18.5 C
Tirana
E shtunë, 23 Gusht, 2025

Protestat e studentëve shtrihen në të gjithë vendin, bllokohen rrugët edhe në Korçë

Studentët i kanë shtrirë protestat e tyre në të gjithë qytetet ku ka universitete. Studentët e universitetit të Korçës kanë dalë në rrugët e qyteteit duke bllokuar rrugët duke u solidarizuar me kërkesat e studentëve të Tiranës ku kërkohen anullimi i gjobave që Rama u ka vendosur studentëve.
Studentët e Universitetit Fan Noli në Korçë i janë bashkuar qëndresës disa ditore të studentëve në Tiranë.
Asnjë prej tyre nuk ka pranuar që të hyjë sot në mësim, ndërsa paralajmërojnë se do të ketë një lëvizje si ajo e viteve 90-të.
Në thirrjet e tyre studentët dëgjohen të thonë në kor: Ministrja na shkatërroi!, duke iu referuar këtu Lindita Nikollës.
Kërkesat e studentëve që tashmë janë publikuar janë 4:
Anullimi i VKM per tarifa shtese.
Përgjysmimi i tarifës së studimit.
Përmiresimi i kushteve të konvikteve.
Bordi i Administrimit të ketë numër të barabartë votash mes fakulteteve dhe Ministrise se Arsimit, duke shtuar një përfaqësues nga studentet ne bord.

Berisha: Plani i Thaçit është plani i Serbisë për Kosovën

Sali Berisha, kryeministër e president i dikurshëm i Shqipërisë, ka folur për bisedën që ka zhvilluar me ish-presidentin e ndjerë amerikan, George H.W. Bush, për Kosovën, shumë vite më parë.
“Ishte takimi më i rëndësishëm i jetës sime”, është shprehur Berisha në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, duke iu referuar takimit me Bushin e Vjetër, në Shtëpinë e Bardhë, në vitin 1992.
“Mund të them se çështje kryesore në atë takim ka qenë Kosova”, ka kujtuar Berisha.
“Dua t’i jap meritë mikpritësit tim… e hapi bisedën me Kosovën”, ka thënë ai, duke folur për takimin e 15 qershorit të vitit 1992.
“Mori atllas përpara, dhe hartën e Kosovës, duke më pyetur mua për situatën”, është shprehur Berisha.
Ish-udhëheqësi shqiptar ka thënë se koha më kryesore e takimit të tij me Bushin e Vjetër në Uashington iu kushtua Kosovës.
“Për mua, dhe për çdo shqiptar, Kosova ishte nën pushtim, dhe e kërcënuar për ekzistencën e saj”, ka thënë Berisha në T7.
“Copëtimi i mëtejshëm i saj e shuante nga harta”, ka theksuar ai.
Sipas Berishës, po të mos ishte paralajmërimi i famshëm i Bushit të Vjetër ndaj Sllobodan Millosheviçit, Serbia do ta sulmonte ashpër Kosovën.

Berisha: Për ndarjen e Kosovës dëgjova për herë të parë më 1992 – ideja u ringjall më 2005
Sali Berisha, kryeministër e president i dikurshëm i Shqipërisë, ka treguar se kur ka dëgjuar për herë të parë idetë për ndarjen e Kosovës.
Berisha ka thënë në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, se “për herë të parë, problemin e ndarjes së Kosovës e kam dëgjuar në vitin 1992”.
“Nga fundi i vitit 1992, dhe në vazhdim shumë herë”, ka shtuar Berisha.
Ai ka kujtuar se Greqia asokohe, e udhëhequr nga kryeministri Konstantinos Mitsotakis, ka pasur plan për ta copëtuar Kosovën.
Plani për ndarjen e Kosovës është ringjallur më 2005, ka treguar ish-udhëheqësi shqiptar.
Berisha ka thënë në T7 se për copëtimin e Kosovës është folur atë vit në Selanik, në një takim të udhëheqësve të Ballkanit, më pak se një muaj pasi ai ishte bërë kryeministër i Shqipërisë.
“Ishte ofertë e Vuk Drashkoviçit”, ka kujtuar Berisha, duke iu referuar shkrimtarit e politikanit serb.
“Kam refuzuar në mënyrë kategorikë. Thash se nuk e pranoj një variant të tillë, sepse është variant i Serbisë së Madhe”, ka theksuar ai.

Berisha: Gandizmi i Rugovës ma lehtësonte promovimin e Kosovës
Sali Berisha, kryeministër e president i dikurshëm i Shqipërisë, ka folur për raportet e tij me ish-presidentin e ndjerë të Kosovës, Ibrahim Rugova.
Ai ka kujtuar se me Rugovën koordinohej mirë për Kosovën.
Berisha ka thënë në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, se Rugova gëzonte reputacion të lartë në mesin e udhëheqësve perëndimorë.
Ai ka treguar se veprimtaria e Rugovës ia bënte atij më të lehtë të diskutonte për Kosovën në takimet që i zhvillonte në vitet e 90-ta të shekullit të kaluar nëpër kryeqendrat botërorë.
“Gandizmi i Rugovës ma lehtësonte promovimin e Kosovës”, është shprehur ai në T7.

Berisha: Hashim Thaçi ndjek planin e Serbisë, Baton Haxhiu ndihmon
Sali Berisha, kryeministër e president i dikurshëm i Shqipërisë, ka folur për bisedën idenë e presidentit Hashim Thaçi për ndarjen e Kosovës. Ai ka thënë se Thaçi po i ndjekë planet e Serbisë.
Berisha në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, ka thënë se edhe gazetari Baton Haxhiu është duke e ndihmuar Thaçin për idenë e ndarjes së Kosovës.
“ Baton Haxhiu është kryesori në këtë proces. Ai është duke e ndihmuar Thaçin për idenë e ndarjes së Kosovës. Batoni është mbështetësi kryesor në krejt këtë proces”, ka thënë Berisha.
Ai ka thënë se ideja e Hashim Thaçit është absurde dhe është plan i Serbisë.
“Askush nuk është dakord me Thaçin për këtë ideje. Kjo ide është plan i Serbisë dhe nuk duhet të përkrahet nga askush. Luftëtarët e vërtetë janë kundër Hashim Thaçit”.

Studentët paralajmërojnë protestë më të madhe të enjten

Studentët paralajmërojnë një protestë akoma edhe më të madhe ditën e enjte. Shumë studentë edhe nga qytete të tjera pritet që të mbërrijnë në Tiranë për t’iu bahskuar lëvizjes e cila kërkon heqjen e gjobave të qeverisë ndaj studentëve dhe uljen e tarifave.
Mijëra student rrethuan ministrinë e Arsimit në një protestë që zgjati për më shumë se pesë orë duke paralajmëruar qeverinë se në rast se nuk tërhiqet nga vendimi i marrë për rritjen e tarifave studentore atëhere protesta e tyre do të radikalizohet.
Lëvizja “Për Universitetin”, me anë të një postimi në rrjetet sociale, i ka kthyer përgjigje kryeministrit, ndërsa e kritikojnë për këshilltarët, që sipas tyre nuk kanë kulturë juridike.
“Përgjigje kryeministrit:
1. Nivelin e financimit të universiteteve publike dhe tarifën maksimale e vendos qeveria. Rrisni buxhetin dhe ulni tavanin! Pastaj universitetet mund të propozojnë uljen e tarifave.
2. Në vitin 2014 tarifat janë rritur sa për pesë vite të mëparshme rresht. Përveç kësaj, ne kërkojmë përgjysmimin e tyre deri në realizimin e parimit arsim publik falas. E kupton logjikën apo ke nevojë për një orë leksioni?!
3. Ne nuk jemi mbetës. Jemi mijëra studentë që punojmë dhe studiojmë fort. Prandaj shumë prej nesh zgjedhin t’i shtyjnë provimet, që të kemi mundësi të studiojmë më shumë.
4. Ne do të jemi gjallë edhe vitin tjetër. Siç do të futen në universitete dhjetëra mijëra studentë të tjerë. Ne luftojmë edhe për ta.
5. Rishikimin e v.k.m. e bën autoriteti që e ka hartuar, jo universitetet. Nuk ke një këshilltar që ka pak kulturë juridike?!”

Ronaldo refuzon Perezin

E gjithë bota e futbollit do të shohë të dielën ndeshjen e kthimit të finales së Copa Libertadores që do të zhvillohet në “Santiago Bernabeu” mes River Plate dhe Boca Juniors.
Dhe plani i presidentit të Real Madrid Florentino Perez ishte të bashkonte Cristiano Ronaldo-n dhe Lionel Messi-n në tribunën presidenciale, si shenjë falënderimi për atë që i kanë dhënë futbollit në vitet e fundit.
Por plani i Perez nuk ka funksionuar, pasi Ronaldo ka refuzuar ftesën.
Gazeta spanjolle AS thotë se nga burime të sigurta ka marrë vesh se Ronaldo nuk do të jetë i pranishëm.
Mendohet se është akoma shumë herët për një rikthim në “Bernabeu”. Ai u largua nga kampionët e Europës gjatë verës së kaluar dhe Juventus pagoi 117 mln euro për të.
Por edhe marrëdhënia jo e mirë mes tij dhe Perez thuhet të ketë ndikuar në refuzimin e lojtarit. Edhe prania e Messi-t nuk është konfirmuar ende zyrtarisht.

Studentët, Rama nuk do të mund ta ndalë dot këtë zemërim të shpërthejë

Nga Kastriot Islami

Edi Rama në Tëitter gënjen e mashtron për gjithçka shkruan, edhe së fundmi sonte. Madje mënyra tinzare me të cilën ai iu qas kërkesave të studentëve, duke iu referuar VKM së tij qesharake është ofenduese e arrogante, e në realitet përfaqëson dhunën e një qeverie mediokër për inteligjencën e studentëve.
Rama në mënyrë tinëzare bën sikur s’i kupton hallet e shqetësimet e studentëve dhe prandaj në mënyrë hileqare i shmanget të vërtetës duke i dhunuar e kërcënuar tudentët me fjalorin turkoshak e rrugaçëror të ‘kadrinjeve’ për ti nënshtruar e friksuar që ata të mos protestojnë.
Rama për shkak të nivelit mediokër të formimit të tij apo mungesës së arsimimit të tij dhe ministrave të tij është i paaftë për tu përballur me shqetësimet e problemet e studentëve, prandaj nuk takohet e bisedon me studentët por bën monolog në Tëitter apo llogje e shfaqje teatrale me ‘kukullat’ e manekinët e tij vartës.
Rama vazhdon ti mashtrojë e gënjejë studentët. Vazhdon të dhunojë inteligjencën dhe ndershmërinë e tyre. Por çdo ditë e më shumë të gjithë studentët e kanë gjithnjë e më të qartë se çfarë përfaqëson Rama dhe qeveria e tij dhe askush as mashtrohet nga gënjeshtrat e tij dhe as nuk frikësohet nga kërcënimet e tij…
Sepse…

Studentët pa përjashtim e kanë të qartë se Rama ka vrarë parimin e meritës, pra më i miri, më i afti, më i talentuari, më punëtori, më i ndershmi, nuk promovohen. Çështja e tarifave është vetëm maja e ajsbergut…
Studentët s’kanë më as më të voglin dyshim se Rama promovon mediokrin, injorantin, hajdutin, kriminelin, trafikantin, servilin, sejmenin, sekserin dhe në asnjë rast të diturin, të aftin, të talentuarin, të ndershmin…
Studentët s’janë më naivë të mos kuptojnë se e tashmja dhe e ardhmja e tyre është në duart e të pashkollëve apo shkollëpakëve, të sharlatanëve dhe maskarenjve që Rama i vlerëson jo nga performanca e suksesi por nga numri i ‘likeve’ në rrjetet sociale dhe nga numri i daljeve në media në mbrojtje të tij apo agresiviteti i tyre për të sharë e ofenduar ata që kundërshtojnë liderin e tyre suprem…
Studentët diskutojnë cdo ditë mes tyre se shtetin pra edhe jetën e të ardhmen e tyre e drejtojnë individë me diploma të blera, me grada e tituj plagjiaturë, me certifikata false, pa formim apo me formim të dyshimtë, dhe janë bërë deputetë, ministra, drejtorë të rëndësishëm e shesin mënd nëpër ekrane e media se RAMA ka ngritur në piedestal të Keqen si model Suksesi…
Studentët përballen çdo ditë me realitetin e pakundërshtueshmë se në qeverinë Rama nuk gjen dot punë nëse se je i aftë, punëtor, i talentuar, i ndershëm… dhe askush nuk të hap dyert e punësimit nëse nuk je Rilindas, hajdut, servil, mjaftist, 99-nënsh, pervers, i degjeneruar…

Studentët përjetojnë çdo ditë kushte të vështira në çdo aspekt, ata për shkak të vështirësive financiare e tarifave shumë të larta për studimet, për provimet, për librat, për strehimin, për ngrohjen, e tjerë, ata janë të detyruar të hanë keq, të flenë keq, të vishen keq, të ngrohen keq, të lahen keq, të arsimohen keq, të studiojnë në kushte të këqija, të mos kenë mundësi të argëtohen e qetësohen, e tjerë e tjerë, thënë me një fjalë të vetme të keqtrajtohen, dhe për të gjitha këto ata fajësojnë Ramën e qeverinë e tij, që i mashtroi se fundmi dhe vendimet e nxjerra nga qeveria e tij apo ligjet e miratuara me arrogancë nga maxhoranca e kazermës.
Studentët po ashtu përballen çdo ditë dhe në çdo hap të jetës së tyre studentore me padrejtësi të shumta, indiferencën, por edhe me arrogancën, mashtrimet, premtimet e rreme e dhunën e ushtruar nga të gjithë nivelet e qeverisjes që fillon me Ramën, e vazhdon me ministrat e drejtorët e përfundon te sekretarja e roja e konviktit.
Studentët janë të tronditur që Rama për më tepër nuk është njerëzor me ta, por tallet me ta, i ofendon ata, kërkon tu mbyllë gojën, ti pengojë të protestojnë, i godet me policë e madje edhe i dënon e arreston…

Studentët nuk duan më të takojnë Ramën, të dëgjojnë mashtrimet e gënjeshtrat e tij. Ata nuk dëshirojnë t’ia drejtojnë kërkesat e tyre kësaj qeverie shurdhe e memece. Ata nuk pranojnë më të negociojnë me këtë qeveri që preferon të bashkëpunojë me hajdutët, kriminelët e trafikantët e tallet me studentët, profesorët, të ndershmit.
Shumë shpejt, ata me shumë gjasa do të kërkojnë largimin e tij dhe të qeverisë së tij sepse janë të bindur se kjo qeveri nuk ka as vullnetin, as dëshirën dhe as e aftësitë e kapacitetin për të zgjidhur problemet e hallet e studentëve të grumbulluara prej vitesh por që kjo qeveri i ka thelluar.
Zemërimi dhe pakënaqësia e studentëve kanë arritur kulmin, aty ku s’mban më, dhe është gati në shpërthim për të mos thënë që ka tashmë ka shpërthyer… Ata nuk durojnë më se e ardhmja e tyre po vritet.
Rama nuk do të mund ta ndalë dot këtë zemërim të shpërthejë dhe nëse do të tentojë ta pengojë ajo do të shndërrohet në një cunam të papërmbajtshëm me pasoja të paparashikueshme për Ramën dhe qeverinë e tij anti-studentore. Ai mund ta shtyjë edhe pak kohë me mashtrime e gënjeshtra por me çmimin e komplikimit të fundit të tij.

Studentët injorojnë Ramën: Nuk ke një këshilltar që ka pak kulturë juridike?!

Studentët kanë zhvilluar ditën e sotme një protestë para Ministrisë së Arsimit, ku kërkonin uljen e tarifave të studimit për universitetet publike.
Për protestën reagoi kryeministri Rama, i cili shfajësoi Ministrinë dhe tha se tarifa është rritur nga Universiteti, ndërsa publikoi sipas tij, “5 të vërteta” ku shkruante: “Thjesht e vërteta: 1.Tarifat s’i përcakton ministria po universiteti 2.Asnjë tarifë s’është rritur nga 2014 3.VKM për tarifën e mbetësve është kërkuar nga universitetet 4.Efekti i VKM nis vitin tjetër 5.Ministrja u ka sugjeruar sot universiteteve të konsiderojnë rishikimin e VKM.”
Kjo ka nxitur lëvizjen “Për Universitetin”, e cila me anë të një postimi në rrjetet sociale, i ka kthyer përgjigje kryeministrit, ndërsa e kritikojnë për këshilltarët, që sipas tyre nuk kanë kulturë juridike.
“Përgjigje kryeministrit:
1. Nivelin e financimit të universiteteve publike dhe tarifën maksimale e vendos qeveria. Rrisni buxhetin dhe ulni tavanin! Pastaj universitetet mund të propozojnë uljen e tarifave.
2. Në vitin 2014 tarifat janë rritur sa për pesë vite të mëparshme rresht. Përveç kësaj, ne kërkojmë përgjysmimin e tyre deri në realizimin e parimit arsim publik falas. E kupton logjikën apo ke nevojë për një orë leksioni?!
3. Ne nuk jemi mbetës. Jemi mijëra studentë që punojmë dhe studiojmë fort. Prandaj shumë prej nesh zgjedhin t’i shtyjnë provimet, që të kemi mundësi të studiojmë më shumë.
4. Ne do të jemi gjallë edhe vitin tjetër. Siç do të futen në universitete dhjetëra mijëra studentë të tjerë. Ne luftojmë edhe për ta.
5. Rishikimin e v.k.m. e bën autoriteti që e ka hartuar, jo universitetet. Nuk ke një këshilltar që ka pak kulturë juridike?!”

Shqipëria vlon, Ramës kush i ka mbetur?

Ervin SALIANJI

Sot u ngritën studentët, pjesa më vitale por më e goditura nga qeveria. Të rinjtë janë më të papunët, më të pashpresë, më të varfër, pa mundësi, pa rregulla gare, pa hapësira për tu përfshirë në institucione dhe në administratë. Më të paaftët promovohen nga Rilindja, ekselentët goditen dhe largohen masivisht në eksod. Kriminelet komandojnë studentët e shkëlqyer, dallkaukët udhëheqin arsimin, të marrët bëjnë para ndërsa studentët, nxënësit dhe prindërit e tyre paguajnë me gjak qindarkat e fundit që këto para të shkojnë tendera për bandat, apo para për të blerë zgjedhjet.
Njësoj si studentët janë në protestë qytetarët që po iu shkatërrohet banesa dhe jeta, protestojnë minatorët që u gënjyen për pensionin, protestojnë mjeket dhe infermierët që po largohen cdo ditë, protestojnë mësuesit që nuk kanë asnjë rritje rroge në 6 vite Rilindje, protestojnë bizneset e vogla që mbyllen mijëra në vit, protestojnë agjencitë turistike, pacientët lëngojnë përditë pa ilaçe ndërkohë që miliona eurot e ilaçeve të tyre i marrin oligarkët, vuajnë personat me aftësi ndryshe që përceç diskriminimit vuajnë dhe mungesën e trajtimit financiar të nevojshëm, proteston elita intelektuale, bërtasin gazetarët që kërcënohen me burg dhe gjoba!
Rama po majmet, Shqipëria po vlon!

Studentët ultimatum Ramës, 4 kërkesat!

Studentët shqiptarë janë ngritur në protesta kundër Edi Ramës dhe politikës së tij, që vetëm mbledh para nga ata.
Sot ata kanë organizuar një protestë madhështore dhe nesër do të marshojnë sërish në qendër të Tiranës dhe tek Ministria e Arsimit.
Në një deklaratë të mbrëmjes së sotme, studentët kanë renditur 4 kushte për Edi Ramën.
Ata i kanë lënë një afat përgjigjeje Ramës deri nesër në orën 16:00, në të kundërt protestat do të vazhdojnë pa afat.
Kushtet e studentëve:
Shfuqizimin e pikës 4 të VKM-së numër 288 që detyron studentët të paguajnë për kreditet.
Bordi i Arsimit të Lartë të ketë numër të barabatë votash si Ministria e Arsimit.
Përmirësim të kushteve në konvikte.
Përgjysmimin e tarifës së studimeve.

‘’Ktheji përgjigje kësaj z. Kryeministër!”, studentja vë me shpatulla pas murit Ramën

Vjeshta nuk është vetëm për ata student që nuk marrin notë kaluese në provime, është edhe për studentët që gjatë vitit detyrohen të bëjnë punë dhe nuk marrin dot notën që donin, por është edhe për studentët që kërkojnë mesatare për një mundësi kualifikimi jashtë vendit.
Ky fkat duket se është ‘harruar’ sot nga kryeministri Rama, kur thoshte se, “shteti nuk do të paguajë për ngelësit”. Lidhur me këtë situatë ka qenë aktivistja Rezearta Caushaj ajo që ka një sqarim për kryeministrin Rama.
Statusi i plotë i saj
Ktheji përgjigje kësaj z. Kryeministër!,
Në fund të vitit të tretë të Universitetit kisha grumbulluar plot 6 provime për ripërsëritje gjatë tre viteve studime. Kjo përveç ndonjë provimi në vjeshtë që kisha hedhur për lehtësi studimi sepse ke më shumë kohë në dispozicion.
Motivi: Kisha marr 9 (tek-tuk një 8) dhe doja përmirësim. Dhe mora përmirësim.
Ishte një përllogaritje e imja për të maksimizuar rezultatet.
Kryeministri jonë vazhdon dhe mbështetet tek injoranca e përgjithshme, duke quajtur “ngelës” studentët që japin provime në vjeshtë.
E vërteta është që “vjeshta” në universitet nuk është ekskluzivitet i studentëve ngelës.
Universiteti nuk është shkolla 9 vjeçare.
Studentët janë të rritur që edhe punojnë dhe kanë nevojë për një sistem që t’iu përshtatet nevojave të tyre.
UL TARIFAT, LERI MANIPULIMET!