28.5 C
Tirana
E shtunë, 23 Gusht, 2025

Pedagogët në krah të studentëve: Bashkohuni me protestën e Unazës së Re, po ua vjedhin shtëpitë!

Pedagogu i Fakultetit të Drejtësisë, Ermir Dobjani ishte në krah të studentëve në protestën që po mbahet para ministrisë së Arsimit.
Përmes megafonit, Dobjani, i cili ka mbajtur dhe postin e Avokatit të Popullit i bëri thirrje studentëve të vijojnë protestën, madje të bashkohen me banorët që po u prishet banesa për shkak të projektit të Unazës së Madhe.
“Në Ministrinë e Arsimit është vënë një kriminele jo ministre, sepse vazhdon politikën kriminale të Edi Ramës. Kanë vrarë të gjithë diplomat e universiteteve të huaja. Nëse keni vendosur të fitoni të drejtat tuaja nuk bëhen të lutur dhe të puthur, por me bojkotim total të studimeve. Këta nuk njohin logjikë por njohin dhunën. Bashkohuni protestave të atyre që po ua vjedhin shtëpinë, ndryshe nuk ka zgjidhje.’
Prej orës 09:30 studentët e Universiteti të Tiranës dhe të Politeknikut kanë dalë në protestë përpara Ministrisë së Arsimit, për të kërkuar anulimin e tarifës për provimet e prapambetura.
Janë mijëra studentë që kanë bojkotuar sot mësimin, edhe në disa fakultete të tjera, të cilët kanë rrethuar Ministrinë e Arsimit, ndërsa kërkojnë ministren e Arsimit. Ata nuk pranojnë që të futen brenda ambienteve të Ministrisë pasi sipas tyre çdo kush që hyn aty mund të jetë i shantazhueshëm.
Nëse nuk merren parasysh kërkesta e tyre ata kanë bërë thirrje për revulucion studentor “Revolucion studentor. Revolucion studentor, revolucion studentor, ne nuk jemi bankomat, nuk tërhiqemi’. ”Jo negociata me ministren arrogante dhe injorante”, janë dëgjuar të thërrasin studentët.

Përfaqësues të Ministrisë së Arsimit janë përpjekur që të diskutojnë me tap or ka qenë e pamundur pasi ata nuk kanë pranuar të futen brena Ministrisë së Arsimit.
“Dilni jashtë” “Duam ministren”, ”Anulo vendimin”, “Mbani përgjegjësi”, janë disa nga thirrjet e studentëve drejtuar Ministrisë së Arsimit.
Ata kërkojne gjithashtu që pagesa e tarifës së shkollës të kryet në muajin janar, ashtu si për çdo vit tjetër dhe jo në muajin dhjetor.
Studentët të cilët janë vetëorganizuar, kanë bojkotuar mësimin pasi kërkojnë plotësimin e tre pikave:
1. Heqjen e pagesës për kredite të provimeve të mbartura
2.Shtyrjen e afatit të pagesës vjetore
3.Bërjen e pagesës me këste
“Lëvizja Për Universitetin dhe aktivistë të saj i janë bashkuar dhe solidarizohen me kërkesat e tyre, pasi universiteti duhet të jetë në bazë të meritës dhe jo parave. Universiteti banohet nga studentët, prandaj studentët duhet të vendosin!“- shkruhet në njoftimin e Lëvizjes për Universitetin.

Shpërthen revolta! Mijëra studentë ngrihen në protestë kundër qeverisë Rama

Me mijra studentë në Tiranë kanë nisur një protestë kundër tarifave të shkollimit. Ata nuk janë dakort me çmimet e vijimit të mesimeve dhe thonë se protesta nuk do të ndalet.
Ndërkohë që janë nusur në drejitm të Ministrise së Arsimit.
Nëpërmjet protestës së tyre, studentët kërkojnë anulimin e Vendimit nr. 288, datë 21. 05. 2018, “Për miratimin e kufirit maksimal të tarifës vjetore të shkollimit për studentët që ndjekin studimet në institucionet publike të arsimit të lartë, në një program të ciklit të parë të studimeve, në një program të integruar të studimeve ose në një program të studimeve profesionale me kohë të plotë”.
Studentët i konsiderojnë të larta këto tarifa.
Të rinjtë protestojnë edhe ndaj politikave të qeverisë, një takse shtesë prej 700 lekësh për kredit për çdo provim të mbartur, vendosur së fundmi.
Ata vetë dhe as familjet e tyre nuk mund ta përballojnë këtë shumë në kushtet e kostos së lartë të jetesës.

Arrestohet trafikanti që u fsheh në makinën e ish deputetit të Ramës

Përveç kësaj, ndërtesa me vlerë 2 milionë euro dyshohet se është financuar nga të ardhura që mund të kenë ardhur si rrjedhojë e aktivitetit kriminal që ka kryer ky shtetas më parë.
Lëshimi i urdhrit të arrestimit të tij nga Gjykata e Shkodrës është bërë për tri veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve” dhe “Ndërtim pa leje”.
Prokuroria në bashkëpunim me Policinë prej disa muajsh kishin nisur hetime për 44-vjeçarin, i cili tri vite më parë ishte pjesë dhe e debateve politike në vend. Ai i shpëtoi arrestimit në vitin 2015 duke u fshehur në makinën e ish-deputetit, Mark Frroku.
Përveç kësaj, në fund të vitit 2014 biznesmeni u shpall në kërkim për sasinë rekord të lëndës narkotike prej 800 kg kanabis sativa të kapur në Lagunën e Vilunit në Lezhë, që kishte si destinacion Malin e Zi.
PALLATI
Edhe pse pa lejen përkatëse të autoriteteve, Bardhok Planaj ka ndërtuar një pallat gjigant me 10 kate në qytetin e Shkodrës. Ndërtesa gjendet në lagjen “Rus” dhe kap një vlerë prej 2 milionë eurosh. Pallati është vendosur në sekuestro, pasi përveçse është ndërtim i paligjshëm, dyshohet se është ndërtuar me para që kanë ardhur nga trafiku u drogës. Ndërtimi është kryer nga firma e Planajt “Old-B”, të cilën e pezulloi përkohësisht pasi u shpall në kërkim dhe e riaktivizoi disa muaj më pas, kur arriti të dilte si person i papërfshirë në drogën e kapur në Lagunën e Vilunit.

DROGA
Bardhok Planaj njihet si biznesmen me lidhje të forta politike. Ai dyshohet se është marrë me aktivitetin e trafikut të drogës drejt Italisë dhe Malit të Zi. Grupi tij, ku dyshohet se janë përfshirë dhe politikanë, ka arritur që të trafikojë me dhjetëra ton kanabis drejt Italisë. Planaj u shpall në kërkim në tetor të vitit 2014. Më 30 shtator të atij viti, “Guardia di Finanza” ndoqi një skaf ku trafikantët për t’i shpëtuar ndjekjes hodhën në det 8 çanta hashashi, me peshë prej 210 kilogramësh.
Ndërsa në operacionin e dytë u arrit të sekuestroheshin 15 çanta me 594 kilogramë. Në pranga ranë me dhjetëra persona, ndërsa rezultatet e operacionit u publikuan 10 ditë më vonë nga ana e Policisë së Shtetit. Pas shpalljes në kërkim më 1 tetor 2014, Planaj dyshohet se i ka shpëtuar arrestimit nga ana e Policisë duke lëvizur me automjetin e Mark Frrokut, që në atë kohë ishte deputet. 44-vjeçari ka lëvizur me makinën e Frrokut nga një lokal në Kombinat për të shkuar në Laprakë dhe më pas i ka humbur vëzhgimit të Policisë.
I fshehur në makinën e deputetit
Pati dyshime se në tetor të vitit të shkuar, pasi policia ndërhyri për ta arrestuar, nuk u lejua pasi Pllanaj udhëtonte me makinën e Mark Frrokut, në atë kohë deputet i Kuvendit të Shqipërisë.
Deputeti Frroku ka mohuar të ketë ndihmuar Pllanajn t’i shmangej arrestimit, por është raportuar se, në raportin e oficerëve të gjurmimit në sektorin e narkotrafikut, shkruhet se i dyshuari në survejim prej tyre ka lëvizur nga lokal “Antika” në Tiranë drejt Laprakës me automjetin Audi në pronësi të deputetit.
“Panorama”

Zyrtare: 25 persona të rrëmbyer për trafik droge pas 80 të zhdukurve në Vlorë

Për tre vitet e fundit, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka hetuar rrëmbimin e 25 personave të zhdukur në mënyrë të çuditshme dhe pa asnjë gjurmë. Dosjet janë referuar nga prokuroritë e rretheve pas elementeve shtesë, dëshmive dhe kqyrjes së mjaft kamerave që i ka bindur hetuesit se njeriu për të cilin nuk kishte asnjë gjurmë ishte rrëmbyer nga të tjerë.
Rrëmbimi i 25 personave nga 2015 në 2018 ju konfirmua “Top Channel”-it pas interesimit pranë prokurorit të medias. Vendin e parë për rrëmbime e mban viti 2015, me hetimin e 15 çështjeve, mes të cilave më e rënda ishte ajo e zhdukjes së Enver Stafukës. I zhdukuri ishte i dyshuari kryesor si njeriu që kishte grabitur automjetin nga ku u qëllua për vdekje komisari Dritan Lama.
Por çështja që u kthye edhe në një objekt gjykimi është rrëmbimi i Ridvan Lamajt në mes të Sarandës dhe në mes të ditës, ngjarje për të cilën u gjykuan tre persona. Për këtë ngjarje në fakt prokuroria ka dyshime se i zhvukuri ishte përdorur nga trafikantët për të transportuar drogë drejt Greqisë.
“Top Channel” u interesua pranë prokurorit të medias për të marrë një version zyrtar se sa është numri i dosjeve që janë nën hetim për rrëmbim. Në 2016, Krimet e Rënda kanë regjistruar procedimin për 4 rrëmbime dhe dy vitet e fundit për 6 rrëmbime.

Në vend të parë qëndrojnë rrëmbimet në qytetin e Vlorës, disa prej të cilave janë transferuar për hetime të mëtejshme në Tiranë, siç është zhdukja e Leonard Mehmetit, Adriano Jahajt dhe Ariseld Mazes. Por ndërkohë, në Prokurorinë e Krimeve të Rënda janë nën hetim edhe dy rrëmbime të ndodhura njëra në Shkodër dhe një tjetër në Tiranë.
Në faqen e Interpolit, në këndin e të zhdukurve Shqipëria ka të shpallur fotografitë e 145 personave të humbur, për fatin e të cilëve prej dekadash nuk dihet asgjë. Që nga Lorenc Kaca, i zhdukur në 1991, në moshën 13-vjeçare, por edhe fëmijë të tjerë siç janë Endri dhe Eva Dumani, të rrëmbyer nga i ati e të dërguar në Siri, apo Julian Çela. Deri tek të rinj që thanë se po largohen në emigracion apo vajza që nuk kanë ikur befas nga shtëpia.
Por, vitet e fundit, disa prej tyre po mungojnë për shkaqe më të sofistikuara, sepse njëri ndër ta ishte dëshmitar në një krim, sepse disa të tjerë i ka gjetur pala kundërshtare para se t’i gjejë shteti apo sepse pazaret e drogës u prishën. Dhe nëse për të zhdukurit do vazhdohet të mos zbulohet asgjë nga autoritetet, së paku për pjesën që mbetet, kuptohet se cili është portreti i krimit të organizuar.
“TCH”

“Superclasicos” i bashkohen edhe CR7 me Messin

Raportet në Spanjë sugjerojnë se sulmuesi i Juventus Cristiano Ronaldo do të jetë i pranishëm në finalen e Copa Libertadores, dhe do të ulet përkrah Messi-t.
River Plate dhe Boca Juniors do të ndeshen në Bernabeu të dielën, pasi ndeshja e kthimit e finales është shpërngulur në Madrid pas trazirave në Monumental.
Juventus do të luajë ndaj Inter të premten, dhe AS raporton se Ronaldo do të rikthehet në Madrid për të parën herë që pas largimit gjatë verës.
Ndërkohë, Barcelona do të luajë derbin ndaj Espanyol të shtunën dhe, si një argjentinas, Messi do të shkojë për të parë ndeshjen një ditë më pas. Gazetat besojnë se presidenti i Real Madrid Florentino Perez do të t’i ulë pranë në tribunën presidenciale , si shenjë respekti për arritjet e tyre në dekadën e fundit.
Sipas të përditshmes spanjolle, AS, Konfederata e Futbollit të Amerikës së Jugut është pajtuar që Messi dhe Ronaldo të marrin trajtim më të veçantë në ndeshjen e kësaj fundjave.
Nëse Ronaldo e pranon këtë ftesë, atëherë do të jetë hera e parë që ai shkel në stadiumin Santiago Bernabeu qysh nga koha kur u transferua në Juventus për 112 milionë euro.
Ndeshja kthyese e finales së Copa Libertadores, mes Boca Juniors dhe River Plate, pritej të zhvillohej të shtunën në orën 21:00. Megjithatë, ajo u shty për të dielën në po të njëjtën orë, për shkak të incidenteve që u shkaktuan nga tifozët e River Plate.
Ndeshja nuk u zhvillua as të dielën, pasi që lojtarët e Bocas nuk ishin ende një gjendje mjaftueshëm të mirë shëndetësore për ta zhvilluar atë. Tani është vendosur që kjo ndeshje të zhvillohet të dielën, më 9 dhjetor, në Santiago Bernabeu.
Gjatë kohës kur autobusi i Boca Juniors po shkonte drejt stadiumin “Monumental”, u sulmua nga tifozët e River Plate, të cilët filluan ta gjuajë atë me gurë, duke i thyer të gjithë xhamat dhe duke i shkaktuar kështu disa lëndime lojtarëve që gjendeshin brenda.
Dy lojtarë të Bocas ishin dërguar në spital për të marrë trajtime, ndërsa disa të tjerë kishin vjellë në zhveshtore. Lojtarët thanë se nuk janë në gjendje mjaft të mirë shëndetësore dhe mendore për ta zhvilluar ndeshjen, e cila fillimisht ishte shtyrë për 2 orë.

River-Boca do të jetë “miqësorja” më e shtrenjtë e historisë
E ka fituar 3 herë finale e Libertadores me fanellën e Boca Juniors, është një nga futbollistët më të mirë Argjentinas, por as ai nuk e pranon aspak faktin që finalja e kthimit e “Superclasico” mes River Plate dhe Boca Juniors të mos luhet në “shtëpinë” e saj, por në Madrid. Ky është ish-sulmuesi Juan Roman Riquelme, që e quan si të gabuar vendimin për të zhvilluar këtë finale në një shtet tjetër, aq më tepër në Europë, shumë larg Argjentinës.
“Është e trishtueshme që kjo ndeshje do të luhet jashtë Argjentinës, pasi kjo ndeshje i përket këtij populli, është pjesë e tij. River dhe Boca janë dy ekipet më të mëdha të Argjentinës, që e kanë çuar futbollin e këtij vendi në majën e botës”, tha Riquelme, pas vendimit që finalja e kthimit të luhet më 9 dhjetor, në stadiumin “Santiago Bernabeu”, në Madrid.
Më tej, ish-sulmuesi shton: “Më duket si një ndeshje miqësore që luhet në Europë, si miqësorja më e shtrenjtë e historisë. Po çfarë do të bëjmë ne argjentinasit kur kjo ndeshje do të riluhet sërish sezonin tjetër në kampionat? Kur gjërat do të jenë normale… Mos do ta luajmë sërish në Europë? Është absurd që ky takim nuk do të luhet në vendin tij. Është njësoj sikur finalja e Champions League mes Real dhe Barça të luhet në Argjentinë”.

Befasia e madhe! Një jetë që e akuzon, tani bëhet tifoz me Juventusin!

Kush e mban mend Gigi Simonin? Sigurisht që të gjithë tifozët e Interit, për atë ngjarje që ka ndodhur shumë vite më parë dhe rikthehet në vëmendje sa herë vjen koha e Derbit të Italisë, Juventus-Inter. Supersfida do të luhet ditën e premte.
Eshtë kohë intervistash, deklaratash. Pikërisht ai që dikur kishte helmin në grykë sa herë fliste për bardhezinjtë, këtë sezon ka ndryshuar. Simoni, ish-trajneri i Ronaldos & Co, në vitin e penalltisë së famshme të Iulianos, ka folur për mediet italiane dhe ka befasuar: “Pres që ndeshja të jetë e bukur në fushë dhe të mos ketë helme jashtë saj apo episode, duke u folur për arbitrat.
Interit i duhet shumë fat të ndalojë Juventusin, këtë Juventus. Do të përpiqet, sepse armët i ka, por Genoa dhe United ia dolën duke u asistuar nga rastësia dhe episodet e favorshme”.
Në fund, Simoni befason: “Më duhet të them diçka: jam tifoz i Juventusit në Champions League. Uroj të fitojnë, sepse janë në sezonin kur kampionët nuk i mungojnë dhe janë fuqizuar shumë. Po flasim për Cristiano Ronaldon, një ndër futbollistët më të mirë në histori”.

Shehi: Nuk kthehemi në Parlament, ja vlen edhe djegia e mandateve

Teksa mazhoranca beson se opozita do të rikthehet në parlament për të votuar ndryshimet në Kodin Zgjedhor, përfaqësues të opozitës së bashkuar kërcënojnë me djegie të mandateve. Edhe Parlamenti Europian kërkoi në miratimin e rezolutës për Shqipërinë që dialogu të zhvillohet brenda institucioneve. Por aleati i demokratëve, kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi, teksa thotë se për këtë çështje është diskutuar edhe me kryetarin e demokratëve Basha, e quan të pavend kërkesën e Brukselit që opozita të zërë vendet e lëna bosh në parlament.
“Ia vlen edhe djegia e mandateve për hir të kësaj gjëje, një pjesë e politikës ia vlen të vetësakrifikohet që t’i kujtojmë Europës se këtu po ndodh diçka thellësisht e keqe. Ne nuk kthehemi në parlament. Kemi shumë respekt për Brukselin, por për këtë thirrje patetike… Ne gjykojmë që vendosmëria jonë do t’ia dalë t’ia bëjë të qartë edhe Brukselit se kush janë problemet reale të Shqipërisë se shpesh herë nuk e kuptojnë”, tha kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi.
Vetëm pas plotësimit të dy kushteve thotë Shehi, Brukseli do ta shohë opozitën në institucione.

“Duam ligj për Vettingun në politikë dhe dekriminalizimin e zgjedhjeve që po vijnë. Kjo do ta bëjë të mundur rikthimin e opozitës në Kuvend. Nëse këtu nuk ka ndryshuar asgjë, as ndryshimi jonë nuk ka pse të ndryshojë.”
Aleatët në opozitë mbajnë të njëjtin pozicion në raport me mazhorancën, por kur flitet për reformën zgjedhore, të vegjlit janë në llogore të ndryshme me Partinë Demokratike. Me një reformë zgjedhore ende të papërfunduar dhe kur na ndajnë afro 6 muaj nga zgjedhjet vendore, Shehi i kujton kreut të demokratëve kërkesat për ndryshim të sistemit elektoral.
“Pavarësisht se PD nuk ka ndonjë entuziazëm të madh për ndryshimin e sistemit, e ka filluar me numërim elektronik, gjëra shumë të rëndësishme, por ne aleatët kemi pretenduar se Shqipërisë i duhet një sistem i ri zgjedhor… o lista të hapura, o zona të korrektuara maxhoritar me proporcional, Shqipëria ka nevojë për një sistem proporcional kombëtar.”
Shehi përjashton çdo mundësi bojkoti të zgjedhjeve lokale të 30 Qershorit nga opozita, ndërsa thotë se nuk ka ende një vendim nga ana e opozitës për të dalë me kandidatë të përbashkët.
TvKlan

SHBA do ndryshojë rendin botëror, deklarata e fortë e Pompeo

Sekretari amerikan i Shetit Mike Pompeo vuri në pikëpyetje rendin e tanishëm botëror dhe tha se Shtetet e Bashkuara po marrin veprime konkrete për reformimin e institucioneve globale.
Këto komente zoti Pompeo i bëri në takimin e zhvilluar në Fondin Gjerman Marshall në Bruksel. Sekretari amerikan i Shtetit tha se Kina, Irani, Rusia dhe vende të tjera kanë shkelur traktate dhe marrëveshje shumëpalëshe, duke shtuar se Shtetet e Bashkuara nuk kanë për t’i pranuar më këto shkelje. Ai fajësoi mungesën e udhëheqjes amerikane dhe europiane në çështjet botërore gjatë 30 viteve të fundit .
Pompeo tha gjithashtu se Kombet e Bashkuara, Bashkimi Europian, Bashkimi Afrikan dhe Banka Botërore kanë nevojë për reforma. Ai la të kuptohet se Organizata Botërore e Tregtisë nuk është duke ndjekur rregullat e veta në rastin e Kinës. “Rusia, – tha ai, – po shkel traktatet kryesore të kontrollit të armëve, ndërsa Irani nuk po përfill Rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Kina, Irani dhe Rusia i kanë mohuar këto akuza, të ngritura shpesh nga Shtetet e Bashkuara. “Kur shkelen traktatet, shkelësit e tyre duhen konfrontuar dhe traktatet duhen rregulluar, ose prej tyre duhet hequr dorë,”- tha zoti Pompeo.
Aleatë dhe kundërshtarë e kanë akuzuar administratën Trump për sulme ndaj rendit botëror, përmes qëndrimeve të njëanshme ndaj disa çështjeve, si marrëveshja e Parisit për klimën dhe marrëveshja bërthamore me Iranin. Por zoti Pompeo i hodhi poshtë këto kritika, duke thënë se administrata Trump do ta rikthejë udhëheqjen botërore, duke i ekspozuar vendet që kanë shfrytëzuar dobësitë e institucioneve globale.

SHBA në zi për George H.W. Bush, ambasada amerikane mbyll dyert në Tiranë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shpallur ditën e nesërme si ditë zie kombëtare për nder të ish-presidentit Bush, i cili ndërroi jetë në moshën 94-vjeçare.
Ambasada amerikane në Tiranë përmes një njoftimi në rrjetin social “Facebook”, bën me dije se nesër ambasada do të jetë e mbyllur, ndërsa aktiviteti do të nisë rregullisht një ditë më pas.
“Ambasada Amerikane në Tiranë do të jetë e mbyllur nesër, e mërkurë, 5 dhjetor, në nderim të Ditës Kombëtare të Zisë për Presidentin George H.W. Bush. Do të rifillojmë punën si zakonisht të enjten, 6 dhjetor. Shërbimet konsullore nuk do të ofrohen të mërkurën, 5 dhjetor. Të gjitha takimet konsullore janë shtyrë për të premten, 7 dhjetor – ju lutemi të kontrolloni adresat tuaja të postës elektronike për më shumë informacion. Faleminderit!”, thuhet në postin e ambasadës.