24.5 C
Tirana
E hënë, 18 Gusht, 2025

Studentët të revoltuar: O ne, o ata këtu

Studentët në të gjithë vendin janë ngritur në protestë, të vetëorganizuar, për uljen e tarifave të shkollimit dhe përmirësimin e kushteve në auditore dhe në konvikte.
Studentë të universiteteve publike kërkojnë heqjen e tarifës prej 670 lekë për kredit për çdo provim të mbartur si dhe shtyrje të pagesës së studimit për në janar.
Ato nuk pranojnë negocim me ministren e Arsmit Lindita Nikolla, në asnjë nga pikat që ato kërkojnë që të zbatohen.
“Presim lajme më të mirë nga këta. O këta, o ne këtu, ose këta të vazhdojnë të rrijnë këtu dhe në të ikim për azil në të gjitha vendet e Europës.
Ne jemi jo vetëm të pakënaqur nga përgjigja e Nikollës, jemi të rrënuar, të ofenduar në të gjitha llojet e mënyrave. Ti e sheh sa shumë që jemi, është një gjë spontane dhe po buron nga zemra. Ne do të vijojmë me thirrjet e 8 Dhjetorit! Uroj mos të vij dita 8 dhjetor, se nuk dihet se çfarë ndodh.”– u shpreh një student.

Bomba e KLSH: Institucionet e qeverisë, 957 milionë euro vjedhje në 9 muaj

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka publikuar buletinin e shkeljeve të gjetura gjatë periudhës Janar-Shtator 2018 në disa prej institucioneve të vendit.
Sipas KLSH-së nga auditimet e realizuara gjatë periudhës Janar – Shtator 2018 janë konstatuar parregullsi dhe shkelje financiare që kapin shifrën e 957 milionë euro.
Në raport thuhet se janë hasur:
Parregullsi dhe shkelje financiare, në të ardhurat dhe në shpenzimet e kryera, me dëm ekonomik në shumën totale prej 4,993,758 mijë lekë ose 39.7 milionë euro.
Shkelje të disiplinës financiare me ndikim negativ në perfomancën e subjekteve të audituara, në shumën totale prej 115,349,578 mijë lekë, afërsisht 917.6 milionë euro nga e cila:
44,144,180 mijë lekë në fushën e të ardhurave, afërsisht 351.1 milionë euro;
71,205,398 mijë lekë afërsisht 566.5 milionë euro, në fushën e shpenzimeve jo me eficiencë, efektivitet dhe ekonomicitet të fondeve.
Në total janë konstatuar shkelje në shumën 120,343,336 mijë lekë ose afërsisht 957.3 milionë euro.

Ish-Presidenti: Studentët ndezën shpresën, tarifat për studentët, miliardat për oligarkët

Ish-Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ka reaguar pas protestës së sutdentëve, të cilët kërkojnë uljen e tarifave të studimit për universitetet publike.
Me anë të një postimi në rrjetet sociele Nishani, shprehet se “Sot studentët në Tiranë ndezën sinjalin e asaj që ishte tulatur, rrudhur e po asgjesohej totalisht çdo ditë në Shqipëri, SHPRESEN !
Në fakt, atë nuk mund ta bëj dot më mirë askush se sa studentët, dmth rinia, ajo që meriton dhe ka nevojë më shumë se kushdo tjetër për Shpresën.
Shpresa e çdo qytetari në këtë vend u nëpërkëmb, u tall, u fye, u injorua, u përçmua, u tret e po çohej drej zhdukjes me shumë forma e metoda, por mbi të gjitha përmes varfërimit, dhunës psikologjike, shpirtërore e fizike që sjell varfërimi.”
Sipas Nishanit, “Pafytyrësia e tejskajshme e një grushti njerëzish pa moral, pa integritet, të pa civilizuar mirëfilli, defiçentë në formim intelektual e deri në simbioz me gangsterrizmin e krimin zbatoi me gjakftohtësi parimin mesjetar të varfërimit të asaj që e konsideron si “tufën e deleve”.
“Ti varfërojmë që të mos e ngrenë dot kokën”, ishte modusi shpellar i një grupi të pa nginjurisht me vuajtjen e shqiptarëve.”
Në mbyllje të postimit të tij, ai shprehet se “studentët duhet tu bëjnë thirrje pedagogëve që ti bashkohen lëvizjes së tyre. Atyre pedagogëve që nuk janë zhytur e përlyhen në tepsinë e çorbës së hajdutërisë e zhvatjes së pushtetit.”
Postimi i plotë:
Sot studentët në Tiranë ndezën sinjalin e asaj që ishte tulatur, rrudhur e po asgjesohej totalisht çdo ditë në Shqipëri, SHPRESEN !
Në fakt, atë nuk mund ta bëj dot më mirë askush se sa studentët, dmth rinia, ajo që meriton dhe ka nevojë më shumë se kushdo tjetër për Shpresën.

Shpresa e çdo qytetari në këtë vend u nëpërkëmb, u tall, u fye, u injorua, u përçmua, u tret e po çohej drej zhdukjes me shumë forma e metoda, por mbi të gjitha përmes varfërimit, dhunës psikologjike, shpirtërore e fizike që sjell varfërimi.
Pafytyrësia e tejskajshme e një grushti njerëzish pa moral, pa integritet, të pa civilizuar mirëfilli, defiçentë në formim intelektual e deri në simbioz me gangsterrizmin e krimin zbatoi me gjakftohtësi parimin mesjetar të varfërimit të asaj që e konsideron si “tufën e deleve”.
“Ti varfërojmë që të mos e ngrenë dot kokën”, ishte modusi shpellar i një grupi të pa nginjurisht me vuajtjen e shqiptarëve.
Makineria për të vjedhur ka degraduar deri në politika armiqësore ndaj shqiptarëve.
Ndaj studentëve, me pagesat më të larta se në vende shumë më të pasura se Shqipëria.
Ndaj të sëmurëve, duke ju hequr deri barnat e rimbursueshme si nevojë kapitale e jetës së tyre.
Ndaj çdo shqiptari, me grabitjen e xhepit familjar përmes çmimeve skandaloze të karburantit me të keq se kudo në botë e më të shtrenjtë se në çdo vend të Europës e rajonit tonë.
Pakësimin e parave në çdo familje përmes tre dhe katërfishimit të lloj lloj taksash, të ashtuquajtura, ndërtese, infrastrukture, pastrimi, ndriçimi, uji, gjelbërimi, etj etj, kur në fakt as infrastrukturë nuk ka, as pastërti, as ndriçim, as gjelbërim, as uj e as gjë normale.
Po ka! Ka vetëm hajdutë që vjedhin ditën e grabisin natën këdo e pa u nginjur.
Ndaj bisnesit të vogël e të mesëm me taksa dhe ngarkesa të tjera fiskale duke i detyruar të mbyllin atë mundësi të vetme të mbijetesës e të largohen nga Shqipëria.
Ndaj fermerëve në çdo fshat, duke zëvendësuar subvencionet dhe mbrojtjen për fermerin me monopolin për bisneset e disa spekullantëve partiak që fusin në tregun agrobujqësor shqiptar çdo pisllëk nga çdo cep i mundëshëm i jashtëm.

Ndaj zvogëlimit faktik të pagave dhe pensioneve përmes rritjes së çmimeve dhe shërbimeve si rezultat i politikave favorizuese për monopolet e një grupi oligarkësh që praktikisht kanë asgjesuar thelbin dhe sekretin e zhvillimit dhe prosperitetit, KONKURENCEN !
Miliarda lek nga buxheti i shtetit shkojnë për financimin e bisneseve private të disa mashtruesve që vetëquhen “bisnesmenë të mëdhenj”, që në fakt nuk investojnë e xhirojnë kapital privat por prodhojnë pasuri personale me zhvatjen e buxhetit publik.
Paratë që ju merren studentëve, rrogëtarëve, pensionistëve, fermerëve, bisnesit të vogël, cdo qytetari të këtij vendi për gjoja shërbimet që ju ofrohen nuk ju kthehen aspak në të mira të rigjeneruara atyre, por i dhurohen atij grupi të vogël që veç bisnesmenë nuk janë, por thjesht dhe troç, mashtrues të nivelit të Sudes.
Praktikisht me paratë që i merren studentëve, prindërve të tyre, gjyshërve të tyre, është ndërtuar një shpellë e errët tipike mafioze ku thasët e pafundë të milionave të vjedhur nuk ja japin dot shkëlqimin shpirtit të zi të makutërisë.
Sot studentët kanë marrë përsipër misionin që koha ju a imponon ta marrin.
Ata sot, kanë në dorë të rivendosin të drejtën e tyre dhe kontributin reciprok e racional për shërbimit që ata marrin në universitete.
Ata sot, kanë në dorë të ndalin taksimet e padrejta të prindërve dhe familjeve të tyre dhe të rivendosin raportin e drejtë dhe racional të kontributit ndaj shërbimit.
Ata sot, kanë në dorë të ndalin dorën e një hajdutërie të pa parë kurrë më parë në xhepat dhe shtëpitë e familjeve të këtyre studentëve.
Ata sot, kanë në dorë të shpërthejnë dhe shkërmoqin shpellën e të vetmëve shpellarë të vërtetë që janë në këtë vend, hajdutët e tarifave të studentëve, hajdutët e ekonomisë së çdo familjeje të atyre studentëve.
Ata sot, kanë në dorë rikthimin e Shpresës, rikthimin e Dinjitetit, rikthimin e Jetës.
Për veten e tyre në rradhë të parë, por edhe për prindërit dhe familjet e tyre.
Ata sot, janë misioni i Shqipërisë së nesërme !
Për këtë as të mos tërhiqen, as të mos kompleksohen e as të mos intimidohen.
Nga pushtetarët e korruptuar jo e jo, por as edhe nga të dërguarit e atyre që këlithin ; “jo politik”, “jo politik” !
Ata të dërguar janë aty pikërisht për të mbrojtur politikën e hajdutërisë dhe korrupsionit.
Sot, studentët duhet tu bëjnë thirrje pedagogëve që ti bashkohen lëvizjes së tyre. Atyre pedagogëve që nuk janë zhytur e përlyhen në tepsinë e çorbës së hajdutërisë e zhvatjes së pushtetit.
Sot, lëvizja e tyre është destinacioni i të nesërmes për të gjithë !

Ultimatumi i studentëve ndaj qeverisë: Presim përgjigje deri në orën 16:00

Studentët i kanë drejtuar një ultimatum qeverisë dhe duan përgjigje deri në orën 16:00 pasi në të kundërt do të përshkallëzojnë protestat dhe do hyjnë në demonstrata. Janë mijëra studentë që protestojnë nga të gjitha fakultetet në kryeqytet. Ndërkohë sot protesta janë zhvilluar edhe në Korçë dhe në Elbasan.
Një hapësirë prej 500 metrash në vijë lineare është mbushur me studentë në Rrugën e Durrësit. Me pankarta në duar “Ne nuk jemi dele”; “Ne nuk paguajmë haraç”; “VKM është VK”; “Shfuqizoni VKM”; “Dija është nevojë”; “Mos na vrisni të ardhmen”; “Duam Shqipërinë si gjithë Europa”, “Jo politikë”, etj, studentët i kanë bërë thirrje ministrisë për t’u ulur në bisedime e për të gjetur zgjidhje.

Berisha, thirrje qytetarëve t’i bashkohen protestës së studentëve

Ish-Kryeministri Sali Berisha, që po e ndjek me vëmendje protestën studentore që po zhvillohet në të gjithë vendin dhe kulmon në Tiranë, i ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë t’i bashkohen kësja proteste.
Berisha shkruan: “Arsim publik falas, kërkesa e drejtë e studentëve grevistë. Iu bëj thirrje qytetarëve të bashkohen me studentët”.
Teksa publikon videon nga ajo që po ndodh në universitete, shprehet: “Studentët e Mjekësisë i përgjigjen cinizmit të Kallam Dështakut me grevë pa afat deri në plotësimin e kërkesave të tyre, përgjysmimin e tarifave 4-15 herë më të larta se sa vendet e BE dhe heqjen e gjobës së turpit.’
Në vijim, një video nga një qytet tjetër: “Universiteti Fan Noli në protestë për arsim publik falas dhe kundër poshtërimit nga Kallam Dështaku. Ju lumtë, fitore!”, përshëndet Berisha.

“S’ka më heshtje, s’ka pritje”, studentët ndezin Tiranën

Në ditën e dytë të protestës së tyre, Studentët e Universiteteve Publike protestojnë kundër vendosjes së tarifave për provimet e mbartura.
Pas bashkimit të studenteve nga të gjithë fakultetet dhe marshimit të tyre në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, studentët kanë mbërritur tek godina e Ministrisë së Arsimit. Përveç Tiranës, protestohet edhe në Universitetet e Durrësit, Elbasanit, Korçës. Në Shkodër nuk protestohet sot, por është parashikuar të protestohet nesër në orën 11:00.
Me thirrjet “ne nuk jemi bankomat”, “S’ka më heshtje, s’ka më pritje” studentët e bashkuar kërkojnë përgjysmim të tarifave dhe heqjen e tarifave shtesë për provimet e mbartura. Studentët thonë se do ta vijojnë protestën e tyre dhe nuk do të dorëzohen deri sa të plotësohen kërkesat e tyre.
Këshillat Studentore të Universiteteve Publike i janë drejtuar me një kërkesë Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, ku paraqesin 4 kushtet e tyre. Ata i kanë lënë afat Ministrisë së Arsimit deri në orën 16:00 të ditës së sotme që të kthejë përgjigje për kërkesat e tyre.

Protesta madhështore e studentëve: E duam Shqipërinë si gjithë Europa!

Studentët e Universitetit të Tiranës kanë mbushur rrugën para Ministrisë së Arsimit dhe Sportit duke protestuar kundër tarifave të larta. Studentët kanë nxjerrë kartonët e kuq për ministren Lindita Nikolla, për t’i thënë stop tarifave të larta. Fasada e MAS është mbushur me banderola e pankarta të studentëve.
Gazetarja Dorjana Bezat ka siguruar pamje nga protesta për “BalkanËeb” teksa raportoi se studentët kanë deklaruar se tarifat e vendosura nga qeveria janë të papërballueshme për ta.
Studentët i kanë drejtuar një ultimatum qeverisë dhe duan përgjigje deri në orën 16:00 pasi në të kundër do të përshkallëzojnë protestat dhe do hyjnë në demonstrata. Janë mijëra studentë që protestojnë nga të gjitha fakultetet në kryeqytet. Ndërkohë sot protesta janë zhvilluar edhe në Korçë dhe në Elbasan.
Gazetari Erjon Skëndaj raportoi ‘live’ për “BalkanËeb” se një hapësirë prej 300 metrash në vijë lineare është mbushur me studentë në Rrugën e Durrësit. Me pankarta në duar “Ne nuk jemi dele”; “Ne nuk paguajmë haraç”; “VKM është VK”; “Shfuqizoni VKM”; “Dija është nevojë”; “Mos na vrisni të ardhmen”; “Duam Shqipërinë si gjithë Europa”, etj, studentët i kanë bërë thirrje ministrisë për t’u ulur në bisedime e për të gjetur zgjidhje.

Studentët e Universiteti Bujqësor bllokojnë autostradën Tiranë-Durrës

Studentët e Universitetit Bujqësor në Institut kanë dalë sot në protestë ashtu si pjesa më madhe e studentëve të Universiteteve Publike në vend.
Ata kanë marshuar nga Universiteti Bujqësor drejt autostradës Tiranë-Durrës, duke bllokuar qarkullimin e mjeteve.
Këshillat Studentore të Universiteteve Publike i janë drejtuar me një kërkesë Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, ku paraqesin 4 kushtet e tyre. Ata i kanë lënë afat Ministrisë së Arsimit deri në orën 16:00 të ditës së sotme që të kthejë përgjigje për kërkesat e tyre.
Katër kushtet e studentëve drejtuar MASR:
1. Shfuqizimi i VKM nr 288 pika numër 4 e cila citon si më poshtë:
Studenti, i cilësuar në bazë të rregullores së institucionit të arsimit të lartë publik si përsëritës në një lëndë apo në shumë lëndë dhe vijon studimet në vitin pasardhës, i nënshtrohet tarifës së shkollimit për kredit për detyrimet apo lëndët përsëritëse, si dhe tarifës vjetore të shkollimit të vitit akademik në të cilin vazhdon studimet.
2. Mbështetur në nenin 99 mbi Keshillet studentore, Ligji i Arsimit të lartë pika 2 kërkojmë që Bordi i Administrimit të IAL-ve të ketë numër të barabartë votash si nga Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe IAL-te, dhe të shtohet një përfaqësues në këtë bord nga studentët.
3. Përmiresimi i kushteve të konvikteve.
4. Përgjysmimi i tarifës së studimit mbështetur në nenin 99 pika 5 (Ligji I arsimit të Lartë).

Tarifat dhe gjobat e Ramës për studentët katër herë më të larta se në vendet e BE

Të dhënat e fundit të INSTAT, për matjen e nivelit të jetesës treguan se pesha e shpenzimeve për arsim ishte 3.9% e totalit të shpenzimeve të familjeve shqiptare, një peshë gati katër herë më e lartë se e familjeve Europiane.
Mesatarja e Bashkimit Europian është 1.1%, ndërsa një familjeje në rajon i kushton shumë më pak (në termin relativ ndaj shpenzimeve totale) që të shkollojë fëmijën. Serbia, Maqedonia, Bosnjë Hercegovina e kanë këtë raport midis 0.6-0.7%, ndërsa në Kroaci arrin në 1.1%.
Instituti i Statistikave të Kosovës raporton në anketën e fundit të buxhetit të familjeve për vitin 2016, se pesha e shpenzimeve për arsim në totalin e buxhetit është zero.
Të varfërve iu rëndon më shumë
Për Kukësin, qarkun më të varfër të vendit, duket se shpenzimet për arsim rëndojnë më shumë se në qaqet e tjera të vendit. Për familjet kuksiane shpenzimet për arsim kanë një peshë të konsiderueshme në totalin e shpenzimeve që ato bëjnë, me rreth 9.1% të totalit, duke u renditur pas shpenzimeve për ushqim, sipas INSTAT.
Pas Kukësit, qarku që shpenzon më shumë për arsim është Fieri, me 6.8% ndaj totalit. Më pas renditet kryeqyteti, Tirana me 5.2% të totalit të shpenzimeve për arsim dhe Lezha me të njëjtën peshë të shpenzimeve.
Me një diferencë të ngushtë nga mesatarja kombëtare renditet Korça me rreth 3.1% të totalit të shpenzimeve për arsim.
Durrsakët dhe gjirokastritët shpenzuan për arsim përkatësisht 2.4 dhe 2.3% të totalit të shpenzimeve të tyre.

Por, sa kushton edukimi në Shqipëri?
Në arsimin e lartë, numri i studentëve gjithsej ishte 146 mijë në vitin 2016, sipas INSTAT, nga të cilët 17% (rreth 25 mijë) janë të regjistruar në universitetet jo publike. Tarifat vjetore në pjesën më të madhe janë unifikuar në bazë të fakulteteve dhe variojnë nga 25 mijë lekë, që është pagesa minimale, deri në 40 mijë lekë maksimalja. Për nivelin e studimeve master, viti akademik për gradën e Masterit Profesional është 72 mijë lekë (studimet e plota 144 mijë), ndërsa për Masterin Shkencor është 105 mijë lekë ( dy vite 210 mijë lekë).
Në Universitetet private, viti shkollor kushton duke filluar nga 1500 euro, në 3500 euro. Gjithsej, sipas INSTAT në vitin 2016 ishin 22 universitete private që kishin studentë të regjistruar.
Me diplomë, por pa punë…
Shqipëria, ndonëse ka shpenzime të larta për arsimin, ka një handikap të madh me tregun e punës, ku shumë të rinj e kanë të vështirë të gjejnë punë në profesionin e tyre. Po sipas INSTAT, rezulton se pjesa më e madhe e të rinjtë preferojnë “Shkencat sociale, biznes dhe ligji”, ku në vitin 2016 ishin të regjistruar 53 mijë studentë, ose 37% e totalit. Në vend të dytë është shëndeti dhe mirëqenia (shëndetësia), me 24.4 mijë studentë, ose 15% të totalit. Në shkencat inxhinierike ka 18 mijë studentë, ose 12% të totalit.
Një pjesë e madhe e studentëve apo të rinjve që mbarojnë shkollën, sot punojnë në sektorin e call center, apo së fundmi në kompanitë që ofrojnë shërbime forex (ku po diversifikohet sektori call center që po vuan presionin e qeverisë italiane), ku vlerësohet se janë të punësuar mbi 25 mijë të rinj, ku aftësia kryesore e kërkuar është njohja e gjuhëve të huaja, duke bërë që shpenzimet e tyre dhe të prindërve të arsimuar fëmijët të mos kthehen asnjëherë mbrapsht.

“Monitor”

Ndizet revolta studentore, ultimatum qeverisë: Plotëso kërkesat ose…

Revolta studentore ka ndezur kryeqytetin që në orët e para të mëngjesit. Me mijëra studentë janë bashkuar në protestë duke kërkuar anullimin e gjobave që qeveria ka vendosur ndaj tyre. Ata jën mbledhur fillimisht në fakultetet e tyre dhe më pas nga të gjitha rrugët e Tiranës kanë vërshuar drejt ministrisë së Arsimit.
Në ditën e dytë të protestës së tyre, Studentët e Universiteteve Publike protestojnë kundër vendosjes së tarifave për provimet e mbartura.
Pas bashkimit të studenteve nga të gjithë fakultetet dhe marshimit të tyre në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, studentët kanë mbërritur tek godina e Ministrisë së Arsimit. Përveç Tiranës, protestohet edhe në Universitetet e Durrësit, Elbasanit, Korçës.
Studentët nuk kanë marrë asnjë përgjigje nga qeveria për kërkesat e tyre. Kjo ka sjellë irritim tek ta. Studentët i kanë dhënë një ultimatum qeverisë se në rast se nuk anullon tarifat që ka vendosur ndaj tyre, atëhere protesta do të kalojë në një grevë të përgjithshme.
E e vetmja përgjigje që studentët kanë marrë deri tani është ajo nga Rama përmes një komenti në facebook ku i ka ofenduar ata duke i quajtur mbetës.
Studentët i kanë shtrirë protestat e tyre në të gjithë qytetet ku ka universitete. Studentët e universitetit të Korçës kanë dalë në rrugët e qyteteit duke bllokuar rrugët duke u solidarizuar me kërkesat e studentëve të Tiranës ku kërkohen anullimi i gjobave që Rama u ka vendosur studentëve.