Pedagogu Arben Prendi i universitetit “Luigj Gurakuqi’ është bashkuar me studentët në protestën që po organizohet sot në qytetin e Shkodrës.
Pedagogu e mbështeti protestën dhe sugjeroi që kërkesat të shtoheshin dhe protesta të vazhdonte deri në një marrëveshje me shkrim me shtetin, si e vetmja mënyrë që vendimet të merrnin formë ligjore.
“Solidarizohemi me të gjitha kërkesat tuaja, janë të drejta, legjitime, mos u mashtroni nga premtimet me fjalë boshe, tha Prendi. E drejta e protestës është e drejtë themelore e njeriut.
Mos u frikësoni. Unë do të kisha thënë që të shtoni edhe kërkesa të tjera, sepse tani është momenti që shumica e tyre zgjidhen. Për shembull do të sugjeroja që të hiqet mesatarja, nota 7 që është vendosur nga Ministria e Arsimit pa u konsultuar me universitetin për pranimet e reja, gjë e cila rrezikon mbylljen e disa degëve të universitetit tonë. Mbyllja e universitetit, e disa degëve ka kulmuar me një krizë të madhe në arsimin e lartë shqiptar. Ju jeni pjesa më e kulturuar e shoqërisë shqiptare. Ju keni mundësinë për të prurë ndryshime të rëndësishme për shoqërinë tonë sot.
Vazhdoni protestën tuaj deri në plotësimin e kërkesave që duhet të finalizohen deri në marrëveshje me shkrim. Vetëm marrëveshja me shkrim i jep formë ligjore akteve që do të fitoni ju në ditët e protestës.
Do të kisha dashur që të ishin edhe më shumë kolegë të mi këtu, por me siguri ata ju solidarizohen nga larg. Shtoni kërkesat dhe të jenë të paraqitura me shkrim!
Pedagogu në protestë thirrje studentëve: Mos u mashtroni nga premtimet boshe, finalizojini kërkesat!
Takimi i OPEC-ut, pritet të ulet ndjeshëm prodhimi i naftës
Udhëheqësit e organizatës së vendeve prodhuese të naftës pritet të bien dakord të pakësojnë prodhimin e naftës gjatë një takimi të enjten në Vjenë. Muajin e kaluar, çmimi i naftës së papërpunuar ra me më shumë se 20 për qind për shkak të një teprie të naftës së papërpunuar në treg. Presidenti amerikan, Donald Trump ka paralajmëruar kundër rritjes së çmimit të naftës, por ekspertët thonë se rezultati më i mundshëm i takimit të Vjenës ka të ngjarë të jetë një pakësim i prodhimit të naftës nga vendet e OPEC-ut dhe Rusia.
Pas mbërritjes në Vjenë të mërkurën, ministri i Naftës i Omanit u tha gazetarëve se zyrtarët e kartelit po takohen për të bërë një marrëveshje mbi shkurtimin e prodhimit.
“Ajo që duam të arrijmë është një çmim i drejtë, dhe 50 dollarë për fuçi nuk është çmim i drejtë”, tha Mohammed Bin Hamad Al Rumhy.
Çmimet e naftës kanë pësuar një ulje qysh nga tetori, pasi Arabia Saudite ngriti prodhimin për të kompensuar një rënie në eksportet iraniane të naftës. Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione ndaj Iranit, por gjithashtu dhanë leje për disa nga blerësit e naftës iraniane. Arabia Saudite, udhëheqësi de facto i OPEC-ut, dëshiron të reduktojë prodhimin për të shmangur një mbingopje të tregjeve globale vitin e ardhshëm, ashtu si Rusia, e cila nuk është anëtare e OPEC-ut. Arabia Saudite është nën presionin e Trumpit, i cili thotë se rritja e çmimit të naftës do të shkaktonte trazira.
Në një takim në Abu Dhabi më 11 nëntor, zyrtarët e naftës nga e gjithë bota treguan se janë gati të shkurtojnë prodhimin.
“Pyetja është tek sasia e shkurtimit. Në takimin e 11 nëntorit u la të kuptohej se shkurtimi mund të ishte rreth gjysmë apo 1 milion fuçi në ditë. Qysh atëhere ka patur shenja se ky pakësim mund të jetë më shumë se kaq, ndoshta deri në nivelin e 4 milionë fuçie në ditë.”
Në takimin e G-20-ës në Argjentinë, Presidenti rus Vladimir Putin konfirmoi se ka një konsensus mbi këtë çështje mes prodhuesve të naftës.
“Po, ne kemi një marrëveshje për të zgjeruar bashkëpunimin tonë. Nuk ka vendim përfundimtar për vëllimin, por do ta bëjmë këtë së bashku me Arabinë Saudite”.
Ligjet amerikane të konkurrencës nuk lejojnë shkurtimin e prodhimit për manipulimin e çmimeve për shkak të industrisë së fragmentuar të naftës në vend. Prodhimi i naftës amerikane është rritur gjatë viteve të fundit falë teknologjisë së përmirësuar dhe pritet të vazhdojë të rritet në 2019-ën.
“Ne kemi sërish një prodhim më të lartë të naftës nga depozitat argjilore nga sa mendonin të gjithë dhe mund të shohim përmirësime të mëtejshme në vazhdim. Sipas shifrave tona, kemi aktualisht një rritje të prodhimit me 2,5 milionë fuçi në ditë nga viti i kaluar”, thotë David Wech me grupin JBC Energjy.
Rusia, Arabia Saudite dhe Shtetet e Bashkuara gjatë viteve të fundit kanë konkurruar për pozitën e prodhuesit më të madh të naftës së papërpunuar.
Si të përballemi sa më lehtë me rrufën
Nuk ekziston shkopi magjik i cili do të mundë të na kursejë nga telashet e disa ditëve të rrjedhjes së hundëve, kollës, bronkitit apo infeksioneve të sinuseve, mirëpo me aplikimin e këshillave mbi ushqimin dhe barnat natyrale të përgatitura nga gjyshet tona, mund të zbuten simptomat dhe të shkurtohet zgjatja e ftohjes.
Nuk ekziston ilaç kundër rrufës, mirëpo simptomat mund të trajtohen me sukses.
Rrufa është një infeksion me origjinë virale, ngjitëse e që transmetohet përmes kontaktit fizik ose ajrit. Aty ku gjen një terren pjellor, rrufa bëhet shqetësuese, sidomos në zyra ose shkolla dhe kur klima të detyron t’i mbash mbyllur dritaret.
Rrufa nuk është e rrezikshme, por mund të pasohet me grip, inflamacione të laringut ose sinuse. Rrufa shkaktohet nga mbi 200 lloje virusesh, ndaj është e vështirë të krijohet një vaksinë e vetme për ta luftuar.
Terapitë kundër rrufës deri më sot nuk janë vërtetuar si plotësisht efikase. Antibiotikët nuk mund ta luftojnë virusin, por mund të jenë të nevojshëm kur mjeku dyshon për një infeksion bakterial.
Rrufa kalon vetë, zakonisht pas një jave. Për të lehtësuar simptomat, mund të merren në farmaci spray enkas për rrufën, i cili përdoret për 3-4 ditë. Nuk këshillohet përdorimi i shpeshtë i këtyre spray-ve, pasi shkaktojnë irritim të mukozës.
Me përdorimin e disa ilaçeve në këtë periudhë duhet bërë kujdes, sidomos për fëmijët, diabetikët dhe ata që vuajnë nga hipertensioni dhe nga zemra.
Aspirina nuk u jepet fëmijëve nën moshën 12-vjeçare, pasi i vë ata përballë rrezikut të një sëmundjeje tepër të rrallë, e njohur me emrin sindroma “Reye”. Me fëmijët në moshën deri 3-vjeçare, është mirë të shmangen artikujt me mentol, pasi mund të shkaktojnë probleme me rrugët e frymëmarrjes.
Në mungesë të një ilaçi që kuron plotësisht rrufën, sugjerimet e mamit ose të gjyshes janë të duhurat. Duhet pirë shumë ujë ose çaj, duhen bërë banja me avull dhe raki.
Nga ana tjetër, nuk është vërtetuar se vitamina C mund të ndihmojë në largimin e rrufës, por ajo shërben në parandalimin e saj, sidomos nëse përdoret gjatë periudhave të gjata me temperatura të ulëta. Mjafton një gotë lëng i freskët nga dy kokrra portokalli në ditë, për të marrë dozën e nevojshme me vitaminë C.
Për të minimizuar rrezikun e ngjitjes së rrufës, mjafton larja e shpeshtë e duarve, sidomos pas frekuentimit të vendeve publike. Dezinfektuesit në formë xheli mund të shërbejnë kur koha për të shkuar në tualet është e pakët, por ata nuk e zëvendësojnë dot efikasitetin e kombinimit ujë dhe sapun, proces që duhet të zgjasë 30 sekonda minimumi.
Këshillohet që të përdoret një peshqir i thatë e personal ose letër. Kur jeni në shoqërinë e njerëzve që janë me rrufë, përpiquni të mos prekni fytyrën, hundën, gojën ose sytë. Sidomos nëse keni fëmijë të vegjël në shtëpi, bëni kujdes të mos përdorni të njëjtat pjata ose gota me ta. Dhe sigurisht, mos lini rrotull shami të përdorura letre.
Teknika japoneze shëron tensionin e lartë të gjakut me një gotë ujë
Në Japoni është shprehi të pihet një gotë ujë menjëherë pas zgjimit. Dhe shumë teste mjekësore gjithashtu kanë konstatuar përparësitë e kësaj teknike.
Shërimi me ujë jep rezultate për sëmundjet “e vjetra” dhe serioze si edhe për sëmundjet “e reja” moderne – është njohur si shërim efikas qind për qind i këtyre sëmundjeve: dhembjes së kokës, dhembjeve të trupit, sistemit të zemrës, artritit, rrahjeve të shpejta të zemrës, epilepsisë, yndyrës në gjak, bronkitit, astmës, tuberkulozit, meningjitit, sëmundjes së veshkave dhe organeve të urinimit, të vjellave, gastritit, diarresë, hemorroideve, diabetit, kapsllëkut, të gjitha sëmundjeve të syve, sëmundjeve të mitrës, kancerit dhe çrregullimeve menstruale, sëmundjeve të veshit, fytit dhe hundës.
Metoda e shërimit:
1. Sapo të zgjoheni në mëngjes, para se t’i lani dhëmbët, pini 4 x 16- ml (640 ml) gota ujë të vakët.
2. Lani dhëmbët dhe gavrën e gojës dhe mos hani as pini asgjë gjatë 45 minutave vijues.
3. Pas 45 minutave mund të hani dhe të pini normalisht.
4. Pas 15 minutave (nëse kafjalli/dreka/darka juaj ka zgjatur) mos hani as pini asgjë gjatë 2 orëve vijuese.
5. Ata të cilët janë të moshuar apo të sëmurë dhe nuk mund t’i pinë 4 gota ujë menjëherë në fillim (derisa të mësohen) mund të fillojnë të pinë përnjëherë nëse munden, ndërsa atëherë çdo ditë të shtojnë sasinë e ujit derisa të arrijnë t’i pinë 4 gota ujë.
6. Kjo metodë do të shërojë sëmundjet, ndërkaq edhe të shëndetshmit do të kënaqen edhe më shumë me shëndetin më të madh.
Sa ditë janë të nevojshme që të shërohen këto sëmundje:
1. Tensioni i lartë i gjakut – 30 ditë
2. Gastriti – 10 ditë
3. Diabeti – 30 ditë 4
4. Kapsllëku – 10 ditë
5. Kancer – 180 ditë
6. Tuberkulozi – 90 ditë
7. Ata të cilët kanë artrit, këtë metodë të shërimit mund ta bëjnë vetëm 3 ditë në javën e parë, ndërsa nga java e dytë e tutje në bazë ditore.
Ky shërim nuk ka efekte anësore, pos që do të shkoni më shpesh në WC të urinoni.
Do të jetë mirë nëse këtë ta bëjmë praktikë ditore gjatë gjithë jetës, jo vetëm derisa të shërojmë sëmundjen.
Pini ujë dhe do të jeni aktivë. Ka kuptim. Kinezët dhe japonezët pinë çaj të nxehtë gjatë ushqimit, jo ujë të ftohtë. Mbase është mirë t’i përvetësojmë shprehitë e tyre të pirjes (në gllënjka të vogla) gjatë ushqimit.
Si t’i merrni antibiotikët duke shmangur efektet anësore
Edhe pse i ndihmojnë organizmit që të luftojë me bakteret, marrjen e antibiotikëve shpesh e përcjellin edhe efektet e padëshirueshme, sepse ato shkatërrojnë bakteret e mira në zorrë.
Gjatë ditëve të akullta të cilat kanë ardhur, arrijnë edhe ftohjet, viruset dhe barten lehtë, sepse kryesisht qëndrojmë në lokale të mbyllura, ndërkaq bakteret mund t’i gjejmë gjithandej – në transportin publik, zyrë, kolektive të fëmijëve, etj.
Pikërisht muajt e dimrit janë “sezon” i infeksioneve bakteriale dhe antibiotikëve të cilët patjetër shkojnë bashkë, ndonjëra madje edhe 15 ditë.
Edhe pse përdorimi i tyre atëherë është i domosdoshëm, antibiotikët shpesh mund të çojnë edhe deri në efekte të padëshiruara.
Te marrja e antibiotikëve më me rëndësi janë dy gjëra:
1. Antibiotikët kurrë mos i merrni pa i shoqëruar..
2. Me antibiotikë patjetër merrni edhe probiotikë. Rregulli i parë është i qartë, antibiotikët në shërim mund t’i përfshini vetëm kur jua përshkruan mjeku.
Mirëpo, kur është fjala për probiotikët, është e domosdoshme që të filloni përdorimin e tyre në të njëjtën kohë kur i përdorni edhe antibiotikët, mirëpo së paku një javë pas ndërprerjes së terapisë për shkak të veprimit të zgjatur të antibiotikëve.
Mjekët rekomandojnë që midis marrjes së antibiotikëve dhe probiotikëve të bëhet një distancë së paku dy orë, sepse në të kundërtën antibiotiku do të shkatërrojë edhe bakteret e mira probiotike.
Edhe një lajm i mirë është që marrja e probiotikëve, përkatësisht e baktereve të mira si rezultat mund të ketë humbjen e kilogramëve.
Ato gjithashtu rregullojnë shëndetin e traktit të urinimit dhe pengojnë shfaqjen e infeksioneve.
ARSH pranon skandalin e vjedhjes së 20 milionë eurove nga Rama, pezullon tenderin
Pas mega skandalit te publikuar mbreme nga emisioni “Të Paekspozuarit”, në lidhje me kompaninë Dunwell Haberman (kompania mëmë e DH Albania) e cila është fituese e lotit të parë prej 18 milionë euro për rindërtimin e Unazës së Madhe, vjen nje reagim nga Autoriteti Rrugor Shqiptar. Permes nje njoftimi, ARRSH ben me dije se ka pezulluar ndertimin ne lotin e pare.
NJOFTIMI
Autoriteti Rrugor Shqiptar u vu në dijeni të materialit të transmetuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Të Paekspozuarit” në televizionin News 24 për garën e zhvilluar për njërin prej 3 loteve të projektit të Unazës së Madhe të Tiranës, segmenti Pallati me Shigjeta-Sheshi Shqiponja.
Në kuadër të transparencës ndaj opinionit publik, Autoriteti Rrugor Shqiptar sqaron sa vijon:
Procedura e prokurimit është zhvilluar në përputhje me ligjin Nr.9643, datë 20.11.2006 “Për Prokurimin Publik”, i ndryshuar, VKM-së Nr.914, datë 29.12.2014 “Për miratimin e rregullave të Prokurimit Publik” e ndryshuar. Kjo procedurë bazuar në detyrimet ligjore të mësipërme, është procedurë e hapur, e zhvilluar në mënyrë elektronike përmes Agjencisë së Prokurimeve Publike.
Autoriteti Kontraktor ka nënshkruar kontratën me bashkimin e përkohshëm të operatorëve ekonomik “Biba X shpk” dhe “DH Albania shpk- degë e shoqërisë së huaj”, pasi ka konstatuar që dokumentet janë në përputhje me kriteret e dhëna në dokumentet e tenderit. Operatori ekonomik “DH Albania shpk- degë e shoqërisë së huaj”, pjesë e këtij bashkimi, ka paraqitur dokumentacionin të përkthyer dhe të noterizuar në gjuhën shqipe, ku kompania mëmë “Dunwell Haberman” rezulton e regjistruar dhe ushtron aktivitetin në një prej shteteve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, konkretisht në shtetin Delaware.
Në përmbushje të kritereve të dhëna në dokumentet e tenderit ka bërë regjistrimin në Qendrën Kombëtare të Bizneseve dhe njësimin e licencës duke respektuar Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr.42 datë 16.01.2008, “Për miratimin e rregullores për kriteret dhe procedurat e dhënies së licencave profesionale të zbatimit, klasifikimit dhe disiplinimit të subjekteve juridike që ushtrojnë veprimtari ndërtimi”. Njësimi i saj ka konkluduar me një nivel maksimal të licensimit, bazuar në veprimtarinë ekonomike të saj në vendin e origjinës, duke mbajtur kategoritë maksimale (kategoria G).
Autoriteti Rrugor Shqiptar nuk ka patur ndonjë indicie që vë në dyshim vërtetësinë e dokumentave të paraqitura e cila do mund të çonte në një procedurë verifikimi paraprak.
Kontrata e nënshkruar me këtë bashkim operatorësh në fjalë për këtë lot të Unazës nuk ka prodhuar asnjë efekt financiar për Buxhetin e Shtetit.
Në funksion të sqarimit të plotë të situatës dhe pretendimeve të shfaqura në emisionin “Të Paekspozuesit”, janë ndërmarrë këto veprime:
1. ARRSH i është drejtuar institucioneve që përmes komunikimit me rrugë zyrtare tu kërkohet autoriteteve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të verifikuar dokumentet e paraqitura në institucionet shqiptare nga kompania në procedurën e garës.
2. Deri në sqarimin e situatës dhe përgjigjen nga autoritetet amerikane nuk do të vijohet me aktivitetin ndërtimor të kësaj kompanie për lotin Nr.1 të segmentit, që shtrihet nga Ura e Lanës deri tek mbikalimi i sheshit Shqiponja.
3. Në rast se autoritetet amerikane do të konfirmojnë zyrtarisht pretendimet për falsifikime dokumentacioni nga kjo kompani, në zbatim të përcaktimeve ligjore, Autoriteti Rrugor Shqiptar do të zgjidhë kontratën në mënyrë të njëanshme dhe do ndjekë procedurat e tjera të përcaktuara në ligj. Në rast të zgjidhjes së kontratës, ARRSH do të rifillojë menjëherë procedurat e prokurimit për këtë lot për të mundësuar përfundimin në kohë të këtij projekti të rëndësishëm për kryeqytetin.
Autoriteti Rrugor Shqiptar garanton opinionin publik se është i vendosur të mbrojë maksimalisht interesat e shtetit shqiptar duke zbatuar përcaktimet ligjore për çdo situatë të tillë.
SKANDALI
Mbrëmjen e djeshme emisioni “Të Paekspozuarit” në ‘News24’, arriti të zbulojë skandalin mbi falsifikimin e firmës nga ana e kompanisë fituese për lotin e parë të Unazës së Madhe.
Kjo kompani ka depozituar në Qendrën Kombëtare të Biznesit në Shqipëri, një letër nga Sekretari i Shtetit të Delaware, Jeffrey Bullock, për të vërtetuar se kompania është themeluar në vitin 1998. Por pas verifikimeve “Të Paekspozuarit” zbuluan se ky dokument ishte i falsifikuar.
Pas një kontaktimi me Departamentin e Shtetit të Delaware, për të vërtetuar autenticitetin e dokumentit që ka depozituar në Shqipëri, kompania offshore, përgjigja ishte:
“Pas konsultimit me Departamentin e Korportave të Delaëare, unë mund t’ju deklaroj se dokumentat që ju na keni dërguar, nuk janë autentike dhe nuk e kanë origjinën nga zyra e Sekretarit të Shtetit të Delaware.
Nga të dhënat e gjurmimit të brendshëm, nuk u gjet asnjë dokument për vërtetimin e gjendjes së entitetin në Delaëare të cilit i referoheni (Dunwell Haberman LLC), që të jetë lëshuar në datën ose rreth datës së shënuar në dokument.
Për më tepër, vërtetimet për gjendjen e kompanive të cilat Departamenti i Korporatave lëshon, nuk kanë përmbajtje të njëjtë me dokumentat të cilat na keni dërguar.
Gjithashtu, dokumentat që ju na keni paraqitur, theksojnë se Dunëell Haberman LLC, është krijuar në 25 Qershor 1998. Të dhënat e Departamentit të Korporatave, tregojnë se ky entitet është krijuar në 25 Qershor 2018, sipas të dhënave publike, bashkëngjitur kësaj letre.
Datat dhe numrat e verifikimit, gjithashtu janë ndryshuar në disa vende në dokumentat që ju keni dërguar.
Brenda mundësive tuaja, ju lutem më dërgoni informacion lidhur me burimin e këtij informacioni mashtrues. Faleminderit për kërkesën tuaj.
Sinqerisht,
Doug Denison
Drejtor i Mardhënieve me Komunitetin
Departamenti i Shtetit të Delaware”
Zarat e Ramës të futur në protestë, studentët: FRESH po kërkon të na përçajë
Rama ka futur disa dhjetra të rinj të FRESH mes studentëve për të bërë që të dështojë protesta. Sot ata kanë dalë kundër vendimit të djeshëm të studentëve për protestuar para Kryeministrisë.
Protesta masive e studentëve të Mjekësisë është devijuar pjesërisht, për të mos marshuar para godinës së kryeministrisë. Ndalesa për pak minuta e të rinjve para kryeministrisë është një nga pikat e axhendës së protestës sot, por disa prej tyre janë devijuar.
Sipas denoncimit të një studenti në ‘Neës 24’ shkak është bërë ndërhyrja nga njerëz të vënë nga FRESSH, duke marrë rolin e organizatorëve të turmës.
“Ky është një akt i turpshëm, pasi një grup të rinjsh që janë anëtarë të FRESSH, të stimuluar politikisht tentuan të orientojnë studentët të mos marshojnë para kryeministrisë, në rrugën drejt Ministrisë së Arsimit dhe e kanë devijuar turmën. Ne nuk duam ta politizojmë protestën, jemi studentë të lirë, ky grupim do të ushtrojë propagandë, por do ta kenë të pamundur”, u shpreh studenti i universitetit të Politeknikut.
Studentët denoncojnë mediat se po censurojnë protestën e tyre “de fakto” një revolucion i vërtetë demokratik kundër Kakistokracisë!
U bëj thirrje studentëve të kërkojnë largimin urgjent të këtyre mercenarëve, pseudopedagogëve dhe zyrtarëve vasalë nga universitetet dhe fakultetet e tyre.
Ata janë segmentet më të kalbura dhe të korruptuara të regjimit të Kakistokracisë. “Kakistos”, në greqishten e lashtë, “më i keqi”.
Lexoni mesazhet e tyre”, shkruan Berisha.
Përshëndetje Doktor!
Jam një student në universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës dhe sot, gjatë kohës që lajmëruam një protestë paqësore nga studentët, rektorja dhe dekanët na kërcënuan me mungesë dhe moslejimin e futjes në provimet e kolegiumeve. Ju lutem, shpërndaje anonim, se këta të pinë gjakun.
Faleminderit për mbështetjen tuaj, zoti Berisha por mediat kryesore censuruan protestën dhe po bëhen përçarje dhe kërcënime nga pedagogë dhe elementë studentorë partiakë. Flm. nëse e bëni publik këtë që po ndodh tek Fakulteti im i Drejtësisë
Protestës së studentëve në Shkodër i bashkohen edhe pedagogët
Protesta e studentëve për uljen e tarifave të studimit është shtrirë në të gjitha Universitet Publike të vendit. Protestës së studenteve të Shkodrës i është bashkuar edhe pedagogu i letërsisë, Arben Prendi.
Ai i kërkon studentëve që te mos tërhiqen nga kërkesat e tyre e madje të shtojnë kërkesat.
Pedagogu Prendi sugjeroi që të hiqet mesatarja 7 për regjistrimet e reja sepse rrezikojnë te mbyllen dege të ndryshme si dhe kërkesat e tyre t’i marrim vetëm me shkrim.
Sipas tij nuk është e vërtetë se tarifat janë vendosur nga universitetet siç pretendon ministria.
Protesta e studenteve të Universiteteve Publike është shtrirë në të gjitha universitetet publike në rrethe. Përveç studentëve të Tiranës, protestohet edhe në Shkodër, Elbasan, Korçe, Vlorë dhe Durrës.
Pas bojkotimit të mësimit dhe marshimit në qytetet e tyre, studentët e Durrësit dhe të Elbasanit priten t’i bashkohen studentëve të Tiranës para godinës së Ministrisë së Arsimit.
Gazetari Senad Nikshiqi ka siguruar për ‘BalkanWeb’ momente nga protesta e universitetit ‘Luigj Gurakuqi’. “Me ken shkodran tana i ban, edhe tarifat i hedh n’kazan”, është një nga mesazhet që studentët shkodranë i drejtojnë Ministrisë së Arsimit, ndërsa parashtrojnë disa kërkesa. Ata përveç reduktimit të tarifës së studimit, studentët kërkojnë edhe uljen e mesatares për mbrojtjen e diplomës. “Ata sot janë më shumë sesa dje. Ata u mblodhën në orën 9:00, ndërsa pohojnë se nuk do të tërhiqen deri në plotësimin e kërkesave të tyre. Sot ka pasur edhe prindër që i janë bashkuar kësaj proteste”, tha Nikshiqi.
Studentët tallen me Ramën: “Mbrëmë fjeta tek konviktet 3D të Inxhinierisë”!
Mijëra studentë të universiteteve publike janë mbledhur para Ministrisë së Arsimit, për të kërkuar plotësimin e të gjithë kërkesave të tyre. Mësimi është bojkotuar në të gjitha fakultetet e vendit.
Me brohoritje në kor, ata qëndrojnë para Ministrisë së Arsimit, ndërsa vëmendje kanë tërhequr edhe pankartat që mbajnë në duar dhe mesazhet që kanë zgjedhur të përcojnë përmes tyre. Studentët e mjekësisë, përmes një pankarte simbolike thonë se, universiteti kushton sa një veshkë. Ndërsa përmes nje tjeter pankarte ata kane ironizuar deklaratat e kryeministrit Rama, për investime në konviktet e fakultevte. ”Mbrëmë fjeta në konviktin 3D të inxhinierisë”, thuhet ne një prej pankartave qe studentet mbajne ne duar.
Në prag të festave të fundvitit, përmes një tjetër pankarte studentët kanë kryeministrit të bëhet ‘Babagjysh’ e të plotësojë kërkesat e tyre.
“Dje bëre mirë plotësove një dëshirë, nuk e dimë sot sa dëshira do plotësosh, bëhu ti babagjysh këtë vit, shfuqizo ligjet dhe studentët mos i mërzit”, thuhet në një prej pankartave.
Ashtu si një ditë më parë, studentët kërkojnë nga ministria e arsimit të plotë kërkesat e tyre. “Lindita Nikolla dil në Bulevard, shkolla është e jona jo biznes privat”, dëgjohen thirrjet e studentëve.
Gjimnazistët i bashkohen protestës, rrugët e kryeqytetit mbushen nga studentët
Rrugët e kryeqytet janë mbushur tashmë nga studentët, të cilët po protestojnë për uljen e tarifave dhe përmirësim të kushteve në auditore dhe konvikte.
Protesta ka pasur një mbështetje masive nga pedagogët, aktivistë të shoqërisë civile, ndërkohë që së fundmi me to janë bashkuar dhe gjimnazistë të gjimnazit “Qemal Stafa” dhe “Harry Fultz”.
Të gjithë studentët e fakultetëve të Tiranës, janë bashkuar para ministrisë së Arsimit, duke marshuar rrugëve të kryeqytetit, ndërkohë që ptitet që atyre t’u bashkohen dhe bashkëmoshatarët e tyre në Elbasan.
Kujtojmë se 4 kërkesat e studentëve ishin:
1. Anulimi i VKM për tarifa shtesë.
2. Përgjysmimi i tarifës së studimit.
3. Përmirësimi i kushteve të konvikteve.
4. Bordi i Administrimit të ketë̈ numër të barabartë votash mes fakulteteve dhe Ministrisë se Arsimit, duke shtuar një përfaqësues nga studentet ne bord.
Studentët e UBT-së kanë shtuar dhe disa kërkesa të tjera, që vijojnë si më poshtë:
Kërkesat e studentëve të Universitetit Bujqësor të Tiranës:
1- Paisja e të gjithë studentëve me Kartën e Studentit brenda vitit akademik 2018 – 2019;
2- Rritja e buxhetit për arsimin me 8% të GDP-së, buxheti për vitin 2019;
3- Reduktimi tarifës me 30% për vitin akademik 2018 – 2019;
4- Reduktimi tarifes me 50 % për vitin akademik 2019 – 2020;
5- Arsim publik falas për vitin akademik 2020 – 2021;
6- Përmirësimi i kushteve të konvikteve të Universitetit Bujqësor të Tiranës;
7- Mbështetja e aktiviteteve dhe projekteve të studentëve me një fond të veçantë, nivel fakulteti;
8- Mbështetje e studentëve për kërkime shkencore;
9- Mbështetje e studentëve të doktoraturës me fonde për kërkimin shkencor;
10- Rritja nga 10% në 40% e peshës totale të votës së studentëve për të zgjedhur kandidatët për dekan/rektor, dhe rritja e përfaqësisë së studentëve në senatin akademik me 20%.