24.5 C
Tirana
E hënë, 18 Gusht, 2025

“Zëri i Amerikës” transmeton Live protestën e studentëve në Tiranë

Ndërsa televizionet shqiptare kanë vendosur të mos e transmetojnë protestën e studentëve me urdhër të Edi Ramës, Zëri i Amerikës ka vendosur t’i japë zë protestës madhështore të studentëve në Tiranë.
VOA ka vendosur të transmetojë live protestën e studentëve përballë Ministrisë së Arsimit.
‘Tiranë: Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit’, shkruan Zëri i Amerikës në Facebook.

Tirane: Protesta e studenteve para minustrise se arsimit.

Gepostet von VOA – Zëri i Amerikës am Donnerstag, 6. Dezember 2018

Disfata e rëndë e Theresa May në parlamentin britanik

Shkaku për këtë konstatim është se qeveria pati refuzuar që t’i vërë në dispozicion Dhomës së Poshtme versionin e plotë të një ekspertize ligjore të brendshme për marrëveshjen e Brexitit me BE. Prokurori i Përgjithshëm, Geoffrey Fox e pati argumentuar refuzimin me formulimin se paraqitja e plotë “do të binte ndesh me interesin publik” dhe do të zbulonte sekrete shtetërore.
Pas kësaj, deputetë të zemëruar iniciuan një debat për mosrespektimin e parlamentit. Projektvendimin për këtë e paraqiti partia opozitare laburiste. Me një shumicë prej 311 nga 293 vota, deputetët votuan në mbështetje të mocionit që qeveria i ka shkelur të drejtat e parlamentit.
Si reagim ndaj disfatës në votim, qeveria bëri të ditur menjëherë se do ta publikojë të mërkurën plotësisht ekspertizën. Kritikë të Marrëveshjes së Brexitit besojnë se atyre duhen t’u mbajnë të fshehura informacione të rëndësishme për vlerësimin ligjor të marrëveshjes, përpara se të votojnë për të në 11 shtator.
Miratimi është i pasigurtë
Debati i caktuar për pesë ditë për marrëveshjen e daljes nga BE duhej të kish filluar që të martën. Por përballë rezistencës tej kufijve partiakë është gjithsesi e diskutueshme nëse May do të mbështetet nga një shumicë. Me dështimin e tanishëm në votim bëhet e qartë se ajo nuk mund të mbështetet në një shumicë të deputetëve.
Se cilat do të jenë pasojat që do të ketë vendimi i parlamentit, kjo është e paqartë. Teorikisht, disa anëtarë të qeverisë mund të dëbohen për një periudhë kohe nga parlamenti.

Trashëgimia e Angela Merkel në CDU

CDU-ja në fillim të vitit 2000: një parti popullore e dominuar nga meshkujt, pak e mërzitshme, por edhe përfaqësuese e shtetit dhe me parime të qarta. Politika liberale ekonomike ka rëndësi shumë të madhe, përfytyrimi kristjan për njeriun i jep pamjen partisë – kështu e përshkruan politologu Oskar Niedermayer.
CDU-ja me besim në vetvete atëherë ndodhej në krizë. Ajo pati pësuar një disfatë të rëndë në zgjedhje kundër SPD. Helmut Kohli pati marrë në kabinetin e tij Angela Merkelin e re, atë e thërrasin “vajza e Kohl-it”. Por ajo emancipohet shpejt. Më shumë se kaq: në mes të aferës për donacionet partiake të CDU-së Merkeli distancohet nga babai i saj politik në një letër të hapur. Pak muaj më vonë ajo është vetë kryetare e partisë. Si gjermanolindore, protestante, shkencëtare e shkencave të natyrës, e divorcuar ajo duket si një trup i huaj në CDU-në e Kohlit.
Njëri nga ata që e pa që atëherë në mënyrë kritike kandidaturën e saj është Friedrich Merzi – sot një kandidat me mjaft shanse për t’u bërë pasardhës i Merkelit në krye të partisë. Ai bën pjesë në një radhë të tërë rivalësh meshkuj, të cilët e konsiderojnë veten shefa më të mirë për partinë, midis tyre bën pjesë edhe Wolfgang Schäuble. Por Merkeli i spostoi ata të gjithë në anë. Kur në vitin 2005 kandidon për kryetare partie, atë nuk mund ta rrezikojë më njeri. Në çështje pushteti ajo tregon ashpërsi. Së jashtmi ajo shfaqet racionale dhe e dashur.
Kohli e drejtoi CDU-në për 25 vjet, Merkeli për 18 vjet. Niedermayer flet për një “epokë Merkel”, “jo vetëm për shkak të gjatësisë së kryesimit, por edhe sepse ajo e transformoi thellë partinë, e ka zhvendosur nga e majta si në politikën ekonomike, ashtu edhe në atë sociale.”

Një kryetare partie “e kthesës”
Shumë ndryshime nën Merkelin zor se do të ishin të përfytyrueshme nën Kohlin. Kjo në një kohë kur që në krye atë nuk e konsideronin si person me koncepte të mëdha. Shpesh e akuzonin se manovronte gjatë dhe ngurronte në vend që të vendoste. Pastaj u bë e qartë: pikërisht për çështjet e rëndësishme Merkeli vendos shpesh pa bërë zhurmë dhe pa e vënë partinë që të diskutojë. Për disa tema ajo krijoi habi:
-2010: Merkeli shihet si “grua kursimtare, si gratë nga Shvabeni”. Në mes të krizës financiare ajo i përjashton ndihmat financiare për Greqinë e mbytur në borxh. Por pa kaluar kohë ajo bie dakord për paketën e parë të ndihmave për Athinën, dy të tjera pasojnë. Euroja dhe kohezioni i Evropës bëhet një nga temat e mëdha të saj.
-2011: Merkeli konsiderohet mbështetëse e energjisë bërthamore. Por pas aksidentit shkatërrimtar në Fukushima, ajo e kthen pllakën brenda natës; koalicioni qeveritar vendos braktisjen e energjisë bërthamore nga Gjermania.
-2013. Ajo shprehet edhe kundër nënshtetësisë së dyfishtë, të cilën e ka futur qeveria e mëparshme e socialdemokratëve dhe e të Gjelbërve. Por në vitin 2017 ajo e mbron nënshtetësinë e dyfishtë kundër vendimit të partisë së saj.
-2015: Në vitin 2004 Merkeli e konsideron të dështuar shoqërinë “multikulturore”. Por në krizën e refugjatëve të vitit 2015 ajo thotë “Do t’ia dalim mbanë”. Mbajtja e kufijve hapur për refugjatët e ndan deri më sot CDU-në.
-2017: Merkeli ka qenë për një kohë të gjatë kundër martesave midis të njëjtit seks. Por pak para zgjedhjeve për Bundestagun në vitin 2017 ajo hap rrugën që në parlament të votohet, pa u ndjerë deputeti i lidhur me pozicionin e grupit të vet parlamentar. E ashtuquajtura martesë për të gjithë pranohet.

Tema të reja dhe pozicione
Merkeli si kryetare e partisë e shtyu CDU-në në mesin politik, dhe pjesërisht me këtë ajo mblodhi pikë. Për këtë shërbyen një sërë temash, të cilat tradicionalisht kanë qenë tema të socialdemokratëve ose të të Gjelbërve, dhe të cilat Merkeli pa pritur i shpalli si tema të CDU-së. Një shembull: politika ndaj familjes. Nën Merkelin u imponua subvencioni për prindërit dhe e drejta ligjore për një vend në kopsht për fëmijën tënd. Me këtë, CDU-ja arriti të marrë mbi 40 përqind të votave në zgjedhjet parlamentare të vitit 2013, sot kjo është një ëndërr e largët.
Vetëm për politikën e migrimit dhe të azilimit ndodhi një ndarje e ashpër nën kristjandemokratët. Në një kohë kur shumë kërkuan një kufi të sipërm për numrin e azilkërkuesve dhe të refugjatëve të luftës civile, Merkeli ishte kundër. “Këtu ajo përcaktoi një pozicion për veten dhe e mbrojti atë përballë gjithë kundërshtive dhe kritikës shumë të fortë”, thotë Oskar Niedermeyer.
Ky qëndrim i kushtoi shumë vota zgjedhësish CDU-së në zgjedhjet e vitit 2017. Edhe heqja dorë para kohe e Merkelit nga kryesia e partisë në fund të fundit ka të bëjë me politikën polemizuese për migrimin.
“Si emërues i përbashkët mund të thuash se për CDU-në ka qenë një kohë shumë e suksesshme”, shprehet politologu Werner Patzelt, i cili është vetë anëtar i CDU-së. Por ajo “errësohet, nga rrethana se në fund Merkeli ishte shumë pak e zhdërvjellët, shumë refuzuese për të dalluar rrezikun më të madh për CDU-në: ngritjen e një partie në të djathtë të saj”, të AfD-së.

Kulturë partiake e hapur
Në procesin e zgjedhjes të pasardhësit të saj ndoshta lexohet më mirë ndryshimi i CDU-së në kohën nën Merkelin: tri kandidatë kryesorë dalin publikisht kundër njëri-tjetrit. Të tjerë dalin nga pas dhe sulmojnë shefen e deritashme. Për kristjandemokratët kjo është risi. Në një kohë kur Helmut Kohli madje e pati propozuar vetë veten si kandidat për kancelar, për zgjedhjet parlamentare të vitit 1998.
Sot CDU-ja është më e hapur dhe më e larmishme. Ajo pasqyron një shoqëri gjithnjë e më shumë heterogjene. Vërtet që te CDU-ja ka tani një mall të përhapur për të pasur sërish pozicione të qarta, konservatore. Por “koha nuk do të kthehet pas, pavarësisht se kush do të bëhet pasardhës i Merkelit”, mendon Oskar Niedermeyer. Politologu nuk e konsideron “as të mundur” fare këtë dhe me këtë kupton se “këtë nuk e do askush”. Diskutimi bëhet vetëm “nëse do të ketë një vazhdim krejtësisht si tani apo një korrigjim të moderuar të kursit”. Për kohën e patriarkut Helmut Kohl shumica e partisë duket se nuk ka mall.

Ndizet protesta, studentët thirrje Nikollës: Dil në Bulevard, jo negociata!

“Lindita Nikolla dil në boulevard”, “Shkolla është e jona”, “Jo universitet privat”, “Jo negociata, jo negociata”, “E duam Shqipërinë si gjithë Europë”.
Këto janë thirrje e mijëra studentëve që janë ngritur në protestë kundër tarifave të vendosura nga qeveria e Edi Ramës.
Studentët nuk pranojnë asnjë negociatë, por vetëm plotësim të të gjitha kërkesave që ata kanë bërë.
Mijëra të rinj e të reja kanë mbushur sot rrugët e Tiranës në protestë kundër tarifave të vendosura për studimet si dhe provimet e mbartura.
Ata kanë kërkuar tërheqjen e qeverisë nga VKM që i hap rrugë këtyre tarifave dhe i kanë vendosur 4 kushte. Afati që qeveria të plotësojë këto kushte është ora 16:00 dhe më pas nëse nuk ka ndryshime studentët kanë paralajmëruar përshkallëzim të protestave.
Para Ministrisë së Arsimit ku ata kanë qëndruar pjesën më të madhe të kohës i kanë kërkuar ministres Nikolla të dalë në bulevard ndërsa kanë hedhur dhe vezë dhe letër higjienike drejt godinës së MAS.

Rektori i Shkodrës kërcënon studentët të mos protestojnë

Studentët e Shkodrës janë penguar për të protestuar. Ata akuzojnë rektorin Adem Bekteshi për kërcënime e intimidime.
Reagimi:
Pershendetje! Une jam Melisa Braci, anetare e Keshillit studentor qe sot kam dhene doreheqjen prane rektorit te Universitetit ‘Luigj Gurakuqi’, Adem Bekteshi.
Duke pasur parasysh te gjitha ngjarjet qe ndodhen sot, intimidimi nga ana e tij, kemi marre kete inisiative sot qe do të shumëfishohet nesër, që të ngrejmë zërin tonë dhe të themi se; ne nuk mund të frikësohemi nga asgjë dhe asnjë njeri qoftë ai I çfarëdo lloj posti.
Ne jemi kundër tarifave që janë vendosur me 6700 lekë për sa I përket riprovimeve ose studentëve ngelës dhe jemi kundër tarifës vjetore që është aq e lartë. Sot jemi kaq, por siç ju thashë nesër do të jemi shumë dhe më shumë.
Ju presim të gjithëve

5 fakte mbi virusin HIV që duhet t’i dini

Ka shumë mite që qarkullojnë rreth sëmundjes së HIV-it dhe AIDS-it – por çfarë do të thotë të jeni të diagnostikuar si HIV pozitiv?
Ndonëse gjatë dekadave të fundit informacionet që i dimë për HIV-in dhe AIDS-in janë shtuar, prapëseprapë ende ka shumë keqkuptime që qarkullojnë.
Telegrafi më poshtë ju sjell disa fakte që duhet t’i dini rreth kësaj sëmundje:
1: Ka dallim mes HIV-it dhe AIDS-it
HIV është virus që e sulmon sistemin e imunitetit dhe që ju bën më të rrezikuar ndaj infeksioneve dhe sëmundjeve. AIDS është termi i cili përdoret për ta përshkruar sëmundjen atëherë kur sistemi i imunitetit është dëmtuar rëndë.
Dikush që sëmuret nga AIDS i bie që veçse ka kontraktuar një numër të infeksioneve vdekjeprurëse.
2: Më të prirë jeni të vdisni me HIV sesa nga HIV-i
Siç e thamë edhe më lart, HIV është sëmundje e cila e sulmon sistemin tonët ë imunitetit, duke na bërë më të rrezikuar nga infeksionet.
Fatkeqësisht, në shtetet që janë në zhvillim, shkalla e vdekjes së njerëzve me AIDS ende është e lartë, por në Mbretërinë e Bashkuar, megjithëse është sëmundje kronike, mund të menaxhohet me tretman të rregullt dhe të duhur.

3: HIV-in nuk mund ta fitoni nga djersa, urina apo pështyma
HIV transmetohet përmes lëngjeve trupore të një personi të infektuar – qoftë përmes gjakut, spermës, sekrecioneve vagjinale apo qumështit të gjirit.
Është një virus shumë delikat dhe nuk mund të mbijetojë jashtë trupit shumë gjatë, prandaj edhe nuk mund të transmetohet përmes djersës, urinës apo pështymës. Për të njëjtën arsye nuk mund të transmetohet as nga mushkonjat.
4: HIV-i nuk diskriminon
Shumica e diagnozave të reja në Mbretërinë e Bashkuar i përkasin komunitetit heteroseksual, ndërkaq një pjesë e madhe e rasteve me HIV janë femra. Më parë është besuar se virusi i prek vetëm meshkujt homoseksualë, kur në realitet i prekë personat e të gjitha orientimeve seksuale, të të gjitha gjinive, moshës dhe racës.
5: Mund të parandalohet
Ju mund ta mbroni veten nga HIV-i duke u siguruar se përdorni prezervativ gjatë seksit. Gjithashtu sigurohuni të bëni rregullisht analiza të sëmundjeve që transmetohen seksualisht.
‘PrEP’ është një ilaç i cili mund të përdoret për ta parandaluar HIV-in. Është ide e mirë ta përdorni këtë nëse jeni më të rrezikuar nga ky virus. Rreziqet përfshijnë nëse bëni seks të pambrojtur anal, nëse përdorni droga rekreacionale, ose nëse jeni në lidhje me një person që është HIV pozitiv.

Çfarë ndodh nëse merrni grupin e gabuar të gjakut?

Transfuzioni i gjakut është procedurë e thjeshtë mjekësore, të cilën mjekët e përdorin pas humbjes së gjakut për shkak të lëndimeve dhe gjakrrjedhjeve dhe për të plotësuar qelizat e gjakut në rast se për ndonjë shkak qelizat nuk krijohen apo jo mjaft mbijetojnë në qarkullim të gjakut.
Si edhe të gjitha format e shërimit, edhe transfuzioni i gjakut duhet të aplikohet vetëm atëherë kur vërtet është e domosdoshme, përkatësisht kur nuk ekziston mundësia e shërimit të mundshëm alternativ njësoj efikas.
Grupi i gjakut është i përcaktuar në gjenet tona. Ai trashëgohet nga prindërit me ndikim të barabartë të nënës dhe babait. Rruazat e kuqe të gjakut – eritrocitet nga jashtë janë të mbështjella me krijesa të ndryshme (proteine, hidrokarbure, glukoproteina) të cilat quhen antigjene.
Ekzistojnë tri antigjene kryesore, A, B dhe O, mirëpo është i mundshëm edhe kombinimi i grupeve të gjakut varësisht nga ajo janë A, B, AB dhe O.
Personat të cilët kanë grupin e gjakut “zero” janë “dhurues universalë”, sepse këtë grup të gjakut mund ta marrin të gjithë. Grupin A të gjakut mund ta marrin personat të cilët kanë grupin A dhe AB, grupin B personat të cilët kanë grupin B dhe AB të gjakut.
Mirëpo, grupin AB të gjakut mund ta marrin vetëm personat të cilët e kanë këtë grup gjaku, kështu që grupi AB është “marrës universal”.
Është me rëndësi të themi edhe që personat me faktorin Rh negativ mund të marrin vetëm grupin përkatës të gjakut me faktorin Rh negativ, ndërsa personat të cilët janë Rh pozitiv mund të marrin grupin përkatës të gjakut me faktorin Rh negativ dhe pozitiv.
Kjo do të thotë që:
– nëse personi i cili ka grupin AB të gjakut merr gjakun nga cilido grup i gjakut, nuk do ketë probleme.
– nëse personi i cili ka grupin 0 të gjakut merr cilindo, pos atij vetjak, probabiliteti i madh është që do të ndodhë reaksioni hemolitik i transfuzionit.
Nëse ndodh ndonjë gabim dhe shfaqet reaksioni hemolitik i transfuzionit, sistemi imun i marrësit sulmon qelizat e dhuruara të gjakut, ato shkëputen dhe shpartallohen, duke liruar bashkime shumë të rrezikshme dhe personi sëmuret seriozisht.
Mund të ndodhë dështimi i veshkave, një herë urina bëhet e kuqe, pastaj veshkat pushojnë së punuari.
Bashkë me komplikime të shumta, personi bie në gjendje shoku dhe vdes.
Në rastet e transfuzionit të grupit të gabuar të gjakut, vdekshmëria është jashtëzakonisht e lartë nëse mungon shërimi urgjent, mirëpo shfaqet madje edhe nëse reagohet menjëherë, shkruan “Mental Flos”.

Bronkit apo inflamacion i mushkërive, si të kuptoni se çfarë sëmundje keni

Edhe bronkiti, edhe inflamacioni i mushkërive janë sëmundje të rrugëve të poshtme të frymëmarrjes, mirëpo edhe simptomat janë të ngjashme. Prandaj është shumë e vështirë të diagnostikoni drejt këto sëmundje.
– Nuk ka kufij të qartë midis bronkitit dhe inflamacionit të mushkërive, mirëpo shërimi i këtyre dy sëmundjeve është i ndryshëm dhe prandaj është me rëndësi të përcaktohet diagnoza e drejtë, thotë Dr. William Schaffner, specialist i sëmundjeve infektive në Universitetin Vanderbilt në Nashville.
Ajo që është me rëndësi të dihet është që bronkiti paraqet inflamacionin e bronkeve, gypave të vegjël të cilët nga gabzherri shkojnë në mushkëri, prandaj kjo paraqet dallim esencial midis këtyre dy sëmundjeve.
Bronkiti është pasojë më e shpeshtë e viruseve, ndërsa inflamacioni i mushkërive mund të shkaktohet edhe nga infeksioni bakterial.
– Gjithashtu, bronkiti është i ngjashëm me ftohjen, përkatësisht i njëjti virus i shkakton të dy sëmundjet – thotë dr. Efraim Calik, specialist i sëmundjeve infektive në Institutin “Duke Health” në Karolinën Veriore.
Simptoma më e shpeshtë për bronkitin është kolla e cila shfaqet vrullshëm.
Mund të ndodhë që me rastin e kollitjes të dalë jashtë edhe mukoza, mirëpo ajo patjetër duhet të jetë e pangjyrë apo e shndritshme.
Këto simptoma i shoqërojnë edhe rraskapitja, ethet e buta, mungesa e frymëmarrjes. Më së shpeshti zgjat nga 7 deri në 10 ditë, mirëpo kolla mund të zgjasë edhe më shumë.
Meqenëse fjala është për infeksionin virusal, bronkiti kurrë nuk shërohet me antibiotikë, por me analgjetikë dhe antipiretikë. Edhe më mirë është që të shëroheni me mjaltë dhe me çaj të nxehtë.
– Te pneumonia inflamacioni kalon rrugët e bronkeve dhe depërton më thellë në mushkëri dhe më së shpeshti është pasojë e inflamacionit bakterial, – thotë dr. Schaffner.
Ajo që është qartë e dukshme është që inflamacioni i mushkërive përfshin të dy krahët dhe që patjetër duhet të shërohet me antibiotikë, më së shpeshti me doza të mëdha. Shfaqet edhe humbja e peshës.
Inflamacioni i mushkërive zgjat shumë më tepër sesa bronkiti dhe nuk janë të rralla rastet e komplikimeve.
Gjëja më e rëndësishme është që me rastin e dhembjes së parë në koshin e kraharorit të shoqëruar me kollë, shkoni te mjeku për të përcaktuar diagnozën e drejtë që të mos ndodhë shërimi i gabuar.

Kryepushti i qeverisë fshihet si mi nga revolta studentore, dy ditë i zhdukur

Kryepushti në qeveri që ka vendosur tarifat më të larta në Europë për studentët është fshehur si mi prej dy ditësh. Ai nuk ëhstë shfaqur në publik dhe ka bërë vetëm një koment të shkurtër në facebook duke ofenduar studentët dhe duke i quajtur ata ngelës. Kjo ka sjellë irritim edhe më të madh tek studentët. Në një rats unikal, kreu i qeverisë fshihet dhe hesht përballë një revolte masive të studentëve të cilët kanë bërë të qartë se nuk do të kenë asnjë negociatë me qeverinë deri në plotësimin e plotë të të gjitha kushteve të vendosura prej tyre.
Ai ëhstë kthyer në Shqipëri nga vizita në Kroci, por nuk shfaqet para mediave. Studenttë deri tani kanë kërkuar daljen në shesh të ministres së Arsimit, por edhe ajo nga frika nuk guxon të kalojë muret e ministrisë.
Rama dhe Nikolla po luajnë kështu me nervat e studentëve, të cilët janë të vendosur që të mos tërhiqen nga kërkesat e tyre.
Në një reagim të studentëve thuhet se ata do të presin deri në orën 16.00 dhe në rast se nuk plotësohen kërkesat, atëhere do të ndërmarrin veprime të tjera duke avancuar format e protestës. Aktualisht tarifat për studentët në Shqipëri janë katër deri 15 herë më të larta se në vendet e Bashkimit Europian. Kjo në sajë të taksave të larta të vendosura nga Rama. Në kushte mjaft të vështira ekonomike, studentët nuk kanë mundur më të durojnë rritjen vit pas viti të tarifave dhe janë çuar në revolt. “Nuk jemi klientë, jemi student” , thuhet në pankartat e studentëve.

“Kryeministër racist, favorizon të pasurit”, nis protesta e studentëve edhe në Durrës

Studentët e universitetit “Aleksandër Moisiu” kanë dalë në protestë kundër tarifave që i konsiderojnë të larta dhe të papërballueshme për ekonomitë e familjeve të tyre.
Studentët kanë deklaruar se, arsimi nuk është biznes dhe se qeveria duhet të ndërhyrjë për të rregulluar tarifat.
Ata iu kanë bërë thirrje të gjithë studentëve t’i bashkohen protestës. “Mos na i shkatërroni ëndrrat”; “Jo favorizime për përfitime personale”; “Përgjysmim i tarifave”; “Kryeministër racist, favorizon të pasurit”, kanë qenë disa prej parullave të tyre.
Në ditën e dytë të protestës së tyre, Studentët e Universiteteve Publike protestojnë kundër vendosjes së tarifave për provimet e mbartura.
Pas bashkimit të studenteve nga të gjithë fakultetet dhe marshimit të tyre në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, studentët kanë mbërritur tek godina e Ministrisë së Arsimit. Përveç Tiranës, protestohet edhe në Universitetet e Durrësit, Elbasanit, Korçës. Në Shkodër nuk protestohet sot, por është parashikuar të protestohet nesër në orën 11:00.
Pavarësisht thirrjeve e megafon për të mos hedhur objekte në drejtim të godinës së Ministrisë, disa studentë kanë hedhur vezë dhe letra higjienike.

Studentet greviste te universitetit te Durresit blllokojne autostraden Tirane – Durres! sb

Gepostet von Sali Berisha am Donnerstag, 6. Dezember 2018