22.5 C
Tirana
E enjte, 14 Gusht, 2025

Qëlloi me këpucë Ramën, Apeli lë në burg “30 ditë” Ilir Sketilaj

Pak ditë më parë Gjykata e Tiranës dha këtë masë sigurie për Sketilajn, ndërsa sot shkalla e dytë e gjyqësorit la të njëjtën masë në fuqi.
“Goditja me këpucë ishte një një formë protestë ndaj kryeministrit”, tha Sketilaj për Fax News në lidhje telefonike. 50-vjeçari u shpreh se është shoqëruar nga policia pavarësisht se nuk ka qenë pjesë e protestës.
Sketiraj shtoi se ka qenë në një kafe pak larg protestës dhe se madje i ka kërkuar prokurores të hapë kamerat.
“Kur kryeministri u martua dhe u bë me fëmijë, thamë se tashmë e di se çfarë s’është shtëpia e çfarë është familja, por ai nuk pas mësuar asgjë. E njëjta gjë edhe për Veliajn, por as ai s’ka bërë asgjë. Iliri s’ishte në protestë, e kanë shoqëruar me protestë të paligjshme. Unë personalisht nuk ka dalë në protestë.
Ç’është ky komunikim barbar se kuptoj. Jo me këto idera prish shtëpi e bëj masakra. Unë kam qenë në një lokal duke pirë kafe gjatë protestës, i kam thënë prokurorores të hapi kamerat për ta verifikuar. Unë nuk kam kundërshtuar fare.
Unë kam dashur të them zoti kryeministër ju se keni mirë kshu. Nuk kemi nevojë për kryeministër rrugaç, larg servilat”, tha pak ditë më parë ai nga ambientet e paraburgimit.

“Nëse ne jemi ngelësa, sistemi juaj ‘What the fu*k’”

“Nëse ne quhemi ngelësa atëherë sistemi juaj është ‘What the fu*k’”. Ky është një nga ata mesazhet e shumtë që vjen nga protesta e studentëve, e cila ka hyrë në ditën e tretë të saj.
Mes ironisë studentët thumbojnë qëndrimin e kryeministrit Edi Rama për protestën e studentëve. Mes parullave të shumta, spikat dhe ajo ku shkruhet; “Ne jemi ngalësit”.
Studentë të universiteteve publike në Tiranë, dhe jo vetëm i janë bashkuar sot protestës para Ministrisë së Arsimit, ku kërkojnë plotësimin e 3 kërkesave të tyre.

Manifesti i kërkesave antiqeveritare të studenteve në vargje…!

Pas zbythjes së pjesshme të qeverisë protesta e studentëve po përshkallëzon në kërkesa të reja që nuk kanë më lidhje thjeshtë me pagesat e provimeve për ata që ngelin në klasë. Duket sikur tashmë lëvizjen po e merr në dorë lëvizja e radikalëve të majtë “lëvizja për universitetin”, që është pjesë e organizatës politike të cilën shpesh e ka prezantuar në studio televizive Arlind Qorri. Gjatë gjithë së enjtes me dhjetra herë studentë të ndryshëm kanë recituar para ministrisë së arsimit himnin e kësa lëvijeje që tregon shumë më qartë kërkesat e studentëve. Aty ka revendikime të pastra politike pr një jetë më të mirë, për më shumë barazi dhe për marrjen e fateve në dorë nga të rinjtë. Në këtë himn manifest thuhet se pas
shumë vite me tubime, peticione dhe marshime studentët janë bashkuar për të mbrotur jo vetëm të ardhmen, por për të marrë në dorë edhe të tashmen. Po në të njëtin himb demagogjia e qeverisë etiketohet me fjalën “pallavra” që vijë nga njerëz të zhytur në luks dhe me makina të shtrenjta. Në antitezë me qeveritarët manifesti i studentëve vendos jetën e tyre të lënë në varfëri pa punë, pa dije, pa rini!
Mos e humbni leximin e këtij marshi që shpreh thelbin e asaj që studentët kërkojnë dhe që ka të bëjë me vënien në dukje të një hendeku të thellë social mes njerzve dhe pushtetarëve.
Lindita Nikolla dil në boulevard,
Shkolla është e jona jo biznes privat!

“1.Ska më heshtje s’ka më pritje,
Por ka vetëm brohoritje,
Do vazhdojmë të kundërshtojmë
Sot studentët protestojnë.

Ka shumë vite me tubime
Peticione dhe marshime
Sot studentët e bashkuar
Mbrojmë të ardhmen e dhunuar!

2.Jam student i revoltuar
Prej sistemit varfëruar
Refuzoj të jem e ardhmja
Që nga sot do jem e tashmja
Duam bursa, duam banesë
Kushte të mira për jetesë
Duam punë, duam dije
Jo pallavra qeverie!

3.S’duam luks qeveritar
Për piktura e Jaguar
Por shkollim me dinjitet
Ku studenti ka të drejtë.
S’duam rrena, duam dije
As reklama qeverie
Por reforma për konvikte
Përgjysmim të çdo tarife
Jam student që nuk frikësohet
Rezistenca nuk ndalohet
Por bashkohem, protestoj
Që haraçet t’i rrëzoj!

4.Pushtetarë dhe burokratë
Arrogantë dhe injorantë!
Ju na prishët ëndrrat tona,
Me tarifa me kartona.
Ne ju prishim gjumin tuaj,
Ju për ne jeni të huaj.
Dhunë kreditë për kreditë
Dhunë reforme gjëndje krize!
Jam student, jemi studentë
Nuk kam çmim, sjemi klientë!
Mjaft i zhvatët xhepat tanë
Ne nuk jemi bankomatë!
Por reforma dhe tregtare
Që gjithçka na e kanë marrë
Që na lënë në varfëri
Pa punë, pa dije, pa rini!
Jo kredi për kreditë
Po zerim të çdo tarife
S’duam zhvatje, s’duam borxhe
As pazare për bixhoze!
Për bixhoze burokratësh
Pushtetarësh dhe privatësg
Jo me jo nuk durohet
Në mjerim më nuk jetohet
Po do ngrihem do bashkohem
Jam rini që revoltohem!

Studentët e Elbasanit mbërrijnë në Tiranë: Kjo është koha jonë!

Qindra studentë nga Elbasani kanë mburritur në Tiranë për të ju bashkuar protestës madhështore që po zhvillohet tek Ministria e Arsimit.
Ata kanë nisur marshimin për tu bashkuar protestës qendrore. Studentët e Elbasanit janë nisur me mjete të rastit dhe tani po marshojnë rrugët e Tiranës.
Studentët nuk tërhiqen nga protestat e tyre deri në plotësimin e të gjitha kërkesave.
Studentët kanë bojkotuar edhe sot mësimin, ndërsa nga të gjitha fakultetet e Tiranës janë mblidhur tek Ministria e Arsimit. Studenteve të Tiranës, iu bashkuan edhe bashkëmoshatarët e tyre nga Universiteti i Elbasanit, ndërsa pritet të vijnë edhe ata nga Durrësi dhe Vlora.
“Studentë kjo është koha jonë. T’u tregojmë pushtetarëve. Studentët e bashkuar kanë për ta fituar. Kërkojmë të drejtat tona. Përmirësim të kushteve të konvikteve. Ulni tarifat”, kanë thirrur në kor studentët.
Ndërkohë studentët pasi nisën marshimin nga kryqëzimi i ’21 Dhjetorit’, ata u ndalën tek ‘Zogu i Zi’, ku u ulën në gjunjë. Me ta u solidarizuan edhe qytetarë të thjeshtë, ndërsa më pas vijuan ecjen përgjatë Rrugës së Durrësit. “Eja mblidhuni këtu, këtu”, “Ulni tarifat”, “Shqipëria është e jona”, “Jo politikë” këto janë disa nga thirrjet që të rinjtë lëshojnë në kor.
Pjesë e protestës u bë edhe Artisti Robert Aliaj, i cili dha mesazhin e fortë për rininë shqiptare, që ajo mos të ndalet, ndërsa ai shoqërohej nga vajza e tij. “Jam shumë e lumtur që të jem këtu mes jush”, tha vajza e tij në anglisht.

Bizneset te rruga e Durresit ulin qepenat, solidariozhen me studentet (Foto)

Protesta e studentëve duket se është shtrirë edhe më gjerë.
Disa prej bizneseve në Tiranë kanë ulur qepenat dhe u janë bashkuar studentëve në ditën e tretë të protestës.
Bizneset në rrugën e Durrësit në vendin ku po zhvillohet protest e studentëve por edhe më gjerë kane ulur qepenat dhe janë bashkuar me studentët
Vijon protesta masive e studentëve në ambientet e jashtme të Ministrisë së Arsimit. Studentët shprehen se dotë vijo0jnë protestën derisa të realizohen të gjitha kërkesat e tyre nga qeveria.

Dështon tentativa e Ramës, dërgoi policë të infiltruar dhe anëtarë të FRESSH te protesta për të përçarë studentët

Vijon protesta masive e studentëve në ambientet e jashtme të Ministrisë së Arsimit, ndërsa është synuar të përçahen të rinjtë.
Disa persona që dyshohet se i përkasin forumeve rinore të partive politike, janë përpjekur që të krijojnë tension në radhët e studentëve, duke marrë megafonat.
Po ashtu ka pasur një mëdyshje nëse protesta duhej të zhvendosej drejt kryeministrisë, po deri tani studentët vijojnë të qëndrojnë të Ministria e Arsimit.
Ndërkaq mësohet se një prej organizatorëve të protestës e kanë telefonuar duke i thënë se do të arrestohet. Ai shprehet para studentëve në protestën që vijon se nuk ka frikë dhe se studentët nuk kanë frikë dhe se s’do të tërhiqen nga asgjë.
Po ashtu në radhët e protestuesve mësohet se ka pasur dhe policë të infiltruar nga ana e autoriteve shqiptare.

Vizitë në kohë krize, çfarë kërkon Cipras në Moskë

Në verë marrëdhëniet bilaterale mes Athinës dhe Moskës arritën në një pikë kritike: Greqia u ndaloi udhëtimin në vend dy diplomatëve rusë. Si kundërpërgjigje Moska dëboi dy diplomatë grekë. Sfondi kishte të bënte me zgjidhjen e grindjes për emrin e “Maqedonisë”. Ministria e Jashtme në Athinë në këtë kohë la të nënkuptohet, se diplomatët e dëbuar ishin përpjekur t’u jepnin ryshfet nëpunësve, për të penguar afrimin me vendin fqinjë. Si rrjedhojë Rusia anuloi një vizitë të planifikuar në Greqi të kreut të diplomacisë ruse Sergei Lavrov. Pak më vonë ministrit të Jashtëm grek Nikos Kotzias iu desh të japë dorëheqjen. Këtë post e drejton tani vet kryeminsitri Cipras. Shkas ky për një riafrim me Kremlinin?
Politologu Thanos Veremis është skeptik: “Klima në marrëdhëniet Greqi-Rusi aktualisht është jo premtuese, sepse Athina vazhdon ta mbështesë marrëveshjen me Maqedoninë”, thotë për DW eksperti. Moska do ta mbajë larg influencës perëndimore fqinjin verior të Greqisë. E kështu do të mbetet qendrimi i saj – pavarësisht se kushe drejton Ministrinë e Jashtme në Athinë. Një riafrim me Kremlinin është i vështirë në këto rrethana, mendon Veremis. “Aktualisht Cipras i var shpresat tek karta e SHBA-së dhe nga perspektiva e tij kjo është logjike. Ai e sheh atje të ardhmen – për aq sa ai ka një të ardhme”, shpjegon më tej politologu.
Kthimi tek ekonomia e realizmit
Duket se kanë marrë fund edhe kohët, kur qeveria e majtë e Athinës në kohën e kulmit të krizës së borxheve orientohej nga Moska e kur kryesisht partnerët në BE e paralajmëronin atë që të ruante “besnikërinë ndaj linjës”. Gjatë vizitës së prezantimit në Moskë më 2015 Ciprasi gjithsesi e kuptoi, se Kremlini vërtetë fokusohej tek “marrëdhëniet e thelluara ekonomike”, por nuk i garantoi asnjë ndihmë financiare vendit mesdhetar të goditur nga kriza. “Pala greke nuk na kërkoi ndihmë ne”, deklaronte asokohe presidenti rus Vladimir Putin. Më shumë shefi i Kremlinit interesohej për bashkëpunimin në fushën e energjetikës.

Qysh atëherë Putin dhe Cipras diskutuan për pjesëmarrjen e Greqisë në linjën gazsjellëse Turkish Stream, që transporton gazin rus përmes Detit të Zi në Europë. Edhe sot kjo temë do të jetë në agjendën e bisedimeve. Por kjo temë nuk është pa telashe, edhe për shkak të çështjes së Qipros dhe raporteve me Turqinë.
Kriza e ortodoksisë
Pavarësisht të gjitha mosmarrëveshjeve, pritet që Cipras dhe pala ruse të nënshkruajnë disa marrëveshje bilaterale tregtie dhe kulturore. Kjo vizitë oforon edhe një mundësi për të shkëmbyer fjalë të mira dhe sipas traditës ortodokse për të theksuar vëllazërinë mes dy vendeve. Por edhe në këtë drejtim ka një ogur jo të mirë: Në valën e krizës në Ukrainë qeveria në Kiev insiston për pavarësinë e kishës ortodokse, që është nën varësinë e Rusisë. Në këtë drejtim ajo gjen mbështetjen e “patriarkut ekumenik të Kontandinopojës”- kreut të ortodoksisë me seli në Stamboll, i cili mban marrëdhënie të mira me Greqinë. Konfliki i përshkallëzuar së fundi për pavarësinë kishtare të Ukrainës i ka “përkeqësuar dukshëm raportet me Athinës dhe Moskës”, shkruan gazeta më e madhe në Athinë “Ta Nea”.
Sipas mendimit të politologut Veremis gjendja është më e ndërlikuar sa duket në vështrim të parë. Patriarkana ekumenike ka agjendën e saj dhe nuk është identike me atë të kishës së Greqisë apo të qeverisë në Athinë”, vëren ai. Nëse kjo temë do të diskutohet në Moskë, atëherë qeveria greke do të theksojë, se ajo nuk ka kompetencën që të ndërhyjë në çështjet e patriarkanës.

Shehaj: Veprimi i ARRSH manovër, Prokuroria të hetojë kompanitë Edi Rama Invest dhe Erion Veliajn Invest

Deputeti i PD, Agron Shehaj ka reaguar përmes një postimi në facebook, lidhur me vendimin e ARRSH për pezullimin e ndërtimit të lotit të parë të Unazës së Madhe. Shehaj e konsideron vendimin një manovër të ARRSH ndërsa kërkon nga prokuroria të nisë menjëherë hetimet.
“Vendimi i sotëm i ARRSH-se eshte nje manover mashtruese per te shpetuar hajdutet. Drejtori i ARRSH-se dhe i gjithe stafi drejtues duhet te pezullohen menjehere nga detyra dhe te merren nen hetim menjehere nga prokuroria.
Te gjitha dokumentat e tenderit dhe te projektit duhet te sekuestrohen menjehere qe te mos manipulohen dhe tjetersohen. Keto jane veprimet me minimale.
Hetimi duhet te perfshije edhe kompanite Edi Rama Invest dhe Erion Veliajn Invest qe jane autoret dhe perfituesit e kesaj megavjedhjeje”, shkruan Shehaj.

Ky është Qorri i Ramës që kërkon të shuajë zjarrin e revoltës studentore

Ky është Qorri i Ramës që është anzghuar në protestën studentore për të shuar zjarrin e revoltës studentore. I paguar nga qeveria ai është bërë aktiv gjatë ditës së sotme nga frika e Ramës dhe ka ndërsyer disa nga grupi i tij marksist kundër studentëve. Qorri është zjarrfikësi i kësaj lëvizje studentore dhe që duhet të neutralizohet dhe diskretitohet nga studentët.
Debojini klyshet e ketij qorri nga protesta, jane te blere per llogari te Veliajt dhe dhe nuk kane hallin e studenteve, por kerkojne qe permes manipulimit te protestes ti bejne presion Rames qe te kandidoje Veliajn per kryebashkiak serish ne Tirane. Jane keta ata qe po bertasin “Jo politike” duke qene vegla qorre ne sherbim te pushtave te pushtetit.
Rama ka futur disa dhjetra të rinj të FRESH mes studentëve për të bërë që të dështojë protesta. Sot ata kanë dalë kundër vendimit të djeshëm të studentëve për protestuar para Kryeministrisë.
Protesta masive e studentëve të Mjekësisë është devijuar pjesërisht, për të mos marshuar para godinës së kryeministrisë. Ndalesa për pak minuta e të rinjve para kryeministrisë është një nga pikat e axhendës së protestës sot, por disa prej tyre janë devijuar.
Sipas denoncimit të një studenti në ‘Neës 24’ shkak është bërë ndërhyrja nga njerëz të vënë nga FRESSH, duke marrë rolin e organizatorëve të turmës.
“Ky është një akt i turpshëm, pasi një grup të rinjsh që janë anëtarë të FRESSH, të stimuluar politikisht tentuan të orientojnë studentët të mos marshojnë para kryeministrisë, në rrugën drejt Ministrisë së Arsimit dhe e kanë devijuar turmën. Ne nuk duam ta politizojmë protestën, jemi studentë të lirë, ky grupim do të ushtrojë propagandë, por do ta kenë të pamundur”, u shpreh studenti i universitetit të Politeknikut.

Roli i SHBA-së në konfliktin Rusi-Ukrainë

Përfaqësuesi i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ukrainën, Kurt Volker, thotë se Rusia duhet të lirojë deri në Krishtlindje ose para Vitit të Ri marinarët e Ukrainës të marrë rob në ngushticën e Kerçit në fund të nëntorit Ambasadori Volker foli të hënën me Zërin e Amerikës në Uashington, duke shpjeguar se Shtetet e Bashkuara dhe aleatët perëndimorë po shqyrtojnë një numër alterantivash për të parandaluar Rusinë që të ushtrojë më shumë kontroll të njëanshëm në ujërat e përbashkëta të Detit Azov.
“Ne nuk e pranojmë dhe nuk do të pranojmë aneksimin e Krimesë”, tha ai, duke nënvizuar qëndrimin që Shtetet e Bashkuara kanë mbajtur që nga viti 2014 kur Rusia aneksoi Krimenë, rajon në lindje të Ukrainës. Duke vënë në dukje se ujërat e detit Azov janë subjekt i një marrëveshjeje dypalëshe midis Ukrainës dhe Rusisë, ambasadori Volker shtoi se “ne nuk pranojmë që ujërat territoriale rreth Krimesë të jenë ruse. Ato janë ukrainase, dhe ne nuk pranojmë që ngushtica e Kerçit është krejtësisht ruse. Ne besojmë se është sovranitet i përbashkët”.
Ambasador Volker tha se veprimet e Rusisë në konfrontimin e 25 nëntorit, kur hapi zjarr dhe përfundimisht kapi tre anije të marinës ukrainase që përpiqeshin të kalonin nga Deti i Zi në Detin e Azovit përmes ngushticës së Kerçit, janë një shkelje e qartë e të drejtës ndërkombëtare dhe e marrëveshjeve dypalëshe me Ukrainën.
Ai tha se Shtetet e Bashkuara ngulin këmbë që Rusia të kthejë anijet, 24 ushtarët ukrainas dhe agjentët e zbulimit të arrestuar nga forcat ruse. Zoti Volker tha se aleatët evropianë të Shteteve të Bashkuara mund të marrin masa për të penguar anijet ruse që vijnë nga Krimea ose nga Deti Azov për të hyrë në portet evropiane. Ai tha se masa ishte sugjeruar kohët e fundit nga Annegret Kramp-Karrenabaue, sekretare e përgjithshme e Bashkimit Kristian Demokratik në pushtet në Gjermani dhe një pasardhëse e mundshme e kancelares gjermane në largim Angela Merkel. “Kjo është një masë shumë e fortë dhe me efekte të mundshme. Do të shohim nëse e ndjekin”, tha zoti Volker për Zërin e Amerikës.

Ai tha se Shtetet e Bashkuara dëshirojnë që masa të tilla të ushtrojnë presion mbi Rusinë deri sa ajo të jetë e gatshme të negociojë një zgjidhje. Ambasadori Volker tha se një tjetër masë e mundshme është nxjerrja e bankave ruse nga sistemi ndërkombëtar SWIFT, i cili vepron sipas ligjit belg dhe lehtëson transaksionet ndërkombëtare, duke mundësuar kryerjen e pagesave mes institucioneve të vendeve të ndryshme. “Njerëzit i referohen asaj si një opsion bërthamor,” tha zoti Volker.
“Do të ketë kosto për të gjithë, kosto të mëdha për Rusinë, por kosto të mëdha për aleatët.” Në fund të fundit”, tha ai, “ne duhet ta mbajmë atë si një mundësi, sepse thjesht nuk mund të vazhdojmë të shohim Rusinë të fillojë të ndërmarrë hapa të mëtejshëm agresioni në këtë rajon.” Ambasadori Volker tha gjithashtu se anulimi i një takimi të planifikuar midis presidentit amerikan Donald Trump dhe presidentit rus Vladimir Putin gjatë samitit të G-20 në Buenos Aires ishte i përshtatshëm për t’i përcjellë Rusisë mesazhin se Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara në nivelin më të lartë për incidentin e Detit Azov. Zoti Wolker gjithashtu tha se beson se Rusia po përdor aktivitetet e saj në Ukrainë, në përpjekje për të ndikuar në zgjedhjet e ardhshme presidenciale të Ukrainës të planifikuara për në mars 2019.
“Ata janë shumë seriozë për këtë,” tha Kurt Volker. Por shtoi se populli ukrainas ka zhvilluar një ndjenjë shumë më të fortë të skepticizmit ndaj Rusisë që nga veprimet e saj në Krime ” me pushtimin, aneksimin dhe vrasjen e ukrainasve”. Përfaqësuesi i posaçëm i SHBA-së për Ukrainën gjithashtu përgëzoi kapitenët e marinës ukrainase dhe marinarët e përfshirë në incidentin e ngushticës Kerç për qëndrimin e tyre të përmbajtur. “Ata nuk u tërhoqën,” tha ai. “Ata po përpiqeshin të shmangnin konfliktin dhe të vepronin me përgjegjësi”.
Zoti Volker tha se do të ishte hap jashtëzakonisht i pamatur për Rusinë që të merrte një veprim më agresiv në Ukrainë. “Ushtria ukrainase është shumë më e aftë se më parë,” tha ai. “Do të ishte një stërvitje shumë më e kushtueshme, që do ta konsolidonte edhe më shumë dhe Ukraina do të fitonte shumë mbështetje” nga NATO, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian. I pyetur rreth planeve për të vizituar Ukrainën, Kurt Volker tha se shpreson ta vizitojë para fundit të vitit. Ai tha se do të donte të takohej me presidentin ukrainas Petro Poroshenko, me anëtarë të parlamentit dhe të shoqërisë civile dhe ndoshta të vizitonte një nga portet e Ukrainës. Të martën, Sekretari i Shtetit Mike Pompeo kritikoi Rusinë, mes të tjerash, për inkursionit të saj në Ukrainë, për ndërhyrje në zgjedhje në SHBA dhe vende të tjera dhe vrasjen e ish-agjentit Sergei Skripal në Salisbury të Britanisë më parë këtë vit.