29.5 C
Tirana
E diel, 17 Gusht, 2025

Studentët nuk janë jetimë!

Nga Enver Bytyçi

Sot në Universitetin “Aleksandër Moisiu” studentët organizuan një protestë. Shkova që t’i mbështes ata. Por nga 400 pedagogë, ishim aty 4 prej tyre! Akademikët u fshehen. Disa kalonin aty pranë dhe ironizonin. Një turmë studentësh filluan të provokojnë protestuesit. Ishte e qartë se ata po luanin rolin e grevëthyesit. Thërrisnin kundërparulla, hidhnin batuta ndaj studentëve protestues dhe akuzonin se “Protesta ishte e politizuar”!
Kjo situatë vazhdoi deri në orën 11.20 minuta, kur dikush u largua prej godinës qendrore të Kampusit në Spitallë. Sapo makina kaloi postbllokun studentët provokatorë e grevëthyes u zhdukën. Po mos e kisha parë me sy këtë skenë, nuk do ta kisha besuar!
Prej këtij momenti protesta mori gjallërinë e vet. Studentët e grmubulluar sfiduan grevëthyerjen dhe ia arritën qëllimit!
Me këtë rast kam disa këshilla dhe sugjerime:
– Mos i nxitni studentët dhe rininë kundër njëri-tjetrit. Ky do të ishte fundi i procesit të rrënimit të shoqërisë sonë!
– Hiqni dorë nga grevëthyerja. Kjo është metoda më antidemokratike dhe më dinake e pushtetit!
– Një lutje për kolegët e mij pedagogë dhe akademikë: – Ju mund t’i përkisni bindjeve të ndryshme politike, por ne jemi në auditore, sepse studentët janë aty! Ne u mësojmë atyre se si në Athinën e Lashtë të Perikliut njerëzimi fitoi të drejtën e protestës. E nga ana tjetër u japim mesazhet e nënshtrimit! Mos i përbuzni ata. Studentët kanë nevojë për ju, për fjalën tuaj, për mbështetjen tuaj! Së paku mos u tallni me hallet e sakrificën e tyre!
– Askush të mos guxojë t’i fyejë studentët, sepse fyerja nuk harrohet gjatë gjithë jetës!
– Një lutje për vetë studentët: – Kërkoni që të gjithë doktorët e shkencave dhe profesorët të publikojnë punimet e tyre shkencore e t’i nënshtrohen ekspertizës, si dhe kontrollit të imtë! Ndryshe do ushqeheni me paditurinë dhe mashtrimin!
– Ndërsa në fund një lutje për rektoratin dhe drejtuesit e tjerë: – Pastrojeni universitetin nga ndikimi dhe kërcënimi i bandave dhe kriminelëve që janë fut brenda tij!

Bejtja shpërthen ndaj Ramës: Ke frikë me hap Facebook se është bërë Kryeministri si qentë e lagjes

Përmes një postimi në Facebook gazetari Andi Bejtja ka sulmuar kryeministrin Rama duke e krahasuar me qentë e lagjes.
Në një postim në Facebook Bejtja shkruan se, e di që kjo nuk është humane dhe se nuk ka të bëjë me botëkuptimin e tij, por shton se nuk gjen mënyrë për të shprehur më mirë atë po bën kryeministri i cili sipas tij “është bërë si qentë e lagjes”.
“Kam respekt per çdo lloj qeni te çfaredo lloj race te jete, dhe kjo qe do them e di qe nuk eshte humane dhe nuk ka te bej me botkuptimin tim po fatkeqesisht nuk gjej menyre tjeter per ta shprehur me mire; ke frike me hap Facebook se eshte bere Kryeministri si qente e lagjes: kush kalo i gju me shqelm… Si u shkri gjithe ajo keshtjelle propagande sa hap e mbyll syte…”, shkruan Bejtja në Facebook.

Basha: Bejta vazhdon! Shqiptarët e kanë kuptuar që është bashkimi ai që do rrëzojë këtë qeveri

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, ishte sërish sonte në protestën e banorëve të Unazës së Re mbrëmjen e sotme. Në një prononcim për mediat ai tha se sot jo vetëm banorët e Unazës së re, por edhe studentët janë ngritur kundër kësaj qeverie.
Sipas tij sot të rinjtë dhe shqiptarët e kanë kuptuar që i vetmi projekt i kësaj qeverie dhe këtyre kriminelëve është grabitja.
Ai tha se projekti i vetëm i Ramës është që ta lërë këtë popull në injorancë dhe t’i vjedhë më lehtë, por sot shqiptarët e kanë kuptuar dhe po qëndrojnë.
Kemi protestën tek Unaza e Re, protestën në Shkozë, tek Bulevardi i ri, kemi dhe protestën e studentëve. Të gjitha këto protesta i bashkon një qeveri që ka në programin e saj vetëm grabitjen dhe asnjë arsye tjetër. Këtu tek Unaza e re ka një aferë të madhe korruptive. Ajo që ka ndodhur sot në protestën e studentëve është një stepje e kësaj qeverie, sepse ju është prishur rehatia. Studentët ju prishën rehatinë. Ata duan të vjedhin në rehati. Studentët kërkojnë ulje të tarifave, pr qeveria nuk do t’ia dijë. Ky që mori Elvis Roshin, Mark Frroku, Saimir Tahirin dhe dhjetëra kriminelë të tjerë, ju thotë banorëve shpellarë.
Pse e bën këtë? Sepse këta njerëzi i kanë prishur rehatinë. Ky ka vetëm një politikë grabitjen, nuk ka politikë tjetër. Rama nuk investon tek arsimi, por ka çuar 40 milionë euro tek Sheshi Skënderbej, por shihni se si janë konviktet dhe kushtet e studentëve. Rama po vjedh me oligarkët e tij dhe po i çon në parajsa fiskale. Edi Rama i do shqiptarët injorantë sepse kështu vidhen më kollaj. E vetmja mënyrë për ti bërë ballë kësaj qeverie është bashkimi. Shqiptarët e kanë kuptuar që është bashkimi ai që do rrëzojë këtë qeveri.
Bejta vazhdon. Detyra ime dhe detyra juaj është t’u tregojmë shqiptarëve se ky kryeministër nuk merret me gjë tjetër vetëm me vjedhje. Të rinjtë e kanë kuptuar këtë janë bashkuar, dhe sot kanë arritur një sprapsje të parë dhe i kanë prishur terezinë hajdutëve. Ashti siç ju kanë prishur rehatinë hajdutëve edhe në Unazën e Re. Rama e bën biznesin me ata që kanë 4 klasë. Edhe ata oligarkët me 4 klasë janë. Jam shumë i lumtur sot që studentët ditën të tregojnë forcën e bashkimit.

Pedagogu Mark Marku: Mbështes protestën e studentëve, këto politika arsimore po e çojnë në kolaps Universitetin

Shefi i Departamentit të Gazetarisë në Fakultetin e Histori-Filologjisë, Mark Marku ka bërë një analizë të protestës së studentëve ditën e sotme.
I ftuar në studion e lajmeve në Neës24, Marku u shpreh se, kjo ishte lëvizja më e madhe në universitetet shqiptare që pas vitit ’90. Ai tha se nuk e shihte aspak politike këtë protestë dhe sipas tij është më shumë një mllef i gjithë shoqërisë në gjithë këto vite.
“Shenjë pozivite, që ka reagim masiv, mbas vitit ‘90 është lëvizja më e madhe në universitetet shqiptare. Unë e shikoj ashtu siç është, reagim i drejtë i studentëve për një tarifë të padrejtë. Studentetët do paguanin një kuotë shtesë për çdo provim, disave u duket kuotë e pakët, por duhet të kemi parasysh që studentët tanë u përkasin shtresave në nevojë. Çdo lekë që u shtohet është i tepërt për ta”, tha Marku.
-A kanë kërkuar universitetet kuotë shtesë për orët shtesë?
“Ne nuk paguhemi për provimet, nuk janë pjesë e normës, ne kemi një pagë fikse dhe paguhemi. Provimet nuk futen aty, tek normat shtesë. Universiteti nuk ka asnjë shpenzim shtesë. Studentët paguajnë një kuotë që arrin një shifër në vit, dhe kjo tarifë shtesë ishte e kotë, nuk ka logjikë. Ishte reagim shumë i drejtë nga studentët. Si pedagog mendoj se jam në mbështetje të tyre”.

-Ju në auditor keni parë pakënaqësi nga studentët?
“Patjetër që është shprehur. Ka 5 vite që themi që këto politika arsimore do e çojnë në kolaps universitetin, por puna është që rëndojnë mbi studentin. Ne kemi thënë që nëse ndiqen këto politika, do shkojnë në këto rezultate. S’më vjen mirë që realizohen ato që kemi thënë në këto 4 vite. Nuk e dinim që studentët do reagonin kështu. Por problemet e studentit janë të mëdha. Dhe vështirësitë financiare janë po ashtu të shumta. Kjo ka të bëjë me një zinxhir veprimesh të qeverisë që solli reagimin. Kjo protestë do duhej të ishte te kryeministria. Janë politikat e qeverisë shqiptare që janë arrogante, taksim 100-fish, mungesë perspektive. Të gjithë kanë ikur nga Shqipëria. Studentët po reagojnë për të drejtat e tyre, për teatrin kombëtar, po reagojnë se po shprehin një reagim të përgjithshëm të shoqërisë. Po reagojnë për gjithçka ka ndodhur në këto vitet e fundit. Nuk më duket aspak politike”.

Protesat e studentëve si leksion demokracie!

Studentët në Shqipëri janë një grup interesi i konsiderueshëm (aktualisht duhet të jenë rreth 120 000 mijë) në drejtim të interesave akademike, sociale, kulturore dhe ekonomike. Ata pothuaj ishin harruar që janë një grupim që nëse janë të vendosur dhe nëse reagojnë trysnojnë shumë dhe fort drejtues të institucioneve të arsimit të lartë, qeveritarë, apo njerz të pushtetshëm sado arrogant qofshin ata.
Stduentët dhe lëvizjet e tyre studentore vazhdimisht përgjatë historisë kanë një vend të rëndësishëm sa i përket zhvillimeve demokratike të vendeve të ndryshme ku ata kanë zhvilluar aktivitetin e tyre. Protestat e tyre kanë pasur synime nga më të ndryshmet që nga fitimi i të drejtave dhe lirive të munguara deri në ndryshimin e rendit politik të një vendi. Një gjë është e sigurt nëse studentët janë të vendosur në arritjen e kërkesave të tyre nuk ka qeveri dhe pushtet që mund t’u rezistoj sado i egër të jetë ai. Shembulli më i qartë është padiskutim Shqipëria. Studentët e Dhejetorit 90-të ishin katalizatorët më të shkëlyer të shembjes së një sistemi diktatorial, të egër dhe vendosjes së një sistemi politik të ri si demokracia pluraliste. Moto e tyre “E duam Shqipërinë si gjithë Europa” ishte marshi i mijëra të rinjve të cilët me energjinë dhe vendosmërinë kërkonin të realizonin ëndrrën e tyre për një vend të lirë dhe të zhvilluar.
Sot pas gati 3 dekadash janë sërish ata, studentët të cilët përmes kësaj thirrje arritën të shkundin arrogancën qeveritare duke u shëndërruar kështu dhe kjo sërish në muajin e Dhejtori dhe në prag të Ditës Kombëtare të Rinisë. Studentët arritën të shëndërrohen në ngjarjen kryesore të kësaj jave dhe të këtij muaji duke frikësuar kështu pushtetin i cili duke bërë një hap pas tenton të ulë vrullin e reagimit të tyre në një stinë protestash dhe pakënaqësie të studentëve dhe mbarë qytetarëve.
Ata që janë në shesh protestojnë edhe për ata që për 1000 mijë arsye nuk dalin dot, për ata që ju i quani ngelsa Gjermania i thith në tregun e punës edhe për ata që problemet ekonomike i kthyen në krah pune për të mbajtur frymën gjallë, packa se duhet të ishin me moshë në auditore!

Minisitria e Arsimit, Sporteve dhe Rinisë deklaroi se është e gatshme se jo vetëm që do të anullonte VKM të cilën e kanë kërkuar Rektorët por që është e gatshme të ndryshojë edhe ligjin për arsimin e lartë, ku të mund të fusë studentët në Bordin e Administrimit të universiteteve.
E thënë kështu ministrja Nikolla është në mbështetje të studentëve. Në fakt minstrja jo vetëm që nuk është në mbshtetje të studentëve por ajo po manifeston qartësisht frikën nga masiviteti i kësaj proteste dhe nga të drejatat e studentëve të cilat janë nëpërkëmbur në mënyrë të vazhdueshme përgjatë këtyre viteve. Me ligjin e ri të arsimit të lartë përfaqësimi i studentëve është reduktuar në mënyrë të ndjeshme.
Nga 20% e votës totale për zgjedhjen e autoriteteve drejtuese të institucioneve të arsimit të lartë publik (dekan dhe rektor) kjo përqindje u zvogëlua në 15. Përfaqësuesi i studentëve në Këshillin e Adminstrimit (sot Bordi i Administrimit) i zgjedhur nga këshillat stduentor në nivel universiteti me ligjin e ri u hoq.
Këshillat studentor nga një institucion i krijuar përgjatë viteve 2008 – 2011 me një sakrificë jot ë vogël, me ligjin e ri dhe praktikave të tjera rregullative dhe administrative jo vetëm që nuk fuqizohen si një mekanizëm i demokracisë universitare dhe të sistemit arsimor dhe tërë shoqërisë në tërësi por ato sfumohen. Minsitria e Arsimit nuk financuar asnjë lek dhe nuk ka dhënë asnjë mbështetje për Këshillin Kombëtar të Studentëve sepse i tremben presionit që mund të krijojë ky institcion.
Sot ka një vullnet për të ndryshuar ligjin që në fakt shpresoj të mbetet një vullnet real dhe mos të ndryshojë me largimin e studentëve nga sheshi por a nuk do ishtë më mirë që në vendimëmarrjet që afektojnë studentët (qofshin këto VKM një pjesë e të cilave akoma mungojnë; Urdhëra; Udhëzime; apo rregullore të caktuara të cilat afektojnë universitetin dhe padiskutim studentët dhe interest e tyre).

Kjo nismë e studentëve, e cila papritur u shëndërrua në një shpresë për cdo shqiptar i cili kërkon një universitet më të mirë, kushte të konvikteve së paku dinjtoze, respektimin e të drejtave për informim dhë për përfshirjen në proceset e vendimëmarrjes, më shumë cilësi, më shumë transparencë. Pra kërkesa e studentëve është e qartë më shumë DEMOKRACI në universitet. Pa diskutim kjo gjë do të reflektojë edhe në shoqërinë shqiptare.
Shpresoj shumë që stduentët të arrijnë së paku të rifitojnë të drejtat e tyre të përfaqësimit dhe të vazhdojnë me këmbëngulje protestën për realizimin konkret të kërkesave të tyre. Ky do të ishte një mekanizëm i domosdoshëm për zgjimin e sensit të reagimit të të rinjve dhe shoqërisë sonë në tërësi për padrejtësitë që ata ndeshin cdo ditë.
Është koha që dhe drejtuesit politikë apo ushtrues të funksioneve shtetërore e sidomos atyre më natyrë politike të reflektojnë thellë duke kuptuar se performanca e sejcilit është kaq e dobët në drejtim të transparencës, cilësisë së vendimeve dhe punës së tyre në sistemet përkatëse sa të rinjtë shqiptarë po largohen në mënyrë masive nga vendi.
Kjo javë, studentët shqiptarë duhet të shërbejnë si një leksion për drejtuesit politik për të riorientuar punën e tyre në përputhje me kërkesat e të rinjve dhe ëndrrës së tyre të hershme “Ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa”, ndryshe ata kanë vetëm një fat, përmbysjen.
Dr. Qamil Dika, pedagog

Basha: Studentët ia prishën rehatinë hajdutëve!

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka mbështetur studentët e universiteteve publike, të cilët prej dy ditësh janë ngritur në protestë.
Nga zona e Unazës së Re, teksa ishte përkrah banorëve që protestojnë kpë dëmshpërblimin e banesave të tyre, Basha tha se, tashmë hajdutëve iu është prishur rehati.
“Tani vijmë tek protesta e studentëve. Edi Rama nuk investon për arsimin. Lekët që duhet të shkonin për të arsimuar rininë, shkojnë në vend tjetër. Gjithçka nis nga rinia. Dhe kësaj mund t’i kundërvihemi me bashkim. Të rinjtë e kanë kuptuar, do i përshëndes nga zemra. Kanë arritur që të krijojnë një shtangie. I ka pritur rehatin hajdutëve”, tha Basha.

Revolta te Unaza e Re, banorët: Nuk dalim nga shtëpitë që t’ua lëmë ato oligarkëve të Edi Ramës

Banorët e Unazës së Re dolën sërish në protestë duke kërkuar dëmshpërblim të plotë për banesat dhe pronën e tyre.
Sot është dita e 33-të që banorët e Unazës së re dalin në protestë, dhe deklarojnë se nuk ka ndërmend të tërhiqen deri sa të realizojnë të gjitha kërkesat e tyre.
Në mbështetje të protestës së tyre ka shkuar edhe kreu i PD, Lulzim Basha, si dhe deputetët e opozitës.
‘O Edvin o tradhtar, ti je një copë gomar’, ‘Me gjakun tonë ushqehet krimi’, “projekt hajdutësh’, këto kanë qenë disa nga thirrjet e banorëve të Unazës së re në ditën e 33-të të protestës së tyre.
Protestuesit janë shprehur të bindur se do të rezistojnë dhe nuk do dalin nga shtëpitë e tyre dhe t’ua lënë ato oligarkëve të Edi Ramës.

Mediat ndërkombëtare jehonë protestës: Po shtrihen në të gjithë vendin, janë me mijëra

Mediat ndërkombëtare i kanë bërë jehonë sot protestës së studentëve duke e lexuar vendimin e qeverisë si të mangët për plotësimin e kërkesave të tyre. New York Times thotë se numri i studentëve që po protestojnë është me mijëra dhe se nuk do të tërhiqen nga protestat deri në realizimin e plotë të kërkesave të tyre.
Shkrimi i plotë
Qeveria shqiptare tha të mërkurën se do të anullojë disa kërkesa të studentëve si ajo e një pagesë të dyfishtë për provime të përsëritura, por tha se nuk mund të bënte asgjë për nivelin e tarifave të shkollimit, sepse këto janë të vendosura nga institucionet individuale, të cilat janë pjesërisht të mbështetura nga vetë qeveria.
Mijëra studentë të universiteteve publike kanë bllokuar një rrugë kryesore në kryeqytet, Tiranë, duke protestuar përpara Ministrisë së Arsimit. Ata thonë se do të bojkotojnë shkollën derisa kërkesat e tyre të pranohen.
Protestat po zhvillohen edhe në qytete të tjera.

Beteja finale, nesër studentët marshojnë nga ministria drejt Kryeministrisë

Pas tërheqjes së qeverisë nga VKM-ja për tarifat e provimeve të mbartura, studentët e kanë përfunduar protestën për sot, por ata thonë se do të mblidhen sërish nesër për të vijuar rezistencën e tyre deri sa të plotësohen edhe 4 kushtet e tjera.
“Nesër në orën 8 mblidhemi tek ministria dhe marshojmë deri kryeministrisë. Dekanët e fakulteteve të mbajnë përgjegjësi për të plotësuar kushtet për institucionet”, tha një përfaqësuesve të Këshillit Studentor.
Studentët kërkojnë gjithashtu edhe përgjysmim të tarifave për shkollimin e tyre. Por Ministria e Arsimit ka thënë se kjo është dicka që vendoset nga vetë fakultetet, jo nga qeveria. Të presim se si do të rrjedhin nesër zhvillimet.
Studentët nuk tërhiqen nga protesta e tyre pavarësisht se ministrja Lindita Nikolla u shpreh se do të shfuqizohet VKM për taksën e provimeve të mbartura.
Ata tani kërkojnë arsim publik falas.
Me thirrjet ‘arsim publik falas’, ‘Ne nuk dorëzohemi’ studentët vazhdojnë të protestojnë para godinës së Ministrisë së Arsimit prej orës 10:00 të paradites së sotme.
‘Ne duam shkresë zyrtare me katër kërkesat dhe nuk tërhiqemi. Të përgjysmohen tarifat.
Ajo tarifë për provimet e mbartura ishte kryesore, por duhet të plotësohen edhe kërkesat e tjera. Do vazhdojmë protestat’- thonë studentët.

Mbetësi më i madh në këtë vend jeni ju z. Rama

Albanian Prime Minister Edi Rama and his Serbian counterpart give a press conference after their meeting in Belgrade on November 10, 2014. Rama arrived on November 10 as the first Albanian prime minister visiting Serbia in 68 years, amid tensions risen over recent football incidents showing the fragility of region's stability. AFP PHOTO / ANDREJ ISAKOVIC (Photo credit should read ANDREJ ISAKOVIC/AFP/Getty Images)

Ergys Mërtiri

Ne nuk paguajmë për studentët mbetës, tha Kryeministri dje si përgjigje ndaj protestës studentore kundër tarifave për lëndët e vjeshtës.
Strategjia e tij për të njollosur çdo protestë është e njëllojtë. Gjej një term ofendues, baltosi protestuesit, përçaji me pseudoprotestues të inflitruar, kërcënoji disa prej tyre që të tërhiqen dhe të shkaktojnë mosbesim, e më pas gjërat bëhen më të lehta për të shuar vrullin e tyre. E njëjta gjë po ndodh edhe me stuentët. Ashtu siç i quajti “shërbëtorë të opozitës” protestuesit për teatrin, ashtu siç i quajti “shpellarë” protestuesit e Unazës së Re, po i quan “mbetës” studentët që nuk pranojnë degradimin e universitetit për shkak të politikave të tij. Po njësoj po përpiqet t’i kërcënojë disa prej tyre me marrjen e mungesave në auditore, ndërsa po bën çmos që të përçajë këshillat studentorë.
Logjika e Kryeministrit është banale. Pikë së pari, sezoni i vjeshtës nuk është vetëm për studentët e këqinj, por shfrytëzohet njësoj, edhe nga studentët e mirë për të rritur rezultatet e për të përmirësuar notat. Së dyti, studentët kanë të drejtat e tyre, qofshin mbetës apo jo. Se çfarë ambiciesh ka një student për veten e tij kjo nuk është fare punë e qeverisë. Njeriu ka të drejtën e vet të mos mësojë dhe për këtë nuk i jep llogari askujt, aq më pak kryeministrit. Qeveria ka për detyrë vetëm t’iu krijojë studentëve kushte për të studiuar dhe t’i japë gjithsecilit hakun, në bazë të performancës në provime.

Ajo nuk ka të drejtë aspak t’i diferencojë moralisht ata për zgjedhjet e tyre personale, dhe për notat që marrin. Universiteti ka një sistem vlerësimi të cilin duhet ta ndjekë me përpikmëri dhe nuk ka të drejtë aspak të gjykojë zgjedhjet individuale të gjithsecilit, e aq më pak t’iu vendosë gjoba financiare, ngritur mbi diskualifikime të tilla morale.
Aktualisht çdo student që le një lëndë për vjeshtë paguan 14 mijë lekë të vjetra për kredit, gjë që, e përkthyer në 4 ose 5 provime në vjeshtë, me nga 4-5 kredite, atyre iu duhet të paguajnë deri në 300 mijë lekë në vit, pa llogaritur shpenzimet për sezonet e ndërmjetme. Me këto shifra, të shkon vjeshta më shumë se viti. Ndërkohë që universiteti nuk ka asnjë shpenzim serioz shtesë për këto provime. Po atë staf akademik që e paguan me pagë fikse, do të përdorë.
Në fakt, protesta e studentëve nuk vjen thjesht për një pagesë, por është akumulim i një pakënaqësie popullore e cila është bërë kapic dhe gjen rastin të shpërthejë për gjënë më të vogël. Protesta nuk është reagim i mbetësve që nuk duan të paguajnë për dembelizmin e tyre, por është shfrim i një ngarkese negative që çdo banor i këtij vendi e ka akumuluar prej kohësh, pikërisht për shkak të mënyrës së shëmtuar sesi bëhen gjërat në këtë vend.
Prandaj z. Rama, mos fyeni studentët sepse mbetësi më i madh në këtë vend jeni ju!