të flisni në emision, ku të doni… tek Blendi Fevziu, te Eni Vasili… vetëm tek Ylli Kadriu nuk vij, hajde mirupafshim!

Trafiku i drogës/ Prokuroria e Katanias kërkon 18 vite burg për kushëririn e Tahirit, Moisi Habilajn

Prokuroria e Katanias në Itali kërkon 18 vite burg për Moisi Habilajn, i konsideruar si kreu i grupit të trafikut të drogës. Moisi Habilaj njihet si këshëri i ish-ministrit Saimir Tahiri, i cili po hetohet në Shqipëri për lidhjet e tij me bandën e Habilajve në trafikun e drogës drejt Italisë.
Media italiane MeridioNews shkruan se Prokurori Antonio Bonomo kërkoi dënimin më të lartë për kushëririn e ish ministrit të Brendshëm shqiptar, Saimir Tahiri.
Prokuroria e Katanias ka kërkuar gjithashtu 12 vite burg e 4 muaj për Meridian Sulaj, si dhe 6 vite burg për ‘financierin’ e Habiljave, Nazer Seitin, ekstradimi i këtij të fundit krijoi përplasje dhe akuza mes mazhorancës dhe opozitës në Tiranë.

Emrat e policëve të Ramës tek studentët që prishën foninë dhe i kërcënuan

Këta që shikoni në foto sot prishën foninë e studentëve të arteve dhe kërcënuan shitësin aty pranë që u jepte energji. Janë punonjës policie, por kemi identifikuar vetëm 2 prej tyre:
1. Alban Sharra
2. Lisandër Boçi
Presim edhe të tretin.
Jam dakord që në aty do ketë edhe policë edhe civilë për mbarëvajtjen e protestës, por foninë nuk keni pse ta prekni dhe të kërcënoni studentët. Përveç këtyre t’ju vijë turp që jeni agjentë dhe ju identifikojnë studentët 20 vjeçarë!
Edi Rama në panik ka hedhur në sulm policë civilë dhe freshistë për të mbajtur nën kontroll këtë protestë masive kundër tij.
Edhe në universitet e tjera të vendit mes protestuesve janë futur policë civilë dhe freshistë për ta sabotuar protestën. Së pari ishte policia ajo që i kishte paralajmëruar se protesta është e paligjshme për shkak se nuk ishte marrë leje dhe mund të përfundonin në komisariat. Por sikur të mos mjaftonte kjo, sot studentët kanë pasur dhe ndërhyrjen e FRESH në Gjirokastër të cilët me anë të mesazheve të ndryshme janë përpjekur të pengojnë pjesëmarrjen e studentëve në këtë protestë për kërkesat e tyre legjitime.

Ramës i merret fryma, komunikon me studentët me monolog, i tensionuar dhe në panik

Rama ka nisur një komunikim virtual me studentët, një monolog përmes të cilit nuk ka shumë për të mësuar për alternativën e qeverisë për stuentët , por vlen për të shikuar gjendjen e rënduar psikologjike të kreut të qeverisë. Shpesh në komunkim atij i merret fryma. Ai është i tensionuar dhe ka humbur qetësinë. Po përse Ramës I merret fryma? KJo është një gjendje të cilët opinion e ka parë edhe më parë tek Rama dhe ekspozohet sa herë ai është në vështirë dhe në panik. Per herë të fundit ka folur me frymëmarrje problematike në protestën e kuksianëve, të cilët dogjën traun e vendosur në Rrugën e Kombit. Më parë po ahstu I ishte marrë fryma edhe në revoltën popullore kundër armëve kimike. Tani sërish Rama po shfaqet me problem me frymëmarrjen. Sërish ai është në panik. Mendon se mund të kalojë situatën me premtime mashtruese ashtu si ka bërë edhe në raste të tjera. Duket se kësaj here studentët janë ndryshe dhe të vendosur për të mos besuar asgjë nga ato që Rama nxjerr nga goja. Ndërsa ai po kërkon dialog, studentët e kanë injoruar duke i kthyer përgjigje se mund të dialogojë me FRESSH, të cilëve mund ti joshë edhe me ndonjë sufllaqe, por jo me studentët.
Në përgjigje të një studenti në komunikimin virtual në facebook, Rama akuzoi pedagogët dhe rektorët për VKM-në e famshme lidhur me pagesën për provimet e mbartura.
Rama tha se VKM-ja është bërë me propozim të tyre në maj, ndërkohë që nuk u është komunikuar studentëve. “VKM-ja e bërë me propozim të gjithë dekanëve dhe rektorëve në maj ishte befasi për studentët. Është marrë vendimi dhe nuk u është komunikuar studentëve. Ua them tani, nuk ua kishim borxh këtë gjë! Nuk ka tarifë që nuk e keni vendosur vetë”, theksoi Kryeministri.

Por Rama harron se çfare ka thënë vetë 1 jave me parë, kur protesta nuk kishte permasat e sotme. Ai u shpreh se “taksapaguesit nuk do paguajnë për ngelesit”. Akoma më keq, këshilltari i Ministrise se Arsimit i cili i krahasoi tarifat per studentet me gjobat per automjetet që parkojne keq.
Kemi gjetur profesorë rekordmen që udhëhiqnin 41 student për tu bërë doktor. Unë u them studentëve, atyre të vitit të parë dhe atyre të vitit të dytë që kanë dalë tani në protestë. E di kush jeni ju? E dini kush jeni? Ju jeni ata që keni hyrë në universitet se keni marrë atë që keni merituar. Dhe nuk ju ka dalë përpara djali kryeministrit, as kunata, e as leku e asgjë.
Është e vërtetë kjo gjë apo jo, të marri megafonin dhe të thotë që është e vërtetë apo nuk është e vërtetë. Unë e them këtë se jeni aleatët i mi, dhe unë jam aleati juaj, nuk jeni aleati i i Lulit e Monës, e as i komshiut. Shko tek varri i Qemal Stafës, futur tek bodrumi i Monikës, ik tek bahçja e Lulit, lërini ata se ata kanë punën e tyre kanë tjetër drejtim”.
Rama për vlerat në universitet
“Kam dëgjuar profesorë që janë pjesë e problemit, se kujtojmë se u erdhi dita të marrin edhe ata…(e lëmë këtu) të bëjnë ata një Dhjetor të Dytë… Ata thotë Kryeministri të zbatojë kërkesat. Cilat kërkesa? Tarifat patjetër hajdeni ti duskutojmë dhe unë mbështes arysetimet racionale dhe mbi të gjitha e ndjej dhimbjen e atyre prindërve e studentëve (që janë student dhe masha politike) që kanë nevojë për mbështetje. Tarifat nuk i vendos qeveria, qeveria vendos një tavan dhe ato nuk janë rritur që nga 2014. Patjetër ne jemi gati të investojmë nga taksat për të mbështetur studentët në pagesën e tarifës”, tha Kryeministri.
Më tej ai lexoi një sms të një studenti të Ekonomikut pa i përmendur emrin i cili thoshte ne nuk sjellim përfaqësi pasi këshillat studentore nuk janë rifreskuar që nga 2011. Po kështu studenti i thoshte se tarifat janë të shtrenja dhe në fakultet mungojnë kushtet, ngrohja, bankat e dëmtuara etj. po sipas studentit nuk ka sistem vlerash.
Dhe pikërisht këtu u mbështet Rama kur tha se problemi i universitetit nuk është vetëm financiar, por është problemi i vlerave. Dhe për këtë ai i ftoi sërish studentët të ulen bashkë në dialog: “I pres të gjitha 100 nga 100 i takoj të gjithë por jo me ultimatume!”

“Ia bëjmë me dije Edi Ramës se mes nesh dhe teje s’ka negociata. Plotëso kërkesat…”

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka reaguar në mbështetje të studentëve protestues, që në të shtatën ditë sot përpara Ministrisë së Arsimit presin plotësimin e kërkesave të tyre.
Pavarësisht përpjekjeve të kreut të qeverisë Edi Rama që të dialogojë me ta, studentët deri në këto momente vazhdojnë të qëndrojnë të prerë dhe të vendosur: e vetmja rrugëzgjidhje është plotësimi i kërkesave.
Ky moment i ka tërhqur vëmendjen ish-Kryeministrit Berisha, që ka publikuar në rrjtet sociale këtë pankartë që e mbajnë në duart të rinjtë pikërisht në momentin kur Rama po iu drejtohet publikisht. Pankarta jep mesazhin: “Ia bëjmë me dije Edi Ramës se mes nesh dhe teje s’ka negociata. Plotëso kërkesat…”

Denoncohet skandali tjetër: Rama ka futur në disa borde pedagogë të korruptuar!

Ish-Kryeministri Berisha shkruan në një postim në Facebook se, studenti shqiptar për shkak të politikave të ndjekura nga qeveria Rama, i duhet sot të paguajë 15 herë më shumë se një bashkëmoshatar nga Europa dhe 7 herë më shumë se një i tillë nga vendet e rajonit.
Më tej ai duke iu refereuar denoncimeve të bëra nga vetë studentët me emra ndaj pedagogëve që marrin ryshfet, shkruan se profesori Thanas Xhillari, ish-bashkëshorti i Linda Ramës, është futur nga kryeministri Rama në disa borde.
“Kulmin hipokrizia, cinizmi dhe pafytyresia e Edvinit arrin kur ai, duke shfrytezuar denoncimin e drejte nga studentet te pedagogeve te korruptuar te universiteteve me ne krye te listes Thanas Xhillarin, ish bashkeshortin e Linda Bashes, te cilin vete Rama e ka futur ne disa borde dhe afera te denoncuara publikisht dhe ne parlament, ai ju ben ftesen studenteve hajdeni me ndihmoni te luftojme bashke korrupsionin e Thanasit nderkohe qe vete Rama eshte i akuzuar nga raporte nderkombetarr qe ne vitin 2014 per vjedhjen 200 milione euro dhe nuk ka kundershtuar asnje fjale”, shkruan Berisha.
Postimi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha
Rama studenteve:ejani te luftojme se bashku korrupsionin e Thanasit!Mashtrimet dhe cinizmi i Edvinit merr pergjigjen e merituar nga studentet greviste!
Te dashur miq, studentet jane sot ne diten e peste te protestes se tyre masive kunder gjobave dhe rrjepjes me tarifa 4-15 here me te larta se ne vendet e BE dhe 7 here me te larta se sa ne vendet e rajonit. Kjo gjendje e rende u krijua sepse me antireformen e diktuar nga universitetet e klienteles, u dha ketyre universiteteve statusin e unversiteteve publike ne shperndarjen e studenteve dhe per me teper, per te ndihmuar ato, rrit tarifat dhe orienton drejt tyre masterat dhe doktoratat.

Tani ai eshte nje skllav i blere i universiteteve te klienteles, nuk kthehet dot mbrapa. Pas fyerjeve te fillimit, cilesimit te studenteve me mendesi totalitare si ‘ngeles’ dhe reagimit burreror dhe civil te studenteve ndaj ketij qendrimi arrogant, Rama i tmerruar dhe ne panik te plote perpiqet ti mashtroje ata dhe, ne nje hark kohor te shkurter, ai, ne vend se te shpalle plotesimin e menjehershem pa kushte te kerkesave te tyre, me cinizem i fton ata per dialog ne zyren apo facebookun e tij pavaresisht se ata e kane thene me qindra here se nuk ka dhe nuk do kete negociata por vetem plotesim te kerkesave.
Kulmin hipokrizia, cinizmi dhe pafytyresia e Edvinit arrin kur ai, duke shfrytezuar denoncimin e drejte nga studentet te pedagogeve te korruptuar te universiteteve me ne krye te listes Thanas Xhillarin, ish bashkeshortin e Linda Bashes, te cilin vete Rama e ka futur ne disa borde dhe afera te denoncuara publikisht dhe ne parlament, ai ju ben ftesen studenteve hajdeni me ndihmoni te luftojme bashke korrupsionin e Thanasit nderkohe qe vete Rama eshte i akuzuar nga raporte nderkombetarr qe ne vitin 2014 per vjedhjen 200 milione euro dhe nuk ka kundershtuar asnje fjale.
Kurse keto 5 vite te qeverisjes mbi te rendojne akuza per dhjetra mega afera korrupsioni duke filluar nga ÇEZ, PPP ne vlere vjedhje prej 1,2 miliard euro. Autostrada Ibe -Tirane, by passi i Fierit dhe dhjetra afera te tjera. Vjet DASH ne raportin e tij per Shqiperine deklaron per here te pare se ne kete vend eshte instaluar sistemi i korrupsionit te papermbajtur dhe vetekuptohet qe ne krye te tij eshte Edvin Rama.
Duke perfunduar, denoj me ashpersi cinizmin dhe mashtrimet e tij dhe kerkoj plotesimin e menjehershem te kerkesave te drejta te studenteve si dhe iu bej thirrje te gjithe te rinjve dhe qytetareve shqiptare te bashkohen me studentet dhe kauzen e tyre te drejte! sb