24.5 C
Tirana
E shtunë, 23 Gusht, 2025

Revolta mbërrin para Kryeministrisë, Rama ia mbath! (Video)

Në tëgjithë vendin kanë shpërthyer protestat kundër qeverisë, ndërsa një gjetje simbolike është edhe kjo e një qytetari të thjeshtë para kryeministrisë.
Në një video që po bën xhiron e rrjetit, shihet një makinë e ndaluar para kryeministrisë, ndërsa drejtuesi i saj i bie pa ndërprerë borisë. Ky veprim ka ndodhur në shenjë revolte, kur vendi po gëlon nga protestat, si ajo e studentëve, banorëve të Unazës, apo edhe minatorëve, ndërsa makina shihet e drejtuar nga Kryeministria. Rama ka iku nga zyra ndërsa makina që ibinte bories ka qëndruar gjatë para godinës së qeverisë
Më poshtë videoja e siguruar nga Nisma #Thurje, e cila shkruan: “Po ndodh te Kryeministria.
Një qytetar parkon makinën para KM dhe i bie pa pushim borisë në shenjë revolte”.

Po ndodh te Kryeministria. Një qytetar parkon makinën para KM dhe i bie pa pushim borisë në shenjë revolte.

Gepostet von Nisma #Thurje am Mittwoch, 5. Dezember 2018

Akademiku: Si mund t’i heqësh çatinë e shtëpisë një fëmije? Këtë nuk e ka bërë as Enver Hoxha

Akademiku Apollon Baçe i është bashkuar sot protestës së banorëve të Unazës së re në ditën e 32-të të protestës së tyre në mbrojtje të banesave, ndërsa tha se ky projekt është një grabitje ndaj qytetarëve.
Baçe ftoi qytetarët që të qëndrojnë të bashkuar, ndërsa tha se askush nuk ka guxuar që t’i prishë çatinë një fëmije, as diktatori Enver Hoxha. Baçe tha se, për vjedhjen në Unazën e Madhe po paguan nga 120 euro çdo familje në të gjithë Shqipërinë.
”Unë protestoj jo vetëm për ju po më duket se 40 milionë është një shifër marramendëse. Kur kam qenë në një emision televiziv një nyje në Liverpol që ishte shumë e komplikuar se kjo kushtonte 3 milionë stërlina, ku shkojnë 37 milionët e tjera?!
Qeveritarët vjedhin në një mënyrë të tmerrshme, jo vetëm vjedhin popullin, çdo familje paguan 120 euro për të. Këtu kemi të bëjmë me një grabitje ndaj popullit, si mund t’i heqësh çatinë e shtëpisë një fëmije? Këtë nuk e ka bërë as Enver Hoxha dhe as italianët”, u shpreh akademiku Apollon Baçe.
Në protestën tek Unaza e Re kishte përfaqësues edhe të banorëve të zonës së Shkozës dhe të Bregut të Lumit.
Po ashtu ka përfaqësues dhe nga ana e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit. Gjatë ditës së djeshme pranë banorëve ishte dhe analisti Fatos Lubonja, i cili shprehu sensibilizimin e tij me këtë kauzë.

Babai i 18-vjeçarit të arrestuar, thirrje Ramës: Jam unë organizatori i protestës, po ta mbajti eja më arresto!

Protesta e banorëve të Unazës së re ka hyrë sot në ditën e 32 të saj. Banorët kundërshtojnë shkatërrimin e banesave të tyre, pa dëmshpërblim.
Duke folur në protestën e sotme, babai i Dorian Protoduarit, Florian Protoduari i ka bërë një sfidë të hapur kryeministrit Edi Rama.
‘Ata thonë se, Dorian Protoduari është organizatori i protestës dhe e mbajnë në burg.
Por nuk është ai, jam unë babai i tij organizatori. O Edi Rama, o klysh hajde po ta mbajti eja më arresto’, ishte sfida e tij.

Basha me protestuesit: Luftoni për të ardhmen e fëmijëve tuaj, duke qëndruar bashkë do fitojmë!

Kryetari i PD, Lulzim Basha i është bashkuar mbrëmjen e sotme protestës së banorëve të Unazës së re.
Në ditën e 32 të protestës së banorëve, Basha ka bërë thirrje për bashkim dhe për fitore kundër qeverisë.
Gjatë prononcimit të tij, Basha tha se Edi Rama ka shkelur prej kohësh vijën e kuqe dhe u kërkoi qytetarëve të mos dorëzohen, pasi sipas tij beteja do fitohet.
“Edi Rama ka kohë që ka shkelur vijën e kuqe. Asnjë zhvillim nuk do të sjellë ky projekt korruptiv. Admirim për kurajon e banorëve. Sot jemi në një betejë kundër vjedhjes ku janë ngritur edhe studentët. Kjo është një revoltë qytetare që po vlon në çdo cep të qytetit dhe në qytetet e tjera. Unë kam një mesazh. Duke vazhduar kështu beteja do fitohet. Mos u dorëzoni se të gjithë së bashku jemi më të fortë dhe do triumfojmë kundër vjedhjes tek Unaza, vjedhjes në universitet dhe duke rikthyer fatin tuaj. Jam i frymëzuar nga qëndresa juaj”, tha Basha.
“Është projekti i vetëm që Edi Rama ka për ju. Falënderime nga zemra Unazës që ka treguar se si mund të arrish ta zmbrapsësh të keqen kur je i bashkuar. Jam i frymëzuar nga qëndresa juaj dhe do vazhdojmë ta mbështesim. Unë jam dhe do jem në krah të çdo proteste. Thirrja që kam sot për qytetarët shqiptarë, për hallexhinjtë të cilëve iu është futur në xhep Edi Rama përmes grabitjes është, qëndroni bashkë. Bashkohuni, ngrihuni.
Luftoni për të ardhmen e fëmijëve tuaj. Duke qëndruar bashkë do fitojmë. Kjo është vjedhja më e madhe e parave të shqiptarëve dhe vjedhja më e madhe e shënuar ndonjëherë në botë.

Ne e kemi denoncuar këtë vjedhje, sot është e faktuar, mediat vazhdojnë të nxjerrin detaje tronditëse të kësaj vjedhjeje.
Vjedhje është kjo që bëhet këtu, vjedhje ajo që po bëhet me studentët, vjedhje ajo që po bëhet me Teatrin Kombëtar.
Ne, deputetët e opozitës, Partia Demokratike dhe unë do të jemi në krah në çdo moment. Edi Rama dhe Veliaj kanë bërë gjithçka për t’i përçarë, por ata nuk ja kanë dalë dot.
Sot në një betejë kundër vjedhjes janë ngritur edhe studentët. Kjo është një revoltë qytetarë që po vlon në çdo cep të Tiranës, por dhe në çdo cep të Shqipërisë.
Mos u dorëzoni ju, mos u dorëzoni ju o të rinj, o studentë, siç nuk dorëzohen këta banorë. E keqja është që të ju ndajë dhe të ju trajtojë secilin veç.
Çelësi jonë është të qëndrojmë të bashkuar kundër vjedhjes në Unazën e re, në shkolla, në bulevardin e ri e në Shkozë. Unë jam e do të jem në krah të çdo proteste. Por thirrja që kam unë për çdo shqiptar që Edi Rama i është futur në xhepin e tyre është të ngrihemi dhe të qëndrojmë së bashku.
T’i zmbrapsim nën shembullin e kësaj qendrese. Kërkojini prokurores pse nuk e hap hetimin. Bëni detyrën tuaj, mos prisni t’i bëjë të gjitha opozita. E shihni çfarë bën pala tjetër, i përçan, i shan. Po të mos ishim bashkë me këto familje, gjëra më të zeza do kishin ndodhur. Protesta është më e madhe se dje. Pushteti do bëjë gjithçka për t’i ndalur”, deklaroi kreu i PD.

Banorët e Unazës së Re ulen në mes të rrugës: As Rama, as këlyshët e tij nuk na mposhtin dot!

Banorët e zonës së Astirit në kryeqytet kanë vijuar edhe pasditen e sotme protestën në ditën e 32 të saj.
Qytetarët, banesat e të cilëve preken nga projekti i Unazës së Re kërkojnë dëmshpërblim me vlerën e tregut.
Të veshur me jelekë portokalli, banorët jane ulur në tokë dhe kanë bllokuar rrugën kryesore.
Banorët kanë hedhur akuza në drejtim të qeverisë dhe kryeministrit Rama.
Banorët e Astirit janë në ditën e 32 të protestës së tyre.
‘Unaza është e jona’, ‘Ne jemi qytetarë ti je shpellar’, ‘ Lironi vëllezërit tanë, poshtë kriminelët’, ‘O Edvin, o zagar do të tërheqim me litar’, këto ishin disa nga thirrjet e qytetarëve. Banorët janë shprehur njëzëri se Rama ta harrojë se do mposhtë shqiptarët me rrugë të kundraligjshme.
Florjan Protoduari, një prej protestuesve është shprehur:
‘Këlyshi Rama mendon se jemi lodhur, do të mbrojmë shtëpitë tona, arritëm sot në ditën e 32-të të protestës. Dorin e mbajnë në burg, hajde më arrestoni mua babanë e tij se, unë e organizoj këtë protestë, hajde arrestoni të gjithë Unazën e Re.
Artan Lame vetëm në muajin shtator ka bërë 10 legalizime të paligjshme, kush duhet futur në burg ne apo Artan Lame?’.
Në mbështetje të tyre janë edhe deputetë të opozitës si dhe kreu i PD, Lulzim Basha.

Vendimi i fortë i Komisionit të Venecias: Anulllim mandatesh të deputetëve të krimit, vetting në politikë

Komisioni i Venecias ka vendosur për delegjtimim të mandatit të deputetëve të lidhur me krimin. Kjo mund të konsiderohet si pika më e fortë e reagimit të Komisionit të Venecias që mbështet vettingun për politikanët ashtu si edhe për drejtësinë.
“Skualifikimi që anulon një mandat zgjedhor nuk duhet të konsiderohet si kufizim i demokracisë, por si një mjet për ta ruajtur atë”, thuhet në reagimin e Komisionit të Venecias.
Komisioni i Venezias legjitimon kërkesën e opozitës për vetingun në politikë. ‘Qëllimi është i ligjshëm. Mekanizmi i duhur të gjendet me dialog në Parlament’, thuhet në raport.
Komisioni i Venezias do të marrë vendimin përfundimtar në 14-15 dhjetor për opinionin rreth nismës së opozitës për vetingun në politikë.
Në 20 faqe opinion, Komisioni i Venecias e konsideron legjitime kërkesën e opozitës për vetingun e politikanëve dhe i rekomandon Parlamentit që vendimin ta marrë ai.
Në Draft Opinionin e përgatitur nga Komisioni i Venecias dhe që do të miratohet në mbledhjen e datës 14-15 Dhejtor 2018, ekspertët e Komisionit të Venecias, theksojnë se: “Nga takimet (shkëmbimet e mendimeve) e ndryshme që patën Raportuesit gjatë vizitës në Shqipëri, duket qartë se ekziston vërtet një problem i kontakteve të papërshtatshme midis politikanëve dhe elemente kriminale”.
“I takon Parlamentit shqiptar të vendosë mbi hapat e ardhshëm në lidhje me amendamentet kushtetuese përmes dialogut konstruktiv midis të gjitha forcave politike dhe të shoqërisë në përgjithësi, në interes të demokracisë shqiptare”. – thuhet në rekomandet e Komisionit të Venezias.
Komisioni pranon se amendamentet e opozitës përmbushin një nga kushtet kryesore që ato të jenë në përputhje me standardet ndërkombëtare: atë të qëllimit legjitim të kërkesës. Megjithatë në Draft Opinion theksohet se duhen qartësuar mënyra sesi do të funksionojë vetingu në politikë, mekanizimin dhe trupën që do ta kryejë procesin.

Ekspertët e Komisionit të Venecias, shprehen qartazi se: “për shkak të rrethanave specifike aktualisht në Shqipëri, futja e një mekanizimi special verifikimi për zyrtarët publik duket si një qëllim legjitim.”
Kjo duket të jetë mbështetje për iniciativën e opozitës për vettingun e politikanëve, sepse e konsideron verifikimin me qëllim shkëputjen e lidhjeve me krimin e organizuar, si një mjet legjitim dhe që justifikohet nga situata aktuale në Shqipëri.
Konkretisht, ekspertët e Komisionit të Venecias shprehen se: “Çështja e kontakteve të ngushta të anëtarëve të parlamentit, këshillit bashkiak ose zyrtarët qeveritare, me krimin e organizuar, janë një problem në Shqipëri. Siç tregojnë edhe rezultatet e para të procedurës së vettingut të gjyqësorit, ndërlidhja e institucioneve shtetërore dhe krimi i organizuar duket të jetë shumë i lartë. Kjo pengon besimin në institucionet e shtetit dhe delegjitimon funksionimin e tyre. Nëse krimi i organizuar është duke qeverisur institucionet shtetërore ose të paktën ka një ndikim në punën e tyre, parimet e shtetit ligjor nuk mund të zbatohen në praktikë. Në një shtet të qeverisur ose të ndikuar nga krimi i organizuar, parimet e dinjitetit, barazisë apo ligjshmërisë, janë lënë mënjanë”.
Komisioni i Venecias, ka risjellë në vëmendje konkluzionin e arritur në një çështje të ngjashme më parë sipas të cilit: “skualifikimi që anulon një mandat zgjedhor nuk duhet të konsiderohet si kufizim i demokracisë, por si një mjet për ta ruajtur atë”.
Komisioni i Venezias ngre 7 çështje që duhen adresuar me amendamentet kushtetuese të opozitës, duke patur si shqetësim kryespor që masat kundër zgjedhjes apo ndërprerja e mandatit të jetë në proporcionalitet me realitetin politik.
Një ekspert konstitucionalist brenda Kuvendit komentoi se shqetësimet e ngritura nga Komisioni i Venezias janë të zgjidhshme, nëse do të ketë vullnet politik nga të dyja palët.
Një burim nga opozita bëri të ditur se më e rëndësishmja në Opinionin e Komisionit të Venezias është se ai konfirmon si të ligjshëm qëllimin e amendamenteve për vetingun e politikës dhe hedh poshtë argumentin kryesor të qeverisë se vetingu i politikanëve është i panevojshëm, përsa kohë kemi SPAK dhe BKH.

Tarifat e studentëve u rritën me VKM, protesta e ligjshme!

Jorida TABAKU

Më pyetjen Përse protestojnë studentët?, deputetja e PD Jorida Tabaku reagon përmes një postimi në facebook në lidhje me protestën e studentëve sot para ministrisë së Arsimit. Ndërsa e konsideron reformën e Arsimit si mëmë të të këqijave, Tabaku shkruan se ajo prodhon ndër të tjera edhe rritje tarifash për studentët.
“Mëma e të këqijave sot është Reforma e Arsimit që prodhon ndër të tjera edhe rritje tarifash për studentët. Kjo Reformë qe ogurzezë për studentët dhe ndonëse opozita e kundërshtoi dhe replikoi ashpër me qeverinë sërishmi kokëfortësia dhe makutëria e mazhorancës fitoi. Dy probleme kishte reforma; së pari zhdukte autonominë e Universiteteve dhe së dyti krijonte të gjitha kushtet që qeveria të shtrenjtojë tarifat për studentët duke shkatërruar kështu arsimin publik në shërbim të interesave klienteliste private”, shkruan Tabaku.
Në vijim deputetja demokrate, publikon edhe VKM e qeverisë Rama për tarifat e studentëve.
“Nën frymën e këtij ligji 8 muaj më parë kjo qeveri firmosi me VKM rritjen e tarifave për studentët. Ministria e Arsimit i hapi rrugë kështu shtrenjtimit të dijes duke mos sjellë asgjë tek studentët. Ndërkohë që universitetet klienteliste përfitonin nga ligji në fjalë.” Vijon Tabaku në reagimin e saj, ndërsa thekson se protesta e studentëve është sot më se e motivuar dhe e ligjshme. Ato u gënjyen nga ministria dhe gjithë qeveria.

Kushtrimi i Berishës: Qytetarë! Bashkohuni me studentët, ata do të fitojnë!

Ish-Kryeministri Sali Berisha i ka drejtuar një thirrje qytetarëve në mbarë vendit të mbështesin studentët protestues, të cilët kanë nisur një revoltë kundër Qeverisë për tarifat e larta të universiteteve, të cilat vazhdojnë të shtohen. Berisha ka publikuar një seri fotografish nga protesta e sotme, të shoqëruar me këtë mesazh:
“Album nga protesta madhështore e studentëve për përgjysmimin e tarifave para ministrisë së Antiarsimit!
Nderim studentëve trima dhe guximtarë. Qytetarë, bashkohuni me studentët! Ata do të fitojnë kundër Kallam Dështakut dhe Narkoqeverisë! Fitore studenteve!”, nënvizon Berisha.

 

Studentët i përgjigjen Ramës e Nikollës: Arroganca nuk do ta ndalë rezistencën!

Studentët janë të vendosur që të vijojnë deri në fund protestën e tyre, deri sa qeveria të tërheqë VKM-në.
Pavarësisht premtimeve të bëra nga Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, e cila tha se, do të hiqet një nga pikat e VKM-së, studentët janë shprehur se nuk bien dakord, dhe e vetmja zgjidhje është heqja e VKM-së.
“Ministrja ka firmosur vendime që janë kundër interesave të studentëve. Ne nuk jemi sqaruar aspak, nuk iu përgjigj pyetjeve tona. Kjo VKM si është miratuar ashtu duhet shfuqizuar. Ajo na prek ne, ligji nuk paska efekt prapaveprues, kjo do prekë të gjithë ata që hyjnë në universitet. E vetmja mënyrë që donte ajo ishte të përçante studentët”, tha një studente.
Ndërkohë një tjetër student foli për reagimin e kryeministrit Edi Rama që i quajti kazanë protestuesit.
“Derisa VKM të shfuqizohet, studententë do rrinë në rrugë duke bojkotuar shkollën. U vendos që në çdo fakultet në Tiranë apo rrethe, orët e mëngjesit do bojkotohen dhe studentët do protestojnë deri në shfuqizim. Rezistenca studentore do vazhdojë pasi do kuptohet që të drejtat e studentët duhet të vihen në vend. Nuk do i nënshtrohemi një arrogance që kërkon të bëjë shoë me fjalët”, tha ai.
Kujtojmë që studentët kërkojnë uljen e tarifës shkollore, tërheqjen e taksës për provimet e mbetura, si dhe shtyrjen e afatit të pagesës.

“Nuk tërhiqemi nga protesta”
Studentët i janë përgjigjur Ministres Nikolla, pas ftesës që ju bëri kjo e fundit për tu tërhequr nga protesta duke ju ofruar një zgjidhje alternative.
Ata thanë se refuzojnë në mënyrë kategorike zgjidhjen e ofruar nga Ministria e Arsimit, dhe se e vetmja zgjidhje është ajo e plotësimit të kërkesave të tyre, që do të thotë tërheqja e VKM-së dhe jo vetëm heqjen e një pikë.
Ata e kanë quajtur arrogante ministren Nikolla dhe kanë deklaruar se nuk do tërhiqen deri në plotësimin e kërkesave të tyre.
“Nuk tërhiqemi. Ministrja Nikolla arrogante. Nuk tërhiqemi pa u shfuqizuar vendimi. Arsimi është për të gjithë jo vetëm për ata që kanë lekë. Nesër në mëngjes bojkotojmë mësimin për të marshuar drejt ministrisë. Në çdo fakultet do bojkotohet mësimi. Do mblidhemi në orën 8 të mëngjesit dhe që aty do marshojmë drejt Ministrisë”, brohorasin ata para godinës së Ministrisë së Arsimit.
Pak më herët, ministrja Nikolla në një konferencë për shtyp nga selia e Ministrisë që drejton tha se e ndiqte me vëmendje shqetësimin e studentëve dhe shpjegoi tarifat e studimit. Studentët kanë protestuar edhe ditën e djeshme në fakultetin e Arkitekturës, duke kërkuar uljen e tarifave studentore, pagesën me këste të tarifës si dhe heqjen e tarifës për provimet e mbartura.
“Derisa VKM të shfuqizohet, studentët do rrinë në rrugë duke bojkotuar shkollën. U vendos që në çdo fakultet në Tiranë apo rrethe, orët e mëngjesit do bojkotohen dhe studentët do protestojnë deri në shfuqizim. Rezistenca studentore do vazhdojë pasi do kuptohet që të drejtat e studentët duhet të vihen në vend. Nuk do i nënshtrohemi një arrogance që kërkon të bëjë shoë me fjalët”, deklaruan të tjerë studentë.

Tërmet në qeveri, arrestime dhe terror ndaj protestuesve

Protestuesit në Shqipëri po përballen me një dhunë të pashembullt policore. Edhe pse banorët kanë dalë në protestë për të mbrojtur banesat e tyre pa shkaktuar asnjë incident, ata janë dërguar në komisariat pa asnjë shkak.
Agim Peposhi, Lahi Lleshi dhe Fuat Durollari janë marrë në rajon pa asnjë letër nga policia që nuk mbron rendin por sulmon qytetarët.
Ndërkohë që në ndihmë të protestuesve kanë shkuar edhe deputetët demokratë, Jorida tabaku dhe Klevis Balliu, të cilët kanë shkuar në komisariatin numër 4 ku janë shoqëruar 3 protestuesit.