27.5 C
Tirana
E shtunë, 23 Gusht, 2025

Modriç, Messi, Ronaldo dhe një Top i Artë që krijon shumë dyshime

Luka Modriç fitoi Topin e Artë 2018, duke korrur frytet e një viti fantastik, e pati kulmin e vet me finalen e Kupës së Botës me Kroacinë, që praktikisht mund të quhet kampione bote për atë që ka bërë. Megjithatë, duke u larguar nga romanticizmi dhe duke ngritur pyetjen a ishte mesfushori i Realit më i miri në botë këtë vit, përgjigja është jo, të paktën sipas britanikes The Sun.
RENDITJA E “THE SUN”
10 Eden Hazard (2 vende më poshtë)
9 Raphael Varane (2 vende më poshtë)
8 Antoine Griezmann (5 vende më poshtë)
7 N’Golo Kante (4 vende më lart)
6 Kevin De Bruyne (3 vende më lart)
5 Kylian Mbappe (1 vend më poshtë)
4 Luka Modric (3 vende më poshtë)
3 Mohamed Salah (3 vende më lart)
2 Lionel Messi/Cristiano Ronaldo (3 vende më lart)
1 Lionel Messi/Cristiano Ronaldo (4 vende më lart/1 vend më lart)
Është e lehtë të renditësh Antoine Griezmann shumë lart, sepse fitoi Kupën e Botës dhe Europa League, por Topi i Artë i shkon lojtarit më të mirë në botë, jo lojtarit që luan për skuadrën që ka fituar më shumë trofe. Është një diferencë e vogël, por shumë e rëndësishme.

Mohamed Salah nuk fitoi asnjë trofe këtë vit dhe për pasojë nuk u llogarit asnjëherë si kandidat real për Topin e Artë, por në aspektin personal egjiptiani ka arritur një nivel të jashtëzakonshëm dhe nuk mund të konsiderohet inferior ndaj Griezmann. Po, disa ndeshje vlejnë më shumë se të tjerat, por Franca e fitoi Kupën e Botës duke luajtur dobët në grup dhe nuk mund të peshojë Kupa e Botës kaq shumë për të vendosur fatet e Topit të Artë.
A mund të thuhet me sinqeritet se këtë vit në botë ka pasur 4 lojtarë më të mirë se Messi?
Numri 10 i Barcelonës dhe Argjentinës është ende brilant, si gjithnjë, por tashmë konsiderohet diçka normale, njerëzit e dinë çfarë do ndodhë dhe vetëm kur Messi ka një ditë të keqe fillon zhurma mediatike.
Këpuca e Artë e Europës, mbi 50 gola të shënuar, lider te Barcelona dhe fitues i dy trofeve në Spanjë, të gjitha këto konsiderohen normale tashmë. Talenti i Messi-t merret si diçka e mirëqenë dhe në mënyrë të pandershme të gjithë fajësojnë atë për dështimin total të Argjentinës në Botëror.
Kur sheh emra si Hugo Lloris në listën e kandidatëve për Topin e Artë, nuk mund të mos mendosh se sa njerëz i shohin vërtet ndeshjet. Pyesni një tifoz të thekur të Tottenham-it, a është Lloris portieri më i mirë në botë? A ka qenë këtë vit në formën e vet më të mirë, apo thjesht ishte në fushë për Francën kampione bote dhe kaq mjafton?
Të gjithë shohin Messin e Ronaldon, çdo javë, por pakkush e sheh Harry Kane çdo ndeshje, pakkush e sheh Griezmann çdo ndeshje. A e arrijnë ata nivelin e Messit në fushë? Nuk bëhet fjalë.
Debati Messi-Ronaldo është pjesë e çdo diskutimi dhe është mëse normale që ata të dy të mos i ndash dot në renditjen e Topit të Artë.
Njerëzit janë lodhur nga dominimi 10-vjeçar i tyre? Dakord, ia japim dikujt tjetër, por a është e drejtë që të ndalet duopoli i tyre vetëm sepse na duhet një fytyrë e re, për të ringjallur entuziazmin e tifozëve?
Messi e Ronaldo po vërtetojnë çdo javë që janë ende dy lojtarët më të mirë në botë, sado e mërzitshme të jetë për disa njerëz. E mërzitshme, vërtet, por janë ende më të mirët.

Rama sulmon studentët: Paguani tarifat, nuk do paguajmë ne për ju!

Rama ka reaguar pas protestave masive të studentëve duke deklaruar se ata do të duhet të paguajnë tarifat e rritura për ta. Sipoas kreut të qeverisë askush tjetër në shoqëri nuk duhet të paguajë për stuentët. Po për oligarkët që majmen dhe dhjetëfishimin e fondeve që u vjedh shqiptarëve kush paguan o monstër?!
Pasi ofendoi banorët e Unazës së Re se pse protestonin për pronën e tyre, tashmë kryeministri Edi Rama ju është sulur edhe studentëve duke i etiketuar ata kazanë.
Në një replikë që kryeministri ka patur me një nga ndjekësit e tij në Facebook, Rama ka shfryrë të gjithë dufin e tij ndaj protestës studentore të cilët kërkojnë uljen e tarifave dhe taksave.
Studentët janë në kushte mjaft të vështira dhe mundohen të mbijetojnë për shkak të varfërisë së përgjithshme të shoqërisë në një kohë që monstra në krye të qeverisë u rrit atyre tarifat duke ua bërë të pamundur arsimimin.
Revolta e studentëve sapo ka nisur dhe ajo premton një përballje të fortë me bandën kriminale në qeveri që është drejt largimit.

Berisha dënon aktet kriminale: Ndal serialit të vrasjeve raciste të shqiptarëve në Greqi!

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka dënuar ashpër vrasjet raciste të shqiptarëve në Greqi. Me anë të një reagimi në rrjetet sociale, Berisha shkruan se ndaj shqiptarëve ka nisur një hakmarrje primitive nga ekstremistët grekë, që pas vrasjes së ekstremistit Kostandinos Kaçifas gjatë një shkëmbimi zjarri me forcat RENEA.
Ai ju ka bërë thirrje të gjitha institucioneve ndërkombëtare për të ndërhyrë dhe të reagojnë sa më parë për këto akte kriminale dhe raciste ndaj shqiptarëve.
Postimi i ish-Kryeministrit Berisha në Facebook
Ndal serialit të vrasjeve raciste të shqiptarëve në Greqi!
Të dashur miq, pas vrasjes në shkëmbim zjarri nga policia shqiptare të ekstremistit grek nga Bularati, Kostandin Kaçifas, në vendin fqinj, në hakmarrje të verbër raciste e primitive, ka shpërthyer një serial vrasjesh të shqiptarëve në tërësi.
Kështu, në një hark kohor pak javësh janë ekzekutuar në zona dhe rrethana të ndryshme të Greqisë 7 shqiptarë, që të gjithë përveç njërit ekzekutime gjakftohta të bazuara në urrejtjen dhe rracizmin primitiv ndaj shqiptarëve dhe si hakmarrje, akte kriminale albanofobie.
Mbrëmë në Kavalla u regjistrua viktima e 7-të, u gjet i vrare një 18 vjeçar, djalë i një familje emigrantësh shqiptar, anëtar i një ekipi lokal futbolli, për të cilin shkaku i vetëm sipas mediave mbetet racizmi.
Dënoj me ashpërsinë më të madhe këto akte kriminale të mirëfillta raciste dhe i bëj thirrje Komisionit të të Drejtave të Njeriut të OKB, Këshillit të Europës, Komisionit dhe Këshillit të Ministrave të BE të ndërhyjnë pranë autoriteteve greke për një hetim të pavarur mbi shkaqet dhe rrethanat e ekzekutimeve raciste të shqiptarëve në Greqi dhe të ushtrojnë të gjithë presionin e merituar ndaj autoriteteve greke që këto akte kriminale të shëmtuara të ndëshkohen. sb

Berisha: Po dridhen themelet e narkoshtetit, qytetarët t’i bashkohen protestës së studentëve!

Studentët e Universiteteve publike në Tiranë kanë vijuar sërish me protestën e tyre në shenjë kundërshtie për tarifën e studimit.
Përmes një statusi në Facebook ish-Kryeministri Sali Berisha i ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës së studentëve. Ai theksoi se me këtë protestë po dridhet qeveria e Ramës.
Postimi i ish-Kryeministrit Berisha ën Facebook
Studentet me protesten e tyre gjigande po bejne te dridhen themelet e Narkoshtetit. Kallam Deshtaku dhe narkoministrat e tij drejt kapitullimit.
Ju bej thirrje qytetareve te bashkohen me studentet. Ata kane te drejte. Studentet do fitojne! sb
Mijëra studentë të Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit, Arkitekturës dhe Urbanistikës, janë përsëri sot në protestë kundër rritjes së tarifave nga Edi Rama.
Të gjithë studentët kërkojnë anullimin e këtij vendimi i cili rëndon mbi xhepat e çdo familjeje, që ka të paktën 1 fëmijë student.

Studentet me protesten e tyre gjigande po bejne te dridhen themelet e Narkoshtetit. Kallam Deshtaku dhe narkoministrat e tij drejt kapitullimit.Ju bej thirrje qytetareve te bashkohen me studentet. Ata kane te drejte. Studentet do fitojne! sb

Gepostet von Sali Berisha am Mittwoch, 5. Dezember 2018

Gjobat e Ramës që çuan në revoltë studentët, 70 mijë lekë për provim, 400 mijë lekë tarifë

Mund të kosniderohet një qeveri dhe Kryeministër bastard që ashtu sikurse gjobit çdo familje ka vendosur të gjobisë edhe studentët me tarifa që arrijnë deri në 70 mijë lekë për provim. E gjitha kjo për ti pamundësuar atyre studimet dhe për ti nxjerrë në rrugë. Kjo ka sjellë revoltën e ashpër të studentëve të cilët kanë nisur një betejë të fortë nga sot.
Është dita e dytë, që studentët e kryeqytetit janë ngritur në protesta masive dhe pritet që atyre tu bashkohen edhe “bashkëvuajtësit” e tyre në gjithë universitet e vendit. Shkëndija për këtë “kryengritje” e cila ka nisur me bojkotin e mësimit dhe bllokimin e rrugës përpara ministrisë së Arsimit ka qenë vendimi i fundit i qeverisë Rama, për pagesën e krediteve për çdo provim. Vendimi parashikon pagesë 670 lek/kredit në nivelin Bachelor. Kujtojmë se një lëndë ka 5-10 kredite. Ndërsa për studentët e masterit tarifa është dhe më e lartë 1700 lek/kredit.
Me një llogari të thjeshtë, del që çdo studenti që ka provime të mbartura nga viti i kaluar i kërkohet të paguajë menjëherë deri në 7000 mijë lekë (70 mijë te vjetra), për të hyrë në këto provime. Gjithashtu si asnjëherë më parë, studentëve u është kërkuar që të paguajnë gjithë tarifën vjetore të shkollimit paradhënie, brenda datës 15 Dhjetor të këtij viti.
Të gjitha këto ndryshime që prekin fortë xhepin e familjeve të studentëve janë bërë, pa asnjë konsultim dhe paralajmërim. Këto janë gjoba të qeverisë, sikur të mos mjaftojnë ato të pedagogëve në shkëmbim të marrjes së provimeve. Ne i kemi familjet e varfra dhe nuk kemi ku ti gjejmë në një dorë 400 mijë lekë deri më datë 15 Dhjetor -tha për Syri.net, një nga protestuesit.
Ata kanë refuzuar që të hyjnë në bisedime me ministrinë e Arsimit, duke deklaruar të vendosur, se e vetmja zgjidhje është heqja dorë nga këto gjoba të vëna në mënyrë të pabesë ndaj tyre.
Studentët deri në këtë fazë të protestës kërkojnë: heqjen e tarifës për provimet e mbartura dhe pagesë me këste të tarifës vjetore të studimit. Por duket se pas shurdhërisë së qeverisë, kërkesat e tyre do të shtohen. Ata gjithashtu kanë paralajmëruar se nëse qeveria Rama, do të bëjë edhe në rastin e tyre “shurdhin”, ata do të radikalizojnë protestën e tyre, duke ftua prindërit, familjarët dhe gjithë qytetarët e gjithë Shqipërisë në protesta pa afat.

Studentët nuk pranojnë negociata, përzënë zëvendësministren e Arsimit

Studentët nuk kanë lejuar zv.ministren e Arsimit, Besa Shahini që të negociojë me ta, duke e larguar nga tubimi, ndërsa kanë qëlluar edhe me vezë në drejtim të Ministrisë së Arsimit.
Studentët janë të vendosur tashmë në kërkesat e tyre për ulje të tarifës dhe shtyrje të afatit për pagesën e vitit shkollor.
Ata i kanë bërë thirrje disa herë ministrisë së Arsimit dhe qeverisë, që nuk ka më kohë as për negociata e as për bisedime, tani koha është për një zgjidhje reale.
Studentët thanë se nuk bëhen pjesë e shantazheve dhe premtimeve boshe. Ata kërkojnë heqjen e tarifës prej 670 lekë për kredit për çdo provime të mbartur. Po ashtu ata kanë kërkuar që pagesa e tarifës së shkollës të kryet në muajin janar, ashtu si për çdo vit tjetër dhe jo në muajin dhjetor.
Vete studentët shprehen se, do të vijojnë kauzën e tyre deri në fund, ndërsa i kanë përcjellë edhe kërkesat e Ministrisë së Arsimit.

Zhduket prej një jave një i ri në Dibër, familjarët: E kanë rrëmbyer!

Një 21-vjeçar në Maqellarë të Dibrës rezulton i zhdukur prej 7 ditësh. Familjarët e Mateo Agës, ishin ata që denoncuan ngjarjen në polici.
“Dyshojmë se e kanë rrëmbyer djalin. Në 29 nëntor djali shkoi në fshatin Grezhdan,” rrëfejnë prindërit.
“Mateo nuk kishte telefon me vete kur u largua. Shkoi në fshat me makinën e një fqinji”, janë shprehur ata në polici.
Policia e Dibrës raporton se po punohet për gjetjen e 21 vjeçarit, por deri tani nuk kanë rënë në gjurmët e tij.

Studentët ultimatum ministres: “Mjaft me mashtrime, duam vetëm zgjidhje!

Studentët e universiteteve publike në Tiranë vijojnë protestën e tyre kundërtarifave tepër të larta të studimit. 
Ndërkohë, Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla deklaroi se është e gatshme të ulet me studentët dhe të negociojë për kërkesat e tyre. Por e menjëhershme ka qenë përgjigja e studentëve që janë në protestë.
Studentët janë shprehur se, nuk kanë ndërmend ta takojnë ministren as në zyrë dhe as në rrugë, pasi tani ata presin vetëm zgjidhje.
Sipas tyre koha e negociatave ka kaluar tashmë dhe askush nuk mund të gënjehet më me premtime boshe, prandaj e vetmja negociata mes tyre dhe ministres është zgjidhja e menjëhershme e kërkesave të tyre.
Të parët që e iniciuan këtë tubim, studentët e Arkitekturës dhe Urbanistikës pasi u mblodhën para fakultetit, ata vijuan marshimin drejt Ministrisë së Arsimit, ku bllokuan rrugën e Durrësit. Pjesë e kësaj proteste u bënë edhe studentë të fakulteteve të tjera, ku disa prej tyre u bashkuan tek MAS, ndërsa të tjerë vijuan tubimin tek Korpusi Universitar.

Protestuesit u ulën në gjunjë përtokë, ndërsa brohorisnin; ‘ne nuk ikim’. Pavarësisht tentativës së zëvendësministres së Arsimit, Besa Shahni për të negociuar me studentët, këta të fundit e përzunë nga tubimi. Ata thanë se nuk bëhen pjesë e shantazheve dhe premtimeve boshe. Ata kërkojnë heqjen e tarifës prej 670 lekë për kredit për çdo provime të mbartur. Po ashtu ata kanë kërkuar që pagesa e tarifës së shkollës të kryet në muajin janar, ashtu si për çdo vit tjetër dhe jo në muajin dhjetor.
Vetë studentët shprehen se do të vijojnë kauzën e tyre deri në fund, ndërsa i kanë përcjellë edhe kërkesat e Ministrisë së Arsimit.
Lidhur me këtë protestë ka reaguar dhe kreu i FRPD-së, Belind Kelliçi, i cili lëshoi akuza në drejtim të kryeministrit Edi Rama. Ai tha se, “studentet janë më të vendosur se kurrë për t’i thënë NDAL një herë e mirë Edi Ramës, Lindita Nikollës e çdo qeveritari tjetër që tallet me të ardhmen e tyre”.

Berisha thirrje studentëve: Mos i ndalni protestat! Tarifat 5 herë më të larta se në BE!

Me mijëra studentë shqiptarë janë ngritur sërish në protestë ditën e sotme, ku kërkojnë ulje të tarifave të studimit.
Ish-Kryeministri Sali Berisha, me anë të një statusi në Facebook, shkruan se, sot studentët protestojnë ndaj kësaj narkoqeverie të korruptuar.
Më tej ish-Kryeministri ju ka bërë thirrje studentëve që të vijojnë të protestojnë ë deri në përgjysmimin e tariës.
Postimi i ish-Kryeministrit Berisha
Studentët në protesta të fuqishme kundër tarifave 4-15 herë më të larta se në të gjitha vendeve të BE dhe gjobave të turpshme të narkoqeverisë bandite.
Qindra studentë të Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit & Arkitekturës dhe Urbanistikës përsëri sot në protestë kundër rritjes së tarifave nga Edi Rama. Të gjithë studentët kërkojnë anullimin e këtij vendimi i cili rëndon mbi xhepat e çdo familje.
Ju bëj thirrje studentëve të bashkohen me protestën deri në përgjysmimin e tarifave dhe heqjen e çdo gjobë ndaj tyre. Studentët do fitojnë! sb

Studentet ne protesta te fuqishme kunder tarifave 4-15 here me te larta se ne te gjitha vendeve te BE dhe gjobave te turpshme te narkoqeverise bandite.Qindra studente te Fakultetit te Inxhinierise se Ndertimit & Arkitektures dhe Urbanistikes perseri sot ne proteste kunder rritjes se tarifave nga Edi Rama. Te gjithe studentet kerkojne anullimin e ketij vendimi i cili rendon mbi xhepat e cdo familje. Ju bej thirrje studenteve te bashkohen me protesten deri ne pergjysmimin e tarifave dhe heqjen e çdo gjobe ndaj tyre. Studentet do fitojne! sb

Gepostet von Sali Berisha am Mittwoch, 5. Dezember 2018

Plas edhe në Elbasan, studentët bojkotojnë mësimin, u bashkohen pedagogët

Protesta e studentëve është shtrirë edhe në Elbasan. Studentët kanë braktisur mësimin edhe kanë paralajmëruar protestë në orën 11:00.
Ndërkohë Tirana është ndezur nga mijëra studentë që kanë bojkotuar mësimin dhe kanë rrethuar Ministrinë e Arsimit. Ata kanë deklaruar se, pas kërkesës së përfaqësuesve të Ministrisë së Arsimit kanë renditur dhe tre kërkesat e tyre me shkrim për këtë institucion, ku kërkojnë anulimin Vendimit të Këshillit të Ministrave për miratimin e kufitit maksimal të tarifës vjetore, përgjysmimin e tarifës, dhe përmirësimin e kushteve në konvikte. Protestës së studentëve I janë bashkuar edhe pedagogët.
Studentët e Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës janë sot në ditën e dytë të protestës. Ato kanë bojkotuar sërish mësimin pasi janë kundër tarifës për provimet që jepen me kredite.
Janë mijëra studentë që kanë bojkotuar sot mësimin, edhe në disa fakultete të tjera, të cilët kanë rrethuar Ministrinë e Arsimit, ndërsa kërkojnë ministren e Arsimit. Ata nuk pranojnë që të futen brenda ambienteve të Ministrisë pasi sipas tyre çdo kush që hyn aty mund të jetë i shantazhueshëm.
“Dilni jashtë” “Duam ministren”, ”Anulo vendimin”, “Mbani përgjegjësi”, janë disa nga thirrjet e studentëve drejtuar Ministrisë së Arsimit.
Ata kërkojne gjithashtu që pagesa e tarifës së shkollës të kryet në muajin janar, ashtu si për çdo vit tjetër dhe jo në muajin dhjetor.
Gjatë protestës studentët kanë qëlluar me bidona uji, lapsa dhe libra drejt godinës së ministrisë së Arsimit duke thirrur “Duam bursë, duam dije, pallavra qeveria”.
Përfaqësues të Ministrisë së Arsimit janë përpjekur që të diskutojnë me ta por ka qenë e pamundur pasi ata nuk kanë pranuar të futen brenda Ministrisë së Arsimit.
Në një komunikim për ‘Fax News’ ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla ka deklaruar se studentët kanë pranuar që të takohet për të biseduar. Por vetë studentët kanë mohuar të kenë takuar ministren dhe refuzojnë të takohen.

Studentët e Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës janë sot në ditën e dytë të protestës.
Nëse nuk merren parasysh kërkesat e tyre ata kanë bërë thirrje për revulucion studentor “Revolucion studentor. Revolucion studentor, revolucion studentor, ne nuk jemi bankomat, nuk tërhiqemi’. ”Jo negociata me ministren arrogante dhe injorante”, janë dëgjuar të thërrasin studentët.
“Dilni jashtë” “Duam ministren”, ”Anulo vendimin”, “Mbani përgjegjësi”, janë disa nga thirrjet e studentëve drejtuar Ministrisë së Arsimit.
Ata kërkojne gjithashtu që pagesa e tarifës së shkollës të kryet në muajin janar, ashtu si për çdo vit tjetër dhe jo në muajin dhjetor.
Studentët të cilët janë vetëorganizuar, kanë bojkotuar mësimin pasi kërkojnë plotësimin e tre pikave:
1. Heqjen e pagesës për kredite të provimeve të mbartura
2.Shtyrjen e afatit të pagesës vjetore
3.Bërjen e pagesës me këste
“Lëvizja Për Universitetin dhe aktivistë të saj i janë bashkuar dhe solidarizohen me kërkesat e tyre, pasi universiteti duhet të jetë në bazë të meritës dhe jo parave. Universiteti banohet nga studentët, prandaj studentët duhet të vendosin!“, shkruhet në njoftimin e Lëvizjes për Universitetin.