Tensionohet situata mes policisë dhe banorëve në zonën e Laprakës. Punonjës të IKMT-së kanë nisur shembjet e banesave të cilat preken nga zbatimi i projektit të unazës së madhe. Banorët thonë se nuk janë njoftuar për shembjet e banesave. Një familje nuk lejon qe t’i shembin shtëpinë. Ata janë futur brenda në banesen e tyre që ndodhet tek ish AMC mbarapa shqiponjes, tek ish pularia
Banorëve të Laprakës u prishen pronat pa asnjë paralajmerim. Shtëpitë e tyre janë të legalizuara, thuhet në një njoftim të opozitës
IKMT-ja ka nisur një front të ri shembjesh dhe dëbimi të banorëve: në Laprakë. Banorët kanë dalë përballë fadromave, ashtu siç kanë dalë po sot ata të Astirit dhe ata të Shkozës.
Në kuadrin e projektit të Unazës së Re, punimet janë shtrirë në Laprakë, aty ku banesat janë në proces legalizimi dhe banorët e irrituar po protestojnë ndaj padrejtësisë, sepse gjithçka po ndodh pa paralajmërim.
Përplasje mes policisë dhe banorëve në zonën e Laprakës, familjarët ngujohen në shtëpitë e tyre
Vdes nga i ftohti një endacak në mes të Tiranës, Lali Eri u shemb shtëpitë banorëve te Astiri
Një shtetas është gjetur i vdekur në Tiranë. Sipas burmeve bëhet fjalë për një endacak, i cili për të përballuar acarin e të ftohit është futur për të fjetur në një kabinë elektrike dhe ka gjetur vdekjen.
Ngjarja ka ndodhur te ‘Libri Universitar’ në kryeqytet. Policia ka shoqëruar një person që ishte me viktimën. Ndërkohë ende nuk bëhet i ditur identiteti dhe mosha e viktimës.
(Foto arkiv)
Berisha, thirrje studentëve t’i bashkohen protestës kundër tarifave 15 herë më të larta!
Ish-Kryeministri Berisha ka publikuar videon dhe mesazhin e një studenti, i cili shkruan se, studentët e Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit & Arkitekturës dhe Urbanistikës janë ngritur në protestë kundër rritjes së tarifave nga shteti.
Sikur mos mjaftoje tarifa aktuale vjetore, tashmë studentët duhet të paguajnë minimalisht 60.000 lekë të vjetra për çdo provim të mbartur.
Postimi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha
Stop rrjepjes se studenteve me tarifat dhe taksat me te larta ne Europe!
Studentet ne proteste dhe bojkot te mesimit kunder tarifave dhe taksave qe i rrjepin ata.
Lexoni mesazhin dhe shikoni foton e studentit dixhital.
Ju bej thirrje mbare studenteve te universiteteve publike te solidarizohen me studentet greviste dhe te refuzojne te paguajne tarifat e sotme 4-15 here me te larta se te gjithe studentet e vendeve anetare te Bashkimit Europian. sb
Pershendetje Doktor
Jemi duke protestuar dhe bojkotuar mesimin ketu ne fakultetin e arkitektures dhe urbanistikes
Shkak eshte bere nje tarife e re nga ana e fakultetit ku cdo student eshte i detyruar te paguaj per cdo provim te mbartur nje takse te posacme
Saktesisht per cdo kredit te cdo provimi te mbartur duhet te paguajme shtese 7 mije leke te vjetra, pervec tarifes vjetore 400 mije leke, ku vlen te thekesohet se eshte programi me i shtrenjte i studimit ne vend Pa perfshire edhe kostot e perdritshme qe jane shume te larta Boll eshte duke u vjedhur me taksat qe prinderit tane paguajne cdo muaj. Kjo eshte e tepert.
Stop rrjepjes se studenteve me tarifat dhe taksat me te larta ne Europe! Studentet ne proteste dhe bojkot te mesimit kunder tarifave dhe taksave qe i rrjepin ata. Lexoni mesazhin dhe shikoni foton e studentit dixhital.Ju bej thirrje mbare studenteve te universiteteve publike te solidarizohen me studentet greviste dhe te refuzojne te paguajne tarifat e sotme 4-15 here me te larta se te gjithe studentet e vendeve anetare te Bashkimit Europian. sbPershendetje DoktorJemi duke protestuar dhe bojkotuar mesimin ketu ne fakultetin e arkitektures dhe urbanistikesShkak eshte bere nje tarife e re nga ana e fakultetit ku cdo student eshte i detyruar te paguaj per cdo provim te mbartur nje takse te posacmeSaktesisht per cdo kredit te cdo provimi te mbartur duhet te paguajme shtese 7 mije leke te vjetra, pervec tarifes vjetore 400 mije leke , ku vlen te thekesohet se eshte programi me i shtrenjte i studimit ne vend Pa perfshire edhe kostot e perdritshme qe jane shume te larta Boll eshte duke u vjedhur me taksat qe prinderit tane paguajne cdo muaj. Kjo eshte e tepert
Gepostet von Sali Berisha am Dienstag, 4. Dezember 2018
Modriç: Tri vite më parë, Zidane më tha se, një ditë do ta fitoja Topin e Artë
Mesfushori i Real Madridit, Luka Modriç, ka zbuluar se ish-trajneri i tij, Zinedine Zidane e kishte bërë të besonte se një ditë do ta fitojë Topin e Artë.
Dhe kështu ndodhi, superylli kroat i dha fund dominimit dhjetëvjeçar të Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos, pasi të hënën në Paris e fitoi Topin e Artë duke u shpallur lojtari më i mirë në botë për vitin 2018.
“Kur i numërova të gjithë trofetë individualë që i kam fituar këtë vit dhe kur e pashë se isha në mesin e 30 finalistëve, nisa të besoj, ama ekziston një gjë që nuk do ta harroj kurrë”, tha Modriç.
“Kur Zidane u emërua trajner i Madridit në janar të vitit 2016, ai më thirri në zyrën e tij një ditë pas stërvitjeve dhe më shpjegoi sesi më shihte dhe çfarë priste nga unë”, tregoi ai.
“Ai më tha se isha lojtar i rëndësishëm për të dhe, mbi të gjitha, ai më shihte si një lojtar që mund ta fitojë Topin e Artë”, shtoi ai.
Zidane dhe Modriç punuan së bashku për dy vite e gjysmë para se francezi ta braktiste gjigantin spanjoll.
”Në Vlorë nuk lëviz njeri pas orës 8 të darkës”, gazetarja tregon tmerrin nga krimi në qytetin bregdetar
Vlora është kthyer ditët e fundit në një arenë konfliktesh mes bandave, ku përplasja ka kulmuar me vrasje dhe rrëmbime të bujshme.
Gazetarja Lindita Çela ka treguar më shumë detaje rreth asaj që ndodh në qytetin bregdetar, ku thotë se njerëzit kanë frikë që të dalin nga banesat e tyre pas orës tetë të mbrëmjes.
Çela tregoi eksperiencën e saj dhe atë që pa e bisedoi në Vlorë me familjarë të të zhdukurve, gjatë punës së saj.
“Unë kam qëndruar më shumë se një javë në Vlorë. Ne jemi gazetarë dhe e dimë shumë mirë që mes dëshmive dhe të dhënit nëpërmjet pamjeve ka ndryshim.
Dalja në televizion është sensitive, është e sikletshme për këdo që nuk është person publik, jo më për persona që kanë të bëjnë me trafikun e drogës, gjë që s’është e re në Vlorë.
Situata është ndryshe në këtë rast. Gjëja e parë që më ka bërë përshtypje është që njerëzit nuk dilnin darkave pas orës 20:00. Vlora ishte bosh, të imagjinosh që ne ishim aty dy javët e para të nëntorit, ku nuk bënte as shumë ftohtë.
Dëshmitë ka qenë shumë e vështirë, pasi i kam gjetur dhe kanë ndërruar mendjen pasi i marrin në telefon dhe u thonë mos flisni. Kanë qenë dy raste të tilla që nuk kanë folur nga presioni. Këta persona janë përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike”, u shpreh gazetarja.
Edhe studentët në protestë, bojkotohet mësimi tek Inxhinieria
Studentët e Inxhinierisë kanë bojkotuar mësimin dhe po firmosin peticionin kundër tarifës për provimet që jepen me kredite.
Studentët e Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës të cilët janë vetëorganizuar dhe kanë bojkotuar mësimin pasi kërkojnë plotësimin e tre pikave:
1. Heqjen e pagesës për kredite të provimeve të mbartura
2.Shtyrjen e afatit të pagesës vjetore
3.Bërjen e pagesës me këste
Lëvizja Për Universitetin dhe aktivistë të saj i janë bashkuar dhe solidarizohen me kërkesat e tyre, pasi universiteti duhet të jetë në bazë të meritës dhe jo parave. Universiteti banohet nga studentët, prandaj studentët duhet të vendosin!
Pabesia e Ramës godet edhe në Laprakë, nis shembja e banesave me leje pa paralajmërim!
IKMT-ja ka nisur një front të ri shembjesh dhe dëbimi të banorëve edhe në Laprakë. Banorët kanë dalë përballë fadromave, ashtu siç kanë dalë po sot ata të Astirit dhe ata të Shkozës. Banorët e Laprakës kanë shpërthyer në revoltë. Ata shprehen se, qeveria e pabesë ka nisur shembjen e banesave pa asnjë njoftim.
Në kuadrin e projektit të Unazës së Re, punimet janë shtrirë në Laprakë, aty ku një pjesë e banesave janë me leje ndërsa të tjerat në proces legalizimi dhe banorët e irrituar po protestojnë ndaj padrejtësisë, sepse gjithçka po ndodh pa paralajmërim.
Bajram Nela, banues në zonën e Laprakës, ku kalon një pjesë e gjurmës së Unazës së Madhe, thotë se vetëm dje banesa e tij është skualifikuar nga procesi i legalizimit, dhe sot kanë mbërritur fadromat për t’ia prishur shtëpinë.
Nela shprehet se dokumenti që ai ka marrë nuk ka logon e institucioneve dhe nuk mund të jetë i ligjshëm. Banori këmbëngul se ai nuk do të dalë prej aty së bashku me fëmijët e tij, pasi nuk kanë mundësinë e asnjë strehe tjetër.
Kryefamiljari tregon më tej se ai nuk do të dalë nga banesa edhe sikur fadromat ta zënë brenda, pasi ai në moshën 60-vjeçare nuk mund që të ndërtojë një strehë të dytë për fëmijët e tij.
‘’Qeveria shqiptare më ka dhënë 24 orë kohë që të dal nga banesa, dhe me një document të paligjshëm vijnë dhe më prishin shtëpinë këta. Ne do të qëndrojmë këtu deri në vdekje, këtu do të rrimë do të luftojmë deri në fund.
Unë sot jam 60 vjeç, smund të bëj dot më shtëpi tjetër, kam punuar 30 vite në administratë dhe nuk kam mundur që të vjedh dot që të ndërtoj më shumë. Unë jam banor dhe grup interesi dhe nuk jam pyetur lidhur me projektin. Vetëm dje jam njoftuar për këtë projekt, që do të më prishte banesën.
Banesa tjetër nuk ka qenë e banuar, ku t’i çoj unë fëmijët?! Ata që kanë vjedhur kanë nga 20 hyrje, unë skam tjetër. Për mua ka vdekje dhe asnjë gjë tjetër”, shprehet banori.
Zgjedhjet të rrezikuara, skadojnë 1.4 milionë karta identiteti, çfarë do të ndodhë?!
Ylli MANJANI
Zgjedhjet lokale që janë dekretuar tashmë për qershorin e ardhshëm janë të rrezikuara.
Janë të rrezikuara jo nga Kodi Zgjedhor, as nga mungesa e ndryshimeve në të. Por thjesht nga qeveria.
Janë tre elementë themelorë që i bëjnë zgjedhjet realisht gati të pamundura për tu mbajtur. E përsëris jo për faj të Kodit Zgjedhor as reformës zgjedhore.
1. Rreth 1.4 milionë karta identiteti skadojnë në periudhën janar-qershor 2019. Mjafton ti hidhni një sy kartës së identitetit dhe do shihni se ato u lëshuan për herë të parë në fillim të vitit 2009 dhe me afat vlershmërie 10 vjeçar.
Rinovimi i tyre ka kohën në
Periudhën janar-qershor 2019. Pyetja është: a do të mund të rinovohen 1.4 milionë karta para zgjedhjeve, në kushtet kur tarifa është rritur dhe radhët do jenë të gjata???
Bëhet fjalë për 1.4 milionë!!! Max 1.7 milionë marrin pjesë në votim. Dhe ky maximum ka ndodhur vetme një herë në 2013, sepse mesatsriaht marrin pjesë 1.5 milionë.
Kujtoj se për të votuar zgjedhësi duhet të ketë një dokument identifikimi të vlefshëm.
Qeveria as edhe një thirrje publike se ka bërë për këtë katastrofë që po vjen. Qoftë edhe tek ERTV.
2. Listat e zgjedhësve janë realisht të rrezikuara që të jenë të besueshme. Teknikisht listat dalin nga rregjistri Kombëtar i Gjendjes civile dhe hartohen sipas sistemit të adresave.
Të dyja këto burime nga dalin listat janë me probleme. Regjistri i gjendjes Civile ka 19 muaj pa mirmbajtje, se qeveria nuk ka berë dot nje tender. Një Regjistër i pa mirmbajtur do të thotë DEFEKT. Defekti mund të jetë çdo gjë….
Sistemi i adresave është deshtim gjithashtu. Askush nuk e di ku e ka vendbanimit aty ku na ka rregjistruar OSHEE apo aty ku kemi gjendjen civile.
Ngatërresë e madhe kjo, që mund të sjelle konfuzion sepse votuesit mund të mos gjenden më në qendrën e votimit ku janë mësuar.
Si rradhet e gjata për karta ashtu edhe adresa e gabuar janë faktorë që e lodhin dhe e demotivojnë votuesin të marrë pjesë në votime.
Natyrisht që pjesmarrja e ulët është në favorin e qeverisë.
3. Të fortët dhe policia militante janë faktor tjetër shkatërrues për zgjedhjet. Kemi dëgjuar deklarata publike të fortësh që thonë “hajdeni ta shihni në zgjedhje”. Prokuroria nuk po bën asnjë përpjekje serioze për të izoluar të fortët dhe policët militantë.
E përsëris te tre këto faktorë nuk kanë lidhje me Kodin Zgjedhor.
Kanë lidhje me veprimtarinë e qeverisë.
Në këto kushte vështirë të ketë zgjedhje. As votime…
Terrorizohen banorët/ Fadromat e IKMT shembin natën banesat në Shkozë, policia arreston një familje
Fadromat e IKMT kanë shkuar natë për të shembur banesat në zonën e Shkozës në Tiranë, ku fillimisht është shembur një godinë e pabanuar.
Ndërkaq burime bëjnë me dije se është shoqëruar një prej familjeve që ndodhet në zonë.
Janë dhjetra familje që do të nxirren në rrugë me projektin e Unazës së madhe që do të kalojë në Shkozë.
Njësoj si banorët në zonën e Astirit dhe qytetarët në Shkozë shprehen se ata nuk janë kundër projekteve zhvillimore, po për ata duhet të jepet një zgjidhje e pranueshme.
Mes personave që protestojnë janë edhe fëmijë me lot në sy, të cilët janë detyruar që të lënë shkollën, dhe po pëpiqen me çdo kusht që të mbrojnë shtëpitë e tyre.
Edhe dje banorët thanë për Fax Neës se atyre nuk iu është paraqitur asnjë shkresë zyrtare për shembjen e banesës së tyre dhe se punonjësit e shtetit janë duke punuar si hiena.
Shumë prej qytetarëve kanë dalë që në orët e para të mëngjesit të djeshëm për t’u përballur me forcat e policisë që janë të shumta në numër.
Dogjën Parisin, fitore në Francë e protestuesve, Macron tërhiqet nga rritja e taksës 6 cent për karburantet

Pas tre javësh protesta të fuqishme kundër rritjes së taksës së karburanteve, qeveria franceze ka bërë hapa pas duke pezulluar kështu vendimin.
Mësohet se vendimi erdhi pas protestave të shumta që pushtuan Parisin, ku ‘jelekëverdhët’ kundërshtuan me forcë rritjen. Mësohet se pezullimi do të jetë vetëm për disa muaj.
Vendimi i qeverisë synon të zvogëlojë tensionin dhe të japë kohë për zgjidhjen e ngërçit si dhe nisjen e negociatave me ‘jelekëvërdhët’. Po ashtu bëhet e ditur se vendimi pro protestuesve erdhi pas një takimi që kryeministri Edouard Philippe zhvilloi në Pallatin Elysee me presidentin Emmanuel Macron.
Dy në çdo tre persona në Francë mbështet protestën e të ashtuquajturëve jelekë të verdhë dhe rreth 80 për qind kundërshton masat e propozuara nga presidenti Emmanuel Macron, duke i quajtur ato të pamjaftueshme.
Sipas një sondazhi të publikuar të mërkurën. 66 për qind e të anketuarve, thonë se mbështesin protestat që kundërshtojnë rritjen e çmimit të karburantit e që vazhdojnë prej 12 ditësh duke bërë që me qindra e mijëra njerëz të dalin nëpër rrugë, të veshur me jelekët fluoreshentë.
Vetëm 32 për qind e të anketuarve thanë se kundërshtojnë lëvizjen që ka shkaktuar probleme ekonomike pasi protestuesit kanë rënduar ndjeshëm trafikun rrugor.
Sondazhi realizohet pasi Macron u përpoq të zbuste zemërimin duke premtuar se do të ndajë rritjet e ardhshme të taksës në kohë, për ti aplikuar atëherë kur çmimet ndërkombëtare të naftës janë në rënie. Ai po ashtu premtoi konsultime publike për projektin që do ta bënte Francën një ekonomi pa karbon, por pa penalizuar familjet me të ardhura të pakta.