32.5 C
Tirana
E mërkurë, 13 Gusht, 2025

Estrada me Topin e Artë, një nga gazetarët votues nuk ekziston fare!

Një person i regjistruar për të votuar për Topin e Artë nuk ekziston fare, është zbuluar ditët e fundit.
Prej vitit 1956 France Football jep çmimin Topi i Artë për futbollistin më të mirë të vitit, fillimisht duke u kufizuar tek futbollistët europianë. Në fillim ishin 30 gazetarë që votonin, ndërsa më pas u kalua me 176 vota, nga një gazetar i njohur për çdo vend të botës.
Këtë vit votoi edhe Komoros, arqipelagu vullkanik në lindje të Afrikës, ndërsa gazetari që votoi ishte Abdou Boina, përfaqësues i albaladcomores.com.
Problemi është se ky tipi, Abdou Boina, nuk ekziston fare. Gazetari në fjalë kishte zgjedhur Kylian Mbappe, Modric, Ronaldo, Hazard e Salah, për 5-shen e tij më të mirë, por alëatëan.net zbulon se gazeta “Albalad Comores” nuk del prej 6 vitesh në treg dhe nuk ekziston askush me emrin Abdou Boina që të ketë punuar aty.
“Habitem që Albalad Comores ekziston. Me sa di unë, gazeta është mbyllur 6 vite më parë dhe nuk kemi pasur kurrë një person me emrin Abdou Boina. Kishim dy gazetarë sporti, Abdoul Youssouf për edicionin në frëngjisht dhe Sharif Ousseine për edicionin në gjuhën arabe”, thotë Toimimou Abdou, i cili ka punuar si fotograf sporti për gazetën.
Me sa duket, France Football nuk e vret mendjen fare kush voton, aq sa edhe flamurin e Komoros e kishte të vjetër, pasi është ndërruar para 17 vitesh.
Një kaos total, sepse duket qartë që votimi për Topin e Artë bëhet pa ndonjë kriter dhe gazetarët e përzgjedhur nga France Football nuk dihet si përzgjidhen realisht. Një gzetar nga Republika e Afrikës Qendrore ia ka dhënë Topin e Artë Karim Benzemasë (!), një tjetër nga Kirgizstani votoi për Thibaut Courtois. Nëse ky është Topi i Artë, më mirë të dhurohet ndonjë trofe të tipit “Pilafi i argjendtë”.

Basha: Askush nuk duhet të rrijë më i heshtur, asnjë pa vepruar!

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë në të gjithë vendin të bashkohen në protestë për të ndalur vjedhjen e kësaj qeverie, të këtij kryeministri. Në një deklaratë për mediat, Basha bëri thirrjen:
“Askush nuk duhet të rrijë më i heshtur. Askush nuk duhet të rrijë më pa vepruar. Iu bëj thirrje të gjithë qytetarëve që t’u bashkohen të gjitha përpjekjeve për të ndaluar vjedhjet e Edi Ramës. Iu bëj thirrje t’i bashkohen protestës së banorëve të Unazës, të Shkozës, të Bulevardit të Ri; t’u bashkohen qytetarëve që protestojnë prej 10 muajsh për Teatrin; t’u bashkohen studentëve që protestojnë për të drejtën e tyre për dije dhe arsimim.
Mos dëgjoni përçarësit!
Mos u gënjeni nga njerëzit që paguan Edi Rama për t’ju shkurajuar, për t’ju helmuar me cinizëm dhe mosbesim!
Sot ka një fakt të thjeshtë: Edi Rama dhe banda e tij po e çojnë vendin në greminë. Ne duhet të jemi të gjithë bashkë. Bashkë ne duhet ta ndalim me cdo mjet. Vetëm kur njerëzit bashkohen, tregojnë kurajo dhe luftojnë të gjithë për të drejtën dhe të mirën, vetëm atëhere fiton populli, fiton e mira…”
“Dua t’u them edhe një herë studentëve, banorëve të Unazës, dhe qytetarëve kudo ku janë: unë jam me ju, të gjithë demokratët janë me ju.

Ne jemi me ju, ne jemi me njerëzit. Detyra jonë është të përfaqësojmë njerëzit dhe të luftojmë për drejtësi dhe mirëqenien e tyre. Ne japim mbështetjen tonë për përpjekjen tuaj, ne i bashkojmë zërin tonë zërit tuaj.
Ne nuk duam kurora, nuk duam lavde. Ne duam drejtësi, duam qeverisje të ndershme për të gjithë. Ne duam që të jenë qytetarët që të vendosin për qeverisjen e tyre dhe jo droga dhe paraja.
Askush nuk duhet të rrijë më i heshtur. Askush nuk duhet të rrijë më pa vepruar.
Ju bëj thirrje të gjtihë qytetarëve që t’u bashkohen të gjitha përpjekjeve për të ndaluar vjedhjet e Edi Ramës.
Ju bëj thirrje t’i bashkohen protestës së banorëve të Unazës, të Shkozës, të Bulevardit të Ri.
T’u bashkohen qytetarëve që protestojnë prej 10 muajsh për teatrin.
T’u bashkohen studentëve që protestojnë për të drejtën e tyre për dije dhe arsimim.
Mos dëgjoni përcarësit. Mos u gënjeni nga njerëzit që paguan Edi Rama për t’ju shkurajuar, për t’ju helmuar me cinizëm dhe mosbesim.
Sot ka një fakt të thjeshtë: Edi Rama dhe banda e tij po e çojnë vendin në greminë. Ne duhet të jemi të gjithë bashkë. Bashkë ne duhet ta ndalim me cdo mjet.
Vetëm kur njerëzit bashkohen, tregojnë kurajo dhe luftojnë të gjithë për të drejtën dhe të mirën, vetëm atëhere fiton populli, fiton e mira”, u shpreh Basha.

“Faleminderit, shefe”, delegatët përcjellin me lot dhe duartrokitje Angela Merkelin

Kryetarja e deritanishme e partisë CDU Angela Merkel përfundoi u largua nga ky post, pas 18 vitesh, me një fjalim, i cili u përcoll me brohoritje dhe duartrokitje frenetike. “Ka qenë një nder i madh, një kënaqësi e madhe”. Me këto fjalë Merkel përfundoi fjalimin 35 minutësh, për herë të fundit si kryetare e CDU-së. Merkel bëri një rishikim të kohës në krye të partisë, duke theksuar sukseset por edhe dështimet në faza të ndryshme. Kancelarja tha se tani ka ardhur koha “për një kapitull të ri”, dhe ftoi partinë e saj që të mbetet e bashkuar.
Ndarja me lot dhe duartrokitje
Pas fjalimit ajo u përshëndet me një duartrokitje të gjatë prej gati 10 minutash. 1001 delegatët e mbledhur në Hamburg u ngritën nga vendi, shumë prej tyre mbanin pankarta me mbishkrimin: “Faleminderit shefe”. Nuk mungonin as lotët tek shumë delegatë. Ndërsa Merkel gjatë fjalimit ishte shumë personale dhe e prekur nga duartrokitjet e gjata, të cilat ndërprenin shpesh fjalimin e saj. 64-vjeçarja Angela Merkel largohet nga posti i kryetares së partisë CDU pas plot 18 vitesh. Por ajo vazhdon të mbetet kancelare e Gjermanisë.
Më fjalë të mira për udhëheqjen e kancelares në periudhën e kaluar folën të gjithë ata që morën fjalën para saj, por edhe pas saj. Ndonëse edhe vet Merkel e kishte të qartë se gjatë kësaj kohe ka pasur edhe ngjarje aspak të lehta. “Se ku na çojnë grindjet mes vete, këtë më së miri e kanë kuptuar CDU dhe CSU vitet e fundit”, tha Merkel, e cila bëri thirrje që këto parti të vazhdojnë të bashkëpunojnë ngushtë mes vete.
Pasdite zgjedhet pasardhësja/pasardhësi
Delegatët e kongresit sot pasdite do të zgjedhin pasardhësen, apo pasardhësin e Angela Merkelit. Deri tani kanë kandiduar sekretarja e përgjithshme e CDU Annegret Kramp-Karrenbauer, ish-shefi i grupit parlamentar në Bundestag Friedrich Merz dhe ministri i Shëndetësisë Jens Spahn. Nëse asnjëri prej tyre nuk fiton më shumë se 50% të votave në raundin e parë, në raundin e dytë kualifikohen dy të parët.

Skandali me falsifikimin amerikan për vjedhjen e 20 milionë eurove, Basha: Të dalin para drejtësisë!

Kreu i PD, Lulzim Basha në një konferencë për mediat nga selia blu është shprehur se projekti i Unazës së re është vjedhje e jo zhvillim.
‘Sot të gjithë po shohin Edi Ramën e vërtetë, një hajdut të ftohtë që për të mbushur xhepat e tij është i gatshëm të flakë në rrugë qytetarët’, u shpreh Basha.
‘Tani është e qartë për të gjithë ju që projekti i Unazës është një projekt vjedhjeje dhe jo një projekt zhvillimi për xhepat e Edi Ramës. Ne kemi dy muaj që e themi këtë. Por, më mirë vonë sesa kurrë.
Sot të gjithë po shohin Edi Ramën e vërtetë, një hajdut të ftohtë që për të mbushur xhepat e tij është i gatshëm të flakë në rrugë, pleq, fëmijë, gra shtatzanë, i frymëzuar nga makutëria e tij për para’, tha Basha.
Deklarata e plotë e kreu të PD, Lulzim Basha
Tani është e qartë për të gjithë se projekti i unazës së re është një projekt vjedhjeje, dhe jo një projekt zhvillimi. Ai nuk bëhet për qytetarët, por për xhepat e Edi Ramës.
Ne kemi dy muaj që e kemi thënë për ditë këtë gjë, megjithëse cinizimi që ka mbirë kudo dhe propaganda e gënjeshtrat e qeverisë i kanë penguar qytetarët të shohin të vërtetën.
Por më mirë vonë se kurrë: prej mbrëmë të gjithë po shohin Edi Ramën e vërtetë, Edi Ramën siç është, pa maskë dhe pa fasadë: një hajdut të ftohtë dhe të pamëshirshëm që nuk ndalet para asgjëje për para.
Një hajdut që për të mbushur xhepat e tij është i gatshëm të flakë në rrugë fëmijë, pleq, të sëmurë, të varfër. Arroganca, dhuna dhe këmbëngulja e tij dy mujore për të nxjerrë qytetarët paligjshmërisht nga banesat e tyre frymëzohen nga makutëria e tij për para.

Edi Rama ka nxjerrë sot ARRSH-në që të bëjë mashtrimin e rradhës. Së pari, ARRSH-ja e Ramës duhet të dalë e gjitha para drejtësisë sepse në vend që t’i shërbejë ligjit dhe shqiptarëve, është kthyer në një vegël për vjedhjet marramendëse të Edi Ramës. Të gjitha koncesionet që ka hartuar dhe kontraktuar ARRSH-ja në rrugë janë akte të korruptuar, dhe asnjë nga zyrtarët e ARRSH-së të pprfshirë nuk duhet të lihet i lirë por duhet hetuar dhe nxjerrë para drejtësisë.
Megjithatë ideatori, planifikuesi dhe përfituesi kryesor i vjedhjes së Unazës, dhe i të gjitha projekteve të tjera, i vjedhjes së koncesioneve të rrugëve, i koncesionit të check-upit, të koncesioneve të incineratorëve dhe të çdo vjedhje të tjetër masive që po i bëhet Shqipërisë është Edi Rama.
Shqiptarët më në fund po e shohin të vërtetën siç është: Edi Rama është hajdut. Ai ka plot 20 vjet që vjedh pa pushim shqiptarët dhe nuk ngopet.
Sepse ai ka vetëm një vlerë dhe një moral: paranë. Para parasë nuk vlejnë as njerëzit, as vendi, as e ardhmja. Asgjë.
E gjithë qeverisja e tij është në një projekt gjigand për të plaçkitur dhe vjedhur. Edi Rama as nuk ka patur dhe as nuk vullnet për të punuar për njerëzit. Për të qeverisje do të thotë vjedhje.
Vjedhja është qëllimi dhe përmbajtja e qeverisjes së sotme. Çdo gjë tjetër është fasadë.
Në fillim, ai përdori drogën dhe krimin për të bërë para dhe marrë pushtetin. Tani po përdor pushtetin për të grabitur paratë dhe pasuritë e shqiptarëve për të mbajtur pushtetin duke blerë çdo gjë, nga mediat tek zgjedhjet.

Sot nuk duhet të heshtë askush, pavarësisht bindjeve apo simpative politike.
Kam një thirrje të sinqertë si qytetar për median: mos mbroni kriminelët në pushtet. Mos mbuloni vjedhjen. Hetoni korrupsionin dhe krimin. Është detyra bazë e medias të hetojë aktivitetin e qeverisë.
Bëjeni këtë gjë. Mos u bëni palë me të keqen. Shqiptarët nuk do t’ja u falin nëse do të vazhdoni të punoni kundër tyre dhe të ardhmes së fëmijve të tyre.
Dua t’u them edhe një herë studentëve, banorëve të Unazës, dhe qytetarëve kudo ku janë: unë jam me ju, të gjithë demokratët janë me ju.
Ne jemi me ju, ne jemi me njerëzit. Detyra jonë është të përfaqësojmë njerëzit dhe të luftojmë për drejtësi dhe mirëqenien e tyre. Ne japim mbështetjen tonë për përpjekjen tuaj, ne i bashkojmë zërin tonë zërit tuaj.
Ne nuk duam kurora, nuk duam lavde. Ne duam drejtësi, duam qeverisje të ndershme për të gjithë. Ne duam që të jenë qytetarët që të vendosin për qeverisjen e tyre dhe jo droga dhe paraja.
Askush nuk duhet të rrijë më i heshtur. Askush nuk duhet të rrijë më pa vepruar.
Ju bëj thirrje të gjtihë qytetarëve që t’u bashkohen të gjitha përpjekjeve për të ndaluar vjedhjet e Edi Ramës.
Ju bëj thirrje t’i bashkohen protestës së banorëve të Unazës, të Shkozës, të Bulevardit të Ri.
T’u bashkohen qytetarëve që protestojnë prej 10 muajsh për teatrin.
T’u bashkohen studentëve që protestojnë për të drejtën e tyre për dije dhe arsimim.
Mos dëgjoni përcarësit. Mos u gënjeni nga njerëzit që paguan Edi Rama për t’ju shkurajuar, për t’ju helmuar me cinizëm dhe mosbesim.
Sot ka një fakt të thjeshtë: Edi Rama dhe banda e tij po e çojnë vendin në greminë. Ne duhet të jemi të gjithë bashkë. Bashkë ne duhet ta ndalim me cdo mjet.
Vetëm kur njerëzit bashkohen, tregojnë kurajo dhe luftojnë të gjithë për të drejtën dhe të mirën, vetëm atëhere fiton populli, fiton e mira.

Studentët refuzojnë Ramën: “Po dridhen nga frika, ku dreqin e gjejnë guximin të na dalin kundër”!

Pak pas reagimit të kryeministrit Edi Rama, i cili i ftoi studentët në dialog, këto të fundit janë treguar të vendosur se do të vijojnë të protestojnë deri në plotësimin e kërkesave të tyre.
Një studenta në protestë shprehet se kryeministri duhet të plotësoje kërkesat e tyre dhe sipas saj nuk kemi pse të dialogojmë me të.
“Protesta është më e madhe se gjithë Shqipëria. Ku dreqin e shkojnë dhe e gjenë guximin që të na dalin kundër. Jam e bindur që po dridhen nga frika sepse u ka dalë situata nga dora. Studentët janë më të fortë dhe të bashkuar se kurrë. Ne nuk lëvizim nga vendi, do ta bllokojmë jetën universitare. Ose ta legjitimojnë ose ta delegjitimojnë kërkesat tona, pastaj dimë vet se çfarë do të bejmë”, u shpreh një studente në protestë.

Një kujtesë nga Azemi për qorrat e Veliajt të infiltruar në protestë

Bledi KASMI

Kur Azemi u përball për të parën herë me Ramiz Alinë, i cili po i paraqiste studentëve gatishmërinë për përmirësimin e kushteve në konvikte, sikurse bëri edhe Rama dje me projektet 3D të godinave imagjinare të studentëve, Azemi i tha Ramizit drejt duke e parë në sy; “Nuk po protesojmë për pjatën e groshës, lugët dhe pirunjtë, por po kërkojmë pluralizmin politik”.
Tani kujtoni liderin e protestës së Dhjetorit ’90 dhe mos e bëni pis duke e krahasuar me qorrat e Veliajt që kanë uzurpuar drejtimin e revoltës studentore për ta manipuluar atë për qëllime të tyret personale duke u paraqitur si heronj nëse i plotësohet kërkesat për të lyer me gëlqere muret e konviktit.
Çdo student duhet të çlirojë protestën nga qorrat e Veliajt dhe të lejojë të rrjedhë natyrshmë revolta studentore pa e bërë pis nga inetersat politike të klyshëve të pushtetit. Studentët duhet të kuptojnë se ata që po tentojnë të uzurpojnë revoltën e tyre ndaj një regjimi që ja ka bërë të pamundur studimet, dhe e bëjnë këtë si pjesë të luftës së brendshme mes pushtave të Partisë-Shtet dhe nuk u interesojnë aspak hallet e studentëve.
Këta vegla të rëndomta të pushtetit që kanë bllokuar fjalën e lirë të studentëve dhe nuk lejojnë që ata të flasin, por lejojnë vetëm veglat e veta të kontrolluara të japin mesazhe menojnë se mund të gënjejnë studentët se e keqja e madhe e tyre qenka ministrja Lindita që fle në zyrë dhe jo ideatori në Kryeministri i të gjithë skemës abuzive dhe korruptive të vendosjes së tarifave dhe gjobave ndaj studentëve. Ky grup i vogël që mban me dhunë mikrofonët duke tentuar të shuajnë zërin e protestës ëhstë problem i vetëm i kësaj lëvizje të mrekullueshme dhe masive të studentore.
Studentët duhet të largojnë këtë bandë marksistësh klyshë të pushtetit nga uzurpimi i protestës dhe të marshojnë të lirë drjet përmbushjes së kërkesave të tyre që natyrisht duhet të dëgjojnë heroin e vërtetë të një lëvizje studentore, atë të Azem Hajdarit në përballjen e 28 viteve më parë me Ramiz Alinë.

Studentët i përgjigjen Ramës: Nuk ka negociata me ty. Turp për këtë kryeministër!

Edi Rama në një gjendje të rëndë ka dalë sot dhe ka kërkuar që studentët të ulen e të negociojnë.
‘Dua të ju dëgjoj të gjithëve’ ka thënë Rama, por i menjëhershëm ka qenë reagimi i studentëve.
Studentet i kanë kthyer përgjigje Ramës: Ne nuk bëhemi pjesë e tavolina bisedimeve. Nuk ka negociata me ty. Turp për këtë kryeministër’.
E nisur me 4 kërkesa, protesta madhështore ka përfshirë studentët nga e gjithë Shqipëria.
Pas kërkesave të para, studentët kanë shtruar edhe kërkesa të tjera.
Gjatë mesditës së sotme, studentët janë shprehur se nëse nuk plotësohen kërkesat e parashtruara, atëherë Lindita Nikolla nuk ka pse të jetë më ministre.
‘O plotëso kërkesat, o dorëhiqu. Nuk ka negociata, nuk takohemi veç e veç’, janë thirrjet e studentëve në shesh.
Studentët u kanë bërë thirrje edhe prindërve, pedagogëve dhe gjimnazistëve që të bashkohen në protestë. Në gatishmëri pranë Ministrisë së Arsimit qëndrojnë edhe 50 forca policie, pavarësisht se protesta është paqësore.
“Studentë kjo është koha jonë. T’u tregojmë pushtetarëve. Studentët e bashkuar kanë për ta fituar. Kërkojmë të drejtat tona. Përmirësim të kushteve të konvikteve. Ulni tarifat. Do dalim në rrugë me qindra me mijëra, po nuk ra tarifa do bie ministria. Daullet e orëve të fundit”, kanë thirrur në kor studentët, ndërsa më pas disa prej tyre gjuajtën me vezë dhe shishe me ujë në drejtim të godinës së ministrisë.

Para se të mbërrinin tek Ministria e Arsimit, studentët nisën marshimin nga kryqëzimi i ’21 Dhjetorit’, dhe u ndalën tek ‘Zogu i Zi’, ku u ulën në gjunjë. Me ta u solidarizuan edhe qytetarë të thjeshtë, ndërsa më pas vijuan ecjen përgjatë Rrugës së Durrësit. “Eja mblidhuni këtu, këtu”, “Ulni tarifat”, “Shqipëria është e jona”, “Jo politikë” këto janë disa nga thirrjet që të rinjtë lëshojnë në kor.
“Universiteti = minus një veshkë” është pankarta e studentëve ë Universitetit të Mjekësisë, ndërsa Universiteti Bujqësor ka zgjedhur pankartën “U munduan të na varrosin, por nuk e dinin se ne ishim fara”. Katër kërkesat e studenteve drejtuar Ministrisë së Arsimit, Sporteve dhe Rinisë:
1. Anulimi i VKM per tarifa shtese.
2. Përgjysmimi i tarifës së studimit.
3. Përmirësimi i kushteve të konvikteve.
4. Bordi i Administrimit të ketë̈ numër të barabartë votash mes fakulteteve dhe Ministrisë se Arsimit, duke shtuar një̈ përfaqësues nga studentet ne bord.

Shpërthen rrjeti ndaj Ramës: Ik nga ajo karrige para se populli të të marrë zvarrë!

Ndërkohë që studentët vazhdojnë të protestojnë për të 3 ditë resht, nga kryeministri Rama nuk ka asnjë reagim.
Facebook apo tëitteri i kryeministrit nuk ka asnjë reagim. Por ndjekësit e tij në rrjetet sociale i thonë se i ka ardhur fundi, duke i kujtuar, se do të jenë këta studentë që do ta rrëzojnë nga qeveria.
“Avash avash po të vjen fundi dhe ty dhe do të vijë nga ata ngelës që për çudi janë kaq shumë dhe që i kërkon Gjermania. Do i thyesh turinjtë kur të biesh po shumë keq. Mallkuar qofshit ti dhe soj jotë që e masakruat këtë vend”,i shkruan një komentuese kryeministrit Rama.
“Studentët do të largojnë, ty të ka ardhur fundi“, i shkruan një tjetër komentuese kryeministrit Rama. /360Grade/

Skandali i Ramës me 20 milionë eurot, reagon ish-Presidenti: Gangsterizëm shtetëror!

Ish-Presidenti Bujar Nishani iu është bashkuar reagimeve pas skandalit të publikuar nga emisioni “Të Pa Ekspozuarit”, në lidhje me kompaninë që ka fituar tenderin e Unazës së Madhe duke falsifikuar firmën e sekretarit amerikan të shtetit.
Përmes një postimi në Facebook Nishani thekson se kjo është prova skandaloze se si kjo kompani ka përfituar 40 milion euro për 2,2 km rrugë tek Unaza e Re. Ai shtoi se “Ky denoncim na provoj se kemi të bëjmë me gangsterizëm shtetëror”.
Reagimi i ish-Presidentit Nishani
Në emisionin “Të Pa Ekspozuarit” të gazetarit Ylli Rakipi në u paraqitën fakte dhe prova skandaloze se si 40 milion eurot e qeverisë rilindëse për 2,2 km rrugë tek Unaza e Re i paska fituar dhe një kompani jo vetëm anonime por me dokumente të falsifikuara, madje dhe të shtetit amerikan e autoriteteve amerikane.
Këto dokumente të falsifikuara jo vetëm janë paraqitur nga mashtruesit por dhe kanë kaluar, pranuar e miratuar nga pushtetarët.
Që kjo ishte një vjedhje kjo u mor vesh që kur u mësua se do paguhen 40 milion euro për 2 km rrugë.
Një vjedhje e tmerrshme kur 1 km autostradë tek Unaza paguhej 10 herë më shtrenjtë se 1 km autostradë në Amerikë dhe se në të gjitha investimet e tjera të mëparshme të bëra në Shqipëri.
Por provat skandaloze të falsifikimit për të realizuar këtë bashkëvjedhje e tejkalon krimin e vjedhjes.
Ky denoncim na provoj se kemi të bëjmë me gangsterizëm shtetëror.
Gangsterrizëm në vjedhjen e miliona e miliona para të shqiptarëve të varfër.

Gangsterrizëm që ndan mes pushtetarëve dhe falsifikatorëve paratë e vjedhura studentëve, pensionistëve, biznesit të ndershëm, rrogëtarëve, spitaleve, ilaçeve, ujit e dritave të qytetarëve.
Në këtë situatë skandaloze do të duhej të ishte nisur një hetim i madh antikorrupsion nga faqja e parë e dosjes së këtij projekti deri në firmën e vulën e fundit.
Një hetim kriminal ndaj çdo autoriteti qeveritar e bashkiak i përfshirë në këtë aferë gangsterrizmi, qoftë me procedura antiligjore, qoftë me dhunën shtetërore, qoftë me deklarata dhe presion verbal manipulativ, vetëm me një qëllim.
Ti shërbenin gangsterrizmit të vjedhjes masive të 40 milion eurove për 2 km rrugë.
Por kjo nuk ndodh sepse ligji është grisur e hedhur në rrugë.
Kjo nuk ndodh se drejtësia është asgjesuar.
Kjo nuk ndodh se shteti është marr peng.
Një shtet i marr peng nga ky soj gangsterrësh në pushtet dhe të ashtuquajtur bisnesmenë.
Tashmë shqiptarët kanë vetëm një mision, të shpëtojnë shtetin e tyre nga pengmarrja prej këtyre gangsterrëve.
Për fat të keq, shqiptarët nuk kanë më as ligj e as drejtësi në duar që të asgjesojnë gangsterrët pengmarrës.
Ata kanë vetëm forcën e shpirtit dhe përgjegjësisë prindërore.
Ato mjaftojnë për të kapur prej fyti e flakur tej çdo gangsterr që i vjedh dhe i grabit në këtë far feje.

“Po tani Lali Lëtyra, do pushosh”?!

Gazetari Andi Bushati ka qene një nga zërat që ka hedhur hije dyshimi mbi projektin e zgjerimit të Unazës së Madhe në zonën e Astirit.
Pas publikimit në TPZ të dokumenteve që vërtetojmë se kemi të bëjmë me një mashtrim të madh për të paktën njërën nga firmat fituese të tenderit, falsifikim dokumentesh dhe dyshime të forta për pastrim parash në parajsat fiskale, Bushati sot në faqen e tij në Facebook ka bërë një pyetje retorike.
Ja çfarë shkruan ai:
Po tani qe u vertetua se donin te vidhnin 18 milione euro dhe ti shpinin ne parajsa fiskale, a do ti ndalin eskavatoret?
A do e urdherojne Lali letyren te pushoje? A do ti thone me kazan atyre qe u hoqen kete vjedhje marramendese nga dora?