Eksperti i Ekonomisë Pano Soko, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, e ka komentuar si vjedhje e madhe skandalin e denoncuar mbrëmjen e sotme, për falsifikimin e dokumentave të Departamentit të Shtetit të Delaware, nga kompania Dunwell Haberman (degë e kompanisë DH Albania), e cila ka fituar tenderin për rindërtimin e Unazës së Madhe.
Soko, falsifikimin e dokumentit e cilëson edhe si një mënyrë për të përfituar nga imazhi i njerëzve dhe kompanive të forta me capital.
“Ideja për ta shitur si një vepër të fshehur pas njerëzve me kapital dhe kompani të forta me imazh të mirë në kohë me eksperiencë, është ideja e parë pse do t’i duhej të hyrë në deformimin dokumentit, vetëm për krijimin e imazhit. Është një vjedhje e hapur, dhe e mirëmenduar ,pasi jo më kot është ndarë në tre lote, dhe pikërisht Loti i parë ka shumën më të madhe“, u shpreh ai.
Eksperti: “Tenderi për Unazën vjedhje e hapur, ja përse u nda në tre lote”
Rama kapet në flagrancë me 20 milionë euro, Lubonja: Prokuroria të arrestojë qeverinë, ose ne!
Analisti Fatos Lubonja i ftuar në emisionin “Të Paekspozuar” teksa ka komentuar megaskandalin për kompaninë Dunwell Haberman, e cila është fituese për rindërtimin e Unazës së Madhe, ka dhënë vetëm dy zgjidhje, ose arrestimin e të ftuarve në studio, ose ata të qeverisë.
“Ose të na arrestojnë ne në studio, ose ata të qeverisë. Mbas dokumentit është ajo no koment, flet vetë dokumenti.
Si kanë guxim që shkojnë deri këtu. Ke kapur policinë, gjithë i ke kapur, ja se ku të cojnë kur mungojnë kontrollet institucione ja si degjeneron një pushtet”, u shpreh Lubonja.
Zbulohet dokumenti, ministrja e Ramës “ekselentja” me mesatare 5.9!
Përpjekja e Edi Ramës, për të mbrojtur ministren e tij ndaj nxënësve, sipas tij ngelës, është një shkarje leksikore dhe kujtesë e pakët. Ministrja Lindita Nikolla, 32 vite më parë, nuk ka qenë studentja ekselente. Lindita Llesh Gjergji, nuk ka qenë aspak e fortëdalluar në universitet, dhe rezultatet e saj ishin të larta, më së shumti në lëndët ushtarake, ato partiake dhe në zbatimin e çdo detyre të organizatës bazë.
Një mesatare specialitetesh 5.9, mesatare e përgjithshme 6.8, dhe shoqërore 7.2, janë të dhënat e tre viteve të para të studentes në fakukltetin e Shkencave të Natyrës, që sipas pedagogëve të saj, ishte e vullnetshme. Studentja Gjergji, ishte e gatshme të kryente çdo detyrë që i ngarkohej nga organizata e rinisë, sigurisht.
Kështu shprehej para 32 vitesh presidenti socialist Rexhep Mejdani, dekani i fakultetit në ato vite, teksa përcillte rekomandimin për studenten, e cila përpiqej të ndërronte degë, nga që nuk po ishte aq e suksesshme në shkencat ekzakte. Në dhjetor të vitit 1986, Gjergji ndërpreu studimet duke shpresuar të kalonte në një tjetër degë më komode për të.
Por kryeministri Rama, duket se nuk ka pasur aspak kujdes të mësojë për mesataret, por më tepër sesa për rezultatet e larta, i duheshin bindja ndaj organizatës së rinisë atëherë, dhe të asaj të rilindjes tani. Zonja ministre prej dy ditësh nuk përballet dot me studentët, ndërsa pret twitterin e shefit të saj kryeministër, për t’u orientuar, se cila do të jetë përgjigjja ndaj të rinjve të universiteteve.
/Shijaktv/
Kryekontrollori i SHBA-ve, Dodaro takohet me Kryetarin e KLSH, Leskaj
Sot më 6 dhjetor 2018, Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, z.Bujar Leskaj takoi në Washington D.C. në zyrën e tij Kontrollorin e Përgjithshëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, z. Gene L. Dodaro, personaliteti më i rëndësishëm i auditimit suprem publik në botë. Z. Leskaj vlerësoi riaktivizimin e bashkëpunimit mes të dyja institucioneve të auditimit të lartë që nga viti 2012 dhe e informoi Kryekontrollorin amerikan për 10 risitë kryesore të zhvillimit të KLSH gjatë viteve 2012-2018, të tilla si ligji i ri integral i institucionit i vitit 2014, në përputhje me standardet e INTOSAI-t, përqëndrimi tek auditimi i performancës, 300 kallzime penale në 7 vjet, ose një kallzim në javë, ose dy herë më shumë se periudha 2004-2011, investimi tek auditimet e teknologjisë së informacionit, konferencat shkencore të KLSH, muaji i hapur me qytetarët, kolana “Botimet e KLSH-së”, shkrimet e audituesve të institucionit në shtypin e përditshëm, etj.
Zoti Leskaj theksoi se standardet e auditimit të Zyrës së Llogaridhënies Qeveritare(GAO), institucionit suprem të auditimit të SHBA-ve, si reflektimi më i saktë i standardeve ndërkombëtare ISSAI, institucioni i KLSH i kishte gjithnjë parasysh. Për këtë, Kryetari Leskaj i tregoi Kryekontrollorit amerikan Dodaro edhe përkthimet në shqip të përmbledhjes së standardeve amerikane, të quajtur “Yellow Book(Libri i Verdhë)”, të botuar si libër nga KLSH në vitin 2016, si dhe botimin e fundit të vitit 2018, përkthimin e përmbledhjes “Green Book(Libri Jeshil)” të GAO-s për standardet e auditimit të brendshëm në qeverinë federale amerikane.
Kryetari i KLSH e informoi kolegun amerikan edhe për zbatimin nga KLSH të përvojës amerikane në fushën e integritetit, nëpërmjet Kodit të Kryetarit të KLSH, ku përfshihet vendimi i titullarit për mos-rikandidim, si dhe projektin, i cili do të zbatohet në muajt e parë të vitit 2019, për botimin e protokolleve të GAO-s në raportet e saj me Kongresin Amerikan, si dhe të përvojës amerikane në ndjekjen e zbatimit të rekomandimeve të institucionit të auditimit suprem publik.
Z. Leskaj u shpreh se kjo vizitë e tij ndërkombëtare, edhe pse e fundit në detyrë, ishte domethënëse, përsa i përket të ardhmes së zhvillimit profesional të audituesve të KLSH dhe të bashkëpunimit ndërkombëtar të institucionit.
Në fjalën e tij, z. Dodaro vlerësoi punën impresionuese të Kryetarit të KLSH në reformimin e institucionit dhe në drejtim të zbatimit të standardeve ISSAI, si dhe falenderoi për botimin në shqip të standardeve të GAO-s, të përfshira në përmbledhjet “Yellow Book” dhe “Green Book”.
Kryekontrollori i SHBA-ve theksoi punën e mirë të KLSH në drejtim të fitimit të dijeve në auditim, nëpërmjet botimeve të standardeve të fushës dhe shkëmbimit të eksperiencës me institucionet supreme të auditimit partnere.
Në takim ishte i pranishëm edhe Drejtori i Planifikimit Strategjik në GAO, z. Blockwood, i cili, nga ana e tij cilësoi të suksesshëm bashkëpunimin e KLSH me Qendrën e Ekselencës në Auditim të GAO-s, të konkretizuar me ardhjen në Tiranë të Drejtoreshës së Qendrës, zj. Janet St. Laurent dhe dhënien nga ana e saj të një leksioni për audituesit shqiptarë, si dhe të programeve disamujore të trajnimit “Fellowship” të 5 audituesve shqiptarë në zyrat e GAO-s.
Z. Blockwood u shpreh se vizita të tilla të ekspertëve amerikanë për të ngritur kapacitetet e audituesve shqiptarë do të vijojnë edhe në të ardhmen. Ai cilësoi se numri i rradhës i Revistës së INTOSAI-t “INTOSAI Journal”, që botohet nga GAO, do të ketë një hapësirë të veçantë kushtuar risive të KLSH në veprimtarinë audituese.
Nga ana e tij, Kryekontrollori Dodaro i uroi z. Leskaj suksese në detyrat e tij të ardhshme dhe e inkurajoi për projektin e tij individual me Zyrën Kombëtare të Auditimit të Polonisë(NIK) për shkëmbimin e eksperiencës në auditim, si dhe u shpreh i sigurtë se bazat e shëndosha të bashkëpunimit, të ngritura mes GAO-s dhe KLSH-së do të vijojnë të japin frutet e tyre edhe në të ardhmen.
Që nga viti 2015, ky është takimi i tretë zyrtar i dy drejtuesve të auditimit suprem publik të Shqipërisë dhe SHBA-ve në zyrën e drejtuesit të GAO-s në Washington, pas disa takimeve në Kongreset INCOSAI dhe në simpoziumet kryesore të INTOSAI-t.
Skandali/ Shehaj: Kompania del parking, e krijuar dy muaj para projektit të Unazës së Re
Pas zbulimit të megaskandalit në emisionin “Të Paekspozuarit” në News24, lidhur me kompaninë Dunwell Haberman (kompania mëmë e DH Albania) e cila është fituese e lotit të parë prej 18 milionë euro për rindërtimin e Unazës së Madhe, të ftuarit kanë bërë analizën e tyre.
Gazetari Andi Bushati tha se pyetja se, “a kemi të bëjmë me një vjedhje apo jo ekziston prej dy muajsh”.
Ai u shpreh se, “jo vetëm kemi të bëjmë me një vjedhje, por duam të dimë se ku do përfundojnë këto para”.
“Prej dy muajsh, që kur banorët janë ngritur në protestë, kemi ngritur një pikëpyetje, kemi apo jo vjedhje që në 2.2 km rrugë harxhohen 40 mln euro.
Jo vetëm kemi të bëjmë me një vjedhje, por duhet menduar se ku po përfundojnë këto lekët e grabitura. Sot kemi gjënë e prekshme që ja ku do shkojnë këto para”, tha Bushati.
Ndërsa deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj, tha se kishte bërë hetime në lidhje me kompaninë që kishte marrë tenderin
“Kur ti dëgjon që një nga kompanitë që ka fituar tenderin është një nga kompani është offshore, duhet parë kush është ky. Koncesionet i kanë fituar të gjithë oligarkë shqiptarë, s’ka fare të huaj në këto 5 vite. Rama ndan pushtetin. Flitet për kompani, që nuk ekzistojnë fare. Shof në Google Maps, kompania më del në një parking. Kontrolloj t’i vërtetoj, kërkoj informacione, dhe shumë thjeshtë dhe më del që kjo kompani është krijuar në vitin 2018”, tha Shehaj.
Video e protestës madhështore të studentëve të Universitetit të Elbasanit që e çensuruan mediat!
Ish-Kryeministri Berisha ka publikuar një video të protestës madhështore të studentëve të Elbasasnit e cila u çensurua nga mediat me urdhër të Ramës. Berisha ka publikuar edhe emsazhin e një studenti nga Elbasani, i cili i ka dërguar edhe videon.
Postimi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha
Protesta madheshtore antiqeveritare e studenteve te universitetit te Elbasanit qe e çensuruan mediat!
Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e studentit dixhital! sb
Përshëndetje! Ju lutem nqs ka mundësi publikojini këto pamje, pasi ky është realiteti në qytetin e Elbasanit në ditën e sotme dhe jo ato që transmetojnë mediat dhe duket sikur e bejne qëllimisht duke transmetuar momente të kapura me pak student por realiteti është tek kjo video të gjithë studentët duike reaguar ndaj kësaj qeverie.
Protesta madheshtore antiqeveritare e studenteve te universitetit te Elbasanit qe e çensuruan mediat!Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e studentit dixhital! sbPërshëndetje! Ju lutem nqs ka mundësi publikojini këto pamje, pasi ky është realiteti në qytetin e Elbasanit në ditën e sotme dhe jo ato që transmetojnë mediat dhe duket sikur e bejne qëllimisht duke transmetuar momente të kapura me pak student por realiteti është tek kjo video të gjithë studentët duike reaguar ndaj kësaj qeverie.
Gepostet von Sali Berisha am Donnerstag, 6. Dezember 2018
Skandali/ Rama drejt burgut, falsifikoi letrën e Sekretarit të Shtetit të Delaware të SHBA-së
Emisioni “Të Paekspozuarit”, ka arritur të zbulojë një mega skandal, lidhur me kompaninë Dunwell Haberman (kompania mëmë e DH Albania) e cila është fituese e lotit të parë prej 18 milionë euro për rindërtimin e Unazës së Madhe.
Kjo kompani ka depozituar në Qendrën Kombëtare të Biznesit në Shqipëri, një letër nga Sekretari i Shtetit të Delaware, Jeffrey Bullock, për të vërtetuar se kompania është themeluar në vitin 1998.
Por, “Të Paekspozuarit”, ka zbuluar se ky dokument është i falsifikuar.
Ne kontaktuam Departamentin e Shtetit të Delaware, për të vërtetuar autenticitetin e dokumentit që ka depozituar në Shqipëri, kompania offshore. Përgjigja që morëm prej tyre ishte shokuese.
Ja cila është ajo:
“Pas konsultimit me Departamentin e Korportave të Delaware, unë mund t’ju deklaroj se dokumentat që ju na keni dërguar, nuk janë autentike dhe nuk e kanë origjinën nga zyra e Sekretarit të Shtetit të Delaware.
Nga të dhënat e gjurmimit të brendshëm, nuk u gjet asnjë dokument për vërtetimin e gjendjes së entitetin në Delaware të cilit i referoheni (Dunwell Haberman LLC), që të jetë lëshuar në datën ose rreth datës së shënuar në dokument.
Për më tepër, vërtetimet për gjendjen e kompanive të cilat Departamenti i Korporatave lëshon, nuk kanë përmbajtje të njëjtë me dokumentat të cilat na keni dërguar.
Gjithashtu, dokumentat që ju na keni paraqitur, theksojnë se Dunwell Haberman LLC, është krijuar në 25 Qershor 1998. Të dhënat e Departamentit të Korporatave, tregojnë se ky entitet është krijuar në 25 Qershor 2018, sipas të dhënave publike, bashkëngjitur kësaj letre.
Datat dhe numrat e verifikimit, gjithashtu janë ndryshuar në disa vende në dokumentat që ju keni dërguar.
Brenda mundësive tuaja, ju lutem më dërgoni informacion lidhur me burimin e këtij informacioni mashtrues. Faleminderit për kërkesën tuaj.
Sinqerisht,
Doug Denison
Drejtor i Mardhënieve me Komunitetin
Departamenti i Shtetit të Delaware “
Njëkohësisht emisioni “Të Paekspozuarit”, i dërgoi Departamentit të Shtetit të Delaware, aktin e themelimit të kompanisë, dorëzuar në QKB-në shqitpare, ku sërish pretendohet se data e themelimit të kompanisë është 25 Qershor 1998.
Përgjigja e zyrtarëve të Departamentit të Shtetit të Delaware, qe e njëjtë. Edhe ky dokument ishte falsifikuar.
Akti i themelimit të kompanisë, i dorëzuar në QKB, i falsifikuar:
Vini re se dokumenti origjinal, lëshuar nga zyra e Sekretarit të Shtetit të Delaware, konkretisht Divizioni për Korporatat, është depozituar në orën 11:37 të paraditës, në datën 25 Qershor të vitit 2018. Ndërsa në dokumentin e falsifikuar dhe të dorëzuar nga kompania offshore në QKB-në e Shqipërisë , figuron se depozitimi i dokumentit të themelimit është bërë në orën 11:37 të paradites në datën 25 Qershor të vitit 1998.
I njëjti falsifikim është bërë në fund të dokumentit. Vini re se origjinali ka të shënuar si datë të themelimit të kompanisë vitin 2018, ndërsa dokumenti i falsifikuar mban vitin 1998.
Dokumenti origjinal:
Ky falsifikim shokues, e ka ndihmuar kompaninë Dunwell Haberman, të fitojë lotin prej 18 milionë euro të tenderit për rindërtimin e Unazës së Madhe, duke krijuar imazhin e rremë se kjo është një kompani 20 vejcare dhe me eksperincë në projektet e infrastrukturës. E vërteta është se kjo kompani është themeluar në 25 Qershor 2018, vetëm dy muaj përpara zhvillimit të tenderit, pra qartazi, ajo është krijuar enkas për të fituar këtë tender.
/TPZ.AL/
Nesër edhe gjimnazistët përkrah studentëve në protestë!
Për protestën e ditës së nesërme përfaqësi nga të gjjithë gjimnazet e kryeqytetit kanë deklaruar, se do të braktisin mësimin dhe do bashkohen me studentët në mënyrë të organizuar dhe në bllok.
Por duket se kjo situatë që po agravon me shpejtësi ka vënë nën panik kryeministrin Edi Rama, i cili ka urdhëruar ministrinë e Arsimit që të përdorin çdo mënyrë për të ndaluar shtrirjen e protestës, edhe mes shkollave të mesme.
Që ditën e sotme kanë nisur reprezaljet dhe kërcënimet nga drejtuesit e e shkollave të mesme në Tiranë.
Syri.net sjell një rast (i denoncuar ne redaksi) të ndodhur sot në gjimnazin Qemal Stafa. Drejtoresha e kësaj shkolle pasi ka kërcënuar të gjithë nxënësit e shkollës që drejton të ciëlët i janë bashkuar studentëve, ka bërë telefonata shantazhuese, edhe me prindërit e tyre.
Por shihni në foton e mëposhtme komunikimin e nënës, me vajzën gjimnaziste, për të cilën drejtoresh është “ankuar” se ka ikur nga mësimi.
Pasi sigurohet se fëmija e saj është në protestë dhe jo diku tjetër; për një kauz që vitin tjetër do të jetë edhe e saja kur të bëhet studente, në vend që të mbajë anën e drejtoreshës shantazhuese, inkurajon të bijën.
Duhet të keni besim për kauzën, që të fitoni!
Presidenti Meta rrëfen pse përzgjodhi Vitore Tushën për kreun e ri të KLSH
Presidenti i Republikës, Ilir Meta i ftuar sot në emisionin “I Ftuari” të gazetarit Endri Xhafo, në televizionin “A2 News”, ka sqaruar arsyet pse përzgjodhi zonjën Vitore Tusha si kandidate për postin e Kryetarit të ri të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Sipas kreut të shtetit, Tusha nuk ka asnjë lidhje me mosfunksionimin aktual të KED-së, ndërsa ka shtuar se ka bërë një përzgjedhje shumë të mirë duke renditur edhe arsyet që sipas tij janë “për shkak të eksperiencës, përvojës, ‘vetting’-ut që kjo zonjë e ka kaluar dhe për shkak se asnjëherë s’ka pasur angazhim të njëanshëm politik, partiak, administrativ, e me radhë”, është shprehur Meta.
PJESË NGA INTERVISTA
Gazetari: Kam përshtypjen që ngërçi nuk është vetëm për KED-në por është për të gjitha institucionet e drejtësisë. Ju keni propozuar zonjën Vitore Tusha për postin e Kryetarit të KLSH-së, por zonja Tusha është gjithashtu dhe kandidate për KED…
Presidenti Meta: Nuk kemi të bëjmë me një ngërç në rastin konkret, kemi të bëjmë me keqinterpretim të një situate, ku zonja Tusha nuk ka asnjë lidhje me mosfunksionimin e KED-së deri tani. Kjo është një përgjegjësi e dikujt tjetër apo e aktorëve të tjerë, të cilët duhet ta kishin mbledhur KED-në , por dhe duhet ta kishin vënë në lëvizje për të përmbushur detyrimet e saj, që nga çështja e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese edhe institucioneve të tjera, për të cilat ajo ka përgjegjësi. Mund t’ju sqaroj, që zonjës Tusha i ka përfunduar mandati që në mars 2017.
Ajo në çdo moment mund të ishte larguar siç kanë zgjedhur dhe kolegë të caktuar të saj, anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, por nuk e ka bërë këtë gjë për përgjegjësi të saj. Ashtu sikurse mund të ishte larguar edhe për t’iu shmangur procesit të ‘vetting’-ut, që ajo e ka realizuar në mënyrë tepër të suksesshme, pa asnjë kontestim. Zonja Tusha nuk ka të drejtë as të marrë një mandat të dytë për anëtare të Gjykatës Kushtetuese dhe kjo nuk përbën asnjë lloj pengese për KED-në në çdo rast.
Gazetari: Propozimin tuaj për zonjën Tusha, si e shihni?
Presidenti Meta: Propozimi im mendoj ka qenë më i miri i mundshëm për të gjitha arsyet që kanë të bëjnë me kriteret sipas vlerësimit tim, që duhet të ketë një drejtues i KLSH-së në këtë situatë që e forcon pavarësinë e këtij institucioni. Mos harrojmë që ky është institucioni që bën auditimin e institucioneve të tjera publike në vend dhe zonja Tusha e ka kaluar ‘vetting’-un e saj me sukses.
Gazetari: Si do të jetë fati i propozimit të Presidentit?
Presidenti Meta: Kjo nuk është një përgjegjësi e Presidentit. Presidenti ka përgjegjësi për përzgjedhjen. Mendoj që përzgjedhja është shumë e mirë, për të gjithë këto elementë që unë i thashë; për shkak të eksperiencës, përvojës, ‘vetting’-ut që kjo zonjë e ka kaluar dhe për shkak se asnjëherë s’ka pasur angazhim të njëanshëm politik, partiak, administrativ, e me radhë.
Nesër protestë e madhe, studentët publikojnë axhendën!
Studentët kanë paralajmëruar një tjetër protestë të madhe ditën e nesërme nga Ministria e Arsimit para kryeministrisë. Ata kanë publikuar sot dhe axhendën se nga do të nisen, për t’u bashkuar në fund të gjithë para kryeministrisë në orën 10:00.
Studentët janë shprehur qartë se nuk kanë ndërmend të tërhiqen nga kërkesat e tyre që është ajo për arsim falas dhe kushte më të mira mësimdhënieje.
Këto janë kërkesat e studentëve drejtuar Ramës:
Arsim Falas…
Kushte më të mira mësimdhënieje.
Kushte më të mira në konvikt.
Kujtojmë që ditën e stome studentët arritën që të detyrojnë ministren Nikolla që të tërheqë mbrapsht VKM-në e cila detyronte studentët që të paguanin tarifë shtesë për provimet.