37.5 C
Tirana
E martë, 12 Gusht, 2025

Ora e ringritjes dhe zgjimit kombëtar ndaj erresirës dhe diktatit “Rilindje” po vjen me shpejtësi

Nga Naim Hasani 

Dega e Partise Demokratike në Britani të Madhe po ndjek me shqetesim por edhe më shprese, zhvillimet e fundit në Shqipëri me protestat e vazhdueshme te qytetarëve të Tiranës për prishjen e ndertimteve nga qeveria dhe se fundmi protestat e studentëve, të cilet po shtrihen ne gjithë Shqiperine në nje kohe kaq të shkurter.
Të gjitha keto kerkesa kane në themel nje arsye shume fundamentale, ate të neperkembjes se dinjitetit dhe vjedhjes se shpreses për nje të ardhme më të mire, per çdo brez qe jeton në Shqiperi, nga qeveria e “Rilindjes”, e cila po shkrin dhe shkaterron vendin çdo dite e me shume.
Thirrjet e studenteve “E duam Shqiperine si gjithë Europa”, jane shprehje e qarte e deshperimit dhe shkaterrimit e neperkembjes se idenitetit të popullit nga nje qeveri, qe në themel ka skandalin, drogen dhe korrupsionin, si menyra e vetme e sundimit dhe pasurimit për nje oligarki qe ka marre “peng” të ardhmen e shqiptarëve.
Mund të blesh dhe shesesh voten e qytetarëve, të sundosh më pushtetin e krimit dhe bandat kriminale, duke kanabizuar territorin dhe shoqerine shqiptare. Mund te mashtrosh qytetaret për të ardhur në pushtet për 300,000 vende pune e të tjera bema dhe ne vend të prespektives Europiane, të jesh shkaktar i largimit masiv të rinise dhe inteligjences shqiptare. Ky nuk edhte sukses por deshperim dhe perbuzje.
Ora e ringritjes dhe zgjimit Kombetar ndaj nje erresire totale dhe diktatit “Rilindje” po vjen me shpejtesi.
Çdo iniciative për ti zgjuar shqiptarët nga gjumi, duke filluar nga studentet, më nje Dhjetor të dyte, pas 28 vitesh, duhet të pershendetet nga çdo qytetar i ndershem qe ka në shpirt enderren për nje jete më të mire si gjithë Europa, duke shpresuar edhe njehere tek liria dhe demokracia.
Forca e popullit eshte uragani në i fuqishem qe mposht çdo bande kanabizuese. Blerja e pushtetit me parate e krimit dhe droges nuk mund të prodhoje kurre nje qeveri ndryshe. Nese nje qytetar për cfaredo arsyeje shet dhe blen voten, armem më të fuqishme në demokraci, ai duhet të ndjejet I turperuar, kur provon neperkembjen e identitetit te tij, sepse eshte “shitur” në duart e “Rilindjes”.
Partia Demokratike e Shqipërisë dhe z. Lulzim Basha kane paralajmeruar shqiptarët çdo dite gjatë ketyre 5 viteve, me ze dhe me figure, marrjen peng të Shqipërisë dhe Shqiptarëve, nga nje grusht oligarkesh, qe nuk ndalen në asgje, derisa arrijne të blejne dhe tjetersojne vullnetin e qytetareve nepermjet parave të krimit dhe pushtimin e shtetit dhe tempullit të demokracise, Parlamentin Shqiptar, nga elemente më precedente të rrezikshme kriminale, duke i veshur me pushtet qeverises dhe deputeti.
Kjo nuk mund të vazhdoje më dhe shqiptarët gjithmone, në momentet më të veshtira te historise se tyre, kane ditur të mbijetojne. Miqte tane në boten e qyteteruar mbeshtesin lirine dhe demokracine, e sundimin e ligjit ne Shqiperi. Shqiptarët duhet ta kuptojne njehere e mire se Shpresa e Shqipërisë jane vete shqiptarët!
Mergata shqiptare kudo qe jeton edhe ketu në Britani, eshte aksionere e drejtperdrejte e fateve të Shqipërisë.
Vendosa e konsulidimi i demokracise dhe garantimi i votes se lire, si në çdo shtet të Europes se qyteteruar qe do të sillte në pushtet nje qeveri të vertete Demokratike dhe të pakorruptuar, do të shihte edhe fundin e ketij shkaterrimi “Rilindas” dhe ringjadhjen e shpreses se Shqiperia behet dhe se largimi nga trojet etnike do të frenohet, kur të respektohet e drejta qytetare per “Liri, Barazi dhe Demokraci”
Zoti e bekofte Shqiperine dhe Shqiptarët! # Shqiperia Ngrihet
Autori është me profesion Avokat si dhe Kryetar i Degës së PD në Britani

Studentët përzënë nga protesta Nikollën, e qëllojnë me vezë

Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla ka provokuar sot studentët që janë në protestë.
Ajo ka mbërritur aty dhe ka tentuar që të kalojë në krahun e studentëve, por është përballur me refuzimin e studentëve, të cilët e kanë qëlluar me vezë. “Turp, turp, turp”, kanë thurrur të revpltuar studentët.
Lindita Nikolla ka bërë tentativën e parë që të takonte studentët protestues. Por sapo ajo është parë aty, studentët kanë reaguar duke e larguar, duke iu drejtuar se nuk do të ketë negociata.
Reagimi i tyre ka qenë në bllok dhe ajo të largohet.
Por kush e solli Lindita Nikollën aty?
Janë njerëzit e Arlind Qorrit të cilët janë pozicionuar sot në hyrje të ministrisë në koordinim me Lindita Nikollën e cila doli ti takonte studentët, por ajo është refuzuar menjëherë nga studentët.
E po njerëzit e Arlind Qorrit po bëjnë thirrje që gjoja të largohen provokuesit.

Kryemadhi thirrje shoqatave të paguara nga Rama: Larg nga protesta e studentëve!

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi i cilësoi protestat e studentëve si një leksion demokracie për politikën shqiptare.
Kryemadhi tha se, protesta u përket studentëve dhe askujt tjetër, dhe u bëri thirrje shoqatave dhe NGO-ve të paguara nga kryeministri Rama për t’i përçarë studentët, t’i qëndrojnë larg kësaj proteste.
‘Lëvizja Studentore nuk është e asnjë partie politike, e asnjë organizate politike, ajo është e studentëve, prandaj duart larg si politika dhe NGO e subvencionuara dhe të paguara nga Edi Rama për ti përçarë ata.
Studentët tanë na dhanë një mësim ne si politikanë, mua të parën, jam e bindur edhe z. Basha edhe të gjithë kryetarëve të frontit opozitar për të na thënë që nuk kanë nevojë për të pritur kushtet për të ngritur zërin dhe për të protestuar, por duan besim, duan forcë, duan alternativë.
Na dhanë një mësim shumë të mirë ne klasës politike për të kuptuar se kur je me të drejtën, kur lufton për qytetarët, kur lufton për banorët, kur lufton për të mbrojtur të dobëtit përballë të fortëve, kur lufton për të mbrojtur të varfrit përballë të pasurve, Zoti është me ty.
Pra, lëvizja studentore ishte një leksion demokracie, një leksion shprese që i dha opozitës, prandaj ju bëj thirrje të gjitha grave, ju që jeni sot, drejtuesve të shtabeve elektorale në të gjithë Shqipërinë, thirrje çdo nëne, çdo gruaje, çdo vajze të përkrahim studentët, të jemi me ta në çdo moment, pa asnjë lloj kompleksi se ata fëmijë që janë në rrugë që protestojnë për të shpëtuar paratë e prindërve të tyre të cilët robtohen për ti fituar.
Ata studentë janë bijë nënash, fëmijë prindërish të cilët janë qytetarë të Shqipërisë dhe ne si opozitë e kemi për detyrë, jo vetëm ti përkrahim por edhe ti ndihmojmë, ti ndihmojmë në infrastrukturë, ti ndihmojmë në njerëz, ti krijojmë hapësirat, por edhe t’i bëjmë liderët e ardhshëm të politikës shqiptare’, tha Kryemadhi.

Berisha: Azemi i tha Alisë, nuk jemi ngritur për gotën e çajit, por për pluralizmin politik

Sot kujtohet 8 dhjetori i vitit 1990, dita kur studentët shqiptarë u ngritën kundër diktaturës komuniste.
Duke folur në takimin e organizuar në Qytetin Studenti nga Partia Demokratike, ish-Kryeministri dhe themeluesi i PD-së, Sali Berisha u shpreh se ato ishin ditë historike.
“Ditë si kjo janë ditë kujtimesh mbresash në të vërtetë për mua këto janë ditët e shtrëngatave emocionale të fuqishme, për ato përjetime të 28 viteve më parë. Janë ditët e gjenezës në 28 vite kemi pasur ditë të mëdha, të bekuara edhe të vështira, por ditët e dhjetorit 90 janë ditët e gjenezës në këto tre dekada të kombit shqiptar. Për mua janë ditët ku unë përjetova mrekullinë më të madhe të jetës sime sepse, ato ditë unë do të kisha përballë, një grup studentësh 500 por edhe 1000 që në rrugën afër rrugës Elbasanit ishin pozicionuar përball autoblindave tankeve, të gjitha llojeve të armëve. Ishin të vetmuar, 15-16 qytetarë ishin afër tyre, por ishin të pamposhtur ishin heronj. Asnjë nuk thotë se unë isha hero, por vërtetë ato ishin heronj të vërtetë të Kombit shqiptar. Ishin heronj të pamposhtur”, deklaroi Berisha.
Ish-Kryeministri tha më tej se ata kishin marrë një vendim epik për nga guximi përsëri në protestë, për t’i kthyer sheshin kombit dhe popullit. “Ishin heronj sepse ai marsh ishte marsh mesjanik. U rrahën me të gjitha mjetet, ju them se vetëm 20 minuta më vonë guxuan t’i përcjellin regjimit ultimatumin e parë, liro studentët ose sheshi e ndërtesat bëhen thërrime. U ngritën fillimisht kundër etërve të tyre, studentët në tërësi ishin të privilegjuarit e rinisë shqiptare, ne ishim akoma më të privilegjuar të inteligjencës.

Nuk e harroj ditën kur erdhën baballarët për t’i shpërndarë, por ndodhi e kundërta etërit u bashkuan me bijtë e tyre. Ata ishin heronj sepse kur je trim me mbështetje të madhe, ajo është trimëri. ‘Shqipërinë si gjithë Europa’; ‘liri demokraci’; revolucioni demokratik, kishte platformën më të ndritur në gjithë historinë, Shqipëria zonjë në Europë. Lideri i tyre, heroi i tyre, doli nga këto ndërtesa nga ky shesh si një mesi për shqiptarët, si u zgjodh me një betim, ja ku janë ishin fëmijë, bebe Azem Hajdari u tha studentëve, iu la peng Rudinën e Kirin: Unë do t’ju drejtoj! Dhe ata i besuan një studenti, t’i udhëhiqte drejt përballjes më të egër me një diktaturë mizore.
Azem Hajdari formuloi ultimatumin ose lironi studentët, ose sheshin e bëjmë copa. Është Azem Hajdari që bëri gjithçka për kërkesën e pluralizimit politik, e miratoi në këtë shesh. Idealet e dhjetorit janë fryma më e pastër. Ata janë sot më aktuale se kurrë tek dëgjojmë studentë E duam Shqipërinë si gjithë Europa. Azem ti je gjallë dhe do mbetesh i tillë në jetë të jetëve.
Sot prej 4 ditësh kemi një dhjetor të dytë. Si asnjëherë universitetet kanë nisur një betejë të vendosur, kundër regjimit të Edi Ramës. Ky regjim ka përqendruar të gjitha pushtetet në dorën e vet. Ky regjim i ka mbyllur Shqipërisë dyert, ka larguar shqiptarët si në 91, ka vrarë shpresën. Studentët po u ngjallin shpresat shqiptarëve. U shpreh mbështetjen më të fuqishme, u bëj thirrje shqiptarët ti mbështesim me gjithë mundësitë. Mos dëgjoni ata manipulatorë, që kërkojnë t’ju shkëpusin nga shoqëria, që për interesa të padronëve të tyre, përpiqen t’ju paraqesin se po protestoni për një gjobë”, tha më tej Berisha.

Basha paralajmëron: Nëse Parlamenti nuk pastrohet, do të rrëzohet!

Kryetari i PD, Lulzim Basha gjatë fjalës në aktivitetin e organizuar për nder të 8 dhjetorit, Ditës së Rinisë së shpallur për nder të Lëvizjes Studentore të 1990 tha se, kjo është dita ku ne nderojmë studentët e dhjetorit, për kurajën për të sjellë lirinë politike për shqiptarët, pas 45 vite sundim nga një klikë injorante.
“Mirënjohja jonë i takon Azem Hajdarit, që u bë shpirti i protestës. Studentët u çuan për kushte ekonomike, por kuptuar se pa liri e demokraci s mund të ketë zgjidhje, ndaj kërkuar pluralizmin politik. Kjo ditë na kujton se vetëm ata që ngrihen janë të lirë, të bashkuar mposhtin diktaturat. Është festa ime ndaj çdo qytetari, leksionin e parë po e japin studentët e bashkuar të dhjetorit të dytë”, deklaroi kreu i PD.
“Ndodhemi sot në zemër të Qytetit Studenti ku lindi demokracia. Për vite shqiptarët ishin në errësirë. Endeshin në izolim, burgosje internime vrasja pa gjyq, që kishte shndërruar qytetarët në më të paditurit e Europës. Por nga ky shesh studentët hapën dyert, por edhe sot shqiptarët ndihen të zhgënjyer, të braktisur.
Me qindra e mijëra studentë janë në kushte mesjetare, pa dushe me krevate marinarësh në dhoma të vogla. Me kushte të mjerueshme me mungesa totale për financimin e tyre dhe me tarifa që rriten, mbyllen biznese.

Më tej aty ku duhej kampusi universitar, ku arsimi duhet të kishte prioritet absolut, ka një parkim nga i cili Bashkia vjel para, mbi taksat e tarifat që ka vendosur në qytet. Qindra familja presin me ankth prishjen e shtëpive, si banorët e unazës së re 1000 familjë që kanë 35 ditë që rezistojnë ndaj skeme të madhe grabitje e vjedhjeje. Këto nuk janë vendimet e shqiptarëve as të një qeverie që përfaqëson shqiptarët. Kanë bllokuar ëndrrën e studentëve. Kjo bandë hajdutësh ka vetëm një projekt, të grabitjes së shqiptarëve dhe Shqipërisë.
Këto konvikte, vec disa piktura janë në këtë gjendje se paratë për ti kthyer në mjedise moderne janë zhdukur në gropa korrupsioni të qeverisë. Ata banorë të unazës që dje korrën fitoren e parë, u vunë për 35 ditë në shenjestrën e policisë me dhunë e arrestime, në shenjestrën e Edi Ramës që i quajti shpellarë e kadrinj. Kjo është arsyeja pse shqiptarët enden sot të zhgënjer, shumë të pashpresë deri para disa ditësh, ku rinia po hap me protestën e saj një dritë”, u shpreh Basha.
Kreu i PD ka dhënë edhe një ultimatum në aktivitet.
“Ultimatumi ynë politik si studentët e ‘90, si dëshirë e aspiratë e çdo shqiptari. Parlamenti shqiptar ose do pastrohet nga krimi dhe t’iu kthehet qytetarëve ose do të rrëzohet, do rrëzohet, do rrëzohet. Ta çlirojmë qeverinë shqiptare nga krimi dhe ta kthejmë nëpërmjet votës shërbëtore të qytetarëve dhe jo sunduese. Kjo frymë është më e madhe.
Po të jemi bashkë nuk ka forcë që na ndal, le të jemi bashkë në këtë dhjetor të dytë për të mposhtur bandën e hajdutëve”, deklaroi Basha.

Qorri i Ramës e kthen protestën studentore në lëvizje policore, qytetarët të revoltuar: Dëbojeni

Qytetarët në protestë janë revoltuar me Qorrin e Ramës dhe Veliajt në protestë që i ka ndërsyer atyre policinë për të mos i lejuar të pranohen në protest në një rast unikal në historinë e protestave. Qytetarët të revoltuar i kanë kërkuar studentëve që të mos përdoren politikisht nga Qorri I Ramës dhe Veliajt që ka uzurpuar protestën duke e kthyer në një lëvizje policore.
Mijëra student vijojnë protestën para Ministrisë së Arsimit. ‘Në se nuk plotësohen të gjitha kërkesat, protesta do të përshkallëzohet dhe do të futemi edhe në grevë urie’, kanë lëshuar ultimatumin studentët, në ditën e tretë të protestës.
Gjatë fjalimeve të tyre ata kanë ripërsëritur edhe 3 (nga katër) kërkesat e panegociueshme për qeverisë Rama: Përgjysmimi i tarifave vjetore; Përmirësimi i kushteve në konvikte; dhe përfaqësimi i studenteve në bordet e universiteteve.
Një nga risitë e protestës së studentëve ditën e sotme kanë qenë parullat e tyre pikante, plot batuta dhe sarkazëm për pushtetarët, ministren Lindita Nikolla dhe vetë kryeministrin Edi Rama.
Memet e tyre në shumicën e rasteve të shkruara me dorë nëpër copa kartoni të përdorur, gazeta apo thjesht në letra formati A4, po bëjnë xhiron e rrjetit. Edhe ditën e sotme pati mjaft parulla të tilla pikante. Mes tyre spikaste njëra që stigmatizonte rezultatet në universitet, të ministres së Arsimit Lindita Nikolla.
Një shkëmbim i improvizuar mesazhesh telefonike mes një studenteje dhe mamit të saj, godet absurdin, seriozitetin dhe tregon edhe falsitetin e qeverisë Rama, për arsimin duke vendosur si ministre një ish-studente që ka mbaruar me mesataren 5.9.

Studentët nxjerrin emrat e pedagogëve që marrin rryshfet, kryeson ish-burri i Linda Ramës

Studentët që vijojnë në ditën e katërt të protestës së tyre, kanë marrë sot hapa konkretë për denoncimin e pedagogëve që kërkojnë para për të dhënë provimet, pra për të marrë një notë kaluese.
Në foton e siguruar më poshtë nga Faxweb.al shihen qartë emrat e pedagogëve të korruptuar mes tyre dhe emri i ish-bashkëshortit të Linda Ramës, Thanas Xhillari.
Sipas studentëve të FSHN-së, Xhillari kërkon 500 deri në 1 mijë euro për provim.
“Pedagogë të korruptuar jeni murtaja e shoqërisë” – therrasin studentet.

Ja emrat e petagogëve

Thanas Xhillari 500-1000 euro FSHN

Petro Zoto 150 mij lekë derni në 2 mungesa

Andon Kume 1500 euro lënda UAMD Durrës

Universiteti Arteve 4000 mij euro fitim konkursi

Gasper Kokaj 250 euro provimi Juridiku Shkodër

Kristaq Kikina 200 euro petagog Gjirokastër

Shkëlqim Hidri 250 euro Gjirokastër

Arben Bocari UBT 100 mij lekë provimi i matematikës

Nirvana Shkelzeni 300 euro 2 provime në Elbasan

Uk Bucpapa 50 mij lekë Gjuhët e Huaja

Arjana Fejzo 5000 lekë për të kaluar UBT

Kledi Xhaxhiu 500 euro kimia FSHN

Alketa Lame 150 euro kimia FSHN

Sabri Hoxha 100 euro provimi te mjekësia

 

Degradimi/ Klyshët e Qorrit të Ramës dëbojnë qytetarët nga protesta me policë

Kulmi i bashkëpunimit dhe degradimit që po i bën struktura e qeverisë së Qorrit të Ramës protestës së studentëve ka arritur sot kur disa nga syleshët e tij kanë arritur që të ndalin edhe bashkimin e qytetarëve me këtë protestë. Në një rast të rrallë të protestave që mund të ndodhë vetëm në Shqiopëri ku protestën e studentëve e ka uzurpuar Qorri I Ramës qytetarët po dëbohen me policë nga protesta. Kjo në të vërtetë është edhe fundi I kësaj proteste, e cila ëhstë kthyer përfundimisht në një lojë qesharake të qeverisë.
Mijëra studentë vazhdojnë edhe sot lëvizjen dhe protestën e tyre. Ata kanë deklaruar se nuk do të ketë tërheqje deri në plotësimin e kërkesave të tyre dhe se nuk ka asnjë lidhje me politikën. “Protesta do vazhdojë, s’do ketë tërheqje. Do vazhdojmë deri në grevë urie”, tha një student në protestë.
Të pyetur pse nuk ulen në bisedime pas thirrjes së kryeministrit ata thanë se së pari duhet të plotësohen kërkesat. “Nuk ka asnjë arsye të bisedojmë me Kryeministrin për sa kohë nuk plotësohen kërkesat bazë”, u shpreh një tjetër.
Studentët janë ndalur në rrugë duke kënduar himnin kombëtar për disa çaste dhe më pas janë mbledhur para MASR.
“Do dalim në rrugë me qindra me mijëra po nuk ranë tarifat do bjerë ministria. Lindita Nikolla ti je ngelëse. Lindita Nikolla dil në bulevard shkolle është e jona jo biznes privat. Lindita Nikolla mos dil nga ministria sot erdhën studentët nuk erdhi ushtria”, kanë qenë disa nga thirrjet e studentëve.

Ja si Drejtori i policisë ndërton pa leje në mes të Tiranës

Rama dhe Veliaj kërkojnë t’u shembin shtëpitë shqiptarëve me pretendimin për projektin e Unazës së Re, ndërsa drejtorët e Rilindjes vijojnë të ndërtojnë pa leje.
Ish-Kryeministri Sali Berisha, ka publikuar një denoncim të qytetarit dixhital, i cili tregon si ish-drejtori i policisë ndërtimore ndërton pa leje në mes të Tiranës.
Postimi i ish-Kryeministrit Berisha
Për drejtorin e policisë ndërtimore ligji nuk ekziston, ndërton në mes të lulishtes!
Lexoni mesazhin shikoni fotot e qytetarit dixhital. sb
Zoti berisha ju uroj jet te gjat desha te beja nje denoncim me santartet e dy fishta qe peetia socialiste ndjek . Ne mes te lulishtes ne shetitoren e kombinatit lulezon biznesi i adriatik nelit shkurt tiku ky militant i ps ka mbajtur postin e drejtorit te policis ndertimore ne rrethinat e tiranes ndeersa objektin e ti e ka ne mes te lulishtes e se prish askush kurse neve ne unazen e re duan te na shkulin e mushkerijng ju lutem anonim zoti berisha se kto ca s’pret.

Studentët nuk ndalen, protesta madhështore nis nesër nga ora 9.30

Studentët do vazhdojnë nesër protestën madhështore pa “qorrat” e Ramës dhe Veliajt të infiltruar në revoltën studentore. Mijëra studentë kanë protestuar sot në ditën e 3-të të tyre, ku kërkojnë uljen e tarifave të studimit dhe një sërë kërkesash të tjera drejtuar Ministrisë së Arsimit dhe qeverisë, ndërsa mësohet se ata nuk do të ndalen.
Në rrjetet sociale, studentët kanë njoftuar sërish protestën e radhës, deri në momentin që kërkesat e tyre do të marrin zgjidhje.
Për këtë ata kanë publikuar edhe itenerarin që do të ndiqet.