31.5 C
Tirana
E martë, 12 Gusht, 2025

Nis hetimi në SHBA për vjedhjen 20 milionë euro të Ramës me falsfikimin e dokumentit të Sekretarit të Shtetit

Shqipëria duket se po ndeshet me një skandal të ri korrupsioni, lidhur me një prej kompanive që ka fituar tenderin për një prej segmenteve të unazës së madhe në Tiranë. Kompania shqiptare funksionon si degë e një kompanie të regjistruar në shtetin Delaware në Shtetet e Bashkuara.
Zyra e Sekretarit të Shtetit në Delaware konfirmoi për Zërin e Amerikës se ka filluar hetimet për të përcaktuar në se kompania Dunwell Haberman, ose ndonjë prej zyrtarëve të saj, është përfshirë në aktivitete të paligjshme, mashtrime ose falsifikime.
Firma Dunwell Haberman vepron në Shqipëri përmes filialit të saj vendas “DH Albania”, e cila ka fituar një tender prej rreth 20 milionë dollarësh për një prej segmenteve të unazës së madhe në Tiranë.
Firma dyshohet se ka kryer dy falsifikime për të siguruar kontratën në Shqipëri. Ka falsifikuar datën e krijimit; në Dalaweare kompania figuron e regjistruar para 6 muajsh, në 25 qershor 2018, ndërsa në Shqipëri ka depozituar dokumente, sikur ekziston që nga qershori i 1998. Dokumenti i dytë, që dyshohet të jetë falsifikuar, është një certifikatë e Sekretarit të Shtetit se kjo firmë nuk i ka detyrime fiskale shtetit. Zëdhënësi i Sekretarit të Shtetit Doug Denison, i tha Zërit të Amerikës, se për certifikatën nuk ka patur asnjë kërkesë nga firma dhe as nuk është lëshuar ndonjë dokument.

Dokumentet e faksifikuara dolën për herë të parë në Shqipëri mbrëmë, gjatë emisionit Të Paekspozuarit” në televizionit News24.
Sipas zëdhënësit, çështja pritet t’i kalojë për hetime penale zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm në Daleware, që drejtohet nga Matt Denn.
Nëse autoritetet gjejnë shkelje, firmës mund t’i anulohet regjistrimi si biznes në këtë shtet dhe ndaj saj mund të ngrihen akuza kriminale. Meqë kompania ka aktivitet në një vend tjetër, jashtë Shteteve të Bashkuara, rasti mund t’i referohet për ndjekje edhe Departamentit të Drejtësië në Uashington.
Shteti Delaware, njihet si një prej shteteve që ka ligje tepër favorizuese ndaj korporatave. Mijëra kompani amerikane janë të regjistruara në këtë shtetet, për të përfituar nga taksat. Dalaware njihet edhe si “parajsë fiskale” pasi nuk mbledh taksa nga korporatat që, ndonëse të regjistruara aty, nuk ushtrojnë aktivitet në këtë shtet.
Në bazë të ligjeve të shtetit, korporatat e regjistruara aty, nuk janë të detyruara të publikojnë emrin e drejtuesit të kompanisë ose të aksionerëve të saj.
Në Delaware, regjistrimi i kompanisë mund të bëhet edhe pa qënë fizikisht i pranishëm dhe ka firma të tjera që e kryejnë këtë funksion për klientin. Në bazë të dokumenteve të regjistruara në këtë shtet, firma Dunwell Haberman është regjistruar përmes firmës “Apex Resident Agent Services”.

Rama falsifikoi tenderin 20 milionë euro, reagon kompania amerikane: Duhet pastrim

Pas daljes në media të superskandalit në Unazën e Re për falsifikimin e dokumentave, ka ardhur dhe reagimi i Dunwell Haberman (kompani mëmë e DH Albania), e cila ka fituar tenderin për lotin e parë, 18 milionë euro, ka ardhur dhe reagimi i kompanisë Dunëell Haberman LLC (Delaware)
Në reagimin e saj kompania thotë se po monitoron situatën në Tiranë dhe është e përgatitur për të ndërmarrë veprime konkrete.
“Dunëell Haberman LLC (Delaware) është në mënyrë të plotë në pajtueshmëri me rregullat dhe procedurat ligjore dhe administrative vendore dhe ndërkombëtare.
Këshilltarët tanë të brendshëm dhe të jashtëm po monitorojnë nga afër zhvillimet në Tiranë dhe janë të përgatitur për të ndërmarrë veprime nëse kërkohet.
Aktualisht po vlerësojmë dokumentet në mediat lokale dhe jemi të vendosur të hedhim dritë mbi pretendimet e parashtruara ndaj Dunëell Haberman LLC (Delaware), dhe palët tona të interesit.
Kompania jonë është e hapur dhe e gatshme të bashkëpunojë me autoritetet lokale për të pastruar emrin e saj”, thuhet në njoftimin e kompanisë që ka mbërritur në median shqiptare.

Vjedhja/ Ky është recepsionisti 26 vjeçar që Rama i dha 20 milionë euro për Unazën e Re

Pas publikimit të fakteve për skandalin me tenderit korruptiv të Unazës së Re, zbulohen detaje të reja, për përfaqësuesin shqiptar, të firmës së huaj. Avdjol Dobi, 26-vjeçari shqiptar, përfaqësuesi ligjor i kompanisë “D Haberman”, e regjistruar në shtetin Dalaëare, është “shembull çudibërës” se si falë përvojës së tij të vetme profesionale si recepsionist në një spital privat në Tiranë, ku gjatë dy viteve të fundit ka shërbyer si pritës e përcjellës i klientëve. ky djalosh, në emrin e të cilit është ngarkuar tenderi multi-milionësh, “gdhihet” si fitues tenderi me 18 milionë eurosh.
Natyrisht, “suksesi” i Avdjol Dobi, përfaqësuesit të firmës “Dunwell Haberman”, e cila ka fituar tenderin 18 milionë eurosh për Lotin 1 të Unazës së Re, lidhet me faktin se ai ka qenë pjesë e stafit elektoral të Gjiknurit.
Si përfaqësues i “Dunwell Haberman” në Shqipëri, Avdiol Dobi është pronari i DH Albania.
Sipas dokumenteve të bërë publikë, të cilët i referohen Qendrës Kombëtare të Biznesit (QKB), kompania DH Albania është degë e kompanisë Dunëell Haberman, themeluar në shtetin Delëëere të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në qershor të vitit 1998. Për këtë ajo ka depozituar në Qendrën Kombëtare të Biznesit në Shqipëri, një letër nga Sekretari i Shtetit të Delaweare, Jeffrey Bullock, që vërteton aktivitetin e saj në këtë shtet dhe po ashtu dhe datën e themelimit 20 vjet më parë.

I gjithë populli “Kadri”!

Nga Andi Bejtja

(Requiem i shkurtër, por i domosdoshëm për emrin Kadri)
Gjithmonë kam pasur respekt për emrin Kadri.
Nuk di pse në imagjinatën time të fëmijërisë, mesa duket ndryshe nga Kryeministri, Kadrinjtë i kam përfytyruar të gjithë, jo vetëm punëtorë dhe njerëz seriozë, por dhe hunderra dhe kam thënë me vete ‘respekte’: çfarë ka vitrina tregon magazina. Imagjinata ime mbrëmë u vërtetua.
U bë dy rreth 2 javë që nuk po dëgjojmë më për Kadriun, personazhin e shpikur nga Kryeministri që e gjeti aq kollaj në ‘llumin’ mediatik, një pjesë e këtij ‘llumi’ që në fakt dje e bëri të anulojë tenderin e Unazës së Re.
Prita me kërshëri të dëgjoja ndonjë video-përgjigje të re nga Kryeministri për Kadriun, Kadrinjtë, po hiç. Mbrëmë mësova nga disa miqtë e mi zyrtarë, për hir të së vërtetës jo të lartë në Neë York, se FBI në mos ka filluar, do të fillojë një hetim të thellë për këtë tender, që përvecse një krim korrupsioni shqiptar, është dhe një krim federal amerikan.
Reagimi parë që më erdhi në mendje instiktivisht ishte: mos nuk ka më Kadri në Shqipëri: nuk do ketë më video argëtuese 10 minutëshe nga sedilja e mbrapme e makinës, nuk do argëtohemi më dhe mua nuk do më duhen orë të tëra t’i shpjegoj djalit tim kush është Kadriu.
Dje, Kadriu pushoi së ekzituari si personazh-fenomën në Shqipëri, Kadriu mori Green Card dhe nga gazetar shqiptar ‘llum kazani’ është shndërruar në Kadri amerikan i FBI-së.

Tani nëqoftëse neve do të na duhet të bëjmë ndonjë video-përgjigje në Facebook nuk do e kemi dhe aq të vështirë ta gjejmë jo Kadriun, respekte, si gjithmonë, po Karakatinat….
Shumë e lehtë është tashmë….
Karakatina e parë është Prokurorja e përgjithshme, që nuk ia bëri syri tërr të zgjidhej duke shkelur Kushtetutën. Po ku je o Karakatinë, po çfarë pret o prokurore, pas asaj që ndodhi mbrëmë te ‘kadrinjtë’ e Ekspozuar, pret sa të manipulojnë provat apo sa të miratohet ligji për shpifjen në Janar? Mos harro o prokurore ke dhe Kadriun e FBI-së pas qafe.
Po pse Ministrja e Arsimit nuk ju duket Karakatinë që në kulm të protestës thotë ‘mezi e kemi pritur këtë ditë që të ulemi me studentët’?
Po pse Kryeministri, pash zotin Kadri ju duket kur nxjerr si përgjigje për studentët në protestë një projekt 3D të qytetit studenti? Pashë zotin kujt ja bën goja ndonjë mashkulli a qoftë ndonjë femre, dac Shqipëri a dac në Turqi ta quajë Kadri? bah, s’ta bën goja. Maksimumi Karakatinë.
Po pse më pash zotin a jua bën goja daç femër a daç mashkull të jesh të quash ndonjë nga ministrat e qeverisë Rama, Kadri?
Kë? Se nuk dua t’i marr një për një, po bëjeni testin vetë dhe po arritët t’i thoni ndonjërit Kadri me plot gojën ma vini sëpatën në qafë….
Po pse më a quhet dot Lali Eri…. Kadri… provoni të lidhni fytyrën me veprën, fjalën, mashtrimet…dhe pastaj të shqiptoni emrin Kadri në vend të emrit ‘Erjon’…provoni…
PS: 8I dashur stër stërgjyshi im me emrin Kadri….E di që gjithë kto kohë ke vuajtur me talljen që i bënë emrit tënd…unë hakun ta mora aq sa munda: po rri fare i qetë dhe përgjithmonë: tashmë në dhjetor 2018, jo vetëm studentët po i gjithë populli është Kadri.
Shkruar për SYRI.net

Denoncimi i studentit: Si po përpiqet ministrja Nikolla me të rinjtë e FRESSH të na mashtrojë

Ish-Kryeministri Sali Berisha, me anë të një postimi në rrjetet sociale, ka publikuar mesazhin e një studenti, i cili denoncon përpjekjen e ministres së Arsimit Lindita Nikolla për të përçarë studentët.
Sipas denoncuesit, Nikolla përmes të rinjve të FRESSH kërkon të përçajë studentët duke marrë vetëm ata në bisedime si përfaqësi studentore.
Postimi i ish-Kryeministrit Berisha
Përpjekje të turpshme për të përçarë studentët grevistë nga Ndrikull Vila, të cilës paratë e takspaguesve i bëhen vile luksoze.
Lexoni mesazhin e studentit dixhital. sb
Pershendetje dr,Ministrija nikolla.po merr ne bisedime te rinje te Forumit rinor socialist.si perfaqesues te levizjes studentore dhjetor 2018.mos t’ju mashrtojne.

Megaskandali me Unazën e Re, arratiset miku i Gjiknurit

Avdiol Dobi, përfaqësuesi i firmës “Dunwell Haberman”, e cila ka fituar tenderin 18 milionë eurosh për Lotin 1 të Unazës së Re, ka qenë pjesë e stafit elektoral të Gjiknurit. Kjo është njëra anë e këtij skandali.
Ana tjetër ka të bëjë me faktin se Avdiol Dobi është arratisur nga Shqipëria, pa plasjes së skandalit, nëpërmjet Pikës ë Kalimit Kufi t ar ët Muriëqanit.
Si përfaqësues i “Dunwell Haberman” në Shqipëri, Avdiol Dobi është pronari i DH Albania.
Mbrëmjen e kaluar, në emisionin “Të Paekspozuarit” në televizionin “News 24”, u publikuan dokumentet që hedhin hije të forta dyshimi mbi tenderin e zhvilluar për ndërtimin e Unazës së Re të kryeqytetit.
Fituesi për realizimin e një prej 3 pjesëve të rrugës (loteve), është bashkimi mes kompanisë shqiptare Biba X dhe kompanisë DH Albania, kjo e fundit e regjistruar në muajin korrik të këtij viti, pak përpara se të hapej tenderi, me përfaqësues të saj një 26-vjeçar shqiptar, Avdiol Dobi.
Sipas dokumenteve të bërë publikë, të cilët i referohen Qendrës Kombëtare të Biznesit (QKB), kompania DH Albania është degë e kompanisë Dunwell Haberman, themeluar në shtetin Delawere të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në qershor të vitit 1998. Për këtë ajo ka depozituar në Qendrën Kombëtare të Biznesit në Shqipëri, një letër nga Sekretari i Shtetit të Delaweare, Jeffrey Bullock, që vërteton aktivitetin e saj në këtë shtet dhe po ashtu dhe datën e themelimit 20 vjet më parë.

T’i bllokohet pasaporta Edi Ramës!

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili duke u ndalur tek tenderi i “Unazës së Re” tha se Prokuroria është bërë njësh me hajdutët e qeverisë.
Përmes një statusi në rrjetin social “Facebook”, Vasili shkruan se prokuroria në vend që të niste hetimet me kohë për këtë projekt, ajo siç shton ai ka zgjedhur të heshtë duke iu dhënë kohë hajdutëve të fshehin provat. Sipas Vasilit, prokuroria duhet t’iu bllokojë pasaportat kryeministrit Rama, Gjiknurit dhe Afrim Qëndros, para se të ikin siç bëri ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski.
“Prokuroria njesh me hajdutet e qeverise, pse nuk i bllokon pasaportat Rames,Gjiknurit dhe Qendros. E padegjuar!!!
Pas fakteve te tmerrshme per fallsifikim dokumentash hajdutet e qeverise pranojne qe kane vjedhur hapur ne mes te sheshit tenderin te Unaza e re dhe e pezullojne tenderin. Prokuroria me e inkriminuar ne bote ne vend te conte menjehere pas hekurave hajdutet e qeverise, heshti per nje kohe te gjate dhe u krijoi kohen, hapesiren, mundesite qe te fshehin provat.Pse nuk i bllokon pasaportat prokuroria Edi Rames,Damian Gjiknurit dhe Afrim Qendros apo pret qe te ikin si Gruevski.
Kjo prokurori ka vdekur.Kjo prokurori ka zgjedhur te jete me kusaret e qeverise dhe kunder ligjit dhe popullit te vet. Kjo prokurori ka zgjedhur ta mbeshtese dhe ta fshehe krimin dhe jo ta luftoje ate. Kjo prokurori ka zgjedhur edhe fatin e vet te pashmangshem, qe eshte si i ai krimineleve dhe shkelesve te ligjit,pra denimi i rrepte dhe pa asnje tolerim”, shkruan Vasili.

Basha në Unazën e Re: Rama-Veliaj donin t’i varrosnin brenda 10 ditëve, por nuk ja dolën!

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha ishte sërish mbrëmjen e sotme në krahë të protestës së banorëve të Astirit.
Basha tha se tërheqja e qeverisë nga loti 1, tregoi se qendra qytetare fitoi përballë arrogancës dhe hajdutërisë qeveritare.
‘Pas 30 ditëve protestë të banorëve të “Astir” për të mbrojtur shtëpitë e tyre nga shembja pa demshpërblim dhe përkrahjes së opozitës ndaj tyre duke denoncuar edhe këtë aferë të pashembullt, qeveria është tërhequr nga ky lot.
Skandali i publikuar mbrëmë për 18 milion euro për një firmë anonime me dokumenta të falsifikuara në SHBA, Edi Rama është detyruar të pezullojë punimet pasi një hetim edhe amerikan pritet për këtë megaskandal.
30 ditë protestë të banorëve dhe po kaq ditë përkrahje nga opozitë në mbështetje të tyre, duket se ka ngrohur edhe më skeptikët për një opozitë më qendrestar.
PD, LSI dhe figura publike ishin çdo ditë në krah të banorëve duke denoncuar këtë vjedhje të madhe dhe duke bllokuar prishjen e banesave.
Mjaftonte një ditë larg protestës dje Edi Rama do të kishte rrafshuar çdo shtëpi që bëhej pengesë për megavjedhjen me “amerikanin” anonim dhe falsifikator, pjesë e stafit elektoral të Gjiknurit i cili tashmë është larguar nga Shqipëria për tu fshehur.

Lulzim Basha mund ta konsiderojë muajin e tij politik, pse jo dje fitore të strategjisë për qëndresë në këtë rast. si përfundim, këto ditë treguan se Edi Rama njeh vetëm gjuhën e qëndresës dhe të forcës.
Është padyshim një triumf i të vërtetës.
Ka më shumë se dy muaj që PD kemi denoncuar që ky është një projekt vjedhjeje, këtu ka vjedhjeje nuk ka zhvillim. Këtë e dinim ne, e dinin banorët e dinin gazetarët, tani ka dalë haptazi para botës. Ky nuk është një projekt vjedhjeje por edhe pastrim parash.
Ne e dinim që kjo ishte një vjedhje, ne qëndruam kundër këtij projekti vjedhjeje. Edi Rama i quajti shpellarë, Veliaj i quajti shpellarë, i çuan policinë paradite, gangsterët pasdite, arrestuan të rinj e të reja. E mbytën me propagandë kundër të gjithë atyre që qëndruan. Tani e kanë humbur davanë sepse kanë frikën e karriges. Kam thënë se Rama është ulur kokë më kokë me bandën e hajdutëve për të vjedhur.
Të gjitha sharjet ndaj banorëve por dhe censura e disa mediave nuk ja dolën të zhdukin protestën e banorëve, sepse ata qëndruan. Donin t’i varrosnin brenda 10 ditëve por nuk ja dolën. Ishte qëndresa e tyre e banorëve që sollën këtë fitore. Këta në vend që të tërhiqeshin por përkrahën firmën me dokumente false, këtë e bën vetëm një njeri si Edi Rama.
Ky është mësimi i protestës s Astirit, i protestës së studentëve. Për 48 orë studentët e futën Ramën poshtë minderit. Të bashkuar do të zmbrapsim çdo hajdut. Siç i sprapsëm tek Unaza e Re, siç i sprapsën studentët. 10 muaj betejë kanë bërë Artisët për Teatrin Kombëtar’, tha Basha.

Protestuesit ndezin Unazën e Re: Edi Rama në burg!

Banorët e Astirit kanë dalë sërish mbrëmjen e sotme në protestë, duke kërkuar që marrëveshja të tërhiqet nga projekti kortruptiv. Protestuesit i kanë vënë zjarrin disa gomave dhe kazanëve twë plehrave përgjatë Unazës.
Ata i kanë kërkuar Edi Ramës të heqë dorë nga prona e shqiptarëve.
Pasi kanë marshuar për tek ish-sheshi “Shqiponja” me thirrjet se nuk do të lënë prishjen e banesave të tyre, duke kujtuar dhe aferën e fundit që u publikua ku kompania që ka fituar njërin nga lotet për ndërtimin e Unazës së Madhe ka falsifikuar dokumentet, ata janë zotuar se do vazdojnë deri në fund të protestën e tyre.
Banorët kanë paralajmëruar sërish protestë ditën e nesërme. Kjo ishte dita e 34-t që ata vazhdojnë të protestojnë, ndërkohë që kanë patur dhe një paralajmërim për policinë.
“Policia larg duar nga ne, të mos na provokojë se boll kemi dhënë deklarime se boll u bë. Nesër sërish në protestë”, tha njëri prej tyre.
Të pranishëm në protestë ishin dhe deputetë të opozitës dhe kreu i PD, Basha, i cili theksoi se vetëm të bashkuar do mund t’ja dalim përballë kësaj qeverie që synim ka vetëm grabitjen.

 

Kaba: Studentët duhet të rrëzojnë Ramën, asgjë s’ndryshon me kërkesat për konvikte

Profesor Përparim Kaba është shprehur në një intervistë për mediat se studentët të rrëzojnë Ramën, jo Linditën. Kaba solli një shembull duke kujtuar se si studentët 50 vite më parë rrëzuan me protesta Presidentin e Francës, De Dol. “Edhe atëhere protestat nisën për kushtet në konvikte, por studentët nuk u ndalën derisa rrëzuan Presdentin”, tha Kaba. Profesori është shprehur kritik me kërkesat e studentëve duke thënë se nëse ata do të pranojnë plotësimin e atyre kërkesave minimaliste atëhere asgjë nuk do të ndryshojë pasi situate është problematike në të gjithë vendin dhe problem qëndron tek qeveria. “Ja kam thënë Ramës dhe dua t’ia them sërish, përse shpenzon 40 milionë euro për dy kiloemtra rrugë dhe nuk rregullon me të kushtet në të gjitha shkoallt, kopshtet dhe spitalet?” u shpreh Kaba.