Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka sulmuar dhe fyer sërish sot banorët e Unazës së re që po vijojnë protestat porej më shumë se një muaji.
Edhe pse ai projekt nuk është i Bashkisë së Tiranës, por i Ramës dhe vetë kryeministrit që sipas opozitës po vjedh 40 milionë euro, Veliaj ka qenë më aktivi nga të gjithë në sulmet ndaj banorëve të Unazës dhe fyerjeve të tyre.
Pasi i quajti ‘shpellarë’, sot kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj i krahasoi banorët e Unazës së re me talebanët në Afganistan.
Duke folur në një aktivitet të ministrisë së Mbrojtjes, kryebashkiaku i Tiranës, Veliaj tha se, edhe në Afganistan ka unazë.
“Ka terroristë, ka talebanë, ka dhunë, ka autobomba, por ka dhe unazë’, është shprehur Erion Veliaj duke i krahasuar qytetarë e Shqipërisë, banorët e Tiranës dhe votuesit e tij, me terroristët talebanë.
Duke hequr këtë paralele, Veliaj u shpreh: “Civilizimi fitoi mbi talebanët, u tha jo, ju jeni një pakicë, po të doni votoni, sa vota të merrni, aq do shkoni në Parlament, por ju nuk keni të drejtë të vini autobomba dhe të hidhni në erë gjithë Kabulin, apo gjithë Afganistanin, sepse civilizimi, ku edhe ne bëjmë pjesë si paqeruajtës, nuk e lejon këtë. Atëherë do të duam të zgjidhim edhe Kabulin që ne kemi në kokë. Dikush që ka zaptuar, nuk e mban dot peng qytetin”.
Velina e Bashkisë nuk përmbahet sulmon sërish banorët e Unazës: “Janë terroristë talebanë”!
Klevis Balliu: Ramës i kanë mbetur vetëm bandat, të gjithë janë me protestuesit!
Në ditën e 31-të në protestës në Unazën e Re kanë qenë edhe deputetët e PD. Deputeti Klevis Balliu e ka cilësuar kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj të pabesë pas prishjes së një banese në Laprakë, ku sipas tij, qytetares i ishte pranuar ankimimi.
Duke iu referuar pranisë së deputetëve demokratë në çdo protestë në Tiranë, Balliu tha se, është premtim që opozita do jetë në mbështetje të banorëve. “Është thjesht një premtim i opozitës për këta banorë që do jemi në mbështetje të tyre për sa kohë kauza e tyre mbrohet edhe nga kushtetuta. Kudo ku ka protesta, do mbështesim çdo protestues që mbështet një kauzë legjitime. Shpreh falenderimin më të thellë për zotin Lubonja dhe për të gjithë ata intelektualë, artistë e gazetarë që janë solidarizuar me protestën. Intelektualët janë me qytetarët, opozita është me qytetarët, artistët kanë folur. Kush i ka ngelur Edi Ramës vetëm bandat.
Erion Veliaj kreu sot një pabesi ndaj banorëve të Laprakës, sepse i premtuan mosshembjen, meqenëse e kishe apeluar, dhe e shembi të nesërmen. U kuptua se s’mund të kemi besë ndaj kësaj qeverie e kësaj bashkie. Garantoj këtë qeveri dhe bashkinë se s’ka për të ndodhur më, masat janë marrë. Ne nuk i trembemi kallëzimeve madje nëse i fusin këta banorë në furgonë edhe ne do futemi në furgonë. Nëse i çojnë në rajon, edhe ne do shkojmë në rajon.Kush fiton nga kjo gjë, qytetarët nuk fitojnë, artistët nuk fitojnë, fiton vetëm Edi Rama”, tha Balliu.
Aksidenti tragjik, makina përplas për vdekje burrë e grua
Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e së martës në aksin Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Pocestë. Një makinë ka përplasur për vdekje një çift të moshuarish në fshatin Vloçisht. Këmbësorët po ecnin anës rrugës kur mjeti shkaktoi aksidentin fatal.
Çifti i bashkëshortëve, Saimir Shaholli 70 vjeç dhe Vjollca Shaholli 63 vjeçe, banues në fshatin Voskop të Korçës, kanë humbur jetën. Polici bën me dije se një automjet ka aksidentuar burrë dhe grua, të cilin po kalonin rrugën.
Njoftimi i Policisë
Më datë 04. 12. 2018, në orën 17:26, jemi njoftuar se në aksin rrugor Korçë – Maliq, në afërsi të fshatit Pocestë, shtetasi S. N., 63 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka aksidentuar 2 shtetas, (një burrë dhe një grua) kalimtarë në rrugë, të cilët janë transportuar në Spitalin e Korçës ku kanë ndërruar jetë” sqaron policia.
Drejtuesi i mjetit ndodhet i shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme proceduriale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Lubonja me protestuesit në Unazën e Re: Bashkohuni të largojmë të keqen që ka kapur vendin
Analisti Fatos Lubonja i është bashkuar sot protestës në Unazën e Re.
Në ditën e 31 të protestës, Lubonja ka bërë thirrje që të gjithë shqiptarët të bashkohen me banorët, pasi kjo është çështje e të gjithë shqiptarëve.
‘Protesta nuk është çështje vetëm e Astir-it, por e të gjithë shqiptarëve. Këtu duhet të jemi të gjithë për këtë. Kurajoja e protestuesve është nxitje për rezistencë edhe nga e keqja që e ka kapur vendin’, tha ndër të tjera analisti Fatos Lubonja.
Lubonja u shpreh se duhet rrëzuar kjo qeveri që po shkon nga krimi në krim. “Unë kam ardhur sepse kjo nuk është vetëm çështje e Astirit, pasi ka ndodhur kudo. Unë kam ardhur këtu si qytetar, pasi kjo është çështje e të gjithëve. Ne duam t’u japim kurajo qytetarëve sepse po shkelet ligji. Unë kam ardhur si qytetar dhe u bëj thirrje të gjithë qytetarëve në Tiranë e kudo në Shqipëri, se kjo është një çështje e rëndësishme. Kurajoja e protestuesve është nxitje për rezistencë edhe nga e keqja që e ka kapur vendin. Po nuk u bashkuam do na hanë një nga një. Duhet të rrëzojmë këtë qeveri sepse po shkon nga krimi në krim”, tha Lubonja.
Banorët e Unazës së Re nuk ndalen, rrëzojnë murin rrethues dhe blloqet e betonit
Banorët e Unazës së Re kanë bllokuar sërish sonte lëvizjen e makinave në shenjë proteste kundër shembjes së banesave dhe bizneseve të tyre që preken nga projekti i “Unazës së Madhe”, pa u dëmshpërblyer në 100% të vlerës së tyre.
Me thirrjet “Qeveri e shurdhër”, “Qeveri e krimit”, “O Erion o zagar do të tërheqim me litar”, “Rama ik” etj, qytetarët shprehen të vendosur në kauzën e tyre dhe kanë paralajmëruar se do t’i mbrojnë pronat e tyre me gjak.
Pas kësaj ata kanë rrëzuar në shenjë proteste blloqet e betonit si dhe rrethimin e vendosur nga kompania zbatuese e projektit.
Banorët shprehen se protestat do të vijojnë, ndërsa shtojnë se janë ata që vendosin, e jo qeveria e bashkia. Më tej ata e kanë krahasuar kryeministrin Rama me diktatorin Enver Hoxha, duke thënë se ai është më i keq edhe se vetë ai.
Kujtojmë se mbrëmjen e sotme kësaj protesti i është bashkuar edhe anlaisti i njohur Fatos Lubonja, i cili u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që t’i bashkohen kauzës së banorëve të “Astirit”, ndërsa këtyre të fundit u tha që duhet të jenë të vendosur, e më tej të marrshojnë drejt bulevardit dhe Kryeministrisë.
“Edi Rama nuk i shpëton dot këpucës edhe për shumë kohë”!
Nga Fatmir GUDA
E zuri apo s’e zuri pak rëndësi ka, ama këpuca e goditi aq fort Edi Ramën sa i hapi udhë qindra mijë këpucëve të tjera të gatshme për t’ju matur ti derdhen kokës ditët dhe javët që vijnë. Dhe nqs do kërkonit të dini sa i dhëmbi kryeministrit ai gjest, mjaft të sillnit nëpërmënd sytë e zgurdulluar të tij pakuptimisht mbi gardistin që ja ndaloi këpucën t’i vinte fytyrës. Gjithkush mund ta ketë lexuar atë vështrim inatçor si gajret që Rama i dha vehtes jo para bodiguardit, por para publikut për ta shpërfillur inatin e këpucës që po i vinte kokës.
Atij akti nuk i hiqet asnjë element që do ta klasifikonte si më guximshmin kryer pikërisht në momentin kur arroganca e kryeministrit pat arritur zenitin e vet, duke bërë njëkohësisht bjerrjen e mitit të pacënueshmërisë së tij. Jo rastësisht fati i autorit të këtij akti, njëlloj si akti i kryer prej tij pothuajse s’përmenden asfare nga frëngjitë mediatike që Edi Rama ka nën kontrroll.
Nuk dihet as fati i asaj këpuce të “arrestuar” e të kthyer në vepër penale nga prokuroria që i thotë “shëndet” çdo “teshëtime” të kryeministrit dhe plaç “teshëtimave” të gjithë atyre, që s’e dheksin kryeministrin. Çdokush që e njeh temperamentin e tij psiqik ka gjithë të drejtën e zotit të shkojë nëpërmënd, se zotri kryeministër dhe mund të ketë bërë urdhër t’ja çonin këpucën të paketuar në zyrë me të cilën do mund të lante mirë “hesapet” duke i bërtitur, ulëritur e përlpasur nëpër mure dhe t’i kërkonte llogari asaj mase prej gome e lëkure, se ku e gjeti guximin t’i vinte kokës…..
Me vezë e salcë e kanë sulmuar “rilindjen” dhe vetë Edi Ramën madje, por sa shumë i ka dhëmbur ajo këpucë e lodhur dhe gjithë baltë e djersë, padyshim që e bën edhe çizmen e Monika Kryemadhit t’i jetë dukur lule. Këpuca, aq më tepër kur të gjuhet nga një qytetar i zakonshëm, thuhet të jetë përçmimi më i rëndë që i bëhet personit që agresohet, sidomos kur ky qëllon të jetë kryeministri i vëndit. Sepse dihet mirë që këpucën s’ja vërviti opozita politike zyrtare , por ja tereziti dora e një qytetari plot mllef dhe urrejtje, pasi që Edi Rama po e dëbon atë nga shpia paçka se në sabah herët u premtoi se edhe Enveri po të ngjallej nga varri shpitë nuk do u prisheshin.
Por ja që gjestet sigurisht që marrin vlerë vetëm atëherë kur kthehen në akte ndaj personave që kanë sikur edhe pjesërisht dinjitet dhe integritet. Thënë kjo, në rastin e Edi Ramës nuk ka pikë rëndësie, me përjashtim të faktit të xhindosjes dhe turfullimit të tij të momentit, pasi deformimi karakterial ia krijon atij “favorin” e të mospërjetuarit si fyerje të këtij akti. Por kjo situatë ama është për të keqen e z.kryeministër, sepse ka për ta lënë atë zbuluar dhe të pambrojtur përballë mllefeve edhe më masive që në mënyrë krejt të papritur mund agravohen dhe konkludohen me pasoja katastrofale më shumë për vëndin se për të personalisht.
“Të gjithë ata që ndoqën ‘spektaklin’ e banditëve të Ramës nga ekrani, nesër mund të kenë fatin e njëjtë”
Ditën e sotme me forcën e dhjetra efektivëve, mes tyre dhe të FNSH-së dhe Shqiponjave, u nxorën jashtë familjarët e Bajram Nelës, në zonën e Laprakës në Tiranë.
Shtëpia e tyre dykatëshe u rrafshua nga fadromat në kuadër të projektit të Unazës së Madhe në kryeqytet, ndërsa tre vatra të tjera proteste janë duke u zhvilluar, te Bregu i Lumit, në zonën e Astirit dhe në Shkozë.
E megjithatë për gazetarin Enton Abilekaj të gjitha shtëpitë do të kenë të njëjtin fat si banesa e Nelës, sa kohë që qytetarët nuk bashkohen dhe protestojnë më vete.
Abilekaj shkruan se, të gjithë ata që ndoqën ‘spektaklin’ e banditëve të Ramës nga ekrani i televizorit, nesër mund të kenë fatin e njëjtë me familjen Nela.
Reagimi i Abilekajt
Keshtu si po prishet kjo shtepi, do prishen te gjitha te Unaza e re. Bajram Nela, u ngujua me gruan, largoi dy vajzat adoleshente qe te mos traumatizoheshin perjete dhe nenen 80 – vjeçare qe te mos e humbiste jeten. Vendosi te flijohej vet me bashkeshorten, nen rrenojat e shtepise, kur qeveria-me keq se pushtuesi, ti nxirrte ne rruge me projektin e hartuar nga firma private.
As flijimin nuk ia lejuan. Ai mbeti vetem me gruan, ndersa ata qe i premtuan se do benin nje mur njerezor te perbashket po ndiqnin spektaklin e banditeve te Edi Rames. Spektaklin qe do perseritet ne shtepite e tyre. Neser, pasneser deri ne fund te muajit.
Do e lene njeri – tjetrin vetem perballe bandes qe ka rrembyer shtetin dhe po plackit gjithcka. Ne fund hajdutet do harbohen ne gostine e 40 milione eurove, ndersa viktimat do struken me frike ne kolibet e meshires. Ky ka qene, eshte dhe do te jete fati i shqiptareve.
Ruspat i shembin shtëpinë, gruaja me lot në sy: Po tani ku ta fus kokën? Balliu: Ky është Edi Rama!
“I kërkova tre ditë kohë për të lëvizur gjerat e mia, por s’më lejuan”. Kështu deklaron mes lotësh pronarja e një prej banesave në Laprakë, e cila u shemb sot nga IKMT në sajë të projektit për zgjerimin e Unazës së Madhe.
“I kërkova tre ditë kohë për të lëvizur gjërat. Por nuk kam mundësi, se si shteti vepron kaq dhunshëm. Është dhunë psikologjike, e lodhshme. I kërkova tre ditë kohë për të lëvizur gjërat. Disa gjëra i lëviza, por jo të gjitha”, pohon për mediat zonja me lotë ne sy.
Në vendngjarje ndodhen dhe deputetë të opozitës në mbështetje të banorëve si dhe forca të mëdha policore. Pronarët e kësaj banese pohojnë se godina ishte në proces legalizimi.
Policia ka hyrë me forcë në banesë dhe ka nxjerrë prej andej familjarët që ishin ngujuar pak minuta më parë.
Me forcë është tentuar të shoqërohet dhe e zonja e shtëpisë, e cila në një moment është rrëzuar në tokë.
Balliu tek shtëpitë që po shemben: Ky është Edi Rama
Deputeti i PD, Klevis Balliu, ndodhet pranë banorëve të Laprakës, të cilët sot po rezistojnë me të gjitha forcat për të mos lejuar shembjen e shtëpive të tyre.
Pas incidentit që sapo ndodhi, kur Policia hyri më forcë brenda një shtëpie dykatëshe dhe nxori prej saj, burrë e grua, Balliu tha: ‘’Kjo do të thotë se çfarë do të thotë të fitojë Edi Rama. Kjo është pamja e fitores së Edi Ramës. Shembja e shtëpive të qytetarëve. Kanë protestuar si qytetarë, s’kanë ushtruar asnjë dhunë. Janë përpjekur të flasim me Policinë e Shtetit. Zonja është munduar të diskutojë me Policinë e shtetit, të diskutojë me drejtorët e bashkisë, si njeri, si qytetar.
‘’I kërkova tre ditë kohë….’’, dëgjohet zëri i zonjës në sfond, ndërkohë që shtëpia shembet pas shpinës së saj.
Policia nxjerr me forcë familjarët nga shtëpia, ruspa nis shembjen…
Policia ka nxjerrë me forcë nga shtëpia, banorët e një familjeje në Laprakë me mbiemër Nela, që ishin mbyllur brenda saj dhe refuzonin të dilnin, për të mos lejuar shembjen e shtëpisë nga IKMT-ja.
Policia ka hyrë brenda banesës dhe i ka nxjerrë me forcë familjarët. Këta të fundit, siç shihet në video, janë përpjekur të rezistojnë.
“I kërkova tre ditë kohë për të lëvizur gjërat e mia, por s’më lejuan”. Kështu deklaron mes lotësh pronarja e një prej banesave në Laprakë, e cila u shemb sot nga IKMT në sajë të projektit për zgjerimin e Unazës së Madhe.
“I kërkova tre ditë kohë për të lëvizur gjërat. Por nuk kam mundësi, se si shteti vepron kaq dhunshëm. (Qan) mos më shty më. Është dhunë psikologjike, e lodhshme. I kërkova tre ditë kohë për të lëvizur gjërat. Disa gjëra i lëviza, por jo të gjitha (qan)”, pohon për mediat zonja.
Fadromat e bashkisë po u turren banesave, deputetët e opozitës nisen drejt banorëve
Pas tensionimit të situatës në zonën e Unazës ndërkohë që fadromat e bashkisë po u turren banesave dhe bizneseve është nisur për t’u bashkuar më banorët edhe nënkryetari i PD, Edmond Spaho dhe disa deputetë të tjerë të opozitës.
Pak më parë disa banorë nuk kanë liruar banesen tyre për lejuar prishjen nga fadromat e bashkisë, por janë ngujuar dhe nuk lejojnë shembjen e pronës së tyre.
Punonjës të IKMT-së kanë nisur shembjet e banesave të cilat preken nga zbatimi i projektit të unazës së madhe. Banorët thonë se nuk janë njoftuar për shembjet e banesave. Një familje nuk lejon qe t’i shembin shtëpinë. Ata janë futur brenda në banesen e tyre që ndodhet tek ish-AMC mbarapa Shqiponjës, tek ish-pularia.
Banorëve të Laprakës u prishen pronat pa asnjë paralajmerim. Shtëpitë e tyre janë të legalizuara, thuhet në një njoftim të opozitës.