I ftohti di të nxisë dhembjen e vjetër – dhembjet e shpinës apo të shkaktojë shiatikun i cili më herët ju ka munduar.
Nëse ju ndodh kjo dhe nuk keni asgjë tjetër pranë vetes që do të mund t’jua lehtësonte mundimet, merrni një fletë lakre.
Sipas recetave të gjysheve tona, lajeni dhe zieni pak në ujë të pastër dhe derisa është ende e nxehtë, vendoseni në vendin e dhembjes dhe mbajeni derisa të ftohet tërësisht.
Më së miri është që të mos e hiqni gjatë gjithë natës, ndërkaq në mëngjes përsëriteni tretmanin.
Mundeni edhe që fletën e larë ta pritni, ta rrafshoni me shishe apo me okllai dhe ta vendosni në vendin e dhembjes, duke e mbuluar me leckë pambuku dhe duke e shtrënguar fashë.
Është me rëndësi që tri herë në ditë t’i ndërroni kompresat, në mënyrë që të kenë efekt.
Lakra në të njëjtën mënyrë përdoret edhe te problemet me vena të zgjeruara, vraga, i thati dhe migrenë
Lakra mund të ndihmojë dhimbjet e nervit shiatik
Kërkime të reja japin shpresë për të sëmurët e Alzheimerit
Një proteinë në formë pllakëze, e quajtur “amyloid” ((AM-eh-loid)), grumbullohet në trurin e njerëzve me Alzheimer. Studiuesit po punojnë për të bllokuar krijimin e pllakëzës tek njerëzit e shëndetshëm, që rrezikohen të preken nga demenca.
“Ky është një demonstrim i një grupi njerëzish, për të cilët e dimë se do të zhvillojnë sëmundjen e Alzheimerit dhe me afrimin e moshës kur ata pritet të zhvillojën simptomat, shohim se pjesa më e madhe e amiloidit tashmë është grumbulluar.”- thotë doktor William Burke, i Institutit të Alzheimerit.
“Sa më shpejt që të ndërhyjmë dhe të parandalojmë akumulimin e amiloidit në tru, aq më shumë shanse për sukses kemi,” – thotë doktoresha Elizier Masliah, Shefe e Neurologjisë në Institutin Kombëtar për Plakjen.
“Mosha është faktori më i madh i rrezikut për të zhvilluar Alzheimerin. Pas moshës, vjen gjeni APOE,”- thotë studiuesja Langbaum. Pjesëmarrësve në studim u kërkohet të përfshihen në një regjistër konfidencial, të quajtur GeneMatch, për njerëz të moshës 55 deri 75 vjeç, të cilët dalin vullnetarë për të marrë pjesë në studimet për Alzajmerin, por që nuk janë diagnostikuar me degjenerim mendor. Ivy Segal nuk hezitoi të merrte pjesë:
“Dua të bëj ç’është e mundur për të ndihmuar”, – thotë ajo. Deri tani, në studim janë regjistruar mbi 70 mijë njerëz, por shkencëtarët thonë se për të ndihmuar në kërkimet për Alzheimerin, nevojiten qindra mijëra vullnetarë të tjerë.
Mesazhe kërcënuese, policia dhe FRESH në Gjirokastër në ofensivë për të penguar protestën
Studentët në Gjirokastër janë në ditën e tyre të dytë të protestës për plotësimin e kërkesave të tyre. Por megjithatë ata kanë hasur vështirësi për t’u organizuar.
Së pari ishte policia ajo që i kishte paralajmëruar se protesta është e paligjshme për shkak se nuk ishte marrë leje dhe mund të përfundonin në komisariat. Por sikur të mos mjaftonte kjo, sot studentët kanë pasur dhe ndërhyrjen e FRESH në Gjirokastër të cilët me anë të mesazheve të ndryshme janë përpjekur të pengojnë pjesëmarrjen e studentëve në këtë protestë për kërkesat e tyre legjitime.
Madje vetë disa nga studentët e kanë pohuar diçka të tillë para kamerës së Fax News’.
“Ka ndikur frika që disa nuk kanë ardhur, madje sot morëm vesh që kishin dërguar mesazhe nga parti të ndryshme.
Ne kërkojmë të drejtat tonëa dhe ne do të vazhdojmë deri sa të plotësohen nga Ministria e Arsimit”, u shpreh ajo.
Pyetja e gazetares së ‘Fax News’: Cilat parti mendon se kanë ndikuar
Studentja: Them una tani që më dërgoi mesah një shoqe që është e FRESHIT, por ajo ka ardhur, disa të tjerë jo.
Gazetarja: Thoni që ka ndikuar FRESHI?
Studentja: Po një mesazh po, tani mund të jenë përti të ndryshme, disa të tjerë nuk tregojnë, por ne nuk jemi parti jemi studentë.
Ndërkohë të njëjtën gjë pohoi edhe një tjetër student Iiuniversitetit të Gjirokstrës, i cili ishte dhe njëri nga ata që u ndaluan nga p[olicia në komisariatin e Gjirokastrës, për shkka të protestës së djeshme.
“Sot kemi parqë që është minimizuar pjesëmarrja se shumica janë pjesë e forumeve rinore, duke qenë se janë pjesë e tyre, të gjithë që bëjnë pjesë aty nuk i lejojnë që të marrin pjesë në protestë. Duke qenë se sot është minimizuar pjesëmarrja do të thotë se ka pasur ndërhyrje me mesazhe”, u shpreh ai,
Sa i përket shoqërimit në komisariat, student tha se I kishin thënë se nëse bllokohen rrugët do të shoqërohen në komisarit.
Rama po përdridhet si laviret kur kërkojnë të joshin djem të rinj!
Nënkryetari i PD, Edi Paloka ka reaguar në një shenim në faqen e tij në facebook pas makinacioneve te kreut të qeverisë për të shuar protesten masive të studentëve në të gjithë Shqipërinë.
Ai i referohet një deklarate të Ramës në Lezhë ku nga familja e varfer deklaroi se fëmijet e asaj familjeje e meritojnë të ndihmohen sepse megjithese kanë 1 mijë arsye më shumë se të tjeret (nenkupto studentët) nuk gjejnë justifikime për të lenë shkollen… “Aludimi eshtë i qartë; studentet ankohen kot se nuk duan shkollë e jo se nuk e perballojnë dot financiarisht, shkrua Paloka duke aujtur këtë mesazh si një tjetër sulm të Rames edhe pse arroganca qe e fshehur .
“E fshehur sepse rasti i kuksianeve (qe tha se nuk ju ngrihej e pastaj ju kërkonte falje sa herë i dilte gjumi) por dhe i studentëve që i ofendoi ditën e parë, “trimit” i ishin bërë mësim”. ”E mesimi i vlejti, vijon Paloka, sepse ndërkohe që po behej gati të festonte “fitoren” e zarbove (qe kishin marre përsiper të takonin dhe ministren me protestuesit) gjërat nuk shkuan siç priste se fillimisht studentet rikthyen ministren e me pas përzunë dhe marksistet e tij të vegjel nga protesta.
“Ne keto kushte kryeministri yne u rikthye ne rolin e tij me te natyrshem, ate te legenit qe perdridhet ne videoselfit e tij si ato laviret plaka kur kerkojne te joshin djem te rinj”, shkruna deputeti i PD.
Postimi i plotë i Palokës
Kronika e nje proteste qe e detyroi nje kryeminister te perdore te gjitha maskat e repertorit te tij, po qe ne fund do ta lere zbuluar e lakuriq si dikur.
Diten e pare i ofendoi me arrogance, i quajti “ngeles”. Po studentet u mblodhen nje dite me pas edhe me te shumte edhe me te revoltuar.
Atehere u legenos siç e ka zakon dhe duke u perdredhur ju tha se ate moment donte te ishte student dhe jo kryeminister. Nxorri dhe ministren qe e perdor si pece, te deklaronte se mezi e kishin pritur protesten e studenteve. Nderkohe dergoi zarbot e tij per ta percare protesten dhe vete nuk dihet pse shkoi drejt Anadollit.
U duk sikur zarbot per nje moment ja arriten qellimit kur ju kundervune banoreve qe protestojne ne Astir per shtepite e tyre dhe kerkuan qe protesta te nderpritej ditet e pushimit. Atehere “lideri shurraq” u kthye dhe leshoi nje tjeter mesazh kunder studenteve protestues po qe nuk u kap e nuk u kuptua.
Nga familja e varfer ne Lezhe Rama deklaroi se femijet e asaj familjeje e meritojne te ndihmohen sepse megjithese kane 1 mije arsye me shume se te tjeret (nenkupto studentet)nuk gjejne justifikime per te lene shkollen… Aludimi eshte i qarte; studentet ankohen kot se nuk duan shkolle e jo se nuk e perballojne dot financiarisht. Ky mesazh ishte nje tjeter sulm i Rames edhe pse arroganca qe e fshehur .E fshehur sepse rasti i kuksianeve (qe tha se nuk ju ngrihej e pastaj ju kerkonte falje sa here i dilte gjumi) por dhe i studenteve qe i ofendoi diten e pare, “trimit” i ishin bere mesim. E mesimi i vlejti sepse nderkohe qe po behej gati te festonte “fitoren” e zarbove (qe kishin marre persiper te takonin dhe ministren me protestuesit) gjerat nuk shkuan sic priste se fillimisht studentet rikthyen ministren e me pas perzune dhe marksistet e tij te vegjel nga protesta.
Ne keto kushte kryeministri yne u rikthye ne rolin e tij me te natyrshem, ate te legenit qe perdridhet ne videoselfit e tij si ato laviret plaka kur kerkojne te joshin djem te rinj.
Ju beri prape ftese studenteve dhe ata i kthyen pergjigje me qendrimin qe kane mbajtur me konsekuence qe nga dita e pare: “Nuk ka negociata. Plotesoni te gjitha kushtet”.
E prape, si te njejtat lavire plaka pasi i refuzojne, tha se ai nuk kishte kerkuar negociata por dialog !!! E per te mos dale fare i menderosur tha se i kishte dhe nja dy komente per ate fjalen “ngeles” qe kishte thene.
Do t’ju thote dhe ky studenteve si Velina banoreve te Astirit (pasi i quajti “shpellare”) se “ngelesi” eshte ai vete…?!
Ka deklaruar se ne 11.00 do e bej “dialogun” po me shume gjase ose do kete monolog ose ka dale te kerkoje si velina ne Astir, ndonje student qe do pranoj “te shemb shtepine” e tij vullnetarisht…
Studentet nderkohe vazhdojne protesten dhe neser duket se do te mblidhen me shume se kurre nga gjithe Shqiperia. Rames i kane mbaruar maskat qe eshte mesuar te ndrroje dhe ka mbetur cullak si dikur.
Studentët paralajmërojnë Ramën: Më dëgjo me kujdes! Unë e marr atë që dua se të gjithë janë me mua
Mijëra studentë po protestojnë përpara Ministrisë së Arsimit po dëgjojnë me megafon, thirrjet e shokëve të tyre nga universitet të ndryshme.
Entuziazëm ngjalli thirrje me poezi e një studenteje, që bëri të jehojë gjithë rruga e Durrësit, pasi studentët shoqëruan në kor thirrjen e saj drejtuar qeverisë:
Rinia ka dalë në shesh
Ja brohoret, ja brohoret!
Për të drejtat e cenuara me pankarta nëpër duar.
Jam student jo i punësuar,
Më burgos, s’jam i dënuar!
Hapi veshët o pushtet, më dëgjo po me kujdes!
Unë e marr atë që dua
Kam mbështetje
Janë me mua!
Studentët ironi me Ramën: “Dialog me ‘Ukën’ në orën 11:00”!
Protesta e studentëve ka hyrë në ditën e shtatë të saj. Përveç studentëve të Tiranës, protesta tashmë është shtrirë në të gjithë universitetet e vendit. Ndërkohë që në pankartat e tyre pikante ata tallen dhe japin mesazhe për kryeministrin Rama dhe qeverinë.
Edhe sot studentet tallen më Ramën për takimin e orës 11.00. Uka është përsonazhi që Erion Veliaj reklamoi si prishës të shtëpisë së vet në Unazën e Re.
Edhe në Elbasan e Gjirokastër një grup studentësh janë në protestë. Ndonëse të paktë në numër ata po protestojnë para Universitetit.
“Arsimi nuk është biznes” bëjnë thirrje studentët që janë vendosur para universiteti “Aleksandër Xhuvani”
Ndërkohë që një grup studentësh po protestojnë para Universitetit “Eqerem Çabej” në Gjirokastër.
Studentët: Kryeministrit ia kemi bërë të qartë, nuk ka dialog. Mos të guxojë kush të shkojë te Rama!
Ka nisur dita e gjashtë e Lëvizjes Studentore që ka ngritur më këmbë të gjithë të rinjtë e të rejat në Tiranë dhe në rrethe me një listë kërkesash e pakënaqësisht të krijuara nga reforma në arsim.
Studentët janë mbledhur para Korpusit dhe kanë nisur marshimin drejt Ministrisë së Arsimit ku ashtu si ditët e tjera do të protestojnë për të drejtat e tyre.
Studentët janë mbledhur para Korpusit dhe kanë nisur marshimin drejt Ministrisë së Arsimit ku ashtu si ditët e tjera do të protestojnë për të drejtat e tyre.
“Kryeministrit ia kemi bërë të qartë. Nuk ka dialog. Ai duhet të plotësojë kërkesat tona. As sot nuk ka për t’ia dalë. Ai ka sot një ultimatum për këtë. Të gjithë studentët të martën do të jenë në Tiranë dhe në rast se injorohemi, situata do përshkallëzohet, ne e dimë se çfarë kërkojmë. Unë jam i pari që do të futem në grevë urie, sepse nuk po dalim në rrugë për politikë, por për të drejtat e studentëve”, tha një student.
“Të mos guxojë njeri që sot të shkojë të bëjë dialog me kryeministrin. Ne studentët nuk kemi përfaqësim”, tha një tjetër.
Studentët i kanë dorëzuar një listë me 8 kërkesa Ministrisë së Arsimit dhe i kanë dhënë ultimatum deri të martën për plotësimin e të gjitha kushteve.
Ata kërkojnë përgjysmim të tarifave të shkollimit, kartë studentore me përfitime lehtësuese, rishikim të kurrikulave shkollore në universitete; komision në universitet që të mbrojë të drejtat e studentëve etj.
Ndërkohë kryeministri Edi Rama ka ftuar studentët për dialog në një lidhje live në “Facebook” në 11:00.
Një bashkëbisedim me Sylvia Iparraguirre
“Kalova një natë të paharrueshme me Borges, një mospërfillës i vërtetë”: Dialog i pafundëm më Sylvia Iparraguirre
Duhen guxuar veprime kundërrrymë, kundër renditjes mbizotëruese. Një prej rregullave të komunikimit është se nga intervistimi i një personi kalohet tek tjetri, pas pasur asnjë lloj afeksioni apo përfshirjeje. Nga ana tjetër, pasi njeriu ka thënë atë që ka për të thënë, boll. Nuk funksionon kështu letërsia, pasi shkrimtari, kur është i madh, është një botë dhe intervistat zakonisht nuk janë as “promovuese”, as “elektorale”, por substanciale. Prej kohësh, dialogu me Sylvia Iparraguirre, që është ndër shkrimtaret më të mëdha të sotme latinoamerikane, është një dialog i “pafundëm”. Sylvia nuk është vetëm një shkrimtare e madhe, është një femër që ka përshkuar periudhën më të ndritshme e më të errët të historisë argjentinase. Ka jetuar diktaturën ushtarake dhe ka qenë nxënëse e Jorge Luis Borges, ka shkruar kur të shkruarit në vetëvete, në vitet ’70, ishte një gjest rebel dhe ka njohur Cortázar (“e kam dashur shumë menjëherë”), ka shikim të rënda vitesh, të mbushur plot me të ardhme. Bujaria e saj, sa e pastër dhe çarmatoëse, nuk resht së më habituri në këtë kohë që edhe budallenjtë e besojnë veten se janë diva.
Cili ka qenë raporti juaj me shkrimtarët argjentinas, si për shembull me Borges dhe Cortázar?
Borxhi im me traditën letrare argjentinase do të mbushte një bibliotekë të tërë. Ka një linjë e cila nis në shekullin e XIX-të – e kaluara e të gjithëve ne – që përbën AND-në e të gjithë shkrimtarëve argjentinas. Në epokën bashkëkohore: avantgardistët e viteve ’20, kur nisin të shkruajnë mjeshtërat e mëdhenj si Borges, Roberto Arlt dhe Leopoldo Marechal. Më pas, në vitet ’40, kur nisin të botojnë Ernesto Sábato, Adolfo Bioy Casares, Silvina Ocampo dhe Cortázar. Kjo është yjësia më e ndritshme e shkrimtarëve të mëdhenj argjentinas. Trashëgimia e tyre merret nga gjenerata e viteve ‘60, që e transformon dhe e rinovon (Tizón, Castillo, Piglia, Fogëill, Heker, Di Benedetto, Briante). Për motive të ndryshme, të kësaj tradite Arlt dhe Borges kanë qenë mësuesit e mi dhe, me tregimet e tij, Cortázar. Si adoleshente, ajo që më goditi vërtet nga veprat e Borges dhe Cortázar, ashtu si edhe të Sábato, qe nxjerrja në plan të parë e një gjuhe: gjuhës letrare të argjentinasve. Qe një zbulim vendimtar. Një bashkëbisedim i lidhur me përditshmërinë që arrinte të trajtonte çështje që nuk kishin të bënin aspak pikërisht me të përditshmen. Dhe një humorizëm tipik argjentinas. Është e vështirë t’ia shpjegosh një europiani. Në Argjentinë kemi pasur dy kanune: spanjishten e Spanjës dhe spanishten tonë, rioplatensen. Përkthimet që lexonim si fëmijë apo si adoleshente vinin kryesisht nga Spanja: me tú dhe vosotros. Nga këtu sharmi në leximin tek autorë të tillë gjuhën time tamam, të “folmen” argjentinase. Më pas, në vitin 1968, një autor si Manuel Puig i bëri këto regjistra gjuhësorë, këto stile bashkëbisedimi, lëndë të romaneve të tij, vërtet unikë, si Tradhëtia e Rita Hayworth (La traición de Rita Hayworth) dhe Një shprehje, një rrjesht mezi (Boquitas pintadas). Shumë interesante, në historinë e letërsisë latinoamerikane, raporti i saj konfliktual me Real Academia Española. Është eksitues një prej artikujve që Borges ia kushton pikërisht temës së gjuhës të argjentinasve: Frikërat e doktor Américo Castro (Las alarmas del doctor Américo Castro). Por këtu do të duhej të shkruhej një artikull tjetër.
Përjashto letërsinë argjentinase dhe të gjitha degët e saj, në gjenealogjinë time letrare kanë luajtur një rol domethënës letërsia amerikanoveriore (Faulkner, Hemingway, Carson McCullers, Flannery O’Connor, Salinger, Capote, Thomas Wolfe) dhe ajo angleze, për të mos thënë irlandeze: Woolf, Joyce, motrat Brontë, Katherine Mansfield, Dylan Thomas, William Trevor, sa për të cituar disa. Letërsia japoneze është e pranishme mes nesh dhe në leximet e mia, si Mishima, Kenzaburo Oé, Akutagawa. Si rregull, kam një adhurim edhe për rusët, nga Pushkini tek Çehovi. Le të vijmë tani tek pjesa tjetër e pyetjes tuaj. Borges ka qenë pedagogu im i Letërsisë Angleze në Universidad de Buenos Aires. Kisha lexuar Ethe Buenos Airesi (Fervor de Buenos Aires) në shkollë; toni delikat, intim, i ngrohtë i të gjitha vargjeve të Borges bëri që, në moshën 15 vjeçare, ju afrova atij dhe veprës së tij me natyrshmëri absolute. Pas universitetit, në raste konferencash, takimesh, e takova shumë herë Borges në shtëpinë e tij në Rrugën Maipú.
Në vitin 1983, unë, Borges dhe Abelardo ndamë një natë të paharrueshme. Si shkrimtare, shembulli i Borges ka qenë themelor: siç e thoshte shumë herë, vullneti i tij stilistik ishte që të lëvizte drejt thjeshtësisë. Të jetuarit e tij për letërsinë ishte një modus operandi; përkushtimi i tij në përdorimin e fjalëve, në shprehjet idiomatike, në humorizmin anakronik të shprehjeve të caktuara dhe semantika e spikatur e tij kanë qenë shembuj të përkushimit për artin e të shkruarit; konstatimi se letërsia ishte tema e pandashme – në pikën që cdo bashkëbisedues, sado absurde që të ishte pyetja, gjendej menjëherë i zhytur në universin e Borges – dhe afirmimi i përsëritur për t’u ndjerë, më parë se shkrimtar, lexues krenar e kanë forcuar në mënyrë të zjarrtë admirimin tim për veprën e tij. Si lexuese, Borges ishte mjeshtër i vërtetë, me arbitraritenin e tij të vërtetë dhe shpërfillës. I shtohen modestia autentike, shembullore, që e njoh prej përvojës së drejtpërdrejtë, një thjeshtësi thuajse e habitshme dhe të qenit totalisht i ndershëm kur argumenti ishte i tipit letrar. Posedonte një ironi dhe një sarkazëm vdekjeprurëse. Mendoj se Borges, ashtu si Almotásim, në mos shenjtëri, rrezatonte letërsi dhe që ne, shkrimtarët argjentinas, në një mënyrë apo në një tjetër kemi dëshiruar të gjithë që t’i afrohemi në këtë pikë, atij vezullimi.
Gjithmonë në ato vite, kur isha midis 15 dhe 16 vjeçëve, lexova për herë të parë Cortázar, Udhëtimi premio (Los premios). Më pas lexova Loja e botës (Rayuela), një revolucion për lexuesin argjentinas, por ka qenë libri i parë ai që më ka shënuar më shumë, si edhe tregimet e tij fantastike. Cortázar e ka paraqitur tregimin fantastik (një traditë argjentinase) në terma të pazakontë: një e çarë në mes të ditës. Ajo që është e pazakontë, tmerruese, në mes të asaj më të padëmshme dhe të përditshme: përmbysja e kanavacës. Cortázar ishte një njeri magjepsës, jashtëzakonisht i sjellshëm, që fliste me zë si të mbytur, në një raport çuditërisht të përmbysur me gjatësinë e tij prej pothuajse 2 metrash. Ishte i mbështjellë nga një aureolë e caktuar prej të pambrojturi, gjë që përtej adhurimit që ngjallte bënte që ta doje menjëherë. Unë e kam dashur shumë menjëherë. Më pas, në periudhën e diktaturës, El Ornitorrinco ushqeu një polemikë me Cortázar lidhur me mërgimin, pork jo nuk e modifikoi as dashurinë, as admirimin tonë për të si shkrimtar.
Me sa mbaj mend unë, nga vitet ’60 në Argjentinë asnjë shkrimtar tjetër nuk ka kaluar nga lavdia tek turpi aq shpejt sa Cortázar: nga ana e së djathtës, prej përfshirjes së tij etike dhe emotive me Kubën dhe Nikaraguan; nga ana e së majtës, prej largësisë së tij nga Argjentina dhe sipërfaqësia e Libro de Manuel. Ju desh të zhytej edhe në një keqkuptim: atë të një avangarde të caktuar sipërfaqësore të viteve ’60, që e magjepsur nga lojërat e fjalëve dhe pafytyrësinë tipike të tij, ia përsëriste ad nauseam dhe që qenë për të një lloj fidanishte të djallit. Gjithësesi, nëse ndodhi një gjë e tillë qe sepse vepra e Cortázar, ndoshta si ajo e asnjë shkrimtari tjetër argjentinas më parë ose më pas, gjeneroi një lexues, që nga ana e tij gjeneroi një tryezë diskutimi ku u përzien politika e letërsia dhe ku u gjykuan në të nxehtë veprat e përfshirja politike e tij. Me t’u qetësuar këto ujëra të turbullta, që duhet ta përmend absolutisht kur e kujtoj, Cortázar vazhdon që të jetë ai që është: një shkrimtar i pafundëm, një mësues për shkrimtarët dhe një transformues i trashëgimisë së tyre letrare argjentinase, nga mësuesit e së cilës u dallua.
Kërkimi juaj letrar është zhvilluar në vetmi?
Për nga natyra, puna e shkrimtarit është vetmitare. Kam pasur fatin që ta ndaj jetën me një shkrimtar tjetër, gjë që e ka vënë letërsinë në qendër të bisedave dhe të diskutimeve tona të çdo lloji: lidhur me stilet, preferencat, autorët dhe veprat. Siç e kam thënë më parë, ia lexonim njëri tjetrit tekstet, dorëshkrimet me dashuri, por ama pa indulgjencë.
Çfarë roli ka sot shkrimtari në shoqërinë argjentinase? Trajtohet me indiferencë, me respekt, ka ndonjë rol “publik”?
Asnjë rol ose, gjithësesi, një rol të kufizuar, gjithnjë e më shumë të kufizuar. Vendi i tij është zënë nga personazhet televizive, nga modelet apo nga sportistët. Mjafton të shikohet nga shpejtësia me të cilën riprodhohet realiteti në të ashtuquajturat “media” për të kuptuar se shkrimtari jo vetëm që nuk përbën lajm, por se nuk ka as një vend në to. Një libër i mirë, ashtu si një libër i madh, duket se në këtë kontekst bien si një pikë uji në shkretëtirë. Vendi i shkrimtarit sot është ai që i caktojnë suplementet letrare, revistat dhe tryezat e rrumbullakta. Shkrimtari nuk e ka një rol publik dhe me peshë të madhe siç e ka pasur në gjeneratën e viteve Gjashtëdhjetë, ku (të paktën disa shkrimtarë) përfaqësonte një rezervë etike. Tani ka pushuar së interesuari si personazh, si dikush që ka diçka për të thënë. Prania e shkrimtarit zgjat në mënyrë anësore, në mënyrë më pak të dukshme, nëpërmjet intervistave dhe artikujve të gazetave. Ka programe të shkëlqyera televizive ku shkrimtari apo shkrimtarja mund t’ia thonë botës atë që mendojnë dhe të arësyetojnë mbi çështje të caktuara të estetikës letrare që nuk zbresin në veprën e tyre. Megjithatë, mendoj se sot është e shëndetshme për shkrimtarin kjo gjendje kaotike. Në shtëpi, në kafene, në mbledhje midis shkrimtarësh miq, letërsia dhe poezia ndjekin rrugën e tyre.
(nga Pangea)
Përgatiti
ARMIN TIRANA
Perandoria informatike amerikane në sprovën kineze
Interneti është ana virtuale e primatit amerikan në botë. Pavarësisht qasjes universaliste, Silicon Valley është e ndërthurur me shtetit federal dhe i siguron inteligjencës amerikane një sasi të jashtëzakonshme të dhënash. Kush guxon që t’i hapet Pekinit është i mbaruar.
Interneti është një fenomen thellësisht amerikan, që i nënshtrohet interesit gjeopolitik të superfuqisë, përkues me dominimin planetar të saj. Në versionin aktual është zhvilluar nga privatët, por ka lindur në mitrën ushtarake të Shteteve të Bashkuara dhe është akoma sot funksional me nevojat strategjike të vendit. Silicon Valley furnizon CIA-n dhe NSA-në me të dhëna të pambarimta për të spiunuar aleatë dhe antagonistë, por nuk e ka krijuar teknologjinë të cilën disponon, nuk mund të ekzistojë pa investimet e uashingtonit, nuk mund t’u shpëtojë imponimeve të administratës federale. Mbi të gjitha, Interneti është i ndërthurur me globalizimin, domethënë me perandorinë amerikanë, i është ana virtuale, dimensioni paralel. Ashtu si dimensioni strategjik, Rrjeti global është pasojë e drejtpërdrejtë e rënies sovjetike; disponon matricë talasokratike nëpërmjet kabllove të vendosura në dyshemetë e oqeaneve; i mundëson Amerikës që të ketë në dorë intimitetin e miliarda personave; i pengon vendeve të tjera që të jenë realisht sovranë – përfshi Rusinë dhe (pjesërisht) Kinën. E ardhmja e tij do të shënohet pashmangshmërisht nga qasja e supremacisë amerikane, fate të pamundur për t’u zgjidhur. Ashtu siç ndodh me rrugët detare, Rrjeti do të mbesë universal derikur Uashingtoni do të ketë forcën që t’u imponohet angatonistëve të tij. Sidomos Republikës Popullore, e impenjuar që ta ballkanizojë zgjatimin, nëpërmjet menaxhimit ekskluziv të serverëve të ndodhur në atdhe dhe kufizimit të aksesit për shoqëritë e huaja. Nëpërmjet tentativës, sa materiale, aq edhe kibernetike, për ta përdorur inteligjencën artificiale në lidhjen pas vetes të satelitëve potencialë, zhvillim tjetër i rrugëve të reja të mendafshit. Ofensivë të cilës Amerika i përgjigjet me agresionin tregëtar, të treguar si proteksionizëm, si tentativë (e pamundur) për t’i dhënë fund pax-it të saj, në realitet i përqëndruar mbi kapacitetet teknologjike të rivalit. Ndërsa aparatet e tij, në posedim likuiditeti të jashtëzakonshëm dhe të ushqyer nga etja për t’u (ri)futur në tregun kinez, janë impenjuar në shmangien që gjigandët e Silicon Valley ta mendojnë veten si përtej nevojave gjeopolitike të vendit, duke kontribuar padashje në copëzimin e Internetit. Me Trump si kalorës jo i dyshimtë i shoqërisë globale, i vendosur që t’ia mbështesë ekzistencën. Me qëllimin final e ruajtjes së paprekur të thellësisë informatike.
Interneti përbën zgjatimin artificial e primatit amerikan. Nëpërmjet virtuales, superfuqia menaxhon tregun e vetëm botëror, ruan të lidhura pas vetes vendet e tjera, duke u kontrolluar gjendje shpirtërore dhe qëllime. Në mungesë të saj, ruajtja e sistemit do të bëhej e vështirë, sigurisht më e kushtueshme. Rrjeti është universal nga fundi i Luftës së Ftohtë, kur administrata federale vendosi që të përhapë jashtë vendit një shpikje të realizuar qysh më 1969 në gjirin e Pentagonit. Duke i dhënë dimension detar. Ashtu si kontrolli i rrugëve oqeanike është nënshtresë e globalizimit – mbi to udhëton mbi 90% e mallrave botërore – një sasi e madhe kabllosh nënujore përbën skeletin e domosdoshëm e Internetit global. Mbi 1 milion kilometra kabllosh fibre optike, mbi të cilat kalon 99% e të dhënave të shkëmbyera në Rrjet, të depozituara në dyshemetë oqeani gjatë dekadave. Me Shtetet e Bashkuara si qendër gjeografike dhe strategjike e sistemit. Domethënie fizike e një realiteti që do të ishte pashpjegueshmërisht jomaterial – deri i pagëzuar cloud (re) në rast magazinimi të kujtesës – pasi i emetuar nëpërmjet mikroprocesorësh. Siç ndodh me ruajtjen e kalimit të lirë nëpër istme dhe nëpër ngushticat e planetit, megjithëse qindra tuba nuk i përkasin, superfuqia ndjehet depozitare e sigurisë së tyre, pse jo edhe e të drejtës për t’u spiunuar përmbajtjen. Në pikën sa t’i kalojnë ciklikisht në sitë me Marinën e tyre dhe të deklarohet shumë herë e preokupuar për mundësinë (e largët) që Rusia, Kina dhe sfidantë të tjerë materialisht mund t’i këpusin, duke e lënë botën në errësirën virtuale. Veçanërisht tani që shumëkombëshet amerikane vendosin kabllo me ritmin e 100000 kilometrave në vit – brenda 2019 vetëm Google do të ndërtojë 3 linja themelore që do të lidhin Los Angeles me Kilin (vija Curie), Danimarkën me Irlandën (Havfrue) dhe Guam me Hong Kongun (Hkg).
Shumë përpara Internetit, Uashingtoni e përdor detin për të përgjuar komunikimet e armiqve. Në vitet ’70, marinsat realizuan Operacionin “Ivy Bells” për të spiunuar fijet që nga Ishujt Kurile të çonin në Bashkimin Sovjetik, përpara se Ronald Pelton, analisti i NSA-së, t’ia tregonte gjithçka armikut për 35000 dollarë. Akoma në 2005, në kulm të erës dixhitale, u miratua nëndetësja “Jimmy Carter” në gjendje që të vjedhë informacionet nga fundet e oqeaneve. Ndërsa teknikët e inteligjencës ndërhynin në breg, përpara se tubat të hidheshin në ujë. Dalja e mediave sociale e ka revolucionarizuar systemin e spiunazhit, duke integruar teknikat nënujore (doënstream) me ato tokësore (upstream), duke e transformuar përfundimisht Rrjetin në domen amerikan. Në planin e softuerit, Uashingtoni ka nisur t’i financojë zhvilluesit e algoritmeve duke filluar nga vitet ’90, kur është bindur se donte ta shfrytëzonte Internetin në funksion të jashtëm. Janë shfaqur kolosët aktualë high tech, në gjendje që t’u japin qenieve njerëzore mundësinë e komunikimit nëpërmjet mesazhistikës së menjëhershme. Kështu, sot miliarda qytetarë – nëpërmjet postimeve, emailave, blogjeve – ua besojnë mendimet e tyre më intime kompanive të kalifornianes Silicon Valley, plus Microsoft dhe Amazon që e kanë selinë në Seattle. Në fakt, është 80% e popullsisë së lidhur në planet, që u ofron amerikanëve sasinë më të madhe të informacionit në histori. «Mjafton të mendohet se nga shfaqja e qytetërimit deri në 2003 janë krijuar të dhëna për 5 ekzabajt dhe se tani e prodhojmë të njëjtën sasi në afërsisht 2 ditë», ka shpjeguar ish Administratori i Deleguar i Google (Alphabet), Eric Schmidt. Fuqia e motorëve të kërkimit dhe e mediave sociale amerikane është tek të dhënat. Sëbashku, Google, Yahoo! dhe Bing kontrollojnë 98% të kërkimeve të realizuara në nivel botëror (vetëm Google i është destinatare për 92%). Facebook, Twitter, YouTube, Pinterest, Instagram absorbojnë 96% të të regjistruarve ne rrjetet sociale (vetëm Facebook vlen për 66% të totalit, me një korrespondues prej 2.2 miliard përdoruesish). Influenca e tyre në vendet satelite të Shteteve të Bashkuara rezulton deri mbresëlënëse. Google menaxhon 90% të kërkimeve të realizuara në Itali, 86% në Francë, 82% në Britaninë e Madhe, 70% në Japoni. Deri 94% në Indi. Facebook numëron 131 përdorues aktivë në Indonezi, 129 milion në Brazil, 60 milion në Vietnam, 40 milion në Mbretërinë e Bashkuara. Deri në 295 milion në Indi.
Ata që japin spontanisht informacione uebsajteve amerikane janë edhe qytetarët e qeverive rivale, prej kohësh të impenjuar që ta bllokojnë aksesin në territorin e tyre dhe të zhvillojnë homologë të origjinalëve, megjithatë të detyruar që ta ranojnë ndërhyrjen e kompanive të huaja. Google është destinatari i 87% të kërkimeve të kryera në Hong Kong, i 40% të atyre të kryera në Rusi, i 6% brenda territorit kinez. Kështu, Facebook përmbledh 75% të banorëve të Hong Kong, 51% të përdoruesve turq, 21% të atyre rusë (porhuajse i njëjti numër i homologut lokal VKontakte). Pa llogaritur aksesin klandestin në rrjetet sociale amerikane që kryejnë qytetarët e vendeve ku këto janë formalisht të ndaluara.
Ashtu si në Iran, ku Twitter rezulton tejet i përhapur nëpërmjet sistemeve të përhapura të mistifikimit. Siç parashikohet nga ligji amerikan, Silicon Valley i garanton inteligjencës kombëtare aksesin e lirë tek të dhënat. Serverët ndodhen ekskluzivisht në truallin amerikan, subjekte kërkesash ndërkombëtare çdo herë që shtete të huaja do të donin të kishin akses, të nënshtruar vullnetit të institucioneve federale. Siç u zbulua në 2013 nga ish kontraktori i NSA-së Edward Snowden, bëhet fjalë për një sistem (PRISM e më gjerë) në funksionim nga 2007, ku të paktën fillimisht kanë aderuar Microsoft, Apple, Google, YouTube, Yahoo!, Facebook, Skype, AOL dhe Paltalk. I konfirmuar në kohë, pavarësisht ligjeve të vagullta të miratuara në këtë fushë nga Kongresi për të qetësuar paqartësinë e opinionit publik – përfshi USA Freedom Act e 2015, që akoma sot u njeh autoriteteve federale diskrecionin absolut në përcaktimin se kush të spiunohet dhe përse. Nëpërmjet të dhënave, analistët amerikanë janë të bindur se mund t’i njohin shtetasit e huaj më mirë se qeveritarët e tyre, kështu që t’ua kapin përpara kohe tendencat politike, reagimet ndaj impulsive specifike. Të sigurt se mund të shkaktojnë revolta nëpër rrugë, çdo herë që përdoruesit do të tregoheshin të gatshëm ndaj ndryshimit. Të kontrollojnë nga larg sa ndodh në planet. Ka mundësi një iluzion, të paktën derikur të dhënat nuk do të transferohen nëpërmjet kategorive të gjeopolitikës njerëzore. E megjithatë një minierë potencialisht vendimtare, nga e cila superfuqia nuk ka ndërmend të heqë dorë. Simbol i vetë supremacisë së Uashingtonit ndaj kompanive private, të detyruara që t’i konformohen strategjisë kombëtare, t’ia mbivendosin interesat e vendit fitimeve të tyre. për arësye historike e antropologjike, të ndërthurura në të ndjerin si amerikan.
Midis paragjykimeve të këndshme të kohës tonë është ai që përcakton autonominë e shumëkombësheve ndaj qeverive. Sajim i përpunuar Përtejoqeanit me përdorim ekskluziv të jashtëm, e mirëpritur në mënyrë fideistike në shoqëri pashisotrike të informuara nga primate ekonomistik, jashtëzakonisht i panjohur në kontekstin amerikan. Sidomos në sektorin informatik, i varur nga shteti për teknologjinë e vet, thellësisht i ndërthurur në shoqërinë anglosaksone, gjithmonë ndihmës i aksionit të vendit. Parasëgjithash, ajo që përcakton brishtësinë e Silicon Valley është vetëdija e mosshpikjes së teknologjisë të cilën përdor. Çdo produkt dhe shërbim i ofruar në fushën e high tech e pasur origjinën në Pentagon, jo në Kaliforni. Interneti u shpik nga Arpanet, rrjeti i pararendëses së DARPA-s aktuale, zyrës shumë të fuqishme për rinovimin e Mbrojtjes. Objektivi ishte që të disponohej një sistem komunikimi i brendshëm. Mikroprocesori, zemra e çdo kompjuteti dhe e çdo smartfoni, u krijua me iniciativën e shtetit federal që kishte nevojë për një dispozitiv të lehtë në telekomandimin e raketave, avionëve dhe sistemeve të tjera. Fillimisht u provua tek gjuajtësit F-14, më pas në nëndetëset bërthamore dhe më pas në raketat balistike ndërkontinentale. Kështu, telefoni celular që realizim i përbashkët i General Dynamics (në të kaluarën GTE) dhe i ushtrisë amerikane, në kërkim të një telefoni portabël për ta përdorur nëpër beteja. U përdor për herë të parë nga Gjenerali Norman Schwarzkopf gjatë fushatës për çlirimin e Kuvajtit. Deri edhe Siri, sistemi i njohjes vokale i instaluar në çdo iPhone, është ideuar nga qendra kërkimore SRI, një projekt i financuar po nga ushtria amerikane.
Nga ana tjetër, për arësye llogaritjeje të rrezikut, kompanitë private nuk mund të shpenzojnë në novatorizëm sa shteti federal. Nëpërmjet zyrave dhe kompanive venture capital specifike, në vite Pentagoni, CIA dhe NSA-ja kanë financuar, drejtpërsëdrejti ose jo, lindjen e Microsoft, Facebook, Google, Paypal, Yahoo!, Amazon, Twitter, YouTube. Akoma sot Pentagoni shpenzon në zhvillim dhe kërkim rreth 72 miliard dollarë, më shumë se dyfishi i shifrës së akumuluar nga Apple, Intel dhe Google. Në vend që të jenë në krye të një revolucioni teknologjik, gjigandët e Silicon Valley janë kufizuar në përshtatjen për përdorim civil të instrumentave të cilave nuk ua disponojnë patentën. Me nënshtrimin ndaj shtetit federal që sjell një gjë e tillë dhe terrorit fiziologjik se mos nxirren prej tregut nga kush do ta realizojë konkretisht shpikjen e radhës. Siç pranohet nga Peter Thiel, bashkëthemelues i Paypal dhe i Palantir, ndër vëzhguesve më të ndritshëm të sektorit, «rruga e shpikjeve nuk është e pambarimtë. Nganjëherë vlen të merren shtigje alternative».
Për nga prejardhja etnike dhe gjinia e klasës drejtuese të tyre, kompanitë e mëdha informatike mbesin thellësisht amerikane. Pavarësisht se shiten si pasuri e njerëzimit, pavarësisht se kanë selinë në Kaliforni. I gjithë menaxhmenti i Facebook është me prigjinë të qartë gjermane, domethënë i përket grupit të parë etnik të vendit. Bëhet fjalë për themeluesin dhe Administratorin e Deleguar Mark Zuckerberg; Drejtoren Operative Sheryl Sandberg; Drejtorin Financiar David Wehner; Drejtorin Teknik Mike Schroepfer. Po kështu janë me prejardhje teutone të gjithë ideuesit e Tesla: Elon Musk, Martin Eberhard, Marc Tarpenning, J. B. Straubel. E njëjta gjë vlen për Administratorin e Deleguar Jeff Bezos (mbiemrin e vërtetë Jorgensen); Drejtorin Teknik të tij Werner Vogels; për Administratorin e Deleguar të Paypal, Dan Schulman; për Përgjegjësin Teknik të Space X, Tom Mueller; për Administratorin e Deleguar të Palantir, Alex Karp; për vetë Peter Thiel, i lindur në Frankfurt mbi Main. Akoma, qenë me prejardhje gjermanike themeluesi historik i Apple, Steve Jobs (në gjendjen civile Jandali Schieble) dhe ish Administratori i Deleguar i Google, Eric Schmidt. Sipas raporteve zyrtare të shpërndara vitin e kaluar nga Apple dhe Google, respektivisht 57% dhe 56% e vendeve të tyre të punës zihen nga të bardhët, kundrejt 21% dhe 29% të zënë nga aziatikët, 13% dhe 4% të zënë nga hispanikët dhe 9% e 2% të zënë nga afroamerikanët. Me një të dhënë që në sektorin high-tech shënon 65% e të punësuarve anglosaksonë, deri më e larta se mesatarja kombëtare (61%). Në një vend kulturalisht homogjen si Shtetet e Bashkuara, një përkatësi kaq e madhe e grupit dominues përkthehet në aderin spontan ndaj mendimit kolektiv.
Për më tepër, gjigandët e Rrjetit janë të vetëdijshëm se janë subjekt i kapriçove të Uashingtonit. Kurdo që të dëshironte, Konresi mund të miratojë norma të rrepta antitrust, ose mbi privatësinë, që faktikisht do t’i pengonin kompanitë e Silicon Valley (dhe të Seattle) që të mbijetonin. E vërtetë, senatorë dhe deputetë nuk e kuptojnë sesi funksionon teknikisht Interneti, por i kanë mjetet për ta shpërbërë në qendra të shumta pushteti, t’ia zerojnë basenet kryesore të pushtetit. Siç ka ndodhur në të kaluarën nëpërmjet Sherman Antitrust Act (1890), i përdorur nga administratat e Teddy Roosevelt dhe Taft sidomos kundër Standard Oil Company dhe American Tobacco Company.
Për këtë arësye, nga lindja e tij ana informatike ruan raporte të qëndrueshme me Shtëpinë e Bardhë dhe me Kongresin. Qysh kur në vitin 1993 John Scully, CEO-ja i atëhershëm i Apple, u takua me Presidentin Bill Clinton dhe zëvendësin e tij Al Gore. Duke inauguruar kështu një zakon që ka kaluar administrata të shumta. Deri në mbledhjen e tendosur e dhjetorit 2016 midis Barack Obama, Eric Schmidt dhe Alex Karp. Akoma edhe më e rendësishme, në tentativën për të blerë mirësinë e deputetëve dhe senatorëve, në vite Silicon Valley është bërë sektori që derdh më shumë në lobime pranë Kongresit. Më 2017 Google, Facebook, Microsoft, Apple dhe Amazon kanë shpenzuar 56.8 milion dollarë, më shumë se dyfishin e asaj të derdhur nga Wall Street, historikisht në krye të një klafikimi të tillë. Më 2018 vetëm Google (Alphabet) ka derdhur 18.3 milion, ndjekur nga Amazon me 10.6 milion dhe nga Facebook me 9.7 milion. Të dhëna që dëshmojnë mbizotërimin e pastër e institucioneve ndaj pjesës tjetër. Pavarësisht retorikës indipendentiste të shumëkombësheve, e stimuluar nga vetë administrata federale që të mund të veprojë në mënyrë të matur në kontekste të huaja dhe të shmangë që që t’u përgjigjet drejtpërsëdrejti nga sa ndodh në teatra të ndjeshëm.
Ndërsa prej disa vitesh Pentagoni dhe CIA kanë hapur në luginën kaliforniane filialet e tyre – respektivisht DIUx në Mountain View dhe In-Q-Tel në Palo Alto – me objektivin që të shfrytëzojnë dhe të stimulojnë përmirësime eventuale të teknologjisë të realizuar në vend. Pse jo edhe të pengojnë kompani dhe start-up të ndjekin interesat ekonomike të kundërta me ato të vendit. Për këtë qëllim Pentagoni disponon deri një ambassador të tijin, formalisht President i Defense Innovation Unit, i ngarkuar t’ia imponojë kontekstit vizionin e tij. Bëhet fjalë për Michael Brown (me mbiemrin e vërtetë Braun), bartës i një vizioni thellësisht antikinez, që synon të ruajë hendekun industrial thellësisht në dëm të Pekinit dhe që të përdorë për këtë qëllim Japoninë e Gjermaninë, aleatët më shumë të aftë në planin teknik. Jo rastësisht, Broën ka qenë bashkëautor i Raportit Diux që informon ofensivën aktuale të administratës Trump kundër zhvillimit teknologjik të Republikës Popullore. Indicie të përplasjes së afërt me antagonistin aziatik. Në pritje të së cilës, Silicon Valley duhet mbajtur domosodshmërisht në hapësirën e manovrës të dhënë.
Në dimensionin tokësor, ashtu si edhe në atë virtual, Shtetet e Bashkuara mbesin në pozicion dominues. Megjithëse planeti na duket në pragun e kaosit dhe rendi ndërkombëtar i rënë, sfiduesit e superfuqisë janë ende të shtrënguar që të bëjnë beteja prapavije, për të mos sulmuar tamam. Rusia disponon rrjetet e saj sociale me të cilat (pjesërisht) të shpëtojë nga infiltrimi i huaj, por trollët e saj janë të detyruar që të ndërhyjnë në platformat e Përtejoqeanit për të realizuar dezinformacija-n. Përndryshe puna e tyre do të ishte thjesht joinfluente. Kështu Kina, që megjithatë mbetet vendi më shumë i imunizuar ndaj ndërhyrjes së të tjerëve, pasi ka stimuluar në vite lindjen e homologëve të kompanive amerikane, nuk arrin që t’i eksportojë rrjetet sociale dhe motorët e kërkimit të saj jashtë vendit – Baidu kontrollon thuajse 1.37% të kërkimeve botërore, WeChat arrin 26% të mesazhistikës, por me një prani të konsiderueshme vetëm në vendin e origjinës, në Tajvan dhe në Malajzi. Më shumë është detyruar ta përdorur Internetin për të spiunuar qytetarët e vet, në vend të atyre të huajë. Situatë e disfavorshme që në këtë fazë Perandoria e Mesit provon të përmbysë, kurse Rusia nuk e ka as ambicien. Jo vetëm duke lançuar projektin spektakolar e Rrugëve të Reja të Mëndafshit, tentativë për t’ju shmangur stërfuqisë detare të Shteteve të Bashkuara. Duke provuar që të reduktojnë frymën ekzistuese edhe në domenin informatik, ku është më e thjeshtë të ndërhyhet sesa në dimensionin ushtarak, pasi më pak i kushtueshëm në termat e kostos dhe të dijeve. Sidomos nëpërmjet investimesh të mëdha në zhvillimin e inteligjencës artificiale dhe me imponimin e rregullave të veta, në fushën e censurës dhe të dhënies së të dhënave, kompanive të huaja që duan të penetrojnë tregun e pamatë. Objektivi final është shkatërrimi i hegjemonisë universale të Uashingtonit, duke siguruar një sferë të veten të influencës, virtuale dhe reale. Duke lidhur pas vetes ato vende që duan të përqafojnë intleigjencën artificiale e markës së saj, duke i shtrënguar që ta mirëpresin ekskluzivisht, duke refuzuar atë amerikane. Apo duke i vendosur përpara dilemës që të duhet të dyfishojnë platformat, me dëmin e madh në termat e kostos që do të sillte një gjë e tillë. I vetëdijshëm për manovrën në zhvillim, Uashingtoni synon që ta pengojë Pekinin të pajiset me teknologjinë e nevojshme për të realizuar shumë në këtë aspekt, të zerojë hendekun që ekziston midis dy vendeve, për ta shpërbërë Rrjetin. Duke shmangur çfarëdo transferim kompetence, pse jo edhe blerjen nga ana kineze të kompanive amerikane e pajisura me ekspertizë specifike. Në bindjen se, pa pasur know-how nga jashtë, Republika Popullore nuk mund ta sfidojë primatësinë e Shteteve të Bashkuara. Sepse e privuar nga instrumentat e nevojshëm për të tërhequr vendet e tjera, sidomos nëse do t’u kërkonte këtyre që të prisheshin me Uashingtonin.
Nga një qasje e tillë kanë dalë tarifat e vendosura nga administrata Trump Republikës Popullore, të konceptuara për të goditur kompanitë kineze që prodhojnë makineri dhe instrumenta të lidhura me zhvillimin teknik. Për të njëjtën arësye, në NAFTA-n e Re janë future klauzola që u ndalojnë pjesëmarrësve të nënshkruajnë një marrëveshje me Pekinin. Me kushtin e zgjidhjes së traktatit nga ana amerikane. Kështu, në këtë fazë Uashingtoni ndërhyn masivisht mbi rolin që mund të luajë Silicon Valley. Në frikën se, të joshur nga mundësia për fitime të ofruara nga tregu kinez, manjatët kibernetikë mund të devijojnë nga veprimi amerikan. Duke krijuar iluzionin se mund të pajtojnë fitimin me interesin kombëtar. Deri sa të marrin pjesë, pa dashje, në projektin shkëputës kinez. Nga këtu antipatia e hapur e Trump ndaj luginës kaliforniane, shumë herë e përmendur qysh gjatë fushatës presidenciale. «Bëhet fjalë për kompani që nuk kanë prodhuar kurrë të ardhura reale, e megjithatë vlerësohen miliarda. Rrezikojnë seriozisht të shpërthejnë», kishte paralajmëruar në majin e 2016. Armiqësi e motivuar jo vetëm nga prirja majtiste e kontekstit paqësor dhe nga analfabetizmi i njohur informatik i manjatit njujorkez. Eksplicit është objektivi për t’ua veshur bashkëbsieduesve të tij nevojën për të aderuar në aksionin e qeverisë. Sidomos në vijim të parashikimeve apokaliptike dhe qëndrimeve të konsideruara pak simpatizuese kundrejt Kinës nga ana e liderëve të high tech. Pasi Eric Schmidt ka paralajmëruar për 2028 një rrjet të ndarë më dysh, midis një ane me drejtim amerikan dhe një tjetre me drejtim kinez. Dhe pasi Mark Zuckerberg e ka lënë veten të fotografohet me vëllimin e parë të “Qeveria e Kinës”, tekst monumental që përmbledh diskutimet e Presidentit Xi Jinping.
Pikërisht Zuckerberg prillin e ka përjetuar furinë potenciale të Uashingtonit. Kur është detyruar që të kërkojë dramatikisht falje në Senatin amerikan pse i ka shitur të dhëna kompanisë britanike Cambridge Analytica, që nga ana e saj do t’ua xhironte blerësve rusë, me sa dukej të impenjuar që të influenconin procesin politik e Përtejoqeanit. «Marrëveshjet që u propozoni përdoruesve ta shpifin (…) duhet t’u kushtoni vëmendje më të madhe», i ka ulëritur kundra John Neely Kennedy, Senatori i Louisiana. E përkthyer: Silicon Valley nuk mund të bëjë inteligjencë me armikun. I çfarëdo shtetësie qoftë ai. Në sindromë të plotë kineze, vëmendja e administratës federale ndaj anës informatike është rritur ndjeshëm. E ushtruar nëpërmjet një përzierje miklimesh dhe kërcënimesh. Kështu që fyerjet i ka pasuar reforma fiskale e miratuar nga Kongresi, nga e cila përfitojnë shumë pikërisht kompanitë kibernetike (vetëm Apple ka siguruar 14 miliard dollarë nga favorizimet fiskale). Kështu, kontratat fitimprurëse e lidhura nga Palantir dhe Amazon, kompani të zgjedhura pse të konsideruara ortodokse në terma gjeopolitikë. Ai që e ka bindur Uashingtonin ka qenë pikërisht qasja antikineze e Peter Thiel, i sigurtë që «Republika Popullore nuk do t’i arrijë kurrë Shtetet e Bashkuar». Dhe zhgënjimi i pësuar nga Amazon, të cilit i është ndaluar hyrja në territorin kinez nga qeveria komuniste, që parapëlqen të favorizojë autoktonen Alibaba.
E specializuar në analizën e të dhënave, gjatë muajve të fundit Palantir ka fituar një tender prej 876 milion dollarësh për të rindërtuar sistemin e inteligjencës informatike të forcave të armatosura. Ndërsa Amazon, pasi ka nënshkruar një kontratë të ngjashme CIA-n, tani është e favorizuar për të realizuar cloud-in e brendshëm në Pentagon, për një total prej 10 miliard dollarësh. Dyshimet e mëdha të administratës federale përqëondrohen mbi Google (Alphabet) dhe Facebook. Jo rastësisht, në vitin 2017 Schmidt ka lënë drejtimin e shumëkombëshes nga Mountain Vieë, pasi bartës i një vizioni të botës në kontrast me shpirtin e kohërave. Ajo që ka ushqyer rrëmimin në dëm të tyre vullneti për t’u futur në territorin kinez. I sinjalizuar për Google nga pjesëmarrja në projektin e motorit kërkimor Dragonfly, me të cilin Pekini eksperimenton instrumenta të rinj censure. Dhe për Facebook nga testimet e kryera në vend për krijimin e një aplikacioni shkëmbimi fotosh. Të kapur me presh në duar, tani aparatet i njoftojnë të dy kolosët se cilët janë termat që të sigurojnë dritën jeshile për kthimin në Kinë. Domethënë t’i dorëzojnë Uashingtonit informacione vendimtare lidhur me popullsinë kineze, mbi atë që ndodh në barkun e rivalit. Pa pranuar tërësisht censurën e vendosur nga Pekini, pa ju mundësuar të tjerëve përdorimin e serverëve të tyre, pa marrë pjesë në krijimin përfundimtar të një internet të markës së kuqe. Akrobaci me arritje komplekse, lidhur me të cilën Deep State nuk fal. E destinuar në vitet e ardhshme të informojë taktikën amerikane. Me objektivin e mbajtjes nën fre të Republikës Popullore, për të penguar që në perandorinë informatike të krijohen feude të pavarura.
Historikisht, çdo hegjemon disponon një avantazh të konsiderueshëm teknologjik. Romakët qenë superiorë në arkitekturë e në art ushtarak; arabët në bujqësi e në matematikë; anglezët në lundrim e në industri. Teknologjia nuk është asnjëherë themel hegjemonie, nuk mund t’i shtohet mungesës së kapaciteteve të përhapura antropologjike. Megjithatë është e domosdoshme për të rritur largësinë nga kundërshtarët, për të konfirmuar një kalim specifik kohor. Prej dekadash Shtetet e Bashkuara disponojnë superioritet informatik, fillimisht në gjendje që ta çojë Bashkimin Sovjetik drejt rënies, më pas të përkthehet në dimensionin virtual të primatësisë, domethënë në kontributin më të madh teknik të dhënë në histori. E paumndësuar që të konkurrojë në terrenin ushtarak, Kina provon ta sfidojë superfuqinë në aspektin teknologjik, atje ku qeveria qendrore mund ta fiksojë njëanshmërisht objektivin dhe likuiditetin e konsiderueshëm për ta arritur. Me shpresën që të realizojë kthesën, të përmbysë gjendjen e vet të izolimit, të shkatërrojë universalitetin e të tjerëve. Duke përfunduar me shkaktimin e reagimit të Uashingtonit, përfshi atë të Shtëpisë së Bardhë. Kështu, i zënë me kaq shumë sulm, Trump ka braktisur shpalosjen e izolacionizmit për të adoptuar një qasje dukshëm dinamike, për t’u përplasur me këdo që dëshiron të zvogëlojë madhështinë gjeografike të autoritetit amerikan. Deri sa të përdorë proteksionizmin për ta goditur Republikën Popullore, deri sa të shtyhet në firmosjen e marrëveshje multilaterale të shkëmbimit të lirë, në funksion të asaj që ka premtuar në fushatë elektorale. Ndërsa aparatet i imponojnë Silicon Valley lëvizjet që duhet të bëjë, për të shmangur kështu shpërthime të pakontrollueshme përpara që dëmtojnë pozicionin dominues të vendit. Deri kur internet global të vazhdojë ta dyfishojë thellësinë e pax americana, deri kur të mbesë i tërë në çdo rënie të tij. Nga rrugët detare tek satelitët, nga kabllot nënujore tek cloud memory, nga çipat tek organet jetike të qenieve njerëzore. Fytyrë transhendente e perandorisë amerikane.
(nga Limes)
Përgatiti
ARMIN TIRANA
Studentët nesër sërish në protestë, publikohet axhenda
Studentët do të vazdojnë sërish ditën e nesërme protestën e tyre për plotësimin e të gjitha kërkesave drejtuar Ministrisë së Arsimit.
Ata sot nuk i janë përgjgjur thirrjes së ministres për dialog, por kanë kërkuar plotësimin e menjëhershëm të kërkesave të tyre.
Ndërkohë është publikuar dhe axhenda që do të ndiqet ditën e nesërme. Ata do të grumbullohen sërish para Ministrisë së Arsimit.
“Ministrja paska katër ditë që nuk paska kuptuar thelbin e problemit. Ne i kemi vënë ultimatum që të pranojë kërkesat tona, dhe jo të ketë dialog, duhet urgjentisht të pranohen kërkesat. Ne e presim atë të dalë dhe të na thotë që kërkesat janë pranuar, të dalë jashtë, ajo vazhdon e tallet”, u shpreh njëri nga studentët.
Nesër do të jetë dita e pestë e protestës së studentëve, ata kanë thënë se kërkesat e tyre janë të panegociueshme dhe nuk tërhiqen pa u plotësuar, ndarsa vazhdimisht bëjnë thirrje që protesta të jetë jo politike.