Ish-nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Briken Fejzuallai ka goditur me një shenim në faqen e tij në rrjetet sociale.
Duke iu referuar deklaratave të Ramës bërë pak kohë më parë se shqiptarët janë një popull impotent, Fejzullai shkruan sot në faqen e tij në Facebook; “Harroje arrogancën dhe bëj gati vazelinën Edvin… se jo vetëm që po çohet, por edhe po fryhet”.
Fejzullai i njohur ndryshe dhe si kryebashkiaku i natës dhe krahu i djathtë i Veliajt, nuk e ka fshehur asnjë rast pakënaqësinë e tij me deklaratat provokative të bëra shpesh nga ana e kreut të qeverisë Edi Rama.
Protesta e studentëve sot vijon dhe ata duken të vendosur që të mos tërhiqen nga kërkesat e tyre për qeverinë.
“Edvin bëj gati vazelinën se jo vetëm që po çohet, por edhe po fryhet”!
Revolta e studentëve “pushton” rrjetin: Edvin porosit fustanin, ju ngref studentëve!
Protesta e studentëve ka ngjallur mjaft reagime dhe në rrjetet sociale, ku është mbështetur masivisht nga shumë personazhe të njohur të medias dhe shoqërisë civile.
Gjithashtu reagime ka ngjallur dhe komenti i kryeministrit Edi Rama, i cili i cilësoi studentët që po protestonin si ngelës.
Nëpër rrjetet sociale janë shpërndarë meme që ironizojnë Ramën dhe evidentojnë frikën që ka kryeministri ndaj protestave.
Ndërkohë që gazetari Agim Xhafka shkruan ne Facebook se do të çoj mbesën megjithëse e vogël, tek protesta e studentëve që të mësojë mos heshtë para çdo qeverie që përbuz dhe fyen brezin e ri.
Edhe pse ministria Nikolla u tërhoq në një nga pikat që kërkojnë studentët, ato shprehen të vendosur se nuk do të negociojnë asnjë nga 4 kërkesat e tyre.
1.Anulimin e Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 288, të miratuar më 21.05.2018, sidomos pikën 4 të tij që u vendos një gjobë të padrejtë studentëve për provimet e mbartura.
Rritjen e buxhetit të shtetit për universitetet publike dhe përgjysmimin e të gjitha tarifave universitare duke ulur tavanin e tarifës maksimale.
3.Ndarjen e pagesës së tarifës në dy këste.
Shtyrjen e afatit të pagesës së secilit këst përtej sezonit të provimeve të semestrit të parë.
Studentët thirrje qeverisë: Mos na provokoni. Ne nuk lëvizim!
Nuk ndalon protesta e studentëve shqiptarë për kushtet që ata kanë vendosur ndaj qeverisë. Studentët janë shprehur se nuk tërhiqen pa u plotësuar 4 kërkesat.
Thirrjet e studentëve kanë qenë që të mos provokohen nga ministria dhe nga qeveria. ‘Mos të na provokojnë sepse përndryshe do të shtojmë edhe një pikë tjetër për largimin e ministres së Arsimit dhe ata e dinë se si ikin zyrtarët e korruptuar’, janë shprehur studentët. “Ne nuk lëvizim”, janë thirrjet e studentëve.
Pavarësisht premtimeve të ministres së Arsimit, Lindita Nikolla se qeveria do të heqë pagesën për provimet, studentët nuk janë tërhequr.
“Është shashkë për të na mbyllur sytë. Nuk dorëzohemi pa plotësuar kushtet tona. Nuk duam deklaratë nëpër media, duam në rrugë zyrtare. Një deklaratë e ministres Nikolla nuk pranohet. Ju bëjmë thirrje ministres se ne nuk tërqhiqemi nga protesta jonë deri në plotësimin e 4 kërkesave që kemi.Dekanët e fakulteteve kane makinat më të fundit, prindërit tane rropaten për të blere librat tanë, për të paguar tarifat. Gjej një sallë ku të mundet të në nxejë të gjithëve, takim tek e tek nuk ka”– janë deklaratat e studentëve pas deklaratës së ministres.
Studentët nuk tërhiqen: Të plotësohen urgjentisht katër pikat, jo vetëm dy
Studentët kanë reaguar pas deklaratës së ministres së Arsimit, Nikolla duke deklaruar se nuk do të tërhiqen nga protesta deri në plotësimin e plotë të të katër kërkesave. Ato e kanë konsideruar të pamjaftueshme plotësimin e vetëm dy nga kërkesat e studentëve dhe zvarritjen e dy kërkesave të tjera. “Ne nuk do të fillojmë mësimin derisa të plotësohen plotësisht të katër kërkesat tona”, thonë studentët.
Qeveria ka vendosur të tërhiqet nga vendimi i saj që studentët të paguajnë për provimet që do të japin.
Vendimi është marrë në një takim të Lindita Nikollës me rektorët dhe dekanët.
Por qeveria ka vendosur që të tërhiqet vetëm nga kjo pikë, e asnjë tjetër. Ndërkohë, studentët kanë reaguar pas deklaratës së ministres Niklolla duke thirrur në kor: Duam arsim public falas.
Kërkesat e studentëve janë si më poshtë:
Shfuqizimin e pikës 4 të VKM-së numër 288 që detyron studentët të paguajnë për kreditet.
Bordi i Arsimit të Lartë të ketë numër të barabartë votash si Ministria e Arsimit.
Përmirësim të kushteve në konvikte.
Përgjysmimin e tarifës së studimeve.
Veliaj shkon te Unaza e Re, pi kafe në hotelin e nipit të Gramoz Ruçit, banorët: Erdhi si skuth me 20 policë
Edhe pse ka më shumë se dy muaj që banorët e Astirit kanë dalë në protesta, vetëm sot kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka dënjuar që të shkojë në zonë, sigurisht pa praninë e mediave dhe me regji qendrore.
Përmes një kronike të shpërndarë nga zyra e shtypit të Bashkisë thuhet se Veliaj ka pirë një kafe me banorët e zonës.
“Ishte një kënaqësi e veçantë që takoja të gjithë miqtë këtu në “Astir” e ta filloja ditën me një kafe dhe një raki të mirë “Skrapari”. Siç u takuam me miqtë nga Tropoja, sot me miqtë nga Tepelena, Korça, Skrapari, sepse besoj që është shumë e rëndësishme të gjejmë një gjuhë të përbashkët dhe ajo që kemi një konsensus sot, siç patëm me miqtë nga Tropoja, Kukësi e Dibra, ashtu edhe me tepelenasit, skraparllinjtë e korçarët është që ky projekt duhet të vijojë dhe ne duhet të ecim përpara me zhvillimin e Tiranës”, njofton zyra e shtypit të Bashkisë.
Po si qëndron e vërteta
Burime për Fax News bëjnë me dije nga se lokali në të cilin ka qenë i pranishëm Veliaj, nuk është i banorëve që preken nga projekti, por i nipit të Gramoz Ruçit, Gjolek Malaj. Banorët thonë se, Veliaj shoqërohej nga 20 badigardë nga frika e një konfrontimi me banorët.
“Erioni bene takime ne menyre te fshehur si skuth, me 20 badigarde , ne oren 7:30 te mengjesit se nuk eshte aq trim te perballet me banoret e unazes se re, takimi i tij ishte me spiunat e zones, me njerzit pa shkolle , te cilet jan strukturat e Rilindjes.
Takimi i tij ka qen me Administratorin e zones, Adriatik Merko dhe me nipin e Gramoz Ruçit , Gjonlek Malaj te cilet per shkak te ktyre eshte bere dhe devijimi i projektit.!! Turp te kesh Erion Velia paftyresia jote po arrin kulmin. Me takimet e tua fallco”, shprehen banorët që protestojnë prej dy muajsh.
“Unë 500 lekë kam gjithë ditën, këtyre u shkon një pije 5 mijë lekë”, studentja ‘skanon’ gjendjen
Xheni Lekaj, një nga studentet që ishte pjesë e protestës përpara Ministrisë së Arsimit ka skanuar për gazetaren e Fax News Mirilda Tili gjendjen ekonomike me të cilën përballen sot studentët.
Ajo ka komentuar dhe deklaratën e kryeministrit Rama që i quante protestuesit ngelës, teksa tha se kjo është njësoj si të ndodhë fundi i botës.
‘’Unë nuk jetoj në konvikt por pagesa mesa di nga shoqet e mia është 400 mijë lekë të vjetra, dhe kushtet janë skandaloze. Të jetosh tetë veta me një dhomë është skandaloze, pse Tirana të mos ketë një zonë ku jepen shtëpia me qera vetëm për studentët dhe me çmime më të lira? Kërkesat tona janë shumë të qarta, dhe ato janë bërë publike.
Unë Xheni Lekaj kam një mesatare mbi 8.5 dhe të më thojë tjetri që jam ngelëse se kam dy teta që dua të përmirësoj në vjeshtë, është fundi i botës. Ka studentë që bëjnë nga dy punë dhe nuk kanë mundësi që të mësojnë, pyll pa derra nuk ka, por nuk mund të na përfshish të gjithëve në një thes.
Tarifa 400 mijë lekë e shkollës është shumë e lartë, në biblioteka nuk ka libra, kanë mbetur ato të Marksit. Shkolla jonë ka nevojë për literaturë, nuk duhet të diskutojmë akoma xhamat dhe dyert. Paratë që paguajmë ne dalin edhe për dyer të blinduara”, u shpreh studentja që ishte sot në protestë.
“Shpenzime si studente, unë vetëm leksione të martën kam harxhuar 2600 lekë të vjetra . Unë pesë mijë lekë në ditë kam, aq më japin prindërit se nuk kanë mundësi, ça do të harxhoj unë për të ngrënë, apo për t’u veshur?!
Ata që janë në këto zyra pesë mijë lekë japin për një pije me fruta të shtrydhura, se e duan orgjinale. Për librat unë minimalisht ble një libër 8 mijë lekë të vjetra, ndërkohë që na duhen nga dy tre për një lëndë. Çdo ditë kemi fotokopje nga 2 mijë e 500 lekë, që janë përtej literaturës bazë”, u shpreh Lekaj.
Zv.ministri i Ramës në arsim kthehet për t’u bashkuar me protestën e studentëve
Protesta masive dhe mijëra të rinj të bashkuar sot në Tiranë është komentuar pozitivisht, si një shenjë revolte ndaj shkeljes së të drejtave të tyre.
Ndonëse një javë më parë deklaroi se u largua nga Shqipëria, pasi dha dorëheqjen nga posti i zv.ministrit të Arsimit, Taulant Muka duket se ka ndërruar mendje nga insistimi dhe pjesëmarrja masive e të rinjve ndaj Lindita Nikollës.
Në një postim në rrjetet sociale, Muka njofton se sapo ka blerë biletën e kthimit në Tiranë dhe së shpejti do t’ju bashkohet protestës së studentëve.
“Sapo bleva biletën e avionit për t’ju bashkangjitur studentëve! Do jem dhe unë mes jush, dhe të gjithë bashkë të kërkojmë arsim cilësor!
Ftoj çdo intelektual të vendit të bëhemi bashke dhe ti japim rinisë një universitet cilësor! Rinia meriton më shumë, meriton dinjitet!”, shkruan Muka, i cili edhe pse u largua nga Shqipëria, sërish i ka mbështetur studentët përmes thirrjeve në rrjetet sociale.
Kriteret e studentëve:
1.Përgjysmimi tarifave
2. Heqja e tarifave shtesë
3. Përmirësim i kushteve
4. Përfaqësim ne vendimmarrje për studentët.
Presidenti me studentët, i kërkon qeverisë zgjidhje të shpejtë
Presidenti i Republikes, Ilir Meta ka reaguar pas protestës së studentëve që janë ngritur kundër tarifave.
Në njoftimin e Presidencës thuhet se Kreu i Shtetit po ndjek me vëmendje protestat e studentëve të universiteteve në disa qytete të vendit.
Duke vlerësuar situatën e krijuar, Presidenti Meta u bën thirrje autoriteteve dhe institucioneve pergjegjëse të deshmojnë ndjeshmërinë dhe pergjegjësinë e duhur në adresimin e çështjeve që shqetësojnë studentët, në përputhje me kuadrin ligjor dhe të frymës së dialogut për një zgjidhje sa më të shpejtë dhe të drejtë në interesin më të mirë publik.
Duhen bërë me shumë përpjekje për një arsim dhe edukim sa më cilësor, që garanton shanse të barabarta për të gjithë, pavaresisht mundësive të tyre financiare.
Rinia është aseti ynë me i çmuar kombëtar, ndaj dhe kujdesi ndaj shqetesimeve dhe aspiratave të tyre duhet të jetë prioritet i të gjithëve, sidomos i institucioneve.
Lamtumira e ish-presidentit George H.W. Bush (Foto)
Shtetet e Bashkuara i dhanë lamtumirën të mërkurën ish-presidentit George H.W. Bush me një funeral shtetëror në Uashington, ku morën pjesë figura të larta të politikës amerikane, së bashku me udhëheqës aktualë e të mëparshëm nga e gjithë bota.
Ish-presidentët amerikanë Jimmy Carter, Bill Clinton dhe Barack Obama iu bashkuan Presidentit Donald Trump, gjatë shërbimit të përmortshëm për ish-presidentin George H.W. Bush në Katedralen Kombëtare të Uashingtonit, ku fjalimi kryesor u mbajt nga George W. Bush, djali i presidentit të ndjerë si dhe Presidenti i 43-të i SHBA-së.
“Ai na mësoi se shërbimi publik ishte diçka fisnike dhe e domosdoshme”, tha ish-Presidenti Bush përpara të pranishmëve në katedralen shpirtërore episkopale. “Ai kishte një aftësi të madhe për të dhënë nga vetëvetja.”, tha ai.
Ndërsa mbaronte fjalimin George W. Bush nisi të qajë. Ai e përshkroi babain e tij si “një njeri të madh e fisnik”.
Presidenti Trump nuk mbajti fjalim gjatë funeralit, por më herët në një postim në Tëitter shkruante: “ky nuk është një funeral, kjo është një ditë kremtimi për një njeri të madh që ka patur një jetë të gjatë e të shquar. Do të na mungojë! ”
Kancelarja gjermane Angela Merkel, Princi Charles i Britanisë, Mbreti Abdullah i Jordanisë dhe Presidenti polak Andrzej Duda ishin mes atyre që ndoqën funeralin për nder të presidentit të 41-të të SHBA, i cili vdiq në moshën 94 vjeçare.
Gjatë shërbesës u mbajtën fjalime edhe nga ish-kryeministri kanadez Brian Mulroney, ish-senatori amerikan Alan Simpson dhe historiani Jon Meacham, biograf i Bushit.
Zoti Mulroney, udhëheqësi kanadez në kohën kur George H.W. Bush ishte në Shtëpinë e Bardhë prej vitit 1989 deri në 1993, tha se në historinë e Shteteve të Bashkuara ai nuk besonte kurrë se do të kishte një president “më të guximshëm, më parimor apo më të nderuar se George Herbert Walker Bush”.
Zoti Simpson rikujtoi miqësinë e tij të gjatë me ish-presidentin e ndjerë dhe tha: “ai ishte një person i jashtëzakonshëm nga lindja deri në vdekje … një nga njerëzit më fisnikë të kësaj toke”.
Zoti Meacham vlerësoi ish-presidentin Bush si “burrë shteti, ushtari i fundit i jashtëzakonshëm i Amerikës”. Ai tha se jeta e tij ishte një mision për të provuar vlerën e saj që nga koha kur ai ishte një pilot luftarak 20 vjeçar dhe i vetmi mes anëtarëve të tij të ekuipazhit që shmangu kapjen nga japonezët apo vdekjen gjatë Luftës së Dytë Botërore gjatë bombardimit që ndodhi në Paqësor në 1944.
Që nga vdekja e tij, ish-presidenti Bush po përkujtohet për heroizmin e tij si një pilot i marinës, rolin udhëheqës në skenën botërore kur Bashkimi Sovjetik u shemb dhe Gjermania lindore dhe perëndimore u ribashkuan në fillim të viteve 1990 sikurse dhe për mirësjelljen e dashamirësinë e tij si në jetën personale ashtu edhe atë publike.
Para funeralit shtetëror në Katedralen Kombëtare të Ëashingtonit të mërkurën, trupi i Presidentit George H.Ë. Bush u mbajt për homazhe në Hollin e Kapitolit. Vizitorët e shumtë qëndruan në radhë të gjata, për t’i bërë nderimet e fundit ish udhëheqësit amerikan, që e kanë karakterizuar si një njeri të qetë, por njëkohësisht me karakter të fortë dhe të guximshëm.
Në mesin e tyre ishte një teksan, i cili komentoi për Zërin e Amerikës:
“Jam nga Teksasi, edhe Presidenti ishte nga Teksasi, një njeri shumë i respektuar. Ka bërë gjëra shumë të mira për vendin.”
Një vizitor nga Çikago thotë se media nuk u soll mirë me të kur ishte President.
“Do të na mungojë ky njeri, për civilizimin e tij. Tani shtypi po thotë: ishte njeri i shkëlqyer…por jo kur ai ishte president. Në atë kohë nuk u tregua i drejtë me të.”
Ky vizitor nga shteti veriperëndimor i Meinit, ka qenë ushtarak, tani është në pension.
“Ai është një hero i luftës, një president i shkëlqyer. Unë kam shërbyer në administratën e të birit, prandaj ndihem mirë që ndodhem këtu.”
Një vizitor nga Marilendi thotë se ka qenë nxënës në shkollën e mesme kur zoti Bush ishte President.
“Bush ishte njëri prej presidentëve të fundit të moderuar republikanë”.
Mijëra njerëz bënë homazhe këto ditë në Rotundën e Kapitolit, Në mesin e tyre pati politikanë dhe heronj të luftës sikurse Presidenti Bush. Në mesin e tyre ishte edhe senatori Bob Dole, i cili erdhi me karrike me rrota për të nderuar ish rivalin e tij në garën për të emëruarin presidencial të Partisë Republikane.
Për t’i dhënë lamtumirën ish presidentit, kishin sjellë edhe qenin e tij, Sully.
Presidenti Donald Trump dhe Zonja e Parë Melania bënë homazhe për zotin Bush të hënën në mbrëmje. Zoti Trump, merr pjesë gjithashtu në shërbesën tek Katedralja Kombëtare.
Studentët thirrje gjimnazistëve: Bashkohuni me ne! Prindër, na mirëkuptoni!
“Të shfuqizohet VKM-ja! Gjimnazistë bashkohuni me ne!”
Studentët janë duke lëshuar thirrje të fuqishme me megafon përpara Ministrisë së Arsimit duke kërkuar anullimin e vendimit të qeverisë për tarifë shtesë mbi provimet e mbartuara.
Njeri prej protestuesveftoi gjimnazistët t’i bashkohen ditën e nesërme protestës, pasi ata janë studentët e rinj që do të mbushin auditoret!
“Prindër, na mirëkuptoni! Ne kemi respekt për rrudhat tuaja!”, tha njeri prej protestuesve.
Me thirrjet “ne nuk jemi bankomat”, “S’ka më heshtje, s’ka më pritje”, studentët e bashkuar kërkojnë përgjysmim të tarifave dhe heqjen e tarifave shtesë për provimet e mbartura. Studentët thonë se do ta vijojnë protestën e tyre dhe nuk do të dorëzohen deri sa të plotësohen kërkesat e tyre.
Këshillat Studentore të Universiteteve Publike i janë drejtuar me një kërkesë Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, ku paraqesin 4 kushtet e tyre. Ata i kanë lënë afat Ministrisë së Arsimit deri në orën 16:00 të ditës së sotme që të kthejë përgjigje për kërkesat e tyre.
“Vendimi për tarifat është i padrejtë dhe diskriminuese. Ne jemi njerëz elitarë dhe presim mirëkuptim. Ne presim që të ulemi në tryezë dhe të diskutojmë. Kemi kërkuar të takohemi me ministren e Arsimit. Protesta jonë nuk do ndalet. Ne do kalojmë në demonstratë. Kjo është një protestë studentore dhe nuk është politikë. Politikën nuk e bëjmë ne”, thotë një nga studentët.
“Kjo protestë do të dalë mjaft mirë sepse jemi të bashkuar dhe kemi të njëjtin qëllim. Qëllimi jonë është të anulohet vendimi i VKM për të paguar edhe taksën edhe kreditet. Nëse Ministrja nuk plotëson kërkesat tona ne nuk do ndalemi”, thotë një tjetër student.
Macron gjunjëzohet para protestuesve, heq dorë nga taksa ekologjike për benzinën
Harku i Triumfit në Paris u bë tani skenë e përleshjeve më të ashpra në Paris që prej vitit 1968. Më e vonta tani është e qartë: shumë francezëve aq u bën se cili është prestigji ndërkombëtar që ka Presidenti i tyre. Atyre u ka ardhur në majë të hundës dhe e detyrojnë të lëshojë pe presidentin me tendencë për të mos bërë kompromise.
Tani, taksa e shpallur ekologjike për benzinën do të pezullohet. Flasim këtu për deri 6,5 cent për litër. Kjo është për shumë vetë, që janë të varur nga makina, një shumë që u dhemb. Po a mjafton kjo, për të shpjeguar shkatërrimet në zemër të kryeqytetit? Me siguri që jo. Këtu bëhet fjalë për shumë më tepër.
Bëhet fjalë për të pakënaqurit e moderuar, të cilëve nuk u pëlqen stili i Macronit, e quajnë atë hundërpërpjetë. Këtu bën pjesë edhe kritika e përhapur gjerësisht, se ai është presidenti i sipërmarrësve, jo i të punësuarve, dhe mbështet kapitalizmin e modelit anglosakson.
Kjo nuk është gjë e re në Francë. Një presidenti që synon të kryejë reforma serioze, i duhet të llogarisë me një jehonë të qartë negative në rrugë. Këta të moderuar janë ata, të cilëve presidenti francez u thërret: “Unë do ta pranoj gjithmonë protestën, unë do ta dëgjoj gjithmonë opozitën”.
Radikalët duan revolucion
Por bëhet fjalë edhe për radikalët majtas dhe djathtas, të cilët duan të shfrytëzojnë për qëllimet e tyre lëvizjen. Të shtunën pati skena të çuditshme, kur radikalët e djathtë dhe autonomët radikalë të majtë e gjetën veten nën çatinë e së njëjtës lëvizje, të bashkuar në protestë kundër qeverisë. Rrahjet midis grupeve të veçanta nuk munguan, por në vija të përgjithshme ato kanë të njëjtin synim: rrëzimin e sistemit të tanishëm, një revolucion. Këta janë nxitës të dhunës, që plaçkitin dyqanet, vënë zjarrin, dëmtojnë monumentet. Këtij grupi iu drejtuan fjalët e tjera të presidentit: “Unë nuk do ta pranoj asnjëherë dhunën”, tha ai në takimin e shteteve të G20-ës në Buenos Aires në fundjavë.
Strategjia e qeverisë së Macronit është e qartë më e vonta prej së martës: të përçajë lëvizjen. Që tani shumë jelekverdhë nuk pajtohen me gatishmërinë për dhunë të atyre që i janë ngjitur lëvizjes së tyre. Megjithëse jelekverdhët janë të organizuar keq dhe deri tani janë pa zëdhënës të qartë për kontakte, deri tani ata nuk i vënë pikëpyetje gjithë sistemit, por vetëm politikës së qeverisë aktuale. Këtë grup do të qetësojë presidenti dhe ta mbajë në këtë mënyrë në të ardhmen larg demonstratave. Prandaj u vendos edhe moratoriumi i shpallur për taksën ekologjike, shkaktaren e trazirave.
Zhgënjimi i francezëve është i thellë
Po të dalë kjo llogari, fundjavën e ardhshme do të mbeten në rrugë vetëm radikalët. Jo qindra-mijëra vetë si në krye të lëvizjes, por vetëm disa mijëra, nëse do të dalin edhe ata. Edhe ata do të përpiqen që të tërheqin vëmendjen me të gjithë fuqinë e tyre shkatërruese. Por policia atëherë me siguri do të ketë pas vetes shumicën e popullit, po të veprojë me të gjithë fuqinë kundër demonstruesve. Aktet brutale të dhunës nuk mbështeten me shumicë as në Francë.
Mbetet pra çështja nëse plani funksionon dhe nëse jelekverdhët do të zbuten vërtet me moratoriumin për taksën ekologjike. Viti që po mbaron i reformave intensive solli ndër të tjera ndryshime të thella në legjislacionin e punës. Kjo të bën të besosh se pakënaqësia në pjesë të gjëra të popullit është tepër e thellë, dhe nuk pritet të largohet menjëherë. Për Emmanuel Macronin, ngjitja e synuar në shkallët e referencës do të jetë një rrugë e gjatë dhe e thepisur. Shumë varet nga fakti nëse dhe si do ta kapërcejë ai këtë krizën më të madhe të presidencës së tij. Në rastin më të mirë, me vendimin e së martës ai i krijojë vetes një pushim të shkurtër, sa për t’u mbushur me frymë. Kjo do t’i duhet.