Për momentin është një paralajmërim, por duket dhe tingëllon më shumë si një sulm i vërtetë. Është trajneri i Manchester United, Jose Mourinho ai që i është adresuar francezit Paul Pogba menjëherë pas ndeshjes së të shtunës të fituar kundër Fulham me rezultatin 4-1. Kampioni i botës ka qëndruar në pankinë gjatë ndeshjes së Djajve të Kuq.
Trajneri portugez ka sqaruar sot kushtin se çfarë duhet të bëjë Pogba për të rimarrë vendin e tij prej titullari në formacionin e Manchester United. “Duhet të luajë me të njëjtin mentalitet me të cilin po luan e gjithë skuadra. Kur futbollistët japin gjithçka, ndjesia është positive, kur jep gjithçka për klubin, do të thotë se ke skuadrën më të mirë”, deklaroi Mourinho në konferencën për mediat.
Mourinho: “Ky është kushti që Pogba të rikthehet titullar”
Zhduket Rama, ikën fshehurazi nga Rinasi!
Ndërkohë që Tiranë është ‘ndezur’ nga protesta e studentëve dhe ajo e banorëve të Unazës së Re dhe klima politike në vend është e tensionuar, kryeministri Rama është nisur drejt Turqisë ku ka takuar presidentin turk Erdogan.
Nuk dihet se çfarë është diskutuar në këtë vizitë të befasishme të kryeministrit në Turqi, pasi përveç një foto të tij të publikuar në rrjete sociale nga Rama ku shkruan “Insta of the day”, dhe njoftimit në faqen e qeverisë turke ku thuhet se, presidenti Erdogan takoi kryeministrin e Shqipërisë por nuk jepen detaje të tjera.
Gjiknuri të dëmshpërblejë banorët e Unazës së Re, Kamza i ka dhënë dhe do t’i japë përgjigje “Rilindjes”
Reagim i kryebashkiakut të Kamzës Xhelal Mziu
Damian Gjiknuri, i zhytur këmbë e krye në korrupsion, duke mos qenë në gjendje t’u përgjigjet aferave e skandaleve të tij dhe vartësve si të gjithë anëtarët e organizatës “Rilindje”, sot ka përmendur Kamzën. S’kanë faj, se është një zonë, e cila ua di diagnozën dhe nuk i qas fare si alternativë. I gjendur ngushtë pas skandalit të falsifikimeve të dokumenteve të njërës kompani në tender, duke mos ditur çfarë përgjigjeje të kthejë, shqetësohej nga protesta e banorëve të Unazës së Re dhe qenka mërzitur se banorët e Kamzës, sipas tij punonjës të Bashkisë, i qenkan bashkuar protestës. I kujtojmë Damianit dhe anëtarëve të tjerë të organizatës “Rilindje” dhe kreut të saj Rama se duhet urgjentisht t’u japin zgjidhje kërkesave të banorëve që kërkon t’u prishë shtëpitë dhe të mos devijoje çështjen.
Sa u përket banorëve të Kamzës, qofshin këta edhe punonjës të Bashkisë, Bashkia Kamëz nuk ka të drejtë, as tagrin t’i ndaloje ata të protestojnë apo të organizohen si të duan pas orarit zyrtar të punës. Edhe nëse këta banorë apo punonjës jashtë orarit zyrtar të punës kanë shkuar në mbështetje të banorëve të Unazës së Re, kanë bërë mirë, pasi po mbështesin një kauzë të drejtë. Qytetarët e Unazës së Re kanë plotësisht të drejtë në kërkesat e tyre, ndaj meritojnë vëmendjen e qeverisë.
Banorët e Kamzës janë dëshmitarët okularë të megamashtrimit të Edi Ramës për legalizime falas, bërë në qendër të qytetit në kuadër të paketës së mashtrimeve të “Rilindjes”, ndaj janë të parët që duhet të ngrenë zërin dhe të protestojnë ndaj skandaleve të Ramës. Banorët e Kamzës, duke qenë se kane besuar në premtimin dhe filozofinë e PD, si: legalizim pastaj urbanizim, kanë të drejtë të mos i marrin leje askujt për të kërkuar të drejtat legjitime, për t’i kërkuar llogari qeverisë, për të protestuar dhe madje edhe për të dhenë ultimatum: Kujdes me ne! Së fundmi, i kujtojmë Gjiknurit, Veliajt, anëtarëve të tjerë të organizatës “Rilindje” që të kenë kujdes me Kamzën dhe banorët e saj, pasi gjithnjë kanë ditur t’ua japin përgjigjen dhe do të dinë sërish ta bëjnë një gjë të tillë së herë ta kërkojnë.
Skandali! “The Indipendent”: Qeveria “Rama” dekonspiroi agjentët sekretë të saj
Zyrtarët premtuan t’i hiqnin të dhënat pasi The Independent njoftoi kryeministrinë, shërbimet inteligjente, ministrinë e jashtme, ministrinë e brendshme, ministrinë e mbrojtjes dhe ministrinë e financave se publikimi i këtij artikulli ishte në pritje. Gjatë muajve që informacioni ka qenë online, ka mundësi ta ketë lënë vendin të brishtë përballë infiltrimit të operativëve nga agjensi inteligjence ruse apo të tjera.
Në mars, Shqipëria dëboi dy diplomatë rusë, të akuzuar për operacione inteligjence të paatorizuara. “Puna e tyre nuk i korrespondonte statusit të tyre diplomatik”, tha në atë kohë ministri i jashtëm Ditmir Bushati.
Shqipëria duket se ka vuajtur në mënyrë të përsëritur nga mungesa e sigurisë së informacionit kur bëhet fjalë për shërbimet inteligjente. Vitin e kaluar, presidenca publikoi online një kopje të paredaktuar të kartës kombëtare identitifikuese të drejtorit Bendo, që përfshinte numrin e identitetit dhe adresën e shtëpisë, si pjesë e një iniciative transparence.
Më herët gjatë këtij viti, një agjencie shtetërore iu dërguan 250 emra të operativëve që shërbejnë në Inteligjencën Ushtarake.
Dokumentet e SHISH datojnë që nga 2014, teksa Shqipëria është përpjekur t’i tregojë
Bashkimit Evropian se po lufton korrupsionin publik dhe po përpiqet të jetë më transparente dhe e përgjegjshme si hap drejt anëtarësimit.
Ligji shqiptar e ndalon nxjerrjen e informacionit sekret shtetëror, me dënime deri 10 vjet burg për zyrtarët që e nxjerrin atë dhe 5 vjet për qytetarët e zakonshëm.
Pasi mësuan për rrjedhjen e informacionit, zyrtarë nga zyra e kryeministrit, ministria e financave, e brendshme dhe e jashtme, nxituan në prapaskenë të hiqnin të dhënat, por edhe të fajësonin për ngjarjen.
“Thesari regjistron në sistemin e vet online të gjitha faturat e urdhërpagesat që ekzekutohen çdo ditë”, tha një zyrtar në anonimitet.
“Të gjitha detajet që jepen këtu janë për shkak se janë shkruar si urdhërpagesa nga vetë institucioni. Ata nuk duhej t’i kishin detajuar faturat me informacion kaq sensitiv”.
Një ish-oficer me karrierë të gjatë në shërbimin inteligjent shqiptar tha për The Independent se faji qëndron te vetë SHISH, për dhënien e informacionit kaq sensitiv zyrtarëve të ministrisë së financave pa nivelin e duhur të sigurisë.
“Është mungesë kompetence e drejtuesve të tij”, tha ish-oficeri, gjithashtu anonim.
“Shpeshherë njerëzit emërohen jo për shkak të kualifikimeve apo punës së mirë, por për shkak të ndikimit të politikanëve. Shpeshherë njerëzit vijnë në institucionet e sigurisë pa vetting. Problemi fillon nga maja”.
Botuar në The Indipendent
Edhe në dhjetorin e ‘90 pati nga ata që u futën nga Sigurimi i Shtetit që të sabotonin protestën!
Edi PALOKA
Edhe ne dhjetorin e ‘90 pati nga ata qe u perpoqen ta zvoglojne e ta shuanin protesten.
Debatin tim te pare e pata pikerisht me njerin prej tyre, qe kishte zene mesin e nje grupi studentesh e bertiste se levizja ishte e studenteve konviktore e nuk kishin pse i bashkoheshin studentet e Tiranes.
Po keta tipa, u perpoqen te ndalonin bashkimin e pedagogeve e me pas dhe te qytetareve me studentet protestues. Cuditerisht ata ishin me aktivet e nganjehere me ekstremistet mes studenteve dhe te jem i sinqerte, perpjekjet e tyre fillimisht i mora thjesht si deshire per te ruajtur protagonizmin, si ego personale per tu evidentuar si drejtues te levizjes e per te shmangur “konkurrencen” e te tjereve. Me vone, pas disa vitesh, kur u hapen letrat rezultoi qe personi me te cilin une debatova dhe qe perpiqej te evidentohej si nje nga drejtuesit e levizjes, kishte qene bashkepuntor i Sigurimit te Shtetit…
“Argumentat” dhe qendrimet e tyre ishin te njejte me ato qe po perdorin larot e sotem te futur mes studenteve qe kerkojne ta kufizojne levizjen e tyre ne disa kerkesa minimaliste.
Ne ate kohe spiunet e Sigurimit nuk ja dolen te na ndalin, uroj qe dhe studentet e sotem te mos bien viktima te ndyresirave te ngjashme qe kane hyre mes tyre me te njejtin qellim.
Mos e ndotni Dhjetorin, Qorri i Ramës po synon krijimin e një partie marksiste nga studentët
Bledi KASMI
Eshtë akoma më e paqartw për opinionin se cili është qëllimi final i manipulimit që po ndodh me uzurpimin e protestës së studentëve? Protesta rrezikon të jetë një dështim i madh pikërisht për shkak të këtij uzurpimi që po i bën asaj Qorri i Ramës dhe Veliajt, i cili arriti deri aty sot sa të kërcënojë qytetarët që kërkonin të bashkoheshin me protestën duke u shprehur se “duhet të largoheshin paqësisht” sepse nëse ata nuk do të largoheshin paqësisht, atëhere klyshët e Qorrit linin të kuptohej se mund të përdorte edhe forcën për ti larguar.
Ajo që duhet kuptuar është se protesta është e mbyllur për qytetarët dhe ajo po i shërben vetëm një grushti të vogël njerëzish që e kanë uzurpuar atë. Në mbrojtje të këtij grupi është vendosur policia, e cila është direkt nën urdhrat e kreut të qeverisë. Kjo është një provë tjetër e kontrollit qeveritar të kupolës që mban me dhunë protestën studentore.
Qorri i Ramës në fakt nuk po synon as përmirësimin e jetesës së studentëve, nuk po synon as konfrontimin me ministren apo aq më pak me qeverinë. Thjesht Qorri po kërkon të faktirzojë veten politikisht me këtë protestë duke gënjyer masën e studentëve dhe të gjithë opinionin që ende është i paqartë për atë që fshihet pas protestës.
Po synohet që pas faktorizimit të Qorrit politikisht të arrihet hap pas hapi drejt krijimit të një force të re politike, e cila do të jetë tërësisht marksiste dhe për këtë mjafton të shikohen foto e këtij grupimi të dala para shtëpisë ku u themelua Partia Komuniste në Tiranë.
Pra, nuk kemi të bëjmë aspak më një lëvizje studentore të ngjashme me atë të Dhjetorit ’90 sikurse shpresonte opinion publik, por kemi të bëjmë me një projekt politik jo vetëm personal të Qorrit, por të mbështetur nga Rama dhe Veliaj me ndihmën edhe të një grusht donacionesh të dyshimta parash që vijnë nga jashtë, nga OJQ të ndryshme.
Sipas këtij projekti kjo parti duke manipuluar studentët po synohet të shfaqet sikur është mbi palët e tjera politike, pra po kërkojnë që këtyre marksistëve ti jepet kopertura e një partie anti-establishment. Kjo është një lojë e ndyrë dhe njeriu që e financon atë kuptohet se kush është, por që do të bëhet më e qartë në ditët e ardhshme.
Që protesta e studentëve të mos dështojë ajo ka vetëm një rrugë; studentët duhet që të largojnë nga drejtimi i protestës grupin e marksistëve të Qorrit të Ramës. Nëse kjo nuk do të ndodhë, atëhere protesta mund të konsiderohet e dështuar dhe ajo që duhet bërë nga të gjithë është diskretimi i projektit për krijimin e një partie të re marksistësh.
“Në burg duhet të ishte Rama, Gjiknuri dhe Qendro, jo ata që mbrojtën shtëpitë”
Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka kërkuar burg për kryeministrin Edi Rama, ministrin e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Damian Gjinknuri dhe kreun e ARRSH-së, Afrim Qendro.
Vasili përmes një postimi në “Facebook”, në ditën e 35-së së protestës së banorëve të Unazës së Re, shkruan se prokuroria ka futur në burg njerëz që kërkuan të mbronin me të drejtë shtëpitë e tyre nga Rama, Gjiknuri dhe Qendro. “Jane ne burg ata qe mbrojten shtepite nga Rama, Gjiknuri,Qendro, qe jane akoma jashte burgut.Kujdes prokurori!!
Prokuroria nuk ka kursyer te fuse rrufeshem ne burg grate shtatezana,prinderit e femijve duke i lene te vetem ne mes te kater rrugeve,prinder te personave me aftesi te kufizuar,13 vjecare,te gjithe keta vetem e vetem se mbronin banesat e tyre nga hajdutet e qeverise.
Hajdutlleku eshte provuar sheshit dhe pacipesisht dhe emrat e hajduteve i di gjithe Shqiperia e qe jane Rama,Gjiknuri,Qendro pse prokuroria nuk i arreston.
Akoma ne burg jane ata qe mbrojten shtepite nga hajdutet qe vazhdojne te jene ne liri.
Prokuroria eshte ne krah te hajduteve pasi me e pakta qe mund te bente per te zbatuar ligjin ishte te conte hajdutet ne burg qe e kane pranuar edhe vete fajin e tyre.
Kujdes prokurori”, shkruan Vasili.
Basha: SHBA ka nisur hetimet për aferën e Ramës, po Prokuroria shqiptare ku është?
Kreu i opozitës, Lulzim Basha i ka bërë thirrje prokurorisë të Përgjithshme nga protestant Unazën e Re, që të nisë menjëherë hetimet ndaj Edi Ramës, Erion Veliajt dhe Damian Gjiknurit. Basha tha se, pas kësaj afere korruptive qëndron Edi Rama dhe banda e tij kriminale.
Më tej, Basha tha se në vend të Dorjan Protoduarit, duhet të ishte në burg, Gjiknuri dhe Qendro.
“Sa herë që shqiptarët bashkohen e keqja s’prapset. Është zbuluar në faqe të botës që këtu kemi të bëjmë me një vjedhje, ndërkohë që mbajnë në qeli banorët e Unazës së Re. Për të vjedhur 40 mijë euro te Unaza, Rama së bashku me Veliajn kanë hedhur këtu dhunë, helmin e përçarjes. Këtu nuk është vetëm projekt vjedhjeje, por edhe një projekt pastrimi ndërkombëtar parash. Kjo është arsyeja pse ka nisur hetim SHBA. Po hetimi shqiptar ku është.
E kam thëne edhe herë të tjera, që të burgosurit, janë politikë të Ramës, në atë qeli nuk duhet të jetë Dorjani, por Damian Gjiknuri.
Pse nuk fillon hetimi për personat që kanë ideuar këtë skemë korruptive pse nuk fillon hetimi, për Ramën që ka bërë bisedime kokë më kokë me Dida X.
Nuk duhet të lini Prokuroren e Përgjithshme dhe vartësit pa një përgjigje”, tha Basha.
Me parullat, “Shpia jonë, jeta jonë. Këtu vendosim ne. Shpiat tona i mbrojmë me gjak, Me gjakun tonë ushqehet krimi”, banorët nga ana tjetër kanë kërkuar plotësimin e kërkesave të tyre.
Në ditën e 35-të protestës, banorët e Unazës së Re vazhdojnë të mbështeten nga kryetari i PD-së, Lulzim Basha, dhe deputetët e LSI-së, Endrit Braimllari, Klajda Gjosha, Nora Malaj, Kejdi Mehmetaj dhe Floida Kërpaçi.
Mediat e huaja: Studentët nuk pranojnë asnjë dialog, paralajmërojnë grevë urie
Mediat në SHBA, i kanë kushtuar edhe sot një hapësirë protestës së studentëve dhe vendosmërisë së tyre për të arritur të ndryshojnë VKM për uljen e tarifës së studimit dhe përmirësimin e kushteve.
Sot ato shkruajnë se studentët vazhdojnë protestën e tyre pa ndikime politike dhe nuk pranojnë asnjë dialog nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre, duke iu referuar medias Assiociated Press. Sipas medieve të huaja, disa studentë kanë lënë të kuptohet se mund të fillojnë një grevë urie.
Shkrimi i plotë i ABCNews
Studentët e universitetit publik po vazhdojnë të protestojnë në kryeqytetin shqiptar, duke hedhur poshtë ofertat për të negociuar me qeverinë, nëse kërkesat e tyre nuk plotësohen.
Studentët të shtunën sfiduan shiun dhe i shtuan kërkesat e tyre, duke hedhur poshtë mbështetjen e opozitës politike.
Ata kanë bllokuar një rrugë kryesore para Ministrisë së Arsimit dhe disa prej prindërve të tyre janë bashkuar me ta.
Kërkesa kryesore është një përgjysmim i tarifave të shkollimit, të cilat për kurset bachelor variojnë nga 20,000 në 45,000 lekë në vit.
Disa studentë kanë lënë të kuptohet se mund të fillojnë një grevë urie.
8 dhjetori konsiderohet si një festë kombëtare në Shqipëri, duke shënuar datën në vitin 1990, kur një protestë studentore rrëzonte regjimin komunist.
Kush janë “ushtarët” e Veliajt që po sabotojnë protestën e studentëve
Protesta e sotme e studentëve po kthehet më shumë në një luftë klanesh brenda PS-së se sa një protestë për të drejtat reale të studentëve.
Që pasditen e djeshme u paralajmërua se protesta e sotme ishte një protestë bolshevike që do të udhëhiqej nga njerëzit e Erion Veliajt. Dhe kjo gjë po vërtetohet në çdo moment që po kalon.
Një nga personat që është në protestë dhe doli kundër pranimit të banorëve të Unazës re është Luis Kasneci, një pjesëtar i ‘kolonave’ të Erion Veliajt.
Në foto shikoni Luis Kasnecin, i cili nga aktivistët kryesorë që i dolën kundër banorëve të Unazës së Re, duke pretenduar se ishte një protestë politike.
Ndërkohë, ministrja e Arsimit Lindita Nikolla ka bërë tentativën e parë që të takonte studentët protestues. Por sapo ajo është parë aty, studentët kanë reaguar duke e larguar, duke iu drejtuar se nuk do të ketë negociata.
Reagimi i tyre ka qenë në bllok dhe ajo të largohet.
Janë njerëzit e Arlind Qorrit të cilët janë pozicionuar sot në hyrje të ministrisë në koordinim me Lindita Nikollën e cila doli ti takonte studentët, por ajo është refuzuar menjëherë nga studentët.