29.5 C
Tirana
E shtunë, 16 Gusht, 2025

Kërcënohen studentët. Kujdes fundërrinë, po i preke përfundon prapa diellit!

Studentët thonë se ata janë kërcënuar nga njerëz të qeverisë që të mos protesojnë ditën e sotme. Mijërat e studentëve janë shprehur se ato nuk do të pyesin për kërcënimet dhe se do të kërkojnë përmbushjen e të drejtave të tyre. Pjesë e këtyre kërcënimeve kanë qenë edhe pedagogë të ndryshëm që janë denoncuar nga studentët. Ajo që Rama duhet të dijë është se çdo provokim i lëvizjes studentore apo aggression ndaj tyre do të ketë pasoja të rënda direkt mbi Ramën.
Studentët po kërcënohen nga disa drejtues të universiteteve në vend dhe tashmë ky është fakt i denoncuar me emër prej vetë atyre.
Ish-Kryeministri Sali Berisha, i ka dhënë zë, denoncimeve të studentëve protestues duke bërë thirrje që ata të kërkojnë largimin e këtyre zyrtarëve vasalë nga institucionet e tyre.
Ja mesazhi i plotë i Berishës dhe denoncimet e të rinjve:
“Studentët denoncojnë pseudo intelektualë, zyrtarë, mercenarë në Universitetet e Elbasanit, Durrësit, Shkodrës dhe në Fakultetin e Drejtësisë në Tiranë, që iu bëjnë presion dhe i kërcënojnë.

Studentët denoncojnë mediat se po censurojnë protestën e tyre “de fakto” një revolucion i vërtetë demokratik kundër Kakistokracisë!
U bëj thirrje studentëve të kërkojnë largimin urgjent të këtyre mercenarëve, pseudopedagogëve dhe zyrtarëve vasalë nga universitetet dhe fakultetet e tyre.
Ata janë segmentet më të kalbura dhe të korruptuara të regjimit të Kakistokracisë. “Kakistos”, në greqishten e lashtë, “më i keqi”.
Lexoni mesazhet e tyre”, shkruan Berisha.
Përshëndetje Doktor!
Jam një student në universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës dhe sot, gjatë kohës që lajmëruam një protestë paqësore nga studentët, rektorja dhe dekanët na kërcënuan me mungesë dhe moslejimin e futjes në provimet e kolegiumeve. Ju lutem, shpërndaje anonim, se këta të pinë gjakun.
Faleminderit për mbështetjen tuaj, zoti Berisha por mediat kryesore censuruan protestën dhe po bëhen përçarje dhe kërcënime nga pedagogë dhe elementë studentorë partiakë. Flm. nëse e bëni publik këtë që po ndodh tek Fakulteti im i Drejtësisë

Rinia marshon në të gjithë vendin, e gjithë Shqipëria në protestë!

Ashtu siç ishte parashikuar mijëra studentë nga e gjithë Shipëria, janë ngritur për të protestuar për uljen e tarifave në univeristete dhe përmirësimin e kushteve në auditore dhe në konvikte.
Në për të gjitha arteriet kryesore të kryeytetit, studentët e fakultetit të Juridikut, Ekonomikut, Filologjikut, Politeknikut, Gjeologji Miniera, Inixhinierisë, Shkëncat e Natyrë, Shkencat Sociale si dhe Mjekësisë duke u grumbulluar para ministrisë së Arsimit.
Ndërsa në Tiranë të gjithë po marshojnë drejt ministrisë së Arsimit, nëpër Vlorë, Shkodër, Durrës, Elbasan studentët po protestojnë në qytet duke kërkuar të drejtat e tyre.
Në qytetin e Korçës studentët po protestojnë, ndërkohë duke kërkuar që të përgjysmohen tarifat si dhe të përmirësohen kushtet e konvikteve.
Në Elbasan gjithashtu studentët janë grumbulluar nën thirrjet duke kërkuar arsim publik falas. Në Durrës po ashtu studentët kanë bojkotuar mësimin, dhe po protestojnë duke kërkuar uljet e tarifës së shkollimit.
Po ashtu studentët në Vlorë, po protestojnë me thirrjet “Arsim Publik Falas”, duke vërshuar nëpër rrugët e qytetit bregdetar.
Në qytetin e Shkodrës, studentët po ashte po marshojnë në rrugët kryesore të qytetit dhe disa prej tyre u janë bashkuar studentëve në Tiranë.

Dhjetori nuk vjen çdo vit, Dhjetori vjen njëherë në 28 vjet

Erl KODRA

Unë isha 24 vjeç. Elegant më shumë se ç’duhej, flokëzi, i qeshur dhe ëndrrimtar. Ashtu jam gjendur në Tiranë natën e 7 Dhjetorit 1990, me pantallona të grisur, këpucë që shtinin ujë dhe pa asnjë qindrarkë në xhep.
Me sa duket, Krijuesi i rregullon disa punë, ndaj unë u gjenda në Tiranë në vendin e duhur, në kohën e duhur. I trallisur nga lumturia, qaja me lotë gëzimi kur thërrisja “Poshtë Diktatura!”
8 Dhjetori ishte dita më e lumtur e jetës time. Atë ditë edhe po të vdisja nuk më vinte keq; unë nuk ndjeja frikë, nuk kisha të ftohtë dhe nuk i ndjeja shkopinjtë e gomës. Pas disa orësh më iku zëri, me sa duket i pamësuar me ato fjalë lirie që i kisha shqiptuar vetëm nën zë gjatë 24 viteve të jetës.
***
Dhjetori i sivjetshëm nuk u tregua bujarë me mua, por ska gjë. Sepse kohët teknologjike kanë ndryshuar, e kështu unë mund të jem përsëri aty, madje me mendimet e mia.
Po e them që në krye;
Dhjetori i 2018-tës duhet të jetë më madhështor se ai i 1990-tës. E di se gjërat nuk janë të thjeshta, por pikërisht se janë të tilla, ato kërkojnë zgjidhje adekuate dhe vendosmëri. Punët duhen çuar deri në fund. Saktësisht për këtë arsye nevojitet që mendjet e kthjellëta të dijnë se çfarë kërkojnë, se si të veprojnë. Fitorja ose humbja shpesh vijnë ose ikin nga faktor në dukje të parëndësishëm. Ndaj, para së gjithash kërkohet vendosmëri. Por edhe syçeltësi.

Organizata mafioze e Rilindjes që ka pushtuar zyrat e Qeverisë Shqiptare tashmë ka kaluar në fazën finale të përmbushjes së qëllimit; rrënimit pa kthim të shpirtit të çdo shqiptari. Jo thjesht rrënimit ekonomik, sepse këtë e ka arritur me kohë, jo thjesht zbrazjes së Shqipërisë, sepse vetëm gjatë qeverisjes së tij vendin e kanë braktisur përfundimisht 500 mijë shqiptar, jo vetëm nëpërmjet urisë në kuptimin e parë të fjalës, por edhe nëpërmjet vrasjes.
Po, jam krejt i saktë, nëpërmjet vrasjes së shpresës, se ne shqiptarët nuk mundemi të ngrihemi, nuk kemi fuqi, nuk kemi takat, jemi mjerana, jemi coftana, jemi rrjepacakë, jemi askushi, jemi vetëm një tufë me dele të urta që prodhojmë qumësht, lesh dhe mish për të kënaqur terpinë e madhërishme të Edi Ramës.
Por jo o tungjatjeta!
“…pagë e t`dheta me i là kujë:
por të lirë me shkue ata motin,
veç mbi vedi tue njohtë Zotin,
e as kurrkujë n`këto troje t`veta
mos me i bà kurr tungjatjeta!
* Atë Gjergj Fishta
Unë kam një lutje të thjesht për ju.
Kushdo që i bie fati t’i lexojë këtë tekst, e njëkohësisht ndajmë të njëjtën dhimbje, i lutem që të bëj gjënë më të thjesht në botë;
Të dalë nga shtëpia, nga dyqani, nga kafja, nga puna, nga shkolla, nga auditori, nga spitali, nga zyra. Të shkojë në qendër të Tiranës, të bashkohet me ata të rinjë. Të ndalojnë para zyrave të qeverisë shqiptare, dhe të mos largohen prej aty, derisa i urituri i përjetshëm që nuk po e ngijmë dotë, të largohet nga zyrat e shtetit. E nëse nuk largohet “me dëshirë”, ta largoni me pahirë.

Rrugë tjetër nuk ka. Rrugët e tjera janë mashtrimi, zhgënjimi, zgjatja e agonisë, poshtërimi, zhburrërimi, linçimi, trajtimi çnjerëzor dhe degradues; i juaji, i gruas, vajzës, djalit, fëmijës tuaj.
Këtë lajm duhet t’ia jepni çdonjërit që keni mik e shok, të njohur e të panjohur. në shkallë, në rrugë, në lagje, në qytet e fshat. Thjesht besoni se Liria është në dorën tuaj.
Ju nuk jeni dele për qumësht, lesh, mish dhe lëkurë. Sepse edhe kafshët trajtohen me më shumë dinjitet.
Ju jeni Zotat e Shqipërisë, dhe nuk ka birbo që mund t’ua ulë krenarinë, dinjitetin dhe të drejtën për jetën tuaj. Nuk ka birë kurve që mund të shembë themelet dhe çatitë e shtëpive tuaja, duke ju hedhur në rrugë si kafshët.
Mos dëgjoni sirenat e mashtrimit që djallëzisht ka kurdisur Edi Rama prej vitesh, që pabesisht dhe poshtërsisht sulmojnë dhe mallkojnë opozitën. Me njëmijë mënyra të sofistikuara, me struktura të posaçme dhe të mirëpaguara, me njerëz të blerë dhe të shitur, që sot po “qajnë” me lotë krokodili; duke shpifur dhe sulmuar në mënyrën më të ulët Partinë Demokratike.
Spiunët politik dhe mediatik deri më tani kanë patur rezultate; ata ia kanë arritur qëllimit që të mbajnë nën kontroll qytetarin e zakonshëm, nëpërmjet mediave të shitura, nëpërmjet spiunëve nën masikim si demokratë dhe opozitarë, që gjithë puna e tyre është të thonë se “opozita nuk frymëzon”.

Kush duhet të të frymëzojë që ti të mbrosh bukën dhe jetën e fëmijëve të tu?! Edhe për këtë ti njeri i mjerë kërkon të të frymëzojë Lulzim Basha?
Është e drejtë njerëzore dhe detyrë hyjnore të mbrosh bukën, nderin, dinjitetin, strehën e familjes tënde. Ndaj këtu nuk ka lidhje Lulzim Basha që ty nuk të frymëzoka, por ka lidhje Edi Rama që të vjedh, të mashtron, të përqesh, të poshtëron, të burgosë, të mbjellë Atdheun me drogë, e në fund të flakë në rrugë të madhe.
Lulzim Basha mund të mos jetë më i miri, por më të mirë sot për sot Partia Demokratike nuk ka. Jo thjesht, sepse ai është në krye të Partisë Demokratike, por edhe pse mëtonjësit për kryetar të saj, njëri pas tjetrit po lezetohen në prehërin e Kryeministrit Edi Rama. Ua shtoftë Zoti lezetin!
Ti, pikërisht ti që po i lexon këto rradhë, dhe je dakort me fjalët e mia, bëj detyrën tënde. Nëse je në Tiranë, në Durrës, në Elbasan, Korçë, Gjirokastër, Sarandë, Vlorë, Tepelenë, Berat, Fier, Lushnje, Kavajë, Krujë, Kurbin, Lezhë, Shkodër, Kukës, Tropojë, Dibër, Pogradec, Përmet, në veri e jug, në lindje e përëndim.
Nisu për Tiranë, e nëse nuk ke mundësi të shkosh atje për arsye ekzistenciale si buka e fëmijëve, dil në qendër të qytetit tënd. Refuzo nënshtrimin, dhe kërko të drejtën tënde për jetën. Kërko paratë e bukës për fëmijët tuaj, që vidhen ashiqare, pa pikën e turpit nga përbindëshi Edi Rama.
Nesër vendoset fati yt dhe i familjes tënde për dekadat që vijnë.
Dhjetori nuk vjen çdo vit. Dhjetori vjen njëherë në 28 vjet.

SHBA kundër kreut të NATO-s: Kosova duhet të ketë ushtri

Ambasdori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett, tha të enjten se shndërrimi i i Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forcat e Armatosura, është hap pozitiv dhe është më se e natyrshme për Kosovën si vend sovran e i pavarur të ketë aftësi vetëmbrojtëse.
Ai i bëri këto komente në një intersvitë për Radiotelevizionin e Kosovës në ditën kur sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ritheksoi paralajëmrimin kundër planeve të autoriteteve në Prishtinë për shndërrimin e Forcës së Sigurisë në ushtri të saj.
Ambasadori Kosnett tha se “Uashingtoni vazhdimisht e ka mbështetur zhvillimin e FSK-së dhe zhvillimin e saj në Forcë të Armatosur. Shtetet e Bashkuara kanë investuar shumë para; kemi kaluar shumë kohë në trajnime; kemi bërë shumë shkëmbime ndërmjet FSK-së dhe ushtrisë amerikane. Mendojmë se evoluimi i FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës është hap pozitiv dhe është më se e natyrshme për Kosovën si vend sovran, i pavarur që të ketë aftësi vetëmbrojtëse. Po ashtu, udhëheqësit e Kosovës kanë folur se si Forcat e Armatosura të Kosovës do të mund të merrnin pjesë në operacione paqembajtëse jashtë vendit; se Kosova ka arritur pikën që në vend se të jetë vetëm konsumuese e sigurisë ndërkombëtare, ajo mund edhe t’i kontribuojë asaj. Kjo e tëra është e mirëseardhur”.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha më herët të enjten se projektligjet për ushtrinë do të hidhen për miratim në parlament më 14 dhjetor dhe ky është vendim sovran në përputhje me kushtetutën e Kosovës.
Beogradi ka reaguar me zemërim ndaj këtyre planeve, madje kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, tha të mërkurën se “përdorimi i ushtrisë” është një nga mundësitë nëse Kosova vazhdon me planet për formimin e ushtrisë së saj, që sipas Beogradit mund të drejtohet kundër pakicës serbe.

Ambasadori Kosnett tha se e di për shqetësimet se kjo mund të ketë ndikime negative për sigurinë, por, “do të dëshiroja të them se ky është proces që do të marrë shumë vite, që Kosova ka çdo arsye, ka të drejtë të ketë aftësi vetëmbrojtëse. Pika më e rëndësishme që dua ta theksoj është: nëse ka njerëz që përnjëmend besojnë se Policia e Kosovës, Forcat e Sigurisë, Forcat e Armatosura – me çfarëdo etikete – përbëjnë kërcënim për sigurinë rajonale, atëherë mendoj se ky është edhe një tregues tjetër për rëndësinë e dialogut.
Mendoj se është me rëndësi për njerëzit në të dy vendet që ta kuptojnë pikëpamjen e palës tjetër sepse kur nuk komunikoni, e dini, çdo lloj i frikës del në sipërfaqe dhe njerëzit gjithmonë u frikësohen gjërave që nuk i kuptojnë”.
Ai theksoi se është me rëndësi që procesi të jetë i gjatë i qëndrueshëm dhe që përderisa Forcat e Armatosura të themelohen – që siç thamë, është proces i gjatë – që të jetë forcë shumetnike. Është me rëndësi që pjesëtarët e komunitetit serb dhe komuniteteve tjera të marrin pjesë me të madhe në Forcat e Armatosura siç kanë bërë në FSK dhe në polici, sepse kjo është përvojë që e kemi parë në vendin tonë: është me rëndësi që pjesëtarët e komuniteteve të mendojnë, të shohin, se njerëzit në uniformë i përfaqësojnë ata e jo që janë vetëm forcë e jashtme”.
Më 18 tetor, parlamenti i Kosovës miratoi në parim projektligjet për zgjerimin e përgjegjësive të Forcës së Sigurisë, duke shmangur ndryshimet kushtetuese për shndërrimin e saj në ushtri të Kosovës, ndryshime që u pamundësuan për shkak të kundërshtimit të Beogradit dhe deputetëve serbë.
Marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë u tensionuan kohët e fundit pasi që qeveria e Kosovës vendosi tarifa prej 100 për qind ndaj mallrave serbe si kundërpërgjigje ndaj fushatës së saj kundër shtetësisë së Kosovës.

Vjedhja 20 milionë euro, VOA: Tirana falsifikoi dokumentin e Departamentit të Shtetit të Delaware

Në Shqipëri, dokumentat e publikuar mbrëmjen e së enjtes në emisionin “Të Paekspozuarit” në televizionin “NEËS 24” hedhin hije të forta dyshimi mbi tenderin e zhvilluar për ndërtimin e Unazës së Re të kryeqytetit. Fituesi për realizimin e një prej 3 pjesëve të rrugës, është bashkimi mes kompanisë shqiptare Biba X dhe kompanisë DH Albania, kjo e fundit e rregjistruar në muajin korrik të këtij viti, pak përpara se të hapej tenderi, me përfaqësues të saj një 26 vjeçar shqiptar, Avdiol Dobi. Sipas dokumentave të bërë publikë, të cilët i referohen Qendrës Kombëtare të Biznesit (QKB), kompania DH Albania, është degë e kompanisë Dunwell Haberman, themeluar në shtetin Delaëere të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në qershor të vitit 1998. Për këtë ajo ka depozituar në Qendrën Kombëtare të Biznesit në Shqipëri, një letër nga Sekretari i Shtetit të Delaëare, Jeffrey Bullock, që vërteton aktivitetin e saj në këtë shtet dhe po ashtu dhe datën e themelimit 20 vjet më parë.
Emisioni “Të Paekspozuarit” i është drejtuar Departamentit të Shtetit të Delaëare për të verifikuar të dhënat mbi kompaninë Dunëell Haberman. Përgjigja zyrtare e dhënë nga drejtori i Marrëdhënieve me Komunitetin Doug Denison ka zbuluar se dokumenti i paraqitur pranë institucioneve shqiptare është i falsifikuar. “Dokumentat që ju na keni dërguar nuk janë autentike dhe nuk e kanë origjinën nga zyra e Sekretarit të Shtetit të Delaëare. Vërtetimet për gjendjen e kompanive të cilat Departamenti i Korporatave lëshon, nuk kanë përmbajtje të njëjtë me dokumentat të cilat na keni dërguar. Gjithashtu, dokumentat që ju na keni paraqitur, theksojnë se Dunëell Haberman LLC, është krijuar në 25 Qershor 1998. Të dhënat e Departamentit të Korporatave, tregojnë se ky entitet është krijuar në 25 Qershor 2018, sipas të dhënave publike, bashkëngjitur kësaj letre. Datat dhe numrat e verifikimit, gjithashtu janë ndryshuar në disa vende në dokumentat që ju keni dërguar”, shkruhet në përgjigjen që Departamenti i Shtetit të Delaëare, i ka dhënë emisionit “Të Paekspozuarit”
Drejtuesi i emisionit, Ylli Rakipi tregoi se i ka dërguar Departamentit të Shtetit të Delaëare, dhe aktin e themelimit të kompanisë, dorëzuar në QKB-në shqiptare, ku sërish pretendohet se data e themelimit të kompanisë është 25 Qershor 1998. “Përgjigja e zyrtarëve të Departamentit të Shtetit të Delaëare, qe e njëjtë.

Edhe ky dokument ishte falsifikuar”, u shpreh zoti Rakipi, duke publikuar dhe çertifikatën origjinale të themelimit të Dunëell Haberman, “ku duket qartë se data e themelimit është pikërisht 25 Qershor 2018”. Për më tepër, kompania rezulton të ketë dorëzuar pranë QKB-ës dhe bilance e pasqyra financiare fallso, të viteve 2015, 2016 dhe 2017, ndërkohë që është themeluar në Qershor të vitit 2018.
Në garën për Lotin I të projektit të Unazës së Re, dega shqiptare e kompanisë amerikane, DH Albania, së bashku me kompaninë shqiptare Biba X u shpallën fitues ndërsa konkurrenti i tyre, kompania Vëllezërit Hysa, vetëm sa ishte rregjistruar në garë dhe nuk kishte paraqitur asnjë dokument. DH Albania dhe Biba X (kjo e fundit rezulton të ketë vetëm 7 përqind në këtë konsorcium) fituan me një ofertë që përfaqëson gati 45 përqind të të gjithë investimit, ose pak më shumë se 18 milion euro (pa TVSH).
Partia Demokratike e cila ka hedhur akuza se e gjithë gara është korruptive, një muaj më parë publikoi dokumenta se kompania BIBA X ka qenë nën sekuestro për çështje borxhesh në momentin që ka marrë pjesë në garë, ndërsa për partnerin amerikan se është kompani offshore, me pronarë të panjohur.
Në kundërpërgjigjen e tij Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH) theksonte se “bazuar në veprimtarinë ekonomike të saj në vendin e origjinës, duke mbajtur kategoritë maksimale (kategoria G) për 30 nga 32 kategori punimesh të ndertimit, Dunëell Haberman ofron një gamë gjithëpërfshirëse të shërbimeve inxhinierike dhe teknike në botë dhe ka një staf prej mbi 3500 punonjës”. Ndërsa për kompaninë BIBA X shpjegonte se “plotëson kriteret e dhëna konform dokumentave te tenderit dhe është në perputhje të plote me rregullat e prokurimit publik. Ky operator në asnjë rast dhe në asnjë moment referuar ekstraktit të QKB-së nuk ka qenë në proces falimentimi dhe statusi rezulton aktiv”, u shpreh ARRSH-ja.
Projekti për realizimin e Unazës së Re është shoqëruar me kundërshtimin e fortë të banorëve banesat apo bizneset e të cilëve do të duhet të prishen. Një pjesë e mirë e tyre rezulton të jenë ndërtime pa leje për të cilat, autoritetet kanë premtuar banesa sociale apo një bonus qeraje për tri vite. Ndërsa për ndërtimet që kanë një lejë të rregullt do të bëhet kompensimi sipas ligjeve në fuqi. Por shumë nga banorët nuk e pranojnë këtë zgjidhje. Për gati 5 javë, ata protestojnë duke bllokuar çdo pasdite kalimin në aksin ekzistues, ndërkohë që prishja e ndërtimeve të para ka nisur prej disa ditësh.

Kërcënimet e qeverisë nuk i ndalin studentët e Elbasanit, nisnin marshimin drejt Tiranës

Studentët e Elbasanit denoncojnë se janë përballur me kërcënime nga ana e pedagogëve për shkak të protestës së tyre.
Një prej studenteve thotë për Fax News se shumë prej bashkëmoshatarëve të saj janë përballur me kërcënime se do të ngelen në rast se dalin në protesta.
E megjithatë asgjë nuk i ndal studentët e Elbasanit që të nisen sot drejt Tiranës për t’u bashkuar me studentët e tjerë që protestojnë përpara Ministrisë së Arsimit.
‘’Sot ne jemi më të pakët në numër, pasi ka student që u trembën nga kërvënimet e pedagogëve. Kush del ngë këtu ta harrojë diplomën, unë do tiu ngel, këto kanë qenë disa nga kërcëvimet e pegdagigëve.
Unë i kuptoj studentët e tjerë që kanë frikë, pasi e di sesi funksionon rrjeti i pedagogëve, e megjithatë ne duhet ta shëmbim frikën.
Ne kemi marrë sot një vendim unanim që të nisemi drejt Tiranës, pasi e dimë që bashkimi bën fuqinë. Këtu e bëmë punën tonë, atjke do të bëhet Lëvizja Kombëtare Studentore”, u shpreh studentja.

Rama i mbush brekët, rrethon kryeministrinë me policë nga frika e studentëve

Edhe pse është parashikuar që protesta e studentëve sot të mbahet përpara ministrisë së Arsimit, te kryeministria janë marrë të gjitha masat.
Në ambientet e jashtme të kryeministrisë ka pasur një numër shumë të madh punonjësish të policisë, ndërsa pas saj janë parë edhe dy autoblinda. Rama është ngujuar në Kryeministri ku pritet të zhvillojë një takim me disa njerëz të kulturës. Burimet bëjnë të ditur se frika e protestës së studentëve e ka detyruar të urdhëroj shtimin e forcave të policisë tek Kryeministria.
Sot është dita e tretë e protestës studentore, kërkesat e të cilëve tashmë janë në tavolinën e Lindita Nikollës.
Kanë qenë studentët e Universitetit Politeknik të Tiranës ata që kanë marshuar përgjatë Bulevardit Dëshmorët e Kombit, ndërsa disa prej thirrjeve të tyre në drejtim të Ramës kanë qenë: Nuk jemi ngelës, jemi inteligjenca!

“E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, studentët nisin marshimin!

Ashtu siç paralajmëruan edhe ditën e djeshme, studentët janë hedhur sërish sot në protestë, ndërsa në shenjë kundërshtie kanë bllokuar edhe rrugët.
Studentët e fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës pasi bllokuan kryqëzimin te ‘21 Dhjetori’, ndërsa në duar mbajnë fletë me mesazhe të ndryshme drejtuar Ministrisë së Arsimit, ata nisën marshimin drejt Ministrisë së Arsimit. “U plotësua vetëm një nga kërkesat, por ne nuk ndalemi. Ajo ishte sa për të na mbyllur gojën. Ne nuk do ndalemi. Ne kërkojmë kushte më të mira. Jemi nisur tek ministria e Arsimit. Në rast se do të ketë ndryshime në masë, do t’i bashkohemi”, tha një nga protestuesit.
Ata kërkojnë përgjysim të tarifave të studimit, si dhe një sërë pikash të tjerë. Ndërkohë dje ministria e Arsimit pranoi vetëm një prej pikave, heqjen e tarifave për provimet e mbartura.